Kur diktatori stalinist i Shqipërisë Enver Hoxha u përcoll me nderime tek Varrezat e Dëshmorëve, nën statujën e monumentit Nënë Shqipëri, - data e vdekjes së tij, 11 prilli 1985, iu hoq nga varri. Ramiz Alia, i cili i shërbeu Enver Hoxhës si Sekretar i Partisë së Punës së Shqipërisë, tha se njerëz të tillë nuk vdesin kurrë.


Dhe është ndoshta një fatkeqësi për këtë vend, që 25-vjet pas vdekjes së Hoxhës, mënyra si janë zhvilluar gjërat, i ka bërë shumë shqiptarë ta rimendojnë ish-periudhën komuniste si të dëshirueshme. Duket sikur Ramiz Alia kishte patur të drejtë.


Vërtet, aspektet më brutale të regjimit të Hoxhës tashmë kanë kaluar me kohë, përfshirë izolimin, vrasjet politike, vuajtjen në burgje, punën e detyruar dhe vështirësitë që vinin nga internimet.


Por sot, elita nuk përfill dhe nuk është e interesuar për mirëqenien e popullit, nuk punon për të mirën e vendit të vet; politika është e vrazhdë dhe jotolerante, mungesa e sundimit të ligjit është e dukshme. Këto probleme ua kanë penguar rrugën qëllimeve të vetëdeklaruara nga Shqipëria, siç është ngritja e një demokracie funksionale në vend, ngritja një ekonomie të qëndrueshme dhe integrimi euroatlantik.

Lideri i madh


Dyzet vjet të sundimit të Enver Hoxhës, lanë një trashëgimi të zymtë për Shqipërinë post-komuniste. Por ka diçka në favor të tij.


Në kushtet e një varfërie të lartë të trashëguar nga viti 1944, ai e ngriti ekonominë bazuar tek modeli sovjetik i industrializimit, përmirësoi nivelin e jetesës, reduktoi dallimet mes rajoneve në shoqërinë shqiptare, mbrojti integritetin territorial, dhe bëri përmirësime të veçanta, në fusha të tilla si shëndetësia, arsimi, si dhe në drejtim të të drejtave të grave.


Mund të tingëllojë, mbresëlënëse, për aq kohë sa përshkrimi është sipërfaqësor, pra pa hyrë akoma në detaje.


Sepse ky përshkrim lë jashtë një nga tiparet e dukshme të sundimit të Hoxhës. Ndryshe nga diktatorët e tjerë të Europës Lindore dhe Qendrore, me kalimin e moshës, Hoxha u bë më ekstrem dhe dyshues, duke përdorur një aparat të gjerë dhe të fortë sigurimi, policinë e fshehtë (spiunët), duke depërtuar me to deri në shtëpitë e shqiptarëve.


Shqiptarët bashkëjetuan me këtë (përveç ndonjë rasti të rrallë dhe heroik) duke u karakterizuar nga konformizmi, dhe apatia, duke marrë me vete edhe pak nga paranoja e sundimtarit të tyre.


Në mënyrë periodike dhe të pamëshirshme Hoxha eleminoi disa nga kolegët e tij. Asnjë regjim komunist nuk ka përjetuar një spastrim të tillë. Ndërsa procesi ecte përpara, pushteti përqendrohej tek një grup i vogël njerëzish, me lidhje të ngushta familjare, mbështetur tek besnikëria dhe bashkëpunimi i vazhdueshëm në spastrimin e kundërshtarëve politikë.


Ky regjim krijoi atë që është quajtur si një "kolazh i fantazisë", një lloj vendi që do ta bënte një surrealist të qante nga gëzimi. Por, edhe, në qoftë se kjo do të ishte thjesht një fantazi, ishte gjithsesi e tmerrshme.


Njeriu i fundit në këmbë


Vdekja e Enver Hoxhës la një vakuum që u mbush nga një përkrahës i tij, Ramiz Alia. Lideri i ri u përball menjëherë me probleme serioze, ekonomike dhe sociale, produkt i disa reformave të rrezikshme të bazuara në vendimmarrje ideologjike.


Ramiz Alia, i cili aspironte të ishte një komunist i reformuar, gradualisht reformoi disa nga aspektet më të egra të regjimit. Pas kësaj, disa segmente të shoqërisë njohën rritje dhe shoqëria u bë më e guximshme.


Alia bëri diçka më shumë se sa thjesht reagimi; ndryshoi paksa strukturën e Hoxhës, por u përpoq gjithsesi të ruante sistemin e Hoxhës. Gjithsesi, ishte shumë vonë. Shqiptarët kishin parë tashmë ndryshimet që po ndodhnin në të gjithë pjesën tjetër të Europës Lindore.

 

Përkeqësimi i kushteve brenda vendit çoi në konfrontime radikale. Shtytjen përfundimtare drejt ndryshimit, vendi e mori nga studentët e Tiranës. Ndryshe nga intelektualët e vendit, ata ishin të gatshëm të përballeshin me rrezikun, dhe e kundërshtuan hapur regjimin.


Shumë i shqetësuar, Ramiz Alia, zgjodhi Sali Berishën për ta dërguar si ndërmjetës. Berisha e përdori mjeshtërisht këtë moment, për t'u hedhur më pas në protesta, deri në dorëzimin e Ramiz Alisë. Në shumë mënyra, Sali Berisha e ka dominuar Shqipërinë qysh atëherë.


Presidenti i ri - i vjetër


Sali Berisha, një nga kardiologët kryesorë të Shqipërisë, ishte komunist dhe kandidat për anëtar në Komitetin Qendror të Partisë së Punës.


Por që në momentin që ai u bë president i Shqipërisë në vitin 1992, ai tundi flamurin anti-komunist, duke e deklaruar si "rruga e së ardhmes" dhe duke e përdorur për hakmarrje ndaj ish-komunistëve të tjerë.
Ta lije regjimin e Hoxhës pas vetes, ishte shumë më e vështirë nga ç'mund ta kishte parashikuar dikush.


Vendi bë anëtar i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ndoqi rrugën e privatizimeve të shpejta, i dha fund kufizimeve në import, braktisi kontrollin e çmimeve etj. Por papunësia u rrit. Për dhjetëra mijëra anjerëz, varfëria sa vinte e thellohej. Qindra mijëra shqiptarë u larguan nga vendi. Dhe në shumë fusha, ndikimi i Hoxhës vazhdonte të ishte i fuqishëm.


Berisha dhe pjesa tjetër e elitave në Shqipëri, treguan një mentalitet autoritar dhe jotolerant që nuk lejonte asnjë kompromis apo negociata, të nevojshme për ta çuar vendin drejt demokracisë. Berisha me gjithë guximin që kishte treguar në momentin e shkëputjes nga regjimi, dukej i paaftë për t'u shkëputur nga e kaluara e tij.


Në të vërtetë, partia e tij, Partia Demokratike u bë një makinë personale për të forcuar pushtetin e vet. Njëlloj si Hoxha, ai nuk pranonte ata që nuk pajtohesin me mendimin e tij dhe goditi çdo sfidant të vetin me të gjitha mënyrat që kishte në dispozicion (përfshirë dhunën), pavarësisht nga kostoja që paguante demokracia e re e Shqipërisë.


Fushatat e tij elektorale të kujtojnin propagandën komuniste të kohës, Berisha opozitarët i quante "terroristë" dhe të "frontit të kuq" të cilët, sipas tij, kishin mbështetje nga armiqtë tradicionalë, grekët dhe serbët.


Forcat e tij të sigurisë dhe bandat kriminale, ndërprisnin mitingjet e opozitës, bastisnin dhe sulmonin të gjithë mbështetësit e opozitës, kandidatët, përfshirë këtu dhe shtypin.


Kryeministri i vjetër - i ri


Kombinimi fatal i këtyre politikave dhe trajtimi i papërgjegjshëm i skemave piramidale, e çuan Sali Berishën drejt largimit në vitin 1997, pas asaj që mund të konsiderohet kryengritja e parë e suksesshme popullore e armatosur në Europë që nga shekulli XIX.
Trazirat në rritje dhe rebelimi i plotë i popullsisë çuan në shpërbërjen e ushtrisë.


Trajtimi i egër që pushteti i Berishës i bëri popullsisë nuk mundi të ndalontë bastisjen e afro 1 milion kallashnikovëve, tankeve, artilerisë së rëndë, deri tek raketat e sofistikuara kineze tokë-ajër - nga repartet ushtarake të vendit.


Dhuna që pasoi shkaktoi qindra të vdekur, duke e detyruar Berishën, të turpëruar, të jepte më në fund dorëheqjen duke i hapur rrugë zgjedhjeve të reja parlamentare. Opozita erdhi në pushtet pas një procesi të turpshëm demokratik, por komuniteti ndërkombëtar e miratoi rezultatin pasi nuk kishte zgjidhje tjetër.


Kryeministri i ri, Fatos Nano, ka qenë kryeministri i fundit i regjimit komunist. Edhe ai ishte gjithashtu një krijesë e kohës së Hoxhës, dhe i murosur nga politika e hakmarrjes dhe e autoritarizmit. Në të vërtetë, për shumë arsye, ai ishte mëshirim i kësaj kulture, i privilegjuari nga gruaja e Hoxhës, Nexhmija, ai e kishte kundërshtuar pluralizmin e vërtetë dhe sistemin e ekonomisë së tregut deri në fund të sistemit njëpartiak.


Nano i vendosur në pozicionin e tij të hershëm, si Berisha në atë të Hoxhës, ata prireshin të ishin dogmatikë, konfrontoheshin, dhe ishin të fokusuar, fillimisht të paktën, vetëm tek rezultatet.


Ai solli disa figura të vjetra në rrethin e tij të brendshëm, duke mënjanuar reformatorë shumë të përkushtuar, dhe shtypi diskutimin e brendshëm në parti. Nano po ashtu si Berisha, prish gjithashtu idenë e një sistemi civil të pavarur, duke e spastruar aparatin e sigurisë, gjyqësorin dhe administratën shtetërore, dhe pothuajse të gjithë ambasadorët dhe gjeneralët.


Nano, pasi pothuajse u përmbys nga një grusht shteti, i iniciuar nga Berisha, vendos një regjim korruptiv që mund të pasuronte atë dhe mbështetësit e tij. Edhe njëherë, thelbi i punës së tyre, të punojnë për të mirën e popullit ishte injoruar. Por kur qytetarët patën shancin për ta zëvendësuar atë, Berisha doli si e vetmja zgjidhje.


Humbja e fundit

Sali Berisha "i ri" u kthye në pushtet në vitin 2005. Disa përparime ishin arritur, por shumë nga mënyrat e vjetra Hoxhiste vazhdonin të ishin prezente. Pjesa më e madhe e energjive të Berishës ishin përqëndruar në zgjerimin e pushtetit të tij, përmes një kontrolli të madh, në qeveritë vendore, dhe "gjoja" administratës së pavarur.

Zgjedhjet në Shqipëri vazhdojnë të jenë të shoqëruara me sharje dhe një shkallë të lartë dhune, shpesh rezulton të ketë ngecje të gjata në aspektin politik, duke shtyre reformat aq shumë të nevojshme për vendin.


Vërtetë, zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009 ishte pak më i mirë, por ata u penguan nga dhuna parazgjedhore, politizimi i aspekteve teknike, dhuna verbale ushtruar mbi votuesit, dhe parregullsitë e shumta të vërejtura gjatë numërimit.


Shumë vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë vazhdojnë të bëjnë thirrje urgjente për reformën zgjedhore dhe gjyqësore, luftën kundër korrupsionit, lidhjet e qeverisë me krimin e organizuar, si dhe forcimin e sundimit të ligjit.


Vitet e Enver Hoxhës ishin një histori e mbijetesës personale dhe elitare, fuqie të pamëshirshme, represioni të pamëshirshëm, internimi dhe fanatizmi ideologjik. Një çerek shekulli pas vdekjes së tij dhe gati dy dekada pas rënies së komunizmit, Shqipëria është ende duke luftuar për të përfunduar tranzicionin e saj demokratik. Përmbushja e këtij qëllimi do të ishte mposhtja përfundimtare e diktatorit të vjetër.

 

* Dr. Bernd Fisher, profesor në Universitetin e Indianas në SHBA është historian dhe studiues i njohur i historisë shqiptare

36 Komente

 O njerez!!!! Plaget e Enver Hoxhes jane kryesisht ne mendje. 45 vite shtypjeje te shoqeruara me varferi, e per me teper me bindje te plote se ishe i lire dhe i pasur. 45 vite maskarallek, mungese vlerash shpirterore, spiunlleqe te paimagjinueshme, kurveri me partishmeri, e ushtruar nga njerez qe kishin bindje te plote se ishin te moralshem, mbrujtur me moralin e larte komunist.

Ne fund te fundit, duam apo s'duam, pjesa me e madhe e popullit, dhe absolutisht 100% e drejtuesve tane jane " njeriu i ri".

Ketu nuk duhen historiane. Ketu duhet psikanaliste qe te na zhbirroje te keqen deri ne zgrip te vetes dhe hoxhe te na kendoje.

Dr, profesor zoti Fisher !

Mundesh te na ndihmosh me studimet tuaja ku kane shkuar keto tonelata AR.

Eshte ar i mbledhur me pune e djerse per shekuj me radhe, jane reliket e zonjave Shqiptare, kur u martoshin, kur lindnin femije, me nje fjale eshte pasuria e nje populli, eshte pasuria e nje kulture.

Do jem shume mirnjohes sikur te shkruaje ndonje rresht se ku perfundoi per pak vite kjo pasuri e mbledhur per qindra vjet, si u shkri, si u tret, pa shenj e pa shkres!!!!

 

Një listë e pasurive në flori dhe argjend që iu sekuestruan familjeve të mëdha

 

Një nga veprimet e para të regjimit komunist të sapoinstaluar në Shqipëri ishte sekuestrimi i metaleve të vlefshme dhe objekteve të punuara me këto metale nga ata që quheshin armiq të popullit. Vlera e sekuestrimeve është sot e panjohur, por bëhet fjalë për miliona në ar dhe argjend dhe njëkohësisht në vlera historike apo artizanale. Gazeta ka një listë e sekuestrove të kryera nga komunizmi në vitin 1948 në shtëpitë e personaliteteve si ish-kryeministri Idomen Kosturi dhe personazheve të tjera të njohura të kohës, kryesisht tregtarë apo persona me pozicione të larta shtetërore, të cilët shteti komunist pasi i shpalli armiq u mori edhe gjithçka kishin vënë prej vitesh.

Pasuritë, në pjesën më të madhe koleksione monedhash ari, që nuk ishin më në përdorim, por që kishin vlerë qoftë prej metalit qoftë prej vlerës së tyre apo pasuri të tjera kryesisht në flori e argjend, u vunë në sekuestro dhe iu dorëzuan Bankës së Shqipërisë.

Sasia e floririt të sekuestruar është edhe sot e kësaj dite e paqartë dhe e paplotë duke bërë të mistershëm edhe fatin e kësaj pasurie, një pjesë e të cilës është zhdukur ndër vite. Deri në fund të vitit 1948 u zbuluan rreth 43. 816. 682 monedha ari, pa përmendur shufrat e stolitë e florinjta. Ndër sekuestrimet më të mëdha të cilat njihen, mund të veçohen ato të vëllezërve Jonuz dhe Nexh Shijaku nga Durrësi, të cilëve u janë marrë 45 mijë napolona flori. Aristidh Lekës nga Durrësi i janë marrë 45 mijë napolona floriri dhe disa kuintalë të tjerë ar dhe stoli. Pepe Levit dhe Refael Jaksellit, hebrenj nga Vlora, u janë sekuestruar 42 milionë franga ari, duke paguar rreth 100 mijë napolona. Levit, pas daljes nga burgu, iu morën edhe 38 kg flori. Alfons Dovanës nga Durrësi i janë marrë 516 kg ar, ndërsa në arkiva është regjistruar vetëm 58 kg. Askush nuk mund të thotë sot se çfarë ka ndodhur dhe ku ka përfunduar sasia e arit të sekuestruar, por të paregjistruar, ndërkohë që ekzistojnë histori se diktatori dhe nomenklatura e tij e afërt përdorën këtë pasuri për lukse personale gjatë viteve që ata ishin në pushtet. Nga hetimet e kryera rezultoi se në shumë raste nuk është mbajtur asnjë dokument për sekuestrimet e floririt, të bëra gjatë viteve 1946-1949, kur ka qenë edhe vala më e madhe e sekuestrimeve.

Ish-kryetari i Komisionit Hetimor për Thesarin, Blerim Çela, ka shpjeguar se mendohet që deri në fund të vitit 1948 forcat e Sigurimit të Shtetit mund të kenë grumbulluar rreth 43 milionë e 816 mijë e 682 monedha ari ose 283 tonë ar. Në deklaratën e 16 janarit të vitit 1992, Çela pohoi: “Në thesar janë futur vetëm 3 tonë ar ose 3029 kilogramë flori”. Komisioni hetimor i ngritur në vitin 1992 deklaroi se nuk ekziston asnjë dokument që mund të tregojë se ku e kanë dërguar forcat e Sigurimit të Shtetit arin e grumbulluar në atë kohë nga familjet e pasura shqiptare dhe tregtarët. Lista që boton gazeta më poshtë, flet për një pjesë të sasive të arit të sekuestruara në katër familje të mëdha të kohës, ndërsa gazeta do të botojë në vazhdim edhe lista të tjera pasurish të sekuestruara në vite nga regjimi komunist.

(Arkivi Qendror i Shtetit)

S'ka nevoje te ta thote profesori o demagog. Ato florij shkuan per te ngritur ate ekonomi qe me pas e prishe ti me punedhenesit e tu sot ne pushtet.

Pse mendon ti si u ngriten tere ato fabirka e kombinate, Hidrocentrale e rezervuare, me frymen e shejte? Dhe ne qofte se duhen varur njerez per ato florin duhen varur keta te sotmit qe ate ekonomi e shkateruan dhe e vodhen dhe e dogjen ne ate pike , qe bene qe ate flori te shkonte ne xhepat e ketyre qe jane sot apo ne shkrum e hi.

Fisheri me duket se eshte historian, jo gjeolog.

Te duhet nje kerkuese ari per ate pune,

 

 

smiley

ku ka bar ne krrabe mer, atje ka vetem shkemb smiley

korrja barin ksaj dhe del fiks smiley

Paske fillu pune tek Portokallia ?

Urime, paç sukses.

Fillova po s'do rri shume, edhe 250 vjet sa te jet fut ari i '45 ne fondin arkeologjik te pazbuluar dhe do bohem arkeolog

Lumdrin ku e di profesori qe Ar Lekes dhe P Levit u jane marre florinjte duke i futur ne gropa deri ne fyt e duke i kercenuar ti mbulonin te gjalle ne dhe deri sa ti dorezonin te tera.

Ku e di profesori qe te tera bonifikimet, hidrocentralet, e kryesisht ndertimet jane bere me pune skllaverore te pa paguar, ndertime uzinash e futja e njerzve ne pune vetem per ti zene ne pune kampi e kolkoze. Pune kampi, por thellesisht irrentabel, qe ishte e destinuar te falimentonte.

Mbajtja e njerezve nen presion psikologjik, nen presion eliminimi, nene presion ushtarak, nene presionin e nje kampi te madhe te rrethuar me tela ku liria e levizjes paguhej me jete jo vetem te individit por edhe te familjes e te afermeve.

Profesori i cili na pershkruan zhvillimin socialist nuk i thote penda e dores qe sa do te ishte zhvillimi i ketij vendi nese do te ishte inisiativa e lire si e atij vendit te tij, qe i kaloi per aq kohe ne karrike elektrike nacional-komunistet. Keta nacional-komuniste qe i shkaktuan ketij vendi demin e pakrahasueshem edhe me cfaredo nacional-fashizmi, te cilin bota e fashiti per aq pak kohe e ne kete lloj psikologjie(flame) nuk po e kalojme dot edhe per 20 a me shume.

Mbase me shume se kelyshet e tjere jane( presin) ne prag, e kandidojne po me te njejatat forma dhe ide.

Ah Profesor sa mire i dime ne ato qe do te shkruani Ju!!!!

keiendi

Kur hodha komentin nuk e kisha lexuar artikullin, pershit kapa se komunizmi kishte bere disa gjera pozitive sa erdhi ne pushtet, etj.

Ky artikull nuk eshte i profesorit, ky artikull eshte nje trillim, gjoja nje perkthim i keq.

Sado qe profesori mund mos ta pelqeje Berishen , nuk arrin deri aty sa te barazvlersoje Berishen me Nano.

Berisha nuk u be antikomunist per te mbajtur pushtetin, por se ja kerkonte ajo pjese e popullsis qe e kishte votuar.

Lexoje me vemendje kete rresht.

"Kombinimi fatal i këtyre politikave dhe trajtimi i papërgjegjshëm i skemave piramidale, e çuan Sali Berishën drejt largimit në vitin 1997, pas asaj që mund të konsiderohet kryengritja e parë e suksesshme popullore e armatosur në Europë që nga shekulli XIX.
Trazirat në rritje dhe rebelimi i plotë i popullsisë çuan në shpërbërjen e ushtrisë."

Pra sipas ketij artikulli, kryengritej popullore me sukseshme, duke sjellur ne pushtet nje ishkryeminister te diktatures, sipas ketyre rreshtave profesori thote se edhe diktaturat bejne kryengritje, dhe dalin me sukses.

Diktaturat nuk bejne kryengritje, ato vetem marrin pushtetin me dhune, dhe me dhune duan ta mbajne.

Nje mashtrim  i rradhes, artikulli eshte perkthyer keqas ( me qellim) per hater te nostalgjikeve.

Te mjeret nostaligjike ( miserabelet nostaligjk).

Ky artikull nuk eshte i profesorit, ky artikull eshte nje trillim, gjoja nje perkthim i keq.

Ja fët e fët edhe origjinali:

http://www.opendemocracy.net/bernd-fisch...

Berisha nuk u be antikomunist per te mbajtur pushtetin, por se ja kerkonte ajo pjese e popullsis qe e kishte votuar.

Ah, kjo është e vjetër. "është populli pa është partia". "çthotë populli bën partia, çthotë partia bën populli".

Po tu shtrydhësh juve do dilni "a fine enver juice", pak bajatë dhe të dalë boje, por përsëri... esenca shoku esenca... e njëjta ngelet.

Gjithnjë më jeni dukur si Enver's unwanted children. Hajt me, se e gjetët babë Saliun. Rroftë Sali Berisha!

 

Mos u merzit portokall , shikoje kete paragraf sa eshte i sakte ne perkthim.

 

 

 

True, the most brutal aspects of the Hoxha regime (and of the one-party regime that lasted until 1990-91) are long gone: including its state-of-siege isolation, its endless political murders, its prisons, its forced-labour camps, and the hardships of long internal exile. But some aspects of its authoritarian rule live on: the elite’s general disregard for the well-being of the people and for the best interests of the state, brutal and intolerant politics, and the lack of a rule of law. These have obstructed the path to Albania's self-declared goals of establishing a functioning democracy, a sustainable market economy, and Euro-Atlantic integration.

..........................................................................................................................

 

Por sot, elita nuk përfill dhe nuk është e interesuar për mirëqenien e popullit, nuk punon për të mirën e vendit të vet; politika është e vrazhdë dhe jotolerante, mungesa e sundimit të ligjit është e dukshme. Këto probleme ua kanë penguar rrugën qëllimeve të vetëdeklaruara nga Shqipëria, siç është ngritja e një demokracie funksionale në vend, ngritja një ekonomie të qëndrueshme dhe integrimi euroatlantik.

 

 Profesori  ka thene gjera krejt te verteta.Por skematikisht.Nuk jam me te kur thote .."Sali Berisha , krejt i pa afte...."

 Nuk ka me te afte se BERISHA dhe nuk ka qene paaftesia qe atij dhe neve na ka prishur pune.Eshte i gjithe  formimi i tij, krejt ne kundershtim me funksionet qe  rrembeu.Ketu e ka burimin fatkeqesoa jone postpluraliste. 

 Dhe nje gje tjeter qe nuk e thote profesori:

 Ne keto 20 vite, qe te gjitha qeverrite, dmth, qe te gjithe kryeministrat qe kane ardhur ne pushtet, me fjale kane qene  "Pro amerikane", ndersa  me vepra kane qene e jane...... "Antiamerikane".

   Ky problem nuk eshte analizuar gjer sot.

 

 Desdhiroj qe adminet ta shtronin kete pyetje:

" A kane qene dhe jane akoma  antiamerikane,  qeverrite e ketyre  20 viteve..?"

Ka lloj lloj aftësish, Gravë.

Kush mundet që të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, institucionale dhe politike, PO, është i aftë.

Kush mundet të mbajë pushtetin me dhëmbë e me të gjitha mjetet, po, është i aftë, por i aftë në një tjetër domain.

Aftësia e llojit të parë, është AFTËSI tamam, 24 karat. Aftësia e dytë është tjetër gjë, është legenllik, është bqmllk. Edhe një xhepist është i aftë... të vjedhë xhepa.

Berisha as ka, as mund të ketë aftësi të llojit të parë. Ajo punë është për të tjerë burra.

Ndërsa për "antiamerikanizmin", besoj se pyetja është shtruar gabim. Nuk kanë qënë parësisht antiamerikane qeveritë tona. As e kanë kërkuar këtë tagër. Qeveritë tona kanë përmbajtur antivlera. Kanë tjetër sistem vlerash prej europianëve. Duke mos patur një sistem të njëjtë, nuk mund të jenë në aleancë. Kanë qënë gjithnjë në konflikt.

 Ne keto 20 vite, qe te gjitha qeverrite, dmth, qe te gjithe kryeministrat qe kane ardhur ne pushtet, me fjale kane qene  "Pro amerikane", ndersa  me vepra kane qene e jane...... "Antiamerikane".

Shume e vertete. 

 

 

 Sali Berisha, një nga kardiologët kryesorë të Shqipërisë, ishte komunist dhe kandidat për anëtar në Komitetin Qendror të Partisë së Punës.
Por që në momentin që ai u bë president i Shqipërisë në vitin 1992, ai tundi flamurin anti-komunist, duke e deklaruar si "rruga e së ardhmes" dhe duke e përdorur për hakmarrje ndaj ish-komunistëve të tjerë. 

Po nje gje a mund te na shpjegojne. Sali Berisha, profesor i respektuar ne zanatin e vet, mjek nder me te aftit, shef kardiologjie.  Cfare e shtyu te braktiste karrieren te mrekullueshme, qe kishte perpara per tu bere kryetar i nje partie e ardhmja e se ciles ishte shume e mjegullte?

Shkrim kot, shkrim antiberishist i zakonshem.

ke bo i pytje .... nje milione dollarshe medemek. pse iku nga bisturia te cezma e lekve, apo pse iku nga pavioni me ere djerse ne hotel me pese yje????

 Hotel me 5 yje, ne Shqiperine e 1991? 

po jo n'shqipri mer, n'strasburg ene te restorant krokodili

Me pak fjale trashegimia e Hoxhes eshte nje njeri si Berisha? Mese dakort!

Grava, mos e shkeput nga konteksti. Ky profesori, i ka thene te gjitha te paragrafi i fundit:

Vitet e Enver Hoxhës ishin një histori e mbijetesës personale dhe elitare, fuqie të pamëshirshme, represioni të pamëshirshëm, internimi dhe fanatizmi ideologjik. Një çerek shekulli pas vdekjes së tij dhe gati dy dekada pas rënies së komunizmit, Shqipëria është ende duke luftuar për të përfunduar tranzicionin e saj demokratik. Përmbushja e këtij qëllimi do të ishte mposhtja përfundimtare e diktatorit të vjetër.

Te fjalia e pare eshte edhe ari i lumdrinit, edhe kolkozet e keinedit. te fjalia e dyte dhe e trete thote ate qe ne e themi gjithe diten, qe vazhdojme qeverisemi nga komuniste dhe me metoda komuniste, dhe ketu hyn dhe antiamerikanizmi qe permend ti. Ca njerzve nuk i pelqen qe ky krahason nanon e berishen me enverin. Po mire, ok, me fjale jane anti-enver keta, po me vepra jane pro-enver.

Sikunder jane dhe anti-amerikane deri ne karagjozllik (kujto letren e fundit ku ankoheshin per withersin)

Alfons Dovanës nga Durrësi i janë marrë 516 kg ar, ndërsa në arkiva është regjistruar vetëm 58 kg.

Me ça merrej ky? 

Mos u merrni kot me nje person qe po behet gati 30 vjet qe ka vdekur dhe nja 50 vjet qe nuk ka marre asnje vendim politik ekonomik e social.

Por merruni me keta 'Enveret' e rinj qe po i nxjerrin ujin e zi popullit.

 

 

Berisha me te tere kundershtaret e perkrahesit e tij politikane jane prodhim. Politika eshte prodhim prej elitave e ndersa elitat ne Shqiperi ishin cope cope, prodhimi do te ishte Berisha&Co.

Profesori nuk pershkruan qe komunizmi shqiptar ishte tipik ne goditjen e elitave. Te emertoheshe intelektual ishte barazi me emrtimin borgjez. Klasa duhej te ishin vetem dy, ndersa inteligjenca ishte shtrese, prodhim i dy klasave. Se si mund te prodhoje klasa puntore dhe klasa fshatare(70%) inteligjencen, ata e dinin, profesori nuk e di nese ka dijeni. Prodhimin e ke sot ne Parlament, por edhe ne drejtime biznesi, gjyqesor, etj.

Dikush thote qe ai ishte mjek i degjuar. Po ishte mjek i degjuar ne spitale te parpambetura, pa higjene e aparatura, pa infrastrukture shkencore. Besoj se ma kuptoni ate qe cfare mund te jete nje gjyshem mjek e gjysem xherah( mjek pop). Sa per tituj, ka qene edhe aty nje planifikim i sterholluar per doktoret, professoret e kandidatet e e shkencave. Pra kapercimi i tij ne politike ishte planifikim, por edhe intuite, ku perzerja e egos primitive nderthuret me nenshtrimin e te tjereve.

Te nxjerresh ne pah "ego primitive" apo "killer instinct" ta mesojne ne MBA e cdo Business School. S'ka asgje te keqe "ego primitive".

Pastaj pak si kontradiktore ky pohimi jot me duket. Po e marrim si te mireqene (mgjs. nuk eshte kshu, po hajt), qe Sali Berisha paska qene mjek i prapambetur, me tituj te dyshimte e megjithate, ky person i pashkolluar, pa njohuri, ky makok i pagdhendur, qysh ne dhjetor te 1990 planifikoi me perpikmerine e nje supermegakompjuteri te NASA qe do te behej i pari i vendit. 

Hunter, sa per te te qartesuar dicka qe edhe ti e din mire e nuk ka per te diskutuar.

Une flas per nje shkencetar me emer te dhene "doktor i shkencave mjekesore". Tani ti e kupton mire se cfare shkencash mjekesore kane qene ne vitet 80 kur e ka marre "me hak" ky ne pavionin e kardiologjise ku ishte sekretar partie.

E kupton se me cfare doktoresh dua une ta krahasoj. Dua ta krahasoj me ata mjeke fenomenale e humane si Kerciku, Paparisto, Basha, Jorgoni, Theodhosi, Ndroqi, te tere te shkolluar ne Austri e Itali te cilet bene mjekesine, e tituj nuk paten.

Shiko hunter, mjekesia eshte dashuri e madhe e nuk nderrohet dot. Ate qe mund ta krahasoja me nje murg katolik qe transformohet ne bankier. E kupton se ceshte prodhimi i ketij transformimi. Italianet e dine mire.

Egoja primitive qe une permend eshte ajo qe e shtyn individin jo vetem te perpiqet vete per te arritur por edhe te jete pragmatik "deri ne kocke".

Pa tjeter qe ai eshte i zoti, e ne politike me shume, e ne kete tonen me teper, sespe eshte makiavelist. Turma qe e ka mbeshtetur ate ka qene ne nivelin mesjetar, e mua me vjen keq, qe po, mund te genjehet cdokush per pak kohe, por jo kaq shume. Aq me teper sot kur ai po xhvishet sic ishte xhveshur oponenti i tij qe nuk ben dot oponence.

 keiendi, ke  gjithe te drejten ne te gjitha sa  ato qe interpreton.

Rrofsh grave. Edhe dicka per ate me titull profesor qe nuk e di, ose nuk kam kohe ta gjej se me cfare punimesh e ka marre doktoraten e kush i ka bere oponencen e doktorates.

Por me artikullin qe ka bere, pamevaresisht frazes se fundit qe eshte nje postulat nga dezidentizmi rus, dhe nuk na thote asgje. Une, pa shit p.... e vleresoj vetem me nje analize studenti te vitit te dyte te shkencave politike.

Le qe me duket si artikull i sajuar prej thanos.

"Jepi Çezarit ate qe i takon Çezarit" ka thene nje burre me floke te gjata, me mjekerr te madhe dhe me sandale, ndoshta majtisti i pare ne bote, para gati 2000 vjetesh.

Keshtu, edhe Berishen kije inat, por jepi hakun. Si mjek kardiolog i kane hequr kapelen jo vetem ne Shqiperi, por edhe ne rrethet akademike boterore te asaj kohe. Ka qene ne ate kohe referent i ftuar dhe i kerkuar neper konferenca dhe simpoziume shkencore.

Sa per murgun katolik qe transformohet ne bankier, me duket se duhet te mesosh, se kush i shpiku bankat.

Kurse perralla me mjekesi qe eshte dashuri e madhe, kjo eshte mit i tejkaluar dhe i eshte pire lengu me kohe. Mjeku or miku im nuk e sheh veten tjeter vecse si "Zot i veshur ne te bardha". Nuk behesh dot shef pavjoni e klinike duke bere bamiresira dhe me dashuri e perkujdesje. Pas cdo  mjeku te mire fshihet nje arrogant e prepotent me deshiren per te pasur cdo gje nen kontroll. Ndoshta prandaj eshte edhe Berisha ky qe eshte.

Se si mund te prodhoje klasa puntore dhe klasa fshatare(70%) inteligjencen, ata e dinin, profesori nuk e di nese ka dijeni.

 

Perparesi ne shkollim te larte athere kishin femijte qe vinin nga familjet me moral te shendoshe politik (pra me pake fjale komunistet e thekur ose mbeshtetesit e komunisteve qe zakonisht ishin nga klasa fshatare e puntore), e mbas ketyre ata qe vinin nga klasa puntore e fshatare.  Rezultat akademike ishin dytesore, perpara "biografise se mire" sic e cilesonte partia.   Rezultat ne politike, ekonomi, e shoqeri i shohim sot qarte me Berishen e Berisher te tjere...

Viti1948 Korce . Vazhdonte Ligji i tatimeve te jashtezakoneshme .Kishte pase deri ne ate kohe e ne vazhdim tregetare qe  dorezoninme deshire flori por kishte nga ata qe i fshihnin dhe nuk i dorezonin. Kishte tregetare nga ata qe mardheniet i benein me "kupa' . Pasi e mbushnin kupen , rafshonin me dore dhe numeronin " nje ...etj qe i vetedorezuan .

Kishte dhe tregetare qe ju sekuestruan mall nga dyqanet sa qe i eshte dhene edhe ushtrise per perdorim . Ketij lloi ju gjet edhe komposto Muti qe pas nje teknoliogjie te caktuar e bente RAKI dhe e shiste ne treg . Ata qe kishin pire thonin se kishte nje shije si per Baballare  Kombi  te pasur.

Grupi partizan mbrriti me nje torbe me flori ne Banke . Urdheri ishte i prere e i qarte .

Cdo "koker" monedhe dorezohej ne Banke per kontabilizim. Kush mundohej ndryshe ....e hante "kokrren " e plumbit .

U paraqit tek arka dhe dorezoi torben . Arketari nje burre i ndershem por edhe shakator i thote kom te grupit .

Partizano . Morim ca cope ne .

Po si ta bejme ? - pyt partizoni

Po ja . Ti bjeru me grusht dhe bertit " borgjrzet e m... " ato do bien ne toke dhe ne ulemi i mbledhim dhe fusim ca kokra neper xhepa "

Te mos ta zgjat ..arketari perfundoi ne "mur " dhe skuadra perpara tij , me pushke te mbushura , priste urdherin e Kom . Pas leximit te vendimit per "armikun e popullit"

Ne kat te dyte punonte ( po themi Babai i Blerim Celes ) si oficer i Tatim Taksave ( sot polic) . Ndigjon zhurme dhe zbret .Shikon skenen dhe pyet

Cfare ka ndodhur ?

Shoku Mentor ...ky arketari ..( tregoi historine) . Ne beme gjyqin partizan dhe vendosem me Pushkatim per provokim te Rende dhe Vjedhje .

Mire kini vendosur  - - thote sh. Mentor . Por qe mbreme ka dale urdheri qe te gjithe vendimet me masa te renda per pushkatim do te kalojne ne Komandature  . me jepni transkiptin , vendimin dhe me kaq e lini kete muhabet.

Sh .Mentor .Ne kemi besim tek JU.

Pas 20 minutash duke u pare ne sy sh Mentor i thote :

Po ti c'pate . Ti e di qe s'bejne shaka keta !

Ndoshta e kam pryure dhe ndonjehere tjeter per te njohur me mire se ku kane vajtur parate .

Te kontabilizuara koker me koker dhe te Pushlkatuar kush ka vene dore mbi to .

Blerim Cela ne vitin e grindjes me N.Lesin grupit qe i kishte da;le per "zot" i tundete nje monedhe floriri me stampe fytyren e E.H

 E shifni .Ne vitin 1984 ne do botojme te verteten e Floririt te vjedhur nga Enver Hoxha , te nxjerre jashte dhe te vene ne perdorim me fytyren e tij

 

Shumë familje shqiptare, duket se kanë qenë të “lara në flori”. “Gazeta”, përpiqet të hedhë pak dritë mbi faktin se cilat kanë qenë ato familje, të cilave u janë sekuestruar sasi kolosale të arit nëpërmjet ligjit mbi “tatimin e jashtëzakonshëm për fitimet e luftës”. Barra më e rëndë në këtë proces, rëndoi mbi familjet tregtare të qyteteve kryesore të vendit. Në Ministrinë Punëve të Brendshme (MPB), ishte ngritur një degë e posaçme që merrej me arin. Pas sekuestrimit të arit, në një rreth të caktuar pranë kësaj dege sillej një procesverbal i posaçëm, përveç dy të tjerëve që shkonin në bankë dhe degën lokale të MPB-së. Vala e sekuestrimeve duket nuk kurseu as atë pjesë të popullsisë që nuk prekej nga “tatim i jashtëzakonshëm”. Ka raste që provojnë, se kjo valë është përhapur edhe mbi qytetarë që kishin një sasi simbolike floriri.

TIRANA

Ndër qytetet që pati numrin më madh të familjeve që ju sekuestrua floriri, ishte Tirana. Brenda pak ditësh nga dalja e “ligjit të tatimit të jashtëzakonshëm”, Komisioni Tatimor i Tiranës hartoi listat. Në gazetën “Bashkimi” të datës 22 mars 1945, është botuar lista e familjeve që ishin caktuar për t`u sekuestruar. Kjo listë shoqërohej edhe me disa të dhëna në lidhje me fitimin gjatë luftës, shumën për t`u tatuar, si dhe me tatimin e vërtetuar.

KORCA

Duke ndjekur shkrimet e studiuesit, Kastriot Dervishi, mësohet se një ndër autorët e parë që u mor në fillesat e pluralizmit politik në Shqipëri me çështjen e thesarit në shtypin shqiptar ishte figura e njohur publike, i ndjeri, Teodor Keko. Në shkrimin “Arkivat rreth enigmës së floririt”, datë 15 qershor 1991, botuar në “RD”, Keko është bazuar në të dhënat e arkivit të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Korçës. Sipas dosjes nr. 34 të seksionit të Financës, në bazë të relacionit të datës 15 maj 1945, mësohet se tregtarëve korçarë iu ishte caktuar një tatim prej 86.685.968 frangash ari, nga cila deri në këtë periudhë ishte vjelë rreth gjysma e saj. Sipas historikut lokal të policisë së Korçës, mësohet se vetëm në këtë qytet ishin marrë 400 kg ar dhe 48 mijë napolona flori pa përmendur stolitë e tjera. Keko paraqet edhe një listë të 32 familjeve korçare të cilave ju grabitën përveç dyqaneve dhe shtëpive, edhe një sasi e konsiderueshme florinjsh. Ndër të sekuestruarit, është Kristaq Cingo me 9.002.500 franga ari. Vetëm Rexhep Merdanit i janë marrë 450 kg ar, nga të cilat arkivi i MPB-së ka të shënuar vetëm 29 kg.

ELBASAN

Elbasani mbahet një qytet tjetër ku është marrë shumë flori. Praktika e njohur nga Sigurimi i Shtetit për të nxjerrë sasinë e duhur të floririt, ishte arrestimi dhe tortura. Shumë tregtarë iu nënshtruan burgosjeve dhe torturave. Në Elbasan, të vdekur në burg për shkak të floririt janë disa si: Sulejman Domi, Xhaferr Çelirama, Mateo Papajani, Refik Myftiu etj. Floriri i Refik Myftiut, u zbulua krejt rastësisht kur në Elbasan u ndërtua shkolla e muzikës. Sasia jo e vogël e floririt, ishte e groposur në rrënjët e një shege. Shembull i veçantë i dhunës së ushtruar ndaj tregtarëve, ishte vdekja nga torturat e njërit prej tregtarëve më të njohur të Elbasanit, Sulejman Domi. Ai vdiq në qelinë e improvizuar të “Grand Hotelit” në Elbasan më 11 prill 1948 pas 11 ditësh tortura, ndonëse kishte dorëzuar dy herë tatimin që i kishin caktuar. Në arkivin e MPB-së, nuk gjendet asnjë dokument në lidhje me marrjen e arit të ndjerit Domi. Ai vdiq në moshën 58 vjeçare. Edhe sot e kësaj dite atij nuk i dihet varri.

Sekuestrimet më të mëdha të floririt

Ndër sekuestrimet më të mëdha mund të veçohen ato të vëllezërve Jonuz dhe Nexh Shijaku nga Durrësi, të cilëve u janë marrë 45 mijë napolona flori, një kamion i ngarkuar me flori dhe disa diamante të çmuar. Aristidh Lekës nga Durrësi i janë marrë 45 mijë napolona flori dhe disa kuintal të tjerë ar dhe stoli. Leka dorëzoi 432 kg flori, ndërsa në arkivin e MPB, atë të Shtetit, dhe atë të Thesarit shënohet përafërsisht shifra e 17 kg. Pepe Levit dhe Refael Jakselli nga Vlora i janë sekuestruar 42 milionë franga ari duke paguar rreth 100 mijë napolona. Levit pas daljes nga burgu, ju morën edhe 38 kg flori. Alfons Dovanës nga Durrësi i janë marrë 516 kg ar, ndërsa në arkiva është regjistruar 58 kg. Abdulla Kazazit nga Elbasani i janë marrë 42 kg ar ndërsa në arkiva është regjistruar shifra 12 - 14 kg. Ibrahim Velences nga Elbasani i janë marrë 39 kg ar, ndërsa në arkiva janë regjistruar vetëm 0.3 kg. Mihal Dilos nga Gjirokastra i janë marrë 100 kg ar, ndërsa në arkiva është regjistruar vetëm 0.013 kg. Ndër tregtarët e tjerë që ju është marrë një sasi e madhe floriri dhe që nuk iu është regjistruar asgjë, është edhe Harallamb Papa me 258 kg ar.

Familjet më të sekuestruara

Në Berat: Hoxha, Hushi, Çullaku, Dardha, Konicoti, Kuçi, Vrioni etj.

Në Durrës: Dovana, Shijaku, Dibra, Dushi, Hamdija, Zagoridha, Mushketa, Leka, Dakoli, Manushi, Nushi, Vangjeli, Beshiri, etj.

Në Elbasan: Domi, Kazazi, Bakalli, Mehja, Velencja, Miraku, Hastopalli, Kopili, Bebi, Kulla, Dodbiba, Shkodra, Shiku, etj,

Në Gjirokastër: Liti, Mezini, Omari, Toila, Tushe, Selfo, Çoçoli, Xhiko, Totozani, etj.

Në Vlorë: Bisholli, Bezani, Bitri, Busheka, Çili, Hoxha, Shuka, Sorra, Levi, Jakseli, Strati, Jonuzi, Gurabardhi, Qazimi, etj.

Në Shkodër: Pistuli, Topalli, Muka, Kaçulini, Vjerdha, Rroji, Anamali, Bakalli, Bushati, Kraja, Dabërdaku, Koka, Hoti, Gjoka, Luka, Mati, Sokoli, Karehamni, Pogu, Tahiri, Tepelia, Serreqi, Luka, Mati, Pogu etj, etj.

Në Sarandë: Çelo, Harito, Llambro, Rushiti, Muzina, etj.

Familjet e ‘tatuara’

Lista e Tiranës Vlera e konfiskuar

1-Vllazën Kazazi 16.430.000
2-Vllazën Çoka 14.990.000
3-Murat Begeja & vëllezërit 5.774.000
4-Hysen Ali Mehmeti 3.902.000
5-Osman Vaqarri 1.440.000
6-Besnik Tugu 614.000
7-Ramazan Konçi 1.946.268
8-Ymer & Sali Beqiri 614.000
9-Sadik Kazazi 398.000
10-Abdulla Turkeshi 2.433.200
11-Ismail Fortuzi 224.000
12-Qamil Dibra 1.870.290
13-Bijtë e Gaqi Oparit 371.000
14-Manol Kume 6.832.400
15-Vllazën Tase 3.974.000
16-Jusuf Kruja 830.000
17-Vllaznia Mehmeti 126.000
18-Ramazan Zdrava 130.850
19-Halit Mani 143.000
20-Vath Baroni 130.850
21-Abdulla Alliu & nipat 163.250
22-Mehmet Tugu 2.750.000
23-Mezini & Kasmi 126.800
24-Qamil Hoti 264.500
25-Hysen Drishti 143.000
26-Filip Korra 2.259.000
27-Fetah Kasmi 126.800
28-Mustafa Kasmi 224.250
29-Vllazën Loxha 749.000
30-Ramazan Berberolli 622.100
31-Mersin Konçi 668.000
32-Sefedin Zhubi 159.200
33-Qamil Zhubi 203.750
34-A.Qoshja & I.Deliu 1.566.000
35-Mehmet Kasmi & vëllezërit 830.000
36-Vëllezërit Dushi 1.606.320
37-Gjon Laca 884.000
38-Vllazën Spahija 325.250
39-Kasmi & Ferra 252.250
40-Iliaz Dajçi 126.800
41-Xhevat Gabeci 830.000
42-Xhundi Sheko & bijtë 27.950.000
43-Pashuk Bib Mirakaj 1.755.000
44-Xhemal Begeja 143.000
45-Ibrahim Begeja 1.440.000
46-Qamil Shtiza 126.000
Shuma gjithsej e tatimit
të vërtetuar: 112.469.828 franga ari

Lista e Korçës:

1-Vëllazëria Qirjako
2-Vëllazëria Abeshi
3-Vëllazëria Stase
4-Kristaq Cingo
5-Thoma Plasati
6-Vëllazëria Katro
7-Hari Kristo Samara
8-Vëllazëria Gjezi
9-Vëllezërit Qirinxhi
10-Ligor Jani
11-Vëllazëria Plasa
12-Vëllazëria Lako
13-Vangjel e Gaqo Turtulli
14-Vëllazëria Balli
15-Vasil Pepo
16-Jankulla Çekani
17-Sotir Mborja
18-Dhimitër Bino
19-Refail Terova
20-Pandi Mulla
21-Pandeli Nora
22-Anastas Pilika & Angjeli Stavraq Ballauri
23-Dhimitër Peço
24-Vangjo Serani
25-Vëllezërit Katundi
26-Llambi Kiço Zahara
28-Vëllezërit Pllaha
29-Sotir Bicolli
30-Vëllezërit Terova
31-Thoma Thomo
32-Vëllazëria Barçe

GAZETA Shqipare.

 

 

E c'ka te re te ky shkrim?...apo duhet medoemos te habisemi meqe eshte shkruar nga nje alien. Duket ashiqare qe Fisher e ka shkruar kete per nje audience jo shqiptare dhe po vras mendjen pse Shekulli e ka sjelle pikerisht tani (3 muaj me vonese) ...apo ndoshta meqe po afron 16 Tetori:

...25-vjet pas vdekjes së Hoxhës, mënyra si janë zhvilluar gjërat, i ka bërë shumë shqiptarë ta rimendojnë ish-periudhën komuniste si të dëshirueshme...

Avaz i vjeter nga fillimi e deri ne fund, e njejta perralle me komuniste dhe postkomuniste qe na eshte bere si burri i nenes. Me historira dhe historiane jemi deri ne gryke, vizionare qe te na ndricojne te ardhmen a ka?

 Miku  jone, Lo storione! Paragrafi Juaj i fundi,t  mendoj se  duhet t`i japi fund gjith kesaj tevature.Nuk po duken as ne horizont vizionaret dhe  IDEALISTET.Ndaj na mbajne me llafe, per antaret e  ish PPSH-se, qe i ndjellin  ..."komunistet....."

Autori amerikan ka harruar te shenoje se dhe tani pas 20 vjet tranziscioni, PD merr 600 mij vota , pra 1/4 e votave, PS po keshtu, dhe nuk ishte çudi qe po te vinte Enveri nga varri, do i merrte dhe ai 600 mij vota.

Gjyshit tim, pushteti fashistokomunistosocialist i grabit 2 tope  te arta qe i kishte gjetur ne Tabir-Saraj dhe ja kishte dhene Sulltan Nevruz Pekmezi me senet te bakerrte.

 Me beri pershtypje ajo goca ne foto qe kerkonte *ar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).