Gazeta te ndryshme i kane pershkruar ne menyra te ndryshme ndryshimet e targave te autoveturave qe u aprovuan dje nga Keshilli i ministrave. Njera gazete shkruante se targat e reja do te jene gati katrore (si ne ameriken e veriut) dhe jo më drejtkendeshe te zgjatura si targat ne Europe. Balkanweb thote qe kodi i rrethit (TR, DR, SHK) do te hiqet nga targat e reja, por "Shekulli" raporton se formati mbetet me ndarjen administrative, "TR 000 AA". Nje gje eshte e sigurte, e kuqja e zevendesohet nga bluja, shqiponja e zeze do te jete e bardhe. Sesi do te jene realisht targat mbetet te shihet vetem kur pamja e tyre e re te behet publike nga shteti.

 

 

Njoftimi i gazetes "Start"

Ndryshojnë targat për të gjitha llojet e makinave

Tiranë - Targat e makinave në vendin tonë do të ndryshohen, pas vendimit të marrë nga ana e qeverisë në mbledhjen e së mërkurës.

Ndryshimet e reja do të shndërrojnë pjesën e majtë të targës nga të kuqe në blu, ku në sfond do të jetë flamuri i Bashkimit Evropian.

 

Mbi stemë vendoset shqiponja dhe simboli AL me ngjyrë të bardhë. "Në të djathtë të targës opsionale, sfondi me ngjyrën e flamurit të BE-së, blu, mbi të cilin vendoset viti i parë i regjistrimit në Republikën e Shqipërisë (brenda një rrethi të bardhë) dhe shenja e ndarjes administrative me ngjyrë të bardhë", thuhet në vendimin e qeverisë. Këtë lloj të ri targash do ta mbajnë të gjitha tipet e makinave që nga ato shtetërore, private, të misionit diplomatik, taksive dhe të policisë.



Targat e mjeteve, që i bashkëlidhen këtij vendimi:

-Targat e mjeteve rrugore vetëlëvizëse, buxhetore dhe private: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të zeza;

-Targat e mjeteve rrugore në shërbimin taksi: sfondi i verdhë, shkronjat dhe numrat të kuq. shenja dalluese T (Taksi);

 -Targat e mjeteve rrugore të përkohshme: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PRK (Përkohshme);

-Targat e mjeteve rrugore të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese CD (Trup Diplomatik);

-Targat e mjeteve rrugore të shërbimit të trupit diplomatik: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të gjelbër, shenja dalluese TR; 

-Targat e mjeteve rrugore të policisë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat blu, shenja dalluese MB (Ministria e Brendshme);

-Targat e mjeteve rrugore në provë: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq, shenja dalluese PROV;

-Targat përsëritëse: sfondi i bardhë, shkronjat dhe numrat të kuq;

  -Targat e makinave bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MB (Makinë Bujqësore);

 -Targat e makinave teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese MT (Makinë Teknologjike);

-Targat e rimorkiove, buxhetore dhe private: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese R (Rimorkio);

-Targat e rimorkiove bujqësore: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RB (Rimorkio Bujqësore);

 -Targat e rimorkiove teknologjike: sfondi i gjelbër, shkronjat dhe numrat të bardhë, shenja dalluese RT (Rimorkio Teknologjike).

 

46 Komente

 Blu eshte qielli.. blu eshte Komuniteti Europian.. blu eshte dhe moda.. 

 

 Une them ta heqin fare edhe shqiponjen nga sfondi blu dhe te shkruajne thjesht PD.

SA007LI

smiley

Po 007 sikur e ka pasur targen Nano, me duket...

 

ajo esht makina e kryeministrit. aktualisht e ka dmth berisha

mua do me pelqente

MA007LOK

Shqiponje ne sfond blu?! :O

Mungesa e sensit te se bukures (apo edhe thjesht e "buonsensit&quotsmiley ne Shqiperi s'paska te sosur.

Me mire ta heqin fare shqiponjen dhe te lene vetem "AL" ne pritje te simbolit te flamurit europian.

Nuk me pelqen as fonti i perdorur me thene te drejten.

Teper i holle per nje targe.

 

Me te vertete, targa e re qenka teper e shemtuar.

Targa aktuale eshte yll perpara kesaj.

Ndryshimet e reja do të shndërrojnë pjesën e majtë të targës nga të kuqe në blu, ku në sfond do të jetë flamuri i Bashkimit Evropian.

Ka dicka qe s'korrespondon me imazhin ne kete fjali.

 360 spider plate.png

Aq te holla i ka shkronjat edhe Italia. 

Thuaj shyqyr qe nuk i nxjerrin te pavlefshme targat aktuale dhe qe nuk do te detyrohemi te paguajme perseri.

Po te ishin te holla si tek ky shembulli qe solle ti do te ishin ok, por po ta shikosh me vemendje modeli shqiptar i ka me te holla. Uroj qe te jete nje problem i lidhur me cilesine e imazhit. Fonti nuk eshte i keq ne vetvete. Pervec faktit qe duket teper i holle. Megjithate shqiponja ne sfondin blu eshte nje "masaker". Nuk e kuptoj se perse nuk lene vetem "AL"-ne. Nuk mund te abuzohet keshtu me simbolin kombetar, pervec faktit qe eshte e shemtuar edhe estetikisht. "Shyqyr" them edhe une qe nuk do t'i nxjerrin si te pavlefshme targat aktuale. Ne fakt do te kishte qene nje strategji e mire per qeverine qe te fuste leke ne arke.

 

Thuaj shyqyr qe nuk i nxjerrin te pavlefshme targat aktuale dhe qe nuk do te detyrohemi te paguajme perseri.                                                                                                                                                                                                                                                                                               E ke seriozisht qe nuk i nxjerrin jashte perdorimit? Apo do na pajisin te gjitheve pa pagese? Nuk e besoj kete qe thua ti.

Mos e hiqni flamurin ore, un e dua flamuri ne targ!!! Bigger better biles

EDHE UNE ME KTE JAM!!

OR NJEREZ, KAQ INAT E KENI FLAMURIN?????

Mund të bëjë njerëz për të qesh ky ndryshim, po mesazhi është i qartë: Shqipëria i takon Saliut. Kjo punë nuk është gjë tjetër veç si ajo e qenit ku përmjer territorin e vet për të vendosur kufijtë e tij.

 

Po bleni o shoke makina te kuqe smiley

ca gjera pozitive nga nderrimi i targave:

  1. Shiriti blu i ben targat shqiptare me uniforme me targat e tjera Evropiane dhe rrjedhimisht edhe policet evropriane nuk do kene nje kureshtje me teper per te ndalur nje makine te "cuditshme" me shirit te kuq. Pra evitohen disa kontrolle te teperta te padeshirueshme - per me teper tani me heqjen e vizave do kete me shume shqiptare qe do shetisin me automjetet e tyre drejt BE-se.
  2. Sistemi i ri i targave AA-000-AB nuk eshte me i lidhur me me qytetin ku banon dhe kjo heq domosdoshmerine e nderrimit te targave sa here nderrohet pronesia e automjetit ne qytete te ndryshme. Ne vetvete kjo kursen shpenzimet e teperta qe behen tani per targimet sipas rrethit.
  3. Teknikisht sistemi i ri eshte superior mbi ekzistuesin sepse ofron nje kapacitet jo vetem me te madh por edhe te centralizuar ne nivel kombetar. Me nje perllogaritje te shpejte sistemi i ri ofron kapacitet per rreth 150Milion automjete. Pervec kesaj edhe mbushja/zenia e numrave do jete me eficiente. Me sistemin e ri nje makine do zere gjithmone vetem nje targe (nje kombinim), ndersa me sistemin e vjeter nje makine mund te zinte 1, 2, 3, 4 a me shume kombinime ne varesi te hereve qe nderronte pronesine. Pra nga aspekti teknik ky sistem targash mund te mbijetoje rreth 100 vite pa pasur nevojen e riperseritjes se numrave...
  4. Nderrimi i targave mund te sjelle rreth 30-50M Euro te ardhura. Gjë e mirë kjo për buxhetin në këto kohë të vështira!

 Shqiponja duhet te hiqet fare nga targa ndersa 'al' duhet te jete me e vogel

Biometrike do jene keto targat??? Dmth, a duhet me dhon shenjat e gishtave makina? Po retinen e synit??? in3sting.

jo, biologjike.smiley

me nje llaf, targa bio. i bejne mire ngrohjes globale.smiley

 

O IDIOT ,dhente zoti nuk e ben edhe kete. Po pse edhe me simbolet kombetare do te luash ti , o i papergjegjshem

 kush te tha ty qe targa eshte simbol kombetar? ter evropa i ka njesoj targat, ne thjesht po bejme nje njehsim te parakohshem edhe me koken tone.

http://www.24-ore.com/thumbnail.php?file=berisha_deklaron_443863328.jpg&size=article_medium

http://www.noa.al/images/stories/12mars_mbledhje_qeverie.jpg

http://www.gazeta55.al/fotolajm/97800arkiv.jpg

Po ne kemi shtetin me lavire dhe kurrve qe eshte pare ndonjehere more... Edhe te huaj te kishim ne majat e drejtimit, prape do kishin pak fytyre dhe cipe.

Shqiponja e zeze ne sfondin e kuq eshte simbol kombetar i sanksionuar ne Kushtetute.

Nese behet fjale per njehsim targash, atehere dakort, hiqe edhe shqiponjen dhe atehere vendos vetem AL ne sfond blu.

Por shqiponja e bardhe ne sfond blu? A mos na duhet valle qe ti vejme shqiponjes edhe nje shpate dhe nje skepter neper kthetra dhe  cfare na del pastaj?

Kush me thote se si eshte flamuri serb, rus, montenegrin?

Atehere flasim bashke ne.

A eshte e mundur qe ekzistojne vetem dallkauke ne zyrat e shtetit shqiptar, qe nuk ia kane idene per asgje? Apo behen gjerat me nje qellim te caktuar?

Pse AL ne sfond blu?

PS: Miza e ka flamurin si tonin, shqiponje ne sfond te kuqe pak me te zbardhur me ca xhingla shtese.

Montenegro Serbia Russia

               miza                               srpia                                rusia

 

Albania

Joni.

Kliko mbi cdo flamur te lexosh pershkrimin (sipas CIA-s).

Nje pyetje qe me ngacemon,

Pse u dashkan bere gjithe keto ndryshime, mos eshte KE qe e ka vene kete si kusht?

 Cjane keto targa mor vlla pa fotografine e Sali Berishes.

po pra, duhet vene surrati i saliut qe te pakesohen aksidentet.    smiley 

O berber, per rrethin e Tiranes do vene fotografine e Vinit por jo ate me dhembet e tij, por ate me dhembet e rinj te vene ne Dubai...

 Dakort po shko e merri leje Bradovicit se ai kerkoi saliun!

kush qeka ky admin qi me paska kaq inat sa mi paska rru e qeth sot ???

smiley

dil ne fushe mejdani ore qen !

 se mos eshte buce (c me bisht nga poshte se sdi me e bo)

Alt mbaje shtypur dhe 135 per ç e vogel per te madhen Ç Alt dhe 128 smiley

 

E provova por nuk me del gje.  smiley

Shikoni pershembull se si e ka zgjidhur Polonia (nje vend qe nuk ka ne krye njerez debile me te gjithe debilet e tjere qe i ndjekin) kete konfliktin midis paraqitjes se simbolit kombetar dhe homologimit me targen europiane:

olish car plate example from Ustrzyki Dolne.jpg" width="550" height="142" src="http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/6/60/Polish_car_plate_example_from_Ustrzyki_Dolne.jpg/800px-Polish_car_plate_example_from_Ustrzyki_Dolne.jpg" />

Nxitim servilash,per me stampu me gjasme devotshmerine tone,si evropiane te faktit te kryer. Askund nuk eshte e detyrushme qe targa te jete standart me vendet e tjera. Pershembull polaket, lituanezet,italianet ,anglezet etj kane flamurin e BE-se por edhe flamurin kombetar. Por ne kemi njerez te pafytyre ne krye te shtetit.

Fanar mo vlla! Fanar te bashkim vllazerimit, fanar te Stalinizmit e tani fanar te integrimo asimilimit Europian...Te njejtat lavire qe ja merrnin ne goje Jugosllavise, BS-se e Kines tani ja marrin ne goje BE-se... 

Na e hoqen edhe targen smiley ;

C 'i thua kot te varfrit  "prehrin mos bej pis kur ka rene i teri ne balte "...moral 1500 vjecar .

Shqiponja ne blu?

 

po ckini more, eshte duke fluturuar ne qiell...

smiley

Une them qe ne njeren ane te vendoset Sala dhe ne tjetren Edi si thoni?

Ashtu eshte i pakapshem. Shume tragjike eshte kjo dukuria jone. Natyre njerzish qe pelqejme te kemi gjithmone ne krye batakcinj te tille ,qe na bejne jeten ferr. Mjer ne thuaj. PO ME TARGAT C'PATI XHANEM?

uuuu na hoqi petllen fare ky me eeej. Ca eshte tu bo. Mua me behet shume qejfi kur shof nje targe si e jona rrugeve ketu. Jam krenar se ka flamurin tone dhe eshte shume e bukur. Tani ky do na fiksoj ngjyrat e pd edhe ne targa????

Paska qene i pa turp fare meeee, na nxorri bojen, po iken nga fiqiri fare. Po vazhdoj keshtu ne vend te kokave te shqiponjes do vej koken e vet.

Sa lajme te hidhura...

 

nje miku im me ka treguar se: "Kur rastisa qe udhetoja autostrades se Selanikut me makinen time (me targa shqiptare), gjate rruges shume makina, qe duhet te ishin patjeter emigrante shqiptar, dilnin e na pershendetnin e qe shpeshhere zienin borite e automjeteve gjate gjithe rruges" ... 

eshte bukur te shohesh flamurin kuqezi ne mes te Athines, ne mes te Selanikut. eshte bukur te shohesh shqiponjen dykrenare.

por eshte turp qe vetem ne shqiperi ndodhin keto budallalleqe, te politikaneve shqiptar. turp.

 eshte turp ky ndrim... turp sepse ne asnje vend te botes, nuk ndodh transformimi i flamurit kombetar. nese do e peshonim mire, ky ndryshim, ky transformim eshte nje hap fyes per identitetin kombetar. 

me verte EUROPA i ka targat me shirit blu, por si flamur kane flamurin europian. dhe ne anen e djathte te targes, ne nje tjeter shirit blu, kane inicialet e shtetit dhe vetem kaq ... 

Berisha edhe gruan do ta postonte ne Targat blu po qe nevoja me mar perkdhelje europiane...

Principata e Arbërit ose Arbëria (1190-1255) ishte shteti i parë shqiptar gjatë mesjetës.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).