Unë nuk kam shkruar kurrë ndonjë tregim, prandaj mos më nxit kot, sepse edhe këtë ngjarje nga jeta ime veçse do të ta them ty, dëgjoje dhe, po të pëlqeu, bëje një tregim...

Kur më çuan për riedukim në fshat u vrerosa shumë në fillim. I humba të gjitha, thashë. Por, sa mirë që ty nuk është nevoja të ta shpjegoj se çfarë do të thoshte atëherë “riedukim”; mos qesh hidhshëm, sepse e marr me mend se ç'do të thuash...

E pra, kur më çuan për riedukim në fshat, masa e parë që mora ishte ngritja e një biçiklete; prit duro! Jam plotësisht i saktë; ngritja e një biçiklete...

Po shprehem kështu, sepse ky kunati im më dha një trup të vjetër “Robusto” dhe dy disqe të ndryshkur. Të tjerat gjeji vetë, më tha. E sheh! M'u desh vërtet të ngre nga e para një biçikletë. Dymbëdhjetë kilometra në ditë, i dashur mik; gjashtë qytet-fshat dhe gjashtë fshat-qytet. Dimër -verë!

Dhe, ke pare ti! Edhe kur nisesha herët në mëngjes, edhe kur kthehesha pasdite vonë, erën e kisha gjithmonë kundër. E di, e di, që meteorologët do të më thoshin “shko, ore pirdhu!”, por ja që është pikërisht kështu siç po ta tregoj unë; mezi i jepja biçikletës: zhdrak e zhdrak gjithë rrugës. Le që pastaj sa herë jam ftohur keq e mos më keq!

Në fshatin riedukues, duhet thënë që në fillim, se më pritën mirë, paçka se mua më binin në fytyrë ca djersë të yndyrshme shqetësimi. Cfarë pyete? A kam prashitur apo kam korrur ndonjëherë? Posi; madje kam hedhur nëpër ara edhe komposto fekalesh, mut, me nje fjalë, i dashur. Sa mirë që nuk të vjen për të qeshur! Pas kaq vitesh edhe mund të qeshje.

Fshati ishte vërtet i bukur. Kishte tokë të begatë, pemë të mrekullueshme, lloj-lloj zogjsh, hije, lumë me shtrat të gjerë dhe të shtrirë, gjithë zaje vezulluese dhe brigje me ferra e shelgje, që lëshoheshin e lëshoheshin...

Unë nuk e kruaja me njeri, më kupton? Dhe flisja fare pak; vetëm kur më duhej të përgjigjesha apo të sqaroja ndonjë gjë te domosdoshme. Mirëpo, edhe ky vetëkontroll, nuk më pengoi të vija re një grua që punonte në brigadën tonë. M'u desh ta shoh vetëm një herë, për të mos ia ndarë më sytë. O Zot! Psherëtiva thellë, gjeta një motiv tërheqës për të ardhur ca si me qejf në kooperativë! Si? E sajova nga e keqja? Jo dhe aq; ke për të parë...

Ishte e stërmadhe, por lëvizte sikur trupi i saj të përbëhej pej një muskuli të vetëm. Tundte bythët; i tundte fort e fort, pa patur pikën e mëshirës. Po, ç'të bënte e shkreta! Ku ecej dot pa i tundur ato bythë të mëdha!

Merre me mend! Edhe pse vishte pantallona dhe, njëherësh, edhe njëfarë fundi përsipër, ato i dukeshin të bukura, gjithë rrumbullaksi ngacmuese dhe të larta, a thua se ecte gjithë hijeshi mbi taka. Të pëlqen bari djalosh? I mrekullueshëm është vërtet, ashtu i blertë dhe i njomë, shtrirë mes drurëve, apo fushës që e përkëdhel era, por mua më pëlqente trotuari prej betoni i qytetit atëherë. Por, ç'po thoshim? Ajo, o Zot! Tundej e shkundej dhe, pulpat që i zbuloheshin nga përveshja e pantallonave gjer afër gjunjëve, i kishte të bardha dhe të harkuara gjer te kavilet. Gjoksi i madh i lëkundej kompaktësisht dhe nuk merrej vesh se me çfarë e përmblidhte. Nganjëherë dekolteja; ta përdorim këtë fjalë? Pse jo? E pra, dekolteja e thellë i zbulonte një lëkurë të ndritshme dhe të lëmuar, të cilën ia kishte dhuruar bujarisht natyra.

Një ditë, pasi përshëndeti të gjithë me atë mënyrën e vet provokuese, m'u kthye mua: e more, ti i qytetit...

Nuk të besohet sa shumë nuanca aluzionesh vibrojnë në të folurën e fshatarëve. Askush nuk të shpotit më hidhur se ata. Si? Desh të kruhej, ke të drejtë, por të thashë, unë isha me karton të verdhë, në mos më keq. Megjithatë, të ndiqje sjelljet e saj, ishte një kënaqësi e veçantë, një terapi e dobishme. Në fshat, i dashuri miku im i vëmendshëm dhe, në përgjithësi, në tërë provincat, njerëzit janë, pa përjshtim, me karakteristika të përcaktuara saktë. Nuk ke nga ia mban në atë mjedis të ngushtë; nuk kamuflohesh dot. Pastaj, kur të marrin vesh se kush je, të pranojnë ashtu siç je dhe, shpesh bëhesh edhe proverbial. E tillë ishte edhe ajo. Seç kishte një emër fare të shkurtër, por unë ia vura Aksinja! E sheh! Të pëlqeu edhe ty. Menjëherë Shollohovi vetë do të buzëqeshte zemërgjerësisht tek do të kërkonte të pinte një shishe të uruar vodke. Por unë, morracaku, duhej të sillesha në mënyrë shembullore dhe të mos e kaloja as nëpër mend një aventurë me Aksinjën.

Si? Ndoshta ke të drejtë; nuk do ta hap më parantezën e të ndenjurit urtë. U teprua.

Vazhdojmë; ishte prill, bretkosat kuaknin ndanë lumit, zogjtë fluturonin ulët mbi ara dhe ndalnin mbi plisat e kthyer, shtrëngatat shpërthenin herë pas here, teksa gruri ishte në qumësht. Aksinja, ah çfarë Aksinje e vërtetë! Nuk përqendrohej dot më! Faqet e prushta i zinin pothuaj puçrriza të imëta dhe sytë e zmadhuar dhe vetëtitës të ndillnin paturpësisht. Lëshohej shtegut si një kafshë e bukur me vithe të djersitura dhe të ndritshme, që hazdiset gjithë kërcime dhe humbte mes pëshpërimave të shelgjeve, tutje në lumë. Kështu ikte i gjithë prilli, i shkreti ti, ethet erotike e mbërthenin Aksinjën, sapo hynte ky muaj dalldisës. Po. Dalngadalë edhe unë u forcova fizikisht së tepërmi dhe, nga fytyra më iku “zbehtësia e qytetit”.

Kur do të na largohesh nga kooperitiva, më pyeti një ditë Aksinja. Si nuk i hodhe sytë një herë tutje hundës tënde, o i shkretë; vazhdoi, je edhe goxha gazetar! Nuk i ktheva përgjigje, por vetëm tunda kryet i brengosur.

Por ti, a më beson, qe kisha filluar ta dashuroja dhe të bëhesha xheloz për të? Sinqerisht! Po, sa mirë që nuk zgërdhihesh. Të nesërmen në mëngjes u lëshova përsëri drejt kooperativës sime të shtrenjtë dhe erën, sigurisht, e kisha përsëri kundër. Kisha frikë se mos më shpohej ndonjëra nga rrotat, sepse kopertonat e biçikletës ishin tepër të përdorur dhe vende-vende të qepur, si opingat. Mezi gjeje kopertona të rinj atëherë; ti e mban mend. Në kooperativë mbërrita shpejt. Plehrat kimike, pesticidet dhe insekticidet ishin produktet që urreja më shumë dhe atë mëngjes, për dreq, pikërisht me shpërndarjen e tyre po merreshin. Brigadieri thirri Aksinjen, kinse me ashpërsi dhe, kur ajo u afrua, na u drejtua të dyve: do të shkoni të qëroni kanalin pas vreshtës, jua tregoj unë ku ndodhet, duro ti lakute e dreqit! ( ti grykëse, me një fjalë...) Kanali është mbushur dhe ka zënë lëpushka anëve. Prit, t'ju çoj atje Culja. Cule! Hajde këtu more lakoç! Merr karrocën shpejt dhe hiqmu nga sytë!

Pse më thua gjithmonë lakoç, u nxeh Culja, unë ia fus edhe pelës po të dua; ti më quan lakoç...

Në karrocën, që na kalamendte si për të luajtur, u ulëm përballë njëri-tjejtrit. Midis këmbëve kishim veglat e punës. Ah, ç'vegla! Pa le ç'këpucë kishim mbathur. Thundra të vërteta, te lerosura me baltë e baiga bashkë. Po, po, miku yt elegant dhe e dashura e tij, që i hidhej gjoksi si baticë deti.

Atë mëngjes fëshfëritës, flladi i krihte arat gjithë kujdes dhe, kikat e njoma dhe te qumshtëzuara të grurit përqafoheshin e ndaheshin sipas një ritmi dehës. Karrocieri, që nuk pranonte të ishte i kredhur, na la një zabel me drurë të ndryshëm, nga ku nuk shihej kanali kullues, prandaj m'u desh një moment për të gjetur anën e zgjatjes së tij. Aksinja ndërkohë kishte lëshuar veglat dhe çantën e saj të madhe rrëzë një akacieje dhe ishte ulur vetë. Nga do t'ia fillojmë? iu drejtova Aksinjës. Bobo! ç'pyetje bëra, thashë me vete në çast dhe prita që ajo të më kthehej me: nga e satëme!...

Më është dhjamosur truri këtu te ju, i thashe dhe qesha me gjithë shpirt. Ishim përsëri balle për ballë, ajo e mbështetur pas akacies, unë i ulur këmbëkryq si shkronjësi egjiptian i Luvrit.

Sa e bukur dhe sa e pavetëdijshme ishte Aksinja! Më shpartallonte pavetëdija e saj! E mbërtheva vrullshëm nga krahët dhe, pothuajse zvarrë-zvarrë shkuam dhe u zhytëm mes barit dhe drizave. Aksinja më godiste fort me grushta, më kafshonte përvëlueshëm, ku të mundte dhe, më shante tërë kohës. Më pas filloi të rënkojë mbyturazi dhe thellë, teksa sytë i mbante hapur, gati të shqyer, por, të siguroj se ajo nuk shihte asgjë me ata sy...

Ore, filloi, po edhe ju të qytetit njëlloj e bëki këtë punë?! Kështu më tha, mos u zgërdhi, por a e merr me mend se me ç'ton ma tha? Sikur s'ishte ajo që pak më parë gërvishte qiellin me gishtërinjtë e këmbëve.

Pas disa muajve u caktova mësues në një shkollë tetëvjeçare të qytetit dhe, me punën që beja më dukej ( ç'budalla ) e pameritueshme buka që haja. E çfarë se! duke kryer punën fisnike të mësuesit... Por, ti më kupton; mësimdhënia për mua ish si punë çiliminjsh para ferrit në kooperativë, ndonëse edhe aty, Zoti i lumnueshëm, e kishte hedhur një mëkatare...

Aksinja? Ah, kurrë nuk do t'i harroj ethet erotike te saj! Sa shumë m'i pakësuan vuajtjet e ri e du ki mit lidhjet me të! Hiperbola e Aksinjes të tregonte se ka jetë; se ka vdekje, ti e dije vetë.

 

2001

Dhamo, K.

28 Komente

7 kontraplus.

 keto historite sexy ne kohe te koleres jane shume te bukura. Ne fakt sepse sksi eshte i bukur.

Ajo c'fare i ben akoma me intriguese keto eshte kontrasti. Hiret e rrumbullakosura te Aksinjes, jane me mijera km para mbrapa dhe anash kompostos se fekaleve qe ai robi i hidhte grurit per t'u riedukuar.

Imagjinoni te shkreten Aksinje ne bllok 2010!!!!!!!!!!!!!

Une per vete midis Aksinjes, pak te shendetshme dhe shume fshatare, dhe nje grushti kockash me pak lekure siper, dhe shume mejkap siper lekures, per me teper qe kane dhe pordhe, do te zgjidhja Aksinjen.

Gjithmone nqs do arrija t'a shikoja ne mes te shkelqimit syvrares dhe pa gusto qe klith realiteti i sotem femeror.

 

10* 

Era e ngrohte e Prillit, qe arrinte te shkrinte R.

Teper origjinale, do thoja, ose nje enderr gati gati origjinale.

E ngrohte, e gjalle, jetesore. Pa komente 10*!

 Shume bukur. E shkruar pakez ne stilin rus, me kujtoi vertet tregimet e Shollohovit.

Auto-ironia e autorit i ka dhene nje dimension te bukur, me tutje, gjalleria e fjalorit krijon nje lidhje direkte me lexuesin.

 Sa bukur flisni ju artistet. Asnje llaf nuk te mora vesh!

Oooh qe mos qofsha, jarebi. smiley

Lexoje dhe iher se ndoshta krijon ndonje pike kontakti me artistet. smiley

 Ja ta lexonj dhe njehere...

....eeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee....

ncuq smiley

Ik ke qoshja, ik! F'mi i pamarrur vesh! smiley

Nuk mendon qe auto-ironia e autorit i jep nje dimension terheqes, deri diku naiv, tregimit? Po me fjalorin popullor qe ai perdor nuk ndjen nje lidhje direkte si lexues? S'gjen veten ne te?

P.s. C'jane "lepushkat"?

Nga tregimi, I shkruar jo keq po ec mo..., m'u krijua pershtypja, sigurisht krejt subjektive e per pasoje relative ne verdiktin e saj, se protagonistin e kishin cuar te "riedukohej" mu ne vulven e Aksinjes.

eh, fshataresia ka qene gjithnje reaksionare smiley .

  Me pelqeu shume. Po e lexoja duke ngrene buke e me shume po lexoja sesa po haja, mezi prisja te ndodhte kulmi interesant. Kur ndodhi, te fjalia "E rrembeva vrullshem nga krahet," do te doja te kishte qene dicka me interesante se aq.  Menyra e te treguarit me pelqeu shume.

Per lakoç, lakute, lepushka, i kredhur dhe shollohovin m'u desh te bej kerkime smiley

ça dmth lakoç ?smiley

Mua me pelqeu menyra e te treguarit dhe shqipja

 LAKOÇ m. sh. 

1. Kafshë e tredhur (zakonisht për kuajt dhe qet&eumlsmiley. 2. mospërf. Burrë që s'është i aftë nga ana seksuale. 3. Përd. mb. sipas kuptimeve të emrit. Kalë (ka) lakoç. Burrë lakoç. 

Paska pat pas mendu fshati edhe per Ju or bir ! smiley

E thjeshte , e lexushme me qejf . Dicka me arome bari te kositur , mbetur i pambledhur...pas shiut .    Ëhëhë ... aha . 

Pa ato koloqelleqet e , riedukimit do dilte dick me reale . Me mire te kishte shku si mesues ne te pare te tij dhe me pas le te vinte edhe ne Qytet . Mesus tetevjecarje mo . E cojne ne per riedukim ? smiley 

Mos ke qene pak si hamshor me pare ne ate tetvjercaren qe te hoqen smiley

 

Mos ke qene pak si hamshor me pare ne ate tetvjercaren qe te hoqen Smile

 

 

Po eshte reale o burre .

Edhe nje gje te bukur e te thjeshte qe na dhuroi nuk durojne dot pa e zhyt ne Jarget histerike te Mixhes .

Megjithate nuk eshte e krahasueshme me Lopen qe mbush vedren. Shkarazi por sikur ka shkare ne kak demi , ose si i thone keta me anglisht te  PPU-se  smiley ....  bullshit

Bukur, nje stil pak si i veçante, si i disa shkrimtarve ruse.

u ulëm përballë njëri-tjejtrit. Midis këmbëve kishim veglat e punës. Ah, ç'vegla!

 

që i hidhej gjoksi si baticë deti.

[...]

Sikur s'ishte ajo që pak më parë gërvishte qiellin me gishtërinjtë e këmbëve.

Nice shprehje. smiley

 Pake si  larg Aksinja Melehoves, mo Grisha, por ne se do ti latoje pake permasat... mbase dhe me e bukur do te delte.

 

Kerkoj Donin e Qete te perkth. nga Sotir Caci ne gjendje pak a shume te mire. Cmimi i negociushem. Nqse mungojne vellimet 2 dhe 3, s'prish pune. Pa vellimin 1 dhe 4 no deal. Kontakto ne irdning@aim.com

Thx!

 Dergo njeri perballe  Ekspozites "Shqiperia.... Dje " tek ai qe shet libra te vjeter, Bakiu.Ke dy kopje ne gjendje te mire fare.

    Ngalasu  se...." gruri i rrit e u poq, por valezimet e kallinjve te tij, nuk do te perkundin me emrat;  Dividov e Nagulnov...."

Te fala nga Mitke Korshunovi, qe koken nuk e kthente dot si gjithe dynjaja, por duke kthyer gjithe trupin, si ujk... smiley

Dite te bukra te uroj ne Kanadane franceze. Di dhe ti ku shkon, o Grave smiley

Flm per infon! Po coj llaf qe sot.

ps. Je vlere!

I dashur Em, e kam kete qe kerkon ti, mirepo ne "shtepine qendrore", smiley(pra, te prinderit ne Shqiperi), prandaj nuk di sesi mund te te ndihmoj!

Thx! Sapo cova lajm tek nje imi qe jeton shume afer atij vendit qe tha Grava - rrofsh!

nuk eshte shume larg nga pornografia, me shume pak erotizem..shifet vetem fantazia e autorit, pra aksinja e bere pershesh me pak fetish..

 

Nuk e kuptoj perse me eshte fshire komenti...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).