Perse ky website i djathte dhe liberal nuk flet per ngjarjet qe kane te bejne me Partizanin, ekipin me me shume tifoza ne shqiperi?

Pas protestave te tifozeve, Partizanin e mori Paro Laci. Mjafton te klikoni ne google per te pare se Parua eshte biznesmen, e ne te njejten kohe ultras i Partizanit.

E kuqja, e kuqja, e kuqja do fitoje!

60 Komente

shtipi sot thosh se ish nda ekipi ne di grupe. Se zemren na dish kish kohë qe na e kishën ndarë smiley

tifozat jane bashke, te zinjte nga lapraka, te bardhet nga 21shi, parku atobuzave dhe kombinati me te zinj e te bardhe bashke - tifozet nuk ka superfuqi qe i percan.

Parzoni, parzoni, parzoni tungjatjeta, theve theve shtylla, cave cave rrjeta.

S'ka dinamo, as tiron, po ka vetem partizon

Etj etj.

S'ka dinamo, as tiron, po ka vetem partizon

Po normal që ska se ato janë në kategorinë superiore.

Perse ky website i djathte dhe liberal

 

smiley

 

Shtepise tende i thua website i djathe dhe liberal?

 

Sa per Partizanin s'e di pse egziston akoma ky ekip i ministrise se mbrojtjes te regjimit komunist, qe s'la talent pa mare me zor nga cdo ekip tjeter i Shqiperise.

A e di nonji nga ju pupla-ngrenesit historine e 11ces se pare?

Hoxha, Bonati, Luga, Fagu Tepelia, Demneri, Rexhepi, Teliti, Kavaja, Bakalli, Bylyku. 

 

Yok!

Thona, mos na le batall! smiley

If u plz.

Histori e degjuar nga nje tirons i vjeter: Kur luante 17 Nentori i atehershem ose Tirona e sotme me Partizanin a Dinamon, titullaret komuniste te ministrive qe kishin edhe keto dy klube, uleshin ne tribune dhe thonin: "hajt t'i rrahim keta reaksionaret". Nejse, indikacioni me i forte dhe sinjifikativ qe Partizoni ka marre fund eshte shqetesimi per te i skraparllijve. Ah ca na bone o Lir Meta! Ne qafe na pac ne kete dyrnja dhe ne tjetren.

Histori e jetuar nga nje Tirons i vjeter , per historik futbolli .

Motra Sanije , princesha e arteve te bukura , peruroi klubin e futbollit ne Tirane Inter - nacionale do jet Bot e Re .

Hymnin e kesaj kenge e kendonin te gjithe evgjitet e Tiranes qe gezonin neper Bulevard , qe lidhte nevojtoret e Bashkise deri tek stadiumi Mussolini .

Fjalimin e rastit e mbajti sheh Ali Pazari qe midis te tjerave  tifozeve u ka thone
" Ho me pra , car mutin doni mo . Nje ne me klub bolesh  u bome "

Shenim qe te mos ta ngaterroje njeri me Bolet ,  ne kete rast ka kuptimin e Topeve te futbollit ( dmth te rrumullakta) .

Perse ky website i djathte dhe liberal

hahahaha! Kjo me beri vertet te qesh me te madhe. Faleminderit!

Si ka mundesi qe nje Plere si Bert Xhani te mbaje peng , nje klub aq te madh , klubi qe ka bere historine e futbollit Shqiptar,klubi qe dhe ne kategorine e dyte i mbush stadiumet, FANELLEN e te ciles e kane mbajt vesh futbolliste-burra (2 vjet skane marre asnje lek) .

Ne Shqiperi ska klube private me ca te drejte e mba peng ky  !!!!

sa per ju te tirones ( ju bo zbor nje lab qe kenei ne ekip ) dhe mos harroni titullin e 1995 jua ka dhuru Partizani( 1-0 teuten )

 

 

tironc me Partizanin? Tironc me Partizanin? S'ka mundesi mer jahu! Duhet te jesh tiranas nga Kurveleshi, Tepelena ose Fieri se tironc mer jahu nuk je ti.

Duhet te jesh tiranas nga Kurveleshi, Tepelena ose Fieri se tironc mer jahu nuk je ti.

Tirona (ish 17 nentori) u qunte ekipi i klases puntore (kryeqytetase gja), kupto ti, dmth i kovaceve, zanatcinjve te vegjel aty ke pazari ri, naj samarpunusi, qeleshepunusi, naj shegerti qe sherbete pace pilaf, naj punetori qe punote te guess where?... uzina Dinamo, uzina Partizani, uzina Enver... smiley  naj xheneriku (e ke parasysh kujt i kon pas thon xhenerik?) naj berberi (ktu vlote muhabeti i sportit si n'karadak) etj etj.

tani kto kon qen tifoza shum shum simaptik i her vaftit (sot tifozlliku osht katandis "arbitrit te qifsha motren!" ose "e hengri, e hengri, e hengri biri kurves!&quotsmiley, pra kon qen shum simpatik, kishe qejf me nejt afer tyne ne stadium, se batutat e folkut urban s'kishin te marume, por jon kto poshtersinat e sotme (gezimi i prishjes, psikomania Nr1 shqiptare) qe futin politiken dhe percarjen dhe hakmarrjen edhe te fusha sportit qe te bojne mos me te ardh me i kujtu najher.

Lat nom mer! smiley

Si ka mundesi qe jetoni me gjith ket vrer ne trup, nuk e mor vesh!

Ueee... hejvalla, hejvalla!

bukur e lun topin brazilioni Mema... tur lekbello... tit ramadoni... "pallaveshi" Minga (REST IN PEACE!) ... disa vjet kampione e qiti myslym alla!

po kto jon lidhja e kultures ilire me arberine e hershme mer... e c'a ke bo ti me ket kong, nuk e ke iden. Brazilioni Mema.

vecse shife, sado qe tallet me partizonin, smunet me gjet asnji miligrom urrejtje te ky, vetemse hajgare. kjo urrejtja e zeze e piset osht prodhim i vonshem.

Nejse, Sh FLM, gjemo!

Ju lutem, e kemi per detyre patriotiko-kulturoro-sportive smiley

Ne fakt ajo qe thot ai emigrant eshte mese e vertete.  Tironcit me O te madhe, 5+ brezesh nga Tirana, nuk e kane mbeshtetur ndonjehere Partizanin apo Dinamon.  Keto skuadra mbeshteteshin nga te ardhurit mbas marrjes se pushtetit nga komunistet (pothuajse eksluzivisht leber e toske, zona e pare operative etj.)

tani sa qe tirona? Nja 200,000? Sa ke den baba den 5 breza nga keta? 10% me hater. Kshu qe lene at muhabet.

Ose sot. Sa ke "tirons" te para 91-shit (plot me te ardh, me "kaptinat porsi dardhe", tha Seferi)? Prap 10% me hater. Kshuna. Tirona eshte muhabet i nderlikum. E ka kriju Zoti me qyteteru Shqipnin, ashtu kadal kadal, boni barinjt e Kurveleshit ene Skraparllinjt (tim ate perfshire, rahmet past!), tani do boj edhe kta qe kon ardh, "s'ka qare pa i bo" thote kosovari, kjo esht detyra e Tiranes, edhe fati i Shqiperise! Me martesa policash, me pashaportizime, me dyndje bathoresh, me rremuje... kshu e kemi ne, dihet. Tifozlliku i partizanit nuk ka pas fare fare baze dhe ngjyrim politik. OK? Ket s'kom une nevoje me ma tregu njeri. Me Partizonin gjeje nga cdo kategori. Partizoni ishte zemer, mit, legjende, po aq sa Tirona! Ne mos me shume!

S'e di sa qe Tirona e s'e di sa TirOnca te vertete kishte, por mund te te them qe kam njohur plot TirOnca (biles nje teze e kam te martuar ne nje nga keto familjet e vjetra fare), nga ata qe dinin edhe emrin e fshatit ne Dajt nga i cili kishte zbritur familje e tyre ne fushe njehere e ne nje kohe, dhe s'kam njohur asnje por as e dhe nje kokerr te bej tifozllek per Partizanin apo Dinamon.  Te gjithe i cilesonin, sic edhe njiheshin, si ekipet e oficerave dhe te sigurimsave gjate pushtetit komunist.

 

Tifozlleku i Partizanit s'ka pasur fare ngjyrim politik? Seriozisht e thua kete?  Emo, gjate asaj kohe s'kishte asgje por as edhe nje fushe jete qe s'kishte ngjyrim politik, qofte kjo ekonomike, sociale, kulturore, sportive apo ku di une.  Vendbanimi varej nga ngjyrimi politik, e drejta e shkollimit te larte varej nga ngjyrimi politik, vendi i punes varej nga ngjyrimi politik, me ke martoheshe varej nga ngjyrimi politik, me ke shoqeroheshe varej nga ngjyrimi politik, se te vihej apo jo fotografia ne tabele nderi varej nga ngjyrimi politik (dhe jo aftesite e tua akademike), se ti merrte lulet drejtoresha/drejtori i shkolles si 6 vjecar ne shtator varej nga ngjyrimi politik e jo me tifozlleku per skuadren e futbollit.  Djalit te tezes time i ulerinte mesuesja si "klysh reaksionari" kur ky harronte ndonje fjale nga kapitulli qe duhet te kishte mesuar permendesh, prej ngjyrimit politik.  Partizani qe u formua ne 1946-ten, nga ministria e mbrojtjes te pushtetit komunist, qe ka si ngjyra te kuqen dhe te verdhen qe gjenden ne cdo simbol komunist kudo ne bote, qe mban si emer "Partizani", qe me dhune (bashke me Dinamon) i merrte jo vetem Tiranes por edhe ekipeve te tjera lojtaret me te mire, nuk kishte ngjyrim politik?! Partizani i themeluar ne 1946-ten eshte legjende me shume se Tirana e themeluar ne 1920-ten?! Are you  kidding me?!

Ishin te ndara gjerat athere i dashur emigrant.  O ishe me moral te mire politik, pra qe vije nga klase puntore ose fshatare dhe qe ishe ose komunsit ose mbeshtetes i komunizmit ose ishe i deklasuar, borgjez, kulak, reaksionar, revizionist, armik populli etj etj.  Nuk kishte mes, ose njerez asnjanes.  Po s'ishte komunist, por as i luftuar nga komunizmi do hiqeshe si komunist sesben (going with the flow) qe te jetoje normalisht.  Ne nje vend ku PKSH/PPSH-ja ishte forca kryesore ne cdo aspekt te jete, normalisht qe dhe tifozlleku futbollistik do ngjyrosej politikisht.  Nuk e di nqftse ke qene i izoluar nga ky fenomen, apo ben sikur nuk e ke jetuar, apo me kohen nostalgjia per ato kohe ti ka fshire keto detaje jo pak te vogla, por te siguroj qe ky ishte realitet.

Pastaj matane Tiranes, Partizanit, Dinamos, Shqiperise dhe te kaluares se saj komuniste tifzolleku futbollistik kudo dhe kurdohere ka pasur dhe ka ngjyrime te forta politike, krahinore, sociale.  Nacionalistet mbeshtesin Realin, Republikanet Barcen.  Klasa puntore mbeshtet Bocen, klasa borgjeze River Plate...e keshtu me rradhe.

Po pse mer, edhe tifozllikun e Partizanit do me tregosh ti mua?

Nje gje duhet ngulur mire ne mendje: sado qe diktatura e proletariatit varej si shpate mbi koken e gjithesecilit, shqiptaret atebote nuk kane pushuar se jetuari!

Derby Partizani-Tirona (por edhe me Dinamon) ka qene pastertisht sportiv! Historira dhe simfonira me Mukje edhe behen se s'qeme ne jete e do lecisim c'thote njeri e tjetri, por tifozllikun e jetum first hand te Partizanit, Tirones, Dinamos??? Ku kalamajte e lagjes u ndanin ne tresh po me thua? Prandaj te them qe kjo lloj qasje monokolorshe po i be komunistet te duken "cool", sic i bente edhe ne vitet 30-te. Identik po te them! Si atehere, pothuaj "flower-power" kinda thing. Duhet me u ndergjegjsu per ket.

Dhe: diskuton legjenden e Partizanit ti?

Varja. U bo muhabet leprash! Sa politik qe jeni nje dore ktu mer amon! Habitem. smiley

 

A ka ndonje te pavertete nga ato qe kam thene une me siper?

 

Po, Shqiptaret atebote nuk kane pushuar se jetuari...nqftse mund te quajme "jetese" jeten brenda nje sistem totalitar kur Partia te ndertonte kornizen brenda te ciles duhet te jetoje perfshi ketu dhe krijimin nga ministria e mbrojtjes te nje ekipi si Partizani.  Tani normalisht qe ndikimin "dashamires" dhe pamundesine per te pasur alternativa te tjera, do kishte plote njerez qe do benin tifozllek dhe me Partizane e Dinamo.

Vallai, une nuk e di ne syte e kujt komunistet po duken cool, por jo ne te mite, jo ne te njerezve qe kane vuajtur nga ai sistem, jo ne syte e atyre qe kane dy pare mend ne koke.  "Cool" komunistet duken ne syte e nostalgjikeve pa shprese, enveristeve, ndonje kalamani naiv dhe atyre qe si familje e fis ja pane qarin goxha mire komunizmit.

Diskutoj legjenden e Partizanit?  Kshu statistikisht ne shikim te pare, 15 kampionate (gjithesesi nuk krahasohen me 26 te Tiranes),  e lojtare si Resmja, Pano, Borici, Kushta e Musta sigurisht qe i bie te jete legjende por po ta veme cdo gje ne kontekst gjerat na dalin ndryshe.  Kampionate te gjitha pa perjashtim jane fituar nga 47-ta e deri ne 1993.  Po behet 18 vjet qe Partizani nuk fiton nje kampionat, dhe tre vjet qe Partizani ndodhet ne fund te kategorise se dyte e rrezikon te zbresi akoma me poshte.  Koincidence? Aspak.  Ekip i krijuar nga ministria e mbrotjes te diktatures totalitare, nje nga dy ministrite me te fuqishme dhe rendesishme gjate asaj diktature bashke me ministrine e brendshme (veglat qe e mbanin ne kembe).  Normalisht qe Partizani dhe Dinamo do fitonin nga 15 kampionate secili gjate asaj kohe, sepse keto dy ministri i furnizonin me talentet me te mira nga cdo ekip tjeter.  Normalisht qe nga 1990-ta e poshte gjerat kane ndryshuar goxha, dhe s'ka me ministri mbrojtjeje qe te furnizon me lojtare si Pano, Borici, Resmja, Kushta etj. e ja ku e ke Partizanin...

Po traumë të ka ngel mo derzi që st'i pranoi lulet mësuesja? Pikë e zezë ore.

Get over it! Bota rrotullohet akoma.

 

Ke harruar pa thënë se pse u thonë ndryshe "llaci-fac" tifozave të Tironës smiley.

 

Nga c'kam degjuar nga miqte, llaci-fac s'ka te beje fare me tifozet por me grup etnik (vlleh me duket).

Po de, po. Po kshu u thuhej pikërisht tifozave të Tiranës për të shënuar grupin mbizotërues të tifozave që e përbënin.

 

Uroj qè "PARTIZANI" tè kthehet sa mè shpejt aty ku i takon...mendoj se ky emèr i mungon mè shumè se nga tè gjithève tifozave tè tiranès,nuk èshtè njèsoj si tè fitosh apo humbasèsh me dinamo apo ndonjè tjetèr,me PARTIZANIN gèzimi apo dèshpèrimi èshtè i dyfishtè...ndeshje me shumè zjarr ato...p.s FLAMURTARI kryeson renditjen pas dy javèsh kampionat me dy fitore..0-1 nè tiranè me DINAMO, 2-1 nè vlorè me TIRANèN... ku PARTIZANI? do tè ishte tripletè e bukur smiley

PartizAni eshte rruges per aty ku i takon, shkrirjes... Deri tani ka zbritur nje kategori me poshte, edhe nja 2 levizje ne te njejtin kah dhe arrin!

Kot tè tè pyes...pse kjo urretje pèr Partizanin? çfarè pèrfiton ti,apo edhe pjesa tjetèr e futbolldashse sidomos nè tiranè,nga shkrirja e njè klubi futbolli si Partizani? jo pèr gjè..por me sa di unè ai si klub gjithmon ka funksionuar shumè mirè nè aspektin sportiv..mjafton vetèm tè pèrmendim faktin se talentet e vetme qè ka nxjerrè njè qytet si Tirana nè kèto vite,janè pikèrisht prodhim i atij klubi..e kam fjalèn pèr talente si bakaj e muzaka apo edhe tè tjerè qè sot janè titullar nè ekipet e kryeqytetit..pse e meriton tè shkrihet njè klub i tillè sot?

Padrejtesite qe ka bere PartizAni ne ate kohe, duhen edhe shume vite ne kategori shume me poshte qe ti laje. Me mire te krijohet nje ekip i ri i paster, pa gjithe ato gjynahe mbi shpine.

Partizani shtyhet me nje gote uje, Dinamoja eshte e pakaperidishme.

 

Iku, iku treni.Ne fakt dhe mu m'ikte.Ne vere kur neshjet baheshin ne oren 5 duhej me e pershkru me vrap nga Q.Stafa deri te treni,qe nisej ne 7

Qe kur kane shkri Dinamon ne volejboll per femra nuk kam pa me volejboll,megjithse ekipi yane vazhdon ne te paren,madje disa here pretendent per titull.Turp qe lun Peqini dhe s'asht Partizani ne te paren...

gezohu bolevard, se sivjet fito skenderbeu champions ligen, se e ka ble ky i red bullit me ridvan boden.

kto adminet e forumit dukshem kan nji problem kur morin mundimin me fshi komente. Dmth, kam pershtypjen se nuk dine se ca fshijne dhe pse fshijne. Komenti im qe ishte per temen mesa duket ishte fshi per nji 'fuk yeah' kurse fjala 'bole' e perseritme disa here nuk perben naj shkak me fshi. Shpresoj qe eshte bo per me mbajt blogun paster nga ndikimet e gjuheve jo-shqipe

Pas protestave te tifozeve, Partizanin e mori Paro Laci. Mjafton te klikoni ne google per te pare se Parua eshte biznesmen, e ne te njejten kohe ultras i Partizanit.

ne mos gaboj, sa here qe luan Partizani, keta ''ultrasit'' hapin gjthmone nje parulle ku me germa te medha shkruet: ''Albert Xhani-Partizani''smiley

Parua eshte lacian, dhe ultras i Lekut. Sa e pa situaten e favorshme, mendoi te behet me katolik se Papa (me tifoz se ata qe kane nje jete qe e shofin Partizanin) dhe deri diku ja arriti te marre gati gjysmen e klubit. Te shofim cfare do vendosi federata e gjykata.

esht lacian se ka mbiemrin Laci apo eshte me te vertete prej Laci?

Eshte lacian dhe ka mbiemrin Laci. Deri ne gjysmen e vitit te kaluar ka qene zv president i ekipit te Lacit (ish Industrial) pas presidentit Pashk Laska.

ultrasit e Industrial kan pas nji parrulle te forte fare dhe kta bonin sherre sa here u binte me lujt me naj kupe republike. Parrulla ishte:
- ec perpara Industrial - o fitore, o skandal!

Po po, e kemi nigju vjet kur lujtem ne Lac smiley

bulevardi - 11 Sht 2010 - 6:44pm tironc me Partizanin? Tironc me Partizanin? S'ka mundesi mer jahu! Duhet te jesh tiranas nga Kurveleshi, Tepelena ose Fieri se tironc mer jahu nuk je ti.

 

 

Simas teje i bi qe komunistat italione duhet me qene me Livornon ndersa fashistat me Lazion ????

Tifozlliku , pasioni per nje Klub nuk eshte me imponim eshte me qef dhe qefi im zgjodhi partizonin e viteve 80-te pavarsisht se ne fis shumicen e kom me Tironen , po kjo sdo te thote gjo qe duhet me qene dhe une me rrymen !!

A do me ti thone kush jon tifozat e tirones ?

Selita-Kashari-Mulleti dhe Pazari Ri .

 

sa per tironc lum miku a do me te shit naj toke qe tet mushet mendja nga jom.

 

Kthehemi ke Partizoni , mungesa e te cilit ne kampionatin shqiptar nuk duhet ti gezoje kundershtaret , nuk duhet te ferkojne duret , se me ke do i kene duelet e medha me Peqinin , me Ballshin !!??

Interesat politike/financiare kane mbeshtetur ekipe  periferike qe kurre sdo te kene fuqine  qe jep emri PARTIZON, stadiumet shqiptare do te jene perhere e me shume bosh pa Partizonin , gjithesesi tifozat e partizonin e kane tregu veten kush jane , ca jane ca ndjejne per ekipin dhe ne ket gjendje qe eshte katandis , nuk i kthyen krahet (mbeshtetje qe ju ben te gjitheve xheloze) dashnia per partizonin nuk ka kushte .

 

Si nuk doli nje njeri me lek te investoje , ta coj atje ku i takon dhe te jeni te sigurte qe emri i tij do te oshetinte ne qemal stafa te mbushur plot.

Si nuk doli nje njeri me lek te investoje , ta coj atje ku i takon dhe te jeni te sigurte qe emri i tij do te oshetinte ne qemal stafa te mbushur plot.

Dmth qe dashuria per PartizAnin ka kushte smiley

STADIUMET TONA KANE HUMBUR SHUME PA PARTIZONIN ,FUTBOLLI KA HUMBUR BUKURINE  E TIJ PA PARTIZONIN

 

flamuri.jpgvar hasTags;

 a_Flamuri_Madh2.jpgvar hasTags;

 

');
document.write('

');
for(i=+1;i<6;i++) {
document.write('');
}
document.write('

');
document.write('');
document.write('');
-->

');
document.write('

');
for(i=+1;i<6;i++) {
document.write('');
}
document.write('

');
document.write('');
document.write('');
-->

Pas protestave te tifozeve, Partizanin e mori Paro Laci. Mjafton te klikoni ne google per te pare se Parua eshte biznesmen, e ne te njejten kohe ultras i Partizanit.

E kuqja, e kuqja, e kuqja do fitoje!

 

Kur paska qene kaq e lehte pse nuk eshte bere me pare?!

Megjithate, une deshiroj qe ky lajm te jete i vertete dhe partizani te jete cliruar nga maniaku pa para Xhani. Ne fund te fundit eshte faji i shtetit qe klubet e futbollit jane katandisur ne kete gjendje. Por kur vendi eshte keq e mos me keq nuk kemi si te merakosemi me pare per futbollin sepse do te ishte nje lluks i teperuar per ne brekegrisurit.  

Partizani dhe Dinamo perballe Tiranes ishte dikotomia e shoqerise shqiptare te asaj kohe. Klubi i futbollit Tirana, perfaqesonte shtresen qytetare, autoktonte tiranase qe gjithnje nga pushteti komunist eshte pare me armiqesi ose me dyshim. Klubi i futbollit Tirana ishte themeluar ne 20-en dhe kishte pasur sukses te madh gjate viteve te monarkise dhe L2B. Tirana ishte nje arritje dhe histori qe pushteti qe zbriti nga mali nuk kishte as pjesen me te vogel. Per pushtetin qe zbriti nga mali, cdo gje fillonte nga pika zero dhe Tirana ishte e shkuara. Partizani dhe Dinamo, klube te medha sigurisht, ishin pjelle e ketij pushteti. Prandaj u investua aq shume ne keto klube per suksesin e tyre dhe ne dem te Tiranes duke i detyruar edhe talentet e Tiranes te shkonin dhe luanin per dy klubet e privilegjuara te pushtetit qe zbriti nga mali. Tifozeria e ketyre klubeve ishte ajo qe ndjehej e perfaqesuar nga keto klube, ajo tifozeri qe ishte e lidhur me keto klube nga vendet ku punonin, si ministri e brendshme dhe e mbrojtjes dhe simbolikave qe kishin keto klube. Tirones qe tashme i kishin ndryshuar edhe emrin i mbeten besnike njerezit qe ishin te lidhur me kete klub. Njerezit qe ishin pjese e historise dhe emocioneve qe kishte dhene ky klub ne vite. Tirana me sakte ne ate uniformitet dhe konformizem vrases ishte dalje nga rreshti, me pavetedije, jo te ndergjegjshme per shumicen e atyre qe e benin kete. Kur flitet per diktaturen dhe demokracine shume njerez, disa nga padija dhe disa nga lidhjet me diktaturen, nuk arrijne apo nuk duan te bejne nje vije ndarese te qarte. Gjykimi i tyre eshte infantil, i turpshem, keta thone qe edhe ne diktature ndertoheshin rruge apo pallate si ne demokraci, njerezit qeshnin apo lanin dhembet sic behet ne demokraci keshtu qe jete atehere dhe jete sot. Nuk shikojne raportin e diktatures dhe demokracise me lirine. Ketu eshte themeli. Jeta ne liri dhe jeta ne mungese te saj. Kam degjuar diku qe popujt e frustruar seksualisht, te ndrydhur ne kete drejtim jane me te predispozuar qe t'i thone po diktatures dhe te konformohen me te. Kjo duhet te perbeje nje baze te mire analize per ate qe ndodhi ne Shqiperi nga 44 deri ne 91.

 Sa koqe e politizuar qe je mor burre i dheut. Sipas teje Panajot Pano, Loro Borici, Perlat Musta, Aleksander Kondo, Ben Fagu e sa e sa te tjere qe kane qene idhujt e qindra mijera tifozeve te asaj kohe paskan qene pjelle e pushtetit komunist dhe sherbetore te tij.

Po ti pjelle e kujt je mor idiot i shkrete?

I nderuar pf te thuash per Bulon mor idiot... eshte nje lartesim i papare i nje intelidjenti politik- futbollistik

Po pyete debilin te shkruaje ca emra te ekipit te TIRONES nga 44 e ketej dhe le te llafosemi pastaj  sa Tiranas jane . Jepi dhe Fushen e Punes ne zotrim po i deshi rryli i fytit me qe qeka pronar . Le te na bier edhe ate qe e kishte ne "prone" Tironen prej vitit 20 smiley Le te na bier edhe sukseset e Tirones mer jahu me emrin ORIGJINAL te ballafaquar me 17 Nendorin simbol , diten e clirimit te Tiranes nga Gjermanet dhe bashkepunetoret e tyre fashiste shqiptare .

Po ku dine gje keta kacarrumo O pf. Keta jane pse s'me qane moj shege ,dy kokra ne  ne byth / e nje koker ne  ne dege smiley . Jo vetem emra qe nuk dine , jo vetem qe nuk kane qene ndonjehere ne stadium se nuk i linte Diktatura smiley , po rofte ajo kohe qe i mesoi se ne vend te topit me lecka , dhe topeve te fshatit , ka edhe Topa futbolli .

Edhe njehere mos u shpenzo me Bulon . Ai qendron aty si monument i dijes se shkences Politike ne Futboll midis diktaturave dhe Demokracive popullore sic quhej edhe ekipi i Partizonit edhe i Tirones kur u bene me te vertete EKIPE Futbolli.

Partizani ne kete rremuje e dashakeqje me prapavija Politike sic e nxjerr edhe keshilltari Politik i Saliut , zoti Bulo , do te mbijetoje dhe do vije shume shpejt koha ( ja uroj me shpirt , megjithse kam qene vllazerisht sportist i Tirones ) qe te jape kenaqesine me te madhe te derbit Tirana - Partizani , qe ishte ne ate kohe eveniment ndoshta me i madh se nje Kongres Partie , te Sali Bulos dhe doemos ne kete kohe eveniment me i madh se Kuvendi i Partise Demokratike  te Bulo Saliut smiley

 

 Idrizo, un kam qen tifoz i Tirones asokohe, po prape te gjithe pritshin ndeshjet me Partizanin e Dinamon qe i qujshim "derbi" smiley Po a quhen dot gocat e volejbollit te Dinamos, sigurimse mer daje?

Per Zotin, as ne kohe te Dulles nuk gjeje rob me te politizuar se ca demokratikasa provinciale ketu tek peshku.

Po lene o burre mos i mer seriozish llafet e atij koqe kanari . Do me u marre edhe me sport smiley . Nuk osht i keq mo jo,  po keshtu i ka thene Mullahu. O burra se na dolen te KUQTE prape dhe na piu e zeza . Dhe ai nuk thellohet shume , boll te digjoje se Partizani ka patur uniformen e Kuqe dhe ja sellon "se Diktatura zotrie , na kontrollonte para se te hynim ne Stadium duke na pyetur me ke do besh Tifo Ti "? Bulua e fshef po ne nje rast i grisen bileten se i shkau goja dhe tha me Interin smiley

Mos lexo vetem Bulon po lexo edhe shpuriste te tjere , po lexun e kuqja e kane gati bajgen "ekip kriptokomunist " etj etj . Lope o burr i dheut , si su merziten njehere po u mbeti goja MUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUUU..!

Deri vone ne Ushtri paguhej edhe leke per Partizanin duke i mbajtur nga rroga me duket se deri nga 67 -ta .. Kur  e mori vesh "ai " , obobo Bulo  .....shkun nja dy ne Burg smiley

Po shtoj dhe kete Pf ...Po ku shkohej ne stadium ne ate kohe po te mos ishe i shkartisur ne shoqeri ndryshe , ca me Partizonin , ca me Dinamon , ca me Tironen. Po kishim qene shoke klase mre,edhe me te "perndjekur , jo balliste e partizane te 44 sic thote nje rrocke me siper smiley

O PF une kom kohe qe ket frymorin qe ti i thu koqe e anashkaloj, pra nuk e lexoj. Te keshilloj te besh edhe ti te njejtin veprim.  smiley

Po sa keq ju kane mesu ne shpi mer jahu , se paskan lone me bo xhap Tironen !!

Tirona ka fitu kampionatin ne:

1965

1966

1968

1970

1982

1985

1988

1989

6 kupa republike: 1963-1976-1977-1983-1984-1986

Ju ka more lojtaret ??

Pse ti kujton se nje 21-vjecar si i pavdekshmi Panajot Pano duhet te refuzonte me lujt me Partizonin ??!!!

Me thuj nje emer tjeter qe e kane marre??

Ajo puna ushtrise do e boje se sben ndaj me llogari te thjeshte si i binte ta beje ushtrine ne Skrapar apo ne Tirone ??

 

Mos u beni viktima kot se sju ka rene njeri ne qade se sdo kishit fitu asgje po te ish ndryshe , Do jua kishin more me Minga,Muca,Mema,Kola,Frasheri,hyka,Dibra  etj etj se spo me kujtohen .

Dhe ato kampionatet e para eshte eturpshme te quhen se 4 ekipe ishin gjithsej.

Vlora-Kavaja-Shkodra-Skenderbeu.

 

tavapjeksi i lagjes time ishte tirons denbabaden dhe ishte tifoz i Partizonit; 3 cunat e vet shkonin shifnin Tironen deri n'Vlore e Shkoder. Kur kisha me cu e mor naj tave masi ishte rraf Partizoni, mezi e boja rrugen se nuk kisha nerva me degju gallaten e atyne per nja cerek ore. Ndryshonte puna kur fitonte Partizoni...

* pervec atij 7-3, ndeshje te perjetume keq kane qene nji 2-5 me Gjirokastren n'stadium dhe nji 0-3 me naftetarin po n'tiron. Po kane qene ndeshje me emocione ato plako, nuk vijn mo

Poloni - Shqipri '86

epo kisha degjuar qytetaria shkodrane , korcare, gjirokastrite , durrsake elbasanase por qytetari tironse te vjeter skisha degju ndonjehere.Kam respekt per tironsit e vjeter se jane njerez te urte e shohin punet e tyre por per fat te keq nuk njihen per qytetari.Tirana pati fat qe u be kryeqytet dhe u shkulen gjithe intelektualet nga gjithe Shqiperia dhe i dhane ca vlera.Nje kontribut kane te madh per qytetirimin e Tiranes kane dhene edhe dibranet qe erdhen ne kohen e Zogut ,te cilet futen traditen e ndertimit te shtepive me gure se deri atehere Tironcit perdornin balten e perzier me kashte.

 

 Ehu, sa do te degjosh  te tjera, o canart. prit, prit. '' sa te rrosh do degjosh''  Bulevardi pas nikut qe i vuri vetes, ca fjaleve te huaja qe perdor( per hir te se vertetes duhet thene qe i perdor ne vendin e duhur, po te huaja mbeten) tani i dha tiranseve te vjeter dhe vetes se tij titullin e aristokratit. Me vjen keq per tiransit e vjeter se po te ishin gjalle te shkretet do i thonin'' po jo mor lal se e ke gabim, ne jemi rrogoz, jo ashtu si thu tina. ne as kepuc s'kemi patur o babe dhe flinim m'toke, aty mrena n'qytet.'' I shkreti bulevard, se di qe ka bulevarde dhe bulevarde. Psh ka dhe me kalldrem qe ngaterrohesh dhe thyen koken. Po c'do thyesh, kafken se vetem kafken kane ca. E pastaj do vazhdonin tironsit'' ne or babe vetem Baben dum. ha tlyn, pi raki t'bute se te forten se durojm dot ne jena njerez t'bute, o lal. hame long me mish t'zjem dhe bojm haheng. Edhe venin se lojm ne, nuk emigrojme se na pelqe ketu afer turkut. jemi pra popull i bute ne o lal, pa pretendime dhe vetem ca nga ne veshin opinga. po ky zogji qe na ka ardh e esht vu mret, na i ka marr ca cuna e na i ka dergua atje ne europ, me be shkolle t'modhe. Po shkolla modhe bela e t'zot o lal. Se tu u rrit tu u corodit ky milet, e kur eshte anej mbrapa detit, me keq akoma. po per hajer dolt o lal. ene dicka tjeter o lal, se ky zogji do me na i zbulu grate o lal. po edhe me kundershtu s'be se jena popull i urte ne o lal s'themi kurre jo. e po gruja me dal zbulut, ky mreti do na i prishi cunat dhe gocat o lal''

Eh ju te miret, fisnike tiransit e vjeter. Se dinit qe nje dite nje bulevard do fliste rroma-pertoma.

Nje kontribut kane te madh per qytetirimin e Tiranes kane dhene edhe dibranet qe erdhen ne kohen e Zogut ,te cilet futen traditen e ndertimit te shtepive me gure...

Me lejo te te korektoj qe nuk eshte se kane ardhur masivisht ne kohen e Zogut . Ata kane qene shume kohe perpara dhe gradualisht u zgjeruan dhe moren emertimin Lagja e Dibraneve. Por kane qene te shperndare edhe ne rajone te tjera si Tirana e Re (sot) ose Selite Katund dje deri tek derdhja e Lanes.

Do te bej dhe nje nderhyrje te vogel qe nuk e cenon themelin e vleresimit tuaj te vlere. Shtepite te ndertuara me Tulla kane pas ekzistuar dhe kete mund ta vertetosh tek shtepia e Sali Shijakut .

Dibranet kane meriten me te madhe sepse prune qyteterim kur rruget kishin Hyrje Dalje dhe mbi te gjitha jashte rrethimit te shtepive kishte Trotuare dhe me e madhja qe se ne rreze te trotuareve kishin kanalizime per te kulluar ujrat .Njekohesisht shume emra te nderuar kane kontribuar si me 17 Nendorin ashtu edhe me Partizonin e Dinamon !

 Une tifoz jam me tironen po tifozet e tirones si duroj dot, i tuf katnaresh qe rrine ter diten te pazari ri, kurse presidenti jon shkon ne xhami me i largu xhindet salihit para nja tre vjetesh se sbente gol (kokrra debilit)

partizanin e kam vdekje po kampionat pa partizanin ska, me ata e kemi kunjin me te madh, pastaj me 200 lekshat e dinamos.

Krahasimi i ekipit te Partizanit me tifozat partizanas, eshte si te varesh ne qafe nje varse ari  me lidhese kepucesh .

 Vetem kulufat e kthejne kete teme sportive ne teme politike, ata qe ju ka ngel ora ne rinas qe kur iken. Partizani eshte ikone e futbollit shqiptar dhe ka lezet kur eshte ne katg 1 se ka ndeshje derbi te forta. Partrizani me verte ka marr lojtare por edhe ka nxjerre vet lojtare nga ekipet zinxhir si Ylli Shehu qe e kam pas komshi.

Dhe partizani ska deshtuar pas 90tes se eshte ekip i kuq por per keqmenaxhim te Xhani hajdutit. Se po te qe ashtu pse po ben namin Dinamo, ekip po aq i lidhur me ish sistemin sa partizani? gamor

Tironco nje nje fakt fare i thjeshte .

Per kohen Lulezuan dy kampione , dy talente te jashtezakonshem qe do i benin nder cdo Klubi me me emer ne Europe.

Kur do shkonin ushtare kuptohet qe do ishin ose me Partizanin ose me Dinamon. Panajoti kaloi me Partizanin dhe ai qe ka zgjedhur eshte ish portieri   Sul Maliqati sepse kur afrohej ke zona e rreptesise ie kishte shume frike .

E kane ndigjuar tifozet me veshet e tyre kur ulerinte 

Kape Mice , se na dhiu ... smiley 

Vllai ka qene qe prej 57 ,i lidhur me Tiranen si me Boks ( trajner Ahmet Golemi ) si me Futboll , trajner Xhavit Demneri .me pas dhe une me te dy keta por edhe me Asrtrit Zhurden. Kjo praktike e seleksionimit qe nga 7 vjecarja e me tej varej shume nga pelqimi i Prinderve deri sa u formuan shkollat perkatese ku sejcili Klub nxirte talentet e tij . Askush nuk kishte fuqi ta ndalonte Tironen te merrte ( rekrutonte smiley futbolliste ose sportiste nga a njejta shkolle me Partizanin apo Dinamon.

Me ndryshe ka qene ne rrethe ku shkollat ishin vetem per nje ekip te Rrethit .

Bulua ne ate kohe ka qene selektor i paafte se nuk i pyste si Maqo Pucka kalamojte .

ha cokollata ti ?

Bulua i pyeste : Me ke ka qene babai gjate luftes ? Me ballin apo me partine ? smiley

Si te gjithe rrockat e shpurres qe kane ardhur me siper , jo vetem qe nuk e kane idene dhe nuk njohin asnje personalitet te Futbollit te asaj kohe por jane si vemje ose ligavece prilli qe kane ngrite e nxjerre veshet se ka "ra pak shi " dhe  "o vadit bari i Stadiumit"  smiley

 

Ca bohet kshu mer jahu !!

Gjykata jep vendim per Partizanin qe i takon Paro Lacit , administrimi ket sezon .FSHF ja kaloj Bernut Xhanit !!

FSHF-ja vendos si në “shtetrrethim“, Partizani i Xhanit në kampionat!

Ndonëse vendimi duket se është marrë më herët nga institucioni i futbollit shqiptar, ai është bërë publik, si në kushte “shtetrrethimi”, në orët e vona të mbrëmjes. Pas një “Odeseje” të gjatë, më së fundi FSHF-ja ka vendosur të regjistrojë Partizanin e Albert Xhanit. Mësohet se të premten, drejtues të federatës janë interesuar në QKR rreth çështjes së shoqërisë aksionare “Partizani” sh.a. Drejtuesit e kësaj qendre i kanë pajisur zyrtarët e federatës me një shkresë ku thuhej se administratori i shoqërisë “Partizani” sh.a., është Albert Xhani. Pas kësaj, drejtuesit janë konsultuar edhe me studion ligjore, që i ka këshilluar që ata të njohin shkresën që del nga QKR. Nga burime zyrtare pranë FSHF-së mësohet se me këtë vendim ka marrë fund “odisea” Partizani, i cili dje është federuar dhe të drejtën për ta kryer këtë procedurë e ka aksionari Albert Xhani, që ka edhe 60% të aksioneve. Pra, sipas zyrtarëve të federatës, sekretari Prodani dhe zëdhënësit Kokona, ata nuk kanë federuar Partizan individësh, por shoqërinë aksionare “Partizani” sh.a., që njihet edhe nga QKR. Pra, nga dje, të drejtën e përfaqësimit do ta ketë ekipi që drejtohet nga trajneri Neptun Bajko. Lajmi është publik mbrëmë, këshu që dhënia e së drejtës së administrimit Albert Xhanit konsiderohet çështje e mbyllur. Madje dje mësohet se Xhani e ka federuar tashmë ekipin, ku edhe ka bërë kërkesën për shtyrjen e ndeshjes me Lushnjën, që është pranuar nga drejtuesit e federatës.

Në fakt, një vendim i tillë ishte marrë prej ditësh, ndonëse aksioneri i dytë, Paro Laçi, shpresonte shumë në vendimin e ndërmjetëm të Gjykatës, që kërkonte nga QKR ta njihte atë si administrator. Por, sikurse thamë edhe më sipër, vendimi u mor vetëm në mbrëmje, por për çudi, FSHF e ka mbajtur sekret për orë të tëra, duke mos e publikuar për mediat me një komunikatë zyrtare, si zakonisht. Në sytë e zyrtarëve është dalluar një frikë e qartë në dhënien e këtij vendimi tepër të rëndësishëm për fatet e klubit më të madh të vendit, ndërkohë që arsyet mbeten ende një mister. “Zyrtarisht, ne kemi regjistruar Partizanin sh.a. në kampionat, një subjekt që i përket Albert Xhanit, - tha sekretari i përgjithshëm Eduard Prodani. – Gjithçka është bazuar në dokumentin e sotëm të QKR-së dhe nëse ky institucion ka gënjyer, atëherë do të mbajë përgjegjësinë ligjore”, - shtoi ai.
Ndërkohë, merret vesh se pretenduesi për të drejtën e regjistrimit të Partizanit, Paro Laci, bashkë me një grup tifozësh të kuq, kanë gati të materializojnë idenë e tyre, për të nisur një grevë urie në shkallët e FSHF-së, duke e konsideruar të padrejtë vendimin e marrë prej saj, i cili, sipas tyre, bie në kundërshtim me vendimin e ndërmjetëm të gjykatës, që e ka konsideruar të paligjshme asamblenë e Xhanit, nga e cila kanë rrjedhur edhe ndryshimet respective, të cilat kanë nxjerrë jashtë loje Lacin. Mbetet të shikohet zhvillimi i ngjarjeve në vijim, për të parë se cfarë do të bëhet realisht me këtë skuadër, e cila tashmë gjendet në kategoritë inferiore, duke luftuar për mbijetesë, prej më shumë se dy vitesh.

                                                                     SPORTI SHQIPTAR

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).