http://www.bbc.co.uk/worldservice/images/2005/10/20051027222845passaporte203body.jpg

Në klimën e tanishme ekonomike është shumë e vështirë që të gjesh një vend pune. Punëdhënësit kanë shumë kërkesa, për një vend pune ka shumë kandidatë. Dhe duket se nëse ke prejardhje emigrante ky proces bëhet edhe më i vështirë. Në mesin e emigrantëve është krijuar përshtypja se edhe cilësitë shumë të mira profesionale mund të injorohen nëse punëdhënësit e dijnë se kandidati vjen nga një familje me prejardhje emigranti.

Ky fenomen vihet re edhe tek shumë emigrantë shqiptarë. Shumë syresh në Greqi e gjetkë thonë se kanë ndryshuar emrin për të pasur shanse më të mira për punësim.
 

 

"Italiani"

Tani një film i ri francez, "L'Italien", ka zbuluar mënyrat që përdorin disa për ta kapërcyer këtë problem. Dino Fabrizzi, është një shitës i suksesshëm makinash dhe personazhi kryesor në këtë film të ri që po shkakton kaq debate. Jeta e tij është e bazuar në gënjeshtër; ai është me origjinë algjeriane dhe kur lindi e kishte emrin Mourad Ben Saoud, por e ndryshoi për të gjetur një vend pune.

Edhe aktori kryesor në këtë film ka një histori të ngjashme - Aktori Kad Merad që luan rolin e Dinos, e shkurtoi emrin e tij në nga Kadour, për të fituar më shumë role. Identiteti dhe emigracioni - ky film tregon se sa e vështirë mund të jetë të integrohesh në shoqërinë franceze - dhe historia e Dinos është një realitet zhgënjyes për shumë të tjerë.

Marre nga BBC News

23 Komente

 Monda,mund te jete dhe keshtu por emrat me sa di une nderrohen per te bere dokumentat ne greqi.

Edhe aktori kryesor në këtë film ka një histori të ngjashme - Aktori Kad Merad që luan rolin e Dinos, e shkurtoi emrin e tij në nga Kadour, për të fituar më shumë role.

kjo eshte histori e vjeter Monda. sidomos  emigrantet italjane  apo femijet me prejardhje italjane ne amerike, kane nderruar vazhdimisht emrat e tyre duke i amerikanizuar ato.

nje shembull nga te shumtet eshte: aktori i njohur Dean Martin. emri i tij i vertete ishte Dino Crocetti. arsyeja, mbetet gjithmone e njejte. sic duket duke e pershtatur emrin ne ate te vendit ku jeton,  ke lehtesira ne karriere.

i nderrojne sepse kryesisht kane probleme identitaro-kulturore te thella me vetveten. Vertet ne Greqi ushtrohet presion, por po ishe dikushi, gjenden menyrat per t'i bere balle lehtesisht. Emrat nderrohen per ate gjoja integrim qe qe te sjell te qenit askush.

Greqi ushtrohet presion, por po ishe dikushi, gjenden menyrat per t'i bere balle lehtesisht.

kjo qe thua eshte me se e vertete. kam jetuar ne Greqi.  kush nuk donte ta ndronte emrin, nuk e ndronte pike. dhe  perfundimisht, pranohej dhe respektohej nga shoqeria atje, me emrin e tij.

kush pastaj,  gjunjezohej nga presioni qe permende, (se per hir te se vertetes presioni ekziston atje ne fakt), e ndryshonte emrin apo mbiemrin. kur i pyesje perse,  arsyet ishin nga me te ndryshmet. jo po u pagezova, ste marrin ne pune,  e kane veshtire ta thone emrin tim, eshte emer myslyman e greket i kane inat myslymanet etj etj...

madje mendoj se respektohet me shume.

ashtu eshte. 

me qe ra llafi arsyeja me kot, me e pabaze, per disa qe ndryshonin kaq kollaj emrin, ishte ajo te qenit emer myslyman. meqe greket, sipas tyre i kane inat myslymanet, duhet te pershtatemi,skemi c'bejme po ndryshojme emrin.

e pra ka me mijera myslymane  emigrante pakistanese  ne Greqi. asnje nuk e ka nderruar emrin.  nuk e them kete per pune mbizoterimi i nje feje ndaj tjetres etj, vete jam ateist. thjesht, eshte ceshtje dinjiteti. te mos kesh dinjitet as sa nje pakistanez,(pa racizem e them),  eshte turp.

sa per ilustrim, nje miku im me orgjine himariote dhe me emer tipik grek, kur ishte ne greqi punonte ne nje firme qe shumicen e punonjesve i kishte pakistaneze. Pakistanezet punedhenesi grek i trajtonte me respekt, kurse mikut tim shqipo, i pabindur se emrin e kishte te vertete, i thoshte qe ti malaka qe per pak gje shite emrin tend, mua kur te vije puna me jep falas.

pakistanezi eshte i zi shoko, si e nderroi emrin, si nuk e nderroi njesoj eshte per te. bile do kete me shume racizen nese nje paki merr emer grek. Isoj sikur te kishte emigrante zezo ne Shqiperi dhe ta nderronte emrin ne Ilir Tirana psh? Ska kuptim.

tjeter gje emrat e artisteve, tjeter ato te emigrantve shqiptare. E para behet thjesht per arsye komerciale, emri tingllon me catchy, joshes etj. Ne rastin e shqiptareve kjo ka rastin grek po une njof te tjere edhe ketej qe behen qesharake duke u mundu me u identifiku me emrat anglo-saksone ose kur prezantohen me moden e inicialeve dhe inisistojne qe t'i therrasesh ashtu. Kto jane per te ardh keq.

Sa per shembull, dy vellezer (Kosovare), i pari emrin Naser, e ka kthyer ne John. Tjetri Shkelzen, e ka kthyer ne Scott.

njoni nga Bajrom e kish bo Byron...ec e kape

Ka ngjashmeri smiley

Tani nganjehere edhe nderrohen plot emrat; jo gjithmone kot. Se ka djelmosha 20-30 vjecare, qe 20-30 vjet me pare, prinderit e tyre; sigurisht pa i pjerdhur fare, u vune emra si: Mahmut, Shaban, Muharrem,Mustafa, Abdyl, Abdullah, Abdylhaqim(si zv. kryeministri i felliqodonise), etj etj etj...Te tille, dakord nga zona te humbura e te thella fshatareske; por nuk mohoet ajo qe ka ndodhur ne Greqi. Larg qofte te harrohet ajo.

Une kam koleg pune nje kinez qe quhet Fengxue Yangxeo Han. Ai kur prezantohet thote emrin e tij , dhe pastaj menjeher shton: Please call me Bill. Ka te drejte.  Ka njeri ne Kanada ta thote dot, perveç kinezeve...?

Me thene te drejten keta emrat e aziatikeve kane sekrete dhe ne ulje ngitjet e zerit . Nuk jane thjesht lexo germat

Ketu ke mu e ndrojne emrin vetem qe te mundin te shesin makinat e vjetra , sepse nje Suedez nuk blen kurr nga nje arab ose tjeter nacionalitet se gjithmone e kane me te futur keta te fundit

Shembull njoni nga kosova  i thote vetes Kassi nga origjinali i vertet qe esht Gazmir.

C'paragjykime!

Kur kushton vec 10 paund, pse te mos e nderrosh emer e mbiemer...

Nga halli them une po ka raste qe nuk e shqipton dot dhe i ve nje pseudonim, ndersa ne Tirone ndryshon muhabeti sido ta kesh emrin do te therrasin - O Daku (cunave) rrushi (gocave) smileysmiley

Po ju them nje histori te vertete qe ka ndodhur ne kohen e xhaxhit:

Ansambli i kengeve dhe valleve te Tiranes, apo te Shqiperise ishte i ftuar ne Kine per te dhene shfaqje kur ishin marredheniet behar me shokun Mao.

Grupi udhetonte me tren nga nje qytet ne tjetrin dhe ne tren kishte shume nga ata te fandaksurit qe quheshin ushtaret e kuq me ato dacibaot e Maos dhe me automatike ne sup.

Nje anetar i grupit zuri dhe bente muhabet me nje Kinez qe paskish qene ne Shqiperi per nja 5-6 muaj dhe kishte mesuar ca fjale shqip.

I thote ky Shqipua: Si te quajne? - dhe i thote ai emrin Jing Xin apo cfare e kishte.... pastaj sic e kemi ne Shqipot- nga te kemi, i kujt je, sa femije ke, po baba, po nena, ku punon, sa pare merr, sa here e ben...... e te tjera si keto....

Kthehet ky Kinezi dhe e pyet: Po ty si te quajne? Shqipua -- Muharrem e kam. -- i thote: Perpiqej Kinezi tja thoshte Muharrem nuk e ujdiste dot. Muhalem - Muha-lem etj....

Jo ngulte kembe Shqipua Muharrem me RR te forte.... Po ku e ujdiste dot Kinezi i shkrete... E keshtu per nja 10-15 minuta Kinezi nuk e thoshte dot emrin Muharrem dhe Shqipua u dorezua i thote: Me thone shkurt Meti.

Kinezi hapi syte: Meti?! Po i thote (Muharremi) Meti per shkurt.

Kinezi prap: Ti Meti?!!!! Po mor po i thote Muharremi, Meti.

Kinezi nderkohe cohet ne kembe dhe bertet i irrituar: Meti, Meti Meti dhe ca fjale te tjera ne Kinezce qe degjoheshin me shume si kercenime dhe shume ushtare shkuan dhe rrethuan Metin e shkrete me tytat e automatikut te drejtuare ne surrat.

Muharremi i shkrete sa nuk 10u ne breke nga frika, deri sa bertiti qe ta degjonte drejtuesi i grupit qe ishte edhe perkthyes.

Vjet perkthyesi dhe e pyet: Cfare i the more gomar? Po hic thote Muharremi vetem po i shpjegoja per emrin qe nga Muharrem qe s'po e thoshte dot i thashe qe shkurt me thone Meti.

Mos mor hajvan, - i thote perkthyesi- Meti ne Kinezce i thone armik apo revizionist, si shkon ti dhe ju thua ketyre jam armik revizionist mire qe nuk te hapen barkun me bajonete.

Pastaj ju desh perkthyesit nja 30 min tju shpjegonete qe Muharremi nuk eshte "Meti" qe keqkuptuan ata por Muharremi komunist....

Po pse mor gamor, - i thote perkthyesi cfare te ndalonte ty ti thoje qe quhem Lutfi mbase e kishte me te lehte ky Kinezi ta thoshte.

E keshtu une do ta krahasoja kete histori me kohet e sotme:

Nuk i detyron njeri Shqiptaret te ndryshojne emrat por kushtet ne te cilat jetojne dhe punojne nuk jua favorizojne mbajtjen e emrave te tyre sepse nuk gjejne punen qe duan apo perballen me racizem te dukshem si p.sh ne Greqi apo te padukshem si ne U.S.A apo Kanada.

Ka edhe shume nga ata qe nuk cajne shume koke dhe nuk e nderrojne por une kete argument kisha.

 

Nje studim per kete fenomen nder shqiptaret mund ta lexoni ne kete link:

Albanians, Albanianism and the strategic subversion of stereotypes

(Stephanie Shwandner-Sievers)

Abstrakt:

This contribution describes the ways in which various European host countries’ stereotypical imageries of Albanians as being culturally particularly prone to violence have forced contemporary transnational Albanian migrants into subversive strategies and practices of identity mimicry. This powerful stereotypical imagery, a sub-category of balkanism known as Albanianism, can be traced through various European historical literature and contemporary policy as well as in historical auto-imagery which all have always mutually mirrored and influenced each other. The study finds that ‘Albanian violence’ valorised according to political and economic interests, i.e. romantically glorified as ‘noble’ or demonised – typically in reference to customary kanun traditions and customary ideals of heroism, manly courage and honour – in both hetero- and auto-imageries. But, equally, mutually sceptical attitudes (Occidentalist and Orientalist) can be identified as well as the historical precedents for outsiders appropriating paternalist protectionism towards the Albanians in reference to ‘primitive’ local customs. In the end it emerges that, today, it is exactly those criminals – who by their actions help to perpetuate essentialist generalisations of Albanian violence – are the ones benefiting from contemporary Albanianism in implicit discursive alliance with contemporary, exclusivist, immigration policy.

 

 Monda,

ky post eshte pas censures. smiley

Fenomeni i nderrimit te emrit eshte dukuri e njohur dhe e kane bere njerez nga kombe te ndryshem kur kane emigruar ne menyre qe te pershtaten. Ne Amerika ka dhe plot njerez te shquar qe e kane bere nderrimin e emrit / mbiemrint 

Nuk e kuptoj se pse duhet te diskutohet, cfare synon te sjelle apo pse botohet ky artikull!? Me duket pak a shume mbush e zbras.

Po pse kete autoren gjete te citosh nuk e kuptoj? Kjo autorja (Stephanie SCHAND do ta quaja) eshte me fame si antishqiptare dhe nuk mund te merret si pike refernce.

Keto sorollatjet e saj mbi gjera qe jane pak a shume artefakte - kanuni etj - kane vetem nje synim: ngritjen e tezes se shqiptaret jane inferior e primitive, sic kane bere pseudo-albanologe perpara saj e sic kane bere me pare dhe per kombe te tjera.  

Eshte turp qe kjo ka bere dhe karriere akademike me keto denigrime.  

 

 

nolsfit, e solla per t'u lexuar si nje pikepamje, kush eshte i/e interesuar mbi subjektin, e jo per te rene automatikisht dakort me te. 

    Idenditetin ta "jep" dhe ta mbron, ... hieja e shtetit tend.Emrin ta japin prindritn dhe e mban.... deri diten qe  ben emrin tend te vertete.Eshte ky emer  me te cilin  vjen e te rremben vdekja.Eshte vetem  hieja e atij, qe mbetet pas. Ne kete rruge  te gjate, them se eshte ne doren e seicilit  te mendoje dhe te çmoje  te pakten guximin e stergjysherve tane, te cilet edhe pse te zhveshur  nga çdo lloj ideje per pasurim dhe xhelozie per "Zotnine me pushtet" apo afendikoin, te zhveshur nga  çdo lloj  poshtrimi per te pamundurin, apo  per ate qe ben jete skllavi, arriten ta lene emrin  pas vdekjes.Se  arriten e ruajten identitetin.Te zhveshur nga ndjenja e perbuzjes edhe per ate qe "Zotnise" apo afendikoit, per hir te interesit i le vendin e" babait  te familjes", si perdoret sot nga shume "aktore  imitues", jane ata qe na bejne krenare edhe pse ne shume pake gjera.Do te duhet ti ruajme,   ne se nuk jemi te zotet t`i shtojme ato vlera.Kjo eshte detyra e brezave, per te pasmit.... 

  Mua keshtu me duket....

Ne kena disa emna komplet te perçudnuem, qe s'e merr vesh i pari te dytin ! Mos t'a dish se nuk asht personi shqiptar ma perpara, nuk merr gja vesh prej emnit se prej ka asht!!! Skandal. Emni jep identitet etnik, kulturor, gjuhesor, etj. Kulmi jane nganjehere dhe emnat e familjes qe jane per faqe te zeze. Pa harru fenomenin e kriptokristianeve : Ka njerez qe e kane emnin Ibrahimi, apo Mehmeti, apo Musaja, por mrapa, kur flet me to, e zbulon se jane ortodokse apo katolike (!).. s'e merr vesh i pari te dytin.

Dhe mos te harrojme se neper fshatna s'kishte rregjistra emnash (perveç rregjistrave te famullise - krezmimeve - qe mbanin kishat) ; me ardhjen e komunizmit njerezeve iu vune emna mbare, qe shum here s'ishin emnat e tyne. Ka shume njerez me emna fallso qe s'jane te vet!

Le t'i ndryshojne emnat e t'i bajne mileti si te done : si do qe t'i ndryshojne nuk i bajne kurr aq per dreq sa i kane aktualisht.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).