T‘i ngjash vetëm pak, sot më shumë se dje është ëndrra e të gjitha femrave. Edhe 100 mijë eurot e paguara për një fustan shumë të thjeshtë, pa vezullimin shkëlqyes të diamanteve e zbukurimeve, por firmato "Givenchy" tregojnë se si miti i elegancës nuk mund të ketë çmim dhe më shumë akoma se asnjë aktore tjetër nuk është bërë ikonë e stilit dhe e klasit sa ajo. Fustani i zi i Audrey Hepburn, i veshur në filmin "Mëngjes te Tiffany", ka hyrë në librin Gines: për asnjë fustan tjetër të krijuar për një film nuk është paguar kurrë më parë një shifër kaq e lartë. Edhe sot, gjashtëmbëdhjetë vjet pas vdekjes, miti i Audrey Hepburn dhe i elegancës së saj, të rinovuar nga publikimi i fundit i librave "Audrey Hepburn, fotografi dhe kujtime të një jete pune dhe fame" dhe "Audrey Hepburn", jo vetëm nuk "shuhet", por është më aktuale dhe më moderne se kurrë. Ai fustan në veçanti ndryshoi përgjithmonë idenë e shikut, duke u futur në imazhin tonë si perceptimi i stilit. Ishte viti 1961 dhe ai film shënoi "hyjnizimin" e një miqësie të ngushtë: atë mes Audrey Hepburn dhe Hubert de Givenchy, miqësi e cila kishte filluar që me filmin "Sabrina" në vitin 1954, kur stilisti francez dizajnoi të gjitha veshjet e protagonistes, duke e shndërruar në simbolin e elegancës dhe finesës. Deri në atë kohë, ideja e të bërit për vete publikun me elegancën dhe bukurinë e pashterueshme i ishte besuar Marilyn Monroe dhe Jane Mansfield. Por më pas erdhi ajo, Audrey Hepburn, me një "dobësi" drithëruese, plot klas, por mbi të gjitha një bukuri moderne: sy të mëdhenj dhe buzëqeshje të mrekullueshme. Vetëm ta admiroje, kjo ishte gjithçka që duhej të bëje. Të gjithë u "dashuruan" menjëherë me të. Femrat e cilësuan si modele që duhej imituar (përveçse admiruar), ndërsa burrat ngelën të habitur nga sjellja, freskia dhe spontaniteti i saj. Ndoshta nuk e kishte menduar kurrë, por Audrey Hepburn “prezantoi” epokën e re, ku gratë duhej të ishin më pak të vuajtura, më pak zonja dhe më shumë vajza. Për të feminiliteti dhe luksi i vërtetë ishte opsion i thjeshtësisë: të kesh pak është më mirë. Ishte viti 1954, kur mes saj dhe stilistit parisien lindi “dashuria” me shikim të parë. Ai e quajti “një dhuratë e rënë nga qielli”, ndërsa ajo i besonte me sy mbyllur gjithçka djaloshit të ri, por njëkohësisht stilist i madh që nuk do t‘ia nxirrte kurrë në pah dobësinë e theksuar dhe defektet. Në çdo veshje të saj do të mundohej të tregonte pak nga personaliteti. Kuptoheshin në gjithçka që bënin. Ndoshta jo pa të drejtë Audrey kishte filluar të shihej si modelja ideale për t’u imituar nga gratë. Pas filmit “Pushime romane”, mijëra gra të reja kishin filluar të mbushnin sallonet e parukerive, duke kërkuar prerjen e flokëve njëlloj si “Princesha Ana”: të shkurtra pothuajse si djalë. Po ashtu thuhej me entuziazëm se eleganca se si kombinonte këpucët e sheshta ishte “mënyra më seksi për të hequr takat”. Syzet e saj super të mëdha u kopjuan për vite me radhë dhe vazhdojnë të kopjohen edhe sot, ndërsa veshjet, sa të thjeshta aq edhe moderne, pantallonat e ngushta, fustani pas trupit me bel u bënë me thjeshtësinë e tyre, modelet më të kërkuara në botë. Gjithashtu dhe pantallonat treçerekëshe, këmishat e bardha, palltot poshtë gjurit, bluzat e marinarit, apo e ashtuquajtura “veshja Sabrina” (pas filmit me të njëjtin emër) e dizajnuar për të lënë zbuluar shpatullat, por për të mbuluar pjesët e dobëta të trupit. Shumë nuse donin të stamponin menynë e drekës së dasmës në një shall mëndafshi të dekoruar me motive lulesh, siç bëri Audrey Hepburn, kur në vitin 1954, përpara 25 të ftuarve, shkoi në Le Ferrar, një kishë gotike në Burgenstock, Zvicër. Vetëm një muaj pas daljes së filmit “Pushime romane” në shtator të vitit 1953, revista prestigjioze amerikane “Time” i kishte kushtuar foton kryesore të kopertinës, ku shkruante me të mëdha se e kishte zili "formulën" e suksesit të saj: "Audrey Hepburn nuk përshtatet me asnjë stereotip dhe asnjë stereotip nuk i përshtatet asaj", pastaj erdhën me radhë të gjitha kopertinat e tjera, e në veçanti ajo e "Vogue", që e hapte revistën me shkrimin: "Stili i Audrey ka pushtuar botën". Që nga viti 1957, plot katër vjet para "Mëngjes te Tiffany", Hepburn u përfshi në listën e dhjetë grave më elegante në botë të stiluar nga "New York Dress Insitute" dhe që atëherë nuk doli më nga klasifikimi. Sigurisht artistja e madhe do të ishte bërë një "ikonë e stilit" edhe pa ndihmën dhe veshjet e bukura të stilistit Givenchy. Kjo, sepse ajo kishte diçka që nuk mund të blihej: kishte klasin e lindur. Përkrah saj, ose më mirë para saj, Marilyn Monroe, që konsiderohej si gruaja më e bukur në botë, shkoi deri aty sa tha: "Ndihem si një hipopotam i veshur me rrecka". Dobësinë dhe trupin e saj e kishte trashëguar që kur kishte qenë fëmijë, ku shpesh i duhej të rrinte pa ngrënë në zinë e bukës që kishte pllakosur Holandën e pushtuar nga nazistët. Kur studionte balet në Londër ëndërronte të bëhej një balerinë e famshme, sepse kishte një fizik për t‘u admiruar, ishte e gjatë 1 metër e 70 cm dhe peshonte 40 kilogramë. Fakti që u bë një ikonë e modës dhe e bukurisë (pa ndjekur kurrë asnjë model), ishte fare e rastësishme, sipas djalit Shon, që tregon se tek ajo asgjë nuk ishte e "studiuar". "Gjithçka varej nga fakti që ishte e dobët dhe sportive. Njihte çdo gjë të bukur e negative në trupin e saj. Mësoi të vishej nga nevoja që kur ishte e varfër". Ajo dukej e bukur edhe kur vishte pantallonat e thjeshta lino. Në vitet e fundit të jetës, kur u emërua ambasadore e UNICEF-it dhe ku i dedikoi gjithë vitet i kishin ngelur, duke ndihmuar fëmijët në shtetet më të varfra dhe luftoi kundër urisë në botë, sidomos në Somali. Që nga interpretimi i saj i parë në rolin e një stjuardese në vitin 1948 dhe në 1989-n, në filmin e regjisorit Spielberg, ka rrezatuar një shkëlqim dhe elegancë, e cila i buronte nga brenda shpirtit.

12 Komente

Ne skenen e mesiperme eshte kaq e makijuar (per ti rene kitares per qejfin e saj) dhe kaq e dashuruar me imazhin e saj, sa me lë indiferent.

Nejse. Ajo ishte estetika hollivudiane.  O e merr o e lé !

dhe ti e le... nejse, po mu kujtu ajo "you had me at hello" kur i ngren syte tjetra... edhe pa pik problemi "hi" thot.

 "dhe ti e le..."

E lash, sepse ka patur fatin qe te njoh femra me te bukura se ajo. Po pe verteti. (Nuk kam asnje merite. Fati.)

Nuk ishte per konkurs bukurie, ishte per simpatine time per te. Cfare te te them? Qe bukuria eshte relative dhe eshte edhe produkt i kultures, zhvillimit, pervecse i syve te soditesit?

Fini, kjo ishte si nje limonate qe ta lehteson shpyrtin. smiley

Dy reshta edhe per kete artist te famshem.

Tony Curtis, kopie me Roger Moor.

Audrey ka lene hijen e vet, Nicol !!!!

Si gjithmonë, përgatitësi i artikullit duhet kapur me shpulla. Marilin Monro dhe Xhein Mainsfild ishin epitoma të bukurisë femërore hollivudiane të kohës, të bëshme, bjonde dhe sensuale. Për kontrast, Odri Hepbërn ishte epitoma e elegancës që buronte nga thjeshtësia, dhe e bukurisë që buronte nga "tipi" ose karakteri e jo nga tiparet perfekte të fytyrës. Ajo ishte burimi i stilit "gamine" (që unë do ta përshtatja si micka) së bashku me Greis Kellin, si edhe shërbeu si pikë bashkimi i idealit francez me idealin amerikan të bukurisë (të cilët kanë qenë shpesh në konflikt me njëri-tjetrin).

Për kohën, imazhi i saj ishte tepër natyral, me makiazh të butë e vetulla të trasha, mbi sy të mëdhenj në një fytyrë të imët dhe në një trup thuajse djaloshar, veshur me sqimë e me stilin minimalist të kohës (duhet përmendur se ajo që quhej minimaliste në vitet 50-60 ndoshta sot do të quhej rokoko)

Ajo gjithashtu përgatiti terrenin për imazhin e gruas-fëmijë që solli më vonë Tuigi dhe që me aq sukses e përfaqëson sot Keit Mos. Statusi i saj si ikonë e modës dhe e kinematografisë është i pakundërshtueshëm dhe influenca e saj vazhdon të ndihet në këto fusha. Disa nga kontributet më të dallueshme janë: vetullat e trasha e të errëta, pantallonat kapri (deri tek kërciri) këpucët e sheshta stil balerine, "silueta e re" që solli Givenchi në skenë, syzet e stërmëdha të diellit (kopjuar dhe nga Xheki Kenedi më von&eumlsmiley, flokët e shkurtër si çun etj.

Marigona Dragusha, Miss Kosova 2009 ka një ngjashmëri tepër të habitshme me të. Ishalla i ecën njësoj.

Audrey eshte simpatike, por per mua bukuri e vecante, dhe e lene ne hije me pa te drejte, ishte GENE TIERNEY.

 Femra qe peshojne 40 kg, jo vetem qe jane tmerri i njerzeve , por dhe tmerri i vetvehtes. Sot ne mode, jane femrat e shendeteshme, me gjoks e vithe te kercyera, dhe jo ato top-modelet qe ta shpifin me ato shkopat e xhezit mbi te cilat hecin. 

simpatike eshte sic tha Do-rina por mendoj se ka shume aktore te tjera qe e meritojne me shume se ajo mitizimin.

nuk e di esh shum elegante per mu m`duketsmiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).