Ndryshon pamja e sallës së seancave plenare. Një muaj pas mbylljes së sezonit gjithçka është shndërruar dhe mjediset e reja të rikonstruktuara janë gati për pritjen e deputetëve, gazetarëve dhe të ftuarve.

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, nuk fsheh kënaqësinë, që një ndryshim i tillë u mundësua brenda një afati të sforcuar.

Duke u shpjeguar gazetarëve me detaje të gjitha punimet dhe vështirësitë e punës njëmujore për të ndërhyrë në një godinë ku nuk ishte vënë dorë prej 60 vjetësh, zonja Topalli, nuk fsheh as frikën, që e ka shoqëruar, gjatë këtij muaji, nëse punimet do të mbylleshin deri kur të niste sezoni.

Por tani që çdo gjë është në vendin e vet, natyrisht të ri, kryetarja e parlamentit thotë se arritja më e madhe është imazhi e parlamentit të Shqipërisë.

“Unë jam e kënaqur që sot salla e Kuvendit të Shqipërisë ka pamjen e një Parlamenti Europian. Nuk mund të ndodhte ndryshe, kur gjithë Shqipëria ka ndryshuar, do të ndryshonte edhe salla e parlamentit. Në këtë sallë të parlamentit do të vazhdojmë të marrim vendime të rëndësishme për vendin tonë, e kalojmë reforma që kanë në fokusin interesa të qytetarëve shqiptarë. Në këtë sallë parlamenti së bashku me gjithë kolegët e tjerë, të majtë dhe të djathtë, do jeni dëshmitar të një prej vendimeve jetike që do të merret në javët që vijnë, do jeni dëshmitarë të lëvizjes së lirë të shqiptarëve, vendim që do të mbetet në historinë e këtij kombi”, është shprehur Topalli.

Pas rikonstruksionit, vendosja e deputetëve është përcaktuar si në Parlamentin Europian, në formë harku, aq sa mund të lejonte hapësira e kufizuar e sallës, si dhe është vendosur një sistem i ri elektronik, ndër më modernët, që përveç votimit elektronik dhe shenjat e gishtit, u ofron deputetëve edhe proçesin audio, video, si dhe përkthimin simultan.

Ky parlament, siç thotë kryetarja e Kuvendit, ofron gjithçka në funksion të transparencës para qytetarëve.

22 Komente

po ndonje ''ring'' kane vendosur ne sallen e re?.smiley

jo se, po te ket nje ring salla, do te jete jo vetem funksionale,por edhe punimet do ne kuvend do te behen eficente.

p,sh ata qe duan te sherr,  futen ne ring,dhe i bien njeri tjetrit atje,  nderkohe qe te tjeret vazhdojne te qete seancen, per ''berjen e ligjeve'' dhe ''marrjen e vendimeve serioze'' per te miren e ''Atdheut''.smiley

Parlamenti vet eshte ring.  Tani qe eshte dhe i pershkallezuar ne forme amfiteatri, ata qe jane ulur me siper kane epersi ne sherr kunder atyre qe jane ulur me poshte se mund ti gjuajne me sende nga lart ose mund te marrin vrrull duke ikur poshte neper shkalle.

Ring po, por qe per te qene fair, Erion Brace te ndeshet ne kategorine e grave.

jo jo,  mos ia ha ''hakun'' Erionit. ai eshte i prere per peshat e renda.100+.smiley

Ta gezojne, e kane hallall.  Ndonje qengj a gjekafshe do bejne kurban te shkallet e parlamentit sic ka qene qemoti zakoni?  Apo i bejne kurban delet perdite e s'ka nevoje smiley.

 

jo jo,qengji behet kurban kur hidhen themele te reja. ketu behet fjale per restaurim.smiley

po qe nje bufet dhe ndonje shishe shampanje, natyrisht qe do ta hapin. e meritojne. hallall!!.smiley

Rroft sebepi per t'i shku n'hell, e kisha llafin une smiley.

Aq te perpikte te jene me traditen thua sa s'i bejne keto ngaterrime ndertim/restaurim?  Por sikur s'u dukshin per te tille, apo kongjij smiley

ndertim apo restaurim, festa ''must go on''.  ylyver do behet. e dine vete ate pune ata. s'ua qaj hallin.smiley

vetem se keta kongjijte qe thua ti, kane 2 dekada qe po tallen me 3,5 milione shqiptare.smiley

 

Belul, ti me duket se nuk e lexove fare deklaraten e znj Topalli me kete rast.  Ajo psh, s'do binte, hic, por hic dakort me ty. 

Ja te ta them pak me shkurt, se Kryeparlamentarja i ka rene vetem shkurt:

Shqiperia po ndryshon, parlamenti po ndryshon.

Shqiperia ne Evrope, parlamenti si parlament europian.

Por nje gje s'ka ndryshuar, si atehere si tani, dmth si ne salle te vjeter, si ne te rene, do vazhdojne reforma qe kane ne fokus interesat e popullit. 

Hic kongjillce deklarata, shume e qarte smiley.

e qarte Monda.

thene me dy fjale:  kenge e re, avazi i vjeter.smiley

S'e paskan bërë ngjyrë blu? Jo për gjë, po demave si puna Metës u nxehet gjaku nga ngjyra e kuqe.

Kjo kaleshja qe s'ka lene TV pa ftuar per te propaganduar kete superarritje (me paret e taksapaguesve), vazhdon te genjeje derrce. Genjen kur thote se ne kete salle do te merret vendimi per levizjen e lire te shqiptareve!!! Genjen kur thote se Parlemanti ofron gjithshka ne funksion te transparences ndaj qytetareve.

Duke kaluar prane Parlamentit ne Kopenhagen (para ca vitesh) shoqeruesit vendas na pyeten nese kishim deshire ti hidhnim nje sy nga brenda. Ok thame. Me te thene e me te bere dhe zdryp-zdryp drejt e brenda. Asnje lloj burokracie, as gardiste, as sampiste, njesoj sikur futeshe ne ndonje muzeum.

Po te ndermarrja Josefina SHPK? Nje qytetar i thjeshte as mos ta shkoje ne mend, ndersa institucioni duhet te beje nje kerkese me shkrim, qe jalla miratohet dhe kur miratohet. Fatlumi me pas do paraqese ne hyrje autorizimin me lejen per tu futur, per te vazhduar me pas me kontrollet trupore nen shikimin e rrepte te gardisteve me shumice...Sdq po te jesh me fat qe te kapesh spektaklin e rradhes edhe ja vlen mundimi...

me beri pershtypje nje detaj dje ndersa shohja kroniken,

qe nje gazetare ne cep qe i mbante kesaj mikrofonin e cila dukej sikur nuk e honepste dot Xhozin megjithese sforcohej t'i buzeqeshte kur xhozi kthehehej nga ajo sikur te donte t'i thoshte: kot me bi ne qafe une jam shpirt njeriu smiley

 Kjo qe thote storione eshte e drejte, une e kam bere vete ne Gjermani dhe Skoci. Cdo qytetar mund te shkoj te shoh seancat e parlamentit te vendit te tij, ndersa ne Shqiperi eshte e pamundur. Mbase ngaqe e dine qe njerezit do i gjujne me veze po te futen brenda. 

ndersa ne Shqiperi eshte e pamundur

per mua me mire keshtu.   cfare kenaqesie eshte te shohesh ato fytyra nga afer?!smiley

Atyre ju duhen hedhur granata dore nga galerite e jo veze...

prape me pasken mshi mo

bohhhhhh

smiley

 Pas gjthe ketij "boom ekono-anemik" qe po kalojme e kane hallall nje parlament evropian keta deputatet edhe Spikerja parlamentit!

Le te na kene zili te gjithe,greket me shume!

Rrofsh moj Zhozi per keto dite te lumtura qe po na sjell!

Foto nga urbania.al

uuaaaaa ca kopje e parlamentit kosovar! e vute re????

p.s. sic kane thene edhe miqte - apo pushtuesit? - italiane, UNA FACA UNA RACA smiley))

Kopje e parlamentit kosovar?!

Nuk me duket.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).