image

Shkrimtari shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare është një ndër pretendentët për të fituar çmimin Nobel për Letërsinë për këtë vit. Agjencia e lajmeve "Associated Press" shkruan se, në rast se juria do të zgjedhë fitues sërish një shkrimtar europian, favoritë janë Ismail Kadare dhe suedezi Tomas Transtromer. Kadare, veprat e të cilit janë përkthyer në 35 gjuhë të botës, është nominuar disa herë për çmimin Nobel. Pak ditë më parë, "Prilli i Thyer" u cilësua nga media angleze si një ndër 10 romanet që përshkruante më mirë fenomenin e gjakmarrjes.

Të tjerë shkrimtarë favoritë, në rast se fituesi nuk do të jetë europian, janë poeti koreano-jugor, Ko Un, shkrimtari izraelit Amos Oz, apo amerikanët Filip Roth e Don Delilo. Anëtari i jurisë, Piter Englund tha për "Associated Press" se, fituesi është zgjedhur tashmë, dhe do të shpallet pas një vote formale ditën e enjte. Këtë vit, fituesit do të përfitojnë rreth 1.5 milionë dollarë, diplomë dhe medalje të arit. Për të parën herë, Çmimi Nobel në Letërsi u dorëzua në vitin 1901.

Para një viti, shkrimtarit Ismail Kadare iu dha çmimi spanjoll i Asturias për Letërsinë. Kadare, bëhet kështu shkrimtari i parë shqiptar që e fiton çmimin më të rëndësishëm për Letërsinë në Mbretërinë e Spanjës, mes kandidaturave të 33 emrave të njohur të penës botërore, si shkrimtari çek, Milan Kundera, apo ai japonez Haruki Murakami, si dhe ai nga Uruguai, Eduardo Galeano. Por, Kadare njihet edhe si fitues i çmimit "Man Booker International Prize" në vitin 2005, çmimi më prestigjioz në botën anglishtfolëse.

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 në Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). Ismail Kadare është shkrimtari më i madh i letërsisë shqipe dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsise botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.

63 Komente

për hajër ishalla.

Ishalla mbase e fiton se shkruan shume here me bukur se te gjithe keta nobelistet e fundit Lessing, Le Clezio etj.

Ket' herefito

e kuqe e zeze

Une ve bast llogarine time ke PPU qe ai edheketeherenukefito.

$1.5 milion??? si behet ai koverdhi me kokerdhokt e syve jashte?

Juria qofte me te kete here, e meriton besoj

Qe te marre Cmimin Nobel nje shkrimtar duhet te jete proserb,pro Fidel Kastro.pro Milloshevicit and antiamerikan.Shikoni Markezin dhe pleherat e tjera qe jane nderuar me cmimin Nobel, dhe do te bindeni qe talenti ne ate juri vleresohet i fundit.Fatkeqesisht Kadare nuk ka as njeren as tjetren,se si talent eshte shume here me lart se ata qe kane marre cmimin Nobel.

Uroj qe juria te zhvishet nga mentalitetet pro sllave dhe anti amerikane dhe te shikoje talentin e shkrimtarit.

Mi moni goz tu Margaret Atwood.

po te ishin keto  kritere  qe permenden  cmimin do ta kishte marre sala me romanin'shqiperia 1 euro'

nji sondazh ne Suedi i jepte vetem 3% shanse; diku nga fundi dmth mgjte eshet vetem sondazh. Ajo te cilen anti-Kadarete e perdorin si arsyetim eshte se "nuk ka sjelle ndonje stil te ri te shkruajturi ne letersi, dmth nuk ka eksperimentuar me sukses nje stil te vecante; pra mbetet thjesht nji rrefyes i mire por jo guximtar ne letersi"
 

 Futja kot keta, po cmimi nobel jepet pervit, pse pervit nga nje stil te ri letrar kemi ne? Brockulla.

ki parasysh qe shkrimtari e ka kriju stilin gjate gjithe karrieres, jo brenda vitit. Stili i te shkruajturit e diferencon dhe e ben te dallueshem; te kuptueshem nga te gjithe ose prej disave. Psh, dy kopertinave mund t'u ndryshosh emrat e autoreve po dikush qe i njef ata te dy, e kupton se cili ka shkruajtur secilin liber. Autoret e "rendomte" me se shumti imitojne stilin e te dikujt qe kane pelqyer dhe qe i ka frymezuar; kandidated per Nobel duhet te sjellin dicka te re ose se paku duhet te konsiderohen si perfaqsues te denje te nje rryme te caktuar letrare.

S'besoj se eshte rasti i kadarese "frymezimi".

 Ka shume te pabera ky Ismaili per ato puthadorjet qe i ka bere Enverit por meqe e kam shkrimtarin tim te preferuar shqiptar uroj nga zemra ta marre cmimin. Ne zemren e lexuesve te thjeshte ai ka kohe qe e ka marre.

Dhe shpresoj per hir te ndershmerise morale qe te mos rreket kot e te hiqet si disisdent se ne ate kohe nuk te linte ai i madhi te beheshe disident. Sinqerisht neve qe e njohim Ismailin dhe kohen ku jetoji nuk i shton pike perpjekja per tu hequr si disident.

Kadare ka deklaruar vet qe nuk ka qene disident.

Nuk e di, por se c´ma thote nje mendje mua qe sivjet ia japin David Wallace Forster.

Per sa i perket Ismail Kadarese, u bene nja tridhjete e me shume vjet qe ai eshte favoriti kryesor dhe ne fund fitojne te tjere.

Sa per disidencen, ndoshta nuk eshte kriter fare, ndoshta edhe mund te jete. Mua as nuk ma ndjen fare tani ti futem diskutimit ka qene apo jo disident Ismaili, por te mos harrojme faktin kryesor dhe kokeforte, qe cmimin Nobel vjet e fitoi nje shkrimtare ish disidente ne Rumani dhe aspak e njohur ne rrethet letrare. Kur i vune ne peshore Ismailin e gjithenjohur (por qe nuk e di njeri akoma mire se cfare ka qene) dhe Herten e panjohur (por disidente prej verteti), koqja e kandarit anoi nga kjo e fundit.

Po e zeme qe Ismaili e fitoi cmimin Nobel, po pastaj?

Cfare peshe do te ngreje kjo gje?

 Asgje nuk ndryshon, thjesht nje kenaqesi qe nje njeriu te talentuar i njihet forca e talentit.

Sa per disidencen nuk dua te besoj qe eshte kriter vleresimi. Sepse mund te jesh disident letrar por i dobet si shkrimtar. Une si lexues dua qe nje shkrimtar te vleresohet thjesht per talentin dhe thellesine e shpirtit krijues, per emocionet pafund qe krijon tek lexuesi. Nese nobeli i vlereson shkrimtaret ne baze te disidences atehere ky cmim e ka humbur vleren e vet primare artistike dhe eshte kthyer ne nje cmim politik qe nuk i sherben arsyes pse eshte krijuar.

Une si lexues dua qe nje shkrimtar te vleresohet thjesht per talentin dhe thellesine e shpirtit krijues, per emocionet pafund qe krijon tek lexuesi. Nese nobeli i vlereson shkrimtaret ne baze te disidences atehere ky cmim e ka humbur vleren e vet primare artistike dhe eshte kthyer ne nje cmim politik qe nuk i sherben arsyes pse eshte krijuar.

ja se ne cilat baza eshte ndertuar cmimi nobel ne letersi. gjthsej 22 fjale, por kriteret ngrihen prej gjithsej 8 fjaleve te theksuara dhe jane 2 kritere gjithsej:

 

"...one part to the person who shall have produced in the field of literature the most outstanding work in an ideal direction;..."

Kadareja ploteson kriterin e pare, por ndoshta jo te dytin.

http://nobelprize.org/alfred_nobel/will/...

 Kjo 'ideal direction' eshte aq relative dhe e shume-interpretueshme sa qe me duket se ekziston aty si togfjalesh thjesht per te justifikuar ambiguitetin  ne gjykim.

Ndoshta, por pyetja qe do beja une eshte, ne cmenyre eshte vepra e kadarese e nje drejtimi ideal? dmth sado i interpretueshem te jete ky togfjalesh, si mund ta interpretonim kete ne menyre qe te meritonte Kadareja cmimin?

Nuk e di, por se c´ma thote nje mendje mua qe sivjet ia japin David Wallace Forster.

Po sikur te vdekurve nuk u japin Nobel, apo e di gabim? Po te jete atehere, une jam per Bolanon (2666). Dhe, sinqerisht, nuk me pelqen Kadare si shkrimtar (me duket komplet liliput perpara Wallace Foster and Bolano, psh): shkruan mire, po ka plot qe shkruajne mire: shume te konstruuara ja gjej veprat. Nuk ben pjese tek ata (vepra e kam fjalen) qe me kane lene mbresa. Per temat e komunizmit, eshte Kundera qe me "Die unerträgliche Leichtigkeit des Seins" i ka bere autoradiografine me te mire, me te thelle, me te ndershme: qe me flet me shume. Midis Kadarese dhe Kunderes, padyshim do zgjidhja te dytin dhe e kam te veshtire te besoj qe Kadare merr Nobel dhe Kundera jo. Por, shije personale.

Mua me shume me interesojne Nobelat qe shperndahen per shkencen se sa kjo per letersine. Nuk e di perse, por nuk me ngjall ndonje kureshtje dhe as me influencon. Ndoshta, pikerisht, sepse letersia eshte edhe ceshtje shijesh, kohe, trendesh, politikash.

Vertete qe kjo eshte pune shijesh, por kur brez pas brezi pelqehet homeri apo shekspiri i kthen keta nga çeshtje preferencash ne bukuri absolute e shume here me te rendesishem se kush p.sh. shpiku rroten apo prezervativin. po nejse se shije personale si thu ti. po sipas shijes time, shijet e tua jane cope cope perderisa pelqen nje banalitet si ai liber i kunderes para kadarese. dhe me e bukra eshte se s'ke ça te me thuash fare nese te them se ke fol si idiote, se jo per gje po keto jane shijet e mia.

Ngashnjimi i vulgarit nuk e fsheh dot perdhosjen e shijeve qe ai kujton se ka.

Nuk e di a e meriton apo jo .

Si shqiptar them ishalla e merr .

Te kemi dhe pak publicitet per mire  ne Europe.

Jonathan Franzen nuk qenka fare. Librin e tij te fundit "Freedom" ketu e kane lavderuar shume dhe e kane vene perkrah Foster Wallace and Bolano (po keta te dy jane jashte Nobelit).

Self, kam lexuar edhe une nje kritike te mire per "Freedom", librin nuk e kam lexuar akoma.

Si favorit une personalisht mund te shtoja edhe Bret Easton Ellis. Ka pak muaj qe ka botuar librin e tij te fundit "Imperial Bedrooms".

as une s'e kam lexuar "freedom" akoma, po sa po te mbaroj "Unendliche Spass" te Foster Wallace (mbi 1000 faqe dhe kete pasi mbarova 800 e ca faqet e 2666 te Bolanos) do i futem ketij.

Faleminderit per Ellis. Nuk ja kam lexuar kete liber. E futa ne liste. E ke lexuar "The other hand", Chris Cleave? Ma kane lavderuar shume, po mendohem te shkoj ta blej.

 Cmimi jepet kete te enjte ne oren 1. Ju andej nga europa, po fitoi ismaili na e shkruani si lajm te pare qe ta kemi sa te ngrihemi. Po nuk fitoi, ju lutem mos e jepni si lajm te pare, andej nga mesi i dites, jepeni, se na u cpif vit per vit, presim dhe s'ka...

Si shkrimtar qe e rriti dhe edukoi diktatura nuk duhet ta marre !

Sa per te thene Nobelisti Kadare, nuk ja vlen.

Adolf Hitler, was nominated once in 1939 by E.G.C. Brandt, member of the Swedish parliament. Brandt changed his mind, however, and the nomination was withdrawn in a letter dated 1 February 1939.

http://nobelprize.org/nobel_prizes/peace/shortfacts.html

Ja mesuam dhe nje gje te re sot, Adolf Hitler paska qene propozuar per Nobelin e Paqes! 

lumidrin - 5 Tet 2010 - 10:09pm

 

Si shkrimtar qe e rriti dhe edukoi diktatura nuk duhet ta marre !

Sa per te thene Nobelisti Kadare, nuk ja vlen.

Militante partie qe te mohojne intersat kombetare per hir te partise  kam pare vetem nje Sec Partie te ujesjellesit ( me vone u be anetar i shoqates se Enverit) dhe kete lundrimin.

Edhe komunistete me te flakte dhe Berishjanet me te zjarte kur vjen puna per shqiperine dhe interesin e saj largohen nga fryma partiake. 

Keta te dy koke mushka qe koke mushka mbeten

Toko.

Te kujtohen keto vargje te Ismailit ?

 

Ndersa ecen ne pyll me hapa te sigurta

bilbilat ne dege e shikojne me admirim

dreret ulin brinjet ne shenj respekti

e kur ujqerit e takojne i hapin rruge.

 

Kaq sa kujtoj nga kjo poezi e Ismailit.

E din ti Toko , kujt ja kushton Ismaili keto vargje idilike ?

 Enverit me siguri. Po ska gje se ka edhe shkrimtare qe i kane sherbyer nazismit apo edhe diktaturave te tjera qe jane vleresuar me kete cmim.

Mor Lumidrin, s'kupton fare. e gjitha eshte thene ne vargun e fundit. kur te hapin dhe ujqerit rrugen; merre me mend kush je?  Kete ka dashur te thote  dhe Ismaili....

p.s. Kam pare nje ujk ne enderr dje. Di njeri te me thote c'eshte?

Lira.

Pyeta Tokon , ajo qe thote romak nuk ka ndryshim eshte ne te njejtin nivel, poezia i kushtohet qenit kufirit.

Te shikosh enderr me ujk, ke probleme me taksat , qenujk, te vjedhin shtepin.

Lundrim edhe te ta them ti nuk do e kuptosh, se I Kadare nuk ka shkrojtur per ty Ne fakt ai me qellim nuk ka shkrojtur per ty se po te kishte shkrojtur per ty ti i pari do ta kishe spiunuar ne Sigurimi i shtetit. Ai shkrojti per ata qe qe e dinte se nuk do ta spiunonin dhe keshtu te kishte mundesi te shkruante per ne te tjeret.

Por kjo nuk eshte e keqja E keqja eshte se ca si ty nuk duan te kene nje shqiptar nobelist. Per ty me mire hame bar se sa te shkelim parimet komuniste te nje "antikomunisti". Ca si ty nuk duan nje ze nobelist ne mbrotje te shqiperise, ca si ty duan me shume nje ze maloku injorant te klases tende se sa nje klasik si Kadare. Per ty me mire nje ze qe te mos e degjoje asnjeri por qe ka parimet e tua se sa nje ze qe terheq vemendjen e te tjereve. Ne fakt nga njerez si ty ka vojtur e vuan edhe sot  shqiperia.

Toko.

Nuk the asgje te re, ti shkruan si ne foltore kongresi, me idiotsira, karagjozlleqe.

Ismaili po na del si Mogli, rritur e edukuar ne xhungel, nen kujdesin e kafsheve te egra ,e sot çudit boten me mbijetesen e tij.

Ne kete feste ke vend edhe ti Toko, shoqeria e Moglit.

Domethene shqiperia komuniste nuk ishte nje Moglit? Kujdes se ta lexooj Sala dhe te hoqi nga ambasada e te ktheu ne Shqiperi. Mos gabime te tilla politike. Shpejt bej nje autokritike para partise

 Votoni per mua se e marr Nobelin para Kadarese!

Here's hoping! Si shqiptare, uroj me gjithe zemer qe t'a marre kete here, po shpresat i kam te pakta...

Se c'kam nje parandienje; qe neser, do votohet pro, per heqjen e vizave, DHE Kadare do marri cmimin Nobel.

po per mu qe do fitoj llahtarine ke naj parandjenje Lira? une nuk jam as tahmaqar...kenaqem me 3-30 milion

 Kam dhe nje parandjenje per ty, bredho. Do fitosh llotarine dhe do ja u shperndash peshqeve. Me shume do i japesh Penarit, qe pasi eshte bere i ''famshem'' si pronar blogu do behet edhe i pasur. Lum si Ai.

 Po te kishe parandjenja ti nuk do shkoje te bleje makine ne dyqan me gaz te prishur.

 Se c'kam nje parandjenje qe do i heqin vizen Kadarese dhe do te votohet pro per cmimin Nobel

+1

kshu si kane ardhe punet, vetem dy mundesi ka

:

O e merr

O se merr

smiley

banakierja s'me kish pelqyer kurre, por ate cast mu duk gruaja me e shemtuar ne bote.

Ke qene i sapo dale prej shtepie........................

C'te ka hije pushka, trim, o kapedan,

Do sulmosh Trebinjen, po bytha s'ta mban.

smiley

 

Kujdes tani, se tu versul Shestan Verdha! smiley

perfytyroj nje teme disertacioni te filoqyli me titull "kush e solli Ane Krasniqin". disertantja lind me 1985.

Nuk duhet te flitet  per kete rast  si ne nje mbledhje ku jan  mbeshtjelle per te fole  si tu vije...ca demokrateve dhe ca socialisteve.Aty ketu edhe  ca balliste e zogisteve.Ne se Kadare e merr ate çmim eshte  nje nder qe i behet vendit, shume me teper se vet Kadarese.Ai e ka arritur majen  dhe jo vetem ne vendin e tij. Qe me sa di un eshte dhe yni dhe i te gjitheve sa flasin ketej siper...............Jo ishte  jo nuk ishte disident...B.. e plasur ne se ajo Akademi e jep vetem per te tillet.Por aty  mbi te gjitha besoj se  vleresohet arti, ne kete rast te berit letersi.Kete, Kadare ti ta beje dhe e ka bere..... me gjalpe dybeku safi...

 Kadare e meriton cmimin jo se eshte shqiptar apo se keshtu ka lezet se i ngrihet emri per mire shqiperise. Keto me fakt ne duken perdellime provincialesh qe cdo gje e vleresojne nen prizmin e shqiperise. Ai e meriton se eshte nje individ i talentuar jashtezakonisht ne lemin letrar. Vepra e tij prek emocionalisht cdo lexues te globit qe e pelqen letersine. Nje cmim per Kadarene do ishte nje vleresim per letersine. Ky o mendimi im.

. Ai e meriton se eshte nje individ i talentuar jashtezakonisht ne lemin letrar

O romak,

Si provinciali qe i flet nje snobi nga kryeqyteti  dua te te kujtoj se se mendimi "eshte i talentuar" eshte subjektive. Ajo qe ti e mendon i "talentuar", une mund ta mendoj si  " i patelentuar", ndersa ai tjetri mund ta quaj "mesatar"

Ndaj keto debate jane pa fund. Dhe mbase per snobet e kryeqytetit kjo ka rendesi se u jepet rasti te bejne debate "akademike" dhe te tregojn sa te "ditur" jane

Si provincjal qe jam mendoj se ajo qe mua , ty dhe ate tjeterin i bashkon jashte debatit "me talent pa talend apo mesatar" eshte deshira qe Kadare ta mare cmimin se eshte Shqiptar. Tani kjo kuptohet qe  snobet mund te mos e pelqejne kete se  kjo ben te humbase "rendesia e debatit", dhe show sa i zgjuar eshte nje snob, ndaj nje porvinciali si une humbet rendesine

 Pranimi qe ke deshiren qe Kadare  te mare nobelin se eshte shqiptar varet sa e theksuar eshte egoja per te treguar snobizmin mbi faktin qe edhe snobi eshte shqiptar.

 Nuk te jep njeri cmim se je shqiptar, mos bej kot sofizma qe te na tregosh sa patriot je, cmimi jepet thjesht bazuar ne tiparet artistike te spikaturi ne letersi kaq. Se per cfare tjeter gezohesh ti eshte puna jote or daj.

Romak une nuk thashe ti jepet cmimi se eshte shqiptar Une thashe se duhet gezuar nese e mer cmimin se eshte shqiptar

Ja edhe cmimi per 2010 u nda.

Mario Vargas Llosa

The Nobel Prize in Literature 2010 was awarded to Mario Vargas Llosa "for his cartography of structures of power and his trenchant images of the individual's resistance, revolt, and defeat".

 

Po i kthehem edhe njehere kesaj teme, edhe pse kjo u konsumua, perderisa Ismail Kadare, pas nje pasimi te gjate, u gjend i vetem para portes dhe doli huq, duke mos shenuar edhe kesaj rradhe.

Por edhe sikur Kadare te kishte shenuar kesaj rradhe, kjo gje do ta kishte ngacmuar indiferentizmin tim njesoj, sikur te merrja vesh qe Afganistani fitoi regaten America´s Cup. Domethen zero. Null. Nada.

Arsyeja, perse mua marrja e cmimit Nobel nga ana e Kadarese as me ftoh dhe as me ngroh, ka te beje me pragmatizmin dhe sensin e realitetit tim ne lidhje me kulturen ne pergjithesi dhe librin shqiptar ne vecanti, qe e kane bazen ne nje ritual te pervitshem ne javen e pare te tetorit.

Java e pare e tetorit eshte e lidhur me evenimentin me te madh gjerman dhe boteror ne lidhje me librin: Panairi i librit ne Frankfurt.

Eshte panairi me i madh ne bote per librin dhe me i rendesishmi. Jo vetem per librin, por edhe per kulturen. Nuk ka shtet ne bote, qe ne kulturen dhe traditen e saj ka shkrimin e kendimin, qe te mos jete i perfaqesuar aty. Madje secili shtet, vend apo komb quajeni si te doni, perpiqet qe te perfaqesohet sa me denjesisht aty. PERVEC SHQIPERISE!

Te kap nje ndjenje trishtimi, hidherimi dhe keqardhjeje, e cila kthehet pastaj ne nje ndjenje turpi, kur kalon para mini-stendes shqiptare, e cila pervit behet me e vogel, aq sa mendimi i dyte qe me kaloi ne koke ishte, qe ndoshta vitin tjeter nuk ka per te patur fare nje stende shqiptare. Mbaj mend para dhjete vjetesh, qe Shqiperia ishte e perfaqesuar me te gjithe spektrin e shtepive botuese shqiptare, kurse sot ne nje stende 1m² fytyra e Shqiperise shfaqet vetem nga Botimpex-i, nje firme qe nuk e di se c´lidhje ka me librin. Ajo mbrapashtesa import-eksport me turbullon pak. Mire qe i importoi, po ky i eksportoi librat? Apo jane domate? Frigorifere?

Mos te flasim pastaj per cilesine e librave te ekspozuar aty. Libra te vjeter, qe duken sikur kane dalur nga senduku i gjyshes time, te fshehur me vite poshte velenxave, me kapake te perthyer dhe te zverdhur nga koha. Pervec librave te vjeter gramatikore si "Formimi i foljeve" kishte shume Kadare. Si edhe ndonje liber tek tuk me fotografine e Skenderbeut ose Ismail Qemalit ne kopertine. Ndoshta gjithe dynjaja qe viziton kete panair dhe stenden shqiptare ndoshta kujtojne qe te gjithe shqiptaret jane mjekrrosha.

Kadareja ishte vetem ne forme celuloze i pranishem ne stenden shqiptare. Nese doni ta takoni Kadarene e vertete prej mishi e gjaku, duhet te shkoni tek zona e rezervuar per Francen dhe pikerisht tek stenda e Fayard. Aty i shikon te rradhitur botimet e Kadarese ne frengjisht dhe me pak fat mund ta takoni edhe ate, tek shperndan autograme.

Kam pyetur edhe diku me lart: Nese Ismail Kadare e fiton me te vertete cmimin Nobel, atehere cfare do te thote kjo gje per Shqiperine?

Nga njera ane je paksa i cliruar, qe kete vit nuk fitoi Kadare, sepse po te fitonte, ndoshta gazetaret do te suleshin perfaqesimit te Shqiperise ne panair, dhe atehere..........do te raportonin ata per ate lloj qelbesirlleku, qe vetequhej stende shqiptare.

 

PS: Komplimente Republikes se Kosoves, qe edhe pse e re, perfaqesimin ne boten e librit e bente ne menyre me dinjitoze se Shqiperia.

Me turp e faj po ju raportoj nga Frankfurti!

hey, this is great info.

ndoshta nje nga treguesit me sintetike - sidomos ne sfond te City Park a Park City  si quhet, dhe te Rollingstones Belvery Hills ueber Ndroq nje here... nam fare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).