Në Afganistan gratë nuk lejohen të kërcejnë në publik.  Në vend te tyre, janë djem të veshur me fustane që kërcejne në festa e që fatkeqësisht shpeshherë përfundojne në hotele ku abuzohen seksualisht.  "Bachabaze" është një traditë e lashtë e që tekstualisht do të thotë "të luash me djemtë". 

Mbas kësaj praktike janë burra të pasur dhe të fuqishëm.  Shpesh mbajnë disa "bachas" (djem) dhe i përdorin si simbole statusi - shpalosje të pasurisë së tyre.  Djemtë, të cilët mund të jenë 12 vjec e lart, në përgjithësi janë jetim apo nga familje shumë të varfra.  E tillë është historia e Omid (që nuk thotë emrin e tij të vërtet.)  Eshtë 15 vjec.  Babai i vdiq në një shpërthim mine në fushë (landmine).  Si më i madhi, i mbetej atij përgjegjësia të ndihmonte familjen: nënën që lutet për një copë bukë në rrugë dhe dy vëllezërit e tij të vegjël.  Filloi të kërcente në dasma që kur ishte 10 vjec.  Nuk kishte si të bënte ndryshe sepse shpesh binin të flinin me stomakun bosh.  Kur kërcen në dasma paguhet 2 dollarë ose me një pjatë pilaf.  Por puna e tij nuk mbaron aty.  Ka ndodhur që e kanë marrë në hotel dhe e kanë përdhunuar bile edhe në grup (gang raped).  Kur pyetet përse nuk i denoncon në polici përgjigjet se jane burra të fuqishëm e të pasur dhe policia s'mund të bëj asgjë kundër tyre. 

Në mohim

Shefi i Policise në një provincë të Afganistanit mohon se ekziston akoma tradita e "bachabaze".  Sipas tij ka 4-5 vjet që është zhdukur.  Por sipas një deputeti të parlamentit afganistan ai pranon që tradita jo vetëm vazhdohet por po rritet gradualisht.  Mulla i Madh në Faltoren e Aliut në Mazar-e-Sharif (vendi me i shenjtë i Islamit në Afganistan) e dënon këtë traditë duke thënë që është abuzim femijësh dhe i papranueshëm në Islam, por ndodh sepse sistemi i drejtësisë nuk funksion.  Afganë të tjerë megjithëse pranojnë se janë në dijeni të ekzistencës së kësaj traditë thonë se ndodh vetëm në zonat e thella.  E megjithatë, jo më larg se një milje nga zyrat e qeverisë ne Kabul, mund t'i gjesh bachat duke kërcyer në një dasëm, ku Zabi, një burr 40 vjecar që mbante tre valltarë pohon se:

Disa njerëz pëlqejnë luftën e qenve, disa praktikojnë luftën e gjelave - secili ka hobin e tij, dhe për mua është bachabaze.

Eshtë e pamundur të dihet numri i saktë i djemve të bachabaze.  Tradita mbështetet nga njerëz me influencë.  E perderisa sistemi i drejtesisë është i dobët, varfëria e përhapur gjithandej, e ka mijëra fëmijë në rrugë që mundohen të sigurojnë jetesën, bachabaze do të vazhdojë të ekzistojë. 

http://news.bbcimg.co.uk/media/images/49018000/jpg/_49018303_dancing464.jpg

Për më shumë kliko BBC News

41 Komente

 Gjithe fajin e ka influenca negative e shoqerise te degjeneruar perendimore. 

P.S. Kush e ka pa filmin Harem Suare te Ferzan Ozpetek? Histori dashurie te nje eunuku me nje prej grave te sulltanit. Aty ka edhe nje pjese te nje eunuku te vogel qe "dashurohej" prej oficereve osman.

Bachabaze? apo Baaçe-bazi/baaz. Baaçe i thone femijes, jo djalit. Pra, loje femijesh dhe jo tamam te luash me djem. - mendoj une.

 Nuk do me thoni qe personi me shami te kuqe eshte djale..

 

Po. I veshin me fustan, takeme te tjera, dhe fytyrat ua mbulojne qe te duket sikur jane duke kercyer me femra ... @ zotrules, ndoshta eshte ashtu si thua ti. Artikullin e perktheva jo verbatim nga BBC News dhe ai ishte shpjegimi qe dhane.

 Eh keshtu e ka kjo pune. E mbyll njeren vrime po del nga vrima tjeter. Tregojne nje barsalete ketej.

Ishte ulur njeher i jati me djalin e vogel ne nje stol parku. Nderkohe kalon nje vajze e hijshme dhe i vogli i thote te jatit

- Baba, shiko cfare pulpash te mbushura paska ajo vajza!

I jati i shqetesuar nga ky seksualitet i parakohshem dhe i tepruar i te birit, vendos qe ta heqe nga shkolla publike dhe ta fuse ne nje kolegj djemsh.

Pas 8 vjetesh, te ulur ne te njejtin stol ne lulishte.

- Baba, shiko cfare pulpash te mbushura paska ai kopeshtari!

Ne thelb kjo barcaleta eshte nje nga kleckat ... Segregimi (doktrinor fetar apo zakonor) qe u behet sekseve sjell pasoja.  Kur shton ketu dhe mjerimin, mungesen e drejtesise thelluar me shume nga anarkia e luftes - kemi te bejme me kokteil perfekt per nje histori si kjo me lart.  Jete e trisht, jete te humbura.

Tek tema e permbytjeve ne Pakistan, permenda te njejten dukuri, ate te segregimit, dhe si po i perjetonin keto femra kontaktet e para me burra te huaj.  Por ne lidhje me ceshtjen ketu, kam nje shok qe eshte gjysem pakistanez dhe gjysem amerikan, i ati i tij (pakistanez) eshte doktor.  Ai jetoi disa kohe ne Pakistan me te atin qe ushtronte profesionin e vet atje.  Nuk e di a ka dicka te ngjashme me "bachabaze" ne Pakistan, por ky shoku me tregonte se homoseksualizmi si nevoje seksuale ishte dukuri e njohur dhe e perhapur deri diku per shkak te mungeses se femrave.  E vetmja analogji qe me shkon ne mend eshte burgu ...

Kisha degjuar per kete tradite afgane, por shkrimi e sqaron me mire. Pedofili e ligjeruar nga normat morale. Ne shoqeri te tilla te prapambetura femijet nuk gezojne te drejtat e tyre elementare dhe konsiderohen si "pothuajse-njerez".

pash zotin, ku i gjeni kto histori qe jane mo keq se filmat horror?

eksploitim,

anti-eksploitim,

eksploitim anti-eksploitimi, apo te gjitha bashke??

bote vk. njerez vk. specie vk qe meriton te zhduket. zot vk.

 

 

Amani, po valltaret si femra si meshkuj ne shume vende abuzohen seksualisht, ose ose prostituojne vete... Nga ana tjeter, sikur cdo gje tjeter qe ndodh ne kete vend eshte normale e paska mbetur vetem kjo...

 

 

 Ai popull,  tere jeten eshte iperdhunuar.I duhej dhe kjo e Bushit dhe ..Ata, femijet e perdhunuar rriten nje dite dhe behen Talebane e shkuar talebaneve..

  Amarikanet edhe pse une jam me ta, sepse  e kane zakon qe ne shtepite e te varureve......  kujtojne litaret.Mirepo litari sepse ka nje zakon tekeq.....Te peshtillet per qafe.

 Hiqni keto o te miret e kesaj faqeje! Se  nuk besoj se zbardhet....

Ata, femijet e perdhunuar rriten nje dite dhe behen Talebane e shkuar talebaneve..

nji fjale e urt tironse thote: "nuk te gjen gjo e keqe prej pijanecit dhe dylberit" smiley

Yess! Dylber! Po vrisja mendjen si quheshin ne kohe te Ali Pashes, po nuk po me kujtohej per qamet...  thnx.

 E, vetëm se dylberët nuk i sajonin si gra...

Pse shkon kaq larg ti deri ne kohen e Ali Pashe Tepelenes? Dylbere ka patur gjithmone ne Shqiperine e Mesme. Edhe lale xhymere. Perse cfare kujtoje ti, se ne ato kenget e Shqiperise se Mesme, kur lala i kendonte çunit, mos valle i kendonte djalit te vet? smiley

Po ajo ftesa me shku me lalen per pipeza atje tek guri qe bonte xixa dhe lala i shkonte me cader mbrapa? Apo meqe e kendon gjithe pasion Irma Libohova, behej fjale per ndonje vajze? smiley

 Jo miku im!Ne kete rast ata  femije nuk jane dylbere.Dyleberet, jane krejt gje tjater.Jane "vullnetare" te nevojes per te mbijetuar.Vetem se jane terinj meshkuj, mbi 18 vjeçare.Ndersa ketej siper,  flitet per dhune seksuale, mbi njomzake te mjere..........!

  E kini pare ate filimin amerikan me ate te perdhunuarin femije?U be  i tmerrshem.... 

halle halle kjo dynja..

 Kurse mu ajo fotoja ma shpifi keq... s'po më del e liga.

 smiley nje e  njohura ime amerikane qe ka punuar per disa kohe ne Afghanistan me missionin e UN  ma ka pershkruar kete vend si ferr.. shoqeri vertet e semure.. 

Keta afganët ndajne me ne shqipot nje gje : jane rracë shume shume shume e bukur !!!! (me siguri ka lidhje me perzierjen,- tha)

 Vetem femrat Stalker... edhe ato po te kesh shanc ti shofesh te zbuluara

Po sot për Bajrom e gjetët me e qit ket? smiley

Disa njerëz pëlqejnë luftën e qenve, disa praktikojnë luftën e gjelave - secili ka hobin e tij, dhe për mua është bachabaze.

 

Ti e ke perkthyer kete Monda?

Propozoj tre skenare te mundshem:

1. Europa te ndihmoje me ane te ndonje shoqate joqeveritare ne ndergjegjesimin e djemve te abuzuar afgane rreth Kartes nderkombetare te te drejtave te njeriut, shoqeruar kjo me nje kurs per metodat kontraceptive dhe shperndarje prezervativesh falas;

2. SHBA te dergoje trupat e veta per te gjurmuar strofkat e ahengjeve dhe orgjive afgane;

3. Shqiperia te themeloje Shoqaten shqiptare te bashkepunimit me vellezerit e vuajtur afgane, me qender ne nje nga vendet skandinave (nese eshte e mundur). Per koordinim te pranohen vetem vullnetaret.

po amerikanet pak kane problemet e veta me kto praktikat e sekteve mormone etj ku femra e femi abuzohen me keq se kta djemt e afganistanit?

ose mire e ke ti.. shba dergon trupat e veta te gjermoj kto afganistanzet.. kurse afganistani dergon talebanet ne arizona edhe utah te gjermoj mormonet qe abuzojne kalamanj etj..

nji fjale e urt tironse thote: "nuk te gjen gjo e keqe prej pijanecit dhe dylberit" Wink

Pedro, keta nuk jane gay apo dylbere apo "whatever"... Keta jane femije te mitur te perdhunuar nga pederaste. Kuptimi i fjales "pederast" eshte pikerisht ky. Pra, meshkuj te pjekur qe kryejne raporte homoseksuale me femije meshkuj te mitur. Se cfare ndodh ne psiken e nje femije te perdhunuar per me teper nga nje mashkull, nje Zot e di, por ama per nje gje jam i sigurt: nuk do te me dukej aspak e cuditshme qe neser ky femi te behej nje taleban i frikshem.

Nuk ka shume arsye per te qeshur ketu ne fakt.

Eshte kaq e trishte te jesh deshmitar i shkaterrimit te jeteve njerezore. I vrasjes per se gjalli.

Olsi, dylberet, or mik, kane qene (ne mos jane akoma) zgjedhur kur ishin (ose jane) femije te mitur, te njome, djem te padirsur, mos i krijo iluzion vetes. Djale i padirsur quhej djali kur nuk i kishte dalur akoma pushi mbi buze, pa i dale mustaqja. Djali gjashtembedhjete vjec ishte burre, ishte i skualifikuar per te filluar "karrieren" si dylber. A me kuptove?

Ajo fjala e urte tironse nuk ishte per gje tjeter, por per ti treguar disave, qe nuk eshte nevoja te shkohet aq larg, se keto fenomene kane ndodhur ne Shqiperi. Po ta lexoje me mire ate post nen kete kontekst ke per ta kuptuar me mire se ku doja te rrifja.

Une vete kam qene deshmitar i nje skene te shemtuar para pese gjashte vjetesh ne nje restorant ne te dale te Tiranes, ku dy burra ne moshe, te ardhur pak ne qejf prej pijes, i benin lajka nje kamarieri te ri dhe i kerkonin qe te shkonte e tu ulej ne preher. Po ashiqare fare, e kupton ti? Tashti keto dy personat edhe i njihja fare mire, njeri ishte funksionar ne ministri te arsimit, tjetri ishte ne ate kohe Drejtori i Drejtorise Arsimore te Qarkut te Tiranes. Kush ka njohuri dhe di te numeroje nje edhe nje qe bejne dy, e di tani se per ke behet fjale. Te dy me origjine nga katunet e Tirones.

Aman kam nji babë, more
Aman iftijar-e.
Aman që m'përzihet o more
Aman me dylbera
Aman, rri baba
Mos u bëj i marr-e
Se na dalin fjalë të tjera,
Unë e mjera!
 

E kujt a  dhitshja ? - pyt njoni me nolt i tuf njomzakesh ke Namazgjaja .

Tremi ata pllumat ke lala  - ja kthe tjetri me posht  smiley

Ma u tremni ere - thote Chene . - I t'pickume pleshti a !

Ka fol poplli Drizo; ska lon gjo pa thone.. Here me zona te ronde qe perplasen zgavrash hunderrse, e krifen ne musteqe te ashpra, e here..

Ka fol dhe Kaci, se di a te ka shpetu kjo, klasike:

http://www.zemrashqiptare.net/article/Komente/6924/

PS: Sa per temen ske ca thu, as plumbi sben dot drejtesi.

Rrofsh Chene !

E c'me paska shpetuar. Fariu "shumeperdorimsh " , dmth si pune fyelli . Mund ti biesh ne cdo vrime ... dmth me melodiozen ja ka gjete Berisha ku ti bier ashtu si  Kacit te "Tablove Sinoptike" smiley

Paska kopuke ne Presidence per pergjigje . Hallall buka - hallall krypa smiley

Per temen nuk jam fort i sakte se cfare shpreh. Jo vetem plumbi por edhe nje bumje Atomike nuk e zgjidh..se fshihen ata .E kane teren te thepisur smiley Por nje gje di me thene , se disa pederaste  te perdorur ne vogeli , (qe me ka rastise ti njoh qysh m'athere) sot psh jane kontigjent i suksesshem ne Politike ne Skipetari .

Di gjithashtu se shumica e tyre , pederateve me emer te zbutur Gay ( lyer me boje bari / te mos ta njohem na ) neper BOTE ( jo Afgane ) bejne Parada e Festime si dhe propozime per ti njohur Ligjerisht si te Martuar . Biles i bejne me bikini duke na treguar hajthmerine e shumeperdorimit te vitheve .

Ketu po haja pak lekundje per ta keqmirkuptuar Prurjen !

grava, reportazhi eshte marre nga BBC News.  Permendja e litarit ne shtepine e te vdekurit, ndjese por nuk e bera dot lidhjen.  Megjithese sic e kam permendur me lart, lufta ka thelluar hendeqe te pri-ekzistuara, kemi te bejme me nje tradite te vjeter. 

Qe te hiqen keqkuptimet prurja nuk ka aspak te bej me nje goditje terthorazi te Islamit meqe eshte dhe festa e Bajramit (personalisht me duhet te them qe e kisha harruar qe ishte festa.)  Mullai i Madh ne Afganistan, sic shkruhet edhe ne artikull, e denon kete tradite dhe i ve emrin e sakte "abuzim femijesh." 

Si nje dukuri, plage e tille e shoqerise, pavaresisht shkaqeve, rrethanave etj, ne thelb vihet ne nje kandar me abuzimin e femijeve nga prifterinjte katolike, apo me prostitucion femijesh, pedofili ne Perendim, Lindje, Veri, Jug. 

Per prurjen per se, patjeter qe nuk ndajme te gjithe te njejtat interesa.  Nuk lexojme apo nuk shkruajme ne te gjithe artikujt e prure ne ppu, nisur nga kjo.  Por besoj se mund te bejme vend per interesat e te gjitheve. 

PS: olsi, perkthimi im, por i pa lemuar: dog fighting eshte ne origjinal, ndoshta duhet ta kisha vene "perleshje qensh" a dicka e tille.

 

Ne fakt fenomeni e shfrytezimit te djemve te vegjel, eshte i njohur ne Afganistan, e thone dhe pranojne dhe vete emigrantet  afgane ketu. Biles si qytetin ku mund te besh qejf, thone afganet eshte Kandahari.

 E cfare qejfi eshte me penetruar ne b... e nje mashkulli aman? Kesaj i thone te besh seks nga halli me meshkuj se nuk ke ku ti gjesh femrat. Pra kjo eshte nje aresye me shume qe ata derrat afgan ta civilizojne sado pak jeten atje.

 Monda, litari eshte  me nenkuptim jo per islamin, por per ate popull te mjere qe ka tete breza lufte.Dhe ata femije  te mjere qe edhe mjerimin ja u perdhunojne, ja u shemtojne.NTON persiper  kishte mangut... per tu shpure demokracine....

ka qenë gjë në Angli një periudhë kur gratë nuk lejoheshin të aktronin dhe rolet e grave i luanin burrat? 

"Shakespeare in love" film i bukur smiley.

akvll, qe te jem e sinqerte, me shkoi ne mendje teatri anglez dhe cenet e tyre teksa lexoja artikullin.

Ai dreq puritanizem anglez (e qe kaloi edhe nga kjo nahije) ndaloi teatrin, banjot, Krishtlindje etj pervec ndalimit te femrave aktore.  Por "Vive la France" thuaj qe i emancipoi smiley

Historia e te drejtave te femrave ne perendim, meqe u permend, ka qene statike per shume shekuj.  Si e tille s'ka nevoje te germojme thelle se pak a shume dihen menxyrat.  Por kemi arritur ne kete pike tani qe disa te drejta humane jane themelore, universale e te pamohueshme, pavaresisht kulturave, traditave, dogmave e zakoneve.  Relativizmi eshte shkurt e qarte shkelje.  Duke e lidhur me artikullin, abuzimi eshte abuzim, pavaresisht se ne shek. 17 ne Angli rolin e femrave ne teater e luanin meshkujt.

 ok, jam dakord që ndryshimi është te dhuna. vura re për më tepër që dhe zvicerani neutral ka përgatitur një emision mbi këtë fenomen dhe do ta transmetojë javën tjetër. më lindi pyetja : cili është qëllimi i kësaj fushate masive? 

shnetje, mondë! smiley

2. SHBA te dergoje trupat e veta per te gjurmuar strofkat e ahengjeve dhe orgjive afgane;

 

smiley

 

Imagjino tani ndonje njesi marinsash duke shkallmuar dyert e ndonje mejhanie afgane per te pare ndonse po ndodh ndonje orgji pedofile afganesh...

 

Ke te forta ti Finis...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).