Në pushimet e verës këtë vit mu desh të bëja kurën e rigonit. Kura e çajit të rigonit bëhet kur të zë diarreja. Në verën e këtij viti, diarrenë e kam peshqesh nga plazhi i Golemit. Më kishte marr malli ta shihja. Në rini kam kaluar shpesh pushimet atje dhe kisha mbi 20 vjet pa e parë. Bregu i gjatë midis pishave dhe detit nuk ekzistonte më.

Kur bënim plazh në rininë tonë shtriheshim mbi rërë direkt dhe e vetmja papastërti ishin bishtat e cigareve. Kur kishim etje luanim këmbët dhe blinim një aranxhatë tek klubet, nën plepa hanim bukën me djathë e domate, që e mbështillnim me gazetë dhe e futnim në një çantë, që e çonim prapë në shtëpi.

Kishim varfëri, por kulturë dhe pastërti. Pushuesit e sotëm shtrihen mbi shezlongë që janë rreshtuar si bateritë e pulave që bëjnë vezë.

Disa hotele, përdorin dyshekë sfungjeri që mbledhin bakteret e trupave për t'i dhuruar më tutje. Këta lloj pushuesish konsumojnë gjithë ditën ushqimet që marrin me vete, plus çka blejnë nga shitjet ambulante, - dhe kur largohen nga bateritë e shezlongëve mbetet një mal me mbeturina konsumi që mbyste çdo pamje tjetër të plazhit.

Deti ishte thuajse bosh. Ata pak që laheshin në breg duhet të ishin të llojit të supernjeriut që nuk sëmureshin dhe nuk ndjenin erën e kanaleve të ujërave të zeza që derdheshin në det. Atje ku isha unë, derdheshin ujërat e biznesit të deputetit socialist, Sadri Abazi. Të shtatë pallatet e tij të ndërtuara tek "XIXA" nuk kishin gropa septike. Kudo ndjehej parfumi i fekaleve.

Në banja dielli të dukej vetja si në mes të pazarit. Tregtarë endacakë në piskun e vapës shesin fara, qepë, groshë, fruta, deri tek çarçafët dhe fustanet. Mesatarisht, dëgjoje 40 oferta brenda orës. Një nga shitësit ambulantë këndon: "Shqipëria po ndryshon, as po vdes as po shpëton."
Në buzë të detit patrullon Policia Kufitare me një "fuoristradë".

Pyetjes sime se ç'kërkonin në bregdet (aty ku njerëzit bëjnë plazh nuk ka pse kalon makina) polici (makina në atë kohë kish ndaluar para anijes së mbytur, skeleti i ndryshkur i së cilës ka vite që prehet 5 m larg bregut), më tha se policia kufitare patrullon në rërën e plazhit dhe ruan se mos niset ndonjë motobarkë në drejtim të Italisë dhe në këto raste ai merr në telefonon kufirin nga makina patrullë në rërën e plazhit.

Disa minuta më pas, si për dreq, pranë nesh kaloi një barkë me motor. Pashë nga polici, por nuk pashë telefon gjëkundi. Më tha se "deri këtu tek vapori i takonte Durrësit, varka ishte tek zona Kavajës, që nuk i takonte atij...". Dhe nuk mori në telefon.

Kjo jetë plazhi shoqërohej nga muzika që nuk njeh orar. Ajo vinte prej karrocave të shitësve endacakë, lokalet dhe altoparlantët në çatitë e hoteleve. Shumica, muzikë popullore e veriut dhe këngë kosovare. Edhe netët e bukura me hënë, kur deti përkëdhelte bregun shoqëroheshin nga sonata me çifteli dhe simfonitë popullore.

"Or shoq' t'u knoqte shpërti..." Enveri u mundua shumë të kultivonte muzikën popullore, i preu të gjitha burimet e dëgjimit të muzikës evropiane, amerikane, na futi edhe në burgje, por nuk pati kaq sukses, sepse ne majë antenave ngelëm... Saliu, o zonja e zotërinj i la të gjitha të lira dhe ja rezultati: atë që mbolli Enveri e korri Saliu.

Shko në këto plazhet si i mësipërmi sot dhe dëgjon vetëm muzikë popullore, nga çiftelia e Malësisë e deri tek... çiftelia e Malësisë. Kjo po, që është strategji... As dialekt vendas nuk më kapi veshi gjëkundi në Gjirin e Durrësit, me përjashtim të shitësve endacakë që u janë bashkuar tani armatës së shitësve romë...

E jo vetëm aty... Kur kërkoja një adresë për të pushuar në Borsh, në çdo dy vendas, një fliste më dialekt "malokçe", - siç thuhet rëndom. Bisedova me një prej tyre, dhe e pyeta, a i printe klima këtu në bregdet, më tha se s'ndjehej mirë, sepse nuk rritet arra nën fik. - I thashë se kish të drejtë se arra e ka vendin në mal, në det o duhet të pjellë fiq ose të thahet. - Jo mor shoq, ma ktheu, kena me ba na, fikun me pjell arra...

Po mirë, do thotë ndokush, ç'të keqe ka sikur edhe e gjithë Shqipëria të flasë në këtë dialekt? Unë personalisht nuk e gjykoj njeriun as nga ngjyra, as nga prejardhja. Problemi im është "mentaliteti i malokut'', ose thënë ndryshe, ai mentalitet që i jep mundësi injorantit të luajë me ligjet. Ligji i pabazuar ose do të bjerë ose do të vendoset me dhunë.

Unë kam zgjedhur demokracinë si sistem qeverisje dhe jo dhunën, prandaj jam kundra këtij regresi që sjell injoranca. Jam e interesuar që injoranca të shkollohet me mund dhe sakrifica dhe të mësojë të bëhet qytetare, sipas ligjeve të qytetarisë që janë zhvilluar gjatë eksperiencës shoqërore. Nuk jam kundra lëvizjes së lirë të popullsisë, por kjo lëvizje duhet të jetë e kontrolluar dhe e bazuar në nevojat e shoqërisë.

Shoqëria kapitaliste që po ndërtohet prej 20 vjetësh në Shqipëri nuk ka baza ligjore kapitaliste, por ato të anarkisë dhe dhunës. Shoqëria kapitaliste ndërtohet në bazë të konkurrencës së lirë të bazuar në aftësitë individuale.

Aftësitë individuale zhvillohen në bazë të shkollimit. Shkollimi fillon në klasën e parë dhe 8 klasat e para janë determinante. Ky "maloku'', që jo për fajin e tij, mori një shkollim të dobët nuk është si njeri më i keq se qytetari i shkolluar, ndoshta mund të jetë më i mirë, por i mungon arsimi dhe kultura.

Ky nuk është problem, ndoshta, kur secili mban vendin që i takon, por ky mentalitet merr në duar shtetin, vendimmarrjen, etj., ndodh ajo që ka ndodhur me Shqipërinë. Sepse, ky mentalitet nuk drejton, por sundon. Sundimi është dhunë, dhe si pasojë nuk mund të ndërtohet më një sistem demokratik, përkundrazi, është pikërisht demokracia që dhunohet.

Pushtimi i tokave të tjetrit në Shqipëri, në përgjithësi ka ndodhur nga mbartës të këtij mentaliteti. Madje, në Ksamil p.sh., zaptuesit prenë edhe të gjitha agrumet, baza e të ardhurave materiale dhe ushqim i popullit. Bregun e bukur të Ksamilit e pushtoi betoni. Të jenë këto janë "iniciativa popullore"?

Unë nuk e besoj! Madje, aludoj që këto i kanë shërbyer konkurrencës së shteteve fqinje për turizmin. Qeveritë shqiptare nuk i shohin këto fenomene? Do të mendojë ndonjë lexues: "e kapi me qeverinë kjo tani, po gjërat e mira nuk i sheh kjo?" Po, i shoh. Ndryshimi është rrënjësor.

Natyra e virgjër e Gjirit të Durrësit brenda 10 vjetësh është kthyer në një qytet turistik pa infrastrukturë. Themelet e këtij qyteti janë të futura nëpër gropa septike, ku dekompozohen fekalet.

Me përgjysmimin e brezit të rërës ato do të filtrohen më shpejt në drejtim të detit. Në vitet që vijnë dhe këto 10 m breg që kanë ngelur do t'i hajë deti dhe qyteti i ri i plazhit do të kthehet një ditë në qytet lundrues. Pamja më befasuese është një pallat 20-katësh, i cili, në qoftë se do t'i rezistojë batimit, do të shërbejë si far i këtij qyteti. Të mos harrojmë ndërtimet e tjera pa distanca midis tyre, jashtë çdo standardi të ligjeve të urbanistikës. Gjiri i Durrësit tashmë u betonua.

Pak më lart, në bregdetin verior u ngrit industria e çimentos. Thonë që rrugët po ndërtohen për zhvillimin e turizmit drejt Jugut. A, vërtet?? Edhe atje gjërat janë gati. Sipas planeve, në Vlorë do të bëhet porti më i madh i Adriatikut, TEC-i, do të ndërtohen mullinjtë me erë etj.

Bregdeti i Vlorës, s'ka më vend ku të bëhet plazh, buza e detit është bllokuar me hotele e restorante parcela, parcela. Pastaj nga Dhërmiu e tutje janë tokat e blera nga greku dhe plani i Bankës Botërore që drejton dhëndri i Berishës dhe me kaq u mbyll kapitulli i ndërtimit të turizmit në Shqipëri.

Po pra, i shoh ndryshimet... Madje, nuk kam ku ta filloj e ku ta mbaroj përshkrimin e ndryshimeve që kam parë.

Jam e sigurt që kur pas 100 vjetësh të na fusin në Evropë, ajo do na shpallë shtet-muze të abuzimit, ose të krimit njerëzor me natyrën.
Kjo erdhi për shkak të krimit me pronën. Këto 20 vite nuk mjaftuan për t'u kthyer pronat pronarëve autoktonë.

Ata bien era qytetërim dhe po ta marrin pronën e tyre në dorë mund të bëjnë diçka për së mbari. Por, deri me sot iu dha mundësia hajdutit ta vjedhë, ta copëtojë, e ta shkatërrojë... Fuqinë e ka marrë elementi më negativ i shoqërisë.

Mendon njeri se unë i shkruaj të gjitha këto për të sharë qeverinë? Kurrë! Qeveritarëve të Shqipërisë u them bravo, se gjetet shesh dhe bëtë përshesh. Më kujtohet gjithmonë fjala e Bismarkut gjerman që thotë, çdo popull ka qeverinë që meriton. E pra, unë nuk shaj qeveri, se e di që pyll pa derra nuk ka. Por, unë pyes nuk ka të tjerë ky pyll që Shqipëria zgjedh gjithmonë derrat për ta drejtuar?


P.S. Kanë nisur të thonë se derri është kafshë inteligjente, madje aktorë të Hollivudit i mbajnë si kafshë shtëpiake... Po ne i zgjodhëm vetë derrat apo na i futën "aktorët" e mëdhenj botërorë?


* Mimoza Boçari është mjeke, ish - pjesëmarrëse në grevën e urisë për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009 në Shqipëri.

48 Komente

ci ke bo vetes me ket shkrim ej Moze smiley

 

Nuk e marr vesh me kë e ke mllefin.

 

Me veten qe je nje nder perzgjedhesve te derrave apo me derrat qe s'te japin nje cope toke ne pyllin e tyre?

Kishim varfëri, por kulturë dhe pastërti.

E vertete - packa se zonat rreth bunkereve (brenda ne bunkere po e po) ishin plot me jashteqitje njerezore, po keshtu edhe jo pak shkurre, etj. etj.

Artikull i shkruar me një gjuhë që shkon në kufinjtë e cinizmit... mund të na pëlqejë ose jo, por ç'ka prek dhe flet autorja, janë mëse reale dhe të vërteta.

  

smiley

Me pelqejne keta robt qe shkrujn me mllef!

po behet peshku si ore kendimi, ne klasen e dyte. Ky hartimi ka plot te verteta. Budallenjte ndahen ne dy kategori: ata interesantet qe te genjejne pa qene nevoja dhe ata te bezdisurit qe te thone ca te verteta qe s'ka kush qe s'i di.

Me pelqeu. Me teper se sa per radhitjen e fenomeneve negative te cilat jane perpara te gjithe atyre qe kane sy per te pare, per ate stilin e thjeshte te te shkruarit.

PS: Brad, te ka bere ajo Tirana me keq se plakat thashethemexhie. Le te mundohemi te ruajme dinjitetin tone, pertej niqeve, e te mos behemi bakallaro fare se s'ka lezet, ne respekt te vetes tone mbi te gjitha.

per ate stilin e thjeshte te te shkruarit.

Ate stilin e kane 94% te njerezeve, apo jo?

Ne te folur ndoshta, por jo te gjithe arrijne te jene po aq te thjesht e spontan edhe ne te shkruajtur.

Imagjino sikur shkrimtari/ja (fut emrin e shkrimtarit/es te preferuar) do ishte pjese e asaj 94%, do i lexoje librat e tij/saj? Pavaresisht modes ne memedhe qe cdokush qe di shkrim e kendim mund te botohet ne gazetat e shumta qe material falas duan te mbushin faqet.

 Frojdi i çpegonte të tëra me pulsionet seksuale, kta llafollogët e sotëm i çpegojnë me lartësinë mbi nivelin e detit. 

smiley

Big Grin

Dje, ai shkrimi i GSH "Kandidatura e Lul Bashes perçan te djathte" ku dilte ashiqare qe Nard Ndoka e Dash Shehu perbenin pjesen kunder te se djathtes. Sot ky. 

U kenaqa. Flm Moza.

P.S. Rritet arra nen fik, tek cila figure letrare hyn? Metafore apo Krahasim. 

Rritet arra nen fik, tek cila figure letrare hyn? Metafore apo Krahasim.

Hehe, mire e ke smiley  Jo per gje po mua, p.sh., me pelqen te ha fiq me arra.

Po mire, pjese te vogla te bregdetit jane betonizuar, po Tirana e liderit te zojes ne fjale a nuk eshte betonuar? I gjithe betonimi pa kriter dhe abuziv qe ka ndodhur ne disa pjese te bregdetit ka pasur si shembull Tiranen e Edi Rames. Nderto, nderto se ka fitim marramendes. Tirana e Edi Rames u be nje monster betoni pa kurrfare kriteri duke mos pasur edhe kanalet e nevojshme per ujrat e zeza per te gjitha ndertimet qe beheshin. Ndertohej kudo: ne rruge dhe mbi rruge, ne lulishte dhe trotuare, ne prona te zaptuara pronareve legjitim nga sekseret e Rames me letra fallco, se fundi po shkaterrohet edhe gjelberimi tek Liqeni Artificial me pallate 30 kateshe; pallate te ndertuara ngjitur njeri me tjetrin, ku nuk ka as nje cope rruge per te hyre ne raste emergjence zjarrfikesja apo ambulanca e zojes mjeke ish-greviste per kauzen e kutive. Gjate ketij 20 vjecari ne me shume se gjysmen e tyre ka kaleruar dhe lideri i zojes, Rama. Rezultati, Tirana e Rames me tmerr betoni, ajer te ndotur qe ju shkurton jeten banoreve te saj etj. Edhe per kete i kane fajet maloket? Po per betonin ne bregdet fajet maloket perseri i paskan? Jo zoje jo. Kjo eshte urrejtja per maloket qe ju i shikoni si votues te kundershtarit, urrejtje e trasheguar qe nga komunizmi, por pallatet shumekatshe ne bregdet nuk i kane bere maloket. Maloket e shumta kane bere ndonje shtepi dykatshe ne Bathore por monstrat e betonit i kane bere deputete te Rames si ai Sadri Abazi qe permend ti dhe Fidel Ylli. I kane bere ata te kulturuarit e qyteteve qe pasi kane punuar si trafikante ne Itali apo diku tjeter kane ardhur dhe ndertuar hotele e motele ne Vlore e gjetke. Mos u merr me gjethet, merru me trungun zoje. Merru me modelin e betonizimit te hapesirave publike nga Edi Rama. Ky model eshte ndjekur edhe ne vendet qe permend. Normalisht qe pas nderrimit te sistemit, dobesise se shtetit gjate tranzicionit, zhvillimit te vrullshem ekonomik etj. si edhe ne vende te tjera qe kane kaluar te tilla faza, do te kishte probleme me pronat, levizjet migratore, ndertimet pa leje por tmerri i betonit qe ka ndodhur ne Tirane eshte bere me leje. Po, po, me leje nga bashkia e Rames. Ka pak kohe qe ka filluar aksioni per prishjen e ndertimeve ne bregdet nga Inspektorati Kombetar i Ndertimit, nuk lexova gjekundi qe zoja ta mbeshteste. Nje zyrtar i afte i shtetit shqiptar si Bojaxhi i ka hyre nje pune per pastrimin e rivieres shqiptare nga ndertimet pa leje, duke rritur autoritetin e shtetit dhe zbatimin e ligjit, pse nuk mbeshtetet ai ne kete pune te tij? Sa shkrime keni bere ta inkurajoni? Asnje. Bile jeni (e kam fjalen per PS-ne e liderit te zojes) rreshtuar ne krah te atyre qe bien ndesh me ligjin si ne Hamallaj. Per keto zoje duhet te flasesh dhe jo te besh shkrime per t'i bere qejfin Edvinit e kushedi, ne PS-ne e shpartalluar kap ndonje vend. Per konceptin e zojes per diktaturen dhe demokracine mund te flas me poshte se ketu u zgjata shume, se zoja qenka e mbaruar me kohe edhe ketu. Pune seksi dhe frustrimi edhe kjo gje.

Disa ja lepijne Edvinit e disa te tjere Berishes...

Kulmi eshte kur akuzojne njeri-tjetrin per lepirje.

Patetike. Pa pike dinjiteti.

Kjo ka mbaruar shkollen ? Kjo e mban veten per te kulturuar !!!

Nuk rritet arra nen fik, jo se arra rritet ne mal , Dije, por se eshte peme e madhe dhe fiku eshte peme e ulet, Dije.

Lexo, kulturoju, dhe ulu e shkruaj, le nam, pale je edhe infermiere.

 O Lumo, mos bo sikur nuk e kupton pytjen e goces. smiley

Pf.

Problem eshte kjo qe shkruan.

E para here qe degjoj " mentalitet maloku" ! Nuk po zgjatem me shume.

 Jam dakort qe nuk rritet asgje nen fikun e saj .

 

Po mirë, do thotë ndokush, ç'të keqe ka sikur edhe e gjithë Shqipëria të flasë në këtë dialekt? Unë personalisht nuk e gjykoj njeriun as nga ngjyra, as nga prejardhja. Problemi im është "mentaliteti i malokut'', ose thënë ndryshe, ai mentalitet që i jep mundësi injorantit të luajë me ligjet. Ligji i pabazuar ose do të bjerë ose do të vendoset me dhunë.

Pf.

Mu desh ta lexoja gjashte here per ta kuptuar, ti e ke kuptuar me nje te lexuar.

6 ore qe kam harxhuar per te kuptuar kete artikull do thote se jam 6 ore me pak intilegjent se ti, beji hesap per ditet e jetes , sa mbrapa jam me intiligjenc, po fundi fundit e kuptova.

Lexo ketu çfare thote zonja artikull

"Kur bënim plazh në rininë tonë shtriheshim mbi rërë direkt dhe e vetmja papastërti ishin bishtat e cigareve. Kur kishim etje luanim këmbët dhe blinim një aranxhatë tek klubet, nën plepa hanim bukën me djathë e domate, që e mbështillnim me gazetë dhe e futnim në një çantë, që e çonim prapë në shtëpi."

Me thuaj ti Pf, se çfare mund te ndysh , krijosh plehra, me dy domate e nje cop djath, e nje faqe gazete, qe edhe ne qoftese e ke hedhur per toke, e ka marre era duke e mbledhur tek trungjet e plepave, ose ka kaluar "punetori" dhe i ka mbledhur sepse nje kile kushtonte 16 lek.

Hidhen perpjete te mjeret nostaligjik ( miserabel nostaligjik) se kultura e re "maloke" po na shkaterron jeten e bukur.

kte e kam pa nje here tu fol ne tv, me te bo me vjell. Me qe e shqetsoka dialekti geg le te iki e te mytet ke varri i Dulles. femer e pshtire

 Unë kam zgjedhur demokracinë si sistem qeverisje dhe jo dhunën, prandaj jam kundra këtij regresi që sjell injoranca.

ky citat me beri pernjehere per vete. moza, rrofsh.

Shkrim origjinal ne vetvete, ne menyren si e ka zbraz bardhakun, por qe i sherben me shume mllefit te saj dhe guximit te gazetes. Me gjakftohte!.. si i thone..

Jam e sigurt që kur pas 100 vjetësh të na fusin në Evropë, ajo do na shpallë shtet-muze të abuzimit, ose të krimit njerëzor me natyrën.
Kjo erdhi për shkak të krimit me pronën. Këto 20 vite nuk mjaftuan për t'u kthyer pronat pronarëve autoktonë.

Ata bien era qytetërim dhe po ta marrin pronën e tyre në dorë mund të bëjnë diçka për së mbari. Por, deri me sot iu dha mundësia hajdutit ta vjedhë, ta copëtojë, e ta shkatërrojë... Fuqinë e ka marrë elementi më negativ i shoqërisë

Kam nje nip , e nderuara dhe shume e nderuara MOZA . Kur ishte i vogel nuk shante me fjale te ndyra por kur te thonte m.... , te shihte ne sy dhe bente nje si grykore ku dallonte germa e theksuar E ( me dy pika lart ) .

Kur erdhi sivjet nga leja ne Shqiperi ,pas pyetjes "si kalove " nuk e tha me me grykore por me ze te larte e me peshtiresi te plote per  ata qe kane menazhuar ate vend "ne sektorin strategjik  strategjik , se turizmin zotrie "

Per kuriozitetin tend Moza , ndoshta dhe Ju mund ta dini por Qeverise Shqiptare ne ato kohra eshte bere nje propozim nga CEKET , per ta marre me "qira" e ndertuar me afat 20 vjecar Plazhin , Nga ish Iliria deri tek ajo anija e famshme e A.Llakajt kur i lutej Gj,Elez Alia "ti merrte motren per tek semaforet smiley

Me duket rreth viteve 56 . Por pergjigjja ishte se "me te vertete ne nuk kemi mundesi te medha SOT , por ai u duhet lene Brezave qe ta ndertojne " dhe ashtu u la ne teresi .

Por kush e dinte qe do mesynin MALOKET  si mentalitet ? Kjo specie e rralle qe di vetem te dhjese e te djege , te shkaterroje e te ndyje . Te mos shohe kurre me larg se bytha e saj . Dhe kete sot e kemi ne krye me parrullen " Shqiperia po ... " E kush zgjatet se u be boze po kush degjon thuaj . Vuvuzelet  e shpurres ? ata nuk kane veshe , ata bejne vetem vuvuvuvuvuvvu .

E vetmja fjali qe mund te ndertojne ne sHQIP eshte pasthirma si U lerime ose si Hungerime  derrash "Rnofte NM e tij dum Bab Berisha " qe si gjithnje shoqerohet me "Poshte kromineli Fatos Nanja " ose kushdo qofte tjeter kunder atij qe " i hengert zemren Rushdija "

Artikull perle . 5 me yll dhe " te lumte dora e vogel "

Bukur. Sakte. Artikull shembullor.

papritur nje ze u degjua.. "me mire hesht se te flasesh keq".. kush foli, kujt i'u tha, kush e degjoi?

Ne Golem ka pas ngrene qeni petulla.

E bukur ajo konga Shypnia po ndryshon, as po vdes e as po rron

e ka nanjoni ne jutubÉ

 Ai shenimi ne fund i tregon te gjitha!

* Mimoza Boçari është mjeke, ish - pjesëmarrëse në grevën e urisë për transparencën e zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009 në Shqipëri.

Ta shpifin, njesoj si ata qe shkruajne per kultivimin e kastravecave ne serrat diellore, dhe vene poshte shenimin "Autori eshte ish-pjesemarres i greves se urise se shkurtit ´91"

Kjo mjekja eshte thjeshte nje paciente e pavetedijshme ndoshta, por ka nevoje urgjente per mjek psikiater. Urrejtja ndihet ne cdo rreshte ne shkrimin e saj, percmimi per ata qe nuk fliskan si i pelqen asaj, dhe permend edhe Sadri Abazin nga kampi i vet, (ndoshta pse eshte "malok"?) si per te treguar "pakenaqesine" me te gjitha palet.

Dhe gjithe keta komentuesit peshkiste qe e pergezojne per shkrimin, do t´i kisha pyetur: A vertet besoni se te llomotitesh "jugce" eshte model qyteterimi? Dmth "ma knaqe shpyrtin or tej" tingellon me jocivilizuese se "ku je o te qifja t´ëmë!"?    

 

 a ma thote dot njeri me pak fjale c'donte te thoshte autorja me keto fjalet e hedhura kuturu ne leter?

 tutta la colpa è dei maloki. 

thanks akvll. fale zotit kam nje si tip ndjesie per pacavuret qe ne momentin e qe lexoj titullin, dhe kjo me kursen goxha kohe here pas here

haha!

dikush e ka fajin gjithmone, mjafton pak kreativitet. Per Hitlerin (dhe eliten rreth tij) fajin e kishin "cifutet", mentaliteti i tyre "cifut" per cdo gje te keqe te gjemrnaise se asaj kohe. Edhe elita shqiptare ka zbuluar "cifutet e tij". Sipas rastit keta i quajne maloke (mentalitet maloku) ose katundar (mentaliteti i katundarit). C'te bejme me keta eshte pyetja, sidomos kur argumenti riprodhohet me kete shpejtesi, me kete sukses e kur duket se te gjithe jane ne nje mendje qe armikun e kemi mes tone dhe ja dime emrin.

He, c'te bejme me keta maloke e katundare, qytetare te dores se dyte ne vendin e tyre?

c'te bejme me keta maloke e katundare

T'i qyteterojme!

Por e para dhe kryesorja eshte qe te pranohet ekzistenca e problemit. Vetemse ide te mykura populiste, si kjo me lart, qe luan (cfare sarkazme!) pikerisht me karten e antipopulizmit, nuk lejojne te njihet kryeproblemi te pakten 200 vjecar qe kemi.

Me fal, po si mund te mos fajesohet mentaliteti i katundarit. Autorja po i jep emrin 'malok'..e po shpreh ne menyre me vulgare frustracionin qe e shpreh me mire Shinasi Rama. Per ju qe u ofendon shprehja 'malok' si tosko-centrike...shkoni ne Shkoder e shihni sa e perdorin ata e ne cfare konteksti e pastaj hajdeni ketu e hungroni.

Se pari, une, apo ata qe je duke nenkuptuar, nuk jemi kafshe: kafshet (si psh, qeni) hungerijne. Une jam njeri dhe ketu po shkruaj (tamam-tamam).

Se dyti, shtypi nuk eshte vendi per te shfryre frustracionet Shenazi Rama apo kushdo qofte: per kete ka vende te tjera, psh, nje shetitje ne ajer te paster.

.

 

Nga lloi i ketyre artikujve , behet ose ndertohet edhe psikologjia e nje Kombi . Jo se ky e ndertoi , po keto se bashku me origjinalitetin e"Ditareve" apo "Shqiperi tavolinash " etj vene kujen sipas menyres se vet

Kujdes

Fuqinë e ka marrë elementi më negativ i shoqërisë  .

Dhe kjo zonja e dalloi ne Plazhe mentalitetin MALOK . Ate mentalitet qe u ushqye nga k/maloku ne Pushtet. " Se Jugu zotnie , e ka persekutue Veriun " Se ( Vur re ) gjuha veriore zotrie asht persekutue zotrie " "Se Kosovatret zotrie jane ndry ne burgje zotrie "

E sa te duah blegerime te ketilla te sqaoit te Vucidolit te cilave u vete me gaz e hare prapa nje turme kecash .

Por te mos jemi kaq Naive se "keta Kosovare me para e te dale " as me shume e as me pak jane me burime financimi te pakontrolluara. Edhe nga ana kulturore nuk jane ne nivelin e shqiptareve . Ata nuk kane pas kontakt me Detin kurre . Kjo nuk eshte per faj te tyre .Edhe ata si ne jane .Shqipetare ,por nuk mund te jete njesoj ne cfrytezim te plazhit,Nje Dursak , Nje Vlonjat ,NjeTiranas me nje po themi nga Krasniqja apo Berisha .

Kush ka jetuar gjallerisht ne ato vitet e mesymjes "malokeve" ne Plazhin e Durresit ndoshta do ti kujtohen jo vetem emertimet e klubeve si Gjanica, etj etj ,....vetem lokale e klube qe zhvillimi qe pruri mentaliteti malok .She si per ti vene vulen nga ish halete e dykatshit tek Hyrja ( Teuta) dilnin ca femije duke ferkuar syte qe sapo ishin zgjuar nga gjumi .

Dhe ne ate mizerabilitet te mbjellur nga Mullahu i Perparimit e Lirise , ndigjoje me shume

"Kaja nonen bre"  se sa "te dua  a te qifja udhen"

Keta lloj artikujsh , ziliqareve dhe atyre qe fshehin interesa njohjeje personale vertet nuk mund tu pelqejne "per nivelin artistik zotnie " por une mbroj mendimin se keto lloj pru4rjesh dhe kjo vije duhet te jene celesi per te ndertuar nje psikologji te qendrueshme  tek populli ne teren "Kunder Malokezimit te cdo Gjeje " .

Dhe ketu nuk hyn as Jugu as Veriu . Ketu hyn rastesia e qellimshme e kontigjenteve qe nuk kane identitete por quhen "elektorat " .

Nje gazetar ose i qellimshem ose injorant , qe vendos poshte shkrimit te dhena , qe prej 91 prune me vete kete ndyresi mediatike qe eshte sot ...: Pjesmarrese ne Greve .... smileysmiley .

Si njohes i mire i te gjitha trevave, a mund te na thuash cili eshte ndryshimi nga dikush qe eshte rritur ne malet e veriut me dike qe eshte rritur ne malet e jugut? Kane ndryshim nje bari i rritur me delet ne "Vucidol" dhe nje bari te rritur me delet ne Kuc? Ka ndonje rrace tjeter, speciale, delesh atje ne Kuc?

Me keto tonalitete e pa paravolira edhe mund te Kundojme ..thone nga Fieri.

Eshte njendryshim aq i madh sa qe nuk mund ta imagjinosh. Kullotat qe kane ushteqim per dhen jane te ndryshme nga ato qe kane ushteqim per DHI e Sqeper .

Ka ndonje rrace tjeter, speciale, delesh atje ne Kuc?

Ka dhe sa per te kulturuar pak nga jeta cobanore fiksoje mire kete dallueshmeri . Cobani i dheneve te JUGUT nuk i gjuan dhente me GURE por i ndjell , u FLET .

Ndersa cobani i dhive e sqeperve  te Vucidolit u qellon me gure e me c'ti dale perpara se jane te pabindura . Dhe si pasthirme kavetem kercenimin ...eeeeee dhije  ! ( me pika lart )

Konkluzionet si i padije ne fushen e mardhenieve me bagetite po i ditur ne fushen e pejetjeve , i nxjerr vet besoj . Por sa per te te ndricuar ne "molloisje" te krahasimeve qe i ben midis lloit , si molla me portokallen qe jane fruta , ne Veri shume vone ,....zona e Jugut dhuroi DHEN me mijra ..

Dhame e dhame ... dhe i theren me shumice

  Po te kec mbetur i pacqaruar jamte gati te te them edhe nonje vecori tjeter si psh punen e bishtit .....

@ Idris:

Dhe si per ti vene vulen, nga ish halete e dykatshit tek Hyrja (Teuta) dilnin ca femije duke ferkuar syte qe sapo ishin zgjuar nga gjumi .

Je shume i keq! I keq fare smiley

Mire, meqe kalove ne letersi, po te qeras me dicka te bukur fare (for a change, thot inglizi), me autor PF-ne, shkruar ne 1988 (edhe mo u merxit, se Selanik e tatepjete... vazhdimin e di vete):

 

CURRILA, KORRIK 1988

Jam ulur ketu ne lokalin veror mes pishave
i vetem, me nje gote vere ne dore. Nje kamarier
u sherben ne heshtje klienteve akoma te rralle
ne kete buzembremje. Tani dritat e sapondezura
brenda disa globeve te thyer ne kendet e pistes
duken ende si te vdekura, ashtu si te gjitha
dritat para se te bjere nata.

E megjithate eshte bukur
Nje bukuri e vecante, nuk di si do mund te ta shpjegoja;
nje bukuri jo si ajo e kartolinave qe ti je mesuar te shikosh.
Mbase me mire qe nuk erdhe me mua sonte.
E di qe nuk do t'i pelqeje dot keto kodra te zhveshura
e te rrepirta prej argjile, as kete det te gjelbert me
cektesira te shrregullta e ca dallge te vogla e te shtrembera.
Ti do te merziteshe. Nuk do te kuptoje asgje
nga gjestet e vogla e te shpejta te atij memeci
ne tavolinen e fundit, qe shpjegon dicka ashtu
sic e kane shpjeguar njerezit mijra vite me pare,
ndersa dielli perendonte po keshtu prapa pishave
dhe atyre kodrave te vogla e te perhime
mbi horizont.

Nuk do te te pelqente kjo muzike e ngadaleshme;
kenge te vjetra
qe ti nuk di t'i kendosh, as t'i kercesh.
Ketu askush nuk kercen. Njerezit nga tavolinat
i therrasin njeri-tjetrit me emer, hane peshq te skuqur,
dhe pine vere me gota te medha birre.
Gjithcka ketu per ty do te ishte e huaj.
Nuk do te mund t'i dashuroje dot keta pirunj
alumini te medhenj e te trishtuar, as nuk do te dije
te qeshje me brimen qe ngjan si nje merimange
e vogel ndaluar  ne peceten e tavolines.
Edhe ti do te ishe e huaj. Askush nuk do te besonte
ne bukurine e ijeve dhe ne lirshmerine e gjesteve te tua.
Do te ishe nje bukuri e kote. Kurre nuk do te mund
te te perfytyronin duke fjetur ne nje shtrat te shprishur
ne mesin e veres, ose duke mbajtur mbi shpatulla krahun
e rende te nje burri qe me gjeste trashanike perpiqet
te te shpjegoje dicka
ndersa kthehet  i dehur ne shtepi ne mbremje.

Me mire qe nuk erdhe.
Tani po e kuptoj, ndersa dielli ka perenduar
dhe hena ndrit e heshtur mbi detin e zi e te vdekur.
Duke mbeshtetur fundin e gotes se zbrazur mbi tavoline
keshtu mendoja.

loved this poem. jashtzakonisht e bukur, njerezore. thanks pf and em

 

Edhe ti do te ishe e huaj. Askush nuk do te besonte
ne bukurine e ijeve dhe ne lirshmerine e gjesteve te tua.
Do te ishe nje bukuri e kote

Mbase me mire qe nuk erdhe me mua sonte.
E di qe nuk do t'i pelqeje dot keto kodra te zhveshura
e te rrepirta prej argjile, as kete det te gjelbert me
cektesira te shrregullta e ca dallge te vogla e te shtrembera.
Ti do te merziteshe. Nuk do te kuptoje asgje
nga gjestet e vogla e te shpejta te atij memeci
ne tavolinen e fundit, qe shpjegon dicka ashtu
sic e kane shpjeguar njerezit mijra vite me pare,
ndersa dielli perendonte po keshtu prapa pishave
dhe atyre kodrave te vogla e te perhime
mbi horizont.

Ju pershendes me KETE. have a good sunday

Kete e kishim lexu dhe pelqy gjithashtu . Pervec komenteve te gjembaceve qe tek pirunjte e aluminit do shihnin me largepamesi nje shtypje e persekutim te dashurise nga diktatura me eger ne Bote zotrie smiley

 

Eshte gjynah qe ky njeri nuk eshte botuar. Jane te pakten 10 opuse qe do i rrinin shume shume mire letersise shqipe te periudhes 45-90.

@PF: Hej, gjej rastin me te thene edhe nje here FLM qe i ke ndare me ne.

si e kuptojme ne fjalen malok???

malok ka dy kuptime kryesore ne shoqerine shqiptare. 1, dmth nje person prej veriut te shqiperise. kete s'e mohojme dot, shpesh kur i referohet nje veriori ne menyre pexhorative, na vjen ne ndihme fjala malok. 2. kur robi eshte i pa-arsimuar, por edhe me nje natyre ose temperament te pa-civilizuar, cfaredo qofshin keto.

te dyja keto kuptime jane te nderlidhura. ideja eshte se 60-80% e rasteve 1 jane 2. dhe 60-80% e rasteve 2 jane 1. ose dicka e tille dmth.. te pakten kshtu na pelqen neve te mendojme. keto sigurisht nuk jane ide te bazuara na nanje fare studimi ose kerkimi por jane menyra se si e perceptojme ne veten.

ky nuk eshte nje mundim serioz dhe akademik i imi per te ofruar nje perkufizim operativ qe do te adresonte te gjitha dimensionet e ksaj terme. sidoqofte, per aq sa me intereson mua dhe asaj qe dua te them une ketu, eshte se ne ate diaologun e shkurter midis artikullshkrueses dhe atij plakut prej veriut.. plaku ne njerin sens te termes eshte 'malok' duke qene se ehste prej veriut me origjine. kurse artikullshkruesja nuk eshte maloke ne sensin se ajo nuk eshte me origjine prej veriut. por ne sensin tjeter, plaku eshte jo-malok, sepse pergjigja e tij eshte plot mencuri, kurse artikullshkruesja eshte komplet maloke, sepse me sa para mend mund te takohesh me nje plak e ti thuash "behu fik ose thahu?". kshtu qe.. problemi i vertete i joni eshte se ne nuk jemi te vetedishem sa te perputhshem jane kto kuptimet e ndryshme te fjales malok me njera tjetren.

Une nuk pashe ndonje mllef nga autorja, veç konstatime, dhe te pershkruash ate qe sheh, nuk eshte se po fut urrejtje. Qe administrata dhe qoshet jane mbytur me njerez te paafte, kjo nuk vihet ne dyshim, biles une keto qeverite dhe administraten e tranziscionit, i kam krahasuar me qeverite dhe administraten e pas luftes 2B, ku lloj-lloj njerzish pa shkolle qe zbriten nga mali e lufta, zune vendet e atyre me shkolle. E kam thene dhe tek libri "Vizione te Qarta", se Buall Mavria nuk eshte politikan kalibri, as i ndershem, as i rrethuar nga njerez me vizione dhe idera per Shqiperine,  ai eshte nje politikan i prapaskenave, dhe si i tille kemi kete gjendje.

Ne shqiptaret, duhet ti bejme nje pyetje vetes; Pse jemi kaq mbrapa ne krahasim me shum vende, jo vetem ballkanike, por dhe aziatike e afrikane. Ku qendron e keqja. A gjejme dot sindromin, shkakun, semundjen, me qellim qe te gjejme dhe ilaçin.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).