Jepet me qira koncesionare një pjesë e fabrikës së prodhimit të çeliqeve në Elbasan

Duket se projekti “Shqipëria 1 Euro” nuk është harruar nga qeveria, e cila po bën gati një projekt në kuadër të programit për thithjen e investitorëve. E reklamuar me të madhe, gati dy vjet më parë, ofertat e qeverisë për të shitur toka apo ambiente me çmim simbolik “1 Euro”, kanë qenë të pakta, aq sa u duk si premtim elektoral. Dje qeveria mori një vendim të tillë që mundëson dhënien me qira të një ambienti në fabrikën e prodhimit të çeliqeve, në Elbasan, për vlerën 1 euro.

Referuar ligjit, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, dhe të vendimit “Për dhënien me qira ose enfiteoze të pasurive shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti, u vendos hapja e garës për dhënien me qira, me çmimin 1 euro/kontrata, të një sipërfaqeje prej 87 586.8 metra katrorë, të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Elbasan, për zhvillimin e një veprimtarie prodhuese.
Kriteret e konkurrimit për dhënien me qira të këtij objekti do të jenë investimi me 50 pikë, punësimi me 30 pikë dhe koha e fillimit të punës 20 pikë.

Mësohet gjithashtu se për dhënien me qira të zbatohen procedurat e përcaktuara në vendimin nr. 1712, datë 24.12.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për dhënien me qira ose enfiteozë të pasurive shtetërore”, të ndryshuar.

Aktiviteti i dhënies së pasurisë shtetërore me qira konsiderohet shumë pozitiv nga ana e qeverisë, por pak informacion ka për subjektet që kanë përfituar, nivelin e të ardhurave etj.
Aktualisht, debati më i madh në politikë qëndron te mungesa e transparencës në dokumentet e subjekteve private dhe te procedurat e ndërmarrjeve që privatizohen.

4 Komente

Aktiviteti i dhënies së pasurisë shtetërore me qira konsiderohet shumë pozitiv nga ana e qeverisë, por pak informacion ka për subjektet që kanë përfituar, nivelin e të ardhurave etj.
Aktualisht, debati më i madh në politikë qëndron te mungesa e transparencës në dokumentet e subjekteve private dhe te procedurat e ndërmarrjeve që privatizohen

Nje gje s'marr vesh une, pse e mpleks privatizimin me dhenien me qera te nje prone shteterore qe rri kot?

Ku eshte e keqja e dhenies me qera per 1 Euro, sidomos duke pas parasysh se nuk eshte se ka aq shume aktivitete prodhuese ne kete vend. Shqipi ne vend qe te na hedhi fjale ne ere kot (gjera qe ne i dime) ben mire te qisi nanji emer. Jo per gjo, po llafe kot nigjojme gjithe diten nga PS e PD. Me mire te perdorin gazetat qe kane nen kontroll se do ishin me te besueshem e nuk do beheshin as qepaze.

Ne mos gaboj, metalurgjikun sikur e ka nje firme turke.

Hajt hudhim nga 1 cent secili e bohena aksionerë.

 Me pelqen ideja

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).