Presidenti Bamir Topi tha dje se prokuroria duhet të bëjë punën e saj lidhur me akuzat e fundit të dy forcave politike. Duke folur nga qyteti i Fierit, ai theksoi se "jam edhe një herë në kuadër të vlerësimit të pozicioneve të pavarura. Nuk dëshiroj të marr pozicionin e atij që i bën promocion, apo që është avokat i prokurorisë. Institucioni i prokurorisë është një institucion i ndërtuar me ligj, i decentralizuar dhe ka të gjitha detyrimet e kompetencat e veta, ndaj unë e inkurajoj që të bëjë punën e vet", u shpreh kreu i shtetit. Presidenti Topi komentoi në të njëjtën kohë edhe letrën që Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule, i dërgoi Kryeministrit Sali Berisha lidhur me zgjidhjen e krizës politike dhe bërjen e reformës zgjedhore. Sipas Topit, është e drejtë ekskluzive e zyrtarit të lartë nga Brukseli, të ndajë shqetësimet lidhur me reformën elektorale. "Ne jemi vazhdimisht në kontakt me përfaqësuesit e nderuar që ka Bashkimi Europian. Sigurisht që reforma zgjedhore, sikurse është thënë, është një moment i rëndësishëm i reformës në vazhdimësi, e cila ka të bëjë me Kodin Zgjedhor dhe me nevojën që zgjedhjet e radhës të jenë gjithmonë më të mira se zgjedhjet paraardhëse. Kështu që nuk kam asnjë koment negativ për çdo komunikim institucional, i cili bëhet në favor të përmirësimit të punës", theksoi më tej Topi. Ndërkohë, ai nuk pranoi të komentojë qëndrimet e Kuvendit lidhur me dekretet e tij për në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. "Unë e kam thënë vazhdimisht që Presidenti respekton pavarësinë e çdo institucioni. Asnjëherë nuk kam komentuar dhe nuk besoj se do të bie në atë pozicion që të komentoj vendimet e Parlamentit, i cili është sovran në çdo moment. Kështu që nuk kam koment tjetër për këtë."

10 Komente

 Prokuroria e "Silvia" kane kohe qe kane futur bishtin nder shale.

qekur vrane komisar Katanin, u ai muhabet...

 haha!

sa veteve ja ka kput krahet ai oktapodi 2 tu leviz fibratorin...
sikur interneti te ishte aq masivisht i perhap ne ate kohe, une te siguroj se robt do kishin firmos nji peticion qe regjisori te sajonte nji fund alternativ ku komisari nuk vritej...ca legeni, vrau komisarin dhe la gjalle ate legenin, Tano Karidin

 Hehehehehe! smiley

U goat-a to qesh! 

 

Topi: Inkurajoj prokurorinë të bëjë punën e saj

 

domethene, ky e thote keshtu si biçim ''mbeshtetje morale''.  sa per te thene:  ''ja, une e bera timen''.... po vetem kaq. mjafton?!

Sa here flet Topi, mua me shfaqet para syve nje mize brenda nje qypi te madh. Topi eshte miza, jo qypi smiley megjithese edhe qyp ta quash, prape nuk eshte se do i bije shume ne qafe.

Presidenti Bamir Topi tha dje se prokuroria duhet të bëjë punën e saj

Goxha llaf paska thene presidenti.  Duket qe ka keshilltare te zote.

 Dhe kur e thote presidenti qe rri gjithe diten duke honger fara luledielli,kushedi ca i punojne groshes ata te prokurorise.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).