Java e pare e tetorit eshte e lidhur me evenimentin me te madh gjerman dhe boteror ne lidhje me librin: Panairi i librit ne Frankfurt. Eshte panairi me i madh ne bote per librin dhe me i rendesishmi. Jo vetem per librin, por edhe per kulturen. Nuk ka shtet ne bote, qe ne kulturen dhe traditen e saj ka shkrimin e kendimin, qe te mos jete i perfaqesuar aty. Madje secili shtet, vend apo komb quajeni si te doni, perpiqet qe te perfaqesohet sa me denjesisht aty. PERVEC SHQIPERISE!

 

Po i kthehem edhe njehere kesaj teme, edhe pse kjo u konsumua, perderisa Ismail Kadare, pas nje pasimi te gjate, u gjend i vetem para portes dhe doli huq, duke mos shenuar edhe kesaj radhe.

Por edhe sikur Kadare te kishte shenuar kesaj radhe, kjo gje do ta kishte ngacmuar indiferentizmin tim njesoj, sikur te merrja vesh qe Afganistani fitoi regaten America´s Cup. Domethen zero. Null. Nada.

Arsyeja, perse mua marrja e cmimit Nobel nga ana e Kadarese as me ftoh dhe as me ngroh, ka te beje me pragmatizmin dhe sensin e realitetit tim ne lidhje me kulturen ne pergjithesi dhe librin shqiptar ne vecanti, qe e kane bazen ne nje ritual te pervitshem ne javen e pare te tetorit.

Java e pare e tetorit eshte e lidhur me evenimentin me te madh gjerman dhe boteror ne lidhje me librin: Panairi i librit ne Frankfurt.

Eshte panairi me i madh ne bote per librin dhe me i rendesishmi. Jo vetem per librin, por edhe per kulturen. Nuk ka shtet ne bote, qe ne kulturen dhe traditen e saj ka shkrimin e kendimin, qe te mos jete i perfaqesuar aty. Madje secili shtet, vend apo komb quajeni si te doni, perpiqet qe te perfaqesohet sa me denjesisht aty. PERVEC SHQIPERISE!

Te kap nje ndjenje trishtimi, hidherimi dhe keqardhjeje, e cila kthehet pastaj ne nje ndjenje turpi, kur kalon para mini-stendes shqiptare, e cila pervit behet me e vogel, aq sa mendimi i dyte qe me kaloi ne koke ishte, qe ndoshta vitin tjeter nuk ka per te patur fare nje stende shqiptare. Mbaj mend para dhjete vjetesh, qe Shqiperia ishte e perfaqesuar me te gjithe spektrin e shtepive botuese shqiptare, kurse sot ne nje stende 1m² fytyra e Shqiperise shfaqet vetem nga Botimpexi, nje firme qe nuk e di se c´lidhje ka me librin. Ajo mbrapashtesa import-eksport me turbullon pak. Mire qe i importoi, po ky i eksportoi librat? Apo jane domate? Frigorifere?

Mos te flasim pastaj per cilesine e librave te ekspozuar aty. Libra te vjeter, qe duken sikur kane dalur nga senduku i gjyshes time, te fshehur me vite poshte velenxave, me kapake te perthyer dhe te zverdhur nga koha. Pervec librave te vjeter gramatikore si "Formimi i foljeve" kishte shume Kadare. Si edhe ndonje liber tek tuk me fotografine e Skenderbeut ose Ismail Qemalit ne kopertine. Ndoshta gjithe dynjaja qe viziton kete panair dhe stenden shqiptare ndoshta kujtojne qe te gjithe shqiptaret jane mjekrosha.

Kadareja ishte vetem ne forme celuloze i pranishem ne stenden shqiptare. Nese doni ta takoni Kadarene, duhet te shkoni tek zona e rezervuar per Francen dhe pikerisht tek stenda e Fayard. Aty i shikon te radhitur botimet e Kadarese ne frengjisht dhe me pak fat mund ta takoni edhe ate, tek shperndan autografe.

Kam pyetur edhe diku me lart: Nese Ismail Kadare e fiton me te vertete cmimin Nobel, atehere cfare do te thote kjo gje per Shqiperine?

Nga njera ane je paksa i cliruar, qe kete vit nuk fitoi Kadare, sepse po te fitonte, ndoshta gazetaret do te suleshin tek perfaqesimit te Shqiperise ne panair, dhe atehere..........do te raportonin ata per ate lloj qelbesirlleku qe vetequhej stende shqiptare.

PS: Komplimente Republikes se Kosoves, qe edhe pse e re, perfaqesimin ne boten e librit e bente ne menyre me dinjitoze se Shqiperia.

Me turp e faj po ju raportoj nga Frankfurti!

28 Komente

!

5*!

Bravo megjithemend!

Po nga  Maqedonia a kish perfaqesues/Botues shqiptare?

Do ishte mire kete lajm ta lexonte Ministri i Kultures, Arsimit dhe Shkences (te pakten zevendesministrat), ose te botohej ne faqen e ndonje gazete te perditshme (nga ato qe nganjehere dhe lexohen).

shume e vertete dhe e trishtueshme

Shume pak 1m. Me 2-3 m psh, do te kishte mjaftushem vend per ti hapur gropen ministrit Xhaferri e per ta mbuluar pastaj me ato librat e zverdhur nga koha. Po te mos mjaftonin ti jepte dhe Kadareja nje dore.

Po Kadareja eshte ne orar pune kur shkon ne nje panair. Ai jep autografe dhe intervista si I punesuar I Fayardit. Autografet dhe intervistat mund te kene motive shqiptare, madje mund te jene edhe teper radikale, por kjo behet per arsye thjesht tregtare, qe I punesuari I fayardit te shese sa me shume nga librat qe shkruan vete. Ai e ben kete per motive krejt komerciale dhe me pak artistike. Shqiperia qe ai ka parasysh ne cdo rast qe I referohet asaj, eshte per mendimin tim, fiksionale. Ajo ekziston vetem ne mendjen e tij, pavaresisht se Kadareja eshte shkrimtar I zoti dhe I ben te tjeret - por kryesisht shqiptaret - qe te besojne se realiteti eshte ai qe thote ai. Madje nganjehere ze e besoj se shqiptaret ne formen qe ekzistojne sot, s'jane gje tjeter vecse nje sajese e kadarese. Pastaj ai muhabeti I mjerimit te stendes shqiptare? Uhm, pse me duket si deja vu (ose deja ecouté) kjo mua?

tashtii, keto motivet radikale qe permend ti, po me mundojne shume! Thuaje c'te ka pare syri, pa na torturuar me gjate smiley

 Ai jep autografe dhe intervista si I punesuar I Fayardit. smiley

Eh ku nuk shkon fantazia e shqipos kur do te shaje ndokend. Me nje llaf Kadareja punoka 9-5 tek Fayardi. Po rrogen ta kane thene gje, dhe a do kete ndonje ngritje ne karriere kete vit? Se kshu tha dhe Parashqevi Simaku kur e pyeten njehere ne televizionin shqiptar.

- Ku punon ti?

- Ne Hollivud.

- Cfare pune ben tamam? 

- Po ja kendoj?

- Po ku tamam ne Hollivud

- ....

Sipas kesaj llogjike edhe Beyonce apo Santana qenka punetore te Sony-t dhe J.K. Rowling punon per Bloomsbury ne Angli dhe Scholastic Press ne USA kurse si pune te dyte per Raincost Books ne Canada. S'na u ndane keta poliagjentet eh smiley

@clausura: shume shume pikante kjo ideja e realitetit paralel kadarean. Do meritonte nje teme te vecante. Pa bishtra Nobeli. Cek edhe temen e pafund te rolit/funksionit/pse-se se artit.

S'eshte ndonje ide e re em., megjithese interesante.

Kur je ne vend te huaj e viziton nje panair si ky i Frank., te duket vetja si nje idiot i nevojshem e i pashprese kur, pasi ke terhequr edhe ca te njohur me vete, per t'u treguar atyre se sa shume letersi shkruhet e sa libra botohen ne vendin tend te vogel, ti e gjen veten perballe nje stende te tipit : m'ka cu nona me la gojen!

Nejse, po kur ndonje na kujton se dielli s'na vje neve rrotull, ah po, ahere indinjohemi keqas!

 

 

Jo nuk eshte fare e re. Por seminale eshte, ama.

Per pune te nje metershit katror, jo per te ngrene turpin me buke, por vetem per nje sens realiteti, rregulli i treshit ne siperfaqe/popullsi, them qe duhet te na ndihe pakez ketu... Se ndersa pleshti eshte insekt turpi, prape dhjame nga ai kurre s'u kerkua. Jo, meqe para do kohe u kerkua hesap qe pse ne letersine shqipe nuk kane geluar gjithe shkollat e letersise, pa jo per gje, ai muhabeti me librazhd... Si tha nje njeri qe une ia cmoj vecanerisht mendimin, ne vende te tjera provinca me siperfaqe sa shqiperia mbase nuk kane nxjerre asnje shkrimtar per te qene ne te themi nje gjyesm shekulli...

akoma me kadarene ju mo? kadareja as nuk e ka marre, as nuk e merr dhe as nuk do ta marre ndonjehere nobelin. rrofte shqiperia.

 Ehu dhe ky tipi. Vend i varfer shqiperia, nuk ka fonde MASH te marre pjese ne keto evenimente.

 po s'kane kohe te merren me panairin e Frankfurtit, kush te doje, te vije te shohe panairin e librit ne nentor... 

smiley

tani qe po mendohem ky duhet te jete dhe problem copyrighty, shume pak shtepi botuese shqiptare i blejne te drejtat e autorit, qofte dhe atyre shqiptare, ne jemi vend qe nuk e njohim akoma kontraten dhe BE-ne. Ndersa ne Kosove i ka ftilluar EULEX.

Por edhe sikur Kadare te kishte shenuar kesaj radhe, kjo gje do ta kishte ngacmuar indiferentizmin tim njesoj, sikur te merrja vesh qe Afganistani fitoi regaten America´s Cup. Domethen zero. Null. Nada.

Të tjerat janë shumë ok. Po kjo më sipër ia vlen për tu diskutuar, në fakt.

Nëse Kadare do të fitonte ndonjëherë çmimin Nobel, atëherë kjo do të shërbente për të nxitur kulturën shqiptare, përgjithësisht. Duhet një eveniment i tillë "jashtë normales" për të shërbyer si referencë e mëtejshme madje edhe nxitje për një rigjallërim të kulturës dhe letrave shqip.

 

Ajo thenia ime me lart ka qene ne kontekstin e dickaje, arsyen e te ciles une e kam dhene ne nje paragraf meposhte.

Ajo qe dua te them une, eshte me gojen plot:

FUCK KADARE!

E dime qe eshte (ka qene!?) shkrimtar i madh! E dime qe ka (ka patur!?) talent! E dime qe (ndoshta!?) e meriton Nobelin! Por edhe njehere:

FUCK KADARE!

A mos duhet te besojme qe letersia shqiptare mbaroi tek Kadare?

Perse te mos shfrytezojme rastin ne keto panaire nderkombetare te promovojme letersine tone, te nxjerrim shkrimtare te rinj e te vjeter (mjafton qe te jene te talentuar), por e mbushim edhe ate stende te vogel qe kemi me dymbedhjete libra te Kadarese, i cili ka vite qe nuk ia vershellen me letersise dhe kultures shqiptare?

Vetem qe ti tregojme botes, qe ne ne pergjithesi jemi ca gomere harbuter dhe te paleçitur, por çoku e nxjerrim edhe ne ndonjehere, ne vend te pordhes, nje flori.

Dua ta mirkuptoj verberine e mllefit tend, por nuk mund. Dmth c'faj ka ai boti? Ai ka vendosur nje brand name - llafet e tjera jane per Peshk pastaj. Komente me nje fjale.

Eshte nje cudi se si ngaterrohen nocionet ne bashkelidhjet e tyre. Edhe te ajo tema tjeter, shqiperia natyrale me perdhune afrohej vetem me tasa me gjize apo derra primitive me tatuazhe. E njejta perdhune ketu, varferia ne PR dhe marketing nga harramsezet arnaut te librit bashkelidhet me nje emer, te cilit i futet edhe nje fuck-je e shendetshme nga pas. Weird, to say the least.

Çimo, eshte ajo puna e venies se festes mbi sy, ajo qe me zjen gjakun dhe me zgjidh gjuhen! Qe ne kemi nje Kadare dhe pune e madhe per te tjerat. As nuk e rruajme per gje tjeter.

Le te na ngrohe dhe ne ai diell i madh.

Le te reflektojme edhe ne ndonje rreze nga ai rrezatim i madh.

Le ta shikojne te gjithe, qe edhe ne ndricojme, packa se vetem reflektojme pak nga ai ndricim qe bie mbi ne.

Ti mos u merzit, sepse ajo fuck-ja eshte me te vertete e shendetshme, sepse nuk i drejtohet njeriut Kadare, por nocionit dhe fenomenit Kadare. Eshte paksa si ai rebelimi qe i biri i ben te jatit; eshte e dhimbshme, te therr ne zemer, por po e bere, ben goxha perpara, po nuk e bere, ngele gjithmone nen hijen e kungullit.

Edhe nje dicka tjeter, qe ti e di me mire se une: letersia e madhe (e pranuar si e tille nga parametra objektive, jo nga kritika zulmemadhe e PPU-se smiley ) ndjek ca ligjesi kokforta, te ngjashme me mekanizmin e veprimit te enzimave, ku fare pak emra/vepra, ne analogji ne "qendren aktive" jane ato qe "quhen" dhe kusuri pastaj i letersise mesatare dhe/ose mediokre eshte nje funksion mbartes, mbushes, somatik, prej ballasti proteine shurdhe. Ne kete kuptim, nuk eshte se mbaroi letersia shqipe me Kadarene, por gjasat qe nje i ngjashem te vije prape, jane shume shume shume te vockla dhe futen ne sferen e fatit ose te rastesise.

Shkurt, nuk eshte bere deti kos. Tjeter pune qe zyrtaret tane - te mrekullueshem per agit-prop politik (shih edhe ketu, mos shko larg, se s'kane le gje pa ndotur) - nuk tregojne qe kemi as det, as liqen, mor as edhe pellg. Por...qe te vijme te llafi i pare, deti kos nuk u be. smiley

 Keni degjuar ndonje qeverritar ne keto 20 vite te  kete shqiptuar  emrin Libri ? Ore sa ta kete zene ne goje pa le te kete hapur ndonjer flete te nje libri, ta zeme per cilin te doni Ju. Nuk hapin asnje faqe  ku flitet p.sh, per sa ka parashikuar Nostradamus.Dhe e dini pse ? Se nuk kane me asnje lloj frike.As nga Perendia te cilen as e kane besuar e as e besojne. E kane bere mend se do rrojne gjer kur tu doje qejfi.

  Njeri, trim e persiper gjithe trimave, thote: ...gjer ne vitin 2030 une do jem kryeminister.Nje tjeter,  qe nuk ka hapur kapak libriqe kur  veshi poturet e para e gjer sot, pa prekur e pa  kenduar faqe libri si bie fjala ate per endrrat,  te gjitha endrrat i ka te vetshpjeguara se eshte i lindur per kryeminister.Nuk e di as  te thjeshten fare: Qe opa vdekur ai qe e ka ate vend, nuk e nxe nje tjeter

    Nje i po i ketij soji, edhe pse i ri pati lexuar jo pake, si hipi mbi nje karrige i ra  lodra e femijeve dheprej saj e zuri semundja  madheshtise.Kjo dreq semundje ka sisiptome rritjen e kokes  e cila i krijon idene e madhestise se mendjes te prekurit.Ka gjetur nje cep kryevendi dhe qe aty i duket  maja e majave te botes. Nuk ka liber ne bote, qe  dhe pasi ti hapi vetem faqen e pare apo cilendo tjeter, gjer tek e fundit, te mund  ta bindin per ate qe e dine dhe foshnjat, qe   cilido frymor ne kete bote eshte ...I Perkohshem... ..

  Nga keto vine tragjedite e ketij fakirit popull.Ndaj mos  cingerisni plage qe i dhembin gjithenje ...te vegjelve.Kush pyet per liber e me the te thashe tek neve! Kush ka vjedhur me shume...eshte libri i librave te PANAIRIT  TE MEJDANIT  SHQIPTAR 

E çthua, ata se luajtën menderen as të shtypnin ca abetare për të mësuar shqip fëmijët e emigrantve, kërkoni të paguajnë vend për paraqitjen e librit shqiptarë në panaire.Është e kot tu bësh kritika për asnjë lloj gjëje,mbasi këta as nuk zverdhen as nuk skuqen.

...jeshile pra!

PS: Komplimente Republikes se Kosoves, qe edhe pse e re, perfaqesimin ne boten e librit e bente ne menyre me dinjitoze se Shqiperia.

eshte i njohur  joserioziteti, indiferenca, diletantizmi  etj, i shtetit Shqiptar, kur vjen puna per te paraqitur denjesisht kulturen tone ne evenimente te rendesishme europiane, sic eshte p.sh. ''panairi i librit ne Frankfurt''. s'eshte hera e pare, por shpresoj e fundit....

megjithate mua me ben pershtypje fakti qe Shqiperia dhe Kosova, perfaqesohen te ndara nga njera tjetra.  perse??    a nuk mendojne dhe  shkruajne shkrimtaret shqiptare nga Shqiperia dhe ata shqiptare nga Kosova ne te njejten gjuhe?  a nuk studiohen shkrimtaret nga Kosova ne gjimnazet shqiptare  dhe anasjelltas,ata nga Shqiperia ne gjimnazet e Kosoves, si pjese e letersise shqipe?  a nuk kemi te njejten kulture? une kujtoja se kishim: Nje letersi shqipe....

Po, patjeter qe letersia ne Kosove tek letersia shqipe ben pjese. Dhe nuk qendron ketu dallimi. Dallimi behet vetem tek botuesit.

Po sikur ta shikojme letersine si nje karroce dhe ti mbrehim dy kuaj per ta terhequr para: ne njeren ane botuesit e Republikes se Shqiperise dhe nga ana tjeter botuesit Republiken e Kosoves. Sepse realiteti ky eshte: ata jane mevete.

Tani njeri nga kuajt deshiron te eci perpara, sepse eshte me vital, gjithe energji, i paperkedhelur me statusin si kryehamshor, i etur per te zene nje vend te mire,  kurse kryehamshori nuk deshiron te levize fare nga vendi, perton, turfullon, ngre veshet dhe shtrihet sa gjate gjere pa piken e qejfit. Atehere cfare do te beje kali tjeter? Me siguri, qe do te zgjidhet nga zgjedha e do te marri karroce me vete e do te vazhdoje rrugen per qejf te vet.

Kjo eshte ceshtja. Cfare faji mund tu hedhesh botuesve kosovare duke pare apatine dhe moskokecarjen e botuesve shqiptare?

Pedro, po ç'a pate more djale, ti beniamini i arritjeve te qeverise se Buall Mavrise. Ne vend qe te thuash; Fuck Buall Mavria, si shef i qeverise, qe e ka lene kulturen shqiptare ne pike te hallit, ti thua; Fuck Kadare, a thua se te ka faj Kadareja. Ismaili natyrisht qe do bashkpunoje me firmen qe i jep te ardhura. Me ke te bashkpunoje, me firmat morracake shqiptare. Nuk e ka fajin Ismail Kadareja, per ate gjendje mizerable ne panairin me te madh te librit, jooo, fajin ta ka qeveria dhe organizimi e interesimi i dobet i saj. Do burra shteti ajo pune, jo legene qeveritare qe interesohen vetem per interesat personale te tyre. 

Megjithate faleminderit dhe shyqyr qe na solle informacion nga evenimenti me i rendesishem kulturor ne Europe. Dhe une e kam enderr te shkoj nje here tek ai panair.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).