Të jesh lule në Tiranë nuk është jetë e lehtë. Sidomos në këto ditë të nxehta gushti. Sidomos, kur të pandjeshmit e Ujësjellësit presin ujin për Kopshtin Botanik. Fushata mesjetare e ndërprerjes kolektive të furnizimit vazhdon, pavarësisht kritikave në media, antiligjshmërisë e shkeljes së të drejtave të njeriut. Kopështi Botanik, kjo pasuri e rrallë në kurorë të kryeqytetit, po thahet për një pikë ujë. “Gazeta Shqiptare” denoncoi se liqeni me zambakët e Lurës është shterur tashmë, shumë lule të rralla, që kërkojnë ujë përditë, rrezikojnë të mos jetojnë e me siguri shumë janë tharë ndërkohë, duke humbur përgjithmonë. Kush ka edhe një vazo të vetme lule në shtëpi e di se ç’do të thotë një bimë pa ujë në mes të vapës Qënka kaq e vështirë sot për shumë bashkëqytetarë, të kuptojnë se bukuria e një luleje, gjelbërimi, natyra, janë një ushqim i jashtëzakonshëm për shpirtin?! Duke tharë qindra lule në Kopshtin Botanik, administratorët e Ujësjellësit të Tiranës, thajnë ato impulse pozitive që metropolit pluhurshumë e zhurmëshumë i vijnë.

Dhe ky lajm i jashtëzakonshëm duket se nuk ka tronditur shumë njerëz, madje as vetë drejtuesit e Kopshtit Botanik, që nga njëra anë ngrenë shqetësimin dhe tregojnë se si po thahen lulet, e nga ana tjetër bëhën tolerantë dhe besojnë në atë që Ujesjellësi u ka premtuar: Ndoshta ujin ua sjellim pas 5 ditëve! Kopshti Botanik nuk ka asnjë borxh për të paguar, asnjë faturë të pashlyer e megjithatë, bimët janë viktimë të një paaftësie që ne njerëzit, për të mos prishur hatëre e për të mos krijuar polemika, jemi gati për ta toleruar. Hë! Presim edhe 5 ditë, shohim nëse do të shkojë një pikë ujë në një realitet që kërkon furnizim jetik 24 orësh. Po prej ditësh vrasja e luleve ka filluar:

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).