WikiLeaks' ka futur në dosjet e veta sekrete edhe Shqipërinë. Agjencia online, që u bë e njohur në mbarë botën pak javë më parë për botimin e dokumenteve sekrete të ushtrisë amerikane, ka fokusuar edhe Shqipërinë. Bëhet fjalë për konkurrencën në sektorin e naftës në vendin tonë, dhe raporti që botohet nga 'WikiLeaks' është krejt i panjohur nga media shqiptare, por që sipas informacionit të servirur nga agjencia online, nuk bëhet e ditur kompania, duke ruajtur sekretin. "Kjo memo, nga një kompani që nuk e jep emrin, e lidhur me industrinë e naftës në Shqipëri, jep detaje në dukje të qëllimshme dhe ndotje të zgjeruar të tokës nga kompania "Bankers Petroleum" në zonën e Visokës në Shqipëri. Memoja sugjeron që elementë të qeverisë shqiptare janë të shqetësuar dhe në mënyrë aktive janë duke mbuluar dëmin e shkaktuar.

Ndotja është në atë shkallë që mund të shkaktojë dhunime në US apo UK, ndërkohë që çështjet e prezantuara në këtë memo, nuk kanë pasur vëmendjen e shtypit" thuhet në faqen kryesore përmbledhëse të dokumentit në "Wikileaks".

"Megjithatë, duhet të vërehet që burimi refuzoi t'i tregojë ËikiLeaks emrin e kompanisë që ka shkruar memon, si një mënyrë për të mbrojtur veten e tyre, prandaj ne jemi të paaftë të verifikojmë këtë memo pa u hapur të gjitha faktet për një hetim më të kujdeshëm (duke i lejuar ato). Mënyra e të shkruarit të bën të mendosh se materiali është shkruar nga një kompani konkurrente e naftës, kështu që mund të ketë një motiv për ekzagjerim" hedh dyshimet e veta kompania online WikiLeaks.

Dosjet sekrete


Agjencia online 'WikiLeaks', sikurse e thekson në faqen e saj, është një shërbim publik multi-juridiksional për të ndihmuar aktivistët dhe gazetarët të botojnë aty dokumente tejet sekrete. Sipas asaj që shkruhet në faqen e agjencisë, që në vitin 2007, kjo agjenci online, është marrë me të gjitha sferat, ato korruptive, por edhe politike. Pak kohë më parë "Wikileaks" postoi më shumë se 90 mijë dokumente në internet dhe pretendoi se ato mbulonin një periudhë nga janari 2004 deri në dhjetor 2009. Dokumentet sekrete të dala në shesh thuhet se përfshijnë detaje për bastisjet e zhvilluara nga një grup sekret i operacioneve speciale amerikane kundër atyre që zyrtarët amerikan i quajnë objektiva terroriste dhe kryengritëse të rëndësisë së veçantë. Disa nga bastisjet thuhet se kanë rezultuar në vrasje të padëshiruara të civilëve afganë. Mes dokumenteve të publikuara janë edhe ato që thuhet se përshkruajnë frikën se shërbimet e zbulimit pakistanez po ndihmonin kryengritjen afgane. Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, James Jones e dënoi publikimin e dokumenteve. Ai lëshoi një dekleratë duke e quajtur nxjerrjen e sekretit "papërgjegjshmëri" dhe se publikimi i tyre jo vetëm që rrezikon jetën e amerikanëve dhe partnerëve të tyre, por gjithashtu kërcënon sigurinë kombëtare.

9 Komente

 Lajm i tipit : Nderzimi artificial dhe Lufta atje ku ka lufte.

Tani kam nje lutje per pruresen e ketij shkrimit :

Meqe une e kam te veshtire ta kuptoj kete paragrafin ketu me poshte :

Ndotja është në atë shkallë që mund të shkaktojë dhunime në US apo UK, ndërkohë që çështjet e prezantuara në këtë memo, nuk kanë pasur vëmendjen e shtypit"

 a mundet ajo , duke supozuar qe e ka sjelle mbasi e ka kuptuar vete, ta permbledhe me pak fjale se cer ka kuptuar ajo ?

Se prandaj ndonjehere postimet tona nuk jane te kuptueshme per pruresit, se sjellin  percartje gazetaresh per ti komentuar.

P.S. Mos e kthyen serish ate admineshen qe ishte per ibret ? smiley

Ja të ta shkoqis se jam mësuar unë me këta përkthyesit që e marrin shkollën me lekë.

Ndotja është në atë shkallë që mund të shkaktojë dhunime në US apo UK... e ka llafin që "Ndotja është në atë shkallë që mund të përbëjë shkelje në US apo UK". Llafi në anglisht ka qenë violation.

 S`kemi gje. Llafi ka qene outrage. Pastaj une kunjin e kam me pruresen. smiley

 

Jo Wikileaks por edhe vete "xhaxhi" te ngrihet nga varri nuk ka cfare t'ju beje mamutheve te korrupsionit Shqiptar...... Mafia sundon ne Shqiperi ne te 14 anet... majtas, djathtas ne qender lart ne qeveri poshte ne administrate kudo jane perhapur metastazat e kancerit korruptiv....

Vetem ndonje junte ushtarake ben pune aty per nja 10 vjete se njerezit nuk respektojne asnje rregull apo ligj.

I nderuar autor i shkrimit pa informacion, 

Wikileaks nuk eshte agjensi. S'eshte si Reuters apo AFP. Eshte organizate jo-fitimprurëse, pak a shumë anarkiste. Eshte madje organizate pa shtet: ajo fjala multi-juridiksion do të thotë në fakt që WikiLeaks operon në një vakum juridiksioni. 

Nejse, dokumenti në fjalë është ky këtu: Bankers Petroleum and the Visoka oil field explosions 9 Oct 2009

Mua s'mu duk ndonje sekret i madh.  

 

kete hajvanllikun e kane vone te faqja e pare kta te gsh sot, me shkronja te kuqe te medhaja. Pale sa pensionistave jua kane rrujt edhe sot 500 lekshin.

E konsumuam njehere kete teme para nja nje muaji... c'u hap kot prape???

 Per arsye se nxjerrim sekretin po thame emrin e firmes,nje firme ne shqiperi po hap gropa me mbjell shalqi.

However, it should be noted that the source declined to tell WikiLeaks the name of the authoring company, as a way of protecting themselves, hence we have been unable to verify the memo without opening up the facts to further scrutiny (by releasing it). The tone suggests that the material was written by a competing oil company, so there may be motivation to exaggerate.

 

 

Penari e ka shpjeguar mire se kush eshte Wiki Leak. Problemi eshte se keta gazetaturcet shqiptare shkruajne jo per te sjelle fakte por per te shitur gazeten duke deformaur faktet po duke ju dhene tone qe nuk jane aspak te verteta. Meqenese Wiki u be i njohur me materjalet e Afganistanit hajde tani te japim edhe nje lajm per Shqipeirne qe te shitet gazeta.

Cfare ka ne kete lajm kaq s e k r e t? Bile vete WIki thote se informacioni eshte i pavertetuar.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).