Çou Rexho

 

Çou mor Rexho dil te lama

Darsem t madhe po t ban nana

Çou Rexho çou djalo

Çou sokoli i nanes o

Sot ma i mire po me dukesh o

Çou Rexho çou djal o

Çou sokoli i nanes o

Sot ma i mire po me dukesh o

 

Po vin krushqit rrethit t malit

Rexha i nanes n grazhd te kalit

Çou Rexho çou djal o

Çou ma i miri nanes o

Se s ka nana tjeter o

Çou Rexho çou djal o

Çou ma i miri nanes o

Se s ka nana tjeter o

 

Oh more at’o ty tu thaft’ jela

Qysh ma myte Rexhen n shkelma

Çou Rexho çou djalo

Çou sokoli i nanes o

Pse ma mshele deren o

Çou Rexho çou djalo

Çou sokoli i nanes o

Pse ma mshele deren o

 

Çou mor rexho dil te votra

Pse po t kjajn te zezat motra

Çou rexho çou djalo

Çou ma i miri o i nanes o

Pse s’ka nana tjeter o

Ço rexho çou djalo

Çou ma i miri i nanes o

Pse s ka nana tjeter o

23 Komente

Pogradec

Derdimen me halle shume,
kush te deshi ty sa une?
Me dergove ne te pare,
shpejt dergove per te marre:
me dergove hyzmeqare,
hypa kalin si e marre.
Kur dola dhe pashe fshane,
xhemeati benin varre!

Derdimen me halle shume,
kush te deshi ty sa une?
Pse s'vdiqe nje vit me pare,
sa qeme te dy pa marre,
sa qesh' cup' e ti qe djale?
Pse s'rrojte, te nxirrje malle?
Mos u tret me kasavete,
se un' gjetke nuke vete.

________

Jug

“Shokë, bimëni jongarë
Do t’i bije me të qarë
Për atë miken e parë
Derëziut më qani hallë
Do vete t’i zbulonj varrë
Ta shoh seç nur i ka rarë
Nur i kuq a nur i bardhë
Ku ke qënë, o trëndelinë
Pse s’kujton mua të zinë
Se për ty prisha shtëpinë
Shita sharkun e kusinë
Lashë treqind dhën në brinjë
U ngreç e arçë tek tinë”

“Të kujtonj e qanj me lot
Po jam thellë e s’thërres dot”

________

Shkup - Kenga (elegji) e Sulejman Ibrahimit

Ani, krisi pushka, nan-o, n’ stom të Drinit,
Ani, qyqja motra e Sylejman, o, Ibrahimit!

Ani, Sylejman, o, Sylejman , bre vlla-e,
Ani, me shumë pluma, vlla, o të paskan vra-e !

Ani, njihmi motër, varrt-o, sa i kam-e,
Ani, s’ po m’ len gjaku, vlla, varrtë me t’i pa-e!

Ani, t’ i  sheh hoxha, o vlla, kah t’i lan-e,
Ani, t’ i sheh hoxha, vlla, o bre, me xhemat-e !

Ani, amanet, o, po ta la , moj nan-e,
Ani, t’ ma maroni, nanë, o ni vorr të gjan-e !

Ani , t’ gjanë e t’ gatë, moj nanë, me dy penxhere ,
Ani, t’i  shoh lulat, nanë, ani prej pranvere !

Ani, t’i  shoh lulat, nano,  kah lulojn-e,
Ani, ta shoh dushkun , nanë, o kah t’ mugullojn-e !

Ani, ta shoh verën, nano, tuj verue ,
Ani, t’i shoh kingjat, nano, tuj ladrue !

Ani, kur t’ vjen vakti, o për me kosit-e,
Ani, kosën teme, nano, n’ livadh me ma qit-e !

Ani, krejt dynjaja, nano, le t’ bajnë seri –
Ani, qysh kositë, moj nanë, oh, kosa pa njeri?!

Ani, kur t’ vjen vakti, o , për me prashit-e ,
Ani, shatin tem, moj nane, o, n’ arë me ma qit-e !

Ani, krejt dynjaja , nano, le t’ bajnë seri –
Ani, qysh prashitë , moj nane, oh, shati pa njeri ?!

Ani, kur t’ vjen vakti, nano, për me korr-e,
Ani,  drapnin tem, moj nane, ani , qitma n’ ar-e !

Ani, krejt dynjaja , nano, le t’ bajnë seri –
Ani, qysh do t’ korrë , moj nane, oh, drapni pa njeri ?!

Te bukura per tmerr. Persosmeri.

Ani, qysh kositë, moj nanë, oh, kosa pa njeri?!

Derdimen me halle shume,
kush te deshi ty sa une?
Pse s'vdiqe nje vit me pare,
sa qeme te dy pa marre,
sa qesh' cup' e ti qe djale?
Pse s'rrojte, te nxirrje malle?

Mos u tret me kasavete,
se un' gjetke nuke vete

 

Ku ke qënë, o trëndelinë
Pse s’kujton mua të zinë

Të kujtonj e qanj me lot
Po jam thellë e s’thërres dot

thanks Monda. i falem thellesisht shijes tende te holle.

O Sherif Asan bresvena , korba korba Sherifoo(R);Ci bere zilat e rènda ,korba korba sherifo;lekè kontè u benej tenda(R) ,;kanal u degjonej renga(R) ,qaj o veje e qaj o bige (R),qaj o merizi ne gryke (R),qaj qamin ali kasem(R),se svjen me çeçua me dhene (R),qaj vathi ne qesarate (R),te bukur zote qe pate (R),O Sherifi mes kalore (R)more kerraben dhe shkove (R),ne tragjas vajte rekove (R),as per nje kafe sqendrove (R),qani o ju male qani (R),se nuk vjen SHERIF ASANI (MUCOJ)www.youtube.com/watch

Per Dukatin: 5*****!

flm vlora!

http://www.youtube.com/watch?v=HwSHCvQwJSM

Keshilltaret e Hekalit: "uje kerkuat, uje s'ju dhane"

Keshilltaret e Hekalit trima sot po lart tek mali 
Kembe e duar me zinxhire ku i coni mor qafire
Uje kerkuat uje s'u dhane tu tha buza more djale 
Mbahuni trima partizane se luftuat per vatane
Xha Qerimi tha nje fjale : " qelloni more tradhtare"
Neziri paska tjeter djale por Taipin nuk e qane
Jemi trima shqipetare plumbin e presim ne balle
O trima flini te qete se hakun e marrin vete.

ps. me vjen keq qe s'kishte version me te mire ne youtube; e ka pas kenduar nje grua kete, qe ta bente mishin me kokrra qe bejne ekskursion. Lavdi Deshmoreve!

Qe diten qe vdiqe, qe kur s'te kam pare
Lotet qe kam derdhur, s'me jane dhe thare
Shume vjete u bene sot u mbushen dhjete
Qe kur me ke lene dhe s'te shoh ne jete!

Ne c'kopshte me lule ke qendruar valle?
S'te vjen keq per mua?S'te vjen malle per djale ?
O engjell I bukur mos meno ne bote
Kthehu te te shome te na mbeten lote

S'rrojme dot pa tyne ti si rron pa neve?
Motemot qe rrojtem bashke s'me urreve
Atje tek rri jane qipariz' e varre
Kthehu te te shome mos na ler perfare

Mos na ler te gjore me zemer te ngrire
Kthehu te gezohesh kur te shoc tet bire
E ke lene foshnje tani u be burre
S'arrite ta rritje s'te ka pare kurre

Per ty shume here coc do te me thote
Por s'mund ti pergjigjem se me mbytin lote
Kthej koken menjane dhe veshtroj perpjete
Duke psheretitur te zot' I vertete

O zot I vertete s'te erdhi keq per djale
Kur i more memen dhe me le te gjalle
Te me keshe marre do te qe me mire
Dhe te rronte mema te rriste te bire
Me se rrojne foshnjat ci rrit ciliminjte
Dashuri e memes dhe perkedhelite
Doje drite o qiell more driten time
dhe ma mbushe jeten plot me hidherime
Tani rroj pa shprese ndaj s'dua te rroj
Se dhe perendine tani s'e besoj.www.youtube.com/watch

A.Z.Çajupi

Qe ta rregullojme pak balancen me ju te jugut.

Kenga Qerime: Myslym Lela

sapo e ngarkova ne youtube


duhet te jesh prej guri mos prekesh nga fati i Qerimese'

Edhe nqs nanjonit i vje me qa, mos i mani lotet...

http://www.youtube.com/watch?v=x58y5RPEtB0

i modh!!!

 smiley

Do te dal moj nene

 Do te dal nga malet

T'i therras Bandillit

Te qajme ca halle

 

Do te dal moj nene

Do te dal nga brigjet

T'i therras Bandillit

Valle me pergjigjet

 

Do te dal moj nene

Do te dal nga varret

T'i therras Bandillit

Valle do me ngjallet

Normal
0
unctuationKerning/>

aveIfXMLInvalid>falseaveIfXMLInvalid>
false
false

napToGridInCell/>

ontGrowAutofit/>

MicrosoftInternetExplorer4

ection1;}
-->

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:"Table Normal";
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:"";
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:"Times New Roman";
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Vaji i kunates per Çeçon (kenge labe)

Doli prilli hyri maji

Blegerin qengji manar

Blegerin kerkon çobane

Korba , o  Ceco

Sterrenata kunat-o

 

Ngreu Ceco shkule mallin

Jepu lart kemben e malit

Qe te hane majen e barit

Korba o Ceco

 

Mengorja sa nje gjelpere

Shtrihej sa nje fushe e tere

Nuk kish vend te mos e nxere

Korba o Ceco

 

Kur me dilje para dhenve

Duke u hedhur kerraben kembeve

Duke sokellitur qeneve

Korba o Ceco

 

Kur m'i bije cyrlese

Me maje te buzese

Ma kepusje shpirtine

Korba o Ceco

 

Kur me merrje ato gershere

Sec te ndrinin ato llere

Qethje kopene te tere

Korba o Ceco

 

Ceco kur dilje nga stani

Me takemet si cobani

Me qylaf si devishjani

Korba o Ceco

 

Ceco koburja me dhjete

C'u ngjite malit perpjete

Shtive shtate e vrave tete

Korba o Ceco

 

Se c'u mplekse me Aline

Te qelloi me martine

Copa ta beri melcine

Korba o Ceco.

 

 

Koka ne Stambolle more,
e trupi ne Janine,
e te shtrine Ali Pasha more,
e o Pasha te shtrine.

Se nje varr i vetem more,
e sta nxe dot lavdine,
e te shtrine Ali Pasha more,
e o Pasha te shtrine.

Zbardhur mjekre gjate more,
e si bora ne brinje,
e te shtrine Ali Pasha more,
e o Pasha te shtrine.

Dhe qe nga bedenat more,
e ulerin stuhia,
e si mjergull te koka more,
e rri Vasiliqia.

Koka ne Stambolle more,
e trupi ne Janine,
e te shtrine Ali Pasha more,
e o Pasha te shtrine

keto kenge i keni degjuar kund neper vaje?

 mesa kam vënë re unë, nëpër morte nuk këndohet gjë tjetër veçse ligjet e personalizuara për të ndjerin.

E bukura eshte se kengen e Ali Pashes nuk ka dasme qe s'e degjon! E te shohesh njerezine qe tundet e shkundet vu e vu, sa fillon kenga... Me sa kam pare e degjuar une, kenget e vajit kendohen vetem neper dasma, sidomos nese familja ka pasur ndonje fatkeqesi te rende me pare. Duket sikur ne shqipot, nuk ndahemi dot aq lehte nga tragjedite, as ne dite gezimesh.

Hypi hoxha  ne minare (alias romeo&juliet)

Hypi hoxha ne minare

dil moj mome se kush ka vdek

Paska vdek nji vajze n'mehalle

Ajo mome  qe kam dasht vet

 

Mi qit mome teshat e raja

Mi qit mome se du me i vesh

du me i vesh sa t'dal ke dera

E me qa n'at gure te shkrete

 

Shiqo babe ne qitape

Shiqo babe se ke sevape

Amanet ja kam lane momes

Me na i nxjerr vorret me i krah

 

Po veton po bubullonte

Po na bin dy pika shi,

C'asht ai zog qi fluturonte

Hallin nuk ja qan njeri

kta qakan si me qene ne aheng smiley

e mire

se po fus nji serioze tashti smiley

ju te shqipris' mesme edhe vajin e keni si aheng

ndersa ne jugoret edhe dasmat i kemi dramatike

me pelqen me shume menyra juaj, mua me vjen si te fiket kur degjoj nje grua jugu qe qan me ligje, nuk i duroj dot smiley

Krisi pushka bregut te Drinit

Oni krisi pushka,

Oni bregut t'Drinit

Oni jam e motra

Suljeman Brahimit

 

Oni Sulejmano

motra te ka vlla

Oni ti shof motra

Plumat ku t'kan ra

 

Oni ti shof motra

Plumat ku t'kan ra

Oni mi shef hoxha

moter kur t'me laje

 

p.s. meqe eshte muji i madhnueshem i ramazanit, i kam gjithe elegjite me hoxhe mrenaa

hajde hajde mre rrem demneri

 

hajde hajde mre rremo demneri

ne kafe te dem xhepes po vjen o kapterri

kafja demit o myll me xhama

prij o perpara mre Rrem o Tirana

 

prij o perpara mre Rrema i babes

se nuk kom gjo me xhepin e Shabes

Dite e enjte ne tre o sahati

Pushke po bonte o Rrem - o kasapi

 

Rrem o kasapi mre Rrem - o Tirona

Asht asllan o qe se bo nona

 

Vjen majori o me maqine

mos e nga Rremen o kapter o Selim

 

Mos e nga Rremen o kapter o Selim

Se ai eshte more miku im

 

P.S.1 Rreme kasapi ka qene nje tirons rrebele me kobure ne xhep (????!!!!) qe eshte vra me nji kapter per pune karshilliku me duket smiley

P.S.2 Hoxhe nuk ka mrena, por ka kasap kshu ne rregull jemi me ramazanin

 hajde hajde mre rrem demneri

 

Emrat dhe mbiemrat e personave fillojnë me shkronjë të madhe. Nuk është këshillë, por kujtesë.

drejt drejt

gabim shpejtesie ishte

por se ndreq dot me tashti

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).