http://www.peshkupauje.com/files/imagecache/image_inpost/foto/kaposhi/651parlamentievropian.jpg

Komisioni i politikes së jashtme në Parlamentin Europian miratoi sot me 43 vota pro, 2 kundër dhe 3 abstenim, projekt/raportin e paraqitur nga europarlamentarja Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën.

Votimi i sotëm në Komisionin e politikës së jashtme është një ndër votimet paraprake të draft/raportit, i cili pritet të kthehet në raport në votimin e Parlamentit Europian më 15 shtator.

Në Parlamentin Europian nevojitet një votim i thjeshtë, në mënyrë që procesi i liberazimit të ecë përpara për të mbërritur në vendimin më të rëndësishëm që pritet të marrë Këshilli i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian ne 9 nentor, që duhet të vendosë nëse Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave apo jo brenda këtij viti.
Në këtë Këshill nevojiten 2 të tretat e anëtareve, pra 22 nga 27 anëtarë që Shqipëria më pas të përfitojë nga liberalizimi i vizave përpara ndërrimit të viteve.

Përfaqësuesit europianë janë shprehur edhe me parë se Shqipëria kryesisht ka përmbushur kriteret teknike që lidhen kryesisht me pasaportat biometrike apo me kontrollin e kufinjve, ndërkohë që ka ende për të bërë në luften ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

(e.n/BalkanWeb)

 

7 Komente

Në këtë Këshill nevojiten 2 të tretat e anëtareve, pra 22 nga 27 anëtarë që Shqipëria më pas të përfitojë nga liberalizimi i vizave përpara ndërrimit të viteve.
 

amanet mathmatikën smiley

amanet mathmatikën

Amanet shqipen smiley

e kishnja te intenduar, o yllzë smiley

2/3 dmth 18 anatare.Kjo arrihet kollaj nga Shqiperia.Ndoshta e ka pasur per 3/4 por edhe ketu nuk del matematika.

Por pak rendesi ka kjo,rednesi ka qe ne 28Nentor 2010 shqiptaret do te levizin pa viza.Keshilli i ministrave do ta miratoje ne 8 nentor dhe duhen 20 dite qe te hyje vendimi ne fuqi,pra do te na bejne nje dhurate per diten e pavaresise.

Me pas do te miratohet statusi kandidat i Shqiperise qe sipas gjasave ka per ta marre.

Gjithese,urime Shqiperise ne kete hap shume te rendesishem te integrimit europian!

Ndoshta per Krishtlindje...

Une them qe do ta shpallin ne oren 11 e 59 minuta  te dates 28 Nendor  dhe do ta perfundojne me shtrengime duarsh e buzeqeshje ne oren   +2 minuta te dates 29 nendor.

Pastaj do dalin Lideret qe pordhojne politike smiley

Pastaj eshte dhe populli  vize e  liridashes  , veshderr dhe patriot  , qe pret te ndricohet nga  Inteli Djenca  se cila  eshte e verteta e dates te shpalljes !

Urime Pf !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).