Gjatë regjimit famëkeq komunist të diktatorit egomaniak shqiptar Enver Hoxha, i cili kishte nevojë për 80 vëllime autobiografike për të mbajtur kujtimet e tij, vendi i vogël ballkanik në Adriatik, nuk toleronte asnjë investim të huaj perëndimor - dhe nuk lejonte kontakt të drejtpërdrejtë as me Rusinë staliniste apo Kinën Maoiste. Kur z. Hoxha vdiq në vitin 1985, trashëgimia e tij ekonomike ishte veçse një vend i shtypur prej tre milionë banorësh - më shumë se një milion prej të cilëve jetonte në varfëri të mjerë.

Për 40 vjet, shqiptarët mezi arrinin të mbijetonin në fermat kolektive dhe ishin njerëzit më të varfër në të gjithë Evropën. Ata mbeten relativisht të varfër edhe sot. Shqipëria sot ka një GDP prej 22,5 miliardë USD nga 4 miliardë USD në vitin 1980, dhe renditet ne vendin e 117 globalisht (sipas CIA World Factbook). Megjithatë, ajo ende regjistron mesatarisht vetëm 6200 $ në të ardhurat për frymë – duke u renditur ne vendin e 131. Eurostat, agjencia statistikore, thotë se shqiptarët fituan vitin e kaluar sa 25% e mesatares së BE.

Por prisni. Çfarë është kjo? Nga zero dollarë në investime të huaja vetëm disa vjet më parë, Shqipëria tani raporton investime të huaja të barabarta me 25 për qind të GDP - ose  5,5 miliardë USD, duke u renditur nr 50 në botë. Në konkurrencën globale për investime, Shqipëria tani shkon edhe më lart në peshën e saj. Kjo performancë siguron progres më të madh.

Shqipëria tashmë ka bërë përparim shumë të madh. Në vitin 1997, vendi ishte në trazira të dhunshme - dhe PBB ra 9 për qind në një vit të vetëm. Në 1999, Shqipëria ka tërhequr $ 44-milion në investimet e huaja, (Coca- Cola investoi 10 milionë USD në vitin 1994 dhe ishte e para nga kompanitë e mëdha ndërkombëtare.) Tani investitorët po nxitojnë për të përqafuar ri-shfaqjen e vendit që dikur kishte gjithçka kundër tij.

Dukshëm, Shqipëria ka lulëzuar në 4 vitet e fundit, pavarësisht recesionit global. Vitin e kaluar, Shqipëria ishte i vetmi vend në Europë (përveç San Marino-s dhe Lihtenshtajn-it) që shënoi rritje reale: 3.7% në vitin 2008, 7.8% ne 2009 dhe në vitin 2010 parashikohet një rritje prej 3.5%. Është vendi më dinamik ekonomikisht në Ballkan dhe po ecën më mirë, në terma relativ, se shumë ekonomi shumë më të mëdha europiane. (Ne 2009 ekonomia gjermane u tkurr 4.8%; Franca pritet të rritet 1% këtë vit, Italia me 0.4%)

Çfarë duan të thonë statistikat e rritjes për popullin shqiptar? Në një raport të publikuar vitin e kaluar, Banka Botërore deklaroi se niveli i varfërisë së vendit ne 6 vitet e fundit është përgjysmuar, varfëria ka zbritur në 12 %. Ndërkohë që në vitin 2002, Banka Botërore raportoi, se niveli i varfërisë ishte 25%. Sipas statistikave nga 525,000 njerëz të varfër në vitin 2005, më shumë se 200,000 prej tyre i kanë shpëtuar varfërisë. (Banka Botërore përkufizon si të varfër, çdo person - të rritur ose fëmijë - me të ardhura më pak se 5700 leke (50 USD) për person në muaj.)

Duke përmendur përparimet e mëdha në të ardhurat në fermat e privatizuara të cilat përbëjnë gjysmën e vendeve të punës në Shqipëri, Banka Botërore raportoi se të ardhurat mesatare në vend ishin rritur (në terma reale) me 36,5 % në periudhën tre-vjeçare midis 2005 dhe 2008.

Bazuar në reformat e gjera të vendit në dekadën e kaluar, Banka Botërore tha se parashikon "një rritje të fortë ekonomike dhe stabilitet makroekonomik" në vitet në vijim. Dhe pse jo? Në një dekade të vetme, Shqipëria mundi të gjenerojë lehtësisht më shumë rritje ekonomike se në shekullin e mëparshëm. Për milje katror, Shqipëria konsiderohet nga disa autoritete si vendi më i pasur i Evropës në burime natyrore. (Në vitin 2008, kompania me qendër në Zvicer Manas Petroleum Corp njoftoi zbulimin e depozitave të mëdha të naftës dhe gazit; nga disa analistë, zbulimi mund të përmbaje 27 trilion metra kub gaz natyror.)

Shqipëria po ia del mbanë për një arsye të thjeshtë: Ajo ka ndërtuar reformat e tregut të lirë që lejojnë suksesin. Shqipëria është një anëtare e NATO-s. Është në rrugë të mbarë për anëtarësimin në BE. Është një demokraci e bazuar në shtetin ligjor. Përveç këtyre virtyteve, shpirtërore dhe pragmatike, Shqipëria ofron mundësi të jashtëzakonshme për investime (mes tjerash) në nikel, krom, bakër, zink, ar, argjend, hekur dhe qymyr.

Por një reformë tjetër ka ndihmuar në mënyrë më efektive se të tjerat në thithjen e investimeve të huaja dhe mirëpritjen e tyre në Shqipëri.

Vendosja e taksës së sheshtë 10% dhe heqja e taksës mbi dividentin për investime suplementare, bën që Shqipëria të ofrojë taksat më të ulëta në të gjithë Evropën - dhe ndoshta në botë. Rezultati është pikërisht ajo që ju do të prisni: një fluks investimesh. Kjo nuk mund t’i ndodhte veçse një vendi si Shqipëria që e meritonte me shumë.

Perkthyer nga NOA

Marrë nga “The Globe and Mail”

4 Komente

 Po mire, mo. Po ndonje te mete, ashtu te vockel fare, nuk e kemi? Te vockel them...sa per syrin e keq.

Te na marrin te keqen te huajt, hale(me dy kacurela ne balli) ne sy per armikun....Rrofte shqiperia sa malet...

 Po ata qe flene me barkun thate apo akoma me mungese ushqimesh, qe presin me vite per pension dhe nuk marrin asgje, pse nuk i permend autori. Shkrimi i ngjante shkrimeve te "Zerit te Popullit" te kohes se socializmit. 

Ku ndodhet ky vendi per te cilin flet ky, se dua te jetoj dhe un atje..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).