Ne Tirane, naten kur Evropa paralajmeroi se per shqiptaret u hap rruga e levizjes se lire, nuk kishte fishekzjarre. Madje as ne fund te ndeshjes se futbollit kunder Bosnjes, nuk u hodhen fishekzjarre si ne cdo ndeshje tjeter. Ca zera politikanesh jane duke uleritur ne ekrane televizive se "nuk eshte ndonje gje e madhe kjo qe ndodhi"; pastaj thone se "na merzitet me festa, sikur kushedi...". Te kete qene kjo arsyeja qe nuk u hodhen fishekzjarre dhe nuk plasi festa ne kryeqytetin e Shqiperise?... Apo ka nje arsye tjeter. Valle dikush ka menduar se eshte akoma shpejt, me 9 nentor vendoset edhe ne Keshillin e Ministrave?... As kjo nuk eshte arsye per te munguar festa. Levizjes se lire, qytetaret shqiptare mund t'i kushtojne dy, pese dhe dhjete festa, pa e tepruar aspak. Arsyen me te forte per te festuar per hapjen dhe per lirine e levizjes, mes gjithe popujve te tjere te izoluar ne komunizem, e kane shqiptaret.
Shqiptaret ishin te vetmit njerez pa pasaporte gjate gjysme shekulli; te tjeret e kishin te pakten nje pasaporte per te shkuar te njeri-tjetri brenda bllokut socialist, ose pak me larg. Vitin e kaluar, aty nga pranvera, kur Evropa hapi portat per fqinjet tane serbe e maqedonas, ne Beograd e ne Shkup nuk pushoi festa tre net. Te gjithe priten mesnaten; ne castin kur u shenua ora 12, bash ne ate moment u nda ky shekull nga shekulli para ketij. Edhe ne te njejten gje po bejme; po ndajme shekullin nga shekulli, nuk eshte gje e vogel.
 Qe ne vitin 1945 kur u vendosen muret mes Lindjes e Perendimit, ishte e pamundur qe te udhetohej lirshem ne Evropen Perendimore Te perjetosh kohen dhe peshen e saj- kjo eshte njera ane. Ana tjeter eshte rezistenca e gjysmes se politikes per te penguar rrugen e te gjitheve drejt Evropes. A e dini se edhe festa ose mos-festa, eshte nje shtyse ose mos-shtyse ne rrugen drejt Evropes? Te mos festosh per festen do te thote te nxish shpirtin. Qe te nxish shpirtin do te thote te ulesh energjite dhe dinamizmin per te kryer akte pozitive. Syri qe nuk shkon per mire, nuk mund as te hape rruge te mire.... Sa shume jane te lidhura gjerat me njera tjetren!
 Opozita, sidomos Partia Socialiste, ka shpallur "epoken e se keqes", edhe pse Shqiperia jeton epoken me te larte te aleancave me qyteterimin perendimor dhe unitetin me Bashkimin Evropian. Sipas "epokes se te keqes", Shqiperia ndodhet ne gjendjen me te keqe te historise. Sipas kesaj "epoke", shqiptaret nuk dine te votojne, as te orientohen, as te gezojne festen e vitit te ri. Sipas kesaj "epoke", njerezit ne kete vend, vetem vuajne, nuk kane buke, "lahen dy here ne muaj" (sic tha njeri nga lideret socialiste); shqiptaret cmojne kot se koti nje rruge ose nje shkolle. Ideja politike se "ne do ta bejme Shqiperine", ka krijuar terrenin politik sikur Shqiperia nuk ishte e bere deri tani. Pike-pike, ide te tilla regrese kane krijuar nje situate sikur vetem shqiptaret bejne gabime ne demokraci, sikur ky vend eshte i mallkuar, etj...
 Atehere, natyrshem lind pyetja si mund te guxoje njeriu qe te "fluturoje" drejt Evropes ne momentin kur Evropa hapi portat?! Thelbi mbetet, aktualisht, drejtimi per ku? Ne Evrope apo jo? Rezistenca e heshtur per ta mbajtur vendin jashte ketij trendi eshte vdekjeprurese. Por esenca e rezistences negative, natyrisht, nuk eshte se do te drejtohemi per nga Kamboxhia, (gje qe nuk ndodh me), por se cfare regjimi do te ndertosh. Tendenca per te deformuar regjimin, verehet shume hapur. Edhe pse thuhet "demokraci", kjo nuk do te thote asgje. Produkti i demokracise, dhe cfare eshte produkti?- ketu eshte vlera ose mosvlera. Kundershtaret e Evropes thone "demokraci", por nuk thone cilen. Historia ka deshmuar se edhe Hitleri a Musolini ishin produkt i demokracise. Ne qofte se do te devijohej rruga e Shqiperise drejt Evropes, atehere rreziku i deformimit te regjimit do te ishte prezent. Vetem lidhja me qyteterimin perendimor e mban demokracine te shendetshme, ndryshe mund te quhej demokraci, por ne fakt jo demokraci. A e ka qellim PS qe ta deformoje demokracine, p.sh., ne anarki e pastaj ne tirani? Nuk mund ta thuash kaq rende, por synimi i PS kunder Evropes, con ne deformimin e regjimit.
 Cfare ka ndodhur ku eshte deformuar demokracia? Keto jane edhe sinjalet se cfare mund te ndodhte sikur te lejohej deformimi. Sudani zgjodhi demokracine, por sapo e zgjodhi, e deformoi ne regjim ushtarak, qe persekutoi grate dhe myslimanet, ne radhe te pare. Pastaj ra ne gremine kultura, arsimi, qytetaria. Sot ne Sudan, vetem 27 per qind e popullsise mund te shkruajne e lexojne. (Mes tyre vetem 12 per qind e grave mund te lexojne). Edhe ne Kurdistan e Afganistan u bene perpjekje per demokraci, vite te shkuara. Por boshlleqet qe u krijuan per shkak te institucioneve te prekura, lane hapesire per Sadam Hussein, ku mund te thuash se tani ka shume tirani. Edhe ne Bosnje "demokracia" legjitimoi krimet e kryera qe nga periudha e nazizmit. Ne Sierra Leone dhe ne Brazavil, zgjedhjet nuk jane lejuar qe te prodhojne pushtet demokratik, por kane shkaktuar kaos. Mos- pranimi i rezultatit te zgjedhjeve, si ketu edhe ne Bangladesh, eshte nje sjellje e perditshme qe shtremberon gjithe sjelljen politike. ...Te gjithe protagonistet kane deklaruar se "po bejne demokraci". Por demokraci jashte "mitre", d.m.th., jashte principit evropian. Provat deshmojne se ka nje rrezik, vecanerisht sikur opozita ish- komuniste te vazhdoje te mos lejoje entuziazmin per Evropen.
 

8 Komente

 Ik o Frrok hiq e fut ca rob prej pune andej nga ATSH-ja dhe rri rehat.

Frroku paska rrjedh fare. Sa vjec osht ky dreq mer, se kshu nuk ngja aq i vjeter?

Gjynah me e pa Frrok Cupin ne kto nivele , fort brilant ka ken ne nje kohe. At'here kur Nanoja me Berishen nuk e kishin fut ne "thes" ala .

une sot e pashe frrok hunderrin ke piazza me do zgjebsa.

mire dukej , goxha mire smiley

...Ne Tirane, naten kur Evropa paralajmeroi se per shqiptaret u hap rruga e levizjes se lire, nuk kishte fishekzjarre. Madje as ne fund te ndeshjes se futbollit kunder Bosnjes, nuk u hodhen fishekzjarre si ne cdo ndeshje tjeter...

...Vitin e kaluar, aty nga pranvera, kur Evropa hapi portat per fqinjet tane serbe e maqedonas, ne Beograd e ne Shkup nuk pushoi festa tre net. Te gjithe priten mesnaten; ne castin kur u shenua ora 12, bash ne ate moment u nda ky shekull nga shekulli para ketij. Edhe ne te njejten gje po bejme; po ndajme shekullin nga shekulli, nuk eshte gje e vogel.... 

Ku po genjen Frroku ketu?

 Frroku i ka bere nja 4 levizje salto deri tani nga e majta ne te djathte e anasjelltas. Do te haje dhe ai e ska faj. Nuk e vret mendjen shume per dinjitetin moral.

Shi tani kur te beje ndonje salto te re mortale andej nga republikanet apo kristiandemokratet. Jepi or Frrok kerce sa ke akoma fuxhut.

 Gjyhna per Frokun,ku ka katandisur.Me ngjason me gazetaret e rinj por, keta do mesojne nje dite,ndersa Frroku po rreshket!!!!!!Sa keq.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).