“Ne i bëjmë thirrje zonjës Vokshi të tregojë pasurinë e vërtetë të saj, vënë në kurriz të shqiptarëve, dhe të tregojë hapur koncesionet që bashkëshorti i saj ka përfituar me ndihmën e kunatës së tij, motrës së zonjës Vokshi, që nuk di ta lëshojë vendin në Ministrinë e Ekonomisë”

 

“Unë nuk kam burrë. Unë bashkëjetoj me një njeri që është shumë i ndershëm dhe kam një motër akoma më të ndershme. Në punën e saj. Po unë i bëj thirrje zotit Edvin Kristaq Rama që të mos fshihet pas lepurit, por t’u tregojë hapur shqiptarëve se ai merr 20%  të vlerës përpara se të lëshojë një leje ndërtimi. Ja ku i kam provat, në këtë dokument”.

 

“Ja ku i kam edhe unë provat në këtë dokument, që tregon se përveç motrave Vokshi, në aferat e energjisë është përfshirë edhe Ministria e Integrimit. Hektori, që është vëllai i Namikut, nga familja Ajazi ku është martuar Bregu, ka marrë me koncesion të drejtën e ndërtimit të disa hidrocentraleve. Hë moj zonja ministre? A je e martuar? A ta quajnë burrin Namik? Po kunatin, a ta quajnë Hektor Ajazi”?

 

“Përshëndetje të gjithëve. Drejtpërdrejt nga Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës, që drejtohet me shumë seriozitet dhe përkushtim nga politikani më i suksesshëm i LSI-së dhe gjithë të majtës shqiptare, nga hirësia e tij, zoti Dritan Prifti, jam këtu para jush, dhe para të gjithë shqiptarëve, t’iu tregoj se kjo Ministri është më e ndershmja dhe më transparentja në vend. Ministri ynë i varfër, që akoma nuk ka marrë përgjigje për shqetësimin e tij në lidhje me çmimin e një doze të përdorur nga lidershipi i opozitës, që pretendon se paska vetëm tre mijë euro pasuri, është vënë së fundi në shënjestër edhe për afera që gjoja kjo Ministri ka bërë me disa koncesione. Ne duam t’iu sigurojmë së procedurat e dhënies me koncesion për ndërtim hidrocentralesh kompanisë së drejtuar nga Hektor Ajazi janë të gjithë të ligjshme, dhe ne nuk kemi asnjë dijeni për trungun familjar të Hektorit. Ai mbase e ka paraqitur identifikimin si bir i Priamit dhe vëlla i Paridit, por në dokumente ne e njohim si të ndershëm, edhe pse është kunati i Helenës. Me këtë rast, i bëjmë thirrje lidershipit socialit të futet në shina, se i ka shkuar mendja skiç”.

 

“Atëherë, ndezur janë të gjitha kamerat? E sigurt? Vazhdojmë. Hiqe pak atë shtrembësen me bluzë te verdhë nga radha e parë. Vazhdojmë. Jam këtu, përpara jush, t’i bëj thirrje kryeministrit të vendit të japë dorëheqjen pas këtij turpi që i ka zënë sytë. Vajza e tij Argita është e përzier në afera me Fazllicin. Djali i tij Shkëlzeni është i përzier me Gërdecin. Miqtë e fëmijëve të tij janë të përzier me pronat. Deputetët e tij janë të përzier me koncesionet, me hidrocentralet, me përmbytjet, me korrupsionin në tendera. Ne i bëjmë thirrje Sali Ramë Berishës të heqë dorë nga shitja e Shqipërisë”

 

“Shqiptart'e mi t'dashur. Unë jam para jush t’iu them se këtë vit, Shqipërinë tonë të bukur, me rrugë të shtruara e bum investimesh nga të gjitha anët, e kanë vizituar plot 7 milionë turistë. Unë garantoj se pronat do të jenë të atyre që u takojnë. Shqipëria një euro. Se nënë Tereza është nderi i kombit. Ndaj iu bëj thirrjeve gjithë prefektëve t’i japin prioritet mjedisit. Mirëpo Edvin Rama ka frikë të përballet me të vërtetën. Shqipëria ka ndryshuar shumë, ndaj nuk e njeh dot ai. Kur të thyej rekordin tjetër me not, do ta ftoj edhe Edvinin në garë”.

 

“Partia Socialiste përsërit se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesa e saj për hapjen e kutive dhe transparencën e zgjedhjeve. Si do ta arrijmë këtë? Pasi kemi marrë me sukses rrogat e secilit muaj që prej datës kur jemi zgjedhur nga sovrani; pasi kemi kaluar pushime të mrekullueshme në plazhet më të bukura të Majorkës e Cote d’azurre, ne jemi tani gati t’i rikthehemi të vendosur luftës sonë për transparencë”.

 

“Kurse ne i bëjmë thirrje Partisë Socialiste të heqë dorë nga lufta me mullinjtë e erës, sepse shqiptarët e dinë mirë sa pallate ka në zotërim Vali Leskaj, Dash Peza, Arta Dade apo vetë Edvin Rama. Ne i dimë të gjitha aferat e Gramoz Rucit e të Ed Shalësit. Ndaj Partia Socialiste bën mirë të rrijë urtë në strofullën e saj”

 

“Po hë se një fjalë goje thamë. Pse mërziteni?”

 

“Jo, se kemi për vete. Kemi hall mos mërzitet populli me metodat tona”

 

“Pa merak. Shpik, shpik, se diçka do të mbetet. Por edhe nëse themi të vërtetën, askush nuk ka për ta zbuluar. Shih sa mirë, kur je vetë zot e vetë shkop”

 

“Po këto? Na zunë sytë. Nga 16 gra që kemi marrë këtë vit në parlament, 6 i shohim përditë në ekran. Na morën hapësirën publike. Le kur të kthehen nga pushimet dhe ato të tjerat. Këto vdiskan për ekranin, ç’bëhet kështu”?

 

“I bëjmë thirrje Saliut t’i shikojë mirë punët brenda shtëpisë së tij”

 

…..dhe brenda shtëpisë së çdo shqiptari, u bënë dy muaj që shfaqet pa pushim një dialog i ngjashëm. Halle të tjera, asnjë!

 

Iu bëjmë thirrje, shqiptarë, të jetoni të gëzuar. Hallet kanë rritur pretendimet e janë bërë qeveritare, jo më popullore.

 

Ju bëjmë thirrje! 

61 Komente

 Bravo, Edlira! 

Tironc, cili eshte qellimi i linkut? Ato gjera i dime. Po pate ndonje link te na sqaroje se si shiti per 1 milion euro aksionet e nje kompanie pa asnje te ardhur do te isha mirenjohese.  

 

 I gjithe ky ping-pong akuzash te ndersjellta eshte qesharak dhe ulerites.

Rstesia e mbiemrit te nje personi qe supozohet i implikuar ne afera te dyshimta-Ljepuri-ka mjaftuar per te aktivizuar te gjitha metaforat e mundshme: lepuri korrupsionit, i ka hyre lepuri ne bark, te dali nga strofulla ku fshihet si lepur, lepurushet e oborrit kryeministror...

Dhe e gjitha kjo maskarade, ne nje stine te nxehte , kur njerzia zderhallej plazheve, ngacmon edhe fantazine erotike: oh, lepurushi im, yeees smiley

Kjo maskarade te kujton mitologjine kineze: viti dragoit, viti majmunit etj. Mesa duket kjo eshte stina e LEPURIT. Politika ketu perhere ka qene nje sport i neveritshem por kjo supe bajate per ke gatuhet? Per derrat e knaqun apo Sokratet e vuajtur? Mileti iku me pushime, politikanet iken me pushime.Ekranet e tv dhe veshet tane rane ne qetsi.Por jo, s`ishte e thene. Duhej te na kujtonin qe ata jane aty por jo per hallet e  miletit por per te kurveruar me veten, per te kriminalizuar vetveten.Dikur tek revista Hosteni ka pas qene nje rubrike: barut per cifte. Po keta gjuajne me barut te lagur njeri tjetrin dhe prandaj ky teater kukullash eshte jo vetem qesharak por edhe cinik. Ngrihen akuza per dallavere me miliona dhe kur? Ne nje kohe kur njerzit e thjeshte cdo dite shikojne te rritet me nga 10 leke (te reja) cmimi i bukes. Buken e perditshme falna Zot! Kurse keta maskarenj zhgryhen ne llumin e nje megakorrupsioni . Mos i hegshi ishalla!- mermerit fukaraja i neveritur nga supa e peshtire e politikes. I befshi ilace ato te zeza miliona! smiley

 

 Spiritus, more, mos ke degjuar gje, qe  Rrufeja te bjeri... ne çdo vend ? Jo a derbardhe !  

thanks .

sinteze e bukur smiley

si fillim, ata mire bejne qe i thone, se te verteten po thone. dhe tan lepri, nuk e ka mbiemrin lepri, po i ka njel lepri se anej nga 93 ikte me vrap kur zihej.

problemi eshte se si ka mundesi qe kur i thuhet e verteta ne sy, populli ine ne vend qe te reagoje, vendos te rrije i qete dhe te propozoje zgjidhje paqesore, madje te acarohet se pse pulitikanet nuk i mbajne per vete keto akuza po ia thone publikut...

ne vend qe ta kapitalizojne te verteten, ne vend qe ta shnderrojne ne motus politik, ankohen se pse po ua thone kete te vertete.

nejse...

problemi eshte se si ka mundesi qe kur i thuhet e verteta ne sy, populli ine ne vend qe te reagoje, vendos te rrije i qete dhe te propozoje zgjidhje paqesore, madje te acarohet se pse pulitikanet nuk i mbajne per vete keto akuza po ia thone publikut...

Me gjithe mend e ben kete pyetje ti, apo si?

E habitshme plako. Kena te njejtin mendim.

 ne vend qe ta kapitalizojne te verteten, ne vend qe ta shnderrojne ne motus politik, ankohen se pse po ua thone kete te vertete.

Nuk ka ankese per zbulimin e se vertetes.Heqja reciproke e peteve te "lakrorit" te korrupsinit  mire eshte dhe mire ben,  sepse ka dhe segmente te popullit veshederr qe s`degjon  nga ai krah.

Neveria eshte se akuzat kane qene, jane dhe do te jene Fllucka dhe bukuroshja e fjetur prokurore do vazhdoje te krehi leshrat lart edhe...

Te kapitalizohet  e verteta?

1.Cila e vertete se po ndodhemi si ne mesjeten e Akuinasit per dy te vertetat?

2.Po me imunitetin e nje trupi te rritur ne pisllek korrupsioni si i behet? Pa harruar dhe kujtesen mitike  afatshkurter te ketij populli zulu.Zulu sepse fushata elektorale po afron dhe zuluja do te genjehet nga tullumbacet shumengjyreshe te premtimeve dhe harron fukaraja faktet, bemat, gjemat, gjemimet,gjymtimet...

Nuk ka te beje kujtesa. Se pari duhet marre kurajoja qe te shkeputemi nga ideja "filoni me futi ne pune, do i jap voten", apo "s'ia bej dot filonit se e kom kushuri". Elektori duhet te rifitoje anonimatin.

Se dyti duhet kembengulur qytetarisht per kontrollin dhe zvogelimin e kostove elektorale dhe partiake (aty nis korrupsioni, aty nis dhe shtypja e cdo iniciative te re).

Se treti duhet kembengulur ne nje shtet te forte e jo ne individe te forte (berisha, rama, une apo ti). Institucione te forta me nje llaf. Keto nuk behen me qasje liberale, tolerante, kompromisuale e ku di une, keto behen me rigorozitet dhe pike (dhe me kontroll te vazhdueshem nga qytetaret).

Po pate parasysh kaq (si dhe faktin qe e gjithe kjo eshte proces e jo fund) ecet para. Nuk mobilizohet qytetari me premtime per futje ne pune, mobilizohet vetem me nxitje te imagjinates per te ardhmen. Kete e ben vetem politika, jo llogjet e ketyre rruspive te rruspihanes sone

 

problemi eshte se si ka mundesi qe kur i thuhet e verteta ne sy, populli ine ne vend qe te reagoje, vendos te rrije i qete

Kam pas pa dikur ne Boston nje drame te Arben Kumbaros (harrova titullin) ku personazhi kryesor, Vah Pengu, jeton ne vahun e nje lumi (tip hobo/barboneje) dhe jeton me leket qe nxjerr nga peshkimi i viktimave te mbytura. E pyesin "Pse s'voton?" "Qeveria s'eshte e imja" "Po e kujt eshte?" "E atyre qe e kane"

po ti mo vlla ke 2 vjet artikull pas artikulli je duke shkruajtur.. akoma s'e ke adresuar kete pyetje qe ngre vete?

Po kur je mesuar per 50 te mos besh as gek as mek, e jo me te reagosh, mendon se do ristervitesh per 20 vjet te besh te kunderten? 

Pastaj mos harro qe ke mbi 1 000 000 Shqiptare te shtetit perendimor qe kane braktisur SHP ne keto 20 vjet e shumica kthehen mbrapsht 1 a dy here ne vit si turiste, ne te cilen mase perfshihen ne numra te frikshem akademike, intelektuale, profesioniste, njerez te punes, njerez te ndershem, njerez me taban e prejardhje fisnike te cilet po te ishin aty do ishin shtresa qe do kishte shume gjasa te reagonte e te merrte me vete dhe bagetite ne kete reagim.   Nga kush pret reagim?  Nga dembelet, matrapazet, dallkauket, klientelistet, injorantet, varfanjaket?  Keta nuk reagojne deri sa situate perkeqesohet deri te buka e gojes.  Ata te sakte qe kane mbetur per te reaguar, ju jane bukosur mundesite dhe vullneti nga nje sere arsyesh.

Ej ke te drejte per Tan Leprin ! A e mban men kur mori ate furgonin tek ministria e jashtme ?  Filloi tu i kap me rradh ato cucat ke ali demi ......hhhhhhhhhhhhhaa

e modhe kjo kur me kujtohet Tani qe ikte me vrap kur u bo nji sherr ke Bryli,  kan qene cunat e lagjes J, T, LIR KRUJA dhe me rradhe qe ia ngjiten nofken.

Se kuptoj llogjiken qe kto konçesionet s'qekan hallet e miletit. Po kur del ministri e thote: "ka pasur korrupsion me lejet konçesionare? Sigurisht qe ka pasur" s'duhet ti interesoj fare miletit. Tani qe e moren vesh te gjithe se konçesionet i kane mare vete keta te qeverise per ti shitur me mrapa te invstitoret e vertete (gjynof qe u kane ngel ne dore se eshte krize dhe s'po afrohet njeri. E detyrun berishen te ndryshonte ligjin se ndryshe do digjeshin te gjitha 6 muaj pas marjes) nuk duhet te jete ky reagim i pakuptimte, tip ehh dihej ajo pune, na e kane me te futme. Se po vazhdut keshtu do ua fusin me ter men diten e pare te marteses e jo kshu larg e larg po thelle e me thell. Apo, ka fillu me ju pelqy.

Bravo Edlira. Nje ide shume e mire kjo e berjes se nje permbledhjeje te te gjitha akuzave e kundra akuzave pushtet-opozite persa i perket aferave korruptive apo perfshirjes se politikaneve ne interesa biznesi. Nga e gjithe kjo panorame lexohet qarte situata aktuale e politikes ne Shqiperi. Sic thote edhe Spirtus:

I gjithe ky ping-pong akuzash te ndersjellta eshte qesharak dhe ulerites.

Nga ana tjeter une perseris ftesen per poltikanet tane qe te mos shperdorohen ne politike, por duke konsideruar talentin dhe nuhatjen e tyre per biznes do te ishte me mire qe t'i dedikoheshin atij full-time dhe t'i linin vendet e tyre aktuale politikaneve te vertete.

Kjo gje do te ishte ne interesin e tyre dhe te bizneseve te tyre gjithashtu pasi qe ekonomia dhe biznesi te funksionojne mire kane nevoje patjeter per nje kundra-peshe, per nje lloj rregullatori qe te merret me eksternalitetet negative apo me sjelljet free-rider te operatoreve individuale.

Persa kohe qe politikanet shqiptare do te ndahen midis politikes dhe biznesit kjo do te beje qe sipermarrjet e tyre te mos shfrytezojne maksimalisht kapacitetet drejtuese dhe manaxheriale nderkohe qe si pasoje e mungeses se nje rregullatori shteteror kontrastet midis klases se pasur dhe asaj te varfer do te theksohen dita-dites dhe kjo nuk eshte ne interes te asnjerit prej nesh, qofte edhe te politikaneve e mbi te gjitha te sigurise se jetes se te dashurve te tyre. Meksika, Kolumbia, etj. jane nje shembull i mire ilustrues ne kete drejtim.

ftese per politikanet mo ols? skenderbeu ka vite e muaj qe fton edin me u fut ne parlament nepermjet te tera kanalet mediatike te mundeshme dhe ai sja var smiley

po beson shume ke zeri i peshkut

Politika eshte profesioni qe nga brekegrisur te gdhin milioner ne Shqiperi.  Ti po i fton te vrasin me cifte paten qe ju ben vezen e florinjte ketyre?

per shembull cfare me sugjeroni mua personalisht te bej pervecse te fik tv-ne?

ne hungari psh keta te zhgenjyerit si puna jote dhe imja nisen nje fushate per politike te moralshme... qe promovonte ne politike idene e jo personat. Natyrisht qe personat edhe mund te zhgenjejne, ama ideja mbetet... ketu eshte 10-re dhe ideja e te berit politike...

 

interesante ideja por sigurisht, si per te misheruar idene hungareze, si idete e moralshme ne fjale (pa iu futur asaj se si arrihet dakortesia mbi keto ide te tipit universal declaration of political obligations), duhen njerez. une ti dhe instrumentat e hegelit smiley po njerezit jane rralluar shume. sepse, seriozisht, si votohen keto idete? qe te besh checklisten e njerezve-kandidate perkundrejt ideve duhet qe te mos dalin qe te gjithe te skualifikueshem sepse deshton 'projekti' dhe shqipot, kjo race e paduruar, humbet besimin, hidhet perseri ne krahet e dashurise me shikim, pune, apo pushim te pare nga puna. gjerat afatgjata fare te paprekshme (qofte edhe ne menyre imagjinare) ne menyre afatshkurter nuk ecin. ja kosovaret e kane nje albin pershembull, me jep ti mua nje, vetem nje, albin.

ju niset njehere te punonit per dicka te tille para zgjedhjeve. cfare ndodhi?

kot per qejf tani, po sikur albini te kandidonte ne shqiperi ne vend te kosoves, si do ishte? smiley

s'e di cdo ndodhte me albinin, di se cdua te ndodhe ketu. njerezit nuk jane pak, kete analizen me siper mua ma ka bere deri dhe nje taksist... po kaq i ndricuar, i sakte etj. Dmth nuk ka ngelur njeri pa u zhgenjyer (jo vetem prej javes se fundit, sepse sic thashe, keto "akuzat" i dinin te gjithe).

Idete ne radhe te pare ndertohen e mbeshteten. Pastaj hiqet dore nga mbeshtetja e asaj qe denoncon. Pastaj ne fund fare zgjidhet ne grup nese shkohet ose jo ne votime etj etj, se une as nuk jam, as nuk dua te marr atribute Lenini qe te jap zgjidhjet nga vetja...

Une mendoj se sic ka nje periudhe cinike, eshte e mundur te kete nje periudhe post-cinike...

Se pari, si brez i ri (te imagjinoj te re), largohu sa me shume nga historite e gjysherve, baballareve, dajallareve, tezeve, etj. Historine e tyre jane te mbushura me lufte klasash, pra, me urrejtje. Shume energji shqiptare harxhohet per urretjen. (mjafton qe ti hedhesh nje sy PPU-se) Fituesit e atij rregjimi jane keto qe jane ne krye te Shqiperise. Pike. Pa asnje perjashtim.  Humbësit e vertete, kane marre arratine qe kur u hapen kufinjte. Per ta eshte shume vone.

Se dyti, mos i beso organizatave rinore qe vazhdojnë të jene levat e partive.

Se treti, mos blej asnje gazete apo reviste shqiptare. Mos shiko asnje emision televiziv. Ka shume kryevepra boterore per te lexuar, pare e degjuar. Mos blej asnje apartament te ndertuar nga pronaret e mediave. As mos ha ne restorantet e tyre.

Se katerti, diten e votimeve, shko te votosh, sepse votimi eshte  akt qytetarie, por hidh nje leter bosh ne kuti. (Per te bere kete veprim mos harro piken e pare) Votimi mbetet arma me e forte ne nje demokraci. (Emocionet e Revolucionin kerkoji ne dashuri. Vetem aty jane efikase.)

Se pesti : bej si te duash. 

 

 Koment botnor 

 

Shume energji shqiptare harxhohet per urretjen.

!

(ndoshta duhej futur nje ndajfolje menyre, si psh "perpjestimisht", per ti dhene te veretes absolute te permbajtur ne kete thenie, perpsektiven hapsinore, por sidoqofte edhe sic eshte, eshte e vertete si gozhde trari e ngulur thelle)

Pika e trete, shume e diskutueshme. Ne sfond shiko temen e hapur per poezi te mire shqipe post-90. Sa per nje shembull, te humbesh Ervin Hatibin eshte nje mega humbje. Flas si i vuajtur, dore e pare.

ps. falemnderit per kete koment, cba. Jo vetem poezi te mire eshte veshtire te gjesh permes "garrumbullit", por edhe komente si ky. flm!

 Emigrant,

Te falenderoj per komentin dhe fjalët e mira. Me vjen keq qe po te pergjgjem me vonese, por sic i thone fjales : "me keni marre neper goje prapa shpine". Nuk e kam ndjekur PPU-në në atë moment. 

Kur them kryevepra botërore, tek ato hyjnë dhe shqiptarët e talentuar, prandaj Hatibi me shokë janë në vend të vet. Unë kam theksuar qe te mos lexohet asnje gazetë apo revistë shqiptare, por jo librat. Ndoshta do të ishte dashur qe të përcaktoja llojin e revistës : pra, asnjë reviste shqiptare politiko-shoqërore. 

Të gjitha mediat shqiptare janë manipuluese. Ato ofendojnë kulturën dhe inteligjencen e brezit të ri. Prandaj brezi i ri, ku ka shumë djem e vajza të zgjuar e të kulturuar, që ndryshojnë kryekëput nga brezat e tjerë përsa i përket koncepteve në shumë fusha të jetës (me një pjesë të tyre jam njohur personalisht), nuk duhet të bjerë në nivelin e këtyre mediave. 

Përshëndetje

cba, ne fakt duhet te te falenderoja une per 'keshillat' por i kam me siklet falenderimet publike, me perjashtim te rasteve poetike apo muzikore.

ne pergjithesi i permbahem listes. sa per votimet, i shoh me deshire vitet votim-free qe me presin. por ne pergjithesi me bojkotet dhe ne vecanti me bojkotin e paorganizuar ne shqiperi, ndjehem si me qeset plastike qe ua refuzoj shitesve - u keputa ne mes per te shpetuar planetin smiley

Tropizma,

Nuk do ta merrja asnjehere guximin per te dhene këshilla, por ti u bere shkak për te shprehur disa nga mendimet e mia. 

Pastaj, si mund te japë këshilla një 19 vjeçar si unë ?

kurse une marr guximin t'i quaj keshilla smiley

ps: kam degjuar qe sidomos nga 19 vjecaret jepen keshilla te mira qamet smiley

Vetem nje rruge ka per te shpetuar nga keta. Se ku e ka fundin rruga per te cilen flas, nuk e di mire, por fillimin jam i sigurte qe e ka ne Rinas.

smiley

 Swed, miresevini! Mos harroni te sillni dhe abetare per tu mesuar femijeve shqipen, qe te jene ne gjendje te ndjekin vazhdimin e historise. smiley

kur te vij une do sjell shkronja plumbi, qe ti te cuditesh dhe te pyesesh veten a erdhi swed-i a erdhi dhaskal todhri smiley

 smiley He bravo. Se plumbin edhe po s'na doli hesapi ta bejme libra, prape e shkrijme dhe ja derdhim armikut mu ne goje. (per te perifrazuar nje shprehje tjeter te Tropizmes)

smiley shiko se une seriozisht po mendoj per ndonje pune vullnetare - weekend allowing - ne te mire te integrimit shqiptaro-amerikan kur t'i hipi rinasit, prandaj ki parasysh qe s'po citon tropizmen po luce irigarayen. make flowers not war.

(http://www.youtube.com/watch?v=B53JMOCBBiw)

Po. Kurse analfabetizmi dhe edukate morale...

 Ha,ha, ha. Kete e provoi nje Robert...Robert qe tani ia kam harruar emrin po ka qene komentator ne TV, nje tip i thate. Doli njehere ne nje bisede bashke me Koco Devolen dhe ankohej se si shqiptaret ne Amerike nuk e donin gjuhen shqipe. Ai i kishte propozuar komunitetit atje qe te fillonin te mblidhnin para per te ndertuar nje shkolle shqipe, ku ai do te vetsakrifikohej duke u bere drejtor qe t'u mesonte femijeve shqipen, po ata nuk ia kishin perfillur kete ide.

Pasi nuk i doli gje ky variant, beri nje kallixh, u kthye ne Shqiperi t'u mbushte mendjen biznesmeneve qe te mblidhnin leke te hapnin nje kallixh ku ai te vetsakrifikohej duke u bere drejtor per t'u mesuar femijeve anglishten. Nuk di nese ia ka dale.

plot vet-sakrific jeni dhe ju mergimtaret smiley

hahahhahaha jo une po mendoja me teper per kurse qendistarie, qe ta penetrojme armikun nepermjet artit te gjilperes.

(me seriozisht tani, po te ekzistonte ndonje non-profit per botimin e autoreve shqiptare, do ta beja sekretaren aty gjithe mbasditen e te shtunes - di gje ti pf? se ju te kanadase me zemer ne amerike jeni smiley)

 Me kurse qindistarie e di qe kane care. Qendistarie, jo. 

Sa i perket librave, e vetmja gje qe di eshte se njehere nje pallat ketu ne Toronto, trecereku i te cileve eshte me shqiptare, organizoi njehere nje garazh sale me libra shqip per te zbrazur bibliotekat nga librat qe u hanin nje pjese te qerase. Nuk di se sa shiten, por me sa duket e pane qe nuk e konkuronin dot Amazonin, se kjo shitje nuk u perserit me.

Sa me thua per organizimet e klubet shqiptare, mund te te them se aplikoj fuqishem thenien e G.Marx per te mos u bere anetar i asnje klubi qe me pranon si anetar.

'shoke, jemi mbledhur ketu sot per nje qilim' smiley dhe ti si ben per nje gabim drejtshkrimi.

s'e kisha per klubet po per ndonje pune me buke si i thone fjales, po nejse ndoshta pyes gabim smiley

 Aaa, nuk di. Bleten pyet per ato vullnetaret. Ne ketej na e masin koken me pe.

Ata tallen, Ju talleni, Ne tallemi!

Muaj te mbare te gjitheve smiley (pa tallje duhet te shtoj)

Nga koha qe kalova ne Shqiperi ne gusht, mbaj mend te kem pare TV shqiptar vetem rreth 1 ore ne total. Nga c'me kujtohet ishin vetem lehjet e perditshme nga selia roze tek ajo blu dhe anasjelltas, dukej qarte qe vetem ndonje plak i rrjedhur mund ti kushtonte vemendje. Ajo c'ka me ka mbetur ne menjde ishte nje interviste e A Vokshit kur nje moment ajo u shpreh qe ne fillimet e saj ajo kish punuar si keshilltare per strategjite ekonomike tek kryeministri. Kur nje cope idiote me tipare karakurve ka te tilla pozicione duhet te quhemi me fat qe Shqiperia nuk eshte mbytur ne mut.

Pranohet nga cdokush qe politikanet ne shqiperi jane te pasur dhe u takon te jene te pasur. Qente lehin ne TV, njerezia shohin jeten e tyre. Jemi vend i vogel ku politikanet mund te jene fare kollaj kusherinj me njeri-tjetrin, ku shitesi i kioskes gdhihet pronar hidrocentrali, ku qehajallaret si tan leprat u sherbejne kryetareve te partive apo ku kriminele ordinere is mehdiu pijne te qete kafe ne bukurine e qerretit ku dhe kane vila super luksoze, apo ku tek Laguna Blu mblidhen ne nje tavoline oligarket (mane, fevziu, frangaj) me politikane si ruli, basha etj. etj. etj.

Me cudisin ata qe vazhdojne akoma te cuditen apo ata qe akoma vazhdojne te shfyjne se "nuk rrihet me ketu, duhet te ikim sa me pare". Gjeni nej pune dhe shtyni kohen o njerez.

 E mor dajosh ! Tamam si e thoni ju eshte por ke pare qe jemi pozicionuar aqe mire sa asnjera pale nuk  i ndahet tjetres. Ata na genjejne dhe neve po bejme sikur u besojme.Se na eshte "argasur"(regjur) lekura.Jane mira dhe e kanefare mire ... ata.Nuk kane faj fare ata ...siper.Ne, ne, jemi e keqja.Se jemi bere e keqja e vehtes.NUK KEMI NERV, si Popull

tropizma, mendoj se alternativa me e mire tani per tani do te ishte bojkotimi ne mase i zgjedhjeve.

Alternativa tjeter pas kesaj do te ishte krijimi i nje levizjeje mbare qytetare te paanshme qe te organizoje tubime dhe protesta masive kunder kesaj lloj politike, por ndoshta kjo do te verifikohet kur te jete konsumuar edhe grami i fundit i durimit.

Arratisjen apo mbathjen nga vendi qe propozon swed une nuk e shikoj si nje alternative. Perkundrazi kjo alternative qe shqiptaret kane marre ne konsiderate prej shume vitesh mendoj se eshte nje nga faktoret qe ka cuar ne gjendjen qe jemi sot.

Ka ardh koha qe te marrim pergjegjesite tona.

Pershendetje Olsi!

Dakort me hapat e tu por une mendoj se rruga kalon siç e ka pershkruar sol-nocturnus duhen krijuar dhe mbeshtetur idete me pare.

Mos harro se ajo qe ka ndodhur eshte qe Nano - Berisha kane arritur ta shtrijne korrupsionin deri ne themel, tashme na kane bere te gjitheve nga pak te korruptuar. Dhe kjo politike po thellohet me super akuza per te na bere te besojme se "keshtu eshte kjo bote". Dhe nese ky koncept behet pjese rrenjesore e mentalitetit atehere Napolizimi apo Palermizimi i Shqiperise eshte i fundme. 

Rinasi eshte nje alternative per tu shqyrtuar.

Po cfare ideshe duhet te mbeshtesim? Ketu nuk behet fjale per nje situate si ne vendet e tjera me shtet relativisht te konsoliduar ku problemi qe shtrohet eshte ai i zgjedhjes midis ideshe, alternativash, vizionesh e strategjishe te ndryshme per te ardhmen.

Ne Shqiperi ne jemi ende tek ABC-ja: votimet e vjedhura, korrupsioni dhe biznesi ne politike, mosfunksionimi i drejtesise, etj...

Pa vene ne vije keto elemente nuk mund te diskutojme idete. Idete diskutohen ne momentin qe ke infrastrukturen baze qe garanton nje funksionim qofte edhe medioker te shtetit dhe te politikes.

Sot ne Shqiperi nuk ka as shtet dhe as politike. Ka vetem disa klane politikano-biznesmenesh dhe partnere te tyre (qe nder te tjera jane edhe teveqele dhe me nje aftesi intelektuale relativisht te kufizuar).

 

Eshte e vertete qe Nano-Berisha & Co kane arritur te shtrijne korrupsionin dhe debilizmin deri ne themel, por duhet thene se toka dhe themeli nuk eshte se i kane rezistuar shume kesaj shtrirjeje. Perkundrazi.

Mendoj se duhet te behet dhe nje lloj reflektimi nga vete qytetaret e ketij vendi mbi vlerat dhe moralin qe ata kane perqafuar keto 20 vjet dhe mbi menyren se si keto vlera nga njera ane dhe cilesia e klases drejtuese nga ana tjeter kane ushqyer si ne nje rreth vicioz anti-vlerat.

cuditerisht si sdel njeri nga ata qe ju kane shkaterruar jeten e familjen dhe te shfarrosin nga toka njerez si mediu... apo tjeter. Sa per ta bere shembull...

Besoni se politikanet e tjere do zmbrapseshin nje cik mbi poshtersit qe bejne dite per dite dhe ta mendonin dy here kur hedhin nje firm mbi cdo dokument te korruptuar qe kane te bejne...

...po meqe jemi popull qe na pelqen te vuajme (emooooo se u mesuam tani) dhe gjithmone nen thundren e dikujt...

Na jane neverit me plote kuptimin e fjales cdo nate nje refren cdo edicion lajmesh e njeta gje.

Kancer ju bofshin te gjitheve ishalla , jua morshin leket dashnoret e gocave e te grave , "- le qe ca grashe si kane as te bukura se fundja po i nokshim grate , kto dhe grate i kane si lubi , leshatore"

 Sa budallenj qe jane,po pse i vodhem votat ne qe tju japim socialisteve te bejne hidrocentrale apo te shtrojne rruget,jo te keqen i bejme vete dhe leket i marrim per vete,nuk ka vjedhje njeri do ti ndertonte ato hidrocentrale,i bejme ne.kaq.

simple as that...........le t'haje mut ana tjeter, zoti jua shtofte smiley

Qeveria e kap  leprin me qerre !

Me pelqeu kjo "Hallet kanë rritur pretendimet e janë bërë qeveritare, jo më popullore" hhahha lum ne......ne na kane mbushur pa limit keta me koncensione talljesh,,,as 20% nuk paguam ne bashki as korrupsion qeveritar nuk beme...jemi te lare ne me shtetin,nje vend ne parajse e sigurojme hahahahahhahah

 Duhet bere dicka se keshtu nuk vazhdohet me.Politika shqiptare vepron sikur te ishte akoma ne rendin skllavopronar.Duhet nje revolucion qe te zhduke nga faqja e dheut kete brekegrisur qe me dy dite ne pushtet behen arrogante dhe te pasur.Besoj ka ardhur koha per nje gje te tille dhe ata qe duhet ti vuajne pasojat e kesaj levizje popullore duhet te jene te paret politikanet.Duhet vepruar sa nuk eshte vone qe me zgjedhjet e ardhshme,ai qe prek voten preji doren. Ne shqiptareve na duhen disa gjera ne dukje te thjeshta por qe jane themelet e jeteses ne nje shoqeri te drejte dhe pa hilera ku cdonjeri ti bindet rregullave the ligjeve dhe te gjithe te jene te barabarte para tyre.Duhet te harrohet njeher e pergjithmone se une jam Saliu ose Fatosi dhe ne sna prek kush se ne jemi lideret e ketij populli dhe se po na preket ne ju o popull nuk do beni prokopi.Jo dhe jo ju bastarde lidera jeni njelloj si te gjithe ne te tjeret................po e le fare se po me prishet qetesia duke folur per keta politikane te uritur ..............por do jem aty ne qofte se levizja fillon................. 

duhet moratorium per akuzat nga politikanet se kemi shume. Akuza tani e tutje duhet te bejne vetem prokuroria dhe mediat, ndryshe me kete numer shume te madh akuzash te pabaza nuk reagon njeri pasi e kane humbur vleren me kohe. Me akuzat e pabaza hidhen poshte edhe ato qe kane nje mbeshtetje ne fakte e argumenta. Politika duhet te merret me vizone dhe programe ne sherbim te qytetareve jo me akuza thjesht per propagande politike. Duhet gjithashtu hequr dore njehere e mire nga trajtimi i pasurise si krim. Sot ne Shqiperi nuk akuzojne vetem politikanet nj-tj por edhe njerezit e thjeshte. Akuzohen per korrupsion dhe pune te paligjshme deri edhe hoxha dhe prifti i lagjes, kryeplaku i fshatit, emigranti qe ka sjelle nje makine te bukur e te shtrenjte etj. Eshte shume i ulet besimi se edhe me pune te ndershme mund t'ia dilet. Duhen forcuar institucionet e shtetit, respekti per ligjin dhe ndarja e pushteteve si menyre per kontrollin dhe balancen e tyre Sdq. Shqiperia do te behet. Shenjat i shohim cdo dite: kemi rruge me te mira, shkolla me te mira, pune me shume, aktivitet biznesi me shume dhe te gjitha keto pasqyrohen ne buxhetin e shtetit etj. Po te hedhim syte edhe tek vendet e tjera afer nesh si Italia, kane pasur shume probleme te kesaj natyre. Lete themi se jane deme kolaterale gjate rruges per ne tregun e Lire dhe pronen private, kushtetutshmerine dhe demokracine liberale.

 Jozefina topallismileyhikoni Italine rritja ekonomike 0% gjermania -1% franca -2% britania akoma ma keq -3%dhe me ne fund.... wait shqypnia +9%. Me fal po dikush i shkrun fjalimet e Jozit.Shqiperia po behet ,shenjat i shohim cdo dite,vidhet pasuria jone e perbashket edhe e jotja bulevardo per nje cope buke. Ler mo lum si ne. 

Ndersa une them qe 'o te c'behet'...edhe nja 10-15% do dalin xhihadista

 Shqiperia do te behet. Shenjat i shohim cdo dite: kemi rruge me te mira, shkolla me te mira

A ka njeri ketu te na informoje me saktesiht se cbehet andej nga Karaburuni,Orikumi e Dukati ?! Thnx

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).