Serbia ndryshon rezolutën, Tadic: Nuk e njohim pavarësinë

 

 

 

 

 

 

PRISHTINE- Beogradi dhe Brukseli arrijnë marrëveshjen për modifikimin e testit të rezolutës serbe për Kosovën.

Ora: 19: 57- Ashton: Të nisë dialogu mes Prishtinës e Beogradit

“Pas votës nesër në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, gjeja më e rëndësishme është të nisë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit” ka qene kjo deklarata e shefes së diplomacise europiane Kethrin Ashton, pas përfundimit te bisedimeve me presidentin serb Boris Tadiç, që konkluduan me sukses, pasi qeveria serbe miratoi ndryshimin e draftit të paraqitur në OKB.

Ora: 19:41- Tadic: Nuk njohim absolutisht pavarësinë
Presidenti serb Boris Tadic deklaroi pasditen e sotme se në tekstin e ri “Beogradi nuk njeh abolutisht pavarësinë e Kosovës”.

I cituar nga agjencia elajmeve Beta, Tadic thekson se ndryshimi i rezolutës erdhi si rezultat i punës së shumë shteteve, si ato që kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe nga ata që nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Sipas presidentit serb është arritur një kompromis për dialog mes palëve.
Mediat në Beograd shkruajnë se BE është e interesuar të favorizojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit për të forcuar paqen dhe stabilitetin në rajon e Ballkanit.
Nga 27 vende të Bashkimit Europian, 22 e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Vendet që ende nuk e kanë bërë këtë hap janë Spanja, Rumania, Greqia, Sllovakia dhe Qipro.

Ora: 18:15- Rezoluta e ndryshuar e Serbisë
Serbia i ka paraqitur Kuvendit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara projekt-rezolutën për Kosovën që është harmonizuar me Bashkimin Evropian, raportojnë agjencitë serbe të lajmeve.
Përmbajtja:
a) Të vetëdijshëm për qëllimet dhe parimet e Kombeve të Bashkuara;

b) Duke pasur parasysh funksionet dhe autorizimet mbi bazën e Kartës së Kombeve të Bashkuara;

c) Duke rikujtuar rezolutën 63/3 nga 8 tetori i vitit 2008, me të cilën kërkohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë që të japë mendimin këshillëdhënës lidhur me pyetjen: “A është shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës nga ana e institucioneve të përkohshme të vetadministrimit në Kosovë në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”?;

d) Duke pranuar me respekt mendimin këshillëdhënës të GJND-së më 22 korrik 2010 nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën dhe pas shqyrtimit të kujdesshëm të së njëjtës, duke përfshirë edhe çështjen, për të cilën është dhënë mendimi;

e) Ka në dijeni përmbajtjen e mendimit këshillëdhënës të GJND-së për atë nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare kur bëhet fjalë për Kosovën, duke përfshirë edhe kërkesën e Kuvendit të Përgjithshëm;

f) Përshëndet gatishmërinë e Bashkimit Evropian që ta lehtësojë procesin e dialogut ndërmjet palëve. Procesi i dialogut vetvetiu do të ishte faktor paqe, sigurie dhe stabiliteti në rajon. Ky dialog do të kishte për qëllim avancimin e bashkëpunimit, të realizojë avancim në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe të përmirësojë jetën e njerëzve.

Ora 17:06- Serbia e ndryshon rezolutën për Kosovën
Qeveria e Serbisë ka miratuar në një mbledhje perfundimet, me të cilat autorizohet Ministria e Jashtme që të paraqesë propozimin e ndryshuar të rezolutës për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Propozimi i ndryshuar është harmonizuar me 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë burime në Qeverinë e Serbisë.

Ky është rezultat i marrëveshjes së djeshme të presidentit serb Boris Tadic dhe kryediplomates së BE-së, Ketrin Eshton në Bruksel. Teksti i projekt rezolutës është harmonizuar sot me të gjitha partitë në koalicion dhe partitë opozitare në Serbi.

Teknikisht, Ministria e Jashtme Serbe do ta ndërrojë projekt rezolutën, kështu që nuk do të ketë amandamente. Është paralajmëruar që teksti i rezolutës së re do të bëhet publik brenda ditës së sotme.

(m.a/e.n/rel/BalkanWeb)

3 Komente

 Une per vete nuk njoh rezoluten e Serbise!

 Cfare vlere ka kjo rezolute e Serbise qe i kushtohet kaq shume vemendje?

Vleren shikoje tek fakti qe ajo perfaqesuesja e BE-se ka thene te fillojne bisedimet Prishtine-Beograd mbas te te njejtit takim qe Tadic ka thene qe serbia nuk njeh absolutsht pavaresine e Kosoves.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).