Pas eksperiences me se pozitive me Das Unheimliche vjen pyetja e radhes per te apasionuarit pas filozofise. Si t'ia bejme me Aufhebung-un dialektik qe anglisht eshte perkthyer sublation?

Domethenien ia dime, halli eshte si ta sjellim ne shqip. Termi paraqet tensionin mes kuptimeve te "ruajtjes", "humbjes/eliminimit" dhe "ngritjes ne fuqi", apo "perparimit".

Ideja eshte thjeshtesisht dialektike, aufhebungu eshte ajo cka i ndodh tezes e cila pasi perplaset me antitezen "humbet/eliminon" dimensione te vetat, nderkohe qe "ruan" ca te tjera, e ne integrim me ato cka ruan antiteza "ngrihet ne fuqi" drejt sintezes.

E ka haberin  kush si eshte perkthyer ky term me pare? A do i shkonte ndonje llaf shqip kesaj?

14 Komente

Une perdor 'kapercim' dialektik por e kam has' si 'superamento'.

Kemi kapercim te tezes: teza mbetet pika e referimit si per anti-tezen ashtu edhe sin-tezen. Si thote vete Hegeli procesi dialektik eshte si sillogjizmi, ku premisa e pare eshte universalja, kjo eshte teza, e dyta partikularja, anti-teza dhe perfundimi universalja sin-teza.

Nga universalja ne universale nepermjet partikulares. Keshtu universalja gjen ne vetvete forcat per te 'kapercyer' ne stad me te larte (  si evolucioni biologjik).Po ashtu tek silogjizmi premisa e pare e ka brenda perfundimin (teza e ka brenda sintezen, e cila nuk shfaqet pa nje ngjarje partikulare).

Ne pergjithesi sintezen e konceptojme gabimisht si gershetim, duke mos kuptuar universalitetin e tezes dhe partikularitetin e anti-tezes.

Po te kuptohet kjo pike, universalja vetem mund te 'kaperceje' tek universalja.

 

 

 

 

 

Ne tekste te tjera te filozofise (ne anglisht) e kam hasur si "preserved and superseded", ku psh  Ortega y Gaset ka perdorur termin "absorbed".  Megjithate "absorbim" - perthithje, shpjegon nje pjese te idese, por nuk permbledh kuptimin tjeter te "ngresh lart" (apo ne latinisht tollere.)  Te ngrihesh lart si e kunderta e dickaje tjeter eshte nje forme me e larte e qenies.  Proces pak a shume si spirale me drejtim lart. 

AK, nuk jam e sigurt nese "kapercim" i pershtatet idese Hegeliane te teresise: "nothing has been lost, all the principles have been retained." 

Por edhe tek kapercimi esenca ruhet.

Antiteza hegeliane konceptohet si nje pengese e cila duhet kapercyer(mohuar),perndryshe c'kuptim do kish mohimi i mohimit?

Megjithate  jam i ndikuar nga superamento, qe vjen nga superare e cila perdoret edhe per pengesat, veshtiresite (superare le difficolta, gli ostacoli) .

 Midis pertejesim (i tezes) dhe kapercim (i tezes),  kapercimi lidh lenien prapa e njekohesisht ngritjen lart dhe 'mohimin e pengeses' ku pengesa eshte mohimi i tezes.

Ne shqip kapercej perdoret edhe ne kuptimin e shkeputjes, po kete kuptim ka superare ne italisht, ku edhe aty me superare, nenkuptohet si edhe ne shqip lenie prapa ne kuptimin e asgjesimit, ama kjo nuk solli ndonje problem.

Gjithsesi une kyçin e shoh tek qendrimi qe mbahet ndaj antitezes, meqe nga ai qendrim rrjedh sinteza, dmth mohimi i mohimit qe nuk na sjell si ne logjiken klasike tek teza(dmth prapa) dhe as qe gersheton tezen me antitezen, sikunder perdoret ne kuptime te tjera fjala sinteze.

Si shembull une do merrja kapercimin e veshtiresive. Veshtiresite jane antiteza, kapercimi i tyre na çon ne nje gjendje me te larte, meqe kemi me shume aftesi,pervoje e dime me shume, por njekohesisht gjate kapercimit te veshtiresive kemi humbur diçka .

Kapercimi i veshtiresive na ngre pikerisht ne formen e spirales dhe si e do ajo shprehja, 'cfare nuk me vret me ben me te forte'.

Gjithsesi kete do ta vendosin perkthyesit e Hegelit me shumice votash.

 

Kapercimi qelbet era krishterim kierkegardian, per te mos thene transhendentalizem kantian per te qene i pershtatshem me Hegelin. Edhe sikur te merret e mireqene qe dialektika leviz nga universalja tek universalja, ne menyren se si e ke shtruar ti kapercimi nuk qendron pasi partikularen nuk e kapercen por kalon nga ajo. Nuk ka kapercim Hegeli sepse eshte thjesht fenomenologji e tille qe nuk ka nevoje per kapercim tek noumenologjia, per faktin e thjeshte sepse nuk ekziston asgje noumenologjike. Kapercimi eshte i nevojshem kur ke dy a me shume fusha, subjekte, fakultete komplet te ndara, si ne rastin e Kantit, qe eshte edhe kapercim qe vjen si rrjedhoje e pamundesise se dijes mbi njeren nga perspektiva e tjetres; apo si ne rastin e Kierkegaard, ku kapercimi i perket nje spiritualizmi te krishtere i cili eshte edhe me i fuqishem se etika. Nuk ka kapercim per Hegelin, per te vetmen arsye se gjithcka eshte e ditshme, mjafton qe te ndjekesh proceduren e duhur dialektike. Shkeputja nderkaq, eshte tjeter gje.

finis - shume flm, fjaloret filozofike i kam vec ne anglisht, e ne fakt perkthimet ne gjuhet latine perbejne eksperience te mire ne shqip.

Monda, ne anglisht perkthimi me i perhapur eshte "sublation", "to sublate".

 

Duke marre parasysh qe behet fjale per nje lloj mohimi lartesues, ky term eshte perkthyer edhe me "sublimation" gjetiu, dmth ecja me tej, kalimi nje stad me lart.

Me pak fantazi e me pak gegnisht do te propozoja "pernaltesim" qe i rri sensit te ngritjes ne fuqine pasardhese.

Duhej ta kisha shkruar "e kam hasur edhe si ..."

Ideja tek "absorboj" eshte qe ne "pernaltesim" mohimi eshte i perfshire.  Por thashe qe nuk me dukej zgjidhje tamam per arsyet qe permenda.

"pernaltesim" do te qe thjesht kalkim, dmth ti rrime etimologjise, "me e qit dicka nje shkalle me lart". Mohimi mungon, po mohimin aufhebungut ia ka dhene Hegeli... keshtu qe prandaj futa ne mes si aktor kyc imagjinaten smiley

Meqenese ngritjen e thjeshte e kemi "lartesim" e meqenese "perlartesim" me tingellon keq per shkak te perseritjes se r-se, mendova per "pernaltesim".

figurati! smiley

parlando di Hegel - mo mi sto figurando smiley

tras-figurando ... smiley

ne frengjisht korrespondon me se shumti me relève

Sol, nuk e di a po merresh me Hegelin apo akoma me Zizek, pjesen e Hegelit sipas tij? Megjithate drejtperdrejt ne lidhje me Hegel, shiko 1) "shkeputjen." Si figure ki parasysh shkeputjen e nje rrakete kozmike, le te themi Apollo 13. Shkeputja eshte dy llojesh, e para eshte shkeputje nga toka per t'u ngritur drejt qiellit, e dyta eshte shkeputje e pjeseve te vete rraketes per te rene ne toke apo per te mbetur ne orbite ne menyre qe raketa te vazhdoje shkeputjen nga forca gravitacionale e tokes. Shkeputja eshte term i vlefshem po te kesh parasysh tek Fenomenologjia kapitujt mbi Ndergjegjen dhe Vezhgimin e Arsyes, por keto jane kapituj te hershem ne zhvillimin e shpirtit. Nderkohe qe po te kesh parasysh kapitujt e mevonshem, qe nga Shpirti deri tek Feja, besoj se 2) "pernaltesimi" shkon me teper. Megjithate "pernaltesimi" ka ngjyra shume spirituale per te qene i pranueshem edhe ne terma te Dijes Absolute ne rradhe te pare (theksi shkodran i termit madje e fut kete spiritualizem ne hullinjte e fese katolike), dhe ne rradhe te dyte nuk e perfshin kuptimin mohues te humbjes dhe eliminimit qe mbart koncepti. Ketu besoj se me pak poetike se "shkeputja" por me e kthjellet se "pernaltesimi," besoj se do ishte 3) "tejkalimi." Megjithate kjo eshte problematike per tre arsye, e para sepse po ashtu si pernaltesimi nuk e shfaq karakterin mohues, e dyta sepse korrespondentja e saj, "overcoming," ne versionin anglisht qe kam une le te kuptohet qe me tejkalim vetja mbetet rob - alien - i vetes, dhe e treta sepse ka ngjyra te theksuara te Nietzsches, gje qe nuk eshte edhe aq problematike po te mendosh qe koncepti i tejkalimit sipas Nietzsches kalon nga Hegel. 

Keshtu qe per shkak te ketyre problemeve te pakapercyeshme per mua te "pernaltesimit" dhe te "tejkalimit," me e favorshme mbetet "shkeputja." Objeksioni se, shkeputja mund te mbarte vlera alienizuese te llojit te ostracizmit apo te asketicizmit si p.sh. "u shkeput nga komuniteti," nuk me bind po te kesh parasysh qe me ane te kesaj shkeputjeje sintetizohet "Berja/Ardhja" (Becoming), nje "terheqje ne vetvete," cka dhe eshte "permbushja e dijes perfekte mbi cka eshte" (Dija Absolute, paragrafi i fundit, 808). Dhe mbi te gjitha, pervecse qe vlen si hallke e Ndergjegjes nepermjet shkeputjes se nocionit te ligjit nga shfaqja e forces; hallke e Ndergjegjes mbi Veten nepermjet shkeputjes se skllavit nga deshira skllaveruese per liri; e Vezhgimit te Arsyes nepermjet shkeputjes abstrakte te universales nga partikulariteti i species; e Shpirtit nepermjet shkeputjes morale nga nje shoqeri jo-etike; dhe e Shkences nepermjet shkeputjes te externalizimit nga internalizimi qe arrin dijen absolute: ruan njekohesisht edhe ambiguitetin mes vleres mohuese te skartimit, eliminimit, dhe vleres pozitive te lartesimit, si dhe tek figura e Apollo 13 qe shkeputet drejt qiejve. Ne fund te fundit, ajo cka shkeputet, shkeputet gjithmone nga e njejta, per ta mohuar dhe per ta ruajtur gjithmone te njejten perbrenda. Pak a shume si perzgjedhja, por pa u specifikuar aq shume sa kjo e fundit, e cila edhe eshte levizje, ne fakt, qe i perket antitezes dhe jo tezes si shkeputja.

Kush rri dhe can derrasat me Pragmatizmin, Filozofine Klasike Amerikane dhe Charles Sanders Peirce, gjithe naten tashti!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).