Rima Fakih, miss America

 

Në dukje, unë nuk jam muslimane, ngaqë në ndryshim nga një pjesë e mirë e femrave të së njëjtës fe me timen, unë nuk vesh ferexhé. Duke qënë se të tjerët nuk mund të identifikojnë sistemin tim të besimit nëpërmjet pamjes sime fizike, specifikisht nëpërmjet veshjes, unë kam mundur t’u shpëtoj pështymave të urrejtjes e të përbuzjes, që janë hedhur mbi ato që mbulojnë kokën me çember; unë u kam shpëtuar, gjithashtu, situatave, në të cilat dikush ta heq çemberin nga koka me qëllim që të të përqeshë e të të poshtërojë; mua, më në fund, nuk më ka qëlluar të pushohem nga puna, apo të injorohem në pikëpamje profesionale e sociale për shkak të dukjes “së dyshimtë”. Në të vërtetë, më kanë marrë në çdo rrethanë për një grua jo myslimane, dhe kështu, përvoja ime jetësore në periudhën pas 11 shtatorit të vitit 2001 ka qënë esencialisht e ndryshme nga ajo e motrave të mija të veshura me ferexhé; por unë vijoj ta quaj veten, megjithatë, një myslimane. Në të gjithë kuptimet.

Duke qënë se jetoj në Shtetet e Bashkuara, unë e kam jetuar dhe kqyrur transformimin e perceptimit të amerikanëve mbi fenë, në të cilën besoj, dhe mbi të gjitha, tërheqjen prej (fiksimin pas) grave myslimane gjatë nëntë viteve të fundit. Termi “mysliman” ka simbolikën e jehonën e vet në botën, ku jetojmë, por ndryshon puna kur ky term asocjohet nga fjala “grua”, ngaqë në këtë rast vihen në lëvizje sentimente e diskutime krejt të tjera. Ky fokusim i zoom-uar tek “gruaja myslimane” u bë praktikë e përditshme, kur qarqet mediatike e akademike zunë të zhbirilojnë në sferën shtëpijake të botës myslimane pas 11 shtatorit, duke filluar, afërmendsh, me rolin enigmatik e egzotik që luan gruaja në vendet myslimane. Bash në këto kohë ne pamë të rishfaqej fotoja e famshme e një vajze afgane me pamje të pashpresë, të cilën na e kishin zënë sytë andej nga vitit1985, në kopertinën e revistës National Geographic.

Fytyra e saj, që nuk të shqitet nga mendja, i rrëmbeu lexuesit, dhe historia e jetës së saj të mistershme ishte aq ndjellëse, sa i bëri skuadrat e gazetarëve të revistës National Geographic të shkonin ta gjenin sërish, këtë herë në Pakistan, dhe të shkruanin një tjetër feature story mbi çfarë ajo kish hequr në harkun e njëzet viteve të fundit. U shkruajtën histori të tjera me gra të vendeve myslimane, dhe krahasimi me jetën e grave në perëndim u bë shkak për krijimin e një perceptimi të ri mbi gratë myslimane nga Kina në Afrikë, e kudo tjetër, për të përfunduar në Shtetet e Bashkuara. Disa vite më vonë vranë kryeministren pakistaneze, Benazir Bhutto, dhe kjo ngjarje u bë shkak që figura e saj të rrethohej me interes e kureshtje në perëndim. Idealet e saj perëndimore të përzjera me rrënjët e saj lindore bënë që ajo të shihej si simboli i identitetit femëror në politikën e erës moderne. Në vitin 2010, vajza amerikane me origjinë arabe, Rima Fakih, fitoi çmimin Miss America, dhe kjo gjë ngjalli e provokoi një tjetër diskutim mbi problemet e gjendjen e grave myslimane kudo nëpër botë; ne të gjithë u vumë të zbulonim se si ajo do duhej të identifikonte veten e saj, duke mbajtur frymën e duke pritur që ajo të deklaronte, nëse ishte myslimane, apo jo.

Nocioni i një identiteti të veçuar të “gruas/femrës myslimane” ka lindur nga një matricë komplekse, që përbëhet nga korniza orientaliste, nga filozofia feministe, nga leximi me lente i skripturave judeo-kristiane dhe, sigurisht, nga portretizimet mediatike. Filozofia orientaliste e ka bërë të udhës të përdorë lente perëndimore në përpjekjen për të analizuar myslimanët dhe praktikat islamike të Lindjes, duke kontribuar kështu në krijimin e përfytyrimeve egzotike, pas të cilave njerëzit tërhiqen e dëfrejnë aq shumë, deri dhe në ditët e sotme (Shih Sex and the City 2). Kjo filozofi u ngrit e mbahej mbi premisën e rreme, se myslimanët e vetëm në botë ishin arabët, dhe në këtë mënyrë, bash mbi gratë arabe u ngrit përfytyrimi një-dimensional e monolitik i grave myslimane për më shumë se një shekull.

Po njësoj, feminizmi, teoritë feministe dhe feministet janë fokusuar për shumë kohë “në mënyrë konstruktive” mbi gratë myslimane. Ndërsa kanë qënë të bashkuara në betejën e rëndësishme për të drejtat e barazinë e grave, filozofia plot ngjyra e feminizmit nuk e ka pranuar përkufizimin kuranik të barazisë, dhe të rolit “të mënjanuar, por të barabartë” të grave myslimane. Elementi që ka dalluar këto sekte të grupeve që luftojnë për të drejtat e grave ka qënë çështja e nënshtrimit. Zgjedhja e grave myslimane për t’iu nënshtruar asaj që ato besojnë se është fjala e Zotit për to (përfshirë idenë e përunjësisë) është absolutisht një faktor që kontribuon në krijimin e nocionit të identitetit të mënjanuar e individual të “gruas myslimane”.

Pikëpamja judeo-kristiane mbi gratë ka bërë të vetën, gjithashtu, në krijimin e nocionit të “gruas msylimane”, ngaqë ofron një optikë esencialisht të ndryshme prej optikës së islamit lidhur me gratë. Kjo gjë vihet re qysh me optikën mbi mëkatin original. Pohimet kuranike na thonë, se Ademi dhe Havaja ishin njësoj përgjegjës për mëkatet e tyre, se Zoti i fali më pas, dhe se dhëmbjet e lindjes, të cilat janë konsideruar një lloj dënimi për gratë në Bibël, janë praktikisht momente të shpërblimit dhe të bekimit për gratë në Islam. Këto ilustrojnë mënyrën, se si diferencat në skripturat e librave të shenjtë i kanë dhënë hapësirë e autenticitet “gruas myslimane”.

Koncepti i “gruas myslimane” lindi dhe si një qasje reaksionare e grave myslimane që jetojnë në perëndim përballë idesë, se islami ishte i dhunshëm edhe ndaj njerëzve me besim tjetër, edhe ndaj “të dobtëve” të vet. “Gruas myslimane” iu desh t’u bënte ballë këtyre mendësive, dhe të përkufizonte vetveten përkundër ideve se ajo ishte e shtypur dhe e nënshtruar. Në të njëjtën kohë, asaj iu desh të shpjegonte se shtypja, dhuna shtëpijake, dhe gjymtimi gjenital, të cilat ishin praktika në disa vende myslimane, nuk kishin asnjë lidhje me mësimet e islamit.

Ndërsa bota po ndryshon në të gjitha drejtimet, ne jemi dëshmitarë të faktit, që “gruaja myslimane” po ndryshon, gjithashtu; ajo po kërkon të bëjë zgjedhjet e veta, ajo po ndërton, ajo po bëhet leader fetar i klanit të vet. Gratë myslimane, sidozot Suraya Pakzad, themeluesja e organizatës afgane “Voice of women”, kanë marrë poste këshilltaresh në qeveri të ndryshme, kanë investuar në sipërmarrje të lloj-lloj-shme, po jepen pas veprimtarive të bamirësisë, janë bërë yje të sportit, etj, etj.

Gratë myslimane e kanë bërë të tyren nocionin, që ato janë femra myslimane në kuptimin shpirtëror, fizik, social, emocional, e politik. Ka gra myslimane që, me qasjen introspektive e vetreflektive, janë në ballë të përpjekjeve akademike për të dekonstruktuar një identitet të tillë. Asma Uddin (Kryeredaktore e gazetës online AltMuslimah.com), ka shkruar një artikull interesant më titull “Është e vështirë të jesh një msylimane moderne”, Dhe aty thotë: “vetreflektimi bart domosdo pak konfuzion, ngaqë është e vështirë të pajtosh lajmet mbi shtypjen e diskriminimin, që të copëtojnë zemrën, me përvojat e takimeve, të ndërveprimit e të bashkëjetesës, në të cilat ne dëshmojmë se jemi të forta, plot besim e të suksesshme”.

Kjo është rruga, nëpërmjet së cilës ne po krijojmë e ndërtojmë si identitetin kolektiv mysliman, ashtu edhe identitetin tonë të “femrës myslimane”. Në gjithçka bëjmë ne përkufizohemi e aplifikohemi prej virtuteve të këtyre identiteve. Këto përpjekje për të kuptuar vetveten po verifikohen në përgjigje të nevojës së një perspektive alternative për të përmirësuar bashkëjetesën në diversitet në çdo qoshe të globit. Në të ardhshmen, kurdo që të jetë ndonjë forum mbi myslimanët apo Islamin, ne do duam të jemi aty si zërat e grave myslimane. Ne do të jemi një zë i dallueshëm dhe autentik, që do të formësojë e modelojë shoqëriën e politikën e gjeneratave të ardhshme.

Marre nga Respublica.al

11 Komente

- Ku ishe?

- Asgjekundi!

Zëre se e thash unë smiley

Ne te ardhshmen shpresoj te mos kete me nga keto kategorizime! Keto shkrimet ma bejne zemren ashkla-ashkla...

 

Te nderuar admin .

Si fillim kerkoj ndjese por ndihem i fyer !

Megjithemend , mbase duhet kuptuar njehere e mire qe Shqiperia nuk eshte fshat Afganas , me keto lloj-lloj prurjesh qe po bejen pak si te shpeshta ! Per me teper nuk eshte as fushe eksperimentale per te eksperimentuar e testuar se si te marret mund te nxjerrin perfundime psikopatesh , duke provokuar me tema gjoja te zgjuara e te fencura por qe ne tituj

TEMA me permbajtje difernecuese te bindjeve Fetare te denushme edhe penalisht

Si nxitje per racizem Fetar !

Cdo gje ka nje cak etik por edhe intelektual  . E perse duhet shndruar ky Blog i Vlere ne vater injorante te sekulareve e provokatoreve Fetare ?

Dhe sipas karakterit pak a shume "hakmarres" te njeriut ,i sheh keto perplasje ne cdo teme me subjekte te tjera , qe e demton mjaf rende debatin !

Flm ...edhe njehere Ju jerjoj ndjese per mendimin e shprehur ne menyre te ashper.!

 

mbase duhet kuptuar njehere e mire qe Shqiperia nuk eshte fshat Afganas , me keto lloj-lloj prurjesh qe po bejen pak si te shpeshta !

Mor po une e di qe s'jom koqe misri, po ec e mushja menjen gjelit qi s'jom

Si tha Beluli: O Peshk, te hengert tenja...

...........,se e ke te keqen brenda.smiley

 E lexova, s'kam gjo per t'thon  smiley 

Ja dhe portreti i nje muslimaneje jo-praktikante.

tani, myslymanet brire nuk kane; mesa di une. njerez si gjithe te tjeret jane. puna eshte qe te arrish deri aty sa te prodhosh nje titull te tille, duhet patjeter te kesh rene ne batakun e ngaterreses se plote te koncepteve. myslymanet nuk jane race me vehte. myslymanizmi eshte thjesht nje fe, nje menyre te menduari, nje menyre te jetuari, etj etj etj... do te duhej faktikisht, pike se pari, qe te dilte nje person i shkolluar dhe kompetent, dhe te jepte publikisht perkufizimin perfundimtar te fjales "myslyman",  - them perfundimtar, qe te pakten te pranohet nga te gjithe, pa u qyrravitur kush. Ama, kaq i duhet te beje, atij dijetarit. Pastaj, se KUSH eshte apo jo myslyman, i gjykojme ne.

ti prodho gurin e peshes, grurin e peshojme vete.

nese myslyman eshte nje shoku im, atehere bota me 1.5 miljarde myslymane do te ishte nje vend qe gjithkush do ndihej i privilegjuar te jetonte. nese myslyman eshte nje bin laden, apo nje hamasqarr, vaj medet... nuk do ishte shume e cuditshme ta aunim fe edhe aushvicin apo gestapon, apo titanikun, apo hiroshimen, apo avatarin... dmth, vari leshte qe vari leshte... ngaterrese per ngaterrese. nuk ka me asgje kuptim; apo jo.

megjithate, thene c'u tha me siper; kush e ka lexuar kuranin e di fare mire, sado i moderuar te jete, qe ajo me siper eshte gjithshka pervec myslymane.

per mua eshte seks bombe, e ngrenshme, e lepijshme, e thethijshme, etj etj etj... te gjitha te mirat, ama ate te miren apo te keqen e te qenit myslymane, nuk e ka.

Une e lexova dhe nuk kuptoj

Perse ju duket kaq koti ky artikull?. Mendoj se ka nje ide te mire. Qe feja myslimane nuk eshte ashtu si na e paraqitin disa. Qe feja myslimane si edhe tere fete e tjera kane egzagjerime, ekstremizma e konservatorizma.  Nje leksion shume i mire ky per disa qe e shiikojne fene myslimane  ndryshe nga sa eshte. Feja myslimane nuk perfaqesohet as nga Afaganistani i talibane e as nga Arabia Saudite e sherise. Feja myslimane eshte me e gjere se kaq. Po keshtu mendoj se ky shkrim bukur tregon se  si cdo fe tjeter edhe feja myslimane evulon.

Perse ky artikull qenka fyerje per shqiptaret myslimane? As pash e as lexova te permendej shqiperia aty. Po keshtu ne se beni ndonje lidhje ne kokat tuaja me muslimanizmin ne shqiperi une do te pyeja po ju pse ju djeg, kur shqiperia nuk eshte afganistan?

Pyejta qe kam une eshte se a ju vjen mire apo jo kur lexoni se femra myslimane mund te jete edhe Miss Michigani, edhe te drejtoje kompani e organizata boterore, apo mendoni si talibanezet dhe doni te peshtyni mbi femren muslimane? Apo kjo qe thuhet ne shkrim nuk ju duket realitet?Sinqerisht nuk e kuptoj vleresimin tuja te ulet per kete shkrim

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).