Me rastin e largimit të ambasadorit të BE, zotit Helmuth Lohan, do të dëshironim nga institucionet drejtuese të Bashkimit Europian, që ambasadori i ri që do të emërohet në Shqipëri të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të saj sipas interesave klanore të pushtetarëve. Përfaqësuesi i BE me kohë duhet të kishte vënë në dukje se Qeverisë nuk i lijohet të shkeli nenin 181 të Kushtetutës.

Këtë nen dhe parim të së drejtës, populli e ka zbatuar me kohë në gjithë zonat verilindore dhe tani në Qarkun e Vlorës, ku anarkia e pronës është më e theksuar, parimin dhe drejtësinë po e vendos dhe po e zbaton vetë populli i Dukatit. Qeveria duhet të reflektojë: Secili në pronat e tij të trashëguara, kjo është çrrënjosja e komunizmit dhe fillimi i demokracisë.

Personalisht, ardhja e z. Helmuth Lohan në 2006, si ambasador i BE, më gëzoi për faktin se ishte gjerman dhe nga eksperienca e jetës së tij me vendin e tij të ndarë në dy sistemet, ai e dinte shumë mirë se ç'është në thelb sëmundja e komunizmit, si çrrënjoset komunizmi dhe rrezikun e korrupsionit postkomunist.

Në 2006, u gëzuam edhe për faktin se zoti Lohan veç karrierës diplomatike kishte formim ekonomisti, por unë dhe të gjithë pronarët e shpronësuar mbetëm thellësisht të zhgënjyer.

Ai e dinte shumë mirë se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të mbetet vetëm mundësi teorike, por jo praktike pa kthyer fizikisht pronën tek i zoti. Megjithatë, kur erdhi puna që z. Lohan të thoshte mendimin e tij, ai u shpreh se zgjidhja bëhet me kompensim të pronarëve dhe jo me kthimin fizik të pronës tek i zoti, që do të thotë se ata që kanë grabitur dhe përfituar padrejtësisht duhet të quhen pronarë!

Kështu, jo vetëm që nuk respektohen pikat e Deklaratës së Kopenhagenit dhe të Konventës së të Drejtave të Njeriut, por servilizëm më të madh ndaj politikës anti-pronar të kryeministrit S. Berisha nuk ka.

Si mund të shpjegohet fakti se misioni "Euralius" në ciklin 4-vjeçar, qëndroi i heshtur para argumenteve të Shoqatës sonë ndaj situatës antiligjore dhe antikushtetuese, ku ligjet për pronat bien ndesh me nenin 181 të kushtetutës dhe me të drejtën e pronës?
Ndërkohë që pronarët mbahen peng në procesin e kthimit fizik të pronave dhe kryeministri Berisha bën veshin e shurdhër ndaj ankesave të shoqatës së pronarëve, mediat kanë informuar se rreth 700 prona në bregdet janë blerë nga serbët, po ashtu qeveria Berisha nxitohet për të bërë shitje, privatizime dhe legalizimet e pushtimeve dhe ndërtimeve pa leje. Si mundet Qeveria të shesë toka e prona pa përfunduar më parë kthimin fizik të pronave tek të shpronësuarit?

Shqiptarët po pushtojnë pronat e njëri-tjetrit dhe po vriten ndërmjet tyre, ndërkohë që deputetët pasurohen dhe prokuroria hesht. Që demokracia në Shqipëri të fillojë të marrë drejtimin Euroatlantik, dëshirojmë që ambasadori i ri i BE që do të emërohet në Shqipëri, të mos heshtë ndaj shkeljes së të drejtës së pronës private dhe transferimit të paligjshëm të pronave, sipas interesave klanore të pushtetarëve. 

RRAPO H. DANUSHI, KRYETAR, SHOQATA KOMBËTARE E TË SHPRONËSUARVE

24 Komente

"Personalisht, ardhja e z. Helmuth Lohan në 2006, si ambasador i BE, më gëzoi për faktin se ishte gjerman..."

 

 te riun e ke taljon smiley meqe qenka thelbesore raca, them smiley

 I nderuar z. Danushi. Politika e elitave drejtuese shqiptare per kete ceshtje eshte: Do bejme sikur s'degjojme deri sa te vdesin ata qe ndihen. Eshte vetem ceshtje durimi. 

Them elita drejtuese sepse ne kete pike jane te gjithe dakord: qeveri, opozite, nderkombetare etj...

Kjo situate ne Shqiperi sa vjen e behet akoma me gerritese, neveritese.

Nuk besoj te kete ngelur njeri sot ne Shqiperi me dy pare mend ne koke qe te mos jete me i bindur, qe gjithe kjo vale proteste verbale, qe degjeneron ne qyrravitje publike, ne vend qe te coje ne zgjidhjen e problemit, shkakton rritjen e mpirjes dhe apatise popullore ndaj asaj klase politike, qe ka 20 vjet qe nuk ka arritur (ose nuk ka dashur) ti jape zgjidhje problemit.

Me pak fjale, me shume vepra, kjo eshte motoja e duhur, per ti vene gjerat ne vend.

Shoqata ne fjale ka folur shume. Por sa ka vepruar?

Nese kjo shoqate i quan veprimet e qeverise (te kujtdo krahu qofshin) si antikushtetuese, ne sa raste ajo i eshte drejtuar Gjykates Kushtetuese?

Nese shoqates i ka le ne zemer per kthimin e pronave, ne sa raste jane bere bashke per te hapur procese gjyqesore per kthimin e pronave?

Por kur kryetari i kesaj shoqate i drejtohet institucioneve te BE me nje hamendje te mediave per 700 bleres serbe te pronave shqiptare, kjo shoqate, qe nuk rrezaton me seriozitet, kthehet ne ate lolon e fshatit, qe e therrasin tek klubi i fshatit, i vejne nje dopjo raki perpara, qe te filloje pastaj ti beje burrat e fshatit per te qeshur. "He Rrapo, ktheje edhe njehere me fund! Si ishte ajo puna e atyre pronave qe nuk u kthyen? Po ata serbet qe i blene keto prona? Na rrekelleje edhe njehere! Gjak e dhjame!"

 Pedro.............

Une e njoh personalisht z. Danushi dhe per fat te keq ti ke pak a shume te drejte. Eshte strategji e mbrujtur qe ne 45. Armiqte shoku shejtan i vrau, ata qe mbeten i burgosi, kush i mbijetoi burgut u internua, nuk i shkolloi dot femijet dhe tek niperit as nuk kishte me deshire per t'u arsimuar.......

 

Kjo eshte gjendja e shtreses realisht antikomuniste sot.

Dhe Danushi dhe Danushet e tjere qe mbrojne ndnj ceshtje te drejte jane katandisur ne don kishote te mjere qe luftojne me mullinjte e eres.... per nje ceshtje tashme te humbur.

Nuk e kam shume te qarte kete punen e zaptimit te Karaburuit dhe ndarjes se tokave ne Dukat midis fshatareve..

Ne baze te cfare te drejte e bejne kete? Fakti qe kane kullotur bagetite ne tokat e Dukatit a i ben pronare? 

A eshte e  parashikuar te kete toka te perbashketa, pyje, lugina, vende ku robi mund te shkoje dhe te shijoje natyren pa patur gardhe e prona? 

Po ata  qe jetojn ne qytet, pse mos te ndajne edhe ata gjithe tokat e lira (psh ku kane kullotur kaposhin e vitit te ri) midis tyre? 

Cfare roli ka shteti kur mblidhen banore te nje zone dhe e ndajne me nj-tj? 

 

 

 

700 prona ne bregdet te serbeve. imagjinoni sikur titulli te ishte "700 prona greke". ah ateher do kishte nja 300-400 komente brenda ores, jo vorio epiri jo kjo jo ajo. ne si duket akoma se kemi marr vesh se populli i kosoves jane pjese e kombit shqiptar!!!

 libertas ben mire qe ben pyetje se thone nuk ka pyetje budallaqe, cdo pyetje eshte e mencme.

ti thua "zaptim i Karaburunit" por te bej nje kundrapyetje. kush i ka patur ato kullota para "zaptimit"?. 

mos quan gje serbe kosovaret?? Se nga Shekulli dhe shkerdhatogazetaret e tij edhe e pres dicka te tille.

me mu e ke a me autorin e mesiperm??

se di kush je ti i her. e kam me ato gazetaret qe qujn serb kosovaret, ke shekulli e kan bo disa her. if u are one of them, u are included then

dy rreshta me siper une kam thene qe kosovaret jane pjese e kombit shqiptar!

 A ka mundesi nje pyetje qe une s'di ti jap dum.

Toka duhet ti jepet pronareve te hershem apo duhet te shperndahet ndermjet atyre qe e kane punuar per 40 vjet kur ishin ne kooperativa?

Nqs duhet ti shperndahet pronareve te hershem, sevap me ju pergjigj edhe nje pyetje tjeter, se ku duhet te shkojne keto tjeret qe kane 40 vjet ne ato toka.

 ketu nuk behet fjale per toke are, por per toke e klasifikuar ne pyje e kullota. Dhe nje pjese e madhe e tyre kane pasur pronare me tituj pronesije qe ne kohe te turkut. Nese keto toka nuk jane te zena nga ndertime apo kudi une, atehere sipas ligjit te mbas viteve 90-te duhet ti kthehen te zoterve nga komisionet e kthumit te pronave. Kete gje po kerkojne disa nga familjet e Dukatit ku pretendojne se kane dokumente per pyje, kullota e gerxhe tek kepi i karaburunit e me gjere. E nese keta i marin sipas ligjit keto terene, atehere investitoret e mullinjeve me ere italiane duhet te negociojne me pronaret e vertete dhe jo me Don Kishot-in e qeverise se Shqiperise.

 E ku eshte lajmi ketu?

A ka mundesi nje pyetje qe une s'di ti jap dum.

Toka duhet ti jepet pronareve te hershem apo duhet te shperndahet ndermjet atyre qe e kane punuar per 40 vjet kur ishin ne kooperativa?

Nqs duhet ti shperndahet pronareve te hershem, sevap me ju pergjigj edhe nje pyetje tjeter, se ku duhet te shkojne keto tjeret qe kane 40 vjet ne ato toka.

Duhet sqaruar dicka ketu. Marrim si krahasim reformen agrare italiane ne vitet 50. Shteti italian shpronesoi (duke i paguar) pronaret latifondiste dhe rishperndau token ne menyre pak a shume te barabarte.

Shteti shqiptar komunist ua mori tokat pronareve te medhenj, nuk i demshperbleu dhe per me teper edhe i persektoi. Ki parasysh termin "kulak".

Per mua do te kishte qene shume logjike sikur me ardhjen e demokracise ne Shqiperi, ndarja e reformes agrare te mbetej ne fuqi, ndersa pronaret e medhenj dhe te persekutuar te demshperbleheshin, vetem per vleren e tokes ne forme monetare ose me toke tjeter.

Duhet kuptuar ama qe shteti kur shproneson, psh. per ndertimin e infrastruktures, e konsideron token tende si toke bujqesore dhe me nje vlere relativisht te ulet.

Normalisht nuk mund te behen pazare me shtetin mbi vleren e tokes bujqesore sic behen ne Shqiperi. Jo ma vleresove pak, jo ma vleresove shume. Interesi publik mbizoteron mbi ate individual dhe ti je i detyruar qe t'ja dorezosh token shtetit ne keto raste.

Pa harruar faktin qe kalimi i nje infrastrukture prane prones tende shkakton nje eksternalitet pozitiv mbi vleren e prones.

Kjo pjesa e fundit nuk ka lidhje direkte me temen, gjithsesi.

Rrapo nuk e ka keq ketu, ai ka vite qe mbron me te drejte çeshtjen e prones dhe te pronarve te vertete, mirpo persa kohe s'ka nje angazhim, ndershmeri dhe kujdes nga ana e qeverise per kete problem, kjo gjendje keshtu do te shkoje, agravim te gjendjes, konflikte, vrasje, mosinvestim nga frika se shum prona paraqiten me dy pronare etj.

 Ore liberatas, ne fillim informohu pastaj shkruaj per pronat e dukatasve. Ata i kane me tapi qe prej 200 vjetesh prandaj kane kullotur delet dhe dhite aty. Ne kohen e Hoxhes, ai e quajti ate prone publike per nevoja ushtarake pa shpronesim me kompensim te pronareve legjitime dukatas. Kur u rivendos rendi kushtetues, ato prona duhet tu riktheheshin pronareve por u bene 20 vjet qe komisionet e kthimit te pronave refuzojne te bejne kthimin nen presionin e politikaneve me lloj lloj justifikimesh fallco: njehere e do NATO per baze, njehere do te behet zone e mbrojtur, njehere e duan italianet per energji ere etj brockulla si keto. Cdo jurist e kupton fare mire se prona njehere tu kthehet pronareve dukatas, pastaj ta bleje NATO per baze apo shteti per park publik apo taljoni per ere apo s'je dakort ti?

Problemi pra nuk eshte se dukatasit kullosnin dhite e tyre ne Karaburun tek pronat e tyre shekullore por problemi eshte se Argjita dhe Shkelzeni meqe po kullot Jamarberi aty duan te perfitojne pronat e dukatasve, e kuptove tani?

 

 Merre shtruar! Nuk isha ne dijeni qe behej fjale per toke me tapi, ndaj isha kurioze te dija me cfare te drejte behej rrethimi i tokave. Me sqarove, flm.

Problemi pra nuk eshte se dukatasit kullosnin dhite e tyre ne Karaburun tek pronat e tyre shekullore por problemi eshte se Argjita dhe Shkelzeni meqe po kullot Jamarberi aty duan te perfitojne pronat... deri ketu eshte perle !

Kjo e sqaron problemin se po qe per Tapi 200 vjecare do dali ndonje firme TURKU qe ka njohur gjyshin tim si Pronare te gjithe Lumit te Vlores smiley

Ose po te nisesh nga mbiemri Subashi s'dihet kush del pronare smiley

Ckeshe me Subasht ti la? Kaurr otoktone jane. smiley

Ceshtja e pronave eshte nje nga krimet me te medha te qeverive "demokratike" keto 20 vjet me deme te pallogaritura per ekonomine tone.

Klasat e persekutuara te ish-pronareve nuk duhet te merrnin ne dore ekonomine e vendit me qellim qe ti hapnin rrugen pasurimit te paligjshem te pushtetareve te pas 90`. Kujtoj se deri ne 90`nuk kishim as pronare kioskash.

Te gjitha pronat "shteterore" dyqane, magazina, ndermarrje, etj u dhane ne menyre te paligjshme e me cmime qesharake. Perfitues ishin abuzues te shumte te pushtetit te pas 90`.

Edhe ne qofte se arsyetohet se toka bujqesore u nda si u nda nuk pati vullnet ne zgjidhjen e drejte te problemit te kompensimit te ish pronareve. Nje nga mundesite ishte ne kompensimin e tyre me ndermarrjet e pronat shteterore qe u privatizuan ose ne ofrimin e koncensioneve per vepra te ndryshme, ne forme aksioneresh etj.

Konkretisht jane me mijra ish pronare qe nuk kane pare edhe nje qindarke dhe nderkohe kane harxhuar shuma te medha per dokumentacionin, gjyqet, etj. 

Lajm i ores se fundit, si ish pronar me ofrojne(me mik) keto mundesi kundrejt 20 perqindshit te gjobes:

- kompensim me toke ne vend te mire

- ose vleresim te mire te ish prones

Pra mundesia eshte por edhe disa vite duhet te behen pazare me ish pronaret per pasurim te paligjshem te nepunesve te shtetit.

S 'kisha gjo Chene jo smiley

Po me qeshet me kete shtresen e Pronarve qe dun prona .

Sala e di qe ne Shqipri nuk ka pronare por vetem latifondiste te emruar nga Dovleti me FERMAN . Por edhe keta pronaret e dine qe Sala e di qe ata s'kane prona smiley . Jo ne gjyqe nderkombetare te vene por ku te duan ata nuk figurojne LIGJERISHT ne asnje lloj dokumeni pronare pronash te Shtetit Shqiptar .

Kete e dinte dhe Ahmeti qe futi i pari kadastren. Po me mire e dine ata qe donin te kishin prona sepse duhet te paguanin taksa tek BANKAT Italane  .E per kete  kane paguar sa per nje truall banese . Me i pasuri prej tyre edhe per ndonje rrethim me mur . 

Ne kete mish - mash , Sala nxiti mashtrimin dhe vjedhjen , kompromentimin ne Themel te Gjykatave , Hapjen e Dosjeve te Reja dhe berjen Presion me to ndaj Rruleve me shoke qe hedhin Vickla intelektuale per demokracine smiley , si dhe leshoi kushtrimin ne popull , merrni kush te munde dhe shndrohuni ne vota.

Po me e bukura eshte se me kete Mashtrim te Papare ndonjehere ai krijoi teren per te lindur Gazeta , Programe televizive , Gjyqe e me pak fjale nje mori vende pune e intelidjente te xgjuar.

Nje llaf me mend ka ka thene R.Alia te pakundershtueshem , te vertetuar SOT dhe shume produktiv e pa sherre .Qe ketu mund te lindete nje proces Real Transformimi e shndrimi i prones ne sistemin e Real te Ekonomise Tregut.
Te ndahen Fshatce

Tani per tani le te mjaftohen me deklarata dhe me debate gazetareske  i dshtun Chene .

 Te flasimj per sembari.Ka disa ligje per pronat.Njeri eshte 7501, i cili ben fjale per token are.Ne hartimin e ketij Ligji  kemi qene 17 vet, kuadro te zgjedhur prej Parlamentit te Kohes.Morem dhe mendimin e OSBE-se ne Varshave.Ai ligj  ne fakt ishte nje Reforme agrare,  i gjykuar si i drejte, ku nga prona shtetrore(Toka ishte e shtetit) ju dha  çdo familjeje qe jetonte ne fshat, nga dy dynym toke.Tokat e ish Fermave  nuk mund te jepeshin, perveçse ne perdorim.Fillimisht edhe toka are ne perdorim u dha.Mandej qeverria Berisha  uka shperndare dokumentet e pronesise dhe ka bere shume mire.Sepse hapeshin plage te medha  sociale.Diskutuam gjate  problemin me tokat zene nga minoritetet e kryesisht ate grek.Asnje prej antareve te grupit, (sidomos P.Kalakula dhe une), ishim me te terbuarit, kunder marrjes se tokave te shqiptareve  prej grekeve.Por problemi  ju mblodh politikes prej Brukselit dhe  vete Amerikes.Dhe e leshovi.

 Çdo familjeje  pronare(une, kurre nuk pranuar te perdor emrtesen ish pronare) ligji i dha  nje hektare per trung.Kullotat ju ktheheshin qe  te gjitha dhe pyjet e livadhet gjithashtu.Na dolen  13 familjelatifondiste  ku me e vogla kishte patur 11.800 ha dhe me e madhja Vironasit gjer 55.000 ha.Nuk ja u morem parasysh por i trajtoi ligji njesoj.Godua, se si ja arriti dhe mori me shume....! 

 Them se nuk ishte faji i ketijLigji.Cilido prej... edhe jush, si ta shifte gjendjen dhe perqendrimin e fshatarsise, ne ate kohe nuk do teguxontetebenteligj tjeter me ndryshe.
Ku nisi e keqja?Nisi me abuzimet duke e shkelur ligjin ose  duke e zbatuar  sipas deshirave te ploitikes.Pastaj u abuzua me pronat e shtetit.Tokat e fermave ne zonatish kenetore dhe tokat e fermave me pronare.U perzgjodhen ato afer qyteteve dhe si u shtyne vijat e verdha,  tokat e dhena ne perdorim,  paten nje rritje  te madhe te vleres se tregut. Kjo solli pabarazite dhe pakenaqesite.Qeverrite e radhes, te ndodhuara para faktit te kryer, ndoqen rrugen me te keqe. Sepse  zune te nxirrnin shtesa mbi ligjet e miratuara.Vonuan ne pakufi kompensimin e pronareve me tokat e shtetit me vlera  ekonomike te larte si ato parabregdetare dhe bregdetare gjer sa arrti puna te peshohej  dhe stimulohej cilido qe eci mbiligjet dhe ndertoi ne menyren me te paligjeshnme ne tokat qe dhe u ishin kthyer pronareve.Puna arrit gjer tek dyfeku nga qe shteti ishte krejt jashte funksioni.Kur neve beme ligjin 7501 dhe ai u miratua nga Parlamenti kishte 250.000 hektare toke fushore, ne dispozicion  per kompensim te  pronareve.Nga kjo siperfaqe shume ju dhane miqve dhe shokeve ndersa pjesa tjeter eshte zene  me ndertime "kerpudhore" e pa asnje vlere zhvillimore .Aty edhe te prishes edhe te duash te ndreqesh nuk vlen me asgje.... Qeverria Berisha ja vuri vulen e zeze, perfundimisht kthimit te prones pronareve dhe gjasme po ben kompensim ne vlere.Duhen 120 miliarde euro qe te mund te kompensohen pronaret.Besoj nga viti 2210 edhe mundet te arrihet....  

Grava ...

Te shpjegosh se si ka ndodhur eshte motamo se si thoni Ju .Biles duhen nete dimri te njohim edhe histori e ndeshje pro dhe kunder per kete problem.

Mbi te gjitha duhej MATURI dhe jo : O Burra !

Ndarja fshatce ishte themeli i shprehjes " Haka tek i zoti " ne Shqiperi , jo ne te gjithe Europen  . Pasi te behej kjo qe nuk zgjaste me shume se tre muaj ne te gjithe teritorin e Shqiperise , mund te kalohej me GRUPE Pune etj mencuri te ndarjes se pronave me Reforma Agrare se nuk ra kripa ne uje te mbahej ai Shtet edhe tre muaj me prone GRUPI .

Ishin te evidentuara e te kontabilizuara , e kam thene edhe me pare , edhe druret te ndare ne Frutore , Shkurre apo Peme , ngastra toke edhe buze kanaleve ku kullosni "tufezat " . E le me bagetija apo asette te tjera. Dhe ti i di shume mire keto.. Dhe ishin aq te sakta per pellembe e rajon dhe brenda telave te pikave te Ushtrise .

Per kete them se cdo marrje ne mbrojtje praktikes se Saliut me Nanon per gjoja te nje kataklizmoje  ne ndarjen e pershpejtuar te TOKAVE me Reforma , ka fshehur ne brendesi te saj "Parcelizimin e shqiptareve per VOTA , per ELEKTORAT.

Me pas kryeustai edhe me prirje te brendeshme te tille megahajduti Sali Berisha dijti me mire se Littel hajduti Nano ti qendiste keto pune.

Saliu eshte KULAK ne mentalitet qe do te thote si puna e syrit : Nuk ngopet kurre "Nga Lugina e Ujqerve... can e shqyen tufen smiley

Nanua eshte mikroborgjez ne mentalitet qe do te thote "kenaqet me pak por me shume protogonizem " Nga Zagoria , kam pasuri e gje po me shume kam Emer smiley

Keta dy ustallare me nje tufe debilesh e hajdutesh ordinere nga mbrapa e kane prure ketu ne kete gjendje Shqiperine te pa LIGJERUAR Realisht ne ceshtjen e pronave . Lehtesisht te Goditeshme nga cdo Grupim me vullnet Politik per te bere perseri reforma pas Reforme !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).