image

Përveç shumë arsyeve të kuptueshme se përse nuk duhet të jesh shkrimtar në një vend ballkanik, shumica e të cilave është lehtësisht e kuptueshme si për ballkanasit ashtu dhe për të tjerët, ndodh që të ekzistojnë edhe disa arsye të tjera se përse është mirë që të jesh shkrimtar në këtë rajon të trazuar. Mendja më thotë që këto mund të arrijnë te numri dhjetë, por le të shohim:

 

1. TI DO TË JETOSH NË NJË NEVOJTORE OSE NJË TJETËR PËR TË GJITHË JETËN – gjë e mirë kjo, sepse nevojtoret janë gjithçka që letërsia synon. Një pjesë e mirë e letërsisë së arrirë buron prej ambienteve më të ndyra që mund të imagjinohen. Pa mendoni pak. Ku do të ishte Ivan Denisoviçi pa Gulagun? Nëse nuk do të kishin ekzistuar ato farë institucionesh-nevojtore viktoriane, si do të shkonte fundi i historisë së David Koperfildit apo i Oliver Tuistit. Edhe Hamleti përfshihet në këtë pikë. Sepse, a mund të ketë nevojtore më të fëlliqur sesa një kështjellë e ftohtë mesjetare, mu në mes të askundit dhe të acarit nordik?

 

2. TI NUK DO TË BËSH KURRË PARA – gjë e mirë kjo, sepse dihet botërisht që kur shkruan buzë pishinës ose avionit privat kjo mund të sjellë pasoja fort të rrezikshme dhe aspak produktive. Sepse, përveç rrezikut të mbytjes ose të rrëzimit, me gjasë njeriu do të bëhej gradualisht kaq përtac dhe i vetëkënaqur saqë nuk do të bënte tjetër veçse të merrte veten me të mira. Të shkruarit mbështetet rëndshëm te të mos pasurit asgjë për të bërë dhe mungesa e të hollave i bie të jetë prerogativa e parë për një jetë boshe dhe plot limonti, e cila duhet mbushur patjetër me diçka, qoftë edhe për hir të shëndetit mendor të autorit.

 

3. TI DO TË JESH JO I BESUESHËM, I PËRQESHUR DHE/OSE I PERSEKUTUAR, POLITIKISHT OSE JO – gjë e mirë kjo, sepse të jep ndjesinë e domosdoshme të qëllimit, pa të cilën çdo shkrim kthehet në shkarravinë pa vlerë dhe të shkruarit me një qëllim është ajo çka autorët kërkojnë pareshtur. Por kjo është një gjë lehtësisht e arritshme, pasi të shkruarit në Ballkan kurrë nuk i mungon qëllimi. Edhe nëse shkrimtari nuk e ka pasur këtë ndër mend, atëherë me siguri që do ta ketë politikani, polici, publiku apo kritikët e letërsisë. Dhe ja pra, se si nisin telashet.

 

4. TI DO TË MARGJINALIZOHESH PUBLIKISHT – gjë kjo bajagi e mirë, sepse fama është për qullacët.

 

5. POTHUAJSE ASKUSH NUK DO TË TË LEXOJË - gjë që është e mirë sepse, ta themi, pra, kujt i plasi për lexuesit? Lexuesit, me përkufizim, janë nëngrupi (nënklasa) i njerëzimit që me shumë gjasë do t’i gjesh në vende publike, me ndonjë kopje të “Kodit Da Vinçi” apo “Engjëj dhe Djaj” ose plehra të këtij lloji dhe njeriut nuk i lypet të ketë të bëjë me këtë turmë të përzier e të çuditshme gjithfarësh.

6 Komente

ironi shume shume e holle...aqsa keputet vende-vende smiley

, stripset.

lool keni nderruar vendet ju te dy, eee?! 

`gjer aq larg qenkon mçef robt ?

 smiley

Kam dashur te vij qe me pare... por punet e medha nuk me kane lene smiley...

nga tema/ shkrimi lart

1. TI DO TË JETOSH NË NJË NEVOJTORE OSE NJË TJETËR PËR TË GJITHË JETËN!!!

 

...gelltit diku nje cope diamant dhe...  smiley

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).