TIRANE- Kryeministri Berisha kërkon “ridimensionalizimin e figurës historike të ë Ahmet Zogut" në kuadër të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, 28 nëntor 1912.
“Është e domosdoshme, që krahas nderimit të veprës së pavdekshme të etërve të pavarësisë së vendit, një ridimensionim i rolit historik i Zogut të Parë. Pa mbretëri, mbase, pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv i paqëndrueshëm. Ishte Zogu i Parë, Mbreti i parë i shqiptarëve cfarë nuk bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj”  - deklaroi në mbledhjen e sotme të qeverisë kryeministri Berisha duke urdhëruar dhe fillimin e përgatitjeve për festimet e 100 vjetorit.

"Ky 100 vjetor të shënojë ndryshimin më të madh të mundshëm të këtij vendi. 100 vjetori duhet ta gjejë këtë shtet në tempullin e vet të demokracisë. "- nënzivoi Berisha duke kërkuar fillimin e punimeve për ndërtimin e godine të re për Parlamentin si dhe ndërtimin e një stadiumi modern në kryeqytet.

 "Parlamenti duhet të ketë parametrat e arkitekturës të funksionalitetit më modern....Tirana duhet të ketë ndërtesën e re të parlamentit si ndërtim modern funksional".

Një vend të vecantë në projektet e përgatitjeve të festimeve do të jetë dhe qyteti i Vlorës. Kreu i qeverisë kërkoi fillimin e punës nga autoritetet vendore për të përcaktuar ndryshimet si dhe investimet do të bëhen në kuadër të 100 vjetorit.

185 Komente

Te dashur simpatizues te programit tone, si cdo te merkure po transmetojme edhe sot emisionin: "Histori sipas kerkesave tuaja". Ne emisionin e sotem po plotesojme kerkesen e zotit Sali Berisha, i cili na kerkon te ridimensionojme figuren e ish-mbretit Ahmet Zog. Perpara se te fillojme, ju kujtojme te dashur lexues se emisionin tone mund ta ndiqni cdo te merkure, ora 14:50, sipas ores lokale. Mos ngurroni te na dergoni deshiren tuaj te momentit; ne me shume kenaqesi do t'ua plotesojme ate.

Sic e permendem edhe ne fillim te emisionit, z. Berisha (Sali Berisha) na kerkon qe, per qejf te tij, te ridimensionojme figuren e ish-mbretit Ahmet Zog. Kerkese qe ne po ja plotesojme pa humbur kohe.

"Ahmet Zogu, perpara se te ishte mbreti Zog, ishte thjesht Zog. Ai lindi ...

Mse, mse, me leje? a mund te fusesh per ridimensionim te merkuren tjeter esat pashe toptanin?

zjush, zjush, mas dy javesh e kom zon un rradhn, du me m´ridimemstortaru....si i thone ktij dreq emni, ah, ridimensionu Haxhi Qamilin.

E ridimensionuan komunistet ate.  Enveri e quante udheheqes te kryengritjes popullore.

C´rendesi ka?! Mua me intereson vetem Ridimensionimi. smiley

Ty te intereson ridimensionimi i ridimensionimit. smiley

Duhet me fut opsionin like si ne facebok te komentet e peshkut. Ky i swedit psh e meriton smiley

Shum Dakort! Zogu duhet te vleresohet mbi baza historike e jo mbi baza KAMUNISTE

 Mbreti i Shqiptareve ka qene kokerr legeni. Edhe sikur permase shpejtesie t`i japin do ngelet modeli i shqiptarit qenef.

100 vjetori duhet ta gjejë këtë shtet në tempullin e vet të demokracisë

Ky i ka bere dokrrat qellim ne vetvete mer jahu. Dhe me e bukura eshte kur ben ate fytyren te njeriut te perndellyer (ose te atij qe ka nja dy jave kaps - sipas rastit).

Pastaj keto fjalet ri-dimensionim (cere do i bejne Zogut do i marrin edhe njehere masat?), ri-vitalizim, ri-leshim, jane bere po aq bajate. Duket sikur ka 20 vjet qe kendojne ate kengen: Ti pastro e une bej pis, se ke rradhen e pastertise...

E drejte figura e Zogit duhet vleresuar ashtu sic ka qene Mbret i veteshpallur, analfabet, hajdut me cizme, mashtrues i tipit karagjoz, antikombetar, shites i trojeve Shqiptare tek Serbet dhe Malazezet, grabites i pasurise se popullit dhe kombetare ne Prill 1939. Vrases i paterioteve te shquar Shqiptar Bajram Curri, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi etj, etj..... feudal ne mentalitet dhe ne veprime.....

Doni me per Zogin.....?! Legen e shkuar legeni......

 Daniel, Zogu ishte ai qe ishte (dhe si mund te ishte ndryshe nje mbret i vetshpallur ne nje vend te prapambetur dhe pa tradita mbreterore - apo pa tradita te shtetit thusj - si Arnautistan-i) ku njerezit kishin vetem disa 10vjecare qe e kishin mesuar se gjuha e tyre edhe mund te shkruhej (!!!). 

Po cere ti bejme ketyre ri-dimensionaleve te sotshem qe per nje grusht votash (lexo: paresh) jane gati te "ridimensionalizojnë" edhe Haxhi Qamilin!!!!

Sot nuk eshte aspak cudi te degjosh apo te lexosh keto te reja..... eshte si puna e atij shkrimit qe Arben Imami e quajti luften e Vlores ne 1920 "stervitje te perbashket" ushtarake midis ushtrise se rregullt Italiane dhe popullit Shqiptar..... Aty ka marre fund cdo vlere qe mund te quhet njerezore dhe kombetare...... Parlaluja dhe politiqenet Shqiptare jane bere ti shkosh ne hell dhe tju hedhesh qenve ti hane.....

Te flasesh edhe ti per vetshpallje funksionesh a titujsh e nderesh, mua me duket tallese. Ahmet Zogu nuk eshte vetshpallur mbret por ka qene Asambleja Kushtetuese e kohes qe vendosi ndryshimin e regjimit dhe Ahmet Zogun mbret te shqiptareve. KJo ka ardhur pas paqendrueshmerise politike qe kishte Shqiperia ne ate kohe. Dhe ja vlejti. Shqiperia dhe shqiptaret qe ishin te mbyllur ne bunkere tribalizmi dhe krahinarizmi, gjate monarkise filloi te vepronte dhe me e rendesishmja te mendonte si komb. Duhet t'i hiqet kapelja Mbretit Zog per kete por nuk e pres kete gje nga ti qe nga identiteti kombetar kerkon te na kthesh mbrapsht ne identitetin fisnor. Shoqeria duhet te ridimensionoje rolin e ketij udheheqesi te Shqiperise. Normalisht kete Berisha nuk po ja u kerkon amvisave nga Zvicra por historianeve, politikes, akademikeve etj. keshtu qe s'ka vend ai humori bajat fshataresk qe bejne amvisat.

Ishte Zogu i Parë, Mbreti i parë i shqiptarëve cfarë nuk bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj

qysh e ?

Po ky tani me vendim qeverie do te beje ridimensionimin e mbretit Zog?

Pastaj mbretit Zog i eshte bere njehere nje ridimensionim, nuk eshte me edhe aq i keq sa ishte.

Tjetra qe do te pyesja une eshte: A e di njeri se si dhe per cfare u ndertua Koloseumi i Romes?

Po ky tani me vendim qeverie do te beje ridimensionimin e mbretit Zog?

.... dhe po fliste per rendesine e lirise akademike para ca ditesh ...

 Keto njezet vitet e fundit, historia ne libra shkolle nuk eshte rishkruar persa i perket edhe Ahmet Zogut? 

Ne pergjithesi mendoj se njerezit i qendrojne shume 'besnik' versionit te historise qe mesohet ne bankat e shkolles.   

 

Po kryeministri dike do ri-dimensionoje per 100 vjetorin e pavaresise. Ne fakt, plani ishte te sillte eshtrat e Ismail Qemalit nga Italia, por ato kishin ardhur... vete, dhe hop, i ngeci dopio gjashta ne dore... Ke te sjellim e ke te sjellim... dmth... fluturon, fluturon.... Zoguuuu! 

 Ana e ke thare.Me kenaqe!

SHBA NJEH ZOG I,MBRET I SHQIPTAREVE

 -" Telegrami i meposhtem eshte cuar sot nga presidenti per Mbretin e Shqiptareve; " Eshte me nje kenaqesi qe ju afroj Madherise suaj dhe popullit shqiptar urimet me rastin e hipjes suaj ne fron.Populli amerikan bashkohet me mua ne shprehjen e urimeve me te mira per shendetin e Madherise Suaj dhe lumturine dhe bollikun per Shqiperine Kellog "53 (Arkivi i Departamentit 875.91/280.Telegram i sekretarit te shtetit per Ministrin e tij Grant nme Tirane. Faqe 848,1928 Vol I)

Mbreteri!Tingellon kumbueshem.Se fundmi ,qysh pas Bardhylit dhe Teutes, shqiptaret,pasardhesit e Ilireve kane mbreterine e tyre.Dikush mund te thote se eshte vone.Viti 1928.Jo!Perreth,Shqiperia rrethohej nga Mbreteria e Jugosllavise,Italise dhe Greqise.Mbase Zogu merrte fuqi diktatori,por ama Shqiperia shfaqej me e forte dhe serioze ne korridoret e diplomacise evropiane dhe boterore.Sa shume kritizere ka sot per Zog i Pare ne Shqiperi.E natyrisht qe keta kritizere, nuk jane me te mencur dhe te afte se Presidenti i SHBA ne vitin 1928 qe uronte i pari,Mbretin e Shqiptarve.Jo vetem shqiptaret,brenda kufinjve,por edhe Kosova dhe Cameria kishin mbretin e tyre.

Mbreteria e Zogut,nuk ka qene nje shtet demokratik me parametrat qe e kerkojme sot,por ka qene me mijera here me shtet demokratik se diktatura e Hoxhes,Alise dhe Nanos.

Zogu paska nxjerre ne ankand pasurite nentokesore.Hoxha beri te njjeten gje duke ua dhene ruseve dhe kromin kinezeve.E vetmja gje qe mund te afronte Shqiperia per bashkepunim,tregeti dhe per perfitim,duke krijuar edhe vende pune, ishte nentoka e saj.Nentoke ,jo vetem mitologjike,por e pasur me nafte.

Fan Noli ishte gjigand krahasuar me Zogun, nje njeri me shume dije dhe kulture shume te madhepor nuk diti te ishte shtetar.Edhe ne SHBA sot ka me dhjetra njerez te ditur e me shume kulture,por president eshte Klintoni.Te jesh shtetar nuk mjafton te jesh i ditur,mund te mos jesh shume i afte e me shume kulture por duke ditur te perfitosh nga shanset,klanet dhe lidhjet e ndryshme ,pa harruar prapaskenat, mund te arrish kreun e shtetit. Mbreti Zog i pergjigjej Presidentit Coolidge,duke e falenderuar per njohjen dhe ndihmen humane qe SHBA i kishte dhene Shqiperise permes Kryqit te Kuq .

Diplomacia shqiptare eshte ne veprim.Ministri amerikan ne Mbreterine e Serbeve,Kroateve dhe Sloveneve, lajmeron sekretarin e Shtetit se ka pasur nje takim me te Ngarkuarin me Pune te Shqiperise,z.Shtylla. Shtylla ka vleresuar shume faktin e njohjes se Mbreterise sepse SHBA ishte Fuqia e pare e Madhe qe njihte Mbreterine Shqiptare.Menjehere pas njohjes nga SHBA,kishte ardhur edhe njohja nga Jugosllavia.Amerikani i ka deklaruar se SHBA, nuk i ka ushtruar asnje trysni Jugosllavise qe te njihte Mbreterine.

"Z.Shtylla atehere nenqeshi duke thene:" Me se fundi shembulli amerikan,padyshim ka stimuluar Jugosllavine te njohi Mbretin, tim,duke mos pritur veprimin e Anglise dhe Frances, ashtu sic me tha Z.Shumenkovic, zevendesues i Ministrit te Jashtem, se ishin te detyruasr t'i prisnin"54 (Arkivi i Departamenti te Shtetit . 875.01/290 Foreign Relations Faqe 849,1928

Te paret qe kishin njohur Mbreterine ishin Italia.pastaj me radhe: Greqia,Hungaria,Uruguaj,SHBA,Jugosllavia,Bullgaria,Franca,Britania e Madhe. Pas njohjes se Uruguajit, zyrtaret shqiptare prisnin me ankth.Telegrami i presidentit amerikan, me 13 shtator,ishte nje cast lumturie.Zog i Pare ,natyrisht,nuk dinte anglisht.Ka derguar urgjent telegramin ne Ministrine e Jashteme qe t'ia perkthenin.Kur telegrami i ishte lexuar Zogut, Tirana kishte llamburritur nga dritat.Ne oren 4 mbasdite,Ilias Vrioni ka kerkuar takim me ministrin amerikan.
Amerikani i raporton qendres se Vrioni ishte ne ekstaze,shume i gezuar.Amerikani i ka qendruar ftohte,duke i thene se nuk kam marre asnje fjale nga Washingtoni .

Dy kurorat origjinale te qendisura me ar per naltmadheninee tij nga Mjeshtri Halil Dajci "Me gjithe tere kete gezim ishte nje keqedashje e nenthekshme kunder Britanise se Madhe,Frances dhe Jugosllavise.Ai sulmoi se njohja amerikane do te forcoje fuqite e tjera te per njohje.Kur une i afrova noten e njohjes se 15 shtatorit, ai tha se ky ishte triumfi i kurorezimit diplomatik i qeverise se re."55 (Arkivi i Departamentit te Shtetit .875.01/291.Foreign Relations 1928,Vol I,faqe 850)

Franca dhe Britania afruan njohjen me 21 shtator ,edhe pse nuk e pelqenin titullin"Mbret i shqiptareve".Mbi 1500 shqiptare kane shkuar te legata amerikane duke demonstruar te gezuar.Ministri amerikan i ka ftuar te gjithe brenda gardheve te Legates.Ne krye ishte banda ushtarke, qeveritare. Eshte luajtur himni amerikan dhe shqiptar

" me pas une mbjata nje fjale qe nuk kisha ndermend ta beja.Departamenti nuk do te marri nje kopje te fjales por une nuk thashe ndonje gje qe mund te sjelli problem.Une asnje here nuk kam folur si te huajt e tjere,qe kur flasin para popullit te ketij vendi i trajtojne shqiptaret si femije"56 (Telegram875.01/291. Foreign Relations,faqe 851)

Koco Kota,kryeminister dhe ne rolin e ministrit te jashtem ad 'interim, i kthen pergjigje zyrtare njohjes se Mbreterise nga SHBA Po pse e njohu SHBA,Ahmet Zogun kaq shpejt?Zogu ishte i zgjuar.Kishte kohe qe punonte me kujdes te ruante drejtpeshimet ne Politiken e Jashteme.Vete emerimi i Faik Konitces, si Minister ne SHBA,ishte nje levizje shume e zgjuar.Nga nje armik potencial e shnderroi ne nje mbrojtes te fuqishem.Konitca e dinte se Zogu ishte ne dukje “injorant”, ne krahasim me te,por duhej respektuar fakti qe Zogu kishte ditur te organizonte nje shtet serioz, me ligje te forta e ku ndjehej dora e shtetit.Zogu ishte treguar krenar ndaj Greqise,por edhe diplomat dhe dinak ndaj Jugosllavise.Erdhi ne pushtet me ndihmen e Beogradit por shpejt i ktheu krahet.Zogu ishte pragmatist ,duke patur nje shikim ne horizont.Edhe pse ishte geg, ne kabinetet e tij afroi shume toske ,duke respektuar aftesite e tyre.Ndaj nuk mund te akuzohet per lokalist.

Brezi yne, ne shkolla u detyrua te urrente 'regjimin satrap' te Zogu por te gjithe kujtojme gjysherit tane,se me sa respekt flisnin per kohen e Zogut. Amerikanet e mbeshteten se ishte nje realitete historik,por do te benin te kunderten ndaj djalit te tij, Leka Zog i Dyte.Ishin maerikanet qe nuk njohen fitoren e tij ne zgjedhjet e 1997.Vete zyrtare te Departamentit te Shtetit,si deskoficeri i Shqiperise, Eric Lundberg, i cili ne zgjedhje ishte ne zonat e Tiranes me tha se'Ne zonat qe isha une, Monarkia fitoi" Zogu si i barabarte me burra shteti te nje supershteti.Amerikanet kishin njohur dhe mbeshtetur nje burre shteti,per te cilin shume pak eshte shkruar dhe folur ne Shqiperi.
 

Te dashur shoke dhe shoqe. Kemi gezimin t'ju njoftojme se institucioni yne i Kryeminstrise e plotesoi planin e tymuesve dhe shashkave per javen e 6 shtatorit 2010. Shihemi perseri javes qe vjen.

Me nderime,

Kryeministri!

Nqs ka nje gje te komunizmit per te cilen mund te biem te gjithe dakort, ishte roli i drejte qe ju dha Zogut ne histori. Me vjen keq qe Fevziu ka vite qe ben emisione per te. Mjafton te themi qe ishte analfabet i shpallur per ta kuptuar se cfare lloj mbreti ishte ky!

Epo shume mire qe u kuptua nga shumica derrmuese e shqiptareve se nuk mund te durohet asnje qenef serb, grek, maqedonas apo dhe italian mbi koke. 

As PDistet e tjere to blogut nuk te ndjekin ketu me duket o mat. Po ik o burre se nuk i behet njeri vone per Mbretin Zog ne Shqiperi. Nje cop idioti analfabet qe shkaterroi tere rilindasit, e nuk krijoj dot nje institucion persembari gjate kohes qe ishte ne krye.

O Mati pse e deorezoi kuroren mbreti Zog? Pse mbret i thua ti atij qe dorezon kuroren? Me kete do mburret Mati, qe  dorezoi kuroren tek pepinot, dhe qe vriste ne pabesi atdhetaret shqiptare qe donin nje Shqiperi progresiste?

Ore, ti enverist, cilen kurore dorezoi ai.

Apo qe thirri ne pune te gjithe ata qe kishin bere grushtin e shtetit e i vendosi ne vendet qe u takonte. Apo keshtu ta ka treguar gjyshi jot bariu prej skrapari se keshtu ia kishin treguar atij ca kalimtare andej, kur kaluan per te ngrene ca mish.

Pse e detyron matin te botoje fjalet e Konices e Nolit per te.

Jam kurioz per fjalet e Nolit per Zogun....

Sa per t'iu pergjigj pyetjes tende, pa dash me mbrojt as njerin e as tjetrin: ne fillim Noli e shante dhe keq fare, jo pa te drejte sipas meje. Pastaj andej nga vitet '30 i kerkoi rroge, te cilen Zogu ja dha me duket (nuk jam i sigurt 100% per kete te fundit). Kjo sipas letrave te Nolit te botuara te volumi i gjashte i veprave te Nolit, ata librat e verdhe po qe se i ke parasysh.

O Fatos, faleminderit per komplimentin, por c'eshte e verteta nuk kam permbush as kriter e nuk kam pas as aftesine per te qene Enverist, sa per modesti kjo.

Ia mbathi mbreti dhe la vendin ne meshire te fatit, kuroren e shqiptareve e mori Victor Emanueli, kurse Zogu endej neper rruget e botes si nje figure qesharake, si nje mbret anadollak qe erdhi ne pushtet me ushtrite e nje vendi te huaj, dhe qe ja mbathi  sapo erdhi era e luftes. Shiko tani ndryshimin midis tij dhe Skenderbeut, mbretit (mbajtesit te fundit te kurorers shqiptare). Jam i bindur qe po te ishte i gatshem Zogu te mbronte Shqiperine, populli do e mbronte deri ne piken e fundit te gjakut. Ai ishte nje mbret qe ja mbathi kur populli ishte i gatshem te luftone per pavaresine e Shqiperise.

E para faleminderit per emertimin.

E dyta nuk te shkul dot prej botes tende.

Mbase femijet e tu do ta fisnikerojne jeten ne "boten anglishfolese dhe kapitaliste te poshter".

Ai i coi per lesh dy breza te plote dhe demtoi edhe dy pasardhes.

Me vjen shume keq per ty Z. ballist (per mua nuk tingellon edhe aq kendshem) nejse, nese ti e pelqen emertimin: Ta gezosh!

Jo ti te mundohesh te me "shkulesh" mua prej botes time por edhe Zogi vete te ishte me Abaz Ermenjin me rroon B...en.

Nese kishe gje me Enverin personalisht ja ku i ke femijet e tij ne mes te Tiranes me gjithe Nexhmijen shko dhe bej "gjemen" mos u ben trimosh ne blogje interneti se behesh burracak pastaj..... Ai vertet i coi per lesh ca breza por nje gje beri te mire. E beri Zogin ta shikonte Burgajetin me dylbi te kthyera se prapthi......

ORA !

Te paska ngel ora ne kohen e Enverit.

Dil more burre nga bunkeri

S'te ka faj Ora qe te vertetat jane te hidhura zoti Mato Gruda.....

Meqe sapo filloji kampionati shqiptar i futbollit une do kisha deshire te ridimensionohej edhe figura Qamushit si tifoz i zjarrte dhe pasionant i 17 nentorit dhe mbare sportit shqiptar ne teresi si dhe vlerat qe ushqeu ky i fundit tek brezi i ri. flm

amen

Bobo filluan llogoret te bucasin smiley

Jam i mendimit qe nje pjese te "ridimensionojne" mbretin Zog, pjesa tjeter princin Vid, keshtu qe te dyja palet mbesin te kenaqur.

Ne fakt , kush ishte Zogu qe behet mbret i Shqiperis, ne kishim princ Vidin, dhe jetonim te lumtur si kurr ateher.

Poshte Zogu, poshte mbreti, rrofte princi, rrofte Vidi.

Ka vene re qe te gjithe antizogistet dogmatike kur permendin Zogun, gjithashtu nuk harrojne te nxjerrin dhe trapllekun qe paska qene i veteshpallur.  Te dashur antizogiste, dini gje per ndonje mbret te shpallur nga dikush tjeter ne histori ju? Normalisht qe mbreterit veteshpallen si te tille!  Te pakten kur shani Zogun, shajeni me dicka qe ia vlen e jo se u vetshpall mbret! smiley

 Ja ti qe qesh kot :

Te flasesh edhe ti per vetshpallje funksionesh a titujsh e nderesh, mua me duket tallese. Ahmet Zogu nuk eshte vetshpallur mbret por ka qene Asambleja Kushtetuese e kohes qe vendosi ndryshimin e regjimit dhe Ahmet Zogun mbret te shqiptareve. 

Ja keshtu thote bulevardi me siper dhe tani filloni e diskutoni me njeri tjetrin ne u vetshpall apo e beri asambleja. Kjo sa per saktesi midis jush, se qe ishte Ahmet Zogolli, ( jo Zogu ) i koqe , kete nuk ka kush e ndryshon.

Ja qe une qesh plot.  C'pune kam une me bulevardin? Bulevardi mua me cileson nazist.  Nazistet vallai nuk shkojne mire me kriptokomunistet e Berishes. smiley  Gjithesesi ajo qe thot ai eshte e vertete.  Dejure nuk u veteshpall, por defacto ai e kontrollonte ate asamble.  Une qesh me keta gjenite e vegjel qe thone u vetshpall sikur beri ndoje mekat te madh, sikur mbreterit gjate gjithe historise te njerezimit nuk jane veteshpallur si te tille por i kane lutur njerzia "Aman te keqen behu mbret".  smiley

 Dejure nuk u veteshpall, por defacto ai e kontrollonte ate asamble. 

Po mer njani i kishte vene emrin demokraci popullore, nje tjeter demokraci parlamentare. Si ishte puna e kontrollit ? De fakto e kishte nen kontroll ? Kush nuk e ka pas ne historine e Shqiperise kete kontroll ?

Po mbret nuk te ben as vetshpallja as asambleja. Gjaku blu i Zogollit. smiley

Po cer ere i vjen gjakut ?

Dy veta ne lufte :

- Ca ere mban gjaku ?

- Ere mooti .

- Po pse thu ti qe qenkam plagos une .

Ja keshtu dhe Zogolli qe luftonte per flamur a komb. Jo pushke ndaj italianeve, po mbushi poturet ene u dha kembeve. 

Po nga vjen gjaku blu o Koth? Te gjithe dinastite e medhaja kane nisur me nje mbret te veteshpallur.  Ato shakate dylekshe me ere gjaku pastaj as po i adresoj.   Zogu 17 vjecar kryesonte formacione te tera ushtarake kunder Serbeve ne luften e pare ballkanike, kur ata qe derdellisin lart e poshte per Zogun ketu kur ishin 17 vjec i binin tre here me dore e shtrydhnin pucrrat gjithe qelb.

Nga ngrenia ne ene ergjendi, thone.

Zogu 17 vjecar kryesonte formacione te tera ushtarake kunder Serbeve ne luften e pare ballkanike, kur ata qe derdellisin lart e poshte per Zogun ketu kur ishin 17 vjec i binin tre here me dore e shtrydhnin pucrrat gjithe qelb.

 

"Make love not war!"

Jo vetem aq, po Zogu ngriti flamurin ne Vlore!!! E ngriti ne Mat ne fillim, pastaj ne krye te gjithe shqiptareve te veriut te Mitrovices, filloi marshimin e madh nen zjarrin dhe plumbat serbomedhenj, drejt Vlores (do thosha heroike ketu, po pa Zogun, c'heroizem kish Vlora???) me flamurin qe i ati i kish dhene me qera Skenderit nga Stambolli; gjeneral i Vllahise, Moesise, Beotise, Atikes, Epirit, Sanxhakut, Moldavise dhe nje shprehjeje gjeografike; per ta ngritur ne Vlore nen brohorimen e korit te femijeve, Ismail Qemali dhe nje dore te tere me femije lebsh, dhe shume femijeve te tjere trima nga te gjitha trevat e 4 vilajeteve me te rendesishme te Portes. Qe te gjitha keto, ky Aleksander, jo i madh, po i stermadh, i koheve moderne, i kreu ne moshen 17 vjecare. Dhe ja, u hap per boten mbare nje dritare shprese dhe drite!

Dhe Vlora mbushur me trima nga e gjithe Shqiperia, mbushi sheshet dhe rruget dhe me dege palme ne dore bertisnin sa tundeshin qiejte:

Hozana! Hozana! Hozana! Ahmed Muhtar Zogolli, bir i Xhemalit te Madh arrahmetullahi ubarrakatu!

besoj se karagjozlleqet e Sales kane synim pikerisht te kunderten e asaqj si thote. Duke ul traun e standardeve per figurat, arrin ta kaperceje vete ate tra.

Te ridimensionosh zogun si individ eshte te lash gojen sido qe ta ridimensionosh, si per mire e si per keq.

Zogu ska qene per ne nje individ, por nje periudhe kohore, per te cilen ka informacion te lekundur.

Nese Sala do vertete te ridimensionoje, le te zbardhe ate periudhe qe te gjithe te arrijne te gjykojne me objektivitet. Besoj se eshte nder gjerat me te lehta per tu bere, duke qene se ajo periudhe ka qene goxha e formalizuar dhe ka lene shume gjurme. Le te cele arkivat, regjistrat e pronave ti restauroje e ti shlyeje padrejtesite. 

Arkivat celur jane.  Ja dhe menyra se si mund te shfrytezohen:

http://vargmal.org/dan1489

 

Pavaresisht shashkave te ketij dallkaukut, arkivat bene mire ti shfrytezojne jo vetem historianet por dhe karafilat e peshkut qe te mesojne se Gurakuqin nuk e vrau Zogu, por kusheriri i tij Baltion Stambolla ne Bari te Italise per motive te dobta.  Asnjehere familja e Gurakuqit nuk akuzoi Zogun per vrasjen e Luigjit.  Te mesojne se edhe Avni Rustemin s'e vrau Zogu por nje pjestar i fisit te Toptaneve per t'u hakmarre per vrasjen e Esat Pashes (edhe pse ne 1923-shin Rustemi kishte bindur Beqir Valterin qe te vriste Zogun, i cili  e plagosi rende Zogun ne shkallet e Parlamentit).  Te mesojne edhe per shume gjera te tjera.  Te shikojne se c'shkruajne kronistet e kohes per Zogun, biles dhe anti Zogiste si Sejfi Vllamasi, Eqerem bej Vlora,  Pater Anton Harapi.

...keta po e shkaterrojne shqiperine e shqiptaret jo vetem materialisht por edhe moralisht....si njoni dhe tjetri....megjithesa ngado degjon qe i shajne prap smerret vesh kush i do.....

 Vetem nje llaf ma degjoni!

 Per mua, Perendia na dergoi  si mesazher te miresise dhe ardhmerise  kollosin Fan Stilian Noli. Krah tij  ishin intelektualet me ne ze te gjith Ballkanit. Nuk e  mbajtem,  prej mentalitetit te "Katundarise". Triumfoi ai mentalitet permbi  intelektualizmin e mirefillte! Dhe  ndaj jemi ketu ku jemi. Po na ndjek sot e gjithe diten, mallkimi i gjemes se ndodhur. kemi thirrur: "DUM BABEN".........!

   Kur Parandoria e Sulltaneve po gremisej dhe ne Ballkan po lindnin shtetet, 78.000 kosovare u nisen ne ndihme te Baba Sulltanit ....katundarizmi ne revan....i Shpallur dhe  i Vetshpallur si  mbreteria jone.

Fan Noli e Ahmet Zogu

Gjithcka qe pergatiti ngjarjet e qershorit 1924 fillon realisht ne muajt e fundit te vitit 1923. Ahmet Zogu, atehere Kryeminister dhe Minister i Brendshem i Shqiperise, filloi te konsolidonte pushtetin e tij personal, duke mos ju nenshtruar me vullnetit te grupit politik qe perfaqesosnte, klikes. Duket se gjate fuqizimit te tij, Zogu i kishte nenvleftesuar miqte e vjeter dhe kishte filluar te afrohej me shume me grupin, qe perfaqesonte cifligaret e medhenj, turkomanet, konservatoret dhe qe drejtohej nga Shefqet Verlaci. Duket se ne rrugen per nje lidhje me te forte me kete grup, Ahmet Zogu, i hyri tratativave per t'u fejuar me nje nga vajzat e Verlacit, sic edhe ndodhi realisht. Por, me vullnetin e nje force te re politike dhe me energjine e njerezve, qe kishin kontribuar jo pak per konsolidimin dhe ruajtjen e kufijve te shtetit te ri shqiptar, perfaqesuesit e Klikes duket se u bashkuan me shume per te penguar fuqizimin e Zogut. Nen presionin e tyre, ne vjeshten e vitit 1923, Zogu u detyrua te linte postin e Ministrit te Brendshem, duke ruajtur vetem ate te Kryeministrit. Fillimisht u mendua qe Minister i Brendshem te bwhej cdo jave me rotacion nje nga anetaret e kabinetit, por shume shpejt u kuptua se kjo nuk funksiononte. Ministri i ri, cdo te hene, nuk bente gje tjeter vecse largonte nga puna ata, qe kishte emeruar nje jave me pare kolegu i tij. Kjo histori u be kaq komike dhe me kaq pasoja sa me ne fund, Klika (partia qe kishte mazhorancen ne parlament), u detyrua te emeroje ne postin e mbetur bosh te Ministrit te Brendshem, Sejfi Vllamasin, nje nga emrat me te njohur te saj. Por, as ardhja e Vllamasit dhe as masat e tjera te marra nuk e dobesuan Ahmet Zogun, perkundrazi. Rezultat i gjithe kesaj qe nje kaos i plote politik dhe pamundesia per ta menaxhuar ate. Duke menduar se zgjidhja e vetme per nje situate te tille duhej te ishin zgjedhjet, u vendos qe ato te beheshin ne dhjetor te vitit 1923. Ne fund te fundit, zgjedhjet do te sqaronin dicka ne situaten e turbullt politike dhe mbi te gjitha, do te percaktonin mazhorancen, qe do te qeveriste Shqiperine. Natyrisht, me nje tjeter autoritet.

Por zgjedhjet i zhgenjyen te gjitha grupet politike, qe kishin shpresuar ne to. Ne perfundim te tyre, ne dhjetor 1923, ne parlamentin shqiptar dalloheshin tre grupime te fuqishme politike, por asnjeri prej tyre nuk zoteronte mazhorancen e nevojshme per te krijuar qeverine. I pari dhe me i madhi ishte grupimi i konservatoreve te drejtuar nga Shefqet Verlaci. Nje grupim ne te cilin pas zgjedhjeve u perfshi edhe Ahmet Zogu. Ne te benin pjese disa nga figurat me te vjetra te jetes publike shqiptare, ish deputete te parlamentit turk, pronare te medhenj tokash dhe bajraktare te veriut. Ky formacion jo edhe aq kompakt politik numeronte gati 50 vete, ne nje parlament prej 105 vetesh. Grupimi i dyte, me rreth 35 vete i takonte opozites qe ishte quajtur "Liberale". Ne te benin pjese intelektuale te rinj te shkolluar ne perendim, perfaqesues te klases se re borgjeze, qe po lindte dhe patriote qe kishin dhene nje kontribut jo te paket per konsolidimin e shtetit te ri shqiptar. Ne kete grupim, benin pjese edhe Fan Noli, Luigj Gurakuqi dhe Stavro Vinjau. Grupimi i trete, ai "indipendentist", numeronte jo me shume se 17 - 18 vete dhe njihte per lider politik, Iliaz Vrionin, nje patriot nga Berati, qe kishte marre pjese edhe ne shpalljen e pavaresise. Por, grupi i te pavarurve, ndihej me afer konservatoreve dhe ne kete afrim kishin luajtur rol jo te vogel fjalimet e ashpra te Fan Nolit dhe Stavro Vinjaut. Ne Shqiperine e kohes, ato tingellonin si nje utopi dhe here here si nje thirrje per rebelim. Te pavarurit bene realisht koalicion me konservatoret dhe ne fillim te janarit 1924, Ahmet Zogu krijoi qeverine e tij te re.

Fitorja politike e Ahmet Zogut u perjetua keq ne ambjentet e radikaleve, ne te cilet benin pjese edhe shume nga miqte e tij te vjeter politike. Pothuaj te gjithe keta ishin te bindur se Zogu do ta perdorte kete koalicion per konsolidimin e tij politik dhe se pas kesaj, do te shndrohej ne nje diktator. Kjo ide u be kaq dominuese, sa nje pjese e tyre, here fshehurazi dhe here haptazi, filloi te hidhte idene e eleminimit te tij fizik. Duket se Avni Rustemi avancoi me shume se te tjeret ne kete ide. Mesditen e 23 shkurtit, ndersa Zogu ngjiste shkallet e parlamentit, nje djale i ri nga Mati, i quajtur Beqir Valteri, e qelloi nga pas me revolver. Distanca ishte fare e afert, por duket se atentatori nuk ishte ushtruar ndonjehere. Ai shkaktoi vetem pak plage te lehta, pavaresisht se nga krahu i Zogut filloi te dilte shume gjak. I ndjekur nga xhandaret besnike, Valteri u mbyll ne WC dhe filloi te kendoje kenge patriotike, ndersa gjithe deputetet ne salle, u befasuan nga prania e Zogut qe zuri vendin e tij me krahun qe vazhdonte t'i rridhte gjak. Vllamasi dhe Zavalani deshmojne se Parlamenti ishte i rrethuar dhe se vetem nje nderhyrje e forte dhe energjike e Iliaz Vrionit dhe me pas e vete Zogut e shpetoi ate nga nje kasaphane. Beqir Valteri pranoi te dorezohet duke kerkuar si kembim nje gjyq te rregullt dhe Ahmet Zogu u percoll per ne shtepi me nje eskorte te perforcuar. Nuk ishte e veshtire te kuptohej se pas Valterit qendronin te tjere dhe se kjo ngjarje nuk mund te kalonte me kaq. Sic deshmohet ne kujtimet e kohes, por edhe ne studimin e Fisherit dhe ate te Ermenjit, Beqir Valteri permendi ne burg emrin e Avni Rustemit. Askush nuk e di deshmine e plote te tij, por qe te nesermen u kuptua qarte se Ahmet Zogu do te hakmerrej. Dy dite me pas, me 25 shkurt, ai u largua nga Qeveria, duke ja lene postin e Kryeministrit Shefqet Verlacit. Largimi nga qeveria nuk parashikonte asgje te mire. Ne shume libra nenvizohet se ai e beri kete per te marre hakun. Te tjere, si Fisheri, sqarojne se atentati nuk e lejonte Zogun te ushtronte fizikisht detyren e tij te Kryeministrit. Ne fakt te gjitha keto kishin pak rendesi. Shihej qarte se pas Qeverise se Verlacit qendronte Ahmet Zogu dhe se ai ishte njeriu me i fuqishem politik i momentit. Goditja e tij direkte ne te vertete nuk vonoi. Me 20 prill 1924, ndersa ecte se bashku me Hoxha Kadriun ne nje rruge te Tiranes prane pazarit te Ri, Avni Rustemi u qellua per vdekje nga nje tiranas i quajtur Isuf Keci. Xhandarmeria nuk beri asgje per te ndaluar vrasesin dhe ai iku ne mes te dites edhe pse Rustemi nxorri revolverin dhe qelloi dy here ne drejtim te tij. Avni Rustemi vdiq tre dite me vone ne spital dhe opozita akuzoi direkt per vrasjen e tij Ahmet Zogun. Avni Rustemi ishte padyshim nje nga figurat simbol te qendreses shqiptare. I nderuar per atentatin ndaj Esat pashes ne Paris, Rustemi kishte fituar simpatinw e shqiptarwve ne te gjithe vendin. Ai kishte krijuar mbi te gjitha nje shoqeri rinore te quajtur "Bashkimi", e cila synonte zhvillimin e Shqiperise sipas modeleve perendimore. Vrasja e Rustemit shkaktoi nje pakenaqesi te jashtezakonshme dhe varrimi i tij ne Vlore u shwndrua ne nje manifestim te madh proteste. Disa dhjetra mijera vete nga gjithe vendi shprehen dhimbjen dhe pjesemarrjen e tyre ne vdekjen e tij, permes telegrameve dhe letrave. Por, situata e krijuar me 1 maj nga varrimi i Avni Rustemit, nuk u la pa shfrytezuar nga opozita. Perfaqesuesit e Klikes, qe benin pjese ne forcat e armatosura, vendosen te ndermernin nje marshim kunder Tiranes dhe per kete kerkuan edhe ndihmen e deputeteve. Vete Shefqet Korca, komandanti i Pergjithshem i Xhandarmerise filloi tratativat per te kaluar ne anen e komplotisteeve disa nga drejtuesit e ushtrise. Rol aktiv pati ne ato dite edhe shoqeria "Bashkimi". Me 2 maj, ne kinemane e Vlores u mbajt nje mbledhje e perbashket e oficereve komplotiste me deputetet e parlamentit. Per t'i dhene kesaj levizje nje mbulese sa me legale, oficeret arriten te bindin nje sere deputetesh te bashkohen me ta. Edhe Fan Noli e Luigj Gurakuqi, qe deri atehere kishin qene skeptike ndaj nje levizje te tille, pranuan te bashkohen me te. Me 5 maj, pas nje thirrje te Shoqerise "Bashkimi", deputetet opozitare te parlamentit deklaruan se braktisnin parlamentin dhe se do te ktheheshin perseri atje, vetem nese seancat zhvilloheshin ne Vlore. Ne Tirane jete e deputeteve eshte e pasigurte nga mercenaret e Ahmet Zogut, deklaronin ata dhe Kryeqyteti e ka humbur funksionin e tij politik. Braktisja e parlamentit i humbi atij kushtin prej 2/3 per t'u mbledhur dhe si pasoje jeta politike u paralizua.

Vllamasi deshmon se ideja per nje levizje te armatosur kunder qeverise ndeshi ne rezistencen e plote te popullsise dhe disa prej politikaneve te njohur. Perballe rrezikut te nje Zogu te shndruar ne diktator, ata vinin rrezikun e nje sulmi te Shqiperise nga fqinjet. Kryengritjet e shumta dhe pastabiliteti ne vend i kishin detyruar fqinjet te deklaronin se ne rast levizjesh te reja, ata do te nderhynin ushtarakisht ne thellesi te Shqiperise, per te mbrojtur kufijte e tyre nga bandat dhe cetat e rebeleve pa komande. Sipas te gjithe librave te botuara kohet e fundit, levizja e maj - qershorit 1924 i ngjante me shume nje konspiracioni politik se sa nje revolucioni apo kryengritje popullore. Rolin me aktiv ne kete levizje e paten ushtaraket, edhe pse per t'i dhene nje lluster politike ata thirren ne ndihme politikanet. Ne fillim te Majit, ngjarjet u permbysen me shpejtesi. Oficeret antizogiste arriten te bindin Komandantin e regjimentit te Shkodres, Nenkolonel Rexhep Shalen te ngrihet kunder qeverise dhe te bashkohet me ta. Pak me vone, ne kete grupim u fut edhe Nenkolonel Kasem Qafezezi, komandant i Regjimentit te Permetit. Forcat e tjera ushtarake premtuan te qendrojne neutrale, ndersa ne veri, vullnetare kosovare u bashkuan nen komanden e Bajram Currit. Grupi organizator, caktoi komandant ushtarak te kryengritjes kete te fundit. Me 10 Maj, Bajram Curri filloi sulmin mbi Krumen dhe pasi shpartalloi trupat qeveritare nisi rrugen per Peshkopi. Me 16 Maj, garnizoni i Shkodres doli nga kazerma dhe mori rrugen drejt Tiranes. Me 26 maj edhe ai i Permetit u nis per Tirane. Tentativat e qeverise per ndermjetesim deshtuan dhe vetem ne pak vende trupa besnike te Zogut bene rezistence. Me trupat ushtarake u bashkua edhe nje cete e djemve te shoqerise "Bashkimi" dhe nje grup te rinjsh nga Vlora. Levizja e armatosur, si gjithmone ne raste te tilla, provokoi me shume panik se sa luftime. Nje pjese e popullsise braktisi qytetet dhe nje pjese tjeter filloi te evakuohet jashte shtetit. Kolonat leviznin ngadale drejt Tiranes, duke vene me pare nen kontroll qytetet nga kalonin. Vllamasi, deshmon se ne pjesen me te madhe te tyre, ne vend te entusiazmit, ata gjeten heshtjen dhe indiferencen e popullates. Zogu beri edhe nje tentative te fundit per zgjidhje politike. Me 31 Maj kryeministri Verlaci dha doreheqjen dhe po ate mbasdite ne vend te tij u emerua Iliaz Vrioni. Nje njeri me te shkuar patriotike dhe qe ishte sidoqofte i pranueshem nga radikalet. Fatkeqesisht ishte vone. Me komplotin ishin bashkuar pothuaj gjithe politikanet e njohur te Shqiperise dhe tani ata marshonin pas trupave te Rexhep Shales dhe Kasem Qafezezit. Ne daten 9 qershor, i mbrojtur nga mbi 500 vullnetare te Fiqiri Dines, Ahmet Zogu braktisi Tiranen ne drejtim te Matit. Dy dite me vone kaloi kufirin prane Dibres per ne Jugosllavi. Me 10 qershor, trupat e nenkolonel Rexhep Shales, hyne te parat ne qytetin e heshtur.

Gjithcka me pas permbyset me nje shpejtesi marramendese. Pjesa me e madhe e politikaneve te opozites pranoi krijimin e nje qeverie emergjence, me idene qe kjo qeveri te pergatiste sa me pare zgjedhjet e parakohshme. Sipas llogaritjeve, ato duhej te zhvilloheshin aty nga vjeshta po atij viti. Por, u pa shume shpejt se gjithe politikanet e bashkuar nga meria ndaj Ahmet Zogut, nuk ishin edhe aq kompakte mes tyre. Mosmarreveshjet mes tyre dolen qe ne fillim, kur ende nuk po zgjidhej Kryeministri. Kandidate ishin ne fillim Fan Noli, Sami Vrioni dhe Sulejman Delvina. Delvina u terhoq dhe gara mbeti mes dy te pareve. Bisedimet, qe zgjaten gjithe naten, qene te kota dhe ne mengjes, per te percaktuar fituesin u hodh nje short me leter me vrime. Fati qe kesaj here ne anen e Nolit, qe terhoqi i pari letren, qe do ta bente Kryeminister.

Llogarite ishin bere fatkeqesisht gabim. Noli krijoi nje qeveri me emra impresionues, por asnjeri prej tyre nuk pranonte dot autoritetin e tjetrit. Rexhep Shala u be Minister i Brendshem, ndersa Kasem Qafezezi, Minister i Mbrojtjes. Vec ketyre, Luigj Gurakuqi, u zgjodh Minister i Financave dhe Stavro Vinjau i Drejtesise dhe Arsimit. Qazim Koculi, Minister i Bujqesise dhe Puneve Botore, ndersa Sulejman Delvina, Minister i Jashtem. Fatkeqesisht, Noli nuk e kishte staturen e nevojshme per te drejtuar Qeverine shqiptare te vitit 1924. Ai nuk kishte asnje ndikim ne ambjentin tradicional shqiptar dhe as lidhje te fuqishme. Mbi te gjitha, ai ishte me shume i interesuar, per fjalime te bukura se sa per nje politike aktive. Ekzekutivi i tij mbeti peng i nje programi interesant, qe nuk u zbatua kurre. Ministrite ishin te mbushura me besnike te Zogut e Verlacit dhe te gjithe keta nisen te punonin hapur kunder tij. Keshilli i Lartw u pozicionua shpejt kunder dhe Sotir Peci, nje prej anetareve te tij, deklaroi se nuk do te firmoste asnje dekret tjeter, vec atij te zgjedhjeve te pergjithshme. Qeveria ishte jo legjitime dhe legjitimimi i saj mund te behej vetem permes zgjedhjeve. Politika e jashtme e Nolit ishte po kaq katastrofike. Vec nje fjalimi te ashper dhe realist kunder Lidhjes se Kombeve, qe provokoi merine e madhe te Britanise dhe Frances, Noli i hyri edhe aventures se lidhjes se marredhenieve diplomatike me Bashkimin Sovjetik. Ky hap i tiji u konsiderua me i guximshem sec duhet dhe pas nje proteste te ashper, 18 pwrfaqesuesit diplomatike ruse u larguan nga Shqiperia pasi kishin qendruar vetem kater dite.

I ndihmuar nga Jugosllavet dhe i armatosur nga anglezet, Ahmet Zogu u rikthye ne Shqiperi nw dhjetor te po atij viti. Zogut ju deshen vetem pese dite per te pershkruar rrugen nga kufiri verior deri ne Tirane. Me 25 dhjetor 1924, ai shpalli triumfin e Legalitetit dhe riktheu ne fuqi, qeverine e rrezuar te Iliaz Vrionit. Zogu u perpoq mjaft t'i jepte nderhyrjes se tij nje lloj legjitimiteti, megjithese u pa qarte se kesaj here ai kishte ardhur per te qendruar gjate.

A mund te konsiderohen ende ngjarjet e qershorit 1924 nje revolucion demokratik dhe mbi te gjitha: A ishte vertet ajo nje levizje demokratike? Pergjigjia e pare dhe e menjehershme eshte jo. Se pari, levizja e Maj - Qershorit 1924 ishte nje levizje ushtarake. Ngritja e oficereve te ushtrise mbi komanden e tyre civile dhe mbi autoritetin e Kryeministrit konsiderohet thjeshte grusht Shteti. Se dyti, kjo levizje u drejtua ndaj nje parlamenti legjitim te dale nga zgjedhjet e pergjithshme te dhjetorit 1923. Se fundi, cdo levizje me dhune, qe synon rrezimin e nje force legjitime te dale nga zgjedhje demokratike, nuk mund te konsiderohet kurre edhe ajo demokratike.

Deshmitare te kohes dhe historianw seriozw kanw dhene edhe ata mendimin e tyre mbi ate qe per shume vite eshte quajtur "Revolucioni Demokratik i Qershorit". Sejfi Vllamasi, nje nder protagonistet e tij dhe kundershtar i Zogut, ka shkruar shume vite me vone ne kujtimet e tij: "Populli ka qene kunder kryengritjes se Qershorit 1924. Ai me bon - sensin e tij u tregua me realist se nje pjese e intelektualeve tane ambicioze, qe ate e provokuan per karrige ministerale". Ky konstatim i guximshem, qe perfshin edhe ate vete, eshte ndjekur edhe nga Tajar Zavalani. Ne Historine e tij te Shqiperise, Zavalani sqaron: "Asht ba zakon me cilesue ngjarjet e Qershorit 1924 si nje revolucion. Ky percaktim nuk eshte aspak i drejte. Qeverija e Tiranes u rrezua me ane te nje operacioni ushtarak te kryem nga dy regjimentet, e jugut dhe veriut, qe marshuan njekohesisht kunder Kryeqytetit".

Po ne te njejten linje, por edhe me i ashper eshte edhe nje tjeter kundershtar i Zogut, Abaz Ermenji: "E ashtuquajtura 'Revolucion i Qershorit" ishte nje lloj grushti shteti, qe u be kunder qeverise nga dy regjimente ushtarake".

Kane nderruar shume gjera ne kendveshtrimin e historise shqiptare kete fillim shekulli, por po kaq shume gjera vazhdojne te jene peng i heshtjes dhe keqkuptimeve.krokodili_73 nuk është në linjë  

Per mua, Perendia na dergoi  si mesazher te miresise dhe ardhmerise  kollosin Fan Stilian Noli.

 

Ke te drejte z Grava, punen e perendise ai e beri shume mire.

Por si politikan deshtoi. Ai kishte pikpamje te majta komuniste dhe cuditerisht komunizmi eshte kunder fese.

Fuhreri po behet gjithmone e me interesant...kur s'ka ca te beje ose kur ndihet ne siklet hedh ndonje shashke...sikur e ruajne shume shqiptaret per ripermasimin e figures se Zogut kur marrin buke me liste smiley

"Ky 100 vjetor të shënojë ndryshimin më të madh të mundshëm të këtij vendi. 100 vjetori duhet ta gjejë këtë shtet në tempullin e vet të demokracisë. "- nënzivoi Berisha duke kërkuar fillimin e punimeve për ndërtimin e godine të re për Parlamentin si dhe ndërtimin e një stadiumi modern në kryeqytet.
 

Si larg e larg i paska rene qerratai dmth Madheria-to-be e Tij SB! Keshtu padishahu thote - Zogu arriti ato qe arriti po shikomeni mua se cfare do te arrij per 100 vjetorin! Do te arrij shume here me shume se Zogu - dmth sipas teoremes se policit  une (SB) do te behem figura me e shquar e shqiptareve qe nga shpallja e pavaresise! Hmm kambana me tinguj te rrezikshem!!!! smiley

Djema, ndonse jam republikan dhe per nje republike parlamentare, kjo s'do te thote ta hedhim apo ta cilesojme Zogun sipas orekseve te çastit apo te meparshme. Qe Noli ishte gjigand para para Zogut kjo as qe vihet ne dyshim, mirpo ta quash Zogun analfabet, mua me duket interpretim i gabuar, sepse ai ka studiuar 2 vjet ne Austri, kishte nje zgjuarsi praktike, biles para Berishes, Zogu qendron me lart, ishte me politikan ose i kthente situatat politike ne interes te figures se tij dhe partise qe iu bashkangjit. Natyrisht qe ai kishte gabimet e tija politike, u implikua ne vrasjen e kundershtarve politik, dhe filloi ta zhyste vendin ne borxhe vetem nga Italia. Kishte aftesi te luante me shum porta, luante bukur me te tere, me intelektualet vendas por dhe me dipllomacine e huaj. Epiteti tradhtar, mua me duket pak i tepruar, sepse per te permbushur ambicjet e tija politike, u lidh vertet me jugosllavet, por te mos harrojme se prapa saj qendronte Britania (Inglitera), e cila ishte e interesuar qe kapitali italian te mos futej ne Shqiperi, plus qe Noli nga mosmbeshtetja qe vendet perendimore treguan ndaj qeverise se tij te re, u nxitua qe lidhi miqesi me BS duke e reklamuar si partnere.  Zogu i shfrytezonte keto raste. Te quash analfabet nje njeri qe vuri ne levizje, makinen ushtarake te vendeve te ndryshme, mua s'me duket analfebetizem, perkundrazi.

Mendoj se atij i mungonte intelektualizmi, njohuria e Nolit, ndersa Nolit i mungonte prakticiteti i Zogut.

Per mua, Perendia na dergoi  si mesazher te miresise dhe ardhmerise  kollosin Fan Stilian Noli.

Po z Grava keni te drejte, Noli ishte i suksesshem ne punet e perendise, por deshtoi ne politike, ai kishte pikpamje te majta komuniste, nuk di ne e dinte se

komunizmi ieshte kunder besimit fetar. Ne se do te kthehej ne kohen e Enverit sigurisht qe do ti rezervohej nje qeli ne burgun e Burrelit, ndersa Zogu i dha pension te perjetshem

 

 Miku im.Noli kurre nuk ka qene komunist .Por  me gjej nje figure , shqiptare jo e jo s`e gjen por  evropiane, qe mund te qendroje sot e gjithe diten krah Fanoli ! Nukka.Tere ata intelektuale qe vuri Zogu ne sater, mund t`i falet ? As mos ti shkoje kujt nder mend dhe te beje gabime te tilla, duke vene Ahmet Zogun si ndertues te shtetit modern.Pavarsia me Zogun, flakur Nolin, mori goditje vdekje prurese... Berishe flet perçart.Si more nuk kenimiresine dhe harroni Ate figure qe botes i vine te tillet, nje here ne 1000 vjet.Mburremi me Nen Terezen dhe leme ne hije Nolin...! O Perendi e Madhe !

o mato, akoma i beson shashkave qe hedh Sala o burr? nuk ka njeri qe nuk eshte dakort qe historia duhet ri-shkru (sidomos ca eshte hedh ne leter post '40) po nuk behet me komanda ose me thirrje qe leshon ky o vlla

mmmm...dmth brenda 2 vjetèsh do tè shpallim mbretèrinè,do tè ndèrtojmè njè parlament e njè stadium "tè paparè",do tè rregullojmè atè hotelin pèrpara monumentit tè pavarsisè nè vlorè dhe bashkè me tè edhe unaza e vlorès(????) do tè ketè mbaruar bashkè me atè edhe ajo e tiranès etj e tè tjera unaza,pèr tè mos folur pèr hidrocentralet e "papara",investimet gjigante nè turizèm,do gatuajmè e do ngrohemi me gaz rus,dhe nuk do tè gjejmè dot njè rrugè pa asfalt,po ashtu edhe heshtrat e nènè Terezès do tè kenè mbritur...dhe sigurisht pa asnjè dyshim edhe 25 milion rrènjèt e ullinjve do tè jenè duke na bèrè hije....si mendon....me shkrim e me vulè nga ministria e jashtme e REPUBLIKèS Sè SHQIPèRISè...Naltmandhnia e tij princ LEKA??...Unè mendoj tè hapen kutitè!!!!

Kësaj here eT nuk duhet ta lërë t'i shpëtojë rasti që figurën e Nënë Terezës tek mozaiku i Muzeut ta zëvëndësojë me Naltmadhninë e tij... me rastin e 100vjetorit e ka të përbashkët smiley

kenoqem duke lexu ketu tek peshku...ka llojshmeri komentesh nga smart, funny etj...me mire ketu se 100 gazeta....thnx kalamoja...

Dhe Kryeminstri tha, "Le te ridimensionohet roli i Mbretit Zog", dhe roli u              ridimensionua. Dhe Kryeminstri e pa qe ridimensionimi ishte i mire. Dhe                Kryeministri e ndau ridimensionimin nga dimensionimi. Dhe Kryeministri e quajti ridimensionimin Demokrat dhe dimensionimin Komunist. Dhe pastaj ra mbremja, dhe mengjesi nuk po vinte, dhe Kryeminstri e quajti kete tranzicion.

Te Berat dhe te Thenat. 1-2 Ungjilli sipas Saliut

smiley

Thenie e dites, muajit, stineve etj.

me lejo te te korrigjoj pak:

SALIU-Te Berat dhe te Thenat. 1-2 Ungjilli sipas Fahriut

 Ke te drejte. Ungjillin e kane shkruar dishepujt. Ne pritje te Ungjilli sipas Meros

komenti me i mire qe kam lexuar per nje kohe shume te gjate.

Cudia eshte qe te gjithe ata besimtare dhe idhtare superbesnike dhe radikale qe i shkojne nga mbrapa, qe te gjithe pa asnje perjashtim kane lindur ne shenjen e Berishovicit. Po, po, edhe zoodiakun do ta ridimensionojme...

smiley

Klasike.

nuk mendoj se figura e Zogut duhet te vleresohet bardhe apo zi. nese duam te kuptojme,  (aq sa mund te kuptohet natyrisht, se fjalen e fundit e kane historianet), rolin e Zogut gjate mbreterimit dhe qeverisjes se tij ne Shqiperi, duhet te shtrojme ca pyetje, them une. ne kohe dhe hapesire.

p.sh si e gjeti Zogu Shqiperine,kur erdhi ne fuqi? si ishte Shqiperia aso kohe? c'fare shteti gjeti?  sa kohe e qeverisi Zogu Shqiperine?  a ndryshoi jeta e shqiptareve gjate periudhes se Zogut per mire a per keq? a e forcoi shtetin, demokracine Zogu? etj etj.

une mendoj qe gjate periudhes se qeverisjes se Zogut mund te gjesh shume gjera pozitive,per kohen.  z'duhet te harrojme: behet fjale per Shqiperine e trazuar te viteve 20-  30-te.

bile edhe komunistet,qe aq shume e anatemuan,kur erdhen ne pushtet kane vazhduar apo zbatuar projektet e qeverise Zogu.  bile thuhet qe jane konsultuar me te ne fshehtesi.

nga ana tjeter,  padyshim qe te Zogu do te gjejme edhe anet negative .  une si shqiptar pershembull,  nuk e kaperdij dot menyren se si ai u largua, dhe e la popullin e tij aq kollaj ne dore te pushtuesit. gjithashtu nuk arrij te kuptoj se si ai u fali apo shiti  toke shqiptare, serbeve. shen Naunin, mos gaboj.

 

e gjeti keq, nuk la asnje institucion qe i rezistoi kohes, dhe e la te pushtuar! Vetem Berisha nqs largohej pas 97 do kishte nje CV politike me te keqe se kaq.

 Ej, edhe sot gjithe ligjet tona te kopjuara fjale per fjale nga shtetet e BE-se jane. Nuk eshte se sjellin ndonje ndryshim te madh ne jeten tone apo jo. 

A te kujtohet ndonje trashegimi qe njerezve ju hyri ne pune. Universitet, gjykata, infrastrukture, reformen e famshme agrare te atyre viteve??? Asgje. 

E di qe eshte i "poshter" ky argumenti, po nqs Zogu do kishte qene kaq i mire, pse valle komunistet e kontrolluan aq lehte Shqiperine. Si nuk pati nje aksion te mirfillte nga qytetaret dhe fshataret e kenaqur nga Zogu? Jo vetem kaq, po edhe sot e kesaj diskutohet a pati a jo lufte civile ne Shqiperi, aq e thjeshte ishte fitorja e partizaneve komunist.

Pastaj nqs rivleresohet Zogu, pse jo Enveri? Diktator per diktator, eleminuan opoziten te dy, mendimi im eshte qe shoqeria shqiptare te pakten nga ana shkencore perparoi shume here me shume gjate periudhes komuniste. Atehere ca kane me ndryshe keta te dy? Enveri zgjati me shume ne pushtet, e si rrjedhoje e shtypi popullin me shume, po si princip nuk jane aq larg apo jo?

Universitete jo, por gjykata dhe reforma agrare u arriten.  Ne 1945 80% e Shqiptareve ishin pronare.  Krijoi shtetin e pare modern dhe funksional Shqiptar.  Hapi shumicen e rrugeve kombetare qe me vone do shtroheshin gjate pushtetit te komunisteve e plot arritje te tjera.

 

Aresyet pse komunistet e kontrolluan kaq lehte Shqiperine jane krejtesisht te palidhura me arritjet e Zogut.  Mashtrim dhe dhune e organizuar goxha mire nga keshilltaret Serbe e Ruse.  Lufte civile pati dhe ca te patur biles.  Ne veri te Shqiperise kishte zona qe komunistet nuk i vene nen kontroll te plote deri vone ne 1953-shin nga rezistenca e popullates vendase.

 

 Zogu ishte autoritar por jo diktator.  Zogu armikut te tij me te eger i lidhi pension te perjetshem, kur Enveri s'la njeri pa zhdukur, burgosur e internuar perfshi dhe bashkepuntorin e tij me te ngushte.  Zogu nuk shkaterroi gjithe rendin shoqeror te Shqiperise kur erdhi ne pushtet sic beri Hoxha.  Hoxha gjithe intelektualet dhe profesionistet e trasheguar nga koha e Zogut i shkaterroi me egzekutime, burgime, pune skllaverore e internime neper gerxhet me te thella te Shqiperise.  Zogu nga anen tjeter te gjithe intelektualet e arsimuar ne perendim i punesoi ne administrate edhe pse i kishte kundershtare.  Pershembull po te shohesh shumicen e udheheqjes se Ballit Kombetar, shumica ishin antiZogiste te perbetuar e nje pjese u burgosen disa here per gjoja tentative kryengritje ndaj Zogut ne vitet 30-te ne Fier dhe ne Vlore por gjithesesi burgimet e tyre ishin shume te shkurtra dhe keta persona arriten prap se prap te ushtronin profesionin e tyre pa i u hyre gjemb ne kembe.

 

Gjithesesi, pertej shashkave te dallkaukut nga Vucidoli, duhet rishikuar jo vetem Zogu nga historianet e vertete (jo mbetjet komuniste) por cdo teze historiografike e hedhur ne leter nga historiografia komuniste mbas 1945-ses.

SAKTE

 Vertete e ke? Kosh me guraleca "historike"

Kosh me guraleca se nuk konformohet me mesimet e partise zotrote?

Beluli:-"bile edhe komunistet,qe aq shume e anatemuan,kur erdhen ne pushtet kane vazhduar apo zbatuar projektet e qeverise Zogu.  bile thuhet qe jane konsultuar me te ne fshehtesi."

kesaj i thone : Do me per Belulin...

Projektet e vetme te Zogollit I ishin valixhet qe mori me vete .

 

o lolo, eshte e vertete vella.  reforma agrare qe komunistet vune ne zbatim ne 46, ishte projekt i qeverise se Zogut. por natyrisht per arsye politike apo ndofta arsye te tjera, ai nuk arriti dot ta vinte vet ne zbatim.

tjeter; ndarja administrative e Shqiperise. pushteti komunist pervec emrit,nga ''prefektura'' i quajti ''rrethe'',  nuk nderroi as edhe nje pike te vetme.

duhet te sqaroje se: ndarja ne prefekura sidomos ne jug te Shqiperise, ishte shume e zgjuar. sidomos ndarja ne prefektura te ndryshme qe i beri Gjirokastres dhe Sarandes, por edhe Himares.  normalisht dhe gjografikisht keto duhet te ishin  ne nje prefekture.  por duke pare qe keto qytete kishin minoritet grek, te qenurit ne nje prefekture,  do ta bente kete minoritet shume kompakt,  dhe natyrisht kerkesa e Greqise per sa i perket ketij minoriteti,  do ishte specifike.

ndersa persa i perket asaj qe thashe qe pushteti komunist eshte konsultuar me Zogun,  eshte mese e vertete.  konsultimet kane pasur te bejne kryesisht me politiken e jashtme, dhe diplomacine.  kete e kam lexuar kohet e fundit. jane publikuar disa artikuj me shenime te zyrtareve te larte (diplomate),te pushtit komunist te asaj kohe.

ndersa ate punen e ikjes se tij gjate pushtimit te Shqiperise,e kam sqaruar me duket. nuk kam c'te them.  e turpshme.

Sa here qe i dalin te palarat korruptive kryeministrit, ky i fundit nuk do te nguroje te "ridimensionoje" debate shterpe mbi centrale atomik, mbi masakra te luftes se dyte boterore (si ajo e tivarit), mbi mbretin Zog, mbi Himaren, etj, etj. Kush e di c'thesar do na nxjerre nga goja ne nje keto dite nese PS'ja vazhdon ti nxjerre bojen. 

EPOPEJA E SHQIPTAREVE:

NGA DIKTATURA NE KARRIKATURE!

!!!

Pse ma fshive komentin edepsez?

Keshtu e ka dhe Histroria Zot .

Akti i fundit i nje sistemi karagjoz qe me fillimet Zogiste ndahet me ..Komedi Saliste.

Ka mbet nonji pa u ridemensionu ? Me nen Terezen mbarume me duket . Kujtimet e Stamolles ndofta . Ka prurje mbi Lumin M.t qe ne se doni ta njihni Zogun si karakter intrigant , gjakatar e te pabese , ngjituni ne Mirdite .

Prenge Dod Biba dhe Markagjonajt .... Celesi per te zberthyer Zogjin si tip e si karakter .

Thone qe nje nga me Intelidjente e tij Osman Gazepi ka mbajte ne Berat nje nga fjalimet me Historike te Mbreterise pas vetshpalljes se Zogjit Mbret .

Fjala e tij filloi dhe mbaroi me 

Popull mistrec i Beratit . Mos hani m..shume se punet i di N.Madhnija ....Dhe pasi tundi koburen ne ajer tha : _ Kjo e ka venin ketu ...dhe e futi ne KLLUFIN qe ja kish dhurue N.Madhnia e tij , qe Ymer paste .

Besoj qelepidhza e saliut si Minister Lufte alias Imamaj do kete nje program ridimensionimi edhe per kete me rastin e humbjes se Pavaresise dhe shitjes se saj Italaneve si rezultat i Politikes famamemadhe te te kruajturit te sumes me shume HUJ .

 

Sot eshte dita e Bajramit, dite e lumnueme nga i madhi Zot, dite falje, urimi, gezimi, e pendimi.

Je i falur per ato qe shkruan Idriz efendi, pendohu per te kaluaren e kerkoi perendis falje, si Fideli, qe eshte penduar sot per te keqijat qe ka bere, me mire vone se kurr thote populli .

 

 

 Ore me ata ullinjte e Berishes ca do behet,kur do i mbjellim?

Apo do bejme rimendisionimin(mire e shkruajta besoj) ne fillim.

Ne une pata me e lexu me qejf ate porosine se edhe nga gjyshi jam dere HOXHE . Si psh laj gojen kur " kercenon " si xhahidist .

Po  ndryshe nga JU z.berber e lexova si shprehja me nene ose mam - kuptim fetar mazllemas "nqs shpirti im eshte ne bythen tende , pirdhe qe te dale " smiley

Keshtu Lumasi....

Duke perfshire te gjithe festat Fetare te te gjithe llojeve te Feve me qe tema ose Prurja eshte per A .Zogun , me qe hiqesh edhe si Fetar i Ditur e qe e respekton adetin , ndoshta ke ndonje syret qe te kshillon se Figurat nuk RIDIMENSIONOHEN . Ato jane atje simbole te vepres dhe te te jetes se tyre . Me te mirat dhe te keqiat . Ne kete rast po debatojme mbi karagjozllekun e udhehqsit tuej shpirteror qe fton B..iret e Historise te RIDIMESIONOJNE ....

Ke ? Ate qe te pakten ka vend ne Historine e Shqiperise . Nga kush ? Nga nje cope capacul qe perfitoi nga situata dhe mund te mbaje fjalime ne emer te Shtetit . Te kujt shteti ? Te atij shteti qe shpreh aspiratat e klanit brenda kater mureve te PD-se dhe sidomos te Karrikes se Tij e sidomos qe frymezon xhihadistet vuvuzele , nje lloj i RI intelidjence .

Dhe me qe eshte rasti me qe me drejtohesh personalisht . Qofsh i Falur ne injorancen qe te karakterizon ne besimin e Dogmes !

Idrisi nuk ka fuqi per ti hequr ose vene karriken e peidestalit as Zogut as Enverit . Qofshi JU qe jeni ne ate terr e hardallosje qe u ka futur nje i cmendur duke e besuar se thote gjera me mend . Aq shume sa qe dhe ne virtualitet dalloni vetem ARMIQ te Popullit e Partise se PD-se

PS ... Te lexoj shpesh here me perjashtime fort fort te rralla qe flet me "kullaro " ne gryke. Ti mund ta dish vete c'te mundon nga e shkuara , por ne se te ndih te keshilloj te ndjekesh nje seance pak te gjate anristress  duke u perfshire edhe me levizje , pervec ndigjimit . Gjithnje pasi te kesh lexuar e pasi te jesh frymezuar nga porosite e k/xhahidistit Sali qe i thote Balles "Une te vras mor shkerdhate " smiley

http://www.youtube.com/watch?v=gVWm9PQeYtE

Paster, paster, komenti nuk ishte loje fjalesh.

E lidha me Fidelin, qe eshte penduar per zgjedhjen politike sepse pendesa eshte nje virtyt i njeriut.

Ke thene nje fraze domethense " ti mund ta dish vete ç'te mundon nga e shkuara".

E drejte, por duhet pasur parasysh se mundimi eshte personal , dhe gjej rastin te kujtoj se sistemi i kaluar komunist kishte mundimin " personal"  e ardhur si pasoje e kolektivitetit, ndersa periudha e mbretit Zog, kishte mundime " personale" por qe nuk vinin nga ai kolektiv, e kjo eshte nje dallim thelbesor midis dy sistemeve.

Ne kohen e diktatures u mbollen shume plantacione me ullinj,

Ndersa populli vajin e ullirit e merte me liste, ose me sakte e gjente me mik.

Sot ka vaj ulliri me shumice.

 mati i ri - 9 Sht 2010 - 6:53pm

 

Ne kohen e diktatures u mbollen shume plantacione me ullinj,

Ndersa populli vajin e ullirit e merte me liste, ose me sakte e gjente me mik.

Sot ka vaj ulliri me shumice.

 

 

Po leke per ta blere ate vaj di gje ku ka???

O ti driz, prej deres se Hoxheve. Don me na kujtu se ishte ai prej asaj dere qe i vari me hoxhe e me prifterinj e prishi cka ishte objekt i kulti e bashke me vepra arti.

Ishte ai qen bir qeni, e jo nip hoxhe, qe manipuloi kujtesen kombetare per shtetin paraardhes te tij.

E per kete duhet ta qartesojne ata historiane. Per ate qe duhet ta vendosin ne dimensionin( permasat qe ai shtetformus i ka), te cilat Dogma e futi ne ate thesin tend te peshtire.

Keiendi me fal , por une nuk e kam ne dore te te sheroj ty nga nevrastenia qe shfaqet ne pasionin e tepruar ... ne vitin 2010 .

Por gjithsesi edhe ty njesoj si Lumasiun , ne se te ndih ndopak , te keshilloj nje kure antistress te provuar sidomos nga Hollandezet rreth viteve 70-80 kur Mbretesresha u doli kunder PEDERASTISE !  Merr seanca pak a shume te zgjatura ne kohe , qe te bejne te harrosh porosite e atij Vandali - Gangster ne pushtet , qe ua ka gjetur masen e festeve sipas kokes me dokrra te tilla qe ua vertit si kocka qenit .. Mos harro melodine pervec ndigjimit shoqeroje me levizje ...Do shikoni nje sherim shume te efektshem dhe do ju shtohen dozat e Humorit .
Ja lexo psh nje klase humori te pashembellt ...Sot ka vaj ulliri me shumice... smiley

http://www.youtube.com/watch?v=kmIRgZbzoJ8

E para me kenaqe me Lordet e bluz-it dhe rok&roll-it. Me kujtove rinine kur fusja koken ne krevat per t`i degjuar fshehtas mos me spiunonte ndonje driz 80-leksh.

E dyta, nuk kam njohuri per historikun e pederasteve ne Hollande. Kur te jete tema mos harro e na jep informacionin e duhur.

E treta, nuk duhet te fiksohesh tek Saliu se nuk clirohesh dot pre inkubo-s qe te jesh i lire te mendosh. Pse. Kur thote dicka te mire, merre edhe ti pamevaresisht se nuk te pelqen, ka nje vlere. Kur nuk te afrohet me moralin, idete ose edhe psikologjine e trasheguar hidhe poshte me llogjikim. Nese nuk je kalcifikuar totalisht.

Pe rastin ne fjale ai mbret duhet te rishikohet si shtetasi i pare i ketij vendi( me te miart te keqiat, karagjozlliqet dhe injorancen) e duhet ne nje rishikim total te historise te vendeve qe e rrethuan e respektuan ose edhe e goditen.

Ne se ke pas ndigjuar muzike te tille me pare ?????

Me kujtove rinine kur fusja koken ne krevat per t`i degjuar fshehtas mos me spiunonte ndonje driz 80-leksh..... smiley

Nuk jane te kesaj natyre ata qe kerkojne kohen e Cingeneve . Shiko per ndonje diagnoze tjeter. Perseri me fal une nuk mund te sheroj dot nga mania e Madheshtise . Mundet te shikosh ndonje jave rresht filmin e Lui de Filen me te njejtin titull. Perpiqu .

Ose shih tek vetem kete .

http://www.youtube.com/watch?v=8yRdDnrB5kM

Shiko mire !!!!! Pianon nga nje vegel si shtetase e pare klasike e ka shndruar ne nje instrument ritmi nga me te fuqishmit ne Rock and Roll . Perqendrohu mire pas minutes dhe plus 6 sekondave ...lets GO .... dhe boten do ta shohesh ndryshe ..pa karavidhe !

Thenia e stines:

Dhe Kryeminstri tha, "Le te ridimensionohet roli i Mbretit Zog", dhe roli u ridimensionua. Dhe Kryeminstri e pa qe ridimensionimi ishte i mire. Dhe Kryeministri e ndau ridimensionimin nga dimensionimi. Dhe Kryeministri e quajti ridimensionimin Demokrat dhe dimensionimin Komunist. Dhe pastaj ra mbremja, dhe mengjesi nuk po vinte, dhe Kryeminstri e quajti kete tranzicion.

 

nga PF!

hej, kush eshte afer Sales, t'ia thote ket, jom i sigurte qe Sala do dhihet tu qesh me veten e vet; mbase kap momentin sarkastik dhe te groteskut ne ato qe thote. Gjigande fare smiley  smiley

Kjo ia merr ne kthese asaj "Hello jutub!"

Xhufi: Jo vetëm Berisha, edhe Zogu e kishte nje Bollano mik

 
Zoti Xhufi, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi gjatë punimeve të mbledhjes së qeverisë "ishte mbreti Zogu I, mbreti i parë i shqiptarëve, ai që bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj, shtetin e ri të pavarur të Shqipërisë. Theksova këtë moment se pa mbretërinë, mbase, pavarësia do të kishte qenë një akt iluziv, i paqëndrueshëm". Në këtë mënyrë, ai kërkoi ridimensionimin e figurës së Zogut I. Si e vlerësoni ju këtë deklaratë?
Nga këto deklarata të kryeministrit, unë kuptoj se ai ka hyrë në një fazë të re të pasionit të tij politik, që është ajo e monarkisë. Në fakt, nëse është e vërtetë që periudha e viteve 1924-1939 është periudhë e konsolidimit të shtetit shqiptar, ku ka rol të padiskutueshëm edhe Ahmet Zogu, kjo nuk do të thotë që po të mos ishte shpallur mbret, pavarësia dhe konsolidimi i shtetit shqiptar do të kishin qenë të pamundur. Edhe si President, Zogu kishte sigurisht sjellje prej monarku, sundimi i tij karakterizohej nga autoritarizmi, shpërfillja e institucioneve, goditja e kundërshtarëve politikë. Duke u bërë mbret, në vitin 1928, Zogu, pikë së pari, kënaqi ambiciet e tij personale, krijoi kushte për të qenë sundimtari i përjetshëm i vendit, mundësoi krijimin e pasurive e të përfitimeve përrallore për veten dhe familjen e tij. Sa për imazhin dhe autoritetin e tij brenda dhe jashtë vendit, titulli mbret nuk i dha atij ndonjë kredit më shumë. Një pjesë e shqiptarëve vazhduan ta urrejnë atë edhe pasi u bë mbret, madje tentuan edhe t'i marrin jetën me atentate brenda e jashtë Shqipërisë. Sa për të huajt, këta nuk është se e pritën si "lajmin e ditës" shpalljen e Ahmet Zogut si mbret të Shqipërisë. Siç dihet, Qemal Ataturku u neverit nga një akt i tillë, ndërsa në kancelaritë perëndimore shumëkush e quante Zogun "mbret operetash". Kjo për sa i përket aspektit formal të çështjes. Sa i përket përmbajtjes së qeverisjes në vitet 1924-1939, padyshim në ato vite u ngjiz vërtet ideja e shtetit shqiptar, u krijuan një sërë të mirash kombëtare për t'u pasur zili edhe sot e gjithë ditën, si për shembull, një administratë profesionale, e motivuar dhe e përkushtuar ndaj shtetit e ndaj interesave të tij. U hodhën bazat e shkollës e të arsimit kombëtar, u krijua një sistem juridik modern, pavarësisht se ligji nuk zbatohej gjithnjë e për të gjithë, u bënë përpjekje për të kapërcyer ndarjet krahinore, pavarësisht se Zogu vinte nga një traditë politike partikulariste. Duke thënë këto, nuk duhet harruar që bartësit e vërtetë të gjithë këtyre reformave, që e ngjizën shtetin shqiptar si të tillë, ishin ata mijëra intelektualë shqiptarë, atdhetarë të sprovuar në betejat për liri e pavarësi, të cilët formuan shtyllën kurrizore të institucioneve të shtetit shqiptar. Do të ishte gabim që të mendohej se ata përfaqësonin një arsenal njerëzor të Ahmet Zogut. Madje, shumë prej tyre u konfliktuan ashpër me mbretin për probleme madhore të drejtësisë, të integritetit e të interesave kombëtare. Po mjaftohem të kujtoj vetëm njërin prej tyre, Mit'hat Frashërin, i cili që në vitin 1925 i lëshoi Zogut aktin e dorëheqjes si Ministër fuqiplotë në Athinë, porsa që kryeministri i ardhur me anën e bajonetave jugosllave, i fali si shpërblim Jugosllavisë, Shën Naumin.

Në vijim të deklaratës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se e vërteta historike është se ai erdhi në pushtet me zgjedhje, erdhi me zgjedhje për të shpëtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretërive nuk mund të toleronte regjime demokratike të zgjedhura. Cila është e vërteta e ardhjes në pushtet të mbretit Zog I?
Më vjen të them që Zogu kishte me zgjedhjet e lira e demokratike të njëjtin raport që ka me to edhe z. Berisha. Por, ndërkohë, ka kaluar një shekull... Jo, Zogu asnjëherë nuk ka ardhur me zgjedhje të lira në pushtet. Në dhjetor të vitit 1922, ai solli në pushtet një qeveri kukull të Xhafer Ypit, pasi kishte rrëzuar me forcën e armëve qeverinë e Hasan Prishtinës, të mbështetur nga një radhë e tërë patriotësh, si Aqif pashë Elbasani, Bajram Curri, Monsinjor Bumçi etj. Në dhjetor 1924, erdhi në pushtet me mbështetjen e jugosllavëve e të grekëve, të cilët i shpërbleu duke cenuar sovranitetin e integritetin territorial të vendit. Fola më lart për çështjen e Shën Naumit, por mund të shtoj edhe lëshimet që Zogu i bëri Athinës për çështjen e Himarës. Jo vetëm z. Berisha ka sot një mik në Himarë, që quhet Bollano, edhe Zogu e kishte një të tillë, që quhej gjithashtu Bollano! Por duhet pranuar, që në një moment të caktuar, pasi u çlirua nga obligimet ndaj Beogradit e Athinës për ndihmën që i dhanë për të ardhur në pushtet, Zogu diti t'i largohej politikës së lëshimeve të paprincipta ndaj fqinjëve. Me sa duket, kishte rezistuar e nuk kishte hapur biznese të përbashkëta me ta.

Gjithashtu, kryeministri deklaroi se mbretëria shqiptare ishte një mbretëri që, pavarësisht nga problematika e oborreve, të cilat kanë qenë të përjetshme, konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar. A mendoni ju se ishte mbretëria ajo që konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar?
E thashë pak më parë, shpallja e mbretërisë nuk ishte një deus ex machina, nuk ishte lëvizja gjeniale që solli konsolidimin e shtetit shqiptar. Zogu do të kishte bërë të njëjtat gjëra edhe si President. Në kohën e vet, askush nuk e mori seriozisht këtë kalim të Shqipërisë nga Republika në monarki. Konsolidimi i shtetit shqiptar ishte një frymë e epokës, ishte një thirrje që vinte nga betejat e Rilindjes Kombëtare, të Lidhjes së Prizrenit e të luftërave për pavarësi. Zogu, edhe pse nuk ishte një rilindës, edhe pse nuk ishte një atdhetar demokrat, siç ishin shumica e kundërshtarëve të tij politikë, mori diçka nga mesazhi i historisë së popullit shqiptar. Në fund të fundit, braktisi një pjesë të mirë të së shkuarës së tij si feudal turkoshak e si bajraktar krahine, dhe zgjodhi ta bëjë Shqipërinë pikërisht me ata njerëz që koha i kishte vënë në krye të betejave historike. Sigurisht, Zogu nuk arriti të bëhej një sovran i ndriçuar, ai mbeti pre e kulturës dhe e veseve të klasës së vet. Në fund të fundit, njerëz injorantë, të dhunshëm, intrigantë e të korruptuar deri në palcë, si Lalë Krosi, përbënin entourage-in e tij të besuar.

dhe zgjodhi ta bëjë Shqipërinë pikërisht me ata njerëz që koha i kishte vënë në krye të betejave historike...

Shume i respektuari Xhufi . Nder ta qene dhe prinderit e gjyshrit tane . Por si gjithnje ne harrojme ose tregohemi te pakujdesshem te theksojme kushtet ne te cilat u gjenden ata njerez qe u afruan ne administraten SHQIPTARE te Mbreterise Zagolljane.

Ata nuk kishin absolutisht asnje Lidhje patriotike me Zogun . Ai nuk perputhej ne asnje Ide Kombetare me ta per forcimin e Shqiperise ne nivele moderne . Ai thjesht ashtu sic paraqitet i filmuar ishte "nje i fjetur " me ate shikimin e pergjumur qe besoj as kuptonte perse firmoste as qe kishte nevoje te kuptonte perse firmoste .

Nje kulture injorante aq masive me nje popull te nenshtruar ndaj FORCES se Armeve , qe uzurpoi ai po me forcen e armeve , kushdo e cfaredo Niveli mund te shpallej , Mbret , President , Cesar , Kal , Karrocier apo cfaredo emri qe te doni per ti vene Liderit.

Ai kurre nuk e kishte mundesine te zgjidhte spse nuk kishte as nje shkalle njohje me ta , nje shkalle Kulture e atrdhedashurie me ta ,por ne kushtet e nje Patriarkalizmi absolut , ata ishin Figura qe ishin cquar e vecuar si per Pasuri , si per Dije ashtu edhe per Urtesi . Keshtu qe ne ate forme zgjedhjeje ata kishin miratim absolut nga populli. Ky individ qe nuk dinte se cfare kontigjentesh kishte , por njihete shume mire selhidaret e tij , pati te vetmen merite se nuk kundershtoi per cdo detyre qe i paraqitnin per Individet e Shkolluar apo qe perfaqesonin si me lart . Dhe kete merite pa ja inkuadruar ne ate : Le te viej kush te doje .Une kam bajonetat.

Shqiperia u ruajt nga qendrimi dhe politikat ekuilibruese te Fuqive te Medha  dhe aspak prej zgjedhjes se Titullit te Zagollit . Dhe fakti Historik e tregoi kete . Kur erdhi momenti qe fuqite e Medha paten te tjera Interesa Shqiperia sipas shembullit te Sh Naunit  u DHURUA pa cak e pa bam nga ky Forcues i Pavaresise smiley

Pra ne kete pike ata intelektuale u gjeten aq te befasuar e aq te paorganizuar e aq te mashtruar sa ngriten duart ndaj ketij akti te Pabese , si gjithnje pervec atyre sahanlepiresve perfshire edhe klerike qe i dhuruan V,Emanuelit "buken Shqiptare , me kripe e zemer " Turpi me i Madh Historik i nje shembelltyre Udheheqjeje!

Per Mbreterine , duhet medoemos te kete dokumente perse kaloi ne ate forme Qeverisjeje , duhet te jete brenda ose Politika Italiane e ardheshme nen te njejten Kurore ose edhe Greke .

Por mbi te gjitha , nuk mund te njihej ne arenen Nderkombetare nje shtet nga HICI pa qene Mbreteri me pare . Dhe ky gjytyrym as per Hipokrizi nuk zgjodhi nje emer Trashegues nga lashtesia por zgjodhi emrin e vet. E 'c'rendesi kishte Zog apo Shqiponje ? Koha dhe Historia vertetuan se qe nje fluturak!

Keshtu qe mendoj , si dashamiresi Juaj , se Lidhja midis zgjodhi dhe qendroi indiferent ( per njemije e nje arsye ) ndaj nepunesve e intelektualeve qe punuan ne ate Administrate si profesionalist e me deshire te MADHE , duhet te jete pike dalluese per Rolin e tij .

E vetmja merite ne reformimin e Administrates ishte Reformimi i Ushtrise (Xhandarmerise ) nen udheheqjen e Keshilltarit prane tij Gjeneral Giliardit ! Te tjerat si ne Legjislacion etj etj ja impononin investitoret e HUAJ ,sipas interesave qe paraqesnin ne fusha te cfrytezimit te pasurive natyrore e zhvillimet e infrastruktures , ku si gjithnje ai as qe kishte perse te dinte kur arka e oborrit vazhdonte te mbushej .

 

Por mbi te gjitha , nuk mund te njihej ne arenen Nderkombetare nje shtet nga HICI pa qene Mbreteri me pare

 

 

 

SHBA NJEH ZOG I,MBRET I SHQIPTAREVE

 -" Telegrami i meposhtem eshte cuar sot nga presidenti per Mbretin e Shqiptareve; " Eshte me nje kenaqesi qe ju afroj Madherise suaj dhe popullit shqiptar urimet me rastin e hipjes suaj ne fron.Populli amerikan bashkohet me mua ne shprehjen e urimeve me te mira per shendetin e Madherise Suaj dhe lumturine dhe bollikun per Shqiperine Kellog "53 (Arkivi i Departamentit 875.91/280.Telegram i sekretarit te shtetit per Ministrin e tij Grant nme Tirane. Faqe 848,1928 Vol Sleepy
 

 S`la me gje  per te shtuar  historian Pellumbi...........

 Jo, jo, ketij mileti po nuk ja the cope nuk nigjo: Ahmet Zogolli ishte nji koqe kanari smiley

 Ore zoteri, e po pastaj? Ishte katnar nuk ishte, beri shtetin e pare shqiptar, sipas kokes qe kishin dhe kane shqipetaret. Popull katnaresh ishin shqiptaret dhe ashtu jane akoma. E po pastaj?

 Jo katnar, por koqe kanari. Ose me shqipe te rregullt: koqe kandari.

Eshte ajo gjeja si bole dashi qe varet tek krahu i kandareve te vjeter ( peshore ) dhe sherben per te mat gjerat me oke por edhe me kile. smiley

Une zoteriu dv

P.S Me kujtove Mesila Doden , Demin, me kete zoteri, se e pashe dje ne nje TV qe ulerinte: Degjo ketu mor zotri 

 hahahahahaahahahaahhaahahahahahahah

 Po mer ja se mezi e gjeta dhe me qe bashkedebatusja nataron kanarin me katnarit ja dhe nje foto:

kur koqja shkon perpara shkopi i kanarit ulet poshte, ndersa kur koqja shkon mbrapa ai hidhet perpjete.    smiley

Na gjej ndonje kanar me te perpjete o toko! Nuk dum kanar te varr 

 Ja qe Xhufi, ja fut kot ne shume raste. Ca njerezve ju pelqen. 45 vjet komunizem, kuptohet qe helmi ka qene shume i madh. Duhet transfuzion gjaku qe c'do gje te kthehet ne normalitet. Kerkojme perfeksionizmin tek zogu, ku kemi shekuj qe nuk nxjerrim dot nje udheheqes disi normal (perjashto zogun)

Ja dhe Godo per te:

''Godo: Jo çdo gjë që ka bërë Zogu mund të duartrokitet

Zoti Godo, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi pak ditë më parë "ishte mbreti Zogu I, mbreti i parë i shqiptarëve, ai që bëri që pavarësia të realizojë qëllimin e saj, shtetin e ri të pavarur të Shqipërisë". Ai kërkoi ridimensionimin e figurës së Zogut I. Si e vlerësoni ju këtë?
Në disa pika ka të drejtë, nuk mund t'i bëj një deklaratë kundër. Unë e pohoj që ai ka një rol në konsolidimin e shtetit shqiptar, ka një rol serioz, kjo është e vërtetë. Të thuash që figura e tij është e lidhur me pavarësinë, shkon një çikë përtej realitetit historik, sepse Zogu nuk ka pasur ndonjë rol kushedi se çfarë, ishin figura të tjera ata që ndërmorën dhe çuan përpara procesin e pavarësisë, ndërhyrja e tij vjen më vonë. Jo çdo gjë që ka bërë mund të duartrokitet. Fjala vjen, ka mbetur herët ajo ardhja e tij në 1924 e asistuar nga forca të huaja. Kështu që t'i jepet e drejta, ajo që i takon, por jo të idealizohet.

Në vijim të deklaratës së tij, kreu i qeverisë u shpreh se e vërteta historike është se ai erdhi në pushtet me zgjedhje, cila është e vërteta e ardhjes në pushtet të mbretit Zog I?
Ai dihet si ka ardhur në pushtet, erdhi nga Jugosllavia me asistencën e disa forcave mercenare. Kështu që, kurrsesi nuk mund të thuhet se ai ka ardhur këtu përmes zgjedhjeve të lira.

Gjithashtu, kryeministri deklaroi se mbretëria shqiptare ishte një mbretëri që, pavarësisht nga problematika e oborreve, të cilat kanë qenë të përjetshme, konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar. Si e komentoni ju këtë?

Kjo është e vërtetë. Zogu bëri një punë të madhe për të vendosur vendin dhe për të forcuar shtetin, natyrisht sipas koncepteve të tija monarkike.

Zoti Godo, a është momenti që në prag të 100-vjetorit të pavarësisë të rishikohet historia e Shqipërisë?
Historia mund të rishitet gjithnjë, nuk kemi një histori të shkruar një herë e përgjithmonë, të përjetshme, sepse zbulohen fakte të reja historike që hedhin dritë mbi ngjarjet dhe këto duhet të merren parasysh. Historia është një shkencë dhe si e tillë ajo nuk është tabu. ''

 

p.s.Ja dhe dicka tjeter. Shen naumi u nderrua me toka perreth pogradecit dhe u mor vermoshi. nuk ka apak falje territoresh por vetem nderrim.  

 

 Lira, mos e shit kaqe lire  padijen, per te mos thene dijen seprapthi..

  Ku e mori token(Vermoshin ma quan toke ?)  dhe te drejten per ta shkembyer me nje qender  te jashzakonshme historike ? Nuk e lan ajo...ate.......

E vërteta e Shën Naumit

Kufitë e Shqipnisë me shtetet fqinje ishin caktue në Konferencën e Londrës në 1913 si mbas hartës të Shtat-Madhorisë Austriake. Kjo hartë nuk ishte një hartë topografike, por e hartueme me ekploracion. Vendimi i Konferencës së Londrës përsa i përkiste Shën-Naumit, thoshte: "Fillon në breg të liqenit Ohrit, midis katundit bullgar Rodohozhdë dhe katundit shqyptaro-myslyman që quhet Lin, dhe vazhdon gjer në Shën-Naum, pikërisht në gjuhën frëngjisht: "jusu'a Shën-Naum", nuk thotë "y compris Shën Naaum".

Komisjoni i Kufinit kur vajti në Korçë, korçarët bënë një bujë të madhe pranë komisjonit që t'i caktohej Shqipërisë Shën-Naumi. Qeveria e Beligradit qe sa Konferenca e Londrës caktoi kufinin midis Shqipërisë dhe Serbisë, ju drejtue "ball Platz" it, dhe me një notë e pyeste qeverinë austriake se për shprehjen "jusqu' a Shën-Naum" ç'kuptonte. Ball-Platzi ishte gjegjë se me këtë shprehje nuk donte të thoshte që Shën-Naumi i përkiste Shqipërisë, do me thanë i përkiste Serbisë.
 

Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë

Qeveria e Beligradit pyeste qeverinë austriake, pse kjo qeveri prekupohej më shumë se të tjerat për kufitë e Shqipërisë. Kur plasi lufta e përgjithshme Serbijau invadue dhe ushtria e saj me kralin në krye dhe qeverinë, me ndihmën e Esat Pashës, që atëhere ndodhej në Durrës, duelën në Adriatikun Meridional, ku e mor flota aleate dhe e zhkarkoj në Korfuz. Në këtë rrëmujë qeveria serbe e humbi dokumentin austriak që caktonte me fjalë të tjera Shën-Naumin Serbisë.

Kur mbaroj lufta, Komisjoni i Kufive filloj veprimet e veta dhe ky komisjon vendosi që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Shën-Naumi ishte një i Shenjtë sllav, apostull i Kristianizmit midis popullit bullgar e serb, konsiderohej si shoku i Cirrillit, Metodit, që kishin kriju abetaren e bullgarëve, Në këtë kategori ishte dhe Shën-Klime, në emën të cilit ka një kishë bullgare. Në konsideratë të këtyre mbështetjeve kulturale dhe fetare, që Shën-Naumi ishte një Shenjtë sllav, kur i evakuoj viset e tjera të Shqipërisë si i kishte libri, ju drejtua Gjykatores Internationale të Hagës.

Kjo Gjykatore vendosi: "Që me qenë se Komisjoni i Kufive ishte kopetent për demarkacjonin, Shën-Naumi duhej t'i jepet Shqipërisë. Mirpo Serbia si popull fanatik orthodoks sllav, as me një mënyrë nuk donte t'ja linte. Komisjoni i Kufive, Shqipërisë i këshilloj që Shën-Naumin, Shqipëria ta shkëmbente me një vend tjetër, pse serbët me këtë pretekst do të krijonin vështirsina të mëdha. Në bazë të këtyre konsideratave Qeveria Shqiptare më ngarkoi mua Mehdi Frashërin me caktue mënyrën e shkëmbimit.

Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej.

Atëhere unë Mehdi Frashëri vendosa që Shën-Naumi t'i mbesë, me një periferi shumë të ngushtë Serbisë, por kufini në vend që të vazhdonte që nga kodra e Zagoriçanit gjer te Qafa e Plloçit, ku ndodheshin dy versante: versanti i Maliqit dhe Liqeni i Ohrit, vija e kufinit të hidhej ke Mali i Thatë, e të përfshinte katundin shqiptaro-orthodoks Pëshkupat.

Ky katund po t'i mbetej Serbisë, me kohë do të sllavizohe, m'anë tjetër gjithë Lugina e Cerovës, ku katundet shqiptare kishin tokat e tyre i mbeteshin Shqipërisë, përveç këtyre i mbeteshin, dhe një pjesë e madhe e kullotave verore Shqipërisë. Po të peshohet Shën-Naumi me këto avantaxhe që thamë më sipër, ky solucjon ishte më i favorshëm për Shqipninë. T'arratisunit politik nga injoranca e çështjes o qëllimisht, Shën-Naumin e përshkruajshin si një pikë strategjike me rëndësi, kurse invazioni sllav nuk shhkonte nga Shën-Naumi, gjithmonë kishte vazhduar Qafën e Thanës.

Tash të vimë tek çështja e Vermoshit Konferenca e Londrës duke e përshkrue kufirin nordik shqiptar, thoshte : "Territori de Klemendi", mirë-po me këtë shprehje shumë i pa-caktue nuk kuptohej Vermoshi, pse Klemendi përbahet nga 6 Bajrakët, të cilët kufizohen me vallatën e Lumit Cen, Vermoshi mbetej jashtë, si kullotë. Në kohën e Turqisë malazezët sulmojshin Vermoshin dhe malsorët shqiptarë e kundërshtojshin me armë. Qeveria otomane në një faqe të Luginës së Vermoshit, për të ndalue grindjet që thamë, kishte ba një karakoll tue vendos ushtri.
 

Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë Pse ia dhashë Shën-Naumin Serbisë

Ujnat e Vermoshit vejnë në Danub e jo n' Adriatik. Unë Mehdi Frashëri kur shkova në Vermosh, një mbrëmje mblodha bajraktarët shqiptarë të asaj xone dhe i pyeta se si mbas mendimit të tyne, qysh mund të provohej se Vermoshi asht shqiptar. Midis këtyre malsorëve ishte një far Uc Turku, i cili nga përpjekjet që kishte ba me kohë me malazezët ishte plagosë dhe kishte mbetë sakat, gjith-ashtu, në këto grindje të ma parëshme, të vramit shqiptarë kishin varre katolike në vend.

Kur erdhi Komisjoni i Kufinit me pyet palët, malsorët t'onë me Uc Turkun dhanë arsyetimet që i kisha porositë unë, (Mehdi Frashëri) kurse, serbët, ndër të cilët një ishte avokat, njani oficer, dhe tjetri gazetar, dhanë argumentet qesharake, pa logjikë. Komisjoni vendosi në bazë të anketit, që Vermoshi t'i mbetej Shqipërisë. Mbi këtë vendim, malsorët okupuan Luginën e Vermoshit dhe filluan të ngrehin shpija.

Mbas disa kohësh atje u ngrehën 600 shpija shqiptare, duke prfitue nga qetësija që mbretënonte në Shqipninë e Lirë. Me gjithë këtë t'arratisunit politikë shqiptarë botonin të kundërtën duke thënë se Mbreti Zog Vermoshin ja la Serbisë, një rrenë kolosale".

ah ndërrim territoresh...

shiko tu them një histori me grekë... Duhet të kenë qënë mes vitet 60', mbase viti 63-64' në Greqi kur vendi kishte politikë të destabilizuar. Kishte dalë dhe problemi i Qipros mes Turqisë dhe Greqisë. Presidenti i atëhershëm amerikan, L.Johnson e fton ish kryeministrin grek të asaj kohe G. Papandreu (gjyshi i këtij të sotmit, me të njëjtin emër) për të diskutuar rreth çështjes. Johnson i propozon pikërisht këtë gjë Papandreut: ndërrim territoresh. Jepini Turqisë një ishull të vogël, dhe merrni gjithë Qipron.

Papandreu i përgjigjet: NUK MË LEJON KUSHTETUTA E VENDIT TIM, TË PREK KUFIRIN.

Johnson i përgjigjet: fck u, and fck your costitution.

 

Shen naumi u nderrua me toka perreth pogradecit dhe u mor vermoshi. nuk ka apak falje territoresh por vetem nderrim. ......

Pash zotin . Kete mendim e qu normal ? Pse nuk qe truall shqiptar dhe Sh Nauni dhe Vermoshi ? hajde trushpelare hajde !!!!

Me kete Logjike te Pulitikes se Madhe jeni shpelare dhe po u shpelan perdite k/lefqenesi .

 45 vjet komunizem, kuptohet qe helmi ka qene shume i madh..

Per silogjizem, ne fushen krahasimore po te rikujtoj vetem nje Fakt.

Asnjehere ne 45 VJET Enveri nuk u tall me Figuren e Zogut ashtu sic bete Ju pas 90 me artistet e sherbetoret e Enverit , Vangjeli e Devole , thjesht per te HELMUAR popullin me figuren e Tij .

Biles nga  vitit 1956 ( tete , 8  vjet pas Enverit te pakundershtueshem ) u ndalua KAYEGORIKISHT krahasimi me periudhen e Zogut ( me te lulezuaren e tij vitin 1938 ) sepse nje dite prodhimi e 1955 ishte e barabarte  me 1vit prodhimi te kohes se Zogut . Dhe ai tere jeten u la qetesisht te kalonte pleqerine e tij , megjithe ndyerjen e duarve ne organizimin e grupeve per rrezimin e Pushtetit me Dhune .

Sot ka mbi 20 vjet qe k/ lefqenesi ose babi - mami Juaj shpirteror Ju ben thirrje per Ridimensionim ......... pas tonelatave balte e mut te derdhur nga goja e tij per veshet e koneve.

Ku eshte Helmi ne kete rast ? Me cilin Helm krahasohet ?

Po pse Idriz, hera e pare eshte qe degjon gjera te ketilla?

Nuk e ke degjuar historine e gangrenes?

Te semurit sa do i pritej krahu i djathte deri ne rreze nga gangrena... i thote gangrenes: E nderroj krahun me dy kembet; ik e ha kembet. Dhe gangrena ashtu beri. Iu prene dy kembet ketij katrapuzit.

Doli nga operacioni, shend e vere; do kish kercyer nga gezimi... sikur te dinte te bente vertikalen! "c'me mori pleshtat gangrena!!!"

 Ti idriz ke tru shume te pashplare, dhe mire ben qe i mban ashtu. Edhe cameria, dibra e madhe e plot te tjera toka shqiptare jane, po ku i ke? Pse si merr zotrote se jane toka shqiptare?

Kjo eshte te nderrosh nje manastir sllav me toke shqiptare qe nuk i ishte dhene shqiperise. 

Lira Ju drejtova nik-ut dhe jo personalitetit tuaj qe eshte pas nik-ut

E arsyeshme Lira . Une njihem si pjestar i nje shoqerie trupashpelare dhe e e nje shteti qe nuk isha aq trim sa ta merrja Kosoven dhe Camerine .Por njihem edhe si ai qe te q..ja nenen e baben ku ta kishe po te cenoje nje mmm truall e jo me te jepja .

 

 Ore idriz, c'i ke keto llafe? une te kam ndjekur, dhe mendoj qe je si nje enciklopedi, ke shume kulture. por ja qe per ca gjera nuk biem dakort. kjo eshte e gjitha. S'u be qameti. Une e mendoj ndryshe periudhen e zogut, dhe ate vete si figure. Vendosi rregullin dhe krijoi nje shtet normal atehere kur fjala normalitet nuk njihej ne shqiperi.

p.s. pastaj na futet dhe zotrules, qe vjen me vrap ne krahun tend, dhe mua me duket vetja 2 here tradhetare e shqiperise, qe fal toka dhe ben pazare. 

Kush te tha tradhetare ty? iu thafte gjuha iu thafte. I rente zalia dhe e shungulloste.

 a mor zotrules, si shqiptare te mire qe jemi e kemi shume te veshtire te pranojme gabimet. edhe kur duam perdorim shumesin, si nje menyre per ta larguar nga vetja, dhe humorin. Po te pakten ke humor....

Lire, nuk te kam thene gjekundi dhe asnjehere tradhetare. e as me ka shkuar mendja. Jo se do te te bente syri terr apo do te te prishej puna po te te kisha thene... as duhet te te kish vershellyer fare; te themi ate qe eshte. Po asqe e kisha menduar.

Prandaj edhe ti, meqe gjerat i sheh direkt keshtu, konsideroje si te njejte edhe kendveshtrimin tone. Nuk dalim se po na quan tradhetare ne te tjeret vetem se ti lavderon Zogun dhe ne e quajme tradhetar. Dhe ja qe as neve nuk na beri syri terr!

Po bejme muhabet pra. A nuk eshte ky qellimi?

Ama per nje gje te biem dakord: jo e gjithe historia jone eshte e manipuluar apo e helmuar nga "komunizmi". Jo e gjitha. JO E GJITHA. Sot jemi dhe kemi mbetur shqiptare, ndoshta edhe per shkak se ai sistemi i kaluar nuk paskesh qene edhe aq antishqiptar sa duan te na e nxjerrin ca paramecer dhe specie te tjera njeqelizore ketu. Une per vete atdhedashurine e mesova atehere. Nuk linda dhe nuk u rrita mes rilindesve. Nuk kam punuar ndonjehere ne ekspeditat arkeologjike dhe kerkimore/hulumtuese te Ali Pashes. Nuk kam bere thyerje krahu me Skenderin...

Ai qe ishte me te vertete hero dhe kish dhene kontribut per Shqiperine, shqiptarine dhe popullin shqiptar, pa shkelur me kembe, pa shfrytezuar dhe pa rrjepur e pire gjakun e shqiptareve te thjeshte dhe te keputur; hero mbeti dhe ne ate regjim. Plehrave dhe kellirave qe iu vertetuan njolla te tilla biografie, iu shfuqizua(nuk iu muar parasysh, iu injorua) edhe ndonje veper e mire qe mund te kete bere sporadikisht. Keshtuqe sorry; por JO E GJITHE HISTORIA U MANIPULUA; ME NJE FJALE: SOT, JO VETEM QE PO PERDHUNOHET, POR PO DALIM SI POPULLI ME LANGARAQ NE EVROPE DHE NDOSHTA EDHE NE BOTE. I VETMI SHTET KU FORCAT POLITIKE DUHET TE DEBATOJNE ENDE DITEN E CLIRIMIT!!!!!!!!! FAQJA E ZEZE!

Prandaj, edhe sikur te behet ndonje "e mire" sot, asnje byte memory nuk kam per te cuar dem ne tru per ta regjistruar.

 Ore  ke di per manastir sllav ti? Nga e ke mesuar apo nga imzot....  ne ate bote Sava !

 mire o grava, mire. Se po me duket vetja si tradhetare mua, dhe ju si patriote te medhenj. Puna eshte te diskutojme me mendje te ftohte dhe te marrim parasysh periudhen ne te cilen gjendej shqiperia ne ate kohe. Pa per llafe patriotizmi, kollaj eshte.

 Po mos ore djale, se nuk e kam per patriotizem e as te denigroj sa thua. Ajo qe ka ndodhur nuk zhbehet me.Nuk u muar asnje teritor rreth Pogradecit.Nuk ishte shkembim, por falje e Shen Naumit...per arresye qe dihen.Dhe kaqe.Nuk ka vend  ketu te ndahemi.Eshte moment historie jo fort i larget, qe kerkon zbulime. 

Ja dhe dicka tjeter. Shen naumi u nderrua me toka perreth pogradecit dhe u mor vermoshi. nuk ka apak falje territoresh por vetem nderrim.

Nuk e dija. Jo se jam dakord me te, por eshte mire qe te dihet (nqs. eshte e vertete), pasi kam pershtypjen se shumica e njerezve jane te bindur se Mbreti Zog ja fali manastirin jugosllaveve ne kembim favoresh te tjera.

 Dhe nje gje duhet thene.Jam i bindur qe as e ka menduar fort Zogu pse Kisha serbe dhe Akademia serbe kembengulen  per ta marre Shen Naumin.Nuk e kishte as kohen ne dispozicion te mjaftushme per tu matur, as njerezit si bie fjala akademiket a shekncetare te  mirefillte, te kultures se lashte iliro dodonase, kur ndjehej i detyruar, per sherbimin qe serbet i bene.Ne kete kontekst, agresiviteti  per kunder veprimit te tij  nuk merr vlera te larta.Vetem sa eshte.Nje akt antikombetar ne ato kushte historike..Dhe kaqe

Meqe jemi tek Shen Naumi, sivjet e vizitova per here te pare bashke me Manastirin e tij. Ky ishte kulmi i fantazive te viteve 80 kur shkonim per plazh ne pogradec dhe vrisnim mendjen per bukurite apo misteriet e Shen Naumit. Mi konfirmoi fantazite, ishte nje perle e vertete. Per mbretin nuk me rruhet shume dhe nuk me duhet c'ka bere apo c'ka s'bere, vertet ishte hajdut me cizme por me Shen Naumin ka bere shume, shume mire qe ja fali sllaveve. Kanibale si ne do i kishin nxjerre fundin asaj mrekullie sic ja nxorrem Drilonit, Tushemishtit dhe gjithe bukurive te tjera qe tani i kemi kthyer ne mutsilliqe etj etj etj..................... Bravo.

 po sikur enveri tia kishte dhene shqiperine jugosllavise a do te kishte qene me mire per kete vend? se per njerzit vari lesht ata provizore jane ne kete bote; lindin(vijne) e ikin (vdesin), por tereni ka rendesi!

M'vje keq, po je to bu muhabet kot. Mora vetem nji nga bemat e "mbretit", per kusurin (si do kish qene mo mir a mo keq) nuk m'rruhet hic. Nuk kom kohe me u mor me "sikur t'kishte halla koqe". Tung

Sakriligj te thuash, dmth s'ma pranon ndergjegja, por ashtu e mendova dhe une kur pashe Shen Naumin, e me pas drejt e ne Drilon.  Qe nga pika kufitare ne Pogradec fillonte nata me diten.  Pastaj Shen Naum vs Drilon ... analogjia nata me dite nuk mjafton.

Lira lexoj qe je merzitur dhe po flet me lengeshti .

Ok ..te kerkoj Falje ne se te merzita . Por sepse kam deshire ta vazhdoj pak rrjedhen Logjike te atij Lefqenesi te Ndyre dhe Super te Ndyre e Percares me thenien e fundit te pakuptimte edhe gramatikisht edhe letrarisht "te ridimensionohet figura e Mbretit "

Ridimensionim ka kuptimin me shqip te ....ndryshimit te Permasave ose size te objektit . C, ne Roli i Zogut ? Do ta perfytyrojme si Stiv Rives apo Shvarceneger smiley . Ta haje kush ta haje !

ja teza Vendosi rregullin dhe krijoi nje shtet normal atehere kur fjala normalitet nuk njihej ne shqiperi.

Nuk eshte e vertete kjo . Ai nuk e kishte kontrollin e  Shtetit si njesi e bashkuar Teritoriale . Te kesh nje gje te tille duhet te trashegosh dicka te percaktuar drejt dhe te Ligjeruar Nderkombatarisht . Per pjese te diskutueshme HYN pushka po nuk u more vesh . Dhe kete e vertetoi me sh Naunin . Ai kujtonte se bente Politike me kembim TROJES ( qe nuk eshte e vertete , por eshte DHOROS , ortodokseve , nen presion ) , nje term qe nuk e njihte Shqipetarisht sepse kishte Luftuar nen Flamurin TURK  . Jo 17 vjecar ( sipas teorise se prasisteve , te njerit prej perfaqesuesve te karafilave te PPU ne adoleshence e kulmit te vtkqyrjes mbe pasqIre ) , sepse Turku jepte grada per te drejtuar Tabore pas MOSHES 27 VJEC . 

Ky fakt te mjafton besoj .

Ai nuk ndertoi shtet normal sepse dihet qe te ndertosh nje te tille duhen Struktura Normale , gje qe ai nuk i kishte . Ai u mundua te forconte Ushtrine ( Xhandarmerine ) duke i dhene perparesi DHUNES ndaj mosbindjes .Ju besoj e njihni dallimin midis xhandarmerise ( qe e lakmoi dhe k/mullahu i sotem pas 92 ) dhe ushtrise . Ne te kunderten shume vone , ne prag te fluturimit , ndertoi disa pika kufitare dhe ato me karakter ekonomik , per te kapur kontrabandistet , se sa per poste te avancuara per mbrojtje teritori.

Dhe ky fakt te mjafton besoj .

Ai forcoi taksidaret dhe jo tatimmbledhesit dhe zyrat e finances . Pra organe dhune njesoj si Xhandaret e sotem te Ekonomise me Polici Tatimore . Te cilet detyren nr nje e kishin ne bashkepunim me xhndarmerine te "zgerdhinin ne hu " dhe te lidhnin ne "rryp te maliherit " e te fshikullonin me thuper faqe publikut , te gjith ata qe kendonin kengen qe prej Turkut "xhelepe e vergji s'ka , se eshte populli fukara " .

Dhe ky fakt te mjafton besoj .

Ai nuk realizoj asnje gje pas shpalljes se Reformes , jo se nuk pati kohe sic thone Mullahet e tij sot . Por atij i mungonin strukturat , qe te realizonte kete ide , qe mund ta quajme si te vetmen perparimtare dhe dashamirese per Popullin . Atij i mungonte gjithshka per ta cuar me tej kete . Dhe kam bindjen absolute qe shpalljen para kohe te kesaj mase , e ka bere i kshilluar nga te "fencur " sic ben K/ Mullahu yne sot , qe rri e ri e per te shperndare vemendjen e popullit nga pamundesia per te mbuluar shprehjen popullore "u mbure o sulo u mburre sa u dhjeve ne poture ".. Fend ose Pordhon Politike.

Dhe ketu megjithse eshte FAKT Ju mund te kini mendimin tuaj perse ?

Pra vetem ne tre tregues te nje shteti normal ,

Mbrojtjen

Reformen  

Sistemin Ekonomik -Financiar .

Na del se nuk pask a patur asgje normale e me kryesorja Nen KONTROLL .

Une mbroj Tezen se eshte nje LUKS teper i madh te marrim neper goje tre udheheqsit tane ne kete 100 vjecare Enverin , Zogun , Qemalin ...por nga ana tjeter kur permenden keta per dobesi e mungesa qofte edhe vetite gjakatare te tyre ose ashpersine ,,,,,,,,,, per shqiptaret eshte mire te mendojne se :

Me te ndyre , me antikombetare , me injorante e ta paafte , me gjaksor e kriminele se ky lefqensi i sotem ne krye te Shtetit , arkitekt i percarjes s shqiptareve si Fe e si Krahina  me kulm  97 , mos i ardhte KURRE as Fqinjeve !

Dhe ai qe e nxit dhe ushqen kete kundervenie e ndersim te shqiptareve ndaj shqiptareve si qente ndaj njeri tjetrit , qe ben te humbase gjkftohtesia dhe te nxiten pasione deri ne kercenime te njeri tjetrit eshte mbjellesi e  pjellesi i  Teorise SERBE .

 "Masakren e Tivarit nuk e kryen Serbet , por Shqipetaret e Shqiperise "!!!!!!

Besoj se  e kupton si dhe une kush na shtyn ne keto mesele here pas here sipas historise se "Pyllit te Carshoves " Ne histori me ma ka thane "bab mue , qe nuk eshte e pershtatshme as per shkollen e Handikapeve Mendore "

Per periudhen e Zogut duhet shume qetesi dhe mbi te gjitha natyralizem e analize konkrete mbi mundesite konkrete . Jo fansa kengesh me currla e cifteli nga Mati a Vlora si psh

Nuk fle uji nuk fle Deti

Po ashtu nuk fle dhe Mbreti

bobob idriso

cte ka gjet qi shkru kaq gjate

s'lexova asi llaf, thjesht me boni pershtypje dhe njekoheisht thashe te te them : hi, ca ke bo, mire ? ca ke bo smiley

Mu kishte merzite Lira , Rusho , dhe e pashe te arsyeshme me i shkrujte se nuk e kom me te .

Po duhej ene i cike gjate per keta Urrja - Hipet e shpurres , veshgjate , trima , atdhetare . liridashe , pavaresiforcues dhe kur vje puna ........ Fluturake  me qe dhe mbiemrin e kemi si shpend .

Big Grin

E bona kete kabim . Nuk e boj mo smiley

jo re jo

thjesht pyta

zoti ta shtfte inatin smiley

Joseph Swire shkruan:   “Fjala e hapjes e presidentit përmbante një referim të ashpër për vazhdimin e pushtimit të rajonit të Shën Naumit nga trupat jugosllave, që ngjan se e hedh poshtë mendimin popullor që Zogu kishte rënë dakord me serbët t’ua lëshonte Shën Naumin dhe Vermoshin Jugosllavisë në këmbim të ndihmës së saj dhjetorin e kaluar. Nuk ka dyshim që Zogu i kishte lejuar jugosllavët të besonin se ai do ta bënte këtë, por nuk duket që ai të ishte angazhuar përfundimisht për këtë çështje”. Sipas historianit britanik jugosllavët vazhdonin t’i bazonin pretendimet e veta për pikat e diskutueshme në pacenueshmërinë e vendimit të vitit 1913, por refuzonin me ngulm të pranonin që pretendimet e tyre mbi këtë bazë ishin bërë të pavlefshme nga korrigjimet në favorin e tyre që ata tashmë i kishin siguruar. “Gjatë shkurtit dhe marsit, Konferenca e Ambasadorëve e mori çështjen në shqyrtim, duke e shtyrë dy herë vendimin, ndërkohë që shtypi jugosllav shante, lutej, kërcënonte. Për shembull, gazeta Vreme thoshte: “Në qoftë se Konferenca e Ambasadorëve do t’ia japë tani Shën Naumin Shqipërisë, qeveria e Beogradit nuk mund ta pranojë një vendim të tillë”. Megjithatë në prill dy qeveritë e interesuara hynë në bisedime të drejtpërdrejta. Joseph Swire argumenton: “Qeveria shqiptare, duke e konsideruar konfliktin e zgjatur më të dëmshëm për Shqipërinë se sa një sakrificë, duke vepruar sipas këshillës së fuqive të mëdha dhe duke iu nënshtruar asaj që ministri jugosllav në Tiranë e quajti “shtrëngim i një force më të madhe”, më në fund pranoi të lëshonte malin e Vermoshit dhe Shën Naumin në shkëmbim të fshatit Pishkupije, në jug të Shën Naumit, dhe disa lëshimeve të tjera të vogla”. Realizimi i kësaj marrëveshjeje që u ratifikua nga Dhoma e Deputetëve më 14 tetor dhe caktimi i vijës kufitare iu besuan Konferencës së Ambasadorëve. Por çështja u mbyll përfundimisht më 30 korrik 1926, kur në Paris, në përputhje me nenin 5 të Protokollit të 9 nëntorit 1921, një tjetër protokoll që konfirmonte kufijtë e Shqipërisë u nënshkrua nga Zhyl Kamboja, lordi Kru, baroni Avexana, vikonti Ishii, Karapanosi, Spalajkoviçi dhe Iljaz Vrioni. Kështu, më në fund, - përfundon argumentin e tij mbi këtë çështje historiani britanik,- Shqipëria pushoi së qeni thjesht një “shprehje gjeografike”. Ishin plot katërmbëdhjetë vjet
 

Ne historin 100 vjeçare te Shqiperis, si shtet i lire, jane 4 enigma .

1- Me ke klerik eshte takuar mbreti Zog me 6 prill 1939  ne nje shtepi matjane?

2- Çfare i tha enveri Titos ne 1946 ?

3- Çfare i tha Milosheviçi Nanos ne Krete?

4- Çfare i tha Bushi plak, Berishes ne Karaburun 1997 ?

smiley

ps. 5. edhe sekretet qe i tha stalini enverit, dhe s'i di asnji. vetem ty po t'i besoj, i kishte thene. se ti je burr per s'mari.

pps. meqe ra fjala, di gje njeri, kur do behet seria e 7 e Star Wars dhe a do ringjallin prape Master Joda-n?

Ato s'jane enigma. Maksimumi, nuk i interesojne askujt. Pergjigjet e tyre jane irrelevante fare.

Aaaaah, nese do pyetje qe t'i zbulosh sfondin publikisht, ta bej une qe tani:

Per hesap te kujt i vuri flaken Shqiperise Berishovici ne 1997 dhe qe deshi te fuste kombin tone ne lufte civile jug-veri.

Po i dhe pergjigje kesaj, je i modh.

Kjo eshte pika 6.

Jane 10 gjithsejt. Dhe e para fare eshte qe cfare i tha skenderbeu komandantit turk te krujes ne nje bisede tet a tet qe paten, pa kamera, pa gazetare, pa paparace prej venetijet, hicaskurrgjefaregjallnbotkurmoskemnjeri.

per ket te skenderbeut po e shtoj nje spekullim e mua or tungjatjeta le t'me thone spekullator smiley

Skndbeu nuk foli hiç. Por ne njeren dore mbante... ne doren tjeter kishte..

ti po thua versionin e Danillo ushtarit tek Makar Chudra (prandaj i thoshin chudra, se cudira thoshte). Mire, po s'duhet lene pa permendur edhe versioni i kadetit marek, qe kembengulte se skenderbeu nuk e kish te rreme fermanin, thjesht komandanti i keshtjelles, ngaqe nuk dinte fjalet e urta vendase, hengri buke e fiq.

Akademia ujgure i ka hedhur poshte te dyja metimet si te pathemelta dhe pa mbeshtetje probabilitare. Shkenca do seriozitet, shtuan ne fund ujguret. Dhe na pane me paralajmerim si palen e demtuar.

Emi ..kadeti Marek i tha dicka sekret xhenjerit Vogjicka me te cilin po lunin kungulleshka " sa enigma jane ? pese ..pse pese ..po sa gjashte .... "i cili nga ana e tij me qe Shvejkun e kishte shok pije , nuk duronte pa ja thene , pas dopios se dyte ( Une i tregoj sekretet me nje dopio dhe e kuptoj Vogjicken )

Shvejku po si Shvejk shkon na takon Mediun dhe i thote :

Mos e fusni per ketej kufirit varrin e Daut Hoxhes. Se po u forcua n/toger Dubi , do vije ta qaje si vorioepirot ketej nga ne . Kjo do ngaterroje punet e NM me popullsi te natarueme dhe do e fale edhe Korcen edhe Gjirokastren , edhe Himaren edhe Saranden. Lereni andej qe ta qajme ne , se na vrane nje tonin ne trojet tona ku ka fis te natarruem me Shqiptare . ( ky qe sekreti)

 "I qut vallai " menoi Mehdiu ." Po kjo me duhet edhe kur te shkruj Kujtimet e mija . M a ka thane baba mue mos i moho thashethemet se nga Lepri i vogel del i Leper i Modh "

Jam kunder swed me njish a pa njish . Ai si te gjithe te rinjte e sotem te q...muhabetin . Do o te verteten o s'ka . Si s'na la njehere te bejme POLITIKE te Modhe mer Jahu 

vendndodhja e varrit te daut hoxhes ka me teper natyre blegtorale. sepse dautin si bari, dihet ky fakt nga enciklopedia ruse, e terhiqnin delet per hunde. por edhe italjont shume gjaknxeht paskshin qellu. nuk durohet, thane, qe greket te prekin nje citadino te imperatorise, per dautin behet nami, tete milion bajoneta etj, do ia thyjm brinjet grekut, tha benito, qe ishte plagos thelle ne zemer, pothujse te vendi ku rrinte galic shqiperia. Jane pune kardiologjie ca gjona. E mir, u tha u bo, festa u kthy n'mort, por nderkaq hipotezat qe dauti ishte ufo filluan te mbijne si kerpudhat pas shiut, dhe celsi i mjaft enigmave te Zones 51 lidhet me at fakt, dhe pyetja enigme "ne c'vit vdiq gjyshja e dautit" futet te fenomenet e pashpjegume edhe sot, te "dosja X" (X files).

Shmangia e nje qendrimi ndaj swed qe dhe ne se e mba 1 t'ja heqim , tregon se Ju nuk e perfillni lojen e kungulleshkave me Enigma.

Ka pate nje proteste per te nga Baloun qe njihej si perdorues i gjerave me shumice dhe thote se loja e kungulleshkave me Enigma duhet filluar nga shifra 100.

Kete proteste e ka vleresuar shume k/mullahu i shtetit tone qe e gjeti te dobishme ta deklaronte me termin "rishikim dimensionesh " te NM tij , pasi sipas informacioneve  qe kishte , dilte se Shqiptaret e perfytyronin ate NM si nje Liliput .

Nga kontrolli qe ka bere Baloun del se k/ mullahu vuante nga dispepsia ose mos tretja e kockave ne stomak , qe me gjuhe popullore thirret "Rrapellima" .

Keshtu qe loja e kungulleshkave e k/Mullahut sipas Balounit e shpinte Popullin ne ngaterresa , 50 vjet mbrapa dhe 50 vjet anash . Dhe ketu qendron hileja sepse ato dalin prape 100.

Kjo na ben te mendojme qe ne politiken e madhe tonen nje fare roli te fshehte, tip eminence gri, na paskesh luajtur edhe xhonathan suifti, me ane te librit udhtimet e guliverit. Dhe akademiket e pershkruar atje, te cilet kishin shpene nje jete te tere studimore per te zbuluar menyren se si nje shtepi te niset nga catia dhe te mbaroje me themelet, s'qenkeshin vecse modeli i tipit 7.62 mm i akademikeve te sotem, qe ne ceshtje te permasimeve nisen nga postulatet "as te mos shpejtohemi, por as te mos mbesim ne vend" si dhe "studjo naten dhe ne kohe te keqe".

Swift eshte i lloit oxitropometrik nuk eshte i plote .

Dihet qe edhe floriri i vogel eshte po ama del edhe Teng siao Ping . Keshtu qe me shume na duhet te gjejme arin n..kjo eshte ceshtja .I prehur qetesisht ne bankat e Anglise , nje grup zbuluesish kane vertetuar me ane te njehsorit Analo - kimk se dyshohet te jete ari i Shqiperise i vjedhur . 

Arin ose floririn Kjo eshte ceshtja  ndermjet 100 enigmave .

Nje grup zbuluesish profesioniste duke perdorur metoda njehesuese krahasimore ANALO - Kimike , ka mbritur ne perfundim se ari i depozituar ne bankat e Anglise .... nuk eshte i vjedhur . Ai qendron atje per te mire te Shqiperise . Biles disa nga keto monedha jane hedhur edhe gjate viteve 1948 - 51 ne ndihme te atyre ... Herojve qe luftonin me mullijte e eres . Lutemi mereni ne konsiderta kete enigme duke e pjekur por pa e djegur  

Humori eshte shenja me e dukshme se personi eshte me shendet mire, dhe per kete me behet qejfi.

Po ky "enigmatiku" thote 100 vjet pavarsi, e mesa di histori, Skenderbeu kishte emigruar ne parajs me shekuj.

Persa i perket enigmave shqiptare, kemi sa te duash, kush e solli Doruntinen, a kishte majasill Gjergj Elez Alia, eshte e vertet se Muji ishte çoban lepurish, etj.

Dhe keshtu , kush ka haber nga si e njeh Populli ne teren zgjidhjen e ketij problemi , do ti kujtohen ato vergjet e fameshme per KOMISIONIN qe u ngrit sipas ser Josif ... e me tej smiley .

Vergje qe kendoheshin nga te zotet e punes jo nga keta llojet qe te thone per baben tend qeros , " cfare kacurrelsi e paske "   ose nga keta qe qemtojne sere Josefer  me xhama syzesh sa nje byth kavanozi  smiley Dmth Komisioni i ngritur per te percaktuar Kufijte .....?

Grava dhe Emi e patjeter Monda mund ta dijne me mire , po une ashtu si e di dhe si e kendonim , po e bije .

Po qe per keto pune

Komisioni te na haje mune ...

Dhe me bukura qe motiv Lab per Vermoshin e sh.Naunuin smiley

 

nga kjo e paska vjedh sali butka... smiley

 

- Çfare i tha Bushi plak, Berishes ne Karaburun 1997

Per kete te fundit kam une dijeni dhe nuk eshte aspak enigme

Nuk ta marr Sazanin si Poligon !

Mi fut i cike keto paret te firmat e leri denglat me Histori.

Kush nuk beson le te shkoje te takoje PERKTHYESIN A.GJ  ?

Desha me shtu askush s'duhet te ngatrroje vitet ...viti 48 ...viti 58 apo viti 1878 ....

Ja dhe dicka tjeter. Shen naumi u nderrua me toka perreth pogradecit dhe u mor vermoshi. nuk ka apak falje territoresh por vetem nderrim.

 

Ja cfare thote Mehdi Frasheri per kete gje:

Çështja e Vermoshit dhe e Shën Naumit
Mehdi Frashëri

Valët e liqenit me fërshëllimat e tyre formonin një simfoni të natyrës muzike. Nga Pogradeci u nisëm me një automobil për në Korçë dhe kuajt i lamë pas, për të arritur të nesërmen. Anëtarët e huaj të Komisionit nuk kishin arritur ende në Korçë, por automobilat dhe kamionët i kishim çuar në Sarandë për t'i marrë e për t'i sjellë në Korçë.

Mbas pak ditësh, arriti Komisioni dhe unë dola i prita në Ersekë. Për secilin delegacion kishim zënë nga një shtëpi me qira në Korçë dhe unë me personelin shqiptar kisha zënë me qira gjysmën e shtëpisë të Lutfi bej Zavalanit. Pranë meje ndodhej major Voti, francez në shërbim të Shqipërisë; togeri Dhimitër Kosturi; Selim Zyma, gjeodet dhe dy topografë italianë në shërbimin tonë: Kontarini e Skalera, përveç shërbëtorëve dhe gjellëbërësve.

Këtë rend, caktimin e kufijve e filluam nga Liqeni i Prespës. Simbas vendimit të Konferencës së Paqes të Parisit, kazaja e Korçës, siç ndodhej në kohën e Turqisë, i kishte mbetur Shqipërisë. Veçse në marrëveshjen e Kapshticës më 15 maj 1920, nënshkruar prej delegatëve shqiptarë të Korçës dhe komandantit ushtarak të Greqisë, pjesa më e madhe e kazasë së Korçës ishte liruar prej ushtrisë greke, por 16 katunde që ndodheshin përtej Bilishtit dhe përtej qafës së Zvezdës, i kishte Greqia nën okupacion.

Në caktimin e kufijve të kësaj zone, na dilnin dy çështje me gjemba dhe me rëndësi politike. Njëra nga këto dy çështje ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrasja e tyre prej ushtrive greke; e dyta ishte çështja e Shën Naumit.

Qeveria konstitucionale e Turqisë, pas vitit 1908, për qëllime zgjedhjesh, kishte ngatërruar juridiksionin e qarkut të Korçës, duke i aneksuar katundet shqiptare të qarkut të Bilishtit, Bozhigrad dhe Vidahof në kazanë e Kosturit, duke qenë se këto katunde ndodhen fare afër Bilishtit dhe larg Kosturit. Po të merrej lehtësisht fjala "Kaza e Korçës", që përfshinte vendimi i Konferencës së Londrës, këto dy katunde lypsej që t'i mbeteshin Greqisë, kurse ato ndodheshin në luginën e epërme të Devollit, që ndodhej brenda kufirit natyral të Shqiperisë.

Arsyeja e lypte që këto dy katunde shqiptare dhe muhamedane t'i mbeteshin Shqipërisë dhe si kompensim nga të 16 katundet që ndodheshin nën okupacionin grek dhe të banuara prej elementesh jetërgjinës, të ndaheshin disa katunde e t'i liheshin Greqisë. Kjo çështje ishte rrahur edhe vitin e kaluar, kur Komisari i Qeverise shqiptare ndodhej Nënkolonel Bajram Fevziu, por nuk kishte marrë fund. Meqenëse, katundi Bozhigrad që do t'i mbetej Shqipërisë, kishte një popullsi relativisht të madhe, kompensimi i këtij katundi përfshinte disa katunde prej të 16-ve, që kishim për të marrë nga Greqia.

Shteti shqiptar ndiente nevojën politike që çështja e kufijve ndërkombëtarisht të merrte fund një orë e më parë e të mos mbetej e koklavitur dhe e pacaktuar, sepse, në rast turbullirash, serbët dhe grekët do të gjenin preteks për të ndërhyrë me armë në Shqipëri. Me këto prapamendime, delegatët grekë dhe serbë - donin si e si që çështja e kufirit të vononte sa të ishte e mundur, sepse parashihnin turbullira politike në Shqipëri.

Duke marrë parasysh këto pika, kur bisedohej vija e kufirit, unë shihja që në pikat kryesore të insistonim, por për sende, që nuk kishin ndonjë rëndësi, sa të ishte e mundur, të mos jepja shkak për konflikt, se ndryshe komisioni detyrohej të pyeste Konferencën e Paqes në Paris, për të dhënë vendimin definitiv, por kjo përgjigje vononte tepër. Shënimin e kufirit e filluam nga bregu perëndimor i liqenit të Prespës në katundin Bezmisht tej Goricës, dy çifligje të Frashërit.

Këtu kufiri u caktua midis Bezmishtit dhe çifligut Stenje nga ana e Jugosllavisë, por edhe ky çiflig i Frashërit. Së andejmi u hodhën në bregun lindor të liqenit, duke prerë sirrethujzën që gjen fund me urën e Achillit duke përshkruar nga kodra Urido e duke vazhduar majën e malit që ndan katundin Rakickë, katund shqiptar muhamedan, nga katundet sllave që i mbetën Greqisë ose Jugosllavisë. Me këtë mënyre, shënimi i kufijve vazhdoi deri në vargun e Gramozit. Andej e tutje kufiri ishte caktuar vitin e kaluar...

...Me këtë mënyrë filloi lëvizja e kryengritjes së Fan Nolit në muajin qershor. Komisarët e shteteve të mëdha shfaqën mendimin që të largoheshin nga Shqipëria nga shkaku i kryengritjes. Një gjë e këtille do të ishte tepër e dëmshme për Shqipërinë, sepse Greqia kishte përgatitur komitët e saj afër kufirit dhe largimin e komisarëve të huaj do ta kishte si një provë për okupimin e Korçës dhe Gjirokastrës nën etiketën e epirotëve. Unë bëra ç'ishte e mundur për t'i bindur komisarët, se nuk kishte vend për t'u frikësuar, sepse shqiptarët të huajt, sidomos të dërguarit e shteteve të mëdha, i konsiderojnë si persona të shenjtë e të paprekshëm, simbas mendësisë dhe zakonit të tyre. Më në fund u thashë se lypsej të vritesha une më parë me gjithë ushtarët e personelin tim, mbasandej t'u vinte rradha atyre. Fjalët që fliten me bindje e me sinqeritet, kurdoherë bëjnë efektin e tyre. Meqënëse komisarët kishin besim të plotë tek unë, e ndërruan mendimin dhe nuk u larguan, megjithë që Konferenca e Parisit u kishte dhënë leje të largoheshin...

Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranës dhe me formimin e kabinetit të Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetësua dhe vazhduam punimin. Është për t'u shënuar se në këtë ndërmjet kohe kishte filluar përshkulja e popullsisë myslimane të Maqedonisë për të shkuar në Turqi. Afër kufirit, që kishim caktuar nga ana e Kosturit, që i ka mbetur Greqisë, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1. Kavelisht 2. Revan. 3. Shark.

I pari është krejt i krishterë, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptarë dhe nga besimi muhamedanë, por Greqia me propogandë i kishte bindur që të deklaroheshin si turq dhe kështu ato ditë pregatiteshin që të shkonin në Turqi. Gratë po lanin teshat në lumë duke vajtuar që do të linin atdheun e tyre, eshtrat e të dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqërore.

Gjë për t'u habitur ishte vendimi i gjysmës së popullsisë të katundit Rakickë, që, duke i mbetur Shqipërisë, duke parë piramidat që kishim ngritur gjatë majës së malit të tyre, që formonin provën e prerë se katundi i tyre i mbetej Shqipërisë, dhe për pak ditë do të liroheshin, duke u bindur nga propoganda se në Turqi do të gjenin pasuri dhe fenë e vërtetë muhamedane, ishin bërë gati të iknin në Turqi, sepse ishin deklaruar si turq pranë Komisionit të shkëmbimit të popullsisë muhamedane. Bëmë ç'ishte e mundur për t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk dëgjuan, u ngritën e ikën në Turqi.

Kjo ngjarje rrëfen sa fatkeq është një komb pa kulturë, pa histori të shkruar dhe pa ndjenja kombëtare. Popullsia e Rakickës janë të shëndoshë nga trupi, të gjatë e të hollë si lastar, burra e gra të bukur nga fytyra. Ishte një mëkat i madh, që këta njerëz të bukur dhe inteligjentë do të shkonin në Turqi për të vdekur gjysma.

Pasi mbaruam zonën e Liqenit të Prespës dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam në Pogradec për të caktuar zonën e Shën-Naumit e të Malit të Thatë. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shën-Naumit në jug dhe zona e Vermoshit në veri kishin mbetur të pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferencës së Parisit, duke i thënë se Shën-Naumi në jug dhe Vermoshi në veri i takonin Jugosllavisë. Për këtë arsye, caktimi i kufijve në këto dy zona ishte shtyrë për në vitin 1924.

Konferenca e Londonit më 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit më 1921, në vendimin e tyre kishin thënë se kufiri shqiptar në breg të Liqenit të Ohrit vete deri në Shën-Naum, por nuk thuhej nëse inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nëse Shën-Naumi është i përfshirë apo i përjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqipërisë, por, meqenëse Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, çështjen ia referoi Lidhjes së Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hagës. Derisa të dilte vendimi i Hagës, ne pezulluam caktimin e kufijve vetëm në pjesen që ndodhej afër Shën-Naumit, dhe pjesët e tjera i mbaruam me gjithë piramidat e tyre. Së andejmi shkuam në Shkodër, mbasandej në Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar pranë Konferencës se mali që quhej Vermosh, ka hyrë brenda në Jugosllavi tepër thellë dhe prandaj krijon një pengesë për rrugët e komunikimit midis Ipekut, Gusinjës, Plavës e Podgoricës. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdhër Komisionit të Kufijve që çështjen e Vermoshit ta hetonte në vend, kështu që u ngritëm e vajtëm në Podgoricë dhe së andejmi në Andiraviç, Plavë, Gusinjë e Vermosh. Në vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptarëve e jugosllavëve, ishte caktuar një zonë neutre dhe kështu Vermoshi ndodhej brenda kësaj zone e pa ndonjë autoritet.

Në Vermosh kurdisëm çadrat dhe filluam hetimet. Meqenëse padre Cirili, kishte marrë pjesë në Luftën e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezervë dhe, duke qenë një patriot i besueshëm, e porositëm që të vishte rroba oficeri dhe e morrëm me vete si një oficer në shërbim të kufijve. Gjithashtu na erdhi edhe Prenk Cala nga Klementi, që kishte goditur shtëpinë në Vermosh. Vermosh quhet një lumë i vogël, që del nga mali Montevilla, përçan një luginë me një fushë të vogël dhe shkon përfund Gusinjës e Plavës, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet në Danub. Në fushën që formon luginën e Vermoshit, nja 50 familje nga të Klementit kanë goditur kasolle, bëjnë bujqësi dhe verës kullotin bagëti; dimrit pjesa më e madhe vjen në bregun e Matit në çifligun e shtetit që quhet Gurëz, dhe disa zbresin në katundin Kakariq të Shkodrës.

Bajraku i Klementit formohet prej katër katundesh, në luginën e lumit Cem, që derdhet në liqenin e Shkodrës, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afër Tuzit.

Zona e Vermoshit ka qenë dhe është kullota verore e Bajrakut të Klementit, por mjaft larg prej bregut të Cemit, dhe hyn si një triangël i madh brenda në tokat jugosllave. Po të hidhet një sy mbi hartën e Shqipërisë së Veriut, që kufizohet me Jugosllavinë, ky triangel menjëherë duket. Konferenca Londonit më 1913 kishte vendosur që tokat e Klementit i takojnë Shqipërisë, por e vërteta është se, përveç Austrisë, asnjë nga delegatët e shteteve të medha nuk kujtonte se kullotat e Klementit hynin kaq thellë në tokën e Malit të Zi, prandaj vendimi ishte marrë kësisoj mbi propozimin e ambasadorit të Austrisë. Kur kishte shkuar Komisioni i parë i kufijve më 1913 dhe e kishte parë me sy vendin, në mes të tyre ishin ngrënë mjaft: delegati rus me francezin, me një anë dhe delegatët austro-italianë në anën tjetër, të parët në favor të Malit të Zi dhe të dytët në favor të Shqipërisë. Megjithëkëtë, ky komision kishte marrë disa shënime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht.

Konferenca e Parisit më 1921, për sa i përkiste kësaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni këtë rend filloi nga hetimet në vend dhe kësisoj vendosi që të pyeste tre shqiptarë e tre jugosllavë për këtë çështje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanoviçit.

Unë në mbrëmje mora një shishe raki, pregatita meze dhe thirra... Uç Turkun, at Ciricin dhe Prenk Calin. U dhashë nga një raki, u shtrova dhe unë këmbëkryq në mes tyre dhe fillova t'u shpjegoja çështjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtuar se: "Ç'shenja e ç'dokumenta keni për të treguar e për të provuar para komisionit se kullotat i takojne bajrakeve të Klementit: Selc, Vukël e Niksh? Pikë së pari do të m'i kallëzoni mua një nga një, t'i bisedojmë së bashku, që kur t'ju thërresë komisioni, të dini se çfarë të thoni", u thashë. Së pari filloi Uç Turku, vojvoda i Klementit, një plak me kuptim të kthjellët dhe patriot, i cili kishte marrë dy-tri plagë (dhe për këtë shkak ishte bërë çalaman) duke luftuar me sllavët ose, simbas fjalës së tyre, me shqehët që guxonin të kalonin tokat shqiptare. Së dyti filloi Prenk Cali, që kishte prirë Komisionin Ndërkombëtar të vitit 1913 në zonën e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar, inteligjent dhe patriot për të shpëtuar Vermoshin, gjithmone ka ndihmuar sa ka qenë e mundur.

Pas tij, i treti filloi at Cirili, duke treguar se ku ndodhen altarët dhe varrezat katolike në këtë zonë, të cilat qartazi provojnë tokën shqiptare, sepse shqehët janë ortodoksë dhe kështu varrezat dhe altarët e tyre ndryshojnë nga ato të katolikëve.

Secili prej tyre dëftente argumente të posaçme e të vlefshme me një të folur të thjeshtë.

Nga ana e jugosllavëve ishin thirrur e përgatitur një avokat, një gazetar dhe një oficer që pretendonin se e kishin origjinën e tyre prej vendeve sllave kufitare, por që në realitet banonin dhe ushtronin detyrën në Beligrad.

Të nesërmen Komisioni i thirri të dy palët dhe i pyeti, në mungesë të delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona këta të interesuar për çështjen. Pasi mbaroi hetimi, seicili prej komisarëve të shteteve të mëdha, duke qeshur, më thanë se kuptimi i kthjellët, sinqeriteti dhe inteligjenca e malësorve shqiptarë paravlejti më tepër se thëniet pa llogjikë e pa vend të personave jugosllavë, të pyetur rreth çështjes. Gazetari shqah kishte filluar të bënte fjalë për një gjeneral turk të quajtur Sulejman Pasha dhe që shqiptarët e kishin ndihmuar kundër shqehëve; avokati kishte bërë fjalë për procedurën dhe oficeri i rezervës kishte filluar fjalën duke i thënë kryetarit të komisionit, gjeneral Gazerës se ishte i dekoruar prej qeverisë italiane...

Të nesërmen, Komisioni bashkë me ne do të vente në Gusinjë (Guci) për të bërë hetime.

Unë u hoqa vërejtjen që më parë, duke u thënë se terrorizmi i shqehëve dhe persekutimet e tyre mbi shqiptarët jane aq të rrepta, saqë personat që do të pyeten në Gusinjë, po të jetë që të kërkohen prej gjeneral Jovanoviçit, ky do t'i frikësojë, kështu që nuk do të thonë të drejtën, prandaj është e arsyeshme, si të vemi në Gusinjë, të dalim kinse për të shëtitur dhe tre persona që do të hasim nëpër rrugë, të merren e të pyeten.

Komisioni më dëgjoi fjalën dhe vendosi ashtu. Shkuam në Gusinjë, dolëm të shëtitim dhe hasëm tre persona, që të tre muhamedanë, sepse Gusinja pothuaj se është një qytet thjesht muhamedan me një pakicë të parëndësishme shqehësh ortodoksë. Duhet të shënojmë se midis popullsisë së Gusinjës muhamedane ka edhe njerëz që flasin shqahisht, por që nga ndjenjat, nga zakonet e veshja janë shqiptarë. Gjithashtu është për t'u vënë re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnjë gjuhë tjetër.

Kur komisioni pyeti dy të paret që nuk dinin shqip, thanë se janë shqiptarë dhe që Vermoshi i përkiste Klementit, kurse i treti, që ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk, por, sa për Vermoshin, tha se i përkiste Klementit... Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kërkoi mendimin tonë dhe të delegatit jugosllav, për sa i përkiste Vermoshit... Unë bëra një raport frëngjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu çua Konferencës së Parisit dhe, derisa të merrte një vendim e t'ia komunikonte Komisionit të Kufijve, Komisioni vendosi që të shkonim në Raguzë, për të pritur vendimin e Konferencës, prandaj u nisëm nga Gusinja e Plava...

Mbas 15 ditësh Komisioni mori përgjigjen e Konferencës, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit të Kufijve, duke ia lënë Vermoshin Shqipërisë. Nga Raguza erdhëm përsëri në Vermosh, por këtë rend filluam të caktojmë kufirin e të vëmë piramidat. Përsëri kurdisëm çadrat në Vermosh dhe filluam të shënojmë mbi tokë vijën e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferencës së Londonit dhe atë të Parisit.

Zona e Vermoshit përbëhet prej tre sektorësh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e një përroi që ndodhet afër Andrievicës.

Vendimi i Konferencës së Londonit thoshte se nga Montevilla e mbasandej kufiri i Shqipërisë do të jetë kufiri i vjeter, që ka qenë midis Turqisë dhe Malit të Zi. Nga rrëza e Montevillës dilte një përrua që quhet Skrobotin. Ky përrua ka dy rrjedhina (versant). Rrjedhina e Veriut ka një kurriz të gjatë, që ndan luginën e Vocipotokut nga ajo e Skrobotinës. Ky kurriz quhet Velipojë, mbi të ushtria turke që ruante kufirin e atëhershëm, kishte goditur një karakoll, i cili ishte djegur e shembur prej malazezëve, por rrënimet dukeshin. Meqenëse këto rrënime provonin kufirin e vjetër turko-malazes, për të cilin bënte fjalë vendimi i Konferences, Velipoja na mbeti neve.

Mirëpo faqja tjetër e Velipojës ishte kullotë e malazezëve dhe për këtë shkak në kohën e Turqisë midis malazezëve më një anë dhe turko-shqiptarëve, më anën tjetër, ngjanin luftra. Delegati jugosllav dëshironte që kjo copë kullote t'i mbetej Jugosllavisë dhe ballë kësaj ne të merrnim liqenet e Rakavecit, që shërbenin për të pirë ujë bagëtia e Klementit, sepse mali tjetër ishte i thatë. Dhe, veç kësaj, të na jepnin edhe një rrip tjetër nga ana e Grencarit, për të pasur rrugë e për të zbritur në përruan që ishte afër Andrievicës. Kjo mënyrë zgjidhjeje ishte e dobishme për të dy anët, sepse shuhej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtësirat e liqeneve dhe të rrugës afër karakollit të Grencarit. Une, para se të jepja pëlqimin, u këshillova me malësorët, të cilët me gëzim dhanë pëlqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Unë, veç pikave që u thanë më sipër, kërkova që nga pjesa e kullotës që shkëmbenim me shqehët , një qark me një shtizë prej 100 metra përqark karakollit të Velipojës, që do të shërbente për mbrojtjen e vendit, t'i mbetej Shqipërisë, sepse përndryshe godina e karakollit nuk mund të ngrihej atje ku ka qenë, se vija e kufirit shkonte gjatë kurrizit. Ngritja e karakollit të Velipojës do të shërbente për qetësinë dhe për sigurinë e Vermoshit. Refugjatët politikë që ndodheshin jashtë, më vonë, kur u firmos protokolli më 1925, me qëllim përhapen lajmin se Vermoshi i mbeti plotësisht Shqipërisë, duke i siguruar edhe qetësinë me shkëmbimin e një kullote të vogël pa rëndësi...

***

Gjatë verës 1924, pasi mbaruam zonën e Shkodrës e të Vermoshit, Komisioni zbriti në jug për të kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Në fillim të tetorit, Komisioni, para se të shpërndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shën Naumit. Një kufi që përfshinte Shën-Naumin në Shqipëri dhe tjetri duke e lënë Shën Naumin jashtë Shqipërisë, por ndryshimi ishte gjysmë kilometri tej Shën Naumit për rastin e parë dhe gjysmë kilometri përkëndej Shën Naumit për rastin e dytë. Ky lloj veprimi u bë për shkak se Jugosllavia pretendonte që Shën Naumi, simbas Konferencës së Londonit 1913, i takonte Jugosllavisë. Fraza që i takonte Shën Naumit, ishte kjo: "që nga katundi Lin, vija shtrihet deri në Shën-Naum". Fjalët "deri në Shën-Naum" mund të interpretoheshin në kuptimin që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Jugosllavia këtë interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar në Konferencën e Paqes të Parisit.

Konferenca meqenëse u nda më dysh për këtë pikë, çështjen ia përcolli Lidhjes së Kombeve. Këshilli i këtij Instituti kërkoi mendimin juridik të Gjykatores Ndërkombëtare të Hagës, e cila i dha të drejtë Shqipërisë për arsye se për të shënuar kufijtë e Shqipërisë me kufitarët e tjerë: grekë e jugosllavë, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenëse Komisioni vendosi në favor të Shqipërisë, vendimi i tij duhet të konsiderohej i vlefshëm.

***

Pasi u ktheva nga Roma në Florencë, mora një telegram nga Ahmet Zogu, që kishte ardhur në Tiranë më 24 dhjetor 1924 dhe që më 6 janar të vitit 1925 kishte marrë në dorë qeverinë, ku më thoshte se duhej të vazhdoja detyrën...

Dimrin e vitit 1924-1925 pjesërisht e shkuam në Florencë dhe pjesërisht në Paris, sepse Jugosllavia me gjithë vendimin e Gjykatores së Hagës, Shën Naumin nuk donte t'ia dorëzonte Shqipërisë dhe Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer Manastirin e Shën Naumit me një vend tjetër, sepse Shën Naumi është një shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte një rëndësi morale këtij manastiri. Rreth kësaj çështjeje, midis meje dhe qeverisë zogiste në Tiranë rrodhi një korrespondencë rreth vendeve, që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde, që ndodhen në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia këtë propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibrës, që i mbetej Jugosllavisë, do të vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij. Mbas shumë bisedave midis Komisionit dhe dy delegatëve të interesuar, qeveria jugosllave më në fund si kompensim shkëmbimi pranonte që t'i cedonte Shqipërisë katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve që si të tilla i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi.

Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 kilometra. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; përveç këtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 kilometra. Se, po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej një nishan pushke me kufirin jugosllav.

Pasi mora propozimet e fundit të delegacisë jugosllave dhe mendimin e Komisionit të Kufijve për pjesët e shkëmbimit, në muajin maj 1925 u ktheva në Tiranë për t'ia paraqitur çështjen qeverisë. Aso kohe Ministër i Jashtëm ishte Myfit Libohova. Ai, meqenëse, nuk i njihte as vendet, as çështjen e dinte, m'u lut që të veja bashkë me të në parlament për të dhënë shpjegimet e duhura. Bashkë me Çështjen e Shën Naumit ishte edhe pranimi i kufijve të Vermoshit.

Refugjatët kundërshtarë këto dy çështje donin t'i shfrytëzonin për qëllimet e tyre kundërshtare dhe këtë gjë e tregonin si tradhëti, por në realitet tundej mali për një mi. Rrethi i Shën-Naumit që cedonte Shqipëria, ishte një copë tokë me diametër 1/2 kilometër. Pozitën e Shën Naumit donin ta tregonin si pikë strategjike, kurse në realitet kjo pikë, me shkëmbimet e përmendura, përmirësohej në favor të Shqipërisë. Gjithë zhurma bëhej prej disa ortodoksëve të Korçës, që i jepnin Shën-Naumit rëndësi fetare...

Pasi parlamenti pranoi projektin e marrëveshjes, çështja nga ana e Ministrisë së Jashtme iu përcoll Legatës shqiptare në Paris për t'u rreshtuar në protokollin definitiv të kufijve shqiptaro-jugosllave, që do të redaktohej në Paris në seksionin e shtatmadhorisë të Konferencës së Paqes...

22.4.2005 / Korrieri

Kjo ngjarje rrëfen sa fatkeq është një komb pa kulturë, pa histori të shkruar dhe pa ndjenja kombëtare. Popullsia e Rakickës janë të shëndoshë nga trupi, të gjatë e të hollë si lastar, burra e gra të bukur nga fytyra. Ishte një mëkat i madh, që këta njerëz të bukur dhe inteligjentë do të shkonin në Turqi për të vdekur gjysma....

 Unë nuk pashë posibilitete që Shën-Naumi të shkëmbehej me vende shqiptare, pse nga katundi Lin i Shqipërisë vazhdojshin katunde sllavo-bullgare. Me të tilla katunde me popullsi eterogjene, Shqipnia jo vetëm nuk forcohej, por përkundrazi dobsohej. 

Tani, duke pa kete harten poshte, po qe se ka nonji qe do me na shit per te vertet ate paragrafin me siper qe ka thone mehdi frasheri, dmth qe ose na kujto t'gjithve pallosha, ose osht vet komplet palle.

Shen Naumin e ka sqaruar Mehdi Frasheri. Perfaqesuesit e Shqiperise ne ate kohe bene me te miren e mundshme, ruajten toka ta banuara nga shqiptare dhe strategjike per Shqiperine dhe dhane nje manastir qe nuk i duhej kujt. Edhe pas kaq vitesh qe komunizmi ka ngordhur bashke me historine e percudnuar qe kishte shkruar vleresimi i figurave te tilla si Zogu shkakton kaq shume emocione tek komunistet apo pasardhesit e tyre. Kjo eshte per t'u habitur. Po si kujtuat more shoke komuniste apo nostalgjike dhe pinjolle te tyre, edhe sot e kesaj dite do te vazhdonim te shanim Zogun me genjeshtrat e regjimit totalitar komunist? Ejani ne vete o njerez se nuk e ngjallni me ate kohe dhe as nuk mund te mbani peng vleresimin e historise per figura te tilla si Zogu qe kane kontribut te padiskutueshem ne berjen e shtetit.

Po kujt i interesojne per mendimet e nje tradhetari kombetar mor spor! Pervec faktit qe ishte bashkepunetor me nazizmin, ishte dhe pjese e grupimit me antikombetar te asaj kohe - ah, po me fal, keto te dyja jane vazhdim, pasoje dhe aresye, krejtesisht te nenkuptueshem te njera-tjetres.

Po keshtu eshte kur te ze majaselli ne tru!

Me gjithe keta gure e guraleca qe hidhen ne lumenjte tane, e qe hidhen kaq shpesh, e perseri te kemi permbytje?  Cudi.

Adminat jane te lutur qe Mashtrime te shoqeruara me injorance te INJOROHEN. Le te gjendet nej menyre pa i fshire por qe te dihet qe eshte MASHTRIM Injorant si ne rastin e adoleshentit te njohur kur thote qe Zogu 17 vjec komandonte Tabore smiley.

Nuk e kam per mashtrimet ordinere sepse na lini pa hokatare , por vetem per ato INJORANTE sepse e nxjerrin PPU vater te cdo Injoranti qe gelon me klikime neper adresa debilesh .

Tani kur mbetjet komuniste e cileson Frasherin tradhetar, kryeministrin e shtetit te bashkuar etnik Shqiptar, kjo s'mund te jete vecse nje kompliment per te.

 

Ky dokument historik i interson atyre qe me vertet duan te dine historine e vendit te tyre, nga nje person qe ka qene protagonist ne ate ngjarje.

Ata qe jane ne rregull me prralla te brigadierve te fermes ne pushimin e drekes, mund te lexojne Idrizin dhe Idrizrat.

 Ore po ky mut a nuk e vodhi floririn e shtetit shqipetar kur ja mbathi nga syte kembet ne 1939? A e ktheu gje mbrapsht floririn? Vetem me kete gjest qe ka bere as qe duhet ti zihet emri me goje dhe jo me te ridimensionohet!   hahahahahahahahahahahaha, cfare llafi!

Ndonje prove qe vodhi floririn a ke ti apo kshu ke degjuar dhe o burra duhet te jete e vertete?

Shume qeka fole per Mbretin Zog,E shume e paskan njollos figuren e tij.

Po mleni tju them vetem dicka.

Per saj perket analfabetizmit te figures se tij,ai o eduku ne Lice Franzes nTurqi,qe ne moshe te hershem,e kur qe vetem 18 vjec u be guvernator i Mat (duke i zene rradhen vllait me te madh).

Te thush qe mbreti zog mori floririn e n1939 ia mbathi,eshte tamam si te thush Kullat i rrezoi Bin Ladeni.Po duhet ta dini mir qe ne do ishim shujt si komb,nese Zogu do kishte vendos me i bo ball ushtrise Italiane.Ju vetem gjykoni e paragjykoni.Minimumi qe mund te beni,eshte qe kur te shpreheni te konsideroni kondidat gjeopolitike te atyre viteve.

"RIDIMENSIONIZIM" do te thote -tja dime per nder qe (sic e thote Herman Bernstein)

-For the first time since the death of Skanderbeg, Albania began to emerge as a nation, rather than a feudal patchwork of local Beyliks)-

E qe ta dini mir,niveli dhe standartet europiane qe perdori ne qeverisje,shqiperia akoma nuk i ka prek sot.Ka qene lideri me i perparuar per saj perket historise pas viteve 1900 e gjer me sot.

Italia me ato forca qe kishte atehere , nqse do te kishte me te vertete nje mbrojtje te vendit, nuk do te na kishin pushtuar. Pastaj, ne kemi qene per gati 500 vjet te pushtuar nga turqit dhe nuk jemi shuar si komb e jo me te shuheshim nga italianet.

Den.

Sikur te bejme histori alternative, kthimi i mbretit Zog pas lufte nuk do ishte e lehte, kundershtaret do ishin me te fuqishem, dhe mbreteria e tij mund te qendronte ne kembe ( sidomos pas renies se monarkis italiane) deri ne fillim te viteve 50. Presioni do vinte si nga veriu i vendit ashtu edhe nga jugu, mbreti Zog do kishte perkrahes vetem ne Shqiperin e mesme.

Por Shqiperia do kishte nje ndryshim koke e kembe si i thojne ne Çorovode, veriu i ndikuar nga sistemi i ri i jugosllavis do ishin shumica komuniste, ndersa jugu si greqia , antikomunist.

Si me thene troç fare, Shqiperia di ishte e kthyer permbys.

 Me duket se ja futa kot, asnje fare ndryshimi nuk do kishte, prap se prap, gjykatesit, policet, prokuroret do ishin nga jugu.

Per mbretin nuk me rruhet shume dhe nuk me duhet c'ka bere apo c'ka s'bere, vertet ishte hajdut me cizme por me Shen Naumin ka bere shume, shume mire qe ja fali sllaveve. Kanibale si ne do i kishin nxjerre fundin asaj mrekullie sic ja nxorrem Drilonit, Tushemishtit dhe gjithe bukurive te tjera qe tani i kemi kthyer ne mutsilliqe etj etj etj..................... Bravo.

Eshte e trishte dajosh kjo cfare pohon, por me duhet te pranoj se trishtueshmerisht kam menduar disa here te njejten gje.

Aq shume e kemi sakatuar territorin tone, aq shume i kemi shkaterruar qytetet e trashgimine tone, sa nganjehere them ne heshtje... fale Zotit qe nje pjese e konsiderueshme ka ngelur jashte kesaj baterdie.

S'do ishte keq sikur ne vend qe te merreshim me hartat e Shqiperise se Madhe, te projektonim e te punonim per nje te ardhme me te bukur e te begate te kesaj Shqiperise sone te vogel.

Keni shkuar shume larg. E keni tepruar mr fantazi, sepse jeni bazuar vetem ne kafsherine dhe antishqiptarine qe karakterizon pushtetin e ketyre 20 vitet e fundit. Eshte gabim fatal te mendosh keshtu. Shqiperia ka pa shtet vetem keto 20 vitet e fundit, pa shtet, por me pushtetin me antishqiptar dhe antikombetar te mundshem. Te tilla gjera qe ju shtyjne te mendoni qe do ishte me mire qe Shqiperia t'i ishte dhene Jugosllavise, qe te mbijetonin keto pika trashegimie nga e shkuara... Na mbijetoi Shen Naumi s epaska qene jashte; po Shqiperia, si mbijetoi ato 50 vjet??? E nese s'do kish mbijetuar, per c'shkaterrim vlerash do te flisnim sot?

Kafsherine e ketyre 20 viteve eshte tragjike te mundohesh ta qetesosh me sikure jugosllave.

Te gjithe komentet qe bejne keta pinjollet e rinj komuniste jane copa te lexuara ne perrallat e historise mashtruese te shkruar ne kohen e diktatures qe Shqiperine e quanin fanar ndricues ne bote, dhe vetja u dukej si donkishote. Lexoni vetem kujtimet e M Frasherit qe ishte pjesmares ne ndarjen e kufijve dhe mbyllet ceshtja e Shen Naumit

Komentet nuk behen sipas oreksit te njerit apo tjetrit por me fakte.

Po, po, posiiii, patjeter! Fakte jane vetem ato qe burojne nga tradhetaret e kombit, nga armiqte e kombit, nga ata qe i vune flaken Shqiperise, nga langonjte e Beogradit dhe te Athines... Eshte si te besh historine e Shqiperise me fakte te Gjermanise Naziste dhe Italise fashiste. Fakte jane dhe ato... Dhe me fakte te tilla dilte dhe Italia ne konferencen e paqes ne Paris pas L2B dhe kerkonte para gjithe komisionit dhe botes qe Shqiperia t'i paguante demshperblim; dhe jo per gje, por per mendje pafillo te ndryshkura si puna juaj, sa per dijeni; kjo kerkese U PRANUA; dhe sa per dijeni, Shqiperia AS QE PRANOHEJ TE MERRTE PJESE ne ate konference me perfaqesues sepse nga e gjithe bota, edhe nga ajo "demokratike", konsiderohej si bashkepunetore e nazi-fashizmit, sepse kishte qeveri kuislingesh si puna e kesaj e ketij Mehdi Frasherit, qe na paska kryeministruar Shqiperine e madhe te bashkuar, dhe forca bashkepunetore, si puna e partise te po ketij Mehdi Frasherit te famshem - Ballit Kombetar.

Imagjinoje te mbeten fatet e kombit ne doren tuaj!!! Per 20 vjet dhe shihe se c'keni bere; shkaterrim, antishqiptari, shitje sovraniteti, lepirashllek, shitje territoresh, vasalitet kurrvllek dhe langaraqllek ndaj cdo fqinji, perfshire dhe Felliqodonine; djegje te Shqiperise, si ne 97, 98, Gerdecin, vjedhje ne permasa astronomike te pasurise kombetare, shitje te perseritur te interesave kombetare dhe pasurise se patundur kombetare ndaj serbeve dhe grekeve...

Jeni me te vertete force me te cilen nje dite ky komb do te duhet te laje hesapet njehere e mire; nese do me te vertete te mbijetoje dhe te vazhdoje te egzistoje si komb.

Kanceri dhe gangrena e ketij kombi jeni, keni qene te tille, dhe te tille keni per te mbetur gjithmone.

Gangrene, ti kur perdor gjuhen e Merhumit, ke marre fund intelektualisht.

Megjithate, sa per te qartesuar pak gjera per nje nga koloset e diturise shqiptare dhe po aq patriot e shtetar me vizion perendimor sa do ta kishin sot zili te gjithe intelektualet moderne.

Mehdi Frasheri, nuk ka te beje me Ballin Kombetar sepse Balli ishte demokratik, republikan dhe jo Ruajalist. Balli kishte ne perberje te vet kryesisht Noliste, kundershtare politik te mbretit. Pra M. Fr. eshte tjeter dhe Mithat Frasheri, kreu i B.K. njeri tjeter. Ti i ngaterron pa dashje se keshtu ka dashur edhe Merhumi.

Persa i perket historise shume figura ridimensionohen. Kjo eshte per aresye sepse kalojne vitet dhe nostalgjiket nderrojne jete e keshtu pasardhesit jane te ftohet ndaj ngjarjeve e studimet marrin forme reale te se vertetave. Kete po ben Italia sot me Badoglio e Musolini, e Vitt. Em III po shikohen me arsyetime historike ne dokumenta historike qe vijne jo vetem prej Anglise e USA, por edhe prej Rusise e vendeve te lindje te cilat po hapin arkivat. Po te shikosh dokumentare te atyre viteve me kompletimin e dokumenteve sot, kerkon ne Wikipedia dhe menjere dalin figura shume komlekse ashtu sic ishte edhe historia vete.

Por Berisha ben nje gabim themelor. Ai hedh tymuese kur e di qe nostalgjiket e nje pushteti qe u permbys( edhe ai ne mes tyre) jane ne drejtim shtetar akoma, e intresat e tyre nuk jane vetem politike por edhe ekonomike. Pra nuk ka si te kete ridimensionim historik te figurave para lufte e gjate luftes. Mbaroi kjo. Neqoftese bota kerkon 50 vjet kohe per te ridimensionuar figuart, neve na duhen 100 vjet, pasi e kishim gangrenen 50 vjet.

 

Nuk e di se c'po mundohesh te thuash... Nuk e marr vesh c'eshte kjo ngaterrese qe te ndodh neper mendime (apo artikulim) kur vjen fjala per gjera te thjeshta. A duhen vertete gjerat te jene te nderlikuara qe ti te marresh pjese "normalisht"? Apo do te tregosh qe ke moshe shume te re dhe objektiviteti nuk eshte nga tiparet qe karakterizojne pubertetin apo adoleshencen? Keni veshtiresi te kuptoni shqip apo e jeni te detyruar qe gjithmone kur i pergjigjeni komenteve t'ja kepusni bresheri kot me kot, pa asnje shenjester, pa asnje objektiv, pa asnje kuptim, pa lidhje me komentet... vetem sa te tregoni qe NUK KENI KUPTUAR, NUK KENI ASNJE GJE PER TE THENE, dhe meqe flisni sepse U DASHKA SE Z'BEN QE JU TE FLISNI E PATJETER TE THONI DICKA, mund te thoni cdo gje te mundshme, pavaresisht sa kodra pas bregut eshte???

Shqip ore, SHQIP po flasim. Pse nuk merrni vesh? Kete me shpjego ti, pastaj se kush eshte Balli, kush eshte Mehdiu, kush eshte Mithati e kush eshte Abdyli apo Kristoja, nuk keni nevoje fare ta diskutoni. Lerini temat e "veshtira", se nuk eshte vendi i gramit te tregoje se e kujt eshte ngastra dhe pse gruri nuk duhet te kete vend ne te. Merrni pjese ne tema akulloresh apo te ngjashme, ku kerkohen vetem mendime personale, per shije personale dhe nuk kerkojne te jesh i pajisur me ndonje informacion aq te thelle sa te kaloje shqipen e perditshme dhe njohjen e shijeve personale.

  Atij Medi Frasherit,  Medi efendiut,   i  duhen marre per baze  ato qe thote se , e ndriti si pasardhes i asaj dere. Ne shume bema, ja u zbardhi faqen.Pakti i Korfuzit(1915)  ku ai nenshkroi, se Shqiperia e njifte  Vorio Epirin, eshte  njolla e pare ne serine e njollave te turpit te tij.E perfundoi me  kryesimin e qeverise naziste.Bejne mire qe na sjellin ne sofer te tillet.

   Lexoni ju lutem si thote P.Lukas, gazetari i OSS-it amerikan(nena e CIA-s.) I shkjroi Fullci per te ndikuar qe te shpetoheshin tre infermieret(nga  tridhjet mjeke dhe infermiere) pjetare tenje ekipi dhe  ekuipazhit  te aeroplanit amerikan, te rrezuar ne Çestie-Berat )dhe efendiu Mehdi as qe i ktheu pergjigje...Aty fliet dhe se kush i nxorri  dhe i shpetoi ato infermiere, prej thonjve te gjermaneve ne Berat...

 Duhet besuar posi efendiu Mehdi !

Per 20 vjet dhe shihe se c'keni bere; shkaterrim, antishqiptari, shitje sovraniteti, lepirashllek, shitje territoresh, vasalitet kurrvllek dhe langaraqllek ndaj cdo fqinji, perfshire dhe Felliqodonine; djegje te Shqiperise, si ne 97, 98, Gerdecin, vjedhje ne permasa astronomike te pasurise kombetare, shitje te perseritur te interesave kombetare dhe pasurise se patundur kombetare ndaj serbeve dhe grekeve...

 

Keto i kane bere ata te soit tend, me ne krye Berishen tend te dashur me teser te PPSH.  Ne qeverisjen 20 vjecare te tranzicionit s'ka pasur asnje ballist.  Pra mbaji me shendet te gjithe keto se jane te tute.

Erdhe ti paramec? balli s'ka patur asnje ne qeverisje? Po pse, Berishovicit, kush u tha t'i shkonin nga mbrapa dhe t'i ferkonin vilet e rrushit keto 20 vjet?

ups... me fal. ti je ai i tmerrshmi qe pret rrahjen e shpatullave nga daja.

"te lumte xhan i dajes, o shpirt i dajes. C'ja paske thene mire. I ke ngjare dajes ti, i mencuri i dajes. o rilindesi i dajes!!!"

Nga mbrapa Berishovicit i shkonin vllezerit e tu dhe soji jot.

po pse s'thua more ti, po ti vike nga dere e perndritshme ballistesh!!! Po mire o mire, nuk ju tall njeri, mos kini frike. Ja, keni ferkuar vile rrushi 20 vjet, nuk eshte ndonje gje e madhe, jo; se dhe pronari i vileve qe ferkoni ju, edhe ai per vete ferkon vilet e Beogradit dhe Athines.. .keshtuqe, nuk po beni ndonje gje te madhe apo qe del jashte tradites suaj te shkelqyer te ferkim-vileve... se e keni bere edhe ndaj gjermanit, dhe jeni kenaqur fare bile. E keni bere (si thoni ju me krenari?) - intelektualisht.

"O te keqen daja ty, o trim i dajes. E bere komunistin nostalgjik te flase me vete dhe te turfulloje. Krenaria e fisit je. i ke ngjare dajes ti."

More ferkim vilesh bente soji jot ndaj serbeve kur ju krijuan partine, pastaj ferkuat vilet e ruseve, e me vone te kinezeve e tani ja ferkoni perendimit.  Berisha eshte i joti, na e ke thene pesqint here qe ka teser partie dhe si i tille vilet ja ferkojne vetem soji jot.  Arsyeja qe e shani lart e poshte ti dhe soji jot Berishen, eshte se hiqet si gjoja jo komunist.  Pra ju i thoni, nga nje e hale ke dale dhe ti prandaj mos u hiq sikur nuk je tum, se i tille je.   I thoni, je i joni, tum si ne je.    Pune brendaPartise kjo e gjitha.  Pune brenda halese qe krijoi Popovici, Mugosha, Vukmanovici, Zllatici, Stojinici e gjithe vicat e tjera.  Me vjen keq, por edhe njehere jane punet e familjet tende te gjitha keto.

Po te kishin rrojtur edhe Naimi e Samiu do ti kishte varur Hoxha, e pastaj do ti quante tradhetare e kolaboracioniste ky grava me idrizer e "kompania veri".

Megjithate per M.Fr. nese ishte kusheriri tij (Mit FR.)mendimtar e njeri i letrave, ky ka qene ai qe i ka dhene shtetit te pare shqiptar jo vetem drejtim per disa kohe si kryeminister e minister i drejtesise, por ne Kryesine Keshilline Larte te Shtetit beri e hartoi ligje te cilat ndryshonin rrenjesisht prej atye te trasheguar nga Turqia e kishin bazat e ardhmerine ne ligjshmerine e nje shteti qe shikonte drejt perendimit. Per ate kohe ai duhet ridimensionuar me Zogun sepse ishte nje prej boshteve te shtetit Zogollian.

Regjenca nuk mund te analizohet ne asnje menyre sot. As edhe me dokumenta gazetaresh amerikane te OSS, apo SIM-it apo Gestapos. Ne librin e botuar ne 44, se cdo te behej shqiperia pasi te largoheshin gjermanet( cudi si mund te shkrueshin libra se si do te behej pasi do te largoheshin ata), ai shkruan qarte per rruget, drejtimin arsimor, burimet hidroenergjitike dhe bujqesore. Ai kishte nje gabim sh te madh. Qe ishte idealist si paraardhsit e tij, Frasherllinjte. Ndersa ai qe erdhi ne pushtet pas tij ishte tejefund makiavelist gjakatar.

Jeni me te vertete force me te cilen nje dite ky komb do te duhet te laje hesapet njehere e mire; nese do me te vertete te mbijetoje dhe te vazhdoje te egzistoje si komb.

 

Pa he njehere si do lash hesapet ti o trim? Pa he na trego ti trim i madh komunist si do na lake hesapet?

ka mbetur dhe nje kokerr rrushi ne te djathte. ferkoje mire.

O trim, hajde pra e tregohu trimi komunist qe je dhe hajde laji hesapet njehere e mire me ne se babai jot shpirteror mesa duket nuk arriti ti lante dot hesapet! Hajde "put your money where your mouth is" kur i thone amerikanet! Hec na trego njehere sa te vlen lekura meqe per te llapur qeke kampion!

he te keqen daja ty, c'ja mbylle gojen fare! Ashtu te lumte daja, qe te mendohet mire para se te flase here tjeter. Tani qe i permende ameriken, e sheh? - i mbyllet goja fare dhe turfullon nga marazi, se aq inat dhe alergji e kane ameriken komunistet!Trimi i dajes, i mencuri i dajes! hajt te te jape daja nje akullore tani se e meriton; ke bere gjithe kete pune sot; clodhu pak!

C'ndodhi o trimi petrit komunist? Nuk di c'te thuash me?

Po te kishin rrojtur edhe Naimi e Samiu do ti kishte varur Hoxha, e pastaj do ti quante tradhetare e kolaboracioniste

 

Po Nolin e harrove, a do ta falte diktatori kete prift?

Hec aty! Ky eshte koment!!! (Improbably immense) "Coronary mass ejection" do te quhej ne astronomi.

Ne fakt Noli u tregua i zgjuar, nuk erdhi ne Shqiperi pavaresisht nga levdatat qe i beri diktatura, nuk i besoj ato dhe nuk erdhi se e dinte se do ta pesonte si koleget e tij .

KONGRESI  I PERMETIT MORI VENDIME TE RENDESISHME

 T'i ndalohet ish mbretit Zog kthimi në Shqipëri dhe, të mos njihet asnjë qeveri që mund të formohej brenda ose jashtë vendit kundër vullnetit të popullit.

- Vendimi mbi rishikimin dhe prishjen e gjithë marrëveshjeve politike dhe ekonomike që binin në kundërshtim me interesat e popullit dhe të kombit shqiptar.

C'beri per Shen Naumin 50vjet qeveria komuniste, ku e ngriti zerin, pse nuk e prishi marveshjen e Zogut?

 Zogu ishte ai qe ishte. Ata qe deshen t'a hiqnin qafe, i hoqi qafe. Kur i duhej ndnj pare i fuste duart ne arke te shtetit. Kur kishte nevoje per mbeshtetje nderkombetare shitej tek ai qe paguante me shume. Kur u vendos para faktit te pushtimit italian, nuk u mor me gjera te kota, por shpetoi koken dhe paret e veta, duke shpetuar rastesisht dhe jeten e ushtareve shqiptare dhe italiane qe do te vriteshin gjate pushtimit. Kush nga ata qe kane qeverisur kete vend, qofte dhe nje dite,  nuk i ka bere? Kush nga ata qe kane dashur te qeverisin kete vend nuk do t'i benin?

Duke dale nga kendveshtrimi komunist, s'eshte e nevojshme as t'a lartesojme ate koker legeni qe tradhetoi kosoven, dhe as t'e poshterojme drejtuesin e suksesshem te shtetit te pare ( prej verteti ) shqiptar.

 Intelektualizmi ne kete vend paska mbetur akoma ne vitin 1942....Eshte e habitshme por sa kam takuar kam vrejtur gjithe habi se  emigracioni i viteve pas 1945,  ka mbetur i teri ne ato vite.Arshi Pipen e pritem si jo me mire ne Rinas, disa njerez; bashke me Uran Kalakulen, Agim Shehun dhe te ndjerin shkrimtar te vojtur,  Halil Lazen. Ne veture tek sa po ecnim  Arshiu ja leshovi me artilerine e vet tejet te rende.

 .."Ne se keto shtylla nuk  do te mbushen me komuniste te varur nuk do perparoje Shqiperia...!

-Qe kur e ke imagjinuar kete vend me mijera te varur shtyllave,  o Zoti Arshi ? -e pyeta. 

   Ju vini  qe nga Amerika dhe ne kemi besuar se do kontribonit, qe ky vend te gjeje qetesine e munguar dhe demokracine e vertete.I vine ato  si e deshironit  Juve?

-I vine, i vine !-ma ktheu.Dhe e lame me aqepor  ajo qe leshovi nuk i pelqeu fare Uranit, mikut te tij me te veçante.Ndersa nje dite tjeter, tek sa po pinim nje kafe,e ngacmoi Pano Taçi.

-Zoti Arshi , si i mendon departamenti i Shetit, Amerika  keto hallet tona?

-Amerika i ka menduar me kohe por ju te gjithe  sikur e keni shtruar me komunistet...

-Ky  eshte i p.... -foli nen ze Pano.Dhe si erdhi iku e nuk u pa me Arshiu i shtyllave plot te kryqezuar...

paske pas fat, Grave; mire qe nuk iu ka bere analiza letersie rruges. Nga ato qe s'paskerkshin pare ndonjehere shqiptaret, gjalle ne bote. Se kshu u tha. Nga ato qe lidhin psh emrin Gjole Mballoma ne konceptin e lumpenproletariatit... smiley  vetem benci 240 i vitit 1970 i mban pa u prish ato thagma me gropa.

Ne Shkoder e pyeten . Kush te nxorri nga Burgu z. Arshi ? smiley

Fytyrat e p... jane si llafi popullor "parja e bardhe per i dite te zeze " Keshtu sikur e keni prure ate llafne per te share komunizmin "me themel e me cati' smiley

Sa e mncur kaq ene ajo Parti duhen edhe nja dhjetemije vjet qe te zbardhet pse sghahet sot nga komunistet e djeshem smiley

Zot nuk qenke ne forme  . Po si ore harxhohesh kaq shume per pipza ? I ke pa ca filma qe i operojne ne 'tru" dhe ua mushin me nje lloj lengu ose kashte te lengezuar . Ti do me u thone qe i keni TRU .

Lene shpurren rehat te nanuriset me idete e te Modhit mer jahu , per Ridimensionime . ...Pale po s'ma hante mendja te beje edhe kembim llafkash me bebushe qe kane mend deri ne gryke .

Arsyeja qe e shani lart e poshte ti dhe soji jot Berishen, eshte se hiqet si gjoja jo komunist.....

smiley

smiley

smiley

Sikur nuk eshte ai i marre qe i  ndersen me teori e per kocka qeni e

keta sa i ndjejne eren , hidhen e peshtillen , perdridhen e s'keputen e ne vere tende futen ... C 'eshte ?

Nuk o me te shame smiley

Jane vathet e Qeverise se ketyre "trimave" qe merren me ato te Berishes dhe i mbajne ne goje tere diten si xhevaire e si kallom sheqeri . Te pakten Berisha vathin e mba ne ane te djathte qe tregon se eshte aktiv ndaj ketyre qe ja lepijne... ato llafkat ,  po vathin e mbajne ne ane te majte .

Berisha KOMUNIST ???? E dhjere komunisti PO ! Po nuk e dallojne dot se jane njesoj .

Lexoje shpejt zot . Nuk eshte jasht teme po  .. atakon Lopet  ne grazhd . I ka mesuar me orar ne kor . Muuuuuuuuu ! smiley

 

 

This bizarre hallucination is brought to you by "Raki Skrapari." Raki Skrapari, making trip out since 400 AD.

Mos e pergojo rakine e Skraparit keshtu.  Leng frenash mbase, ose thjesht mosmarrja e ilaceve te tensionit.

Me propozim te Shokut Enver Sali Hoxhe Berisha, dhe me vendim te KQ te Partise se Punese Demokratike Shqiptareeshte vendosur te ridimensionohet figura e Mbretit Zogj i Pare

Bebushet ne nga krahina jone i genjejme me "koconar ", ndersa nuk i qasin ne dhomen e burrave me kocka qeni neper goje .

Sie keni Ju Emo nga Skrapari . Nuk duhet te kete shume ndrysh , perjashtuar nga ca zona qe nuk e njohin pijen RAKI , po leng thane ose thanuqe smiley Perdoret kur te ze barku nga mishi i peshtyre nga mizate m.... .

Saliu eshte mjeshter per te hedhur mish te "peshtyre" , se nga nahija e tij perdorin thanuqen smiley . Rakia eshte per burra e kemi ne  . Kush e ka ndryshe ore . berberi ? Nuk e besoj !

Per  gjembecet e gomarit , thone nga zona e Lumit te Vjoses , nuk behet fjale te perdoren per te bere Raki . Perdoren per ushqim per "kerricet"

shenim : Kerric eshte nje gje e vogel qe hedh vickla gjith gezim rreth Gomereve e Gomaricave , kur Lulezojne GJEMBAT . Dhe per kete rast pranohen RIDIMENSIONIME pavaresisht se nuk hyn ne boten njerezore , ose mhakari edhe alternativa Historike !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).