Shefja Ekzekutive e Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Andrea Gebbeken, thote për BBC se Rinasi ka pasur një zhvillim shumë të mirë,veçanërisht në dy apo tre vitet e fundit, ku pjesa tjetër e Evropës ka përjetuar vështirësi shumë të mëdha nga kriza finanaciare. Sipas saj, vitin e kaluar ka shënuar një rritje prej 10%, dhe aeroporti i Tiranës ishte i dyte pas aeroportit të Rigës me nje diferencë shumë të vogël pas tij.

Zonja Gebbeken, për aeroportin e Kukësit thotë se është pak e vështirë të shikosh ndonjë rast biznesi fitimprurës dhe rentabël për transportin civil, dhe sugjeron se qeveria shqiptare duhet ta zhvilloi aeroportin e Kukësit, si një qëndër të transportit ajror për mallrat, ose siç njihet ndryshe, kargo.

Arben Manaj i seksionit tonë bisedoi me zonjën Andrea Gebbeken.


BBC: Zonja Gebbeken, a është e vërtetë që Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit është një nga aeroportet me rritmet më të larta në Evropë?

Andrea Gebbeken: Aeroporti ka pasur një zhvillim shumë të mirë që kur ne filluam operimin e tij përpara pesë vjetësh dhe veçanërisht në dy apo tre vitet e fundit, ku pjesa tjetër e Evropës ka përjetuar vështirësi shumë të mëdha nga kriza finanaciare. Megjithatë, Aeroporti i Tiranës ka pasur një zhvillim pozitiv, dhe vitin e kaluar ka shënuar një rritje prej dhjetë për qindësh, ndërkohë që aeroportetet e tjera evropiane kanë pasur rritje negative. Mendoj se aeroporti i Tiranës ishte i dyti, pas aeroportit të Rigës me nje diferencë shumë të vogël pas tij.

BBC: Zonja Gebeken, cili është sekreti i këtij suksesi ?

Andrea Gebbeken: Ka disa faktorë të ndryshëm që kontribojnë në këtë sukses. Së pari, shqiptarët janë shumë të prirur për të udhëtuar dhe tani lejohen të lëvizin edhe pse ka kërkesa për viza.  Por numri i shqiptarëve që udhëtojnë është duke u rritur. Plus, që ka shumë shqiptarë që jetojnë jashtë shtetit të cilët vijnë në Shqipëri të paktën njëherë në vit, për të mos thënë dy herë në vit.

Përveç kësaj zhvillimi ekonomik i vëndit, po shkon shumë mirë dhe ka shumë udhëtime për qëllime biznesi në vend që vijnë për të eksploruar mundësitë dhe shanset për biznes. Pa haruar edhe zhvillimin e turizmit, edhe pse shumë turistë të huaj tanimë vijnë me makina nga vëndet fqinje. Por ka një rritje të numrit të turistëve që vijnë nga vëndet perëndimore që duan te eksplorojnë, po them sekretin e fundit në Evropë, pasi Shqipëria ende është shumë e panjohur si vënd.

BBC: Zonja Gebbeken, cili është parashikimi juaj për vitet e ardhshëm për shtimin e numrit të pasagjerëve që kalojnë përmes aeroportit ndërkombëtar të Tiranës?

Andrea Gebbeken: Për gjysmën e parë të këtij viti, ne kemi pasur një rritje prej nga nëntë deri në dhjetë përqindësh çka do të thotë se sërish do të kemi një vit shumë pozitiv në kuadër të trafikut të pasagjerëve.

BBC: Zonja Gebbeken, si do ti cilësonit ju marrëdhëniet me Autoritetin Shtetëror të Aviacionit Civil në Shqipëri? A keni probleme, vështirësi apo sfida që duhen kapërcyer në marrëdhëniet mes jush?

Andrea Gebbeken: Sigurisht qe në çdo vënd, autoritetet e Aviacionit Civil dhe aeroportet janë palë që janë në pozicione të kundërta, deri diku. Por nga ana tjetër atyre u duhet që të bashkëpunojnë ngushtë me njeri-tjetrin për të zhvilluar aviacionin civil në vënd.Dhe në ketë pikë, Shqipëria nuk bën përjashtim. Ne punojme shumë mirë se bashku për çështjet e përditshme operacionale. Sigurisht kemi një sërë çështjesh të cilat i diskutojme rregullisht, por asgjë të jashtëzakonshme.

Sa i përket sfidave që ju përmëndet, unë do të thoja se qeveria shqiptare ka ratifikuar Kodin e ri Ajror në fillim të vitit 2009, dhe mbi bazën e të cilit operon Autoriteti i Aviacionit Civil, do të ketë një lloj impakti edhe në punën tonë sigurisht.Kjo do të jetë sfida kryesore e së ardhmes, dhe së bashku me linjat ajrore, Autoritetin e Avicionit Civil dhe Kontrollin e Trafikut Ajror, do të duhet të përcaktojmë rrugën, ku industria e aviacionit civil do të duhet të ecë.

BBC: Ju përmëndet impaktin që do ketë Kodi i ri Ajror, në punën tuaj, a mund të jeni më specifike për këtë që thatë?

Andrea Gebbeken: Përshëmbull, Autoriteti Civil Ajror tashmë është njësi e privatizuar dhe ka vetëmbështetje financiare për kostot dhe të ardhurat dhe nuk varet më nga buxheti i shtetit. Nga ana tjetër, Kodi i ri Ajror përfshin një numër rregullash dhe kërkesash që janë tashmë të zbatuara nga BE, si përshëmbull si të liçensohen aerodromet, apo linjat ajrore, e kështu me rradhë. Dhe këto janë disa nga pikat që duhen zbatuar.

BBC: Zonja Gebbeken, një nga tendencat e botës së sotme, është përhapja e fenomenit të linjave me kosto të ulët. Deri në çfarë mase është i përgatitur Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës për fluturime të mundshme po them të linjave të njohura si Easyjet apo Ryainair në Tiranë, psh?

Andrea Gebbeken: Ne jemi të gatshëm ti mirëpresim këto linja këtu dhe tu tregojmë ambjentet dhe kushtet në aeroportin tonë. Deri më tani nuk kemi pasur kontakte me këto linja dhe kjo është lënë për të ardhmen. Varet edhe si e perceptojnë këto linja Shqipërinë.

Por për këto linja ajrore më e rëndësishme është zona që mbulon pasagjerët potencial, por ne bashkë me Autoritetin e Aviacionit Civil, duhet ti bindim këto linja se kjo zonë në Shqipëri është shumë e mirë.

BBC: Zonja Gebbeken, ka edhe një aeroport tjetër në Shqipëri. Fjala është për aeroportin e Kukësit. Me çfare syri e shikoni ju këtë aeroport në vitin e ardhshëm?

Andrea Gebbeken: Ju me siguri do të jeni në dijeni të klauzolave të marrëveshjes konçesionare, e cila na jep ne ekskluzivitetin për fluturimet ndërkombëtare.  Qeveria shqiptare na ka kontaktuar për të diskutuar këtë çështje për heqjen e këtij ekskluziviteti në bazë të kushteve të caktuara, dhe ne kemi shprehur gatishmërinë për diskutime. Do të thoja se përsa i përket aeroportit të Kukësit është disi problematik, pasi është i vendosur shumë pranë aeroportit të Tiranës, dhe aeroporteve kryesore të vëndeve të tjera fqinje.

Ndaj është pak e vështirë të shikosh ndonjë rast biznesi fitimprurës dhe rentabël për zhvillimin e aeroportit të Kukësit. Ne, më parë, i kemi sugjeruar qeverisë shqiptare që të zhvilloi aeroportin si një qëndër të transportit ajror për mallrat, ose siç njihet ndryshe, kargo. Është çështje e vështirë, nuk është një zonë me popullësi të dëndur, dhe për mendimin tonë, është disi e vështirë për të zhvilluar aeroportin e Kukësit.

60 Komente

ahahahahahaah

ahhahahahahha

o c'u kenaqem

ene ato qe quhen municipal airfields ktu kane nga 3 apo 4 terminale...

kto duhet ti thon - fusha ajrore e rinasit ahahahahaha

Suedia ka 52 aeroporte. Me i vogli prej tyre eshte me i madh dhe me njerzor se Rinasi. Ta shpifin me ata gjyspolicet gjyse roje  qe rrine ke daljet e parkingut gjoja modern. Kane fillu edhe keta te huajt (si kjo gjermanja a ca eshte) me u ba mentalisht ne logjiken "s´ka si ne". Gjynaf!

Paska patur rritje 10%?! Dmth nga 500 pasagjere/dite paska shkuar ne 550/dite!!!! Nje bum i vertete........

Rinasi eshte nga aeroportet me te shpifura ne europe, ne mos me i dobeti persa i perket kryeqyteteve. Parkimi i avioneve si furgona tamam perballe sektoreve te pritjes, vonesat e pafund, profesionalizmi i ulet i policeve qe nuk dijne akoma te perdorin kompjuterin, parkimi me ca rrugica super te ngushta etj. etj. e bejne aeroportin te duket me shume si stacion autobuzi. Kompani si RyanAir vertet jane low cost por kane plane strategjike kur zgjerojne sherbimin e tyre, nuk do zhyten me koke ne Shqiperi mqs rinasi u zgjerua me 10%.

E te mendosh qe i dhashe leje vetes te ndryshoj titullin, sepse ai origjinali ishte "Aeroporti i Rinasit i dyti pas Riges ne Europe."  BBC dhe cereal eshte mengjesi im, por BBC ne shqip nuk eshte ne lartesine e duhur.  Titujt sensacionale luajne shpesh here rol negativ per lexuesit e vemendshem.  

Artikullin e solla me shume edhe per ceshtjen e aeroportit te Kukesit, qe qeveria e cileson si projekt me vlere. 

project me vlere? Kjo gjermanja thote:

... për aeroportin e Kukësit thotë se është pak e vështirë të shikosh ndonjë rast biznesi fitimprurës dhe rentabël për transportin civil, dhe sugjeron se qeveria shqiptare duhet ta zhvilloi aeroportin e Kukësit, si një qëndër të transportit ajror për mallrat, ose siç njihet ndryshe, kargo.

Sipas cdo lligji per bisnesin apo kompanite, kontrata qe kjo kompania Gjermane ka bere me shtetin Shqiptar me nje clause qe te mos perdoret aeroporti i Kukesit eshte e pavlere se anashkalon konkurencen dhe ben MONOPOL qe eshte i demshem per cdo vend (dhe i jashtligjshem), jo me per Shqiperine qe ka vetem nje aeroport per fluturime nderkombatre. Te Kukesit don ta marre kjo kompania gjermane deri kur te mbaroje kontraten e Rinasit, por pa paguar shtetin ...vetem qe eshte duke pranuar ta fuse ne pune, dhe qe te mos i jepet tjeter kuj ne perdorim - prape do monopol

Eshte e vertete qe qeveria (qeveritaret duke ndjekur interesat personale per tu bere te pasur me aeroportin e Kukesit) kane kerkuar qe te lejohet te hapet per pasangjer, por kjo kompania gjermane ka kerkuar shuma marramendese per ta lejuar qe te hapet per pasangjer ...se kane ate clausen qe u shiti qeveria e atehershme kur moren Rinasin!

Pse i gjithe veriu te udhetoje nga Rinasi kur fluturimet do ishin me te lira nga Kukesi. Sa per Rinasin si ndertese, Une kam punuar dikur kur ndertohej nje magazine per mjete shkollore, krejt elektronike dhe me madhesi nja 2 here me e madhe se Rinasi

E kane fjalen per ritmin e zhvillimit, jo nivelin e cilesise. Dmth, nderkohe qe te tjeret nga 8 kane shkuar ne 9, ky i yni nga 2 ka shkuar ne 5.  Ne kete kuptim.

dajoshi ke shume te drejte. aeroporti i rinasit ta shpif. por me shume ta shpifin njerezit qe punojne ne te me mosprofesionalizmin e tyre.

Ndersa zonjushat ne sportel surratseska - s'e kam marre vesh pse-ne, ende.

 Nga tirana der ne rinas ka vec 1 tabele qe te tregon se po shkon drejt aeroportit, kjo diku aty te koncesionarit Benz pervec nje tjetre te zogu zi. Rruga naten nuk ka asnje ndricim.

Sa per inatin e sportelisteve, ai nuk ekziston vec ne aeroport por edhe ne mjedise te tjera. Bile sic jane sportelistet e zymta jane edhe njerezit te cilet i drejtohen ketyre sportelisteve.

Po genjejne dhe gjermanet tani.

I ka blere Sala.Sa i fort paska qen maloku mer jahu.

 Nuk eshte se po genjejne, nuk tha njeri qe genjejne, thjesht po hiperbolizohen numra qe bazohen ne nje realitet me te trishte. Aeroporti i tiranes eshte i nje standarti minimal.

Aeroportin e kuksit ta përdorin për gara pirate me makina të modifikuara si përdoret gjadri smiley

he mo cne gjith ky inat. para disa javesh isha ne aeroportin e shkupit dhe u tremba!! rinasi dukej para atij si wall street para rrugicave te kamzes!! pjesa me gallat esht se per te shkuar deri tek avioni, ska autobus, por turma prej 150-200 burrash e grash ecin krenare ne rresht mes permes fushes derisa mberrijn tek avioni qe esht disa dhjetera metra larg nga hyrja. dhe pyeta tek ca miq qe jetojn ne shkup, dhe kjo ndoh gjithmon, skane fare autbousa per kte sherbim. plus qe sportelistja qe me kontrolloi dokumentat (apo police, se mora vesh ca ishte) kishte vesh nje kemishe te zberthyer sa i dukeshin dantellat e sutjenit dhe kishte ven nje buzkuq portokalli qe si ngjyre perdor vetem tezja ime 62 vjec, nag te gjith njerzit qe njoh

e vetmja gje qe me ben pershtypje ne rinas esht se security esht minimal. njeher (para disa muajsh) isha me vonese dhe kalova pa kontrollin e metaleve apo te me kontrollojn valixhet, por thjesht hyra te ajo porta qe duhet te identifikoje metalet dhe kalova direkt tek hyrja, me pas me autobusinb vetem per mua deri tek avioni (aty pastaj mora nje te bertitur nga nje shqiptar-pjes e stafit, qe thash shyqyr sme gjuajti me shpull me aq nerva sa ishte)

Nuk e kuptoj pse komentet jane kaq negative. Eshte fakte qe Rinasi eshte aeroporti i dyte ne Evrope ne aspektin e ritjes.

Gjithashtu, eshte nje mije here me mire nga c'fare ka qene perpara 6-7 vjetesh, dhe eshte pakez me i mire nga aeroportet e rajonit. Githashtu, me i madhe se aeroportet e rajonit (kame ne mendje shkup, prishtine, sarajeve se vetem nje gomarre krahason tiranen me Beogradin, Athinen dhe Stambollin).

Nuk shikoje ndonje zgjuarsi ne zmadhime te tipit Suedia ka 50 aeroporte me te medhenje, apo amerika i ka aeroportet municipale me 3-4 terminale. Perkrundazi tregon se sa pak te lidhur me realitetin dhe me temen qe komentojne disa njerez jane.

 Kam qene aty kur u ndertua aeroporti i Kukesit nga emiratistet e bashkuar arabe. Per nder ne kohe rekord e kane bere dhe goxha pune me standart. Megjithate per qellim te perkohshem. Me e bukura ishte qe ndersa arabet punonin, nuk ndihej njeri, por sapo e mbaruan filluan te dalin "pronaret" kukesiane te tokes qe donin ndonje lek. Atehere arabet nxorren urdher qe nese dikush do t'u afrohej telave me gjemba do ta qellonin. Do ti qe kukesianeve nuk u besohej dhe njeri vajti ta provonte. Dhe sapo vajti te kalonte gardhin, t'ia mbeshtjell nja dy tre plumba arabi qe ia nxorri gjurin e majte jashte perdorimit. Ca kukesiane qe po e shihnin deshen te afroheshin gjoja per hakmarrje, kur tatata nje t'ia rrasur edhe nja dy ushtare te tjere ne drejtim te atyre qe po afroheshin dhe plumbat e ngriten pluhurin duman vec nja tre-kater metra para tyre. Kur e pane kukesianet qe ketu nuk vepronte forca kerkuan bisedime sipas "kanunit". Long story short, arabet i thane qe asnje civil nuk lejohej te afrohej me shume se 10 m afer telit me gjemba dhe asnje ushtar nuk lejohej jashte. E nderkohe qe i plagosuri ulurinte si derr e i shkonte gjaku curge nga gjuri, u ra dakort qe kukesianet ti hidhnin nje litar nga distanca dhjete metra e ta terhiqnin pa u afruar ne gardh. Dhe ashtu mori fund ai muhabet.

Nuk di nese pastaj fshataret e cuan ceshtjen ne gjykaten e Strasburgut, por fushes se aviacionit nuk i bente me njeri karshillek sa kohe qe ishin arabet atje.

hey po qysh me cudite mor!!!!!!! po Une kur ishte i pa asfatltuar ai aeroporti ja futshem neper aeroport sa here beja rrugen Kukes-Bice, le qe benim prova se sa km njerr makina, kur ishte prish rruga e vjeter se nuk kishte as gardh dhe as roje. Le mo se Shtiqni kan bo pallate duke vjedh ne aeroport. Dhe kete historine nuk e di se ne cfare liber prrallash e ke degjuar (jo lexuar), se as policia nuk qellon ne Kukes (pyet cdo shef policie, vetem ne Kukes nuk kane qejf te shkojne), jo mo Arabet qe nuk u lejohej te mbanin arme ...kanun pa kanun ai Arabi i prralles do ishte vra!

Ty pale cfare te kane bere Kuksianet meqe e the ate prrallen e shpikur ...dhe nxjerr inatin me neper internet

Smund te thuash se Rinasi ska te share, dhe as gjermanka spo thote kete.

Shifrat jane te verifikueshme.

Aeroporti dhe infrastruktura duhen ndare nga sherbimi dhe mentaliteti apo turinjte e shqiptareve.

Rinasi eshte me mire se shume airporte te vogla qe une kam pare, madje dhe disa jo fort te vegjel. Se kuptoj pse duhet krahasu me Suedine a ku di une se ca. shqiperia eshte vend i vogel , i varfer, andaj dhe fluski i trafikut ajror sdo jete qamet.

Do dosha qe qeveria te rinegocionte kontraten me keta monopoliste...por vari trajsen thu

Dikur Rinasi ishte nje turp...sot eshte i pranueshem

 Me c'kuptoj une, kjo gjermanka thote qe per peshen e vet Rinasi eshte kampion. Askush nuk thote qe rref Kasius Klein.

Po, dhe une e besoj.

Vetem se nuk eshte per merite te tyre e gjitha.

smiley

tashti me thane te drejten,se ma kujtut me kto ankesat, kur menoj surratderrat qe te presin neper airportet e botes, kta tonet me duken yje.

ato surrat nazistet e airporteve gjermanike, katunaret gati analfabete ne airportet italiane, ene si qershia mbi torte zezaket bythederre e turipalle bashke me koreanet qe i varen pantallonat dhe me surrat ziliqari neper airportet metropolitane hamerrikane !

 Me te huajt po, Ruzho, po jo me "doren tone". smiley Personalisht kur po shkonim njehere ne Disney Florida per ditelindjen e goces, polici i kufirit nxorri nje pese dollareshe nga xhepi dhe ja dha goces qe te blinte nje Mickey Mouse per ditelindje. Kurse atyre "te kafteve" kam pare qe u kalonin ne skaner edhe brimen e b*. Pa shaka.

Them se tani qe iu boni edhe ju Sala me pashaporta, do e shifni ndryshimin. smiley

ah m'fal

sdi gjo, se une si e huj kam udhtu gjithnji smiley

still, nuk ndryshon nai gje e madhe, surreterit po ata jane

dava policesh pash zotin

P.S. Sa per pashaportat e reja, ja ta qyrim i here, po na dul nai lek teper gjer m'vit t'ri smiley

 

puntoret amerikane ne aeroporte jane te pergjegjshem ndaj udhetarve, ndersa kto cupelinat e rinasit kujtojne se jane atje si *** te bukur dhe jane shume te bezdisshme ne sherbim....biles kan per borxh te te cajne trapin per hicgje dhe bejne si shpirt i keq kur u kerkon emrin per ti raportuar smiley

sa per aeroportin, prape them qe duhet quajtur fushe ajrore...ose mihone me bace betoni..

sidoqofte, ju jeni krenar per shum cikerrima kshu qe ju lejohet krenaria e kote dhe per kete

sidoqofte, ju jeni krenar per shum cikerrima kshu qe ju lejohet krenaria e kote dhe per kete

ah c'na e TM  dhe ti er noshke .....

Rinasi eshte aeroport i mire do thosha une, te pakten shume i mire ne krahasim me aeroportet e europes lindore ku akoma ka bare me mushama siper tek cepi aeroportit etj si aeroporti i beogradit qe zakonisht ne rastiin me te mire kundermon era urine.

Sa per madhesine aeroportet nuk behen te medhenj nga qejfi por nga kerkesa. Per aq pasagjere sa ka aeroporti i Tiranes eshte i paster i bukur dhe i rehatshem. Kurse sa per turinjte e shqiptareve shume bukur me jan dukur mua zakonisht, biles shume here me bukur se turinjte e zyrtareve te emigracionit ne vendet nga ku flasin disa qe kritikojne aeroportin e Tiranes. Mendoj se Rinasi perfaqeson Shqiperine shume realisht per pasagjeret qe zbresin.

 Evropes lindore? E ka pare ndonjehere aeroportin e budapestit?

Sa pasagjere ka aeroporti i Budapestit dhe rrjedhimisht sa te ardhura gjeneron? Mund te flas per aeroporte ketu ku jam une ku kalojne shume me shume pasagjere dhe mallra se ne Tirane por qe nuk jane aq te bukur apo te rehatshem.

i Budapestit eshte shume i mire, Rinasi eshte si i Bratislaves

 Z. Gebeken, sa ishte nr i pasgjereve para pese vjetesh? Sa eshte sot? Perqindjet di gjithsekush ti llogarise vete. Ne sa aeroporte kishte fluturim direkt para pese vjetesh dhe sa eshte nr tani. Sa kompani prestigjioze kishin fluturime para pese vjetesh dhe sa jane tani? Sa prej tyre mendojne ta perdorin Rinasin si aeroport tranzit?

A eshte e mundur te shikosh statusin e fluturimit live online? Si shkohet per ne Rinas? A ka "lost and found" ndonje nr tjeter telefoni, se ato qe jane aty ne faqen tuaj nuk pergjigjen.

Keto jane  pyetjet prej te cilave une do te doja pergjigje.

Nejse, pavaresisht nga verejtjet, une do te doja gjithashtu qe psh. ministrite te ishin ne lartesine e aeroportit te Rinasit. 

Une mund te them qe aeroporti i Rinasit (i riu) me eshte dukur i mire dhe nuk eshte per tu share! Krahasojeni me te vjetrin (per ata qe kane udhetuar ne ate kohe) dhe nuk eshte veshtire te shikosh qe ndryshimi eshte si dita me naten! Po ashtu ne krahasim me aeroportet e vogla qe kam pare (Europe e jashte Europes) nuk ngelet mbrapa por me mire le shume te tjere mbrapa!

Nga eksperienca personale - sherbimi eshte i mire dhe mundohen ta bejne ne nje nivel qe ne pak vende mund te ndeshet ne Shqiperi!Personalisht nuk kam pasur ndonje problem ose ndonje ndryshim ne nivelin e sherbimit qe kam pasur ne ndonje aeroport tjeter! Dhe nuk ka asgje te keqe se eshte i vogel!!!!!!

Per shifrat - eshte krejtesisht normale qe rritja e kompanive matet me %. Po ashtu eshte normale qe % per kompanite e vogla eshte nje shifer me e vogel!!! Por edhe nje rritje modeste perseri eshte pozitive dhe nuk ka pse te ngjalle panik midis peshqve! smiley

Natyrisht me liberalizimin e vizave do te rritet edhe trafiku keshtu qe % do te kapi shifra me te medha atehere! smiley

Sa per infarastrukturen sociale dhe teknike si dhe nivelin arkitektonik te Rinasit ne krahasim me ato qe kam pare une eshte aty ke mesataret, natyrisht ketu luan dhe nje rol te madh se si do te mirembahet dhe zhwillohet ai si objekt. 

Fakt eshte se ne shqiptareve 'komshite evropiane' nepermjet politikanve antishqiptare qe marrin 'rroga' nga taksat e shqiptareve na e kane ulur koken deri ne virme te h.... dhe keto gjera te vogla ne duken si mrekulli ne qiell te paster.

 

Une do te thoja se kur del nje gjermane dhe thote qe pazari po i hecen mire, ne duhet te nenkuptojme se fitmi eshte shume i majme.

Nga ana tjeter shiqptaret duhet ti therrasin mendjes sepse cmimet e avjonave per tirane jane skandaloz 'high'.

Vjen - Tirane ( shkuar - ardhje ) 470€

Vjen - New York, Florida, Boston, DC ( shkuar ardhje ) 190-230 €

 

 

 

  

 Personalisht edhe mua aeroporti i Rinasit me duket shume i mire per rrethanat se ku eshte. Jo per gje por duhet krahasuar edhe me situaten se si jane portet apo pikat e tjera kufitare, dhe lehtesite qe te ofrojne ato. Nderkohe qe jam i mendimit se nje firme koncesionare nuk e kane lene mendja te investoje me shume se sa parashikon trafikun per aq kohe sa ajo e ka aeroportin ne shfrytezim.

Une nuk kam patur ndonje rast me "turiseze" sporteliste dhe sjellja e tyre me eshte dukur shume normale (nuk besoj se ka ndonje ne Shqiperi te te sillet me me shume dashamiresi sec duhet - sipas vendit dhe kuvendi). 

Pjesa ku calon aeroporti eshte pikerisht marreveshja koncesionare (qe per hir te se vertetes nuk e ka fajin firma por qeveria - Or Rinas te hengert tenja, ma keshe te keqen brenda). Me ato kushte favorizuese qe kane marre keta aeroportin mendoj qe dhe shume mire sillen biles. Ekskluziviteti i fluturimeve nderkombetare eshte nje nga vjedhjet me te medha qe Tosi i Nanos i ka bere xhepave tane, dhe per fat te keq do te na duhet ta vuajme edhe per shume vjet. Per ngushellim, kam degjuar shume histori te ngjashme per ne Europen Lindore (p.sh. Poloni). Me e keqja eshte se ketyre te aeroportit sapo i ra dhe llotaria (liberalizmi i vizave) dhe nese nuk lirojne nje cike doren kane me na e mbeshtill edhe me shume... mbahuni burra... dhe gra smiley

Me thone te drejten s'kisha qejf me i dal ne krah ksaj kokuqes, po kur shef qe ka shqiptare qe meqe kane pa JFK dhe Heathrow fillojne te cajne trapin, te vjen te pellcasesh. Rinasi qe perpunon me pak se 1.5 milione pasagjere ne vit eshte shume here me i mire sesa te gjithe aeroportet qe perpunojne nga tre milione neper Europe. shume here me i mire ne te gjitha pikpamjet, sherbim, pasterti, korrektese, arkitekture, cilesi piste etj. Me kete numer pasagjeresh, 1 - 3 milione ne vit, aeroportet jane pergjithesisht aeroporte bythe neper europe, bergamo, frankfurt hahn, skavsta (meqe ergoni paska pa qe qenkan me te mire ne suedi) e dhjetera te tjere. Keshtuqe .... si shqiptari shqiptarit .... mos na cani trapin me dengla

swed, duke lene menjane carjet e tr@pit dhe pa ofendime, krahasimi duhet bere me aeroportet e kryeqyteteve te tjera europiane. Personalisht nuk kam problem me stafin e aeroportit por vetem me policet e kufirit dhe ata qe verdallosen si bicim security. Kur vjen ne kufi nga jashte, polici as nuk te sheh ne sy dhe as te uron mireseardhjen (kjo eshte e rendesishme per njerez qe vijne rrallehere). E kunderta ndodh kur kthehesh ne JFK (po e marr si shembull) dhe polici te uron mireseardhjen ne shtepi dhe ben shaka me femijen tim. Nejse, kjo eshte ceshtje kulture qe kerkon kohe te ndryshoje.

Duke konsideruar qe Tirana eshte ne zemer te europes juglindore, numri dhe cilesia e linjave dhe avioneve le per te deshiruar. Nr i vogel i linjave ndoshta shpjegon edhe faktin qe biletat per shqiperi jane super te shtrenjta. Te jem i ndershem nuk jam ndonje udhetar i madh dhe nuk i njoh aeroportet e tjera europiane. Koncentrimi i pasagjereve ne pritje eshte maksimal. Duke shtuar ketu qe ne jemi milet qe nuk durojme hic, ngjeshja behet edhe me e sikletshme. Avionet qe ulen ne Rinas ke frike me i pa me sy, shumica duken si karroca te dala boje.

Shkurt, eshte shume me mire nga c'ka qene por mund te ishte akoma dhe me mire. Rinasi i dikurshem nuk ishte aeroport, por thjesht nje zyre hetuesie e adaptuar si aeroport.

Personalisht e kritikoj jo se me behet qejfi qe nuk eshte ashtu sic e dua une, por sepse e dua te jete shume i mire sepse eshte imazhi i pare i fytyres sone si shqiptare. E du fort at vend dhe dua ta shoh perfekt. smiley

ore swed, se te ka ngel shtiza e flamurit te kuq ne b*the e s'po te le te flasesh tamom. une kam udhetuar ne gjithe ameriken neper kliente. ne car aeroporti te duash kam ikur dhe asnje nuk eshte aq i vogel sa rinasi dhe aq klaustrofobik. Rinasi eshte 100 here me mire nga m*ti qe ka qene, po kjo s'do te thote te degjosh brockulla si keto me siper....

e thashe dhe njehere me siper ...qe ju lejohet te krenoheni me rinasin..se juve per ca nuk krenoheni.

fusha ajrore e rinasit  - kshu e ka emrin

Ku qendron kritika jote per aeroportin e rinasit? Tek pista e uljes? Ajo eshte mire, tek sherbimi nga avioni ne aeroport? Ai eshte mire gjithashtu me autobuza, kur ne vende te tjera ska fare. Tek ndertesa vete? Besoj se eshte ndertese e mire per aeroport, pergjithesisht aeroportet ndertesa mediokre jane.

Pra kritika jote mendoj eshte qe na qenka aeroport i vogel. Kjo eshte e vertete, por vogelsia e atij aeroporti nuk prek fare cilesine e sherbimeve ndaj pasagjerit. Une kam zbritur ne aeroporte dhjete here me te medha dhe kam pritur 40 minuta per te dale jashte. Nuk duhet te krahasohesh me Ameriken e cila ka lluksin ti kete ndertesat me me shume hapsire se ne europe. Shqiperia eshte vend i vogel, duhet te vish ne europe te shohesh aeroportet e europes dhe ti krahasosh, kurse amerika e australia jane ndryshe sepse kan lluksin per te qene. Rinasi eshte i paster, i rehatshem, dhe nuk ka mungese sherbimesh. Kaq ka rendesi.

Ja shembulli tipik i provincialeve qe mburren me "une kam shetit kete" e "une kam shetit ate" dhe krahasojne nje popull 300 milionesh e me potencialin me te larte boteror, me nje popull 2.5 milionesh qe ka dale nga diktatura me varferuese.

Ik e pastroni shtepine e largoni merimangat e copat e pices nga divani, se me liberalizimin e vizave do t'ju vije farefisi e do te felliqeni. S'do te keni me me c'te mburreni me katunaret qe ju vene veshin.

jo po ne qe kemi pa nuk dim. juve qe s'keni dal ndonjehere nga kopshti shkembor...ju i dini te gjitha.

Ne lajm po te thuhet qe pavaresisht se aeroportet ne pergjithesi kane pasur kriza, ky i yni nuk e ka ndier aq sa te tjeret dhe ritmi i zhvillimit eshte me i larte se ne vendet e tjera, jo se eshte me i mire se ne vendet e tjera. Ritmi i zhvillimit. E kupton? E ben dot dallimin? Kerkoje te fjalori "Shqipja per katundaret e trashe" se mbase e ke me figura shpjegimin aty.

jo po ne qe kemi pa nuk dim

 

lol... o nari, ik puno qe te mburresh tamam kur te vish te katuni yt per vit te ri!!

 ti je...merre me Long se mishi mbaroi

noshke, qe te jemi te qarte, si fillim nuk me rruhet k**i fare sesa aeroporte ke pa ti duke udhetuar neper kliente. fakti eshte qe aeroportet jane te mire/te keqinj ne varesi te numrit te pasagjereve dhe kur do ti krahasosh eshte kjo qe perdoret si baze krahasimi jo koqizma te llojeve te ndryshme.

PS. une kam pa i autostrade me 7 korsi ne secilin krah ne arabi saudite. ke pa ti kshu?

Nr. i pasagjereve ne 2008

Boise: 3.185.006

Tirana: 1.267.041

Aircraft Operations ne 2008

Boise: 145.013

Tirana: 19.194

Hajde krahaso gjo ti po deshe

 ik shif statistikat tek boise se i ka me pdf  - 200,000 ne muaj ndersa Rinasi 1.5 meleone ne vit sipas ktyre.

dmth...ne nje rang sipas klasifikimit tat...

ore rinasi ka koncesion 20 vjet, dhe per 20 vjet, qe nga fillimi i koncesionit, nuk hapet dot aeroport nderkombetar tjeter ne shqiperi. tani krahasoni pak sa lek i bie per 20 vjet ekskluzivitet???  sa na qenka zgjeru rinasi???? sa terminale???? ca investimi eshte bere??? etj etj pra shume gjera mund te ishin me mire ....sigurisht.

po ketij muhabeti thone qe te kishte halla k..e

ne skemi b... ( shteti) me negociu kontrata keshtu qe rinasi eshte lule per mendimin tim, duke marre ne konsiderate rrethanat.

 

PS

dhe normal qe biletat jane shtrenjte

kush e di ca taksash paguajne kompanite per ulje ngritje nga rinasi

e ke ne bilete £79 tax  Rinas - Heathrow, nuk e di si ndahen por do ishte mire ta dinim

 Ecpxz, kam frike se e keqja eshte bere tashme. Persa i perket negocimit te kontrates as mos e shpreso ne rast se firma nuk sheh ndonje leverdi nga ky rinegocim. Eshte ceshtej cost-benefit. Qeverise nuk ja vlen tí marre persiper kostot e rinegocimit pasi me se shumti jane emigrantet ata qe i paguajne "kikiriket e kripur" te Rinasit. Qeverise as nuk i plas se sa paguajne emigrantet, keshtu qe nuk ka pse harxhon taksat e shtetasve qe te ule cmimet e biletave (shifrat e turizmit i fryn me kosovare qe vijne me kerra dhe me speca neper nje tunel po aq te shtrenjte)... Pra mik i dashur personalisht nuk shoh ndonje shprese rinegocimi, me se shumti eshte qe rinasi te behet pak me "liberal" karshi low-cost qe fluturojne ne oret off-pick (sic e thashe edhe kjo do varet nga llogarite e gjermankes, qe deri me tani sic duket nuk i dalin hesapet aq mire)... smiley

kam frike se jemi dakord pak a shume tek 100%; lool.

po thuj, do zoti si thote gje frangaj me fevzon atij > sales < per aeroportin e kukesit, se ka mundesi qe tia prishin mendjen dhe e rinegocion me "gjermanken" ekskluzivitetin....

 

Si aeroport Rinasi eshte normal per mendimin tim (duke marre parasysh dhe qe eshte i mire per nivelin tone). Nqs do merrej parasysh zhvillimi i ardhshem ama do duhej te ishte dyfish me i madh. Kur e krahason pastaj me nivelin e taksave qe aplikon Rinasi atehere nuk ke si mos te nevrikosesh. E krahasova nje udhetim nga Budapesti ne Tirane mqs eshte udhetim direkt me ate nga Budapesti ne Podgorice. Taksa per Tiranen ne bilete eshte 115 EUR kurse per Podgoricen eshte 61 EUR pra gati dyfish. Nuk jam kundra kontrates, por 20 vjet, me kete nivel taksash dhe eskluzivitet aeroporti nderkombetar, jane me te vertete shume.

Prit sa te liberalizohen/hiqen vizat kur te shikosh qe fluksi i Non Terezes te rritet 50%. E ca pastaj? Kur u liberalizuan pjesa me e madhe e cmimeve te mallrave dhe sherbimeve, inflacioni u hudh perpjete si te ishte shatervani tek Zogu i zi (a e keni pa se sa shemtut e hudh shurren? tamom si bilja ime e shtremet). E ca pastaj? Ne Mars te 1997 u zhduken te gjithe policet dhe oficeret dhe te burgosurit u larguan nga burgjet. E ca pastaj?

Ah po ky aeroport sot eshte shume me i mire se ai morri qe kishim me pare. Por vetem kaq, krahasim mrena vendit.

 Koncesionet jane me vite, s'ka asgje per te pasur problem.

Shoh nje megalomani dhe krahasim te tepruar te shqiperise me vendet e medha. Pse duhet te kete Shqiperia aeroport te madh sa te vendeve me nga 20 deri ne 100 here popullsi me shume?

Pse duhet te kete dy aeroporte udhetaresh, nje vend kaq i vogel, kur mjafton te rregullohen rruget dhe nga cdo cep i Shqiperise te aeroporti shkohet ne pak ore? Prishtina ka aeroport, nuk eshte se perfshihen edhe kosovaret po te behet aeroporti i kukesit per udhetare.

Kur keta qe kane aeroport, thone qe s'ia vlen nje tjeter, sepse nuk ka te ardhura, do te thote qe as ky qe kemi nuk ka pse te jete me i madh. Plus qe mesa di, nje pjese tjeter eshte ende ne ndertim.

 

 Sa per koncesionet.

Koncesioni 20 vjecar eshte biznes i mire. 20 vjet s'jane shume ne raste te tilla. Prandaj dhe cmimet keto 20 vjet kane per te qene shtrenjte.

Perderisa shteti yne s'ka pasur para ta beje vete, koncesioni me afat eshte zgjidhja. Mendoni vetem qe po te ishte dhene me koncesion qe ne vitin 1990, tani do te kishin mbaruar 20 vjetet.

Po te ishin dhene shume gjera te tjera me koncesion, rruge e fabrika me nga 50 vjet, tani do te kishte kaluar 40% e kohes se koncesionit dhe zhvillimi i yne si shtet do te kishte qene shume i madh.

Por kush do t'i bente keto? Berisha ne 1992-1996-en, ato fabrika e pak gjera qe kishim i shkaterroi dhe i ceopetoi. 
E ktheu vendin ne nje toke ku VIP-at ishin kriminelet dhe asnje i huaj s'do te donte te shkelte. Cdo lagje kishte kapot e vet. Kush donte, zaptonte e pushtonte e vriste. 

Pse u shkaterruan fabrikat e tekstileve, e plastikes, te qelqit, e traktorit, fermat... tokat e bukes... te gjitha ato punishte e gjera qe mund te jepeshin me koncesion? Sado te amortizuara te ishin, stafi i trajnuar ishte gati ne ate kohe, me inxhiniere e me punetore, ende pa marre dhene neper emigrim. Po te duhej shpenzim i madh per amortizimin, koncesioni do te kishte qene afati i koncesionit me i gjate.

nuk u be sepse Berisha e kishte mendjen te linte larot e vet te zaptonin tokat e lira e te ndertonin aty me tullat qe vidhnin nga fabrikat.

Nuk u be sepse berisha nuk rrezoi shtetin komunist, por rrezoi shtetin si shtet! Komunizmi ra vete, ne te gjithe europen. Nuk u be sepse Berisha ne ato vite vuri diktature ne politike dhe anarki ne shoqeri, forma me e demshme e nje sistemi. Gjakderdhjen qe ne vendet e tjera e solli perballja me komunistet, per t'i rrezuar, te ne ajo gjakderdhje erdhi nga Berisha ne 97-en. Gjakderdhje qe me shume se gjak solli shkaterrim te ekonomise ne faze maksimale.

Ketu te ne, Berisha, ne vend qe te bente pune ato 4 vjet, 92-96, volli vetem vrer dhe percau popullin, i shkaterroi si shoqeri dhe u vodhi edhe shtepite me firmat. Ato pak gjera qyteterimi qe jane ndertuar, te ne kane nisur te ndertohen qe nga viti 1998 e tutje. Keshtu qe s'jemi keq, per 12 vjet pune qe eshte bere. Ik e pyesni se si kane qene ato vendet e medha 12 vitet e para pas varferise se tejskajshme, si ajo qe kemi pasur ne ne komunizem.

Keshtu qe, duke i ditur keto, c'keni qe derdellisni per aeroportet e botes qe i ka kaluar keto faza kafshesh ne pushtet qe para 200 vjetesh?

Mos duhet t'ju kujtoj se si ka qene Shqiperia ne kohen e zogut, nje fshat gjigant mesjetar e lindor? Mos duhet t'ju kujtoj tollonat ne komunizem? Apo thaset me miell e ushqime ne 1997-en? 

 Aeroporti i Rinasit është i pastër, i bukur, me dritë, ka kafe shumë të mirë dhe policët e kamarierët më buzëqeshin gjithmonë. Jo të gjithë aeroportet mund të mburren me këto gjëra. Dhe si tha njëri më sipër, Shqipëria s'mund të ketë aeroport më të madh se ç'është vetë. 

wireless pa leke gjithanej gjithashtu

dhe brioshet nuk jane keq

smiley

 

Aeroporti eshte shume i mire tani per tani! Nuk ka pse duhet me i madh sepse me sa duket e perballon pa problem numrin e udhetareve te tanishem bile edhe me shume! Kur te shtohet me shume numri i udhetareve ne te ardhmen do te jete interesi i kompanive te negocijojne zgjerimin e aeroportit me shtetin.

Kur te zgjerohet me shume do te rritet numri i fluturimeve qe ne nje fare menyre do te jete kusuri i atyre qe banojne rrotull aeroportit te cilet nuk do te mundin te bejne nje nate gjume te qete!!!! smiley

PS. Sikur te behet gjithe Shqiperia sic eshte bere aeroporti ne moment ne do te kthehemi te gjithe aty! Mind you sepse do te shtohet shume edhe konkurenca per pune atehere keshtu na thoni qe eshte keq dhe ne e mbledhim mendjen rrime ca kohe ketej!!!!!

te duket vetja sikur po hy tek aeroporti i port-au-prince ke filmi 'the comedians' I bazuar tek novela e Graham Greene. Kshu imazhesh me mbijne ne koke kur mendoj rinasin.
Na falni o atdhetara per mekatin.....

I falur je.  Ti s'duhet te jesh me shume se 15 vjec. Ata i bejne te gjitha krahasimet me filmat qe shohin dhe nuk tentojne ta vrasin trurin. Megjithate, duke u rritur, gjerat ndryshojne. Uroj t'ia dalesh.

 

e vetmja gje qe me ben pershtypje ne rinas esht se security esht minimal. njeher (para disa muajsh) isha me vonese dhe kalova pa kontrollin e metaleve apo te me kontrollojn valixhet, por thjesht hyra te ajo porta qe duhet te identifikoje metalet dhe kalova direkt tek hyrja, me pas me autobusinb vetem per mua deri tek avioni (aty pastaj mora nje te bertitur nga nje shqiptar-pjes e stafit, qe thash shyqyr sme gjuajti me shpull me aq nerva sa ishte)

 Cuna dhe goca me duket se kemi gri sallat kot. 

Kush e ka ne koncesion Rinasin? Me duket se Hochtief. Tashti sapo lexova, qe Hochtief ka mare nje oferte nga kompania spanjolle ACS. Managmenti in Hochtiefit e konsideron offerten e ACS'se armiqesore, dhe po ben ceshte e mundur qe ta ndaloje. Pjese e kesaj lufte jane edhe "lajmet e mira" nga projektet apo koncensionet e Hochtiefit. "Intervista" me siper ka mundesi te jete pjese e kesaj fushate.

Hmmm me duket se lepuri fle gjetke, po fare gjetke ama.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).