Nga fundi i ditës po kujtohem që sot paskësh qenë data 11 e muajit shtator. Hidhni ndonjë kujtim nëse keni...

32 Komente

sikur ka ndodhur dje.

Personalisht sapo kisha zbritur nga avjoni, pas pak arrita ne shtepi dhe hap televizorin te shoh simpsonat. Kur nderpritet programi. thashe se na lojti televizori nga fiqiri. marr telekomanden dhe ja fus lart e poshte... shoku im nga irani me thote "pse e hoqe"... c'lesh hoqa? - i them, gjithandej e njejta kamera. sikur te mos kishin stemen e kanaleve, do kisha kujtuar se mund te ishte ndonje interference nga jashte... mbetem te dy si budallenj duke pare... me dukej sikur po jepnin ndonje film. nuk me besohej. e vetmja gje qe me shkonte mendja ishte qe nga nje moment ne tjetrin duhej te dilte dikush ne tv te thoshte se si ishte puna. vetem sigla dhe titra marquee poshte ekranit. perseri prisja te dilte dikush te thoshte se ishte shaka, ose film, ose cfare mund te ndodhte, ose ndonje gje e ketille. nuk e besoja dot.

kafshe, kafshe, kafshe fare jane; nuk jane njerez, nuk jane njerez ata, me thoshte shoku im iranian. e shihja qe nuk ndihej rehat. myslyman per vete i shkreti, po rob zoti nga ata per te cilet jepet jeta me qejf.

te nesermen me nje shok nga berati shkojme te ambasada ameriqene... blinduar gjithandej. francezet, italianet, arabet, belgjit, jugosllavet (boshnjake, malazeze, e dreq me te bir), qe te gjithe qe shihja, u behej zemra mal. te them te drejten, vetem shqiptaret kishin mbetur si te drobitur.

me merr vellai nga italia ne telefon per te me pyetur a mberrita. po po i thashe, pa problem fare. ishte ne klub dhe ne ate moment po transmetoheshin pamjet direkte ne tv te klubit. ne sfond degjoheshin brohorimat e plehrave dhe kurvave pepine; dola ne perfundimin se sa here qe perseritej perplasja e avjonit ne ndonje prej kullave, ata brohorisnin; evvaiiiiii, miiiiii, evvaaaaaaiiii; cosi si fa, finalmenteeeee... me dukej sikur po shenonte italia ne ndonje kampjonat futbolli.  i degjon kurrvat, me thoshte. u dhin nga qefi plehrat... nga dritarja ime, i njejti skenar. nje miks plehrash belgo-frengo-jugosllave qe brohorisnin dhe perplasnin duart sikur te ishin ne dasem dhe te ishin duke kercyer te dehur te bere tape.

nuk e besoja dot, dhe prape nuk e besoj dot.

Dhe ajo qe s'kuptoj sot, eshte realiteti. miqte shihen ne gezime dhe hidherime. mbajtem zi bashke me amerikanet, sikur te na kish ndodhur ne. na u godit idhulli, na u godit cdo gje e shenjte qe ne si komb aspironim, simboli i lirise, begatise dhe drejtesise... mbajtem zi ne menyre te sinqerte. dhe perseri mbetemi dhe lihemi perjashta si harramer. kete nuk arrij ta kuptoj. nuk kam per ta kuptuar kurre. ashtu si nuk e besoja dot ate qe ndodhi ne amerike. dhe kisha aresye. e para ishte amerika, gjithshka qe synonim, gjithshka ku ishin drejtuar dhe mbeteshin te ngulur syte tane si komb, gjithshka ku aspironim; e dyta, prape ishte amerika. fuqia numer nje. e treta, ishte po amerika - kush dhe pse do te donte t'i bente keq, aq keq? e katerta? (do e them me vone...)

ngushellime perseri popullit amerikan. sinqeriteti i shqiptareve ne drejtim te tyre nuk ka ndryshuar dhe ska per te ndryshuar.

isha ne pune, ora 4 knej nga shqiperia. Bej me dale perjashta kur ke kabina e rojes se godines ishte nez televizori dhe shof e shashtisur kullat qe binin. Mbaj mend qe sa kish nderruar ora dhe errej me duket qe ne 4 apo ishte dhe dite e vrenjtur. Kam hyp ne maqine, mbyllur ne shtepi gjithe pasditen ne vijim. Nje ndjesi e tmerrshme sikur po shikoja nje apokalips se akoma spo merrej vesh ca kish ndodhh. Shyqyr zotit ne ate kohe skisha asnje njeri te aferm apo shok/shoqe ne new york. 

Ndjesia e apokalipsit dhe qe bota nuk do ishte me e njejta smu nda gjithe ato dite. Plus nje keputje e nje dickaje perbrenda qe e kisha perjetu (sigurisht me intensitet me te plote) ne '97. Sic duket thyhej keqazi besimi tek rraca njerezore dhe njerezilleku ne pergjithesi, nje ndjesi urrjejte per boten.

Eh, hec mo, kam qene shume fmi ne ate kohe smiley

tani do ta kisha perjetu ndryshe.

me kujtohet si dje. le qe dje ishte xhanem. binte shi, dhe babi ishte ne spital.

me qe ra llafi, aurel plasari na paskesh shkruar qe po t'i kercenonte njeri familjen ai do ia numeronte ne balle nje e nga nje fisheket e gjashtares se vet.

nese aurel plasari flet mire, i bie qe cdo njeri, ne emer te vetembrojtjes e te mbrojtjes se familjes te mund te reagoje kesisoj. Pa ne mos paste gjashtare, a ne mos paste dore vete, i justifikuar eshte edhe po shkoi te porosise ndonje doras nga keta me pagese.

po te bejme aufhebung mbi aurel plasarin e mbi hallexhinjte qe detyrohen te vrasin per te shpetuar veten dhe familjen, i bie qe dhe ndonje komunitetth i shtypur te kete te drejte te reagoje mbi shtypesin. E ne mos mundte te reagoje ne menyre direkte, se shtypja vete nuk eshte direkte, packa se pasojat i ka po aq fizike e materiale, sepse te le pa buke, pa jete, pa "standarte" e pa hic, po njelloj i justifikuar eshte komunitetthi te filloje te reagoje ne menyra "vetembrojtese", me gjashtare ose jo...

kete mendova nderkohe qe po kaloja ne periferi te kamzes me date 11 shtator.

Per hir te faktit qe shteti amerikan ka shpetuar gjysmen e kombit ne 99 nga dora e Millosheviceve dhe felliqesirave te tjera komuniste qe e mbeshtesnin, dhe per hir te faktit se ata qe vdiqen ne atentatet e 11 shtatorit ishin njerez te pafajshem, shpesh punetore te thjeshte deri edhe fshires xhamash zjarfikes sekretare etj dhe nuk kishin as edhe nje lloj pergjejsie mbi as edhe nje lloj krimi qe mund te kene bere politikanet amerikane neper bote atehere 

A ka mundesi  te fshihet ky pislleku lart  ?? 

Nuk e dija qe kish njerez qe mbajne Aurel Plasarin per profet. Ndoshta ajo qe u eb per Berishen diku ne nje teme tjeter duhet thene ketu per Plasarin.

Ungjilli sipas Plasarit.

Nuk e dija qe paska "njerez" qe citojne vetem profetet, dhe shembujt i marrin nga ta.

Une shembull solla, nuk e di ende se si do te reagoja vete po te me kercenohej familja. Ti e ke ndare mendjen se si do reagoje? Se pastaj llogjike e thjeshte eshte...

Rrofshin popujt e medhenj dhe te fuqishem te botes, perfshi pardje sovjetikun, dje kinezin dhe sot merikonin! Jam prekur shume dhe une. Terrorizmi eshte nje gjest qe duhet denuar. Po ashtu si krimi ordiner. Turp te kete historia qe na meson te kunderten.

Nuk ka rast ne histori  ku qellimi i sulmit eshte vrasja e mijera njerezve te pafajshem. Terrorizmi eshte nocion i gjere, por ky eshte nje lloj terrorizmi i papare ne historine  enjerezimit. Pe gje kosovare ti e hidhnin raketa kuture ne beograd per te vrare sa me shume civile? Analogjia me ate cfar do besh po tu kercenua familja eshte e pasakte.

Nqs ajo llogjike qe thua ti do qendronte atehere i bie qe mbas 11 shtatorit amerika ti zhdukte nga faqja e dheut myslimanet apo jo? Te bente nja kater e pese hiroshima ne Afganistan pakinstane  irak e iran e mbaroi ai muhabet.

Nqs ajo llogjike qe thua ti do qendronte atehere i bie qe mbas 11 shtatorit amerika ti zhdukte nga faqja e dheut myslimanet apo jo? Te bente nja kater e pese hiroshima ne Afganistan pakinstane  irak e iran e mbaroi ai muhabet.

pak a shume e beri t'u befsha...

Sol, aman mendohu dhe njehere per ato qe thua. Nuk mund te thuash gjema te tilla pa qene i helmuar. Jam i bindur qe gjithkush ketu, madje dhe ne Kosove do i kish denuar akte te tilla edhe sikur te kishin ndodhur mbi Beograd. Ne rastin ne fjale, ti jo vetem qe nuk je i interesuar personalisht, jo vetem qe nuk i ke pare ndonje te keqe Amerikes, por vetem mire, prape nuk mund te jesh ne poziten e atij qe mund te hedhe gjykim te tipit "mire ja bene se hak i moren"! Shpjegoje pak poziten tende tani, qe ta marrim vesh dhe ne te tjeret. Ti po permend me qesendi komunistet aty siper, ama ta dish qe ne telefonate direkte me Condoleeza Rice (a mund te kete mbeturine me direkte te komunizmit se nje kolonel i KGB?) Putini i thote qe ata jane "stand down" nga te gjitha anet dhe Amerika te mos shqetesohet per asnje gje, vetem te hape gojen se cfare mund te bejme per te ndihmuar. - Nje moment qe Kondi e kujton duke thene "ishte momenti kur ndjeva me te vertete qe Lufta e Ftohte kishte mbaruar me te vertete". Nderkohe nga nje shqiptar ketu na del qe Amerikes ja paskan bere mire.

Eshte turp, turp te thuash ato qe ke thene ti. Turp nga ana njerezore, turp i 10fishte nga ana shqiptare.

po c'lidhje kam une me "komunistet", apo me Putinin? As nuk thashe mire ia bene se i moren hakun.

Sa per Kosoven, mendoj se po te mos ishin ngritur shqiptaret, (te cilet dhane jeten per ate vend), nuk do kish "dhuruar" asnjeri asgje. Nuk di te kete vdekur askush pos shqiptareve per Kosoven.

Dhe nuk po them aspak qe mire ia bene, po thjesht po sjell nje histori, apo nje menyre te menduari. Dmth. secili e interpreton ashtu si do. Ka njerez qe nuk besojne fare te hakmarrja psh. Ka njerez qe besojne se te vrasesh kur je i veshur me pushtet eshte me e drejte se sa te vrasesh kur nuk je i veshur me pushtet. Ka qe mendojne se te lesh te tjeret te vdesin per buke nuk eshte vrasje. Ka te tjere qe mendojne se bombardimi i civileve eshte me civil se sa perplasja e avionit me civilet. Etj etj, ka shume pikepamje per cdo gje, te pakten gjer sa te vijne ekspertet qe te na japin ate mendimin e tyre tamam-tamam.

NUK KA MENYRE TE MENDUARI SI AJO JOTJA.  Nuk ka shanc ne bote qe te justifikosh nje skenar qe kur te kam inat ty, vij e vras nje komshiun tend ose te gjithe miqte qe te kane ardhur per darke. Nuk ka njeri me mend ne koke qe di ta justifikoje kete gje. Eshte kafsheri e paster dhe pike. Nuk ka kendveshtrim te tille, nese ke mend ne koke. Nuk ka pikepamje e as kendveshtrim te kenaqshem per terrorizmin. Deshton qe ne formulim. Je duke vrare njerez qe nuk kane lidhje; maksimumi, maksimumi, je duke kryer nje akt poaq te neveritshem sa ai kunder te cilit kerkon hakmerresh. Eshte kafsheri ngado qe ta kapesh, edhe ne skenarin me te mire fare.

degjo shpirti im, nuk ka lidhje asnje lloj vrasje, te gjitha jane te gabuara.

por ky pohimi qe sapo thashe me siper vlen ne te gjitha drejtimet.

meqe je dhe njohes i cultures tradicionale, a je ne gjendje te me thuash perse per hakmarrje (shpagim, vergilde) mund te vritet nje mashkull nga dera e gjakesit (kur nuk vritet dot gjakesi)?

Sepse gjaku lahet me gjak, dhe duhet te jete gjak I NJEJTE ME ATE TE GJAKSIT. I takon te jete e njejta gje ne mungese te gjaksit. Ama, ti harron kodin e faljes, ti harron qe gjithe (kanuni) kodi i gjakmarrjes(me ne vecanti) eshte shkruar me qellimin e vetem qe te ndalohet gjaku, vrasja dhe e liga, dhe jo qe te shkoje brez pas brezi. Megjithate, nuk po gjykojme kanunin, i cili, hajt, edhe mund te jete i gabuar... por ja qe na paska dhe Bibel, psh... dhe gjakmarrja aty kodifikohet shume ngjashem ne thelb. E megjithate, ne rastin qe po permend ti, nuk eshte gjekundi afer me keto lloj kodesh. Nuk ka hakmarrje aty, aty ka vetem kafsheri. Fundi i fundit, ne shqiptaret jemi nga te vetmit kombe ne bote qe kemi ende gjalle nje kod te ketille, dhe edhe pse me shumice myslymane, kurre nuk po mbahet mend nje akt vetvases apo kamikaz ne zemer te qyteteve plot me qytetare te fqinjeve(pak si automatikisht) dhe armiqve tane. Dhe e perseris, ne e kemi te kodifikuar qarte fare gjakmarrjen!!!

Kunder kujt u muar hak ne 11 shtator? Haku i kujt u muar??? Kush e mori kete hak??? Ke po mbronte? Ti mos thuaj qe te duket njesoj, qe truri i asaj ligesie, paguan njerez qe i jane mberthyer jetes me thonj dhe me dhembe dhe s'kane as buke per te ngrene per te vrare veten, kur vete truri eshte miljarder! Mos me thuaj qe kjo eshte hakmarrje! Kjo eshte kafsheri e paster ne nivelin me primordial.

o zotrules kush dreqin eshte ai qe guxon e dyshon ato qe shkruan ti nje here.. kete pyes une. ti jo ZOT RULES or plak.. ti je alfa dhe omega.. ti vendos.. dhe PIKE MUHABETI!

qe nis nje here nje komete per ne toke.. kishte nja 3000 vjet burri i burrit e pat ndare mendjen do i binte tokes.. por toka po rotullohej shume shpejt reth vetes edhe ne ate kohe qe do bente impakt kometa me token, qe Zotrules aty edhe kometa do bente impakt me Zotrules me pare... MOS.. tha Kometa edhe ndryshoi kursin u drejtua nga Jupiteri..

qysh e kupton terrorizmin ti plako? si e sheh? si e kategorizon konkretisht? cfare taksonomie perdor, sepse kur thua "ky lloj terrorizmi", atehere direkt je duke nenkuptuar nje fare taksonomie. ma thuaj te lutem jam kurioz.

Per vete isha ne shtepi, ketej. Hapa televizorin, si rrallehere ne fakt sepse ishte aty vetem per te pare filma, dhe pashe nje gje qe i hynte ne mes nje kulle dhe dukej sikur i dilte ne anen tjeter. Beheshin komentet, por me dukej sikur s'kuptoja gjuhen dhe me zu nje nga ato ndjenjat e habitshme dhe te paperseritshme: doja te isha afer te mive, t'i mbroja a t'i shpetoja nga ndonje rrezik qe u kanosej. Frika ishte absurde, e kuptoja edhe vete, sepse te mite ishin ne Tirane e avionet me kullat tjeterkund. Dhe sidomos une s'mund te shpetoja askend.

e mbaj mend si dje kur shkojsha ne belgjike me not..

nejse fillimisht nuk i dhashe shume rendesi...mu duk thjesht bicim fatkeqsie natyrore apo njerzore e rradhes. Me vone u ndergjegjsova qe ato kullat e Nju Jorkut qe kisha pare rendom ne televizor ishin pe verteti, madje edhe me njerez mrena. Dhe per kete ishte merite e Medias qe i kushtoi aq shume vemendje. natyrshem me erdhi keq per jetet e humbura te gjitha fatkeqsive..

ate dite ne nje forum interneti po diskutohej mbi mundesine e nje krize globale dhe une mbrojta idene se usa duke qene ekonomia me e madhe, fuqia ushtarake me e madhe dhe duke patur nje popull shume patriot, do ishte i vetmi vend i zhvilluar qe do t'i mbijetonte pa drama te medha. Rezultati: te nesermen gjeta 7 komente qe me akuzonin se e kisha ngrene apo pire me sy ameriken.

Ne kokerr te gjumit ate mengjes shtatori ... kur ra telefoni.  Bile e kisha per te zgjuar shpejt se kisha lene ca detyra te frengjishtes per t'i bere ne mengjes, po gjumi top, dhe kisha fikur pa dashje zilen e alarmit.  Bie telefoni disa here, une hic.  Me ne fund e ngrita.  Me zgjoi nje goce nga puna, dhe me thote hap televizorin.  Ajo me mori ne telefon, se prinderit e mi kur s'e kisha ngritur telefonin ne shtepi, kishin marre ne telefon ne pune te alarmuar. 

Ne fillim s'po merrja vesh c'po behej, bile me dukej sikur po shikoja nje film.  Kur hapa televizorin une, avioni i dyte sa kishte goditur kullen e dyte.  Dhe ne ate kohe filloi paniku ne CNN.  Ne shtepi s'me rrihej me vetem me 1000 e nje pyetje qe s'kishin pergjige.  U vesha shpejt e shpejt dhe mora makinen e vajta ne pune.  Njerezit te ngulur para televizorit.  Me thane qe mami kishte marre ne telefon duke qare, gje qe m'u desh ta sqaroja ore me vone, se linjat nderkombetare s'punuan per disa ore, qe s'isha gjakundi afer me WTC.  Ate simester nje lende e kisha tek UN, prandaj edhe lotet, po hec t'u shpjegoja atyre te mive qe u ishte bere WTC harte e New Yorkut dhe Amerikes bashke.

U desh ca kohe te kaperdihej impakti.  Ne fillim e vetmja gje qe me shkonte ne mendje, ishte se s'kisha mbaruar detyrat e frengjishtes.  Ne shkolle kisha "frike" te veja.  Me vone mora vesh qe shkollen e mbyllen.  Shume nxenes kishin prinder e te aferm qe punonin ne Downtown ...

Nuk kam per te harruar ndjesine e shokimit, boshllekut dhe ankthit ne syte e njerezve.  Kur rane kullat, sikur u keput dicka.  Deri atehere kishte veshtrime qe kerkonin shpjegim llogjik per cfare po ndodhte.  Pasi rane kullat ... boshllek.

 E c'rendesi ka se c'benim ate dite?

Rendesi ka se c'kemi bere gjer me sot per te mos e lene gjakun e atyre 3000 burrave e grave te shkoje hupes. Deri tani asgje (per te mos thene nje llaf tjeter).

Shpresoj qe te vije nje dite kur t'ua paguajme.

Per momentin kujtoj gjithmone nje poster te ngjitur ne murin e postes kufitare ne Micigan kur hyn nga Sarnia. Posteri ishte me dy kullat qe nxirrnin tym, dhe poshte ishte shkruar me germa te kuqe

9/11 We will never forget.

Amen

 

Ne Tirane ka qene vape ate dite , hengra dreke  dhe u shtriva, kam nje divan ne shpi qe eshte  qefi i te gjitheve me u shtri aty , o shume i rehatshem dhe ka TV perballe, vllai kur donte te me zinte vendin poerhere sajonte naj rren dil te kerkojne jashte , te do plaku,  ra telefoni etj etj.dhe vec kur ndjej nje dore qe me shkund nga endrat , cohu  cohu se po sulmojne Ameriken !!

- Jo po Kinen ja kthej une ( dukeje pabesueshme te sulmohej SHBA)

po cohu mer shifi pamjet !

kam pi na 3 LM rresht se spo me besohej

Si dje.

Ishte mengjes me nje tis te holle resh ne mengjes, sapo zbres nga treni 6 ne Bleecker st (rreth 5 stacione larg WTC) shoh njerez nje kthenin koken drejt jugut te manhattan. Ne lartesi dukej nje re e madhe grimcash qe shkelqenin, dukeshin si letra apo xhama. Nuk ja vara shume. Pas 5 min futem ne zyre ku mbreteronte nje qetesi e pazakonte, te gjithe ishin mbyllur ne dhomen e konferencave dhe mbanin syte ne televizor. Pyes c'ka ndodhur, me thone qe nje avion eshte perplasur me nje prej kullave. Nuk i kushtova vemendje, ndonje idiot me avion privat thashe me vete..........ne keto mendime me syte mbi ekran, duket nje avion i stermadh qe vjen dhe i bie tjetres. Ne fillim u duk si perseritje e te pares, ne mes te konfuzionit u mor vesh qe ishte nje avion i dyte. Me kujtohen vetem fytyra te hutuara dhe pa shprehje, gjithcka dukej surreale. Marr me shpejtesi telefonin dhe therras shqiperine, u them prinderve te mos behen merak nga lajmet qe do vijne se une jam mire...........jo me larg se mbas 15 minutave ishte e pamundur te komunikoje ne telefon.

Rreth 30 min me vone kullat bien............kusuri dihet.........kataklizem. Ne rruge shihje me njerez qe vinin nga downtown te mbuluar me pluhur, kishte nje vakum te tmerrshem ne ajer...........

Kthimi per ne shtepi ne Bronx ishte nje udhetim pa fund.....transporti publik ishte i bllokuar....ne rruge shiheshin vetem njerez pa jete.

Zbrazetia ne stomak nuk kaloi per shume dite dhe jave.

Një përshkrim i mrekullueshëm, i përjetuar nga një shok, i asaj dite:

Po punonim në trotuarin e një ndërtese në Water Street. Kishim instaluar tre kate skela alumini, në majë të të cilave ndihmësi im, Piter, po më vështronte me njëfare padurimi si për të thënë, hë, kur po e marrim pushimin e parë. Kafe, cigare…
S`i veja faj; ishte aq ditë e pazakontë në bukurinë e saj, sa duhej të ishte shpallur ditë pushimi, paçka se e martë. Të zënë me punë, prej kohësh zhurmat e qytetit nuk na bënin më përshtypje dhe ne i harronim atjepëraty. Bori makinash, zëra njerëzish, zhurma e përplasje gjithfarësh që, në ajrin e tendosur nën diell të asaj dite, bëheshin po aq të tejpashme, si dekor i kthjellët ujor. Hoqa dorezat dhe u ktheva të shoh ndërmjet honit të ndërtesave.
Më parë se të ndjeja një erë gome të djegur, e të ndërgjegjësohesha për numrin e makinave të zjarrfikseve që lëshonin me piskamë të tejzgjatur sirenat e tyre, pashë qindra, mijëra copëza letre, ca më të mëdhaja se të tjerat, mu si flutura të tjetërbotshme, të rrëshkisnin nëpër pjerrinat e ajrit lehtësisht, gati me një gëzim të hutuar çlirimi, sekretin e të cilit e dinin vetëm ato. Në momentin që bëra t’i them Piterit që të zbrisnim, një rropamë filloi ta çante ajrin, në fillim si me hezitim, e pastaj, e vetëkënaqur me shprishjen totale që po i bënte tejpashmërisë, tendosjes dhe diellzimit të asaj dite, u bë, u shpejtua, u rrit, u zgjerua në shkallë decibeli të përbindshme, derisa nje shpërthim-përplasje ndodhi në rrokaqiellin ku po punonim.
Piteri më pa, i ngrirë. I ngrirë, unë ja kisha uzurpuar vështrimin. Çfarë dreqin ishte kjo, më pyet ai. Piter, i them, s`di pse me zë të mekur, më ngjan se një aeroplan është përplasur me ndërtesën. Pamë të dy poshtë skelës; njerëzit ishin mbledhur në trotuar me gjeste e me fytyra të drejtuara jo nga ndërtesa jone. Zbritëm me shpejtësi poshtë, një sekondë më duket, dhe me vrull hapa derën e makinës së punës, ndeza radion dhe e ngrita zërin në fund. Njerëzit u mblodhën si heshtje e murrme përreth makinës, duke u ngucur qetë dhe me padurim njëkohësisht.
Folësi në radio përsëriti disa herë se një aeroplan i dytë, i dytë pra, ishte përplasur dhunshëm në kullën e dytë të World Trade Center. Aty m`u bë sikur erdha në vete dhe kuptova ç`po ndodhte dhe në të njëjtën kohë sikur e humba vetëdijen. Pashë një lot. Po rrëshkiste qetë e po shndriste akoma më qetë në fytyrën e një gruaje të shëndoshë zezake. Pra edhe në kullën numër dy, ashtu si në atë numër një ca minuta më parë, është përplasur një aeroplan, thoshte folësi i radios me një zë të paqetë, ndërprerë hutueshëm prej kadencash grykore, hundore, kadenca heshtjeje që kërkonin të mbusheshin me fjalë dhe njëkohësisht, t`i evitonin ato. Si s`e paskam dëgjuar përplasjen e parë, mendova fluturimthi si me turp, ndërsa pashë rrotull të gjeja Piterin, apo më saktë formën zgjatuke të kafkës së tij në mes të kokave të njerëzve që tani kishin filluar të mpiheshin, si nën një meditim të detyruar. Pas meje, i gjatë, gjymtyrëhollë, me sy jeshilhapur të cilët kishin vetinë të buzëqeshnin edhe pa ndihmën e pjesës tjetër të fytyrës, Piteri po vështronte andej andej atje, nga kullat binjake, prej nga ku, të zezëhirta, shtëllungat e tymit bulçonin, fryheshin e përdridheshin duke mësyrë blunë e përhapur të qiellit. E tërhheq prej mënge dhe automatikisht, pa thënë asnjë fjalë mes nesh, e gjithnjë e më me ngut fillojmë të mbledhim veglat e punës. Hej, i them pastaj Piterit, çunat po punojnë në Wall Street, ikim u japim një dorë.Kaluam Water Street, në të cilën tani copëzat e letrave kishin filluar të preheshin kërpudhshëm mbi asfalt. Një lloj letargjie i mbërthente porsa preknin asfaltin, dhe sikur në atë gjëndje ftonin të tjerat, të cilat akoma vërtiteshin nëpër rathët e shprishur të ajrit, të bashkoheshin me to aty poshtë pas gjithë asaj marramendjeje. Në anë të rrugëve që përshkuam shpejt e shpejt, ndërtesat kishin zbrazur njerëzit tek këmbët e tyre, mbi trotuare, e këto të fundit të mbushur plotpërplot, ngjanin si konvejerë të ngecur. Sirena zjarrfikësesh. Sirena policie. Nuk e vija më re si shkelqente dielli; dita ishte hepuar nga pesha e njerëzve nëpër trotuare.Dy ekipet që si Piteri dhe unë punonin me skela në Wall Street, i kishin mbledhur materialet dhe Majku, Armandi, Berti dhe Hozeja po vrisnin mendjen ç`të bënin.
Asnjë lloj telefoni nuk punonte. Provova shumë herë, më kot, të flisja me motrën e vogël në Staten Island e ta qetësoja, se ajo e dinte që punoja pranë World Trade Center. Pashë shokët e punës. Ishin ndryshe. Kisha vite që i njihja e prapë, ishin ndryshe, sikur një lloj prizmi a dimensioni tjetër i kishte shfytyruar e rimbledhur me ngut para meje në mënyrë që të mos i vija re. Ishte e pamundur të mos i vija re. Ec, Piter, thashë me padurim, ikim shohim ç`bëhet atje.Dolëm në Broadway. Një kordon policash përgjatë avenjuse mbante njerëzit në njërën anë të saj. Trotuari tjetër nga ana e World Trade Center ishte bosh. Piteri dhe une rrëshqitnim midis turmës së njerëzve që nguteshin në të njëjtin drejtim me ne. Kur dolëm në Liberty Street, mes trupave dhe zërave të njerëzve, thirrjeve “O Zot, O Zoti im,” të qarave me dënesë dhe atyre pa zë, sapo edhe rrokaqielli i fundit që ma pengonte pamjen u zhvendos majtas, pashë kullën numër një. Nga e çara diagonale, si një zhgarravinë fantazmagorike nga ato që vetëm fëmijët e vegjël mund t`i bëjnë, tymi dilte me vrull e menjëherë ngjitej përpjetë përgjatë kolonave të jashtme të kullës. Letra, letra, letra më të mëdhaja se ato në Water Street popullonin nivelet e ajrit ndërmjet ndërtesave me njëfarë pezullimi, si për të bërë një pauzë mes të cilës era e shkrumbimit, e gomës se djegur, apo e kushedi ç`gjëje tjetër, të ndihej më qartë.
Pastaj e pashë. Një figurë njerëzore, si leckë e murrme me gjeste të ngadalta t`i ngulej ajrit tëposhtë, anës kullës. Dikush ishte hedhur. Nuk e pashë momentin e hedhjes, por ngaqë rënia merrte njëfarë kohe të gjatë, e pashë vetëm kur i ishte afruar mesit të kullës.
Pas çdo hedhjeje, turma në të cilën isha ulërinte më fort, duke shoqëruar krejt rënien si me një trysni për ta ndaluar atë, ngadalësuar disi, bërë të pavërtetë.Por ishte e vërtetë. Kullat në të cilat kisha punuar ca vjet më parë në një skelë elektrike nga ato që i ngjiten ndërtesës nga jashtë, tani po digjeshin përbrenda nga një zjarr që kurrë më parë ishte ushqyer me atë lloj përzierje materialesh: hekur, allçi, tapet, dru, letër, kauçuk, xham dhe… njerëz. Pamja ishte e tillë që s`lejonte mendimet të formoheshin, dhe që kërkonte të stiste forcërisht një shurdhim, një ndalje të zhurmave.
Të drejtuar nga kullat, grimca të ngërthyera prej magnetizmit, njerëzit ofshanin, qanin, përqafoheshin, preknin njëri tjetrin si të siguroheshin që kishin vërtet dikë pranë, dikë të gjallë, që nuk ishte i prerë më dysh e pastaj i shkrumbuar, ashtu copa - copa, prej zjarrit të benzinës; dikë që nuk po mbytej në tym e verbohej në makth atje lart, dikë që nuk mund të hidhej në hon i vdekur dy herë. Në atë moment m`u përzie, dhe duke tërhequr Piterin mënjanë turmës, i thashë që të iknim prej andej; më dukej sikur diçka tjetër mund të ndodhte, akoma më e tmerrshme. Ai më ndoqi pa fjalë. Filluam të zbresim Maiden Lane drejt Pier 17 dhe kthenim kokën herë pas here të shihnim prapa; rrokaqiejt sikur hepoheshin duke na ndjekur nga majat e honeve të ndërtesave. Duke ecur pa e kthyer më kokën mbrapa, ndjeva, pothuajse mekanikisht, se si ishte e mundur të të ikte jeta, të rridhte prej teje, të të linte bosh e të zgavërt, lëvore druri që drurin ja kanë krejtgërryer dhe e kanë lënë ashtu në një gjest të ngrirë. Papritur ndjeva një shtyrje nga prapa; s`më kishte prekur kush, por shtyrja ishte e tillë që ma riktheu jetën menjëherë. Ktheva kokën e u ndala; e rëndë, rrotulluese, shpërthyese dhe e shpejtë, një mase e përzbardhur tymi dhe pluhuri po vërshonte duke pushtuar honin e Maiden Lane-it. Vrapo, Piter, bërtita dhe fillova dhe vetë të vrapoj për nga lumi. Pashë njerëzit që vraponin para meje t’i mbulojë reja e tymit; ishte më e shpejtë se të gjithë ne. Nuk shihja më gjë; ngrita dorën, gjith duke vrapuar, por nuk arrita ta shoh. Ndalova e fillova të eci duke kapur me duar, i verbër, anët e ndërtesave. Në një kryqëzim munda të dalloj diçka: Water Street. Edhe dy blloqe më kishin mbetur për në Pier 17. Në mendje me panik po mendoja dominotë: po sikur…?
Ideja e rrokaqiejve që përplaseshin tek njeri tjetri s`mu nda derisa mbërrita tek parmaku i hekurt në Pier 17. Në anën tjetër të parmakut ishte uji i lumit. Për çudi, rridhte i qetë, në punë të vet, me aty-këtu ato syprinat rrethatare të vorbullave që duan të krijohen, por që u prishet mendja në çast. Reja e tymit u zgjerua dhe ngadalësua duke u shfryrë e duke mbuluar gjithcka, rrugët, makinat, pemët, njerëzit. Vetë isha krejtësisht i mbuluar nga një shtresë pluhuri, e ngjeshur dhe poroze njëkohësisht. S`kishte asnjë kuptim ta shkundja nga vetja. Pashë se pranë vetes kisha dy gra të ngërthyera pas parmakut. Më tej, një grumbull njerëzish po bërtisnin duke treguar për nga Ura e Bruklinit. U dëgjua një uturimë avioni. M`u prenë gjunjët; mendova se ai tmerr do vazhdonte, i ngjizur dhunshëm në përplasje aeroplanësh në ndërtesat e larta. Por jo, ishte vetëm një aeroplan reaktiv, ushtarak… do ishte absurde të bënte të njëjten gjë.
Eca drejt Urës së Bruklinit bashkë me njerëzit që kisha rrotull, si të kishim bërë ujdi në mënyrë telepatike.Në atë moment u kujtova që Piterin s`po ma zinin me sytë gjekundi, por njëfaresoj e dija që ishte jashtë rrezikut. Nga rrugë e rrugica, si prej kapilarësh që po kryenin funksionin e tyre të fundmë, njerëzit po derdheshin e grumbulloheshin përposhtë FDR-së. Shumë prej tyre ishin të mbuluar me pluhur si unë. Dukeshin sikur kishin dalë nga një skenë filmi, “action stuntmen,” e tani, të rraskapitur, s`kishin kurrfarë dëshire të shkundnin pluhurin, të pastronin fytyrat, të rregullonin flokët; prapë nesër të njëjtën skenë do xhironin. Isha si ata. Ndjeja si më vështronin përkitazi njërezit që nuk ishin të prekur prej pluhurit. Askush nuk pyeti çfarë, si, apo ku. Kur ishim afër Urës se Bruklinit, ra dhe kulla tjetër. Nuk shihnim gjë në atë moment, por pasi filluam prapë t`i ngjiteshim urës, pashë po atë re pluhurtymi të vërshonte edhe një herë përmes e lart ndërtesave.Shtëllunga gjigande që ngrihej nga downtown i Manhatanit i fërkohej në bark qiellit. Tani kishte ndërruar drejtim e i kanosej shpërfillshëm Bruklinit.
Mizëria e njerëzve mbi urë (kur ktheva kokën majtas, pashë se e njëjta gjë po ndodhte edhe në Urën e Manhatanit), ishte si një nga ato maratonat që zhvillohen një herë në vit, por e përçudshme ashtu, shpinëkthyer nga Manhatani, dhe e zvarrë, si një film me xhirim të ngadalësuar.Kur mbërrita ne Red Hook ku kishim qendrën e kompanise dhe ku kisha parkuar makinën time, pashë se këtë të fundit e kishte mbuluar po ai pluhur i gjithëgjendshëm, vetëm se më rralluar, si ato format që bën ujët e detit në tabanin e rërës. Ja fshiva xhamat me duar; kisha një dëshirë të mekur të bëja diçka me duart e mia. Udhëtimi për në Staten Island zgjati dy orë, përkundër 25 minutave që e bëja zakonisht.
Nuk kisha qenë kurrë në trafik të tillë njujorkez, pa dëgjuar asnjë bori të paduruar, asnjë sharje, asnjë gjest të marrë ofendues. Rrotat e makinave rrotulloheshin heshtur, sikur makinat vetë t`i kishin motorrët të fikur dhe një forcë e padukshme vetëm sa i shtynte lehtë para. Ushtarë të lodhur nga pritshmëria e betejës, që kthehen me pezm më herët se ç`duhet prej saj, sepse udhëheqësin ua kanë vrarë pabesisht. Kur hapa derën e shtëpisë, pashë se në dhomën e pritjes ishin mbledhur ca nga fqinjët, nga mesi i të cilëve doli ime motër, e cila erdhi me vrap të më përqafonte. Supet iu drodhën dhe për të parën herë atë ditë, qava edhe unë.

Mbaj mende ate dite pamjet sigurisht, por me e rendesishme se pamjet ishte paniku dhe tmerri qe kishte pushtuar mediat. Komentatore qe mezi flisnin, gazetare te hutuar dhe njerez te cilet ishin kthyher ne statuja. Edhe kur kullat po rrezoheshin shume njerez po mendonin se nuk eshte e vertet dhe prisnin lajmin e rradhes...

Holliwood-i ju kishte mbushur mendjen njerezve se Amerika ishte e pa prekshme, e pa mundur te sulmohej dhe CIA me FBI jane zoti ne kete bote.

Humbja me e madhe nuk ishte ne njerez, as ne humbjen e kullave te larta por ne fundin e mitit amerikane... Personalisht ate dite mu mbush mendja qe nuk ka superfuqi ne kete bote, ka super prralla dhe e gjitha eshte imazh.

 

 

 

Po kthehesha nga puna...nè makinè radio deejay ndèrpret muzikèn,dhe spikeri po fliste pèr aksidentin e pabesueshèm qè kishte ndodhur nè NJU-YORK,ku njè avion ishte pèrplasur me njè nga kullat binjake.....hej mendova..si nè filma...shkoj nè shtèpi ndez tv,tè gjithè transmetonin pamjet e CNN,dhe nuk kalon shumè kohè,dhe tv jep direkt pamjet e avionit tè dytè...e pabesueshme..gazetarit italian i iku goja..ky èshtè sulm tha..nuk ka mè dyshim..bie telefoni,mè marrin nè telefon nga shqipèria..dy shprehje mè kanè mbetur nè kokè...atè natè dikush tha se bota nuk do tè jetè kurrè mè si mè parè,dhe tè nesèrmen kur shkova nè punè dikush mè pyeti: E pe se çfarè ndodhi dje nè Nju-York????....

Une isha kthyer prej pak ditesh nga pushimet ne Shqiperi dhe po pergatitja vizatimet ne ambjentet e shkolles, per nje provim. Totalisht i izoluar nga lajmet. Ne nje fare momenti me telefonon nje kolegu im dhe me thote: "Olsi, ma hai saputo cos'è successo? C'è stato un attacco terrorista alle torri gemelle di New York!"

Mbeta i shokuar edhe pse ishte dicka qe ndodhte mijra kilometra larg meje dhe gjeja e fundit qe kisha nevoje ne ate moment ishte qe te shperqendrohesha nga puna qe po beja. E megjithate, dola jashte per te pire nje kafe ne nje bar ku kishte tv dhe aty pashe pamjet e para tragjike.

Nje eksperience shume e cuditshme. Dicka tronditese kishte ndodhur. Dicka qe te krijonte pershtypjen se bota nuk do te ishte me e njejta. Rruget e qytetit dukeshin aq bosh e te shkreta. Fytyrat e njerezve, pa shprehi.

Reaksioni i pare qe pata ishte shokimi, pastaj ndjenja e inatit dhe urrejtjes per ata qe kishin bere keto sulme qe sic thuhej ishin terroriste islamike.

Per muajt ne vazhdim kjo ndjenje me shoqeroi, por gradualisht filloi te modifikohej sa me shume qe situata qartesohej. Lufta ndaj terrorizmit, lufta ne Afganistan, ne Irak, librat dhe dokumentaret mbi 11 shtatorin, mbi komplotet, etj.

Sot, pas 9 vjetesh nga 11 shtatori jam mese i bindur se cfare ndodhi ne New York ishte rezultat i nje sulmi terrorist shteteror te organizuar nga grupe te fshehta dhe kriminale te shtetit amerikan dhe te sherbimeve sekrete ne funksion te konsolidimit te kohezionit popullor rreth pushtetit te Bushit dhe njerezve qe katapultuan nje deshtak te tille ne presidencen amerikane, si edhe ne interes te perfitimeve ekonomike te industrive te armeve dhe te sipermarjeve te tjera te lidhura me to.

Bushi dhe te gjithe personazhet e cuditshme te administrates se tij ishin nje nga fatkeqesite me te medhaja qe mund t'i ndodhte botes. Shkaterrimi qe ata lane pas, dhunimi qe keta elemente kriminale i bene lirive dhe te drejtave te njeriut te fituara me aq mund pergjate dekadave nuk ka te krahasuar. Ne kete kuptim, ky ishte dhe demi me i madh qe 11 shtatori shkaktoi. 11 shtatori i dha nje mesazh te qarte udheheqjeve politike skadente anembane botes se frika dhe terrori shteteror jane zgjidhja perfekte kur nuk ke asgje me te mire per t'i ofruar shtetasve te tu.

Turp mbi ta dhe respekt per viktimat. Jo vetem per ata te 11 shtatorit, por edhe per te gjithe te tjeret qe u vrane vitet ne vazhdim.

Bota nuk duhet te harroj!

Kur s'kam nje vizore te ta thyej ballit... smiley

e c'rendesi kane kujtimet e asaj dite? kane kaluar 9 vjet, dhe ne pyesim se si u ndiem ne kohen e pluhurit? c'rendesi ka se cfare pame nepermjet gjithe atij pluhuri? a nuk do ishte me mire ti jipej nje drejtim tjeter ksaj teme, Finisterre? nuk do ishte me mire te pyesnim se ne krye te 9 vjeteve, si e kuptojme tashme ate ngjarje, dmth tani qe pluhuri ka kohe qe eshte ulur dhe kemi patur shancin te reflektojme mbi ate cfare ndodhi.

Twin, s'ta ka ndaluar njeri refleksionin me duket. Une per vete s'e kam "kuptuar ende ate ngjarje". Kush e ka kuptuar Bujrum!

Finis, nuk me kuptove me duket.. po vija ne pyetje rendesine e temes. thjesht se askush nuk me ka ndaluar mua te bej reflektim, NUK dmth se ky drejtim qe i jep ti ksaj teme eshte i duhur, ose te pakten racional. kaq po kerkoja, racionalen e ksaj drejtim-dhenie. e kam kete te drejte, apo jo?

natyrisht natyrisht

ça tersi. te gjithe paskan nje kujtim ndersa une jo. E kam kaluar ate dite tere kohes ne gjume. Nje nate me pare isha regjistruar ne nje palester dhe me kishin bere te provoja te gjitha veglat, keshtuqe ne mengjes u zgjova i paralizuar, s'levizja dot nje muskul dhe prandaj vendosa ta kaloja diten ne gjume. Mora dozen e ilaçeve te gjumit dhe mbaroi ai muhabet. Te nesermen kur u zgjova e njejta gje, s'levizja dot dhe prape gjume me dyfishin e dozes. Pas dy ditesh kur u zgjova i kishte ik magjia apokalipsit. Kishin ngel vetem diskutimet. Si perfundim dy nga ngjarjet me te rendesishme qe kane perjetuar njerzit (qe thone se te fiksohen pergjithmone ne mendje se ç'ishe duke bere ato çaste) si vdekjen e kenedit ashtu dhe 11 shtatorin si kam perjetuar. Te pakten vendosa te mos perdor me ilaçe gjumi per te mos humbur nje te trete eventuale (me mire mos ndodhte natyrisht)

Mund te duket sikur po tallem po s'eshte si rasti i te mençmit mbrojtes i proletariatit. Thjesht ne 6miliard do ndodhte dhe nje idiotsi si kjo e imja. nuk dua te prish solemnitetin e ngjarjes, po ja qe keshtu ndodhi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).