gjermania_e_bashkuar_2.jpg

Ne naten e 3 Tetorit 1990 mijëra njerëz festuan në Berlin bashkimin e Gjermanisë. Politikanët kishin lënë pas muaj të të tërë negociatash të vështira, përfundimi i të cilave, nuk dihej aspak. Natën kur Rajshtagu i Berlinit përndritej nga një shpërthim gjigand fishekzjarresh, shumë njerëz kishin lotë në sy. Ata ishin dëshmimtarë të një procesi historik, të cilin as gjermanët dhe as njerëzit në shtete të tjera nuk e besonin si të mundshëm. Përmes një revolucioni paqësor, qytetarët e RDGJ-së (Republikës Demokratike Gjermane)kishin përmbysur regjimin socialist, dhe kishin përzënë nga kolltuqet qeveritarët. Në këtë proces nuk ra asnjë e shtënë, askush nuk u lëndua. Në datën e 3 Tetorit 1990, RDGJ-ja iu bashkua Republikës Federale, - gjermanët filluan të jetojnë sërish në një shtet të përbashkët. Presidenti Richard von Weizswcker e bëri të qartë atë natë lidhjen mes bashkimit të Gjermanisë dhe bashkimit të kontinentit evropian: “Ne gjermanët jemi të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë tonë, dhe duam t'i shërbejmë paqes në një Evropë të bashkuar.“


 

10 Komente

 Akoma nuk e kane harru pershendetjen alla Hitler.

SIEG!!!!  smiley

 

Presidenti Richard von Weizswcker e bëri të qartë atë natë lidhjen mes bashkimit të Gjermanisë dhe bashkimit të kontinentit evropian

 Hmmm, interesant me dit' se ca mendon zoti Sarrazin per kete subject. 
 

Zoitit Thilo, ate nate iu tkurr rrezja e syrit te djathte! smiley

 

Ndersa mua bashkimi i Gjermanive me kujton pleqte e Kelcyres... smiley

 

mua me kujton pleqte e Krujes....smiley

Ti e di historine e pensionisteve te Kelcyres apo e thua sa per te rimuar? smiley

me sa di une keta, (pensionistet e Kelcyres), nje dite prej ditesh, para nja 20 vjetesh, organizuan nje mbledhje ku pasi rrahen mendimet gjere e gjate per nja 3 ore te mira, arriten ne perfundimin se 2 Gjermanite....... duhet te bashkoheshin.smiley

eshte kjo historia apo............

 

Gott sei Dank

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).