Shif sa bukur funksionon shteti shqiptar. Në tregun e telefonisë celulare ka 4 konkurrentë. Për licensën e shërbimit celular 3G qeveria ka vendosur të japë vetëm një licencë. Një!

Gjë që ka detyruar të katër kompanitë celulare që të dalin në një deklaratë të përbashkët duke i kërkuar qeverisë që të mos krijojë monopole.

Artikulli nga Gazeta Shqiptare: 

Katër operatorët celularë që operojnë në Shqipëri kanë reaguar sot në lidhje me dhënien e licensave të shërbimit 3G duke kundërshtuar vendimin e qeverisë për të dhënë një licencë të vetme.

Përmes një deklarate shpërndarë për mediat, katër kompanitë celulare AMC, Eagle Mobile, Plus dhe Vodafone shprehen se kanë rënë dakord që të kërkojnë zyrtarisht rishikimin e vendimit të qeverisë, në mënyrë që të mos rrezikohet krijimi i një ambienti monopolistik.

“Rreziqet e një favorizimi të një ambienti monopolistik dhe çmimi i lartë hyrës në kuotën e 12.5 milionë eurove janë shqetësimet e kompanive celulare që operojnë në Shqipëri” theksohet në deklaratë.

Katër operatorët e telefonisë celulare janë të bindur se lëshimi njëkohësisht i katër liçensave 3G kundrejt një tarife të favorshme për të gjithë spektrin e vlefshëm 3G, u shërben objektivave të qeverisë dhe nevojave në rritje të konsumatorëve për internet të shpejtë me bandë të gjerë, me qëllim për të inkurajuar një treg konkurrues dhe për të nxitur më tej investimet në vend.

“Katër operatorët e telefonisë celulare e shohin me keqardhje faktin e vënies së një tarife prej 12.5 milionë Euro, e cila bashkë me investimin shtesë që nevojitet për futjen e rrjetit, e bën jashtëzakonisht të paarsyeshëm për të justifikuar vendimet logjike për të investuar ne teknologjinë 3G sikundër dëshmon edhe eksperienca mbarë evropiane” thuhet në deklaratë.

Përpara publikimit zyrtar të dokumenteve të tenderit, katër kompanitë e telefonisë celulare i bëjnë thirrje autoriteteve shtetërore të diskutojnë më tej me të gjitha palët e përfshira dhe operatorët për arritjen e një zgjidhje të përshtatshme.
 

11 Komente

he mos u merzisni, sa te fusin kto kompanite tona breshka, 3G-ne, do kete dale nga moda dhe gjtihe bota rrezik do jete me 5G se dhe 4G do jete bo bajat.

Pastaj ne e kemi qiviriun te qute , osht bo mjeshter per pazaret dhe ankandet e licensave, i marrshin te keqen spekulantet profesioniste

Une ne Shqiperi, pashe 3 kompani celularesh, dhe jo 4. Per katren flitej, por nuk me zuri syri ndonje zyre te saj, apo filial.

Mire kompanite e celulareve qe kane ze dhe bertasin, po tregetaret e vegjel qe s'i p*erdh njeri, c'te bejne?. Kam nje shok qe s'ka shume qe mbylli emigracionin ne Itali per te hapur nje biznes te vogel ne Tirane. Farmak i ka hecur, fuqia blerese cop-cope, ndresa nenpunesit e bashkise dhe te shtetit po ja nxijne jeten fare. Po s'u ngjeve rroten te dendin me gjoba koti - me tha njedizaj - s'kane as tolerance as njerezillek, nuk te shkulen nga dyqani pa te marre "pizzen", kerkoju sa te duash pak kohe qe te kapesh veten.

Kur e takova dje ishte bere dhe fare, i duhej te paguante urgjentisht te ministria e Bodes 60 000 leke (te reja) per kasen e regjistrimit, ne te kunderten gjoba e kalonte dyfishin. Po me e bukura eshte - me tha - se vetem do paguaj...kasen nuk kam per ta marre. Sepse kjo e fundit vjen nga Kina pasi ketu te jene mbledhur paret e blerjes. Skeme piramidale me nje llaf. 50 $ kushton kasa ne Kine dhe 100 Euro ne Itali. Ketu qimet e kokes, ose thene ndryshe sa ti doje b*tha Bodes.

Tashi qe po e mendoj dhe nje here kjo s'po me del hic si afere monopoli...kjo eshte korrupsion safi...bile edhe gojet thone se tregetari i kasave eshte njeriu i Ministrit.

Ketu qimet e kokes, ose thene ndryshe sa ti doje b*tha Bodes.

 

Meqe sot jam ne qejf qe te bej shaka smiley ky krahasimi qimet e kokes me bythen e Bodes eshte per mendimin tim krahasimi me intrigues sot per sot smiley

admin, fshije tani, une e thashe timen smiley

Thuaja popullorce dhe je mrene . Edhe populli te kupto edhe admin s'ka pse te te fshije smiley

"O Bode o surrat pa qime , sa di ti di suma ime "

 . smiley

  Problemi i kompanive nuk eshte monopoli , por cmimi i larte per te hyre ne treg por edhe per shkak te prapambetjes teknologjike.

Titulli eshte manipulues, permbajtja eshte tjeter gje.

...“Katër operatorët e telefonisë celulare e shohin me keqardhje faktin e vënies së një tarife prej 12.5 milionë Euro, e cila bashkë me investimin shtesë që nevojitet për futjen e rrjetit, e bën jashtëzakonisht të paarsyeshëm për të justifikuar vendimet logjike për të investuar ne teknologjinë 3G sikundër dëshmon edhe eksperienca mbarë evropiane”...

Eksperienca mbare europiane mos permendet vetem kur u pershtatet ne mide. 

Pa te na thone  kompanite  psh se si veprojne me fature te personalizuar dhe si e pranojne gjoben e pare ne rastin e nje kontrolli te befasishem ? AMC-ja psh te thote sa here eshte gjobitur sepse nuk ka pranuar kontrollin e befasishem. 

Pra, pranon te gjobitet deri ne 2.000.000 leke te reja me kushtin qe te mos dorezoje rrjetin e brendeshem te faturimit diten e befasise. Mbasi kalon ne versionin per shtet atehere e lejojne kontrollin. 

Mire bejne qe ushtrojne presion, po te vazhdojne ta bejne si e kane bere deri tani, me pare nen dore dhe jo duke manipuluar opinionin nepermjet te tilla deklaratsh dhe te tille mediash pacavure.

Jo 12.5 milione euro , por 25 milione dhe pak e kane .

Jazek i qofte qeverise nese ja u ul tarifen.

S'the gje per ate kufizimin ne 1 license te vetme, ama.

 Nuk thashe gje , por dhe keta vete nuk thone gje. Se o licenca 12.5 per cdo njerin dhe liri tregu , o nje licence dhe situate monopol. smiley

Ketu eshte vete kontradikta titull vs permbajtje.

Une jam kunder monopolit te 3G-se.

bashkohem me paqartesine e Koth'it: Jepet vetem nje licence e vetme, apo cmimi i licences eshte aq i larte sa justifikon vetem hyrjen ne treg te nje kompanie te vetme?

Ka nje problem ndoshta me te madh me kete deklaraten e ketyre kater kompanive (te katerta monopoliste) te bera bashke. Mua me duket se i thone qeveriut, na li ne punen tone se e ndajme torten vete. A nuk te ngjall dyshime per formimin e nje karteli nje deklarate e tille? Keto kane frike se nese licencen 3G e merr vetem nje kompani e vetme, atehere kompanite e tjera do duhet te luftojne per pjese tregu me forma te tjera (si psh ulje cmimi) dhe midis tyre do filloje nje lufte tregu qe do t'ju ule fitimet dhe do perfitoje klientat.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).