Përditësim: vazhdojnë ndeshjet kualifikuese për Euro 2012.

 

_______

Kombëtarja shqiptare e ka nisur me një barazim 1-1 në Rumani edicionin e Euro 2012. Goli me koke i Muzakajt i ka siguruar Shqiperise 1 pike ne transferte ne ndeshjen e pare te eliminatoreve. Shqiperia luan ndeshjen e dyte kunder Luksenburgut javen qe vjen.

85 Komente

Si perfundoi Angli-Bullgari ?

 

mir fare 4-0

Loje shume e dobet nga ana jone, nje ndeshje e shemtuar e Kombetares. Shqiperia e filloi ndeshjen (u zgjua me sakte) menjehere pas golit te Rumanise, nderkohe qe kete gje duhet ta kishte bere qe nga minuta e pare e ndeshjes. Barazim i pamerituar nga ana jone. Uroj ne ndeshjet e ardhshme te shohim nje kombetare me te gjalle, me loje me te bukur, sidomos ne repartin e sulmit dhe me nje mesfushe me fantaziste. Nese do te vendosja dy note maksimale, ato do t'ia jepja mbrojtjes (Lorik Cana!!!) dhe portierit te kombetares, Beqajt. 

ne edhe kur kena lujt mir e me shpirt jena rraf (me Hollanden psh kur horem gol ne min te funit), sbohet qameti pse morem i barazim me loje jo te mire.

ama prap menoj se Shqipnia e meritoi barazimin.

Bubi kacurrel, po ti pe ndeshjen apo pe statistikat ne fund te ndeshjes? 80 minuta loje rumunet na mbyllen ne mesfushen tone dhe vetem fati e ka shpetuar Kombetaren tone nga tre kater gola te sigurt. Ne ne vend te kompozonim loje, ne dukeshim si ekip lagjeje qe largonte topat sa me larg per te fituar edhe ca sekonda. Ishte nje ndeshje skandaloze, jashtezakonisht shume e dobet. Skela dhe Duro qe duhet te ishin motorri i ekipit, dukeshin sikur terhiqnin kembet zvarre, ata duhet t'ia lene vendin e tyre ne kombetare, lojtareve te tjere me te rinj e me te fuqishem. Bogdani gjithashtu duhet te largohet pasi i ka bere sherbimet e tij dhe nuk i jep me asgje kombetares. Sapo hyri Salihi ne loje, sulmi mori gjalleri dhe porta rumune filloi te rrezikohej. 

Loja qe ne duhet te kishim pare ishte pikerisht ajo e atyre pese minutave qe pasoi golin e Rumanise dhe coi ne barazim. Ate loje ne duhet te kishim zhvilluar qe ne fillim dhe mund edhe te kishim fituar pasi rumunet nuk ishin ne forme. Ne vend te saj, ne pame nje loje mizerje, nje rremuje ne cdo repart, nje ekip qe luante pa shpirt me perjashtim te dy tre lojtareve, nje pacavure e shemtuar. Trajneri Kuzhe duhet ti kushtoje me shume vemendje reformimit te mesfushes dhe sulmit. Zoti na ndihmofte me Bosnjen, Biellorusine dhe France...madje, duke pare kete nivel loje, edhe me Luksemburgun. 

falemiderit per videon i pakapshem.

gol i bukur vertet!

Ndeshja ishte mizerje fare. Ne luajtem shume keq, ajo qe ne bejme nuk mund te quhet loje (se loje do te thote argetim). Me mire te mundesh por te besh loje sesa qofte edhe te barazosh me nje loje mizerabel.

bi dakort me fjaline e pare te berberit; sa per ate te dyten, jena lodh t'u e perserit sa here lunim mire po e hanim ne fund pranej nuk eshte keq me ndrru muzike per ket here. France e Bosnje dalin nga grupi

Franca e hongri petllen nga Bjelloruset.Veshtire do ta kene.

tani e pashe. Nuk e di po ato rumunet sot nuk ma mbushen mendjen vetem nqse ta kene pas prej mungesave kurse bosnja eshte ekip i gatit mire per mu

 shqiperia sa me prish pune.

Luajtèm mè keq dje se sa kur humbèm 6-1...zgjidhni e merrni,mua mè pèlqen mè shumè 1-1,mè èshtè bèrè shumè qejfi se nuk duroheshin rumunèt...Kombètarja luajti me shumè frikè gjithè lojès,por rumunèt me atè qè ndèrtuan nuk meritonin mè shumè...shpresoj tè mos i dal nga hunda me luxsemburgun kjo pikè,uroj fitore qoftè edhe minimale...gurè gurè bèhet kala pastaj edhe Kombètarja SHQIPTARE!!

  Ca ndeshje ke pare ti? Rumuni pata raste per 3 gola, ne te porta mezi shkonim, edhe kur shkonim gabimisht. Kemi ekip plere qe me prishi bashke me francen skedinen.

te dhjefsha skedinen tate.

ku i pati 3 raste?...hiqi dy raste qè i krijuam vetè tek porta jonè(fillimi i lojès,gabim i Beqaj qè i shpèton topi i tij nga duart,ajo e vijès fatale nè pjesèn e dytè e krijoi dhe e zgjidhi vetè Agolli)...golat u bènè tè dy me goditje standarte..hajt barazim..dhe tjetèr herè tè vazhdojnè tè mbajnè topin me qè e kanè kaq xhan...p.s. sa pèr skedinè..kapa pjesèn e parè X SHqipèrinè,ITALINè Xh,2 GJermani,X franca pjesè e parè,2 Norvegjia...mè dogji greku dhe Portugalia i kisha vendosur Xh(fitore me 1 gol diferencè tè dyja)...tè dyja X dolèn...smiley

 Tradhetar! Shitesh per nje skedine 2mije lekeshe.

e vuni re njeri emrin e ansorit austriak, Alain Hoxha?

Hmmmm.

Me kujtohet qe ka qene nje arbiter nga Fieri ne vitet 70 - 80. Quhej Arsen Hoxha ... Te kete qene ai thua ???

rezultat qe na leverdis me teper se humbja. Prandaj jam i kenaqur shume nga ajo c'fare morrem. Muzaka tregoi se  eshte koha tu besohet me shume te rijnve ,dhe ti thuhet faleminderit skeles ,duros e dikujt tjeter. Goli jone fantastik. Ai rumunve, gomarllik e perseritur i tonve. SHIPERI ETNIKE NGA NISHI NE PREVEZE

sone kina prap fatboll.

Ndeshja del x-2 (barazim pjesa e pare dhe fitore e udhetueseve). Suksese nese do vendosni ndonje bast.

 Sot kemi goleade.

Shqiperia ben minimumi 3 gola. Une jam tek 4-0 , por fitorja eshte me dy gola diference si minimum.

Gjermania fiton me 3 gola diference minimumi, ndeshja ka 5 gola e siper.

Maqedonia - Armeni ka tre gola.

Keto kam per skenine sot une. smiley

Koth, ku jemi me Bosnje- Francen?

 Kjo ndeshje eshte fitore / fitore me pak prioritet Franca. Me ate humbje qe beri Franca javen qe shkoi pale , po nga sa pashe Franca kete here nuk ka futbolliste per europian, pra besoj se po pergatit ekip per 2014.

Po menje per ate ndeshje s`kam. smiley

e veshtire... e vdekme qe do kete tRubullira ne stadium.

 Franca rezultoi shembulli me i keq i mundshem per nje ekipi kombetar boterorin e kaluar. 

Te shtunen federata franceze e futbollit, ka pushuar  Domenik, sepse me te kishte nje kontrate me afat te papecaktuar. DUhet pare motivimi i tyre sot per te thene dicka me shume, ndaj veshtire me thane dicka per ndeshjen sot, por ajo qe duket eshte se Bosnja eshte shume e karikuar. Keto percjellin mediat sot.

Te shohim. Nese Franca fiton sot atehere, ne dalim ne vend te dyte ne grup. smiley

Sot Shqipnia barazon me nder me Luksemburgun. Mos u prif kot per gola se nuk jemi nga ato lule ne.

 Fitojne mer kaqolat sot, vetem per nje arsye : sepse ndeshjet e tjera kane mundesi t`i shesin me shtrenjte. smiley

Vetem shiko me vemendje qendren e mbrojtjes. Shumicen e golave i hame aty nga kroset. E kam fjalen per golat qe vijne andej nga minuta e 80 e mbrapa. smiley

po rusi pse kaq bërnut?

 Ruset luajne nen trusni te kompanive te tyre te basteve. Jane me keq se aziatiket.

Megjithate une them qe do barazojne. smiley Pra nese do vija bast vetem per pjesene dyte do vija qe kjo pjese ka dy gola, se do isha me i mbrojtur edhe sikur te ishte fjalia e pare e vertete 100 %. smiley

kush do me e pa online

LINK

Bredho,  faleminderit vella.smiley

mo n'fund!

Salilhi gol,    gol fantastik.smiley

kshtu po.

rezultate t'bukra. turku tu heq keq. po ashtu bullgari.

ça u bo ke hollanda mre?

2-1 Hollanda. Huntelar si në stërvitje një, dhe tjetri me penallti.

S'punon mirë dhe linku që ia qqqqqqq jetën.

Linja për ju Shqari.

 

minuta e 25  pjese se pare.  2-1 per Hollanden,  2 golat i ka bere Huntelar.

si me degjon.smiley

shume erë nga plasat e kabines..por..me..sa...degjojme:

Gjermoni e boni

turku ja arriti.

rumuni ku ishte.

Iso. faroe po therrmohen nen thundren e Italise smiley

ops, edhe runi di te shenoje smiley

A thua dic dinte trajneri qe e nxori Mertesacker qe ne min 11, dhe e zevendesoi me Westermann qe shenoi?  smiley

Portugalia vazhdon me sindroma te cuditshme.

poldi te dytin (na e thau fytin)

gallate ne turkye smiley

na fal bose, e boni dhe klose

Dhe patjeter qe Miros i vinte radha.

eh çi zuni portugezt haku i DPRK smiley

Bravo cunat. E kemi te sigurte qe do fitojme se eshte ne stadium z. Mehdiu - dhe ai gjithmone fiton smiley

gjembo,  pse thua ti.  ka per te shperthyer stadiumi nga ''gezimi''.smiley

hehe

Te kenaqkan fare komentatoret...

une pashe rreth 20 minuta.  smu duk keq Shqiperia. ajo qe me beri pershtypje ishte se tanet fituan gjithe ato goditje denimi ne pozicione shume te volitshme. vetem se gjynah, qe ata nuk arrijne te perfitojne me shume nga to.

Nuk kemi nje numer 10 qe ta hapi lojen nga qendra.  Skela ka mbaruar.  Sulmi perqendrohet ne krahun e djathte, ku Muzaka i iken rregullisht mbrojtsave te Luksemburgut dhe daljet e Dallkut.

ate po menoja; ai Bylykbashi nuk qe fort i keq; nga u bo ai? e thirren ne kombtare apo jo?

mir me Belul mire po qene tu bo gol me nji kundersulm ato t'vobektit e Luksemburgut. Masanej ai Salihi tu u mundu me rrafishat o burr a thu se kishin bo nja 5 gola dhe deshen me bo pak spektakel, e ke parasysh? mire qe doli ai goli thuj!

shiko Bredho, ne skemi ndonje super ekip, natyrisht. pak ''spektakel'' do bejme.  jemi ballkanas apo jo.smiley 

ne fakt Luksemburgu eshte mbyllur ne mbrojtje. nuk eshte e lehte ti cash.

prandaj thashe ne kushte te tilla, duhet shfrytezuar mire goditjet standarte.

"o sa mire me ken Shqiptar" - bravo tifozat kuq e zi.

çe mire zeza...pese artikuj sot ne PPU-ja sygjeronin qe jemi, dembele, sikopath, inertë, te mjerë, te vobekte, pa karakter, te pashoqerueshem dhe qe na pelqen muzika me ze te larte smiley

ca eshte kjo loje me breke neper kembe qe po bejme

Ky Duro kerkon te tribloje edhe shoket e skuadres se vet. smiley

eshte garip i madh,prandaj.smiley

Po normal, sepse kur ishte ketu ne Gjermani, afer atyre ka ndejtur. smiley

Mua me kenaq ky Dritan Shakohoxha kur bertet:

Ham--di--Sa--li--hi

me nje ritem te atille, sikur po shoqeron me ze levizjen diskrete nen tavoline te berrylit te Blendit ne drejtim te Shakohoxhes. smiley

prit edhe pak, se ne momentin final, Shakua ka per te bertitur........dankeeeeeee...................bitteeeeeeeeee.smiley

duhet me pas durim derri me 90 min te kombtares shqiptare

shume shume loje e dobet

Keta tanet, me 10 lojtare qe po luan Luksi, s'do bejne ndonje tjeter?

shpetum me i shtylle.. qene tu na e mor erzin

Ishte offside ajo shtylla.

ky Bogdani si me qene 50 vjec o vlla

ke te drejte Bredho, po ska tjeter.  shiko,  Skela nuk donte te luante me per kombetaren, se e ndjen qe nuk e ka me ate freski qe ka pasur dikur. moshe ben te veten. por Ky Kuzhja iu lut te vinte te loste prape me kombetaren.

varferi e madhe.

GOAL!! Shaqiri is allowed to dribble inside and fire a swerving thunderbolt with his left foot that gives Joe Hart no chance! The 18-year-old substitute has got his country back in this game!

  •  

Varferi se se nuk arrijme te rekrutojme talente si ky e te tjere gjetke neper Europe ne kombetare.  Por nuk eshte vetem problemi aty.  Kemi dhe te rinj qe duan te luajne per kombetaren por nuk i'u jepet shanci.  Duro, Skela, Bogdani duhet te pergatiten per pension pak nga pak nga kombetarja.  Ne pergjithesi nuk kemi ndonje cilesi teknike te madhe.   Lojtari jone me i mire eshte nje mbrojtes/mesfushor shkatrrues qe thot goxha per cilesine tone.

per ke los ky Shaqiri?

kjo puna e rekrutimit te talenteve,nuk eshte kaq e lehte. ka shume nga keta qe nuk duan te luajne per Shqiperine. bile e perdorin Shqiperin per tu bere shantazh federatave te shteteve ku luajne, per te marre me pas ftese nga ata.

rasti me i fresket eshte i nje qendermbrojtesi kosovar qe luan ne bundeslige,Gjermani. eshte i ri,  rreth 1.91 i gjate.ka te dhena shume te mira per dreq,nuk me kujtohet emri i tij tani.

e kane thirur 3 here ne kombetaren e Shqiperise deri tani. thote po,  pastaj ne momentin e fundit nuk vjen, nxejerr justifikeme te ndryshme,  bile Kuzhe para 3 muajsh, shkoj ne Gjermani dhe e takoi vete. i tha po, do vij, po prape genjeu. se sic duket i kane premtuar ta ftojne ne kombetaren gjermane, dhe ka shprese te los atje. 

keshtu jane keto pune, i pakapshem.

Shaqiri luan per Zvicren.  Eshte 18 vjec.

 

Ke te drejte dhe per ate fakt, qe shume thjesht nuk duan te luajne me kombetaren tone.  Qendermbrojtesi ne fjale eshte Mergim Mavraj.

 

E njejta gje me kujtohet edhe me Behramin, te cilit i'u vu Tare nga mbrapa per ta bindur per te luajtur me kombetaren dhe dha fjalen qe do aktivizohej e pastaj vendosi te luante me Zvicren...

tani qe rrafem luksemburgun, nuk ka me guxu naj ekip mo i modh me lujt me ne...se i shkrijm fare, jo per gjo

hahaha Monde, u merzit, u bo derr Nojeri smiley

Kur them per tanët, e kisha per tanët fh, kuqzinjt mnjllaf, e jo (teu)tonët smiley.

Mo na flliq dhe ti smiley.  

Neuer i erdhi keq, se Azeret s'u mjaftuan me tre, por bene dhe nje autogol.

O Beluli... si tu duk ndeshja? Unë 20 min pashë dot vetëm. Janë mbjellë llafe vërdallë që oranjet nuk lujtën mirë sot.

 

bere mire,  vetem ato 20 minuta ishin per te qene.smiley

nga momenti qe finlandezet, beni golin, cuditerisht u shthur ekipi komplet.  d.m.th Finlada, kishte vetem gjate pjeses se pare 3 raste te pastra,nga ato 100%,per te bere golin e dyte e te trete ndofta. i ka shpetuar Stelkenburg. ishte ne dite te mrekullueshme sot.

ne pjesen e dyte e kishin zoterimin e topit, por pas 2, 3 pasimeve ne mesfushe e dorezonin topin ,shume lehte. paten aty ketu ndonje rast, sidomos me gjuajtje nga distanca, por nuk ishin ne gjendje te krijonin sot.  i vetmi lojtar mesfushor qe bente dicka sot, ishte Afellai dhe deri diku Sneijder.

nejse moren 3 piket, se ndeshja ishte per tu haruar.

Te vecantat e ndeshjes se sotme.

Mund ta shikoje tek:

TVSH
TV KLAN
TV KOHA

TOP- CHANNEl
SUPERSPORT ???

ca bohej kshu sot me e pa ku te doje free .

 

Argjentina po zgerdhin ne dru Spanjen pjesa pare 3-0 per celestet smiley

e shikoni tek   TVE

 

 

nji tifoz i zjarrte luksemburgas ne forum italion:

 ONE MOMENT WHILE PHOTO LOADS

Udinese kapi nji kosovar me passaporte zviceriane - 24 vjec Almend Abdiu m'duket. Ky eshte mesfushor me tipare sulmuesi. Pothuaj me tipare identike eshte dhe nji vlonjat qe lu me Chievon sivjet, Ledian Memushaj, edhe ky 24 vjec. Nuk do ish keq me i pa dhe me i thirr te pakten me shpresat

Almeni ka luajtur me kombetaren e Zvicres, pra harroje.

iku, e harrush smiley

 Per car te vine keta talentet me lujt me shqiperine mer? Qe mos te fitojne ter jeten e? Se edhe per nja 30 vjet nuk kualifikohet shqiperia as per boteror as per evropian sado talente te kete.

Ketu dolen peshengritesit sot edhe thane qe po sna dhane ato qe na kane premtuar neve do bojkotojme boterorin e peshngritjes ju doni me marr talente te reja. Mire e bejne qe ikin.

Ai shakohoxha eshte nje k me nyje nga koka te kembet edhe nuk shoh me kurre ndeshje po e komentoji ai.

Shyqyr qè fituam...deri nè ndeshjen e kthimit me ta pèrsèri,prashikoj shqipèria mbledh max edhe 2 pikè...nuk di kujt do i prishim punè pèrsèri..por mendoj se mè shumè se 9 pikè nuk grumbullojmè dot...vetèm po u bènè ndèrhyrje nè ekip,mund tè ndodh ndonjè çudi tjetèr...me qè po flisni pèr talente qè mund tè afrohen...mendoj se mè e besueshèm èshtè afrimi i Migjen Bashès,qè luan me ATALANTA serea b italiane,ka njè problem me tè pasi ka luajtur pèr U21 e zvicrès,por ka shprehur dèshirèn pèr tè luajtur me SHqipèrinè dhe ka refuzuar ofertèn e kombètares zviceriane,mè duket se çèshtja do tè shkoj nè FIFA..luan nè mesfushè..kurse pèr Memushaj nuk di gjè hiç,di vetèm se Chievo e morri nè ekip pas njè miqèsore me njè ekip diletantèsh nè ITALI,ku ky djali luante...por nuk di a i èshtè bèrè apo jo ofertè nga FSHF...nejse..unè personalisht mendoj se asnjè nga kèta nuk e ka pèr detyrè tè luaj pèr SHqipèrinè..dhe nuk mund tu vihen epitete kalamajsh pèr kètè motiv.

br3dharaku dhe i pakapshëm

Për atë Almen Abdi-un mos harxhoni kohën dhe fjalët kot sepse unë e njoh personalisht dhe ai nuk flet asnjë fjalë shqip, por vetëm serbisht. Ai vërtet ka lindur në Kosovë por është Goran.

(shpjegim: Goran vjen nga fjala Gorë krahinë autoktone shqiptare e populluar me serbo-folës që shtrihet një pjesë në Shqipëri, një pjesë në Kosovë dhe një pjesë në FYROM. Sa për ilustrim shembulli tipik i Goranit është Namik Doklevici.) Abdiu dhe më përpara do të luante për Serbinë se sa për Shqipërinë.

Ndërsa kur bëhet fjalë për 19-vjecarin Gjerdan Shaqiri puna është krejt ndryshe. Ai tashmë ka luajtur për Zvicrën dhe nuk mund të luaj më për Shqipërinë. Kur të pranohet Kosova në UEFA dhe FIFA ai mund të luaj për Kosovën.

kam kalu neper ca fshatra goranesh diku nga '99 ne mos gaboj kur kam shku ne Kosove per here te pare. Shprehja 'ha pula strall' merrte kuptim real aty...nuk kisha pa najhere aq mjerim.

Urime kombëtares kuq e zi. Unë jam kuq e zi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).