Biznesmeni komunikon verbalisht me grupin hetimor dhe konfirmon se do të paraqitet sërish në Prokurorinë e Tiranës

Prokuroria komunikon verbalisht me biznesmenin Rrahman Selmanllari për deklaratën e lëshuar para mediave, sipas së cilës ai i ka dhënë Dritan Avllajt 20 për qind të aksioneve në këmbim të nxjerrjes së një leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës. Burime nga njësia Task-Forcë thanë për gazetën “Shqip” se Selmanllari ka konfirmuar se deklarata e lëshuar para mediave mban firmën e tij dhe ai është i gatshëm ta sjellë në organin e prokurorisë, e cila ka filluar një hetim pas akuzave Braçe-Vokshi
 
Akti noterial

Debatet në distancë midis biznesmenit Rrahman Selmanllari dhe organit të prokurorisë pas dhënies së dëshmisë për lejet e ndërtimit do të “sqarohen” në një seancë të re pyetjesh që pritet të zhvillohet këto ditë. Grupi hetimor deklaron se biznesmeni është ftuar për shpjegime dhe gjatë kontaktit telefonik ai ka deklaruar se është i gatshëm të paraqitet për dëshmi me një kopje të deklaratës publike të noterizuar. Sipas akuzës, Selmanllari ka konfirmuar faktin se do të depozitojë para grupit hetimor edhe aktin noterial, në të cilin pretendonte se ka dhënë 20 për qind të aksioneve në këmbim të lejes së ndërtimit, ndërsa pritet të pyetet për modalitetet e kësaj dëshmie. Hetuesit e çështjes deklarojnë se Selmanllari do të pyetet nëse ka dhënë ose jo shuma të hollash për dhënien e lejes së ndërtimit, ndërsa akuza do të “thellojë” hetimet, duke këmbëngulur te marrëveshja e bashkëpunimit midis Selmanllarit dhe Avllajt.

 
“Nën akuzë”

Kontradiktat e deklaratave mund t’i kushtojnë biznesmenit Selmanllari vënien para përgjegjësisë për dy vepra penale. Akuza e parë, që mund t’i ngrihet biznesmenit, është dëshmi e rreme, ndërsa më pas do të verifikohet edhe korrupsioni aktiv. Mësohet se biznesmeni Rrahman Selmanllari do të ballafaqohet në prokurori, me deklarimet në prokurori dhe media. Ai do të pyetet se cili variant është i saktë. Pas këtij momenti, hetuesit e çështjes do të vendosim për statusin e tij. Akuza deklaron se, nëse Selmanllari i përmbahet deklaratës publike, ai rrezikon seriozisht të merret nën hetim. Ajo çka po fokusohet organi i akuzës është saktësimi i dëshmisë së biznesmenit, i cili ka folur me dy variante për një çështje.

4 Komente

Po ç'tu desh, o i goditur?!

Luftë me qeverriun do bësh ti?

Po 20% kujt do tia jepte ai, se s'po mirret vesh, personalisht Edi Rames per lejen, apo Bashkise per truallin (se mund te jete prone e Bashkise ai vend/truall) .

 Pjer

tani te doli gjumi...

Selmanllari si mik i Sales po mundohet ti beje nje nder me qellim qe te akuzoje Ramen me fakte nqs ka.

te njejten gje beri Vokshi...

Pushtetaret e sotem kane gjetur si pergjigje ndaj akuzave te opozites rrugen e kunderakuzave me shume per mjegull mediatike sesa me fakte ose sqarime bindese ndaj akuzave te renda. E keto sulme ja drejtojne kryesisht Rames. Keto nuk mund ti quajme akuza por me teper shantazh. Shkurt, domethenia e tyre eshte: mos hapni gojen se edhe ne dime mbi punet e pista te perfaqesuesve te opozites. Sipas funksionimit totalist te qeverise dhe PD, ku cdo gje behet me dijeni te Sales, pozita sulmon per cdo gje kryetarin e opozites. Eshte e imagjinushme qe edhe ne bashki ka korrupsion por nuk mund te besh pergjegjes Ramen per cdo abuzim te vartesve te tij. Ose do ishte e njejte sikur per cdo abuzim ne administrate te besh fajtor Salen. Nje pushtet qe akuzon e nuk paraqet asnje deshmi te vlefshme behet i pabesueshem. Nqs kane dicka per Ramen do ishte mire te paraqisnin dicka konkrete. Por mbasi e moren me liber shtepie duket se pozites po i mbaron municioni e i kane ngelur vetem bomba tymuese. Eshte e turpshme per nje qeveri te sillet ne kete menyre ndaj akuzave te opozites. Qeveria ka ne krahasim me opoziten nje aparat te tere ne dispozicion.

 Tani i ka ardhur radha seksereve te pushtetit te japin kontributin e tyre. Por si ne rastin e Selmanllarit ashtu dhe te Vokshit me deklaratat e tyre bien ne kundershtim me ligjin, pasi pazarlleqet e tyre jane te kundraligjshme e me pasoja per vete deklaruesit, akuzuesit. Edhe Vokshi doli me akuze 20%(100 milion euro) duke harruar qe partneri saj ne baze te deklarates administronte 500 milion euro ne kete biznes. Plus qe si nepunese e larte dhe tani deputete pranoi pa dashur qe ka pasur dijeni per keto pazarlleqe te jashteligjshme thjesht korrupsion me shifra skandaloze. 

  Skema e pasurimit te pushtetareve tane abuzues tashme eshte zhvendosur nga kafenete ne mediat e perditshme. Skema eshte e thjeshte: "biznesmenet" seksere te lidhur me pushtetin regjistrojne firma, perfitojne leje, koncensione, tendere, etj. Keto firma, pa kapital, pervoje e specializim  kerkojne zakonisht investore te huaj dhe bejne te ashtuquajtura jointventure, shoqeri te perbashketa ku mbajne zakonisht 30 - 40 te aksioneve te shoqerise per vete dhe pushtetarin. E gjithe kjo ne kurriz te pasurise shteterore. Keshtu behen shpejt milionere pushtetaret dhe njerezit e tyre.

Ka nje shkeputje nga realiteti te elites sone ne krahasim me ata qindra mijra shqiptare qe jane ne gjendje te veshtire ekonomike. Nqs nga mengjesi ne darke kalon kohen vetem me pazarlleqe tenderash,etj eshte e veshtire te kuptosh pse indinjohen shume te tjere kur ministri deklaron se fitoi brenda nje viti 1.8 milon euro e lava nje kredit prej 30 milion euro. Po ky minister deklaroi nje dite mbas zgjedhjeve se mandatin e fitoi vetem se i premtoi Sales se eshte me te. Pra telefonoi Salen(deklarate publike ne TV)dhe ai mori masa qe ky te fitoje. Edhe kjo deklarate nuk shqetesoi njeri te ne pasi duket shume normale per nivelin e zgjedhjeve te ne. Eshte sot minister jo nga aftesite e tij si ekonomist i zoti por si pehlivan politik me vota te vjedhura. 

Shpresat jane te pakta qe shoqeria do perfitoje nga kjo lufte politike megjithe deshmite skandaloze. A do kete drejtesia fuqi te beje dicka? Une jam pesimist... 

 

 Me nje fjale  odin m,  aty u dashka ajo qe them une , nje force e trete e paperlyer, ti fshije te gjithe, dhe te punoje per Shqiperine. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).