Shume emra shqipetaresh kane kuptime dhe preardhje ose rrenje nga folklori, gjuha dmth kultura ne pergjithesi. Personalisht di shume pak por per kulture nqs dikush di ndonje gje te sakte a mund te na e tregoje ? 

159 Komente

mua me pelqen emri qe mbaj edhe pse kur kam qene femije profët mezi ma thoshin, se qe pak i perhapur

ndersa tani kam vene re qe po perhapet shume, ne vacanti ne bebat e dymijes e ketej...

mendoj qe emri eshte nje autosugjestion i forte dhe i pandergjegjshem ne elaborimin e individit...

une e kam urry gjithnji prindin femer per emrin qe me ka vu.

duhej te kishte menu i cike me shume per mu, por hajt mo.

cfar emri ke mi "te rafte pika"  se me bere kurioze smiley

qysh ca emri kam mi ?

Ruzhdije mi, a i ke syte ne balle a jo ?

smiley

e mire  smiley

K'saj i thone te jesh mami i vetes smiley ...

eh, jeta dhe halli na ka pjek para kohe smiley

luçi qe me poetik... dhe dekadent smiley

luci nuk eshte bija ime smiley

ate ma ka sugjeru Karmapolitik kshu qe ajo ngelet mami

smiley

dhe i kam nje kafe per kete smiley

Une kam disa bija te tjera si : Lumja, Moza, Nexhi, ee se maj mend mo pastaj se kam pas dhe ca si kshu te adoptume smiley

smiley

meme me shume bija edhe ti! smiley

asnjehere nuk e kam kuptuar pse grate me emrin Luci-Lucije i kam perfytyruar gjithmone si nje lloj madame bovarie shqiptare ( kjo nuk ka lidhje me ty ruzh te kuptohemi smiley )

po ndoshta se ne filmat me partizane Lucit qene gjithmone personazhe reaksionare  smiley misterioze tip vedo non vedo smiley

mire mire

po zakonisht ne shqiperi, emri luci eshte shkurtim i 'engjellushe'

ose thene ndryshe ne gjuhe te tjera : Angela , Meleqe  e cka te dush tjeter smiley

 

lucije e kam llafin une,  jo lucifer smiley

me sa me kujtohet, eshte emri i "asaj" tek tregimi " historia e njenes nga ato" e Migjenit. Edhe une kam te njejten ndjesi per emrin

pikerisht, i vemendshem t smiley

une kam dhe nje opsion tjeter per kete

skenaristet e filmave shqiptare, meqe qene shumica jugore-kryesisht ortodokse se keta qene me te shkolluarit dhe Ndrejt me vijen e partise smiley, u vinin emra jugore, personazheve pozitive dhe emra veriore personazheve negative smiley

p.s1

c'eshte e verteta, te shkolluar qene dhe katoliket, por keta nuk ishin Ndrejt me vijen e partise smiley

 

 .....mua emrin ma kan vu gabimisht....me demek njoni ne familje qe lexonte shume, donte te me vinte emrin e nje shkrimtareje....si per rastesi diten qe erdha ne drite.....e ngaterroi, edhe vuni ca i solli frymezimi ne ato momente... smiley

 

Hiiiiii EH smiley

 hajjj mi hajjjjjj

 

kalut pushime te bukra mi gra ???!!!!!.......per ju qe jeni andej o bo kjo jete, e kam thon 100 here... smiley

 

Kam shume bija ngaqe jam goce e vetme, pa moter smiley

Dhe pertej shakase, e kam me tere mend inat prindin femer qe me ka zgjedh nje emer qe sme ka dhene asihere ndonje kenaqesi apo besim ne vetvete. Jo se eshte nai emer i shumtut, biles eshte emer me kuptim, emer demek shqiptare e vari trapin. Por ne femijeri, athere kur ndertohen rapaortet shoqerore, nuk jam ndjere dhe aq kendshem ne raport me bashkemoshataret e mija, dhe i kam pas perhere zili.

Pse ta mohoj, do kisha dashur me shume ndonje emer te llojit : Lejda, Klejda, qofte dhe ndonje Edlira apo Ermira smiley

Po hec mo, ngushellohem se ka dhe me keq, si emrat e bijave te mija psh

smiley

 

Ja ku e kam une shpjegimin per dashamiresine e prinderve te tu! smiley

smiley

po jo ore jo

avash ti

se emrin te bukur e kam me merr te keqen

smiley

vete u ankove smiley

Ermira, nuk eshte e mer i keq, nuk e di pse nuk te pelqen Ruzhdije.

Kjo puna e emrit gjithnje me ka intriguar. Une kam nje lloj marredhenie dashuri-urrejtje me emrin tim. Me duket sikur ca shqetesime, trazira shpirterore sikur i trashegoj nga historia qe mbart emri. Nga ana tjeter, falenderoj me zemer time eme, qe u tregua me e shkathet se gjyshi im, se perndryshe do kisha perfunduar me emrin Alie, per te ringjallur stergjyshen.

ndersa mua me pelqen shume emri ana, nuk e di por me duket se te gjitha ana-at jane te bukura, te sjellshme, te edukuara dhe te zgjuara. 

ps.: ti mos e merr per kompliment!     smiley  

Jo, mor figaro s'ta marr per kompliment, se ti te lan e te lyen per zanat...smiley

emri esht amanda. kot me duket mua. ma kan vene ne shenje rebelizmi ndaj nepunses se gjendjes civile te lagjes, qe spranonte me regjistru emra te huaj. emri esht i nje kusherire qe ka lind ne amerike, pra esht i kopjum per ta then me shqip. dhe ma ka ven babi, jo mami

kam vu re , qe jane rrit dhe po shkojne ne kopesht kalamajt qe i kane emrat nga telenovela e Zhades

smiley

e pra sa shpejt ikin vitet smiley

O Ruzhdo, kur nuk te jep BESIM as ty emri, nuk duhet me i dhote askujt!

he m'qafsh, me vertete mo ?

Cer bon n'shqipri mer kokqyp ?

ala ske vojt ke frongu ?

apo sillesh rrugeve ene bo thashetheme me grate smiley

 

Jo jo nuk iki mo. Biles kom fillu ene pune pri inotit tat! He plas nga inoti tashti!

Noshti e tutje kom per te ik vetem si turist te frongu. boll nejta 20 vjet mo

po kujt i plasi a rri a iken ti mre smiley

mua vendin sma ze dot, edhe poo te dush smiley

ti gjej nai pune ku ka gra me shumice qe te bojsh lloqe dhe ke une ska te tilla smiley

E kishte dhe deklarata Kombetare qe nuk do ikesh me smiley

lum si atdheu per kokat e medha (nga permasat ore) qe i jane kthy

 

Po eri dreq ka e di se sa e kom koken una? apo te kalova afer nai dite e te zuna gjithe bulevardin. hahahahaha

Sidoqofte, kjo nuk o e drejte se una nuk tallem dot me fatkeqesite e tuja fizike (qe duhet te jene te shumta) se nuk ta kom pa asihere surratin te poshter.

Nejse me permasat e kokes s'duhet te kesh probleme se Zoti, e kishte kollaj me ju femrat, ngaqe si duhej te lete ven per trute.

Sa per punen tate s'me plas se kam timen! hahahaha

Sa here qe me vjen nder mend kjo pyetja me vjen me e pyet mamane por gjithmone dalin gjera te tjera me me prioritet dhe harroj. E di kush ma ka vene po pse ? Hec e kape ti ate tani.

Harrova te thosha qe ky ishte nje artikull tek shekulli sot. Dmth e kopjova qe andej. Me erdhi me RSS lajmi dhe thashe me vehte. "Shit, ja ca harrova te pyesja heren e fundit mamin".

Po historia e atyre listave te emrave ne gjendjen civile si ka qene? Qe po te doje nje emer atipik shqipetar duhet te zgjidhje nje nga lista? Keshtu ka qene?

Ne fakt edhe une do desha qe emri im te kishte nje kuptim me te thelle sesa keshtu i tha truni X dhe ta vuni. Me teper do doja ta kisha pasur me nje kuptim te mirefillte me kulturen. Ka lezet p.sh. emra si Gent, Trim, Ylli, Lumturie, Engjellushe, Fatmira, Iliriana ke si ti perkthesh ne gjuhe te huaja dhe ti japesh kuptim dhe ne gjuhe te huaja. 

Me thone qe kam lindur "me kemishe." Me fjale te tjera placenta me ishte ngjitur pas trupit kurse kordoni umbilikal po me mbyste. Dr. B. Bermema me shpetoi jeten, dhe I thote tim eti "e ka jeten prej meje, e duhet t'i vesh emrin tim." E keshtu kthehen ne shtepi duke thene te na rroje B-ja. Hidhet gjyshja e thote qe s'eshte mire dy njerez te afert te kene te njejtin emer e mbiemer ne fis (tjetri ishte kusheriri I pare I tim eti). Hyn ne skene daja dhe thote nje emer tjeter, thellesisht shqiptar, gjelberim dyrnjaja. Sa here qe doktori I mire takonte ne rruge tim ate, e pyeste si e kam B-ne. Ah si molla, pergjigjej I'm ate pa I thene gje. Vetem pas 30 vjetesh e gjeta ne FB doktorin dhe ja thashe historine. smiley

Ky eshte emer!!! Ti duhet te kesh lindur ne oren 11.11! E di sa te hyjne ne pune keto historirat ne lidhje me emrin per te thyer akllin. Bie fjala je ne takim me njonen/njonin.

- Ti ke emer shume te bukur. Ca kuptimi ka?

- Edhe ti i follon historine tak-tak-tak dhe pastaj muhabeti ecen vete

 

 ti paske pasë lindur dhe me kollare, pse s'thua... : )

smiley E papame. femer e ke te shkreten...

" Laraske pa bisht  dhe Blogist pa Nick - nuk ka " Boni nji grafi vetes perse keni zgjedhur Nikun per te gjetur kollaj c'fare ka dashe te shprehe kush u ka vene emrin .

ja psh , kam nje mik ketu qe e ka emrin Volter ... I ati dmth emervendosesi ka qene mesues !

sipas kesaj qe na thu tina i bie qe baba i lulezimit te kete qene kopeshtar lulishtesh!

Nuk eshte cudi ! Ose nje produkt i mahnitur pas Lulezimit te Shqiprise ne kohen e Lindjes se Lulit . Luli besoj do jete tek dyzetat . 2010 minus 40 i bie te kete lindur nga viti 1970 . Kulmi i Lulezimit te Shqiperise Historikisht per sa njihet si Shqiperi !

Me kete motiv ka jo pak emra !

Iku dhe koha e telenovelave si burim emrash per femijte. Sot kane fillu robt ti emertojne femijte me emra pa kuptim si bashkim emrash, zakonisht me dy rrokje se u lodhen nofullat po te kene tre...
Personalisht se di pse kam pas dashur emer prijsish Ilire..

Dhe nuk e kuptoj pse jemi populli me I pabythe per vendosje dhe qendrueshmeri emrash dhe emertimesh..

 Eh! Emrat.Nuk eshte puna se vetem  shqiptaret.Por emrat e njerezve, ne pergjithesi, nuk jane te rastesishem.Te gjithe e kemi perjetuar, qe  plot emra diskutohen, per nje te lindur, por krejt pa pritur ai merr emrin qe mba ne jete.Pse valle?Ky eshte problemi.

 Ka qene supozuar por edhe  vite  pas eshte hamendeasuar dhe mund ta pohojme se eshte edhe e provuar lidhja ndermjet botes yjore dhe asaj tokesore,  ose me qarte asajnjerezore.Nuk ka lindur kot  funksioni i astrologut, ne aspektin e dijeve per te lexuar ne ndergjegjen njerezore  aftesite dhe fijet  e padudkshme  qe lidhin  njerezit me planetet.Dhe per tu bere i dallushem njeri  prej tjetrit, ne funksion te ketyre lidhjeve, ka lindur nevoja e emrit.Nuk besoj se ka njeri qe nuk e di sot se jane yjet qe ndikojne ne rrjedhen e jetes se  çdo individi.Dhe nga  njeri individ mbi te lindurin(nena , babai mbi te nisurin per  tu krijuar dhe per te lindur, mbi femijen)

  Me lejoni te bej pake profesorin, por  25 vjet me pare me ka shqetsuar tamem kjo pyetje, qe eshte shruar me larte.Dhe qysh ahere kam arritur te mesoj, duke u mbindur, se   Yjet, flukset e tyre, levizja dhe pozicionimi i tyre , ne momentin e lindjes se njeriut, ndikojne  drejtpersedrejti  ne formimin e karakterit e ne format  qe ai merr gjat fazave te rritjes dhe zhvillimit.E keni degjuar shprehjen popullore,  por me baza te forta shkencore se .."Cilido ka nje yll te vetin...".? Gjithashtu kemi mesuar, te dallojme e te njohim se pikerisht ai njeri me nje emer  x,  ka njekarakter te vetin, qe e ben te dallushem nga te gjithe te tjeret.Kurre nuk do te arrijme te gjejme dy njerez me te njeten rruge te jetes edhe pse emrat mund ti kene te njete.Ahere  del pyetja smileyo emri eshte  ai i rastesishem? Jo them.Nuk eshte i rastesishem.Por lidhet me ndikimin  e yllit mbi memesine.Vetem  nenes ylli  i shpi ne mendje  nje emer, per evlatin e saj.Mesazhin e merr zemra dhe ajo ja jep trurit e ai gjuhes, per tu shprehur.Keshtu lind emri.Ne kete rruge, ai femije ecen sipas mbaresise  dhe  nepermjet dashurise dhe perkujdesjes se babit,  merr e rrit  dashurine per Kijuesin, gjithenje  nden ndikimin e yllit te tij.

   Por ne rregullsine e pergjitheshme ndodh, qe emri  i vendoset  femijes jashte deshires se nenes.Kemi keshtu  nje shkalle te madhe shmangieje prej rregullsise.Dhe keta femije , ne se do te grupoheshin per ti studjeuar,  do te  na delte se jane  gjithenje problematike, per vehten dhe shoqerine.

   Shume gjera prej sa permenda jane ditur  shume kohe para lindjes se J.Krishtit.Ishin babilonasit qe i kishin kushtuar nje vemendje te madhe ketij problemi.Prifterinjte babilonas ishin dhe astrologe, por u lejohej qe vetem mbertit ti tregonin per horoskopin. Pas tyre,  ne Egjipt, mori zhvillim te madh kjo shkence.Besoj e dini qe ishte faraoni  Ramses ai qe emertoi  pikat kryesore te Piramides  me emrat  Dashi,  Gaforria,  Peshoria, dhe Bricjapi...

   Erdhi deri ne Greqine e vjeter, qe kjo shkence u transformua ne nje shkence matematikore....

   I kerkoj ndjese ke merzita 

  

Kjo teoria jote e yjeve mund dhe ka shume kuptim po ti bashkohet aksioma ime e germave.

Aksioma ime eshte keshtu: a) Kujt i fillon emeri me A-I jane rob zoti. Qingja. E kane hallall buken qe hane. Jane nga ata qe kur flasin ne njeren dore duhet te kesh stilolapsin ne tjeren bllokun e shenimeve. b) Kujt i fillon emri me J-W jane pastaj te sinkronizuar me hene, yjet, pozicionin e diellit. Une do vecoja germat K dhe R si germa potencialisht te rezikshme. Nuk eshte se jane rob te keqinj se ne thelb asnje nuk eshte por jane me hene e me yje si i thone llafit.

Mu ma ka vu emnin Nondaja, për ner t’Shopenhajrit. Ishte e dhonme fort mas Shopenhajrit Nondaja shkretë. E lexote tinës kur bote gjellën, se ja kishte nalu Tata.

Kur leva una, ajo u gëzu shumë ene i tho babës qi t’ma vejnë emrin Artur. T’gjithë m’thrritshin Turi (O turo hajde, mër trap !), vetëm Nondaje m’rriste Artur. (Artur, hajde ke Nondaje se kom bo petlla !)

Kur rashë ka hurmi Shabonin ene thyva komën, fillun me m’thrrit : Turi Vajes. Nondaja u bo zeher. I kishte shku Shopenhajri kot. Qy prej asaj dite, nuk e lexoi mo Artur Shpenhajrin. I hudhi librat n’gjiriz.

S’ke ç’bo, ka i herë jeta osht e vështirë… Tallet me ty, si era me gjethet e vjeshtes, thote Nondaja. Ehh…

Qesh o vlla, qesh! Po un sa herë qi m'thrrasis Artur, m'kujtohet Nondaja, ene filloj me qa. Nishti asnjoni nuk m'thrret Artur. Herën e funit e kom nigju kur shkova me votu. Seç ishte i rob atje ene kur hudha voten, tho : Artur Muçmolla votoi.

-Jo mër vlla, i thosh, mu m'qujnë Turi Vajes. Mos m'ngatrro me nai malok qi ka zbrit nishti n'Tironë.

-More zotëri, m'tho ai robi, E keni të shkruar në pashaportë. 

Kur pashë pashaportën me resmen time, s'po i besojsha syve. Ishte e shkrujtme :

Emri - Artur

Mbiemri - Muçmolla

Mirë, emri, po Nondaja kur shkojshim n'pazar me ble zarzavate i thote kat'narve: "M'bo ene i kile mollmuça".

I thojsha Nondajës : Pse i thu "mollmuça ene jo "muçmolla"? 

-Artur, o trap, m'thote Nondaja, kom gjithë ditën qi boj me hogër e me pi për dhetë Muçmollë, ti shtoj vetes ene nji kile, veç me vdek.

Ishte shumë filozofe Nondaja ime. E kishte bo jeta, si i thonë, po ene prej leximeve. Kur bote japrak knote arien e Violetës. Kur i vete gurin sipër japrakve para se me vlu, e shifsha qi mshite lotët me cepin e marhamonit. Eh... 

te marrte dreqi te marrte ty smileysmiley sa qesha

T´shqeft nonji gjo e eger ty jarebi. smiley

pedro, pse me ngjan pene e njohur edhe ky mua, ka lidhje me feniksin gje ? smiley

Turi,

e di qe eshte dhe emer ylli, ky emri yt? Nondaja jote, jo vec filozofe, por dhe studiuese astronomie paskesh qene... smiley

megjithese, bishti i arushes dmth.

Verso la fine del mese di aprile aprile culmina alto sull'orizzonte, attorno alla mezzanotte, l'astro più appariscente della costellazione di Boote: è Arturo. Insieme a Spica, nella costellazione della Vergine, e a Denebola nel Leone, Arturo individua i vertici di un triangolo molto facile da riconoscere e quindi utile per orientarsi nel ciclo primaverile.

L'origine del nome di questo astro è da collegare probabilmente al fatto che si trova sull'allineamento costituito dalle ultime due stelle del timone dell'Orsa Maggiore; da qui il nome di Arctos-oura, che significa "la coda dell'orsa".

http://digilander.libero.it/andromedda/S...

 

 "Nondaja jote, jo vec filozofe, por dhe studiuese astronomie paskesh qene.."

Bo vaki qi t'ketë qenë ene studjuse astronomie, se shifte filxhonin kur marote kafen. Masanej sa herë qi dilte n'oborr ene  shifte dillin vete dorën cipër ballit. 

 

po lythat kur dilte hona e re, a i hiqte nondaja jote mre ?

smiley

 Nuk e njof gjith veprën shkencore t'Nondajës, se duhet me bo shkollë për ate, por kur ishte hona rrumullakët knote :

Je si hone pesmëdheçe q'i jep lules bojn e vet,

Ene notën e bo ditë, e skëterrën e bo xhehnet.

Do kete qene qejfleshe Klubesh nondaja ... nga ata klubet e kohes se A.Zagollit ku lunin ne piane smiley

ka qene koha Driz-o kur u jepte n'teater kapiten Bolevar-i, ai heroiku. nuk di a u frymzu naj prind pre tij smiley

Mase e kom ne per kete nonje shpjegim . Po me afer do jene ata me bolevare  ose te "skopitmit" .

psh nje histori thotese garderobisti i Kinostudios Lloni i knote i konge njonit qe kishte shku per te provu bolet ne Karbunare me qe e kishte emrin Bolfort.

Konges Llonit i maj men vetem dy vargje

C'tu desh dasma ne Karbunare

Tuj pat hejbet dhe k..vare smiley

E kishin shkep ne hu te ziun. Po me mire e di vllai i Graves si vjershe !

Laughing

 Idris! Ajo kenga  e vjeter; "Behet dasme ne Karbunare" pati nje  permiresim gjat "Garave asocialiste" midis ekonomive. Dhe me qe  karbunara jakishet kaluar ne shume tregues, Libofshes qe ishtenje ekonomi e forte, grupii kengeve dhe vallecve popullore te Lushnjes  i thuri nje kenge per... Suksesin e Karbunares .. Dhe  me rastin e  Olipiades te Kengeve dhe valleve popullore mes Grupeve te perzgjedhura, Grupi i Lushenjes doli me ate kenge qe ne hapje.Ne podiumin kryesor ishte vete Enver Hoxha, ndersa ne krah te mengjer kishte Lenken, ndersa ne te djathitin Ramizin.  

  Duke  i kerkuar ndjes auditit te PPU-se me lejo te  recitoj tekstualisht si e kam degjuar me veshe te mi.Isha ne sall si gazetar.

 ..Ti Libofshes ja kalove 

   Kare, Kar,... Karbunare.

  Se ti moj garen e fitove 

  Kare, kar , Karbunare....

   Imagjono mbi tridhjet artiste kengetare, me kete refren dhe ton ne kupe te qiellit,  ne nje salle me 250 vete. 

 Enver Hoxha u nxi i teri.U kthye nga Ramizi dhe i foli: Po kete,  kenge e keni Ju ?..Pas pushimit nuk u kthye me .Dhe ajo kenge u harrua.Por Libofsha  e pati humbur shkelqimin e saj.Ja mori perfundimsiht .... bunara

Osht tjeter gje Grava smiley

Dhe vllai tat e ka nigju ate kenge  ne radio dhe sa here pinim ne shoqnie kendonim per qejf me vargjet tona , se bashku me kongen "kuvendon Marta me gra "

Po eshte komplet tjeter ajo qe di burazeri YT kur punonte ne Kinostudio . Eshte tjeter gje LLONI i garderobes qe pihej me nje dopio e gjys smiley .....po une e kisha per origjinen e emrit Bolevar qe i pat lone pershtypje te madhnueshmit FH smiley

Mase mund te kete met dhe jo fort i sqarut

 Po,po e di...

Pse vjen era zbor ?

 

Do jesh plagosur dhe te ka hup nuhatja !

nje shoku im ja vuri emrin cunit herkul. herkuli e ka kuptuar tashme peshen qe i rendon mbi supe per te mos e lene emrin ti dal huq dhe ha nga 2 pula dite per dite.. herkuli gjithashtu i ka syte me rreze lazer edhe shpesh rrezon gjera nga qielli kur eshte i merzitur.. herkuli nuk lejohet te banoj ne asnje vend me rreze 5 klm prane nje aeroporti..

Me kete lemsh qe jane emrat ne Shqiperi, do isha e para te votoja per nje institucion ala Standesamt qe ka Gjermania.  E per nja ca ligje te forta. 

Nuk ka standesamt ne Gjermani qe te ndalon t'ia vesh emrin femijes Sindi. I vetmi emer qe nuk te lejojne te vesh eshte Hitler (por edhe per kete nuk jam shume e sigurt; ne se nuk ta lejojne nuk ta lejojne se eshte familiename - mbiemer). Dhe! Lemshi nuk eshte i Shqiperise. Ne klasen e tim biri (por edhe me gjere) nuk gjen asnje Hans, asnje Reto, asnje Peter, asnje Heidi, por gjen: Amos, Chiara, Jesica, Sindi, Olga e pak a shume ato qe gjen ne Shqiperi. Njesoj edhe ne Gjermani. Shqiptaret nuk jane as te vetmit qe vene emra futbollistesh. Kur Valon Behrami u shfaq si fenomen, papritur emri Valon u be per zviceranet nje emer i bukur dhe i rekomandueshem per femijet. Ne jetojme ne nje kohe kur praktikisht cdo gje eshte e mundur dhe ne te cilen, te pakten ketej nga evropa perendimore, nuk ka me rregulla gjuhesore, kombetariste e ku e di une secfare qe t'iu imponohen njerezve dhe ndergjegjes se tyre per emrat qe vene. Jemi njerez te lire dhe bejme cfare te duam: nuk ka asnje te drejte as gjuhetari, as shteti dhe as peshku pa uje te vije e t'i gjykoje emrin apo t'i intepretoje ne baze te emrit krizat qe ka, nese eshte shqiptar apo jo, nese eshte kombetarist apo jo, inteligjent apo jo. 

Une ndaj nuk thashe qe te kopjojme Zvicren smiley.

Self, mesa di une, e kush jeton ne gjermani mund te thote me shume, qe ka dy rregulla: emri te reflektoje seksin e femijes, dhe te mos rrezikoje mireqenien e femijes.  Dhe ka emra, pervec Hitlerit, qe nuk jane aprovuar nga Standesamt.

Ti thua qe jemi njerez te lire, por liri absolute nuk ka.  Per rrjedhoje jam e mendimit personal, (drejt apo gabim) qe s'duhet te kete liri absolute ne venien e emrave.  

Ehu, veja si ta dush ti emrin kalamonit ti kendej. Behet 18-vjec ai dhe te thote ku te kam pare, tak-fak e ndryshon emrin tek zyra civile.

Ca te bojme ne, qe kena bo emer e kena punu kaq shume per kete emer e na ka zene rrota bishtin si i thone asaj fjales nuk e ndryshojme dot me. Por edhe per ne shume shpejt do kete nje zgjidhje.

Ja sa te liberalizohet dhe pak teknollligjia dhe ka llafe qe do bohemi me dy emra (kush te doje ehhh!) nje per pune 4km i gjate, i barabarte me 46libra 200 faqesh vetem A,U,C,G dhe nje per shpi si ta dush ti me cfare alfabeti te dush ti, me cfaredolloj seksi-meaning te dush ti.  

Eshte e vertete, ne Gjermani gjendja civile mund te te rrefuzoje rregjistrimin e emrit te femijes, nqs ky emer sipas kuptimit te tij mund te crregulloje ate qe keta e quajne "Wohlbefinden des Kindes". Kjo prishet , kur femija per pasoje te emrit te tij, tallet nga bashkemoshataret e tij dhe nuk mund te arrije fazat e socializimit (psh kush do te ishte ai femije qe do te donte te bente shok njerin qe quhet Xhihad apo Adolf?). Nese prindet ngulin kembe ne te tyren, pas disa paralajmerimeve, atehere nderhyn Jugendamt dhe me vendim gjyqi u heq prinderve te drejten per mbajtjen dhe rritjen e femijes.

Self, nje nga djemte e Miroslav Klose, sulmuesit me origjine polake te ekipit kombetar te futbollit, quhet Luan.

Eshte e vertete, ne Gjermani gjendja civile mund te te rrefuzoje rregjistrimin e emrit te femijes, nqs ky emer sipas kuptimit te tij mund te crregulloje ate qe keta e quajne "Wohlbefinden des Kindes".

Einverstanden. Po nuk po flasim per kete. Diskutimi eshte tek puritanizmi, pastertia e koloritit (simboleve te races/kombit?) lokal, gjuhes dhe emrave: gjermanet emra gjermane, shqiptaret emra shqiptare. Me duket se ne Gjermani, si kudo, nuk te ndalon njeri t'i vesh vajzes emrin Amy, dhe as Sindy dhe as Alaja, dhe as Luane. Me sa di une, e kam lexuar ne ligjet e regjistrimit te emrit te femijeve, i vetmi kusht eshte qe emri te dalloje vajzen nga djali; dmth nje vajze te mos i vihet emer djali, psh nje vajze te mos i vihet emri Hans. Por, le te hapur opsionin qe edhe pse emri qe i ve femijes tingellon mashkullor ne gjermanishte, por eshte i gjinise femerore ne nje kulture tjeter, te lejon t'ia vesh femijes. Mua bile me duket se ne Gjermani njerezit, perfshire linguistet, jane shume me te relaksuar se keta ne Shqiperi ne keto ceshtje. Imagjinoje linguistin shqiptar te kishte pranuar ne fjalor fjalen sauce, e ca me keq, edhe variantin e lokalizuar sosse, sic kane bere ata gjermane, psh. (Po ne kemi fjalen e bukur shqipe salce, do kercente menjehere Derhemi e Jorgaqi, direkt e ne faqen e pare te gazetes Shekulli).

 

[...............(Po ne kemi fjalen e bukur shqipe salce, do kercente menjehere Derhemi e Jorgaqi, direkt e ne faqen e pare te gazetes Shekulli).

E vertete. Kjo mesiper i ve kapakun cdo diskutimi. smiley E verteta eshte, qe per shumicen pak rendesi ka problemi (gjithmone nese ka nje te tille), me shume rendesi ka debati, i cili sjell debat, dhe vazhdohet te debatohet pafundesisht. smiley

 

Është e qartë se në çdo vend demokratik zgjedhja e emrave për fëmijë është e lirë, me përjashtime të vogla, që është krejt e arsyeshme. Por kjo nuk është problem. Për shqiptarët është problem që ne dallohemi në këtë aspekt nga shumica e popujve. Sidomos dallohemi nga popujt e përparuar. Ajo që më bën përshtypje është se popuj të tillë si suedezët, finlandezët, norvegjezët, danimarkasit, gjermanët, etj. etj. , për mos me thënë të gjithë, në shumicën e rasteve, i pagëzojnë fëmijët me emrat e tyre kombëtarë tradicional. A do të thotë kjo se te këta popuj nuk ka modë në këtë lëmi? Jo, aspak! Edhe te këta popuj disa emra janë "të modës" e disa tjerë janë "demode". Por për dallim nga shqiptarët, këta popuj e lëvizin modën në kuadër të emrave të tyre kombëtarë. Me përjashtime të vogla. Shqiptarët vetëm një gjë e ndjekin me konsekuencë, tash 20 vjet emrat e tyre kombëtarë nuk janë në modë! Dhe në mënyrë shumë konsekuente, këmbëngulëse, e arsyetojnë në gjithfarë mënyrash këtë "cilësi" tonën, që na bën të ndryshëm nga gjithë Europa.

 

 

cfare do qe te besh eshte majmunllik. smiley

hmmm.... thats a challenge self.. let me get back to you on that.

eshte e thjeshte self.. po te ishte gjithcka majmunllek atehere s'do te kishte me majmunllek. por majmunllek ka.. kshtu qe jo gjithcka ehste majmunllek. ti si thua nje here? smiley

Për shqiptarët është problem që ne dallohemi në këtë aspekt nga shumica e popujve. Sidomos dallohemi nga popujt e përparuar.

dhe ti e mbeshtet kete ne cilat evidenca?

Self, mesa di une, e kush jeton ne gjermani mund te thote me shume, qe ka dy rregulla: emri te reflektoje seksin e femijes, dhe te mos rrezikoje mireqenien e femijes.  Dhe ka emra, pervec Hitlerit, qe nuk jane aprovuar nga Standesamt.

po, keto jane dy rregullat qe jane kudo, me sa di. Por, te lutem, me shpjego, se si emri Sindy nuk reflekton seksin dhe demton mireqenien e femijes (dhe pse na e prishka me shume se emri Edi apo Andrea qe i perdorin te dy gjinite)? Si e prish kete emri Amos? Si e prish kete emri Rea? Si e prish kete emri Xhemile? Si e prishin kete emrat: Dilan, Sorel, Noel, Monika, Xhoia, Olesia, Eris, Megi, Ava? E kuptoj qe eshte absurde t'i vesh femijes emrin Marenglen, por nuk e kuptoj perse na qenka gabim te quash djalin Dirv? 

Mikesha ime ka pasur mençurinë dhe shqiptarinë t'u zgjedhë emrat Sara e Tomi

- thote Derhemi, dhe une nuk mund te rri pa pyetur, Ah, Ja? Dhe pse keshtu? Perse na qenkerka shqiptare te zgjedhesh emrin Sara kur ky eshte nje emer i kultures fetare qe nuk ka te beje fare me shqiptarine dhe qe ne Shqiperi eshte shume i rralle (e perdor Ben Blushi per te shitur pak fasade kristiane ne farsen e tij me ishuj dhe izolime). Dhe kush na qenkerka Derhemi qe na thote se cfare na qenkerka shqiptare dhe cfare jo? Cfare na qenkerka e mencur dhe jo?

Ky eshte nje diskutim absurd, teresisht absurd. Jam gati ta mbeshtes cdo lingust nese del ne mbrojtje te nje femije qe i vihet nje emer qe i lendon dinjititetin. Po se si na e lendokan dinjitetin emrat e mesiperm me ngelet nje puzzel. Kjo me duket frika e njerezve qe po ju iken kontrolli nga dora dhe qe abuzojne me ndjenjat nacionaliste. Gjuha - mit i vjeter dhe i ri i nacionalizmit - qe per ironi behet nga njerez qe nuk iu mbaron retorika anti nacionaliste, dhe antikombetarishte.

Self, jemi ngaterruar kot me duket.  U sqarua te pakten qe ligji kerkon e para te jete sipas seksit te femijes, dhe e dyta, te mos cenoj mireqenien e femijes.

Une u nisa nga anekdota e twintip.  Qe mund apo s'mund te jete e vertete, por qe nuk do me habiste po te ishte e vertete.  Ja te zeme se i vure djalit emrin "Herkul".  Dhe djali nuk merr per lart e per anash, dmth nuk eshte 2 m i gjate, por 1.50 dhe jo aq i beshem.  Do talleshin kalamajt qe nga kopshti e deri tek ku te duash ti, duke prit mrekullite e Herkulit e shkrete.  Apo meqe u ndodhem, autorin e artikullit "Femrat" te cilin, nisur nga emri, pati pak ngaterrese ne ishte autor apo autore.  Per te mos folur pastaj per lakime te mundshme ... 

Ne gjermani psh, nje cifti i ishte refuzuar emri "whoopie" per vajzen.  Keta kishin pike te dobet aktoren whoopie goldberg.  Edhe emri "huckleberry", kush e di, pike te dobet aventurat e tij.  E plot shembuj te tjere. Qe ndoshta ne princip ti do ishte kunder mos-lejimit ne emer te lirise.

Sa per emrat nacionalist apo anti-nacionalist, nuk po i referohesha sistemit gjerman, apo amerikan, italian etj.  Por nuk e di nese eshte e diskutueshme qe fenomeni i venies se emrave qe nuk identifikohen me vendet perkatese (dhe ky identifikim mund te jete zakonor, historik, fetar, gjuhesor etj) eshte aq i perhapur sa eshte ne Shqiperi.  Ketu nuk po flas per shqiptaret qe jetojne jashte, dhe qe kane femije te lindur ne vende te tjera, ku do rrojne e do jetojne atje.   Po flasim per femije qe linden e rriten ne Shqiperi.  Edhe nga pikepamja linguistike, nqs ka ndonje linguisticien te jystifikoje germezimin me "y" te emrave ne fund, mundesisht te na sqaroje (Kimberly, Amy) etj. 

Po ashtu, per nja ca ligje me tej te forta, kjo ishte shtesa ime, jo duke iu referuar sic thashe asnje sistemi.  Sepse, nder te tjerash, ligje te tilla nuk ekzistojne ne ato vende sepse ndoshta s'ka lindur nevoja.

Une nuk e di perse jemi ngaterruar. Ti mendon se ne Zyrat e gjendjes Civile te Tiranes nuk ka rregulla? Rastet si Herkuli jane raste te vecanta, dhe i ndesh kudo - por keto jane raste kuriozitetesh qe mbushin gazeta bulevardeske dhe une nuk e harxhoj kohen per to sepse jane irrelevante. Per me teper, nuk me duket se ne Shqiperi na qenkerka bere ndonje problem dendesia e Herkulit. Diskutimi ishte tek emrat e huaj, diskutim qe u hap nga artikulli i Derhemit, dhe ne kete diskutim une mbaj mendimin qe ky nuk eshte nje fenomen shqiptar: Ate qe sheh ne Shqiperi e gjen ne Zvicer, e gjen ne Gjermani e me gjere - bile keta i kane filluar keto pune edhe me heret se Shqiperia se nuk kane qene te izoluar. Ajo qe nuk gjen ne median gjermane dhe zvicerane eshte ky lloj diskursi gjasme-gjuhesor mbas te cilit fshihen te tjera motive. Arsyea qendron, besoj une, midis te tjerave, edhe tek cilesia e elitave (perfshi ato gjuhesore).

Sa per y: edhe gjuha gjermane nuk ka emra me y ne fund, ka i (ne se ka nuk eshte e zakonshme). E megjithate ne kemi Mandy, Sandy, Lilly - nuk i ndalon njeri ne gjendje civile dhe nuk te detyrojne t'i besh i - Mandi, Lili, Sandi. Do thuash ti ne gjermanisht emrat gjate deklinimit nuk marin mbaresa ne fund sic ne shqip. Boah, le te dalin gjuhetaret e te shohin se si e zgjidhin njerezit kete pune ne jeten e perditshme, se mbase e gjejne zgjidhjen atje. Keshtu bejne koleget e tyre ketej nga anet tona. Gjuha nuk eshte vetem e gjuhetareve. smiley

Po pse s'e harxhon ti, me ler mua ta harxhoj, se edhe per nja nje ore e ca, s'kam ndonje gje te rendesishme shume per te bere smiley

Sic thashe u nisa nga Herkuli.  Por nen te njejtin aspekt, pse harxhon kohen Standemsat me nje emer, si "whoopie" qe ta marresh nga ajo ane, komplet "irrelevante" ne nje popullesi 80 milion e kusur njerez.

Sa per "y"-n ne fund, gjuhet anglo-saksone mund te variojne kollaj midis i-s dhe y-s, por ne shqip, shkruhet e lexohet y.  Cindi, nuk e lexon dot Sindi ne shqip me rregulla te shqipes.  Dmth e lexon, por me vullnet shume te lire.  

Tani, sa per gjasme, une nuk bera gjasme.  Dhe po e sqaroj, nuk i referohem asnje vendi tjeter te huaj.  Sepse nuk di per asnje vend (vend ku nuk ka as breza emigrantesh e te ardhur nga kultura te tjera) qe te kene nje fenomen te tille kaq te perhapur. 

Po pse s'e harxhon ti, me ler mua ta harxhoj, se edhe per nja nje ore e ca, s'kam ndonje gje te rendesishme shume per te bere Tongue

jo, nuk po te imponohem. Per veten fola une, ti vazhdo. smiley

Tani, sa per gjasme, une nuk bera gjasme. 

Jo ti. Linguistet.

pse harxhon kohen Standemsat me nje emer, si "whoopie" qe ta marresh nga ajo ane, komplet "irrelevante" ne nje popullesi 80 milion e kusur njerez.

Sepse ata paguhen per te bere kete pune. smiley Iu del nje here ne hene, por prape, duhet t'i japin zgjidhje. Paguan populli per kete lloj lluksi dhe i paguan jo keq (te pakten ketej nga ne, CH).

smiley

Aha, ketu e kishe llafin ti.  Qe s'po na paguajne per punen qe po bejme ketu smiley.  Penar, Blendi, une i dua ne euro, se dallari ka vajt per wool smiley. Self, CHF besoj smiley.

(Qe vemi prape tek propozimi i nje institucioni te tille per Shqiperine, ku, kuptohet, nuk do punojne qyl).

smiley.

euron e ke ku therret qameti. me mire CHFR. Por shpejt, se askush nuk e do SFr te forte. smiley

smiley.

Per seksin nuk mund te jete shume e domosdoshme sot sepse po shndrohen gaqka  ata qe ishin me pare GAQO. Biles nga Gjermania erdhi ky model.

Po per ate qe demton mirqenien e femijes eshte shume e arsyeshme . le te themi qe nuk ka enmer kancer .

Biles edhe ne Shqiperine tone te vogel u ndaluan dhe u hoqen me Ligj emrat e mbiemrat Perbuzes e te Turpshem.

Psh me Elbasan u hoq mbiemri k..derri e buzep... , si llagape qe ua kishin vene bejleret qemoti . Po jane ruajtur disa mbiemra zanatcijsh si mbathtare kuajsh qe quhen Sarace ... Opingare....  Teneqexhi etj .Por nga ana tjeter u shua e u transformua mbiemri Mballoma .

Ka pas qene dhe nje histori kur ishim ushtare me llagape Reale  .

Kapiten Kemba bashke me Toger Cizmen te marrin ushtar Saracin , te mbathe kalin dhe ta bejne gati per Major Koken ! smiley

Me qe jeni ke emrat, a e keni vone re qe emri Tefta percon zotnillik, nderkohe qe emri Teuta, hmm, keshtu... diqka ma pak? smiley

Ruzhdije, di gje ti, se ku eshte ajo ndertesa ne video, ku e paska shtepine mbretereshe Teuta? smiley

Kam pershtypjen se eshte ne Durres.

teuta nuk shkeli kurre ne Durres. Kercenimi qe i beri ajo Dyrrahut, qe nje nga shkaqet e luftes se pare iliro-romake.

fjala ishte per ndertesen ne reklamen e BKT-se, jo per historine reale, ne fakt. Tani, qe reklama e ben lemsh historine, une s'di c'te te them...

Eshte godina e BKT diku ne fillim te bulevardit te Durresit. Durrsaket i thone "te banka" smiley

Moment refleksioni. Mami pse kam kete emer ?

nje nga ata qe me plot te drejte, duhet t'ja beje mamit te vet kete pyetje eshte:................, Koloreto Cukali.smiley

Kam njoft nje goce "nga trevat" qe e kishte emrin Keshtjelle!! smiley

Per k'to dy sy!

Uroj zotin qe t'mos jete martu me no i' rob me mbiemrin Qendro, ose Ziu!

Imagjino, pershemull? smiley

Ndersa une kom njoft njonen nga ish-kenetat e Ushnjes. Klorida e kish ymrin qe ja hongsha zemren. Apo s'ishte nje bojalleshe qe lene lene.

Keshtjella Pepshi

Keshtjella-Pepshi-Miss-Universe-Kosovo-2010

 

 

 

 

 Une paskam njoft Keshtjellen e Gabume, per zoten! smiley

Si gjithnji, xhanem! smiley

Tuj, tuj! 

nje pastruese ne shkollen time 8-vjecare (dikur), e quanin: Kushtetuta.smiley

Ajo Kushtetuta duhet t'a kete qujte gocen Klorida! smiley

Vone, kur e ka pyt goca, e ka kuptu pse ja kishte vone emrin ashtu!

Se n'fillim, nuk e kishte kuptu! Thjeshte kishte pelqy si emer!

Kushtetuta, kishte edhe nje djale. te jete Koloreto valle?smiley

me qe ra llafi, kam pasur edhe nje gjiton qe e quanin: Republikan.smiley

i therrisnin shkur Bikan, ose Kane.smiley

jo, kete ''policen'' nuk e njihja.smiley

e kam thane dhe i here rastin e njones qe ja kish vu emrin cunit : Gei

si bicim Gaylord Focker

smiley

nuk dinte e shkreta se ca dmth se kish lind para '90 cuni smiley ene asaj ju duk se po i vinte emer modern

me duket se ja ka ndrru tashtu

smiley do i ket shtuar ndonje r ne mes, po pati pranuar cuni kuptohet smiley,

sakte sakte

qashtu e ka bo

ca cuni aman..cunin po ajo e ka pjelle, dhe sipas teorise se koloretos....nuk do kete dale ndonje rob shume i komplikum smiley

pastaj pse shajme kot shqiptaret

ajo aktorja cifute e pasur Gwyneth Paltrow ja vuni goces emrin : molle

kurse une njof nje cift qe e quajne burrin QATIP dhe gruan TAIPE ahahahha

 këta qenkan edhe nominalisht, si i thonë: me gjithë gërmë, si ato mbërtheckat femër-mashkull.

smiley

Ndersa un njof nji gru me emrin Mjafturi.

 une njoh nje luftanije

 Mua me pelqen emri keshtjella, tingellon bukur. Per hir te se vertetes duhet thene qe keto kosovaret jo vetem qe jane te bukura dhe me lekure shume te mire, por kane edhe nje dliresi ne fytyre qe brenda shqiperise, tek femrat mungon.

gjithmone kam pyetur veten: si ka mundesi qe ne boten anglishtfolese, ka prinder qe djalit te vet ja kane vene emrin. Dick?!smiley

 ne boten anglishtfolese, ka kaq shume djem me karakter "pussy", sa eshte nder dhe krenari te te quajne dick

kur kam shku sefte ne ameriqi kom punu gjithfare punesh po me t'shumten kom punu me nji fabrike. Pervec punes (qe m'boni me kuptu sa shume kocka qe nuk i dija me perpara kish pas trupi im) atmosfera ishte klas fare. Qe t'mos i bij nga kina, ishte nji indios nga salvadori, cun i ri qe folte nji spanjishte te sakatume, leje mo anglisht qe nuk e thithte fare. Edhe ai ket pytje beri kur mori vesh se ca kuptimi 'miqsor' kish fjala dick, qe ishte emri i supervisorit / aka brigadierit. Po e shtrembronte ftyren ne pik te hallit a thu se ai tjetri ishte t'u dhon shpirt

me shume vonese Belul

 ONE MOMENT WHILE PHOTO LOADS

o Bredho,  une po te isha si ky majori, per nder, do kisha vrare prinderit.  ose me e pakta,  s'do tu kisha folur tere jeten.

i ati dhe e ema e ketij, paskan qene te keqinj fare. duke ditur se cfare mbiemri kane,  vene dhe i vene djalit emrin ''Dickie''. eshte dhe ushtarak i varfri........evil.

Dick eshte emer shkurt per Richard.

puna eshte me e thirr richie apo dick?

Me siguri varet se si sillet smiley

im at, komunist i moderuar, me vuri emrin e nje kengetari anglez qe ne 76 ishte shume ne mode ne itali. Njoh rreth 10 vete me emrin tim qe jane te 75-76. Diku nga 96, kur babai mori vesh qe kengetari i tij i preferuar i binte rendshem tajares ( menyra orientale per te etiketuar nje gay), mori inat gjithe muziken pop, me kuc e me mac. Per fiksimin tjeter muzikor te tij, Hulio Iglezias, qe ka patur mbi 300 femra, deklaroi: Burre zotni. Vertet qe ka ca vese, si kushdo, por vese burrash.

 O tono

 he mo jero!!!!!!!!!!!!!

t, mos e prish terezine, te marrshin t'ligat kush ka gje me Tonet smiley.

 avash avash, se tgjithë e kena pas kai ton ke jeta jon. najher edhe dy.

t'na rrojne e t'i kemi me jete smiley.

 smiley 

Kurse una, kom nji shoqe qe ka emer cuni. Aq qe fiksu per ket gjo sa qe ene kur shkrute artikuj fliste per veten ne gjinine mashkullore.

Nejse mund ta kete pas ene se dote me bo si e zgjute.

kishim nje komshi dikur qe e quanin Hito kishte lindur diku nga fundi i viteve 30-te.  gjyshi im qe e njhte mire Hiton dhe familjen e tij, njehere me thote:  ky Hitua,  emrin e vertete e ka Hitler. i ati tij ka pas qene simpatizant i madh i nazizmit, me tha gjyshi.  mirepo meqe puna e nazizmit u 10je,  i ati (dhe familja), beri direkt ''levizje taktike''.  e therrisnin djalin vetem Hito.smiley

 Nuk jam i sigurt per saktesine, por me sa di une Hitot jane te gjithe Hitlera.

Edhe une njoh 2 Hito qe e kane patur emrin Hitler.

ku i njoe ti kta nje here se kta jane gjithsej 2 ose 3 edhe jetojne ne US edhe kane vendosur te mos bejne femi qe te zhduket linja e Dolfit.

nuk behet fjale per mbiemrin hitler por per emrin Hitler. Made in Albania. Jetojne ne Vlore dhe i njoh personalisht. Pas 45 e nderruan dhe e bene Hito.

ok te besoj

 Jo more, Belul xhani! E ke gabim tere naten dhe gjysmen e dites.Hito Labi  ka qene luftetar  i madh, kur Hitleri nuk ishte as ne te ...se.. me fal, ne te babait..

O Monda ajo puna e Herkulit eshte e garantuar nje here.. Herkuli eshte shendoshe si molla dhe zoti ja shtofte shendetin. Kur erdhi nje shoku yne per vizite prej londres.. kshtu kshtu.. filani u be me djale.. oo sa mire, si e quajne? Herkul. He mo lere. Si he mo lere? Si ja ka vene emrin. Herkul pra. .... ..... qe nje moment pauze kshtu.. ky miku s'dinte si ta interpretonte kete.. nje buzeqeshje tinzare po depertonte prej cepave te buzeve por ky arriti ta devijonte. Herkul vertete? Po pra. Epo mire.. shume mire. ta gezoj. Tani ky shoku sapo u be me cun tjeter, por po e leme me kaq me mire kete histori se jemi edhe vend i vogel.

vaj bast qe cuni i dyte e ka Akil ose Parid

nuk e di plako.. s'e kam pyetur, por kur e pyeti dikush tjeter ku s'i ktheu pergjigje..

ne tragjas te vlores ka aq shume Malenkove, Andrejeve, Zhukove, Staline, Vladimire, Kirove etj sa listat e seksionit te PD te fshatit duken si listat e pjesemarresve te kongresit te 19 PKBS. Jo me kot i thone Moska e vogel.

Mos i kane gje syte blu...

dhe koken te kuqe. Jo vetem ai fshat, por e gjithe zona, ka aq shume emra ruse sa nen shembullin e Himares mund te kerkojne te drejten e minoritetit Rus, duke e argumentuar me bazen Sovjetike te Pashalimanit, dhe oreksin seksual te vellezerve tane internacionale.

nje kusheri i tim eti e ka emrin Sovjet... i bie qe te kerkoje bashkim familjar me Putinin...

 smileysmileysmiley

te marrte dreqi o t

Komente te nje stadi te pelqyeshem. E rralle per ppu-n.

Nje keshille per prinderit e rinj , jepni rendesi emrit sepse eshte shume domethens per formimin e karakterit te femijes, dhe per  kete nuk ma mbush mendjen per te kunderten as studiuesi me i mire.

Emri ndikon shume ne formimin e femijes, prejardhja e emrit them se eshte e parendesishme.

Beni kujdes, sidomos me bashkim germash, gjysma+gjysma, te shqiptarizuara apo te latinizuara.

Kjo vjen nga esperienca si prind.

 

Ja nje histori e vertete me nje familje oficerash ne pashaliman komshi te tezes time.Kta komshinjte e tezes kishin dy binjake dhe nje vajze me te madhe.Binjaket e kishin emrin njani Marks tjetri Engels.Dilte goca e madhe dhe i therriste mamit,"O ma hajde se se bani kaken Marksi,ec se u pshurr Engelsi...hahaha" U mlodh organizata dhe i thane ti ndryshonte emrat binjakeve smiley

hahahahahaahhah

 sepse presupozohej se ata nuk shkonin  kurre ne tualet

sigurisht. Ata kur shtrengoheshin, benin trendafila dhe orkide. Kur shtrengoheshin shume, benin " manifestin e partise komuniste".

Ata kur shtrengoheshin, benin trendafila dhe orkide. Kur shtrengoheshin shume, benin " manifestin e partise komuniste".

Me siper keni pjese te cituara nga autori "Manifesti ...te zbukuruat me orkide dhe paksa dranafille .

 Situate reale ne ca te njohurit e mi

bashkim emrash cunit i doli emri Agli smileyD, thote gjyshi i cunit

- ah mor bir si nuk na kish kshu ne mend kjo neve se nga Agron (babai cunit) do e kishe emrin Taha ( taf.. baba + hat... mama )

jeta e solli qe djali te iki ne USA, imagjonoi  tashi agli = uglli

me e pas emrin ne shqip Shemtire hahha

zgjidhja ca ndrime germash et voila nipi na u be shqiponje  hahaha

Vendosja e emrave eshte nje sektor shume i rendesishem per fushen e barcaletave. Nje histori qe edhe po te mos kete qene e vertete prape te ben te buzeqeshesh:

Babai shkon ne gjendjen civile per te regjistruar djalin e sapolindur me emrin Lec, pas gjyshit. Punonjesja i thote qe ky emer nuk ishte ne listen e emrave te miratuar. Atehere babai thote qe tia regjistroje Kolec, me idene qe do ta therriste shkurt Lec. Punonjesja edhe per kete emer i thote qe nuk gjendet ne liste. Babi i acaruar ne kul i thote po ca emrash ka kjo lista? "Po ja" - i thote punonjesja, "per djem ke Sokol, Granit, Mal, etj." "Mire" - thote babai. "Shkruaja Guralec atehere"   

Kjo asht histori e tregume njehere ktu te peshku,ne mos gabohem nga "lumdrin"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).