E mbani mend babaxhanin korçar Pandi Raidhi tek filmi “Yjet e netëve të gjata”. Nipi I nënë Pashakos I përmori mbi mustaqe, ndërsa Raidhi me kapelen me yllin e kuq, e puthi tek “zogu”. Sipas asaj çka I ndodhi vlonjatit Nexhip Qepja në Itali, Pandi Raidhi I ndjerë, jo vetëm duhej arrestuar për pedofili, por madje edhe duhej akuzuar për perversitete. E jo vetëm ai. Por edhe skenaristi, rregjizori dhe aktorët e tjerë. Madje edhe prindërit realë të fëmijës aktor, si bashkëpunëtorë. Po çka ndodhur me Nexhipin? Ai sot është në burg, me akuzën monstruoze për pedofili, madje ndaj fëmijës së vet, djalit pas dy vajzave. Shkak janë bërë puthjet e shumta që I ka dhënë ky prind fëmijës ndonjëherë edhe në vende “delikate” që për italianët qënkërkan të ndaluara. Po si t’ua shpjegosh institucioneve italiane? Si mund t’u thuash që dukatasi Qepja ka qenë I përvëluar për një djalë pas dy vajzave, sepse shqiptarët në ndryshim nga italianët duan më shumë djem, aq më tepër kur janë nga një fshat I tillë si Dukati. Si mund t’ja shpjegosh që fshatari Qepja, pasi Zoti ia plotësoi dëshirën, edhe pas katër viteve nuk është ngopur me dhuratën që I është bërë, me djalin. Si t’ua rendisësh se babai Qepja nuk di sit a tregoi ndryshe dashurinë dhe lumturinë e tij veç duke e mbuluar atë fëmijë me të puthura në çdo pjesë të trupit, në çdo moment të ditës, në çdo cep të qytetit, në sytë e çdo njeriu, qoftë kjo edhe edukatorja syprehtë dhe mendjehollë e kopshtit. Si mund të përballesh me ligjet italiane e t’u shpjegosh thjesht brendësinë e shpirtit shqiptar, se ai, Qepja, do të jepte jetën, me siguri kjo, para se t’I prekej një qime floku fëmijës së tij, e jo më t’ia prekte ai vetë. Se asnjë, në 60 milionë italianë mund të besojë se Qepja dhe e shoqja e kanë marrë rrugën e emigrimit jo për vete, por për të ardhmen e fëmijëve të tyre. Kush më shumë se ata dy prindër I do ata fëmijë; edukatorja, policia, gjykatësi, prokurori, shërbimet sociale, zbatuesit e ligjit, apo kush? Pa dyshim, katër milionë shqiptarë mund të venë dorën sot mbi Bibël, mbi Kuran, apo mbi çfarëdo libri të shenjtë e të betohen pa mëdyshje se Qepja e dashuron fëmijën e tij. Ai nuk sheh tek I biri katër vjeçar atë çka u shkon në mendje gjykatësve italinë, mish të njomë për të shfryrë epshet, por sheh mishin e mishit të tij si rritet dhe si ia gëzon jetën e vrarë në emigrim. Qepja nuk ka bërë asgjë më shumë se paraardhësit e tij, e asgjë më pak se bashkëkombësit e tij në Shqipëri e kudo tjetër. Shqiptarët mburren me djemtë. Kjo është veti shqiptare, për keq apo për mirë. Madje mburren edhe me “zogun” e fëmijëve të tyre. Si dhe pse këtë le ta shpjegojnë psikologët e psikiatrit, por kjo është e vërteta. Mbase ne shqiptarët nuk dimë si të luajmë, apo si t’I gëzojmë fëmijët. Mbase ne nuk dimë të sillemi në mënyrë aristokrate e ti trajtojmë sit ë mëdhenj kur janë ende fëmijë. Mbase ne nuk dimë ta shprehim dashurinë veç ashtu siç e kanë shprehur të parët tanë të paeuropianizuar. Por është e sigurtë se në gjithë këtë Europë, shqiptarët janë ndër popujt e vetëm që fëmijët I duan pranë edhe kur ata janë burra e gra, edhe kur ata janë të këqijtë e shoqërisë, edhe kur ata “I shkelin me këmbë” prindërit. Eshtë një lidhje shumë shekullore prind-fëmijë, që shqiptarët nuk mund ta zgjidhin kaq lehtë.

Ndoshta do të na duhet të mësohemi me ligjet, qoftë edhe të çuditshme, të vendeve ku emigrojmë e ku mund të jetojmë. Do të duhet të mësohemi edhe me ligjet e SHBA-ve që nuk e lejojnë një shpullë ndaj fëmijës tënd. Do të duhemi të mësohemi edhe me ligjet e Italisë që nuk lejojnë të puthësh fëmijën tënd. Do të duhemi të mësojmë ta shprehim dashurinë alla italiane, apo ta bëjmë të dëgjojë fëmijën alla amerikane. (Siç tregonte një shqiptaro amerikan: “Desha ta marr djalin, të vija në Shqipëri e t’I jepja një dru të mirë e pastaj të nisesha sërish në Amerikë, se nuk më dëgjonte për asgjë). Të urojmë që shqiptarët e Italisë të mos nisen të gjithë për atdhe, vetëm për të puthur pa mbarim fëmijët e tyre. Nëse Nexhip Qepja duhet dënuar, le të dënohet për dashuri të pamatë ndaj fëmijës së tij. Nëse në Itali nuk ka një ligj që ndalon të duash fëmijën tënd, Nexhip Qepja duhet të lirohet. Fëmijët po e presin.  

46 Komente

Na vjen keq per Nexhipin.

Sipas venit behet kuvendi apo  zakonet e popujve te tjere duhen respektu ??

 

1-Pse nuk e merr ceshtjen nje avokat shqiptare te paraqise ca prova qe shqiptaret e kane zakon kete gje ?

2-DHe ate pjesen e filmit mund ta marre .

 

 

Para ca kohesh cuni i dajes tim i mesoi djalit se si te urinonte ne baje ne menyre te pavarur.

Me cpo shikoj po te ishte ne Itali,duhej te futej  ne burg si pedofil.

pak me tutje Ben Andoni ngriti problemin me vend te dhunes ndaj femijeve.

Tani nga artikulli i Benit, deri tek puthja e zogut qe permendet ketu, mua me lind plotesisht e drejta te them qe jo te gjithe e kane per detyrim te kene femije, madje ka disa qe kjo pune u duhet ndaluar.

Dhe tjeter gje kisha qe: fakti qe ajo puthja e zogut eshte kulturalisht e praktikuar, dhe ne rrafshin juridik mbase kjo do sherbente si mbrojtje per zotin Qepja, nuk do te thote qe eshte psikikisht e shendetshme per femijen dhe duhet praktikuar.

ika

 Ndoshta do të na duhet të mësohemi me ligjet, qoftë edhe të çuditshme, të vendeve ku emigrojmë e ku mund të jetojmë.

Ndoshta?!

E mbani mend babaxhanin korçar Pandi Raidhi tek filmi “Yjet e netëve të gjata”. Nipi I nënë Pashakos I përmori mbi mustaqe, ndërsa Raidhi me kapelen me yllin e kuq, e puthi tek “zogu”. Sipas asaj çka I ndodhi vlonjatit Nexhip Qepja në Itali, Pandi Raidhi I ndjerë, jo vetëm duhej arrestuar për pedofili,

 

Po si t’ua shpjegosh institucioneve italiane? Si mund t’u thuash që dukatasi Qepja ka qenë I përvëluar për një djalë pas dy vajzave, sepse shqiptarët në ndryshim nga italianët

po pra, u çoni filmin si prove. d.m.th  verteton qe ne disa zona te Shqiperise, eshte pjese e kultures.

kushedi,nuk i dihet, mbase u pelqen filmi, (''Yjet e neteve te gjata'' titullohet me duket), atyre te festivalit te Venecias dhe me kete rast i japin ndonje ''Leone te arte''.smiley

Do të duhemi të mësohemi edhe me ligjet e Italisë (nje vend i huaj qe ka normat e veta morale dhe qe s'e ka detyruar Z. Qepje qe te shkoje te jetoje atje) që nuk lejojnë të puthësh fëmijën tënd (ne organin gjenital).

Si mund të përballesh me ligjet italiane e t’u shpjegosh thjesht brendësinë e shpirtit shqiptar...

Kjo arrihet me pune, me perpjekje e mbi te gjitha... duke respektuar ligjet e vendit qe te mirepret. Nqs. ato nuk te pelqejne, atehere kthehu ne vendin tend dhe puthja organin gjenital femijes pa u shqetesuar se mund te te akuzojne per pedofili.

Patjeter qe nuk mund ta edukosh femijen dhe gezimin tend si barbar Dukati. Patjeter qe duhet te sillesh dhe ta edukosh femijen tend sipas edukates dhe normave te shoqerise ku do te jetoje ai femije e jo ne maje te malit me dhite e berrat. Nuk duhet me harru qe injoranca ne Shqiperi ka bere te lindin 12 vajza e me ne fund nxjerre djalin me pekule, e kane gezuar por nuk i jane kthyer gezimit te shekullit 18 te traditave baritore.

Patjeter qe duhet ti flasesh e jo ti ulerasesh si ne mal, sepse mund ti prishesh qetesine atij qe ke ngjitur e qe te ka thene qe "hajde jeto edhe ti ne mes te shoqerise tone se nuk dua une te behem si ty por ti si mua".

Nuk eshte se italiani nuk e do femijen e kryesisht djalin me pak se shqiptari. Edhe ai ka traditat e tij e sidomos normat qe e rregullojne ate shoqeri multikulturale e kohet e fundit multitradicionale.

Duhet te kenaqen me minaret, duhet te kenaqen me callmat e mjekerosheve e shamite e vajzave qe u vijne prej Afrikes e Azise, e pastaj duhet te kenaqen edhe me bibilushet qe i puthen ne publik. Bah!

Merreni qete problemin. Nuk flitet per zakone e tradita kombetare qe ruajne e trashegojne identitet, e mbase edhe i pasurojne aty ku kane shkuar, por flitet per ndarje te sakta qe ata i dine mire ku duhet te qendrojne diversitetet pikante.

Keshtu fillojne ndarjet ne familje dhe kete do shteti ne Itali.Perca dhe sundo!Fillo progando gjoja luften kunder pedofilise apo abuzimit me femije dhe fut njerez te pafajshem ne burg si zoti Qepja.Pastaj prinderit me femijet nuk jane me te afert dhe nuk e cajne koken per njeri-tjetrin sic ndodh rendom ne perendim.

Ne nje ane legalizojne pedofiline duke legalizuar unionet gay dhe ne anen tjeter i bien ne qafe nje te pafajshmi  si zoti Qepja,per te justifikuar punen.

Tani edhe sikur zoti Qepja te dale i lare,kush do ta besoje se ai nuk eshte pedofil?Si do ti dale ky femijes perpara kur te rritet?Nuk i mendojne fare ata felliqesirat ne Itali keto gjera,apo o burra gjej shkak dhe shkatrroi jeten tjetrit.Perse e mbajne akoma ne burg?Qe zoteria eshte pedofil apo jo verifikohet lehte shikojini kartat e kreditit dhe veprimtarine ne web dhe do te bindeni nese eshte apo jo pedofil.Nese nuk eshte shpegojani ligjin italian dhe lereni te lire duke mbyllur kete mesele.Por jo!!!Autoritetet ketu e mbajne pa fund ne burg thjesht per ta shkatarruar kete zoteri dhe familjen e tij perjete.

Nje gje jam i sigurte ,ndersa zoti Qepja beri nje xhest dashurie dhe u interpretua si gjest pedofilie nga italianet,shume pedofile te vertete italiane hyjne ne web,shikojne pornografi per femije dhe kryejne udhetime seksi ne Tailande apo Filipine qe te bejne seks me te mitur pasi e bejne kete gje ne Itali dhe kjo nen hunden e policise dhe punonjeseve sociale.Perse nuk futen ne burg pedofilet italiane.Shume kollaj!Sepse jane italiane dhe nuk u preket qimja nga ligjet e pedofilise.Tani per te justifikuar punen polocia dhe punonjeset sociale i futen nje te pafajshmi si zoti Qepja dhe e akuzojne per pedofili.Hajde drejtesi hajde!Te pakten edhe ne Shqiperi pyeten komshinjte shikohet nese ka precedente penale apo pyeten dhe spiunet e policise para se ta futesh tjetrin brenda per nje krim qe jo vetem qe nuk e ka kryer por qe do ta njollose tere jeten si fis.

Nese zoti Qepja nuk ka precedente te tjere penale apo sjellje pedofile ai duhet liruar.Shkoni dhe hapjani kompiuterin dhe shihni nese eshte pedofil apo jo.

Se ketu po me duket se me shume e duan te birin autoritetet italiane qe nuk e njohin fare se sa zoti Qepja.

 Se ka fajin italia jo e ka katunaria. Katunaria shqiptare qe ulet kembekryq ne itali edhe e konsideron italine si province e dukatit.

 Ju lutem saktesoni qe disa zona te shqiperise e kane kete zakon... 

Mos na fusni te gjithe ne nje thes me keta tipat e cuditshem. 

 Mqrf, kush eshte ajo zona andej nga malesite e veriut qe kur u shkoje mik te fusnin nje femer nga shtepia ne shtrat per te te ngrohur?

E kam degjuar por s'di nese eshte e vertete.

That's true...

per kuriozitet tani

nga e di qe eshte true ?

e keni provu vete ?

e keni nga pesona te besuar ?

ku dhe qysh ?

Se vallai une kam pyet rob prej lloj lloj vendesh nga veriu dhe me kane pa me sy te shqyer kur jua kam thene

 Ma ka treguar njeri qe i kishte ndoshur vete kjo histori nga vitet 60. Ky ishte oficer nga Shkodra. I kishin futur ne krevat vajzen e shtepise 14-15 vjecare. Pa dem, nuk i kishte bere gje se kishte frike mos ia kishin bere per provokim smiley , por ka qene e vertete. Jam i sigurte qe edhe Idrizi e ka nigju kete zakon.

Sa per kuriozitet te njejtin zakon e kane edhe disa fise eskimo. Me sa duket ka lidhje me te ftoftin, dhe grate i perdoren si calik uji.

mbase...

nuk di ca me te thane.

me ben shume pershtypje...

 Une thashe se doje informacion qe te shpernguleshe tek ajo krahine... smiley

po , ate po menoja

dhe meqe ato krahina tash gjinden n'bathore and sorroundings, thashe qe me bie dhe me shkurt

rrofsh ti rrofsh

Si thane per ate grune? "Ca fati dhe ajo! Hem me burre, hem me dashnor dhe po ate gjejne dhe e perdhunojne!"

Varet... nga miku...

Kjo eshte si puna e atyre prrallave qe tregohen ne Veri qe ne Jug i mban gruaja leket prandaj jane te pasur..

Mos ja fusni kot tani!

 

Po si more kokeloqe, puthja e bibilushit te femijes pesevjecar na shprehka dashuri?

Ndoshta shpreh edhe dashuri, por dashuri perverse ama.

Po nuk keni turp more, qe i dilni ne mbrojtje atij surratsezi?

Dhe vini e na derdellisni ketu per tradita shqiptare. Kush nga ju, ose nga ata qe dalin e cirren neper manifestime, na i paska studiuar dhe na i ka gjetur keto tradita? Aq me teper, kush nga ju e di se si kane ndodhur ngjarjet me te vertete, ose qe e njeh kete Qepin personalisht, qe i dilni ne mbrojtje?

E nese na paska qene me te vertete tradite ne disa zona te Shqiperise, atehere vareni vath ne vesh ju more pederaste te fshehur, qe po te puthesh bibilushin e nje femije pesevjecar ne publik apo ne shtepi, edhe pse eshte i yti, do te shkosh ne burg. E atje kenaquni sa te doni pastaj duke puthur bibilushat e shokeve te burgut. Gjidi edepseza!

 

 O cuna qe u preket nga gjesti i shqiptarit nga fshati

shikoni pak Cristo si e fermato a Eboli, i Francesco Rosit, ne nje skene Irene Papas para se te laje djalin e vogel e puth te bibiloku. Per cunat e qe u preken dhe e quajten organ gjenital duket qe nuk kane femije dhe aq me pak djem.

femijes si do ja quani organin gjenital , bibilush/ok apo *ar, rro*ke?

eshte njerezore qe kur e rrit femije qe te sapo lindur e lan e pastron e perqafon luan me te, shikon te ajo gje e vogel gjithe motivin e jetes tende, e puth gjithandej dhe nuk ngopesh me te.

njagrja me makaber eshte fakti i dhunimit te banese dhe vendosja ne te e telekamerave.hajde demokraci hajde.

italianet u felliqen me katolicizmin e tyre te degjeneruar me rastin e Sares qe e vrau xhaxhai/dajo pastaj e perdhunoi kufomen dhe pastaj e mbuloi me gure.

 

Te akuzosh nje prind per "pedofil" duhet e para te mendohesh shume dhe e dyta te kuptosh se c'domethene kjo fjale.. Nuk eshte njesoj si ti thuash dikujt hajdut, rrugac apo kokshtrember.

Eshte shume veshtire te dalesh ne nje perfundim dhe lumsi ata qe kane aq "zgjuarsi" sa dalin dhe akuzojne nje prind bazuar ne artikuj shtypi.

Mund te ndodhe qe edhe ne Dukat ka nje prind te keqe dhe i trashe, por ju garantoj qe nese do te kishte dyshimin me te vogel asnje nuk do ti dilte ne mbrotje!! Nuk mund ti injorosh kaq lehte njerezit rrugeve ne protesta..

 o pede me flamurin me tre ngjyra, kujdes me shprehjet. nese ke tru komento shkrimin, kundershtoje bej cte duash, por mos ha mut me autorin. kaq

ore kokeloqe autor!

Cfare gjeje te jep siguri ty, qe ai boti atje ne Tale, nuk eshte me te vertete pederast?

Ku e di ti, qe ai nuk ka thjesht qejf te mbaje ndonje bibilush ne goje?

Me c´te drejte ti tani na fut te gjitheve ne nje kallep, e na thoke qe ne shqiptaret e paskemi zakon te puthim bibilusher?

Sepse edhe une per vete kam nje djale te vogel, po as nuk e kam cuar neper mend qe ti puth bibilushin.

Jo, mor jo, puthjen e bibilushit e kane zakon vetem pederastet, jo vetem ata qe e dine qe jane te tille, por edhe ata qe akoma nuk e dine se jane te tille. Dhe ata po u kapen, perfundojne ne burg.

Edhe nese ti akoma nuk je i bindur per kete, merre rrugen per ne Europe, dhe merr e puth ndonje bibilush femije dhe ta shohesh veten ku perfundon.

Epo pike e zeze me keta njerez. O sytope anetar i peshkut, nese ai boti atje, do ishte pederast, pedofil, pervers, apo ku di une se cfare mban tjeter kjo toke, do t'i kishte shfaqur kthetrat qe me pare, e sdo priste sa ti lindte djali. Edhe une nuk fus njeri ne kallep, flas per baballaret qe kane qene te deshiruar per nje djale. Dhe me duket se ta kam shpjeguar, ai baba mbase nuk ka ditur te shprehe gezimin apo dashurine e tij, ndoshta nuk ka qene aq i emancipuar sa ty, apo nuk ka lexuar aq shume sa te tjere ketu. Por kembengulja ime eshte tjeterkund, ai prind nuk eshte pedofil dhe duhet te lirohet.

Nga e di autori se prindi nuk eshte pedofil? Une, nga ckam lexuar ne shtyp, akoma nuk e di se cfare ka ndodhur tamam, bile as nuk me eshte dukur qe shtypit i ka interesuar te dije te verteten.Te gjithe duan te perfitojne nga ngjarja e japin opinione, por askush nuk duket i interesuar te informohet ne organet/institucionet qe kane informacionin.

Por, nese ka qene vertet keshtu, qe babai puth gjenitalen e te birit 5 vjec (nuk eshte me bebe, eshte 5 vjec!!!), me duhet te them qe me duket komplet e papranueshme kjo lloj dashurie, me duket dashuri e semure dhe si e tille, e denueshme.

Dhe, duke iu bashkangjitur kerkeses se Pedros, te lutem autor, mos na fut te gjitheve ne nje thes. Une as nuk e kam ditur dhe as imagjinuar qe dikush mund te beje nje gje te tille per tradite, dhe nese dikush do i prekte gjenitalet femijeve te mi, pak rendesi ka kush, une do i kisha vene zjarrin!

Fjala kyce ketu eshte jo tradita por "NJERIU"! Njeriu dhe respekti per dinjitetin e tij, dinjitet qe reflektohet edhe ne respektimin e integritetit te trupit te tij. Femija eshte NJERI dhe jo objekt i prindit, per te luajtur apo per te shfryre te gjitha patologjite e tij me te.

Por kembengulja ime eshte tjeterkund, ai prind nuk eshte pedofil dhe duhet te lirohet.

Une them ta hedhim ne vote a eshte apo nuk eshte. Tip kshu: vleresimi artistik dhe teknik. SI ne patinazh.

si cdo gje xhanem. Se, per te verteten ne fakt nuk interesohet kush. Keshtu qe cdo gje shnderrohet ne nje votim kolektiv: A eshte toka e rrumbullaket? A ka vrima te zeza? A jemi race ariane apo jo? A e lepiu gjalpin (bibilushin) apo jo?

Ky shqiptari se besoj qe eshte pedofil (apo pendofil sic thone katnaret) por me duket injorant 24 karatsh qe sja ka haberin cfare do me thene perendim.

Nga shqipria mesme je ti mondi?

Jo, jam nga Vlora, per fatin tend te keq, pa lidhje me Kavajen dhe Elbasanin

Tashti me sa nigjova une kunatin e ketij ne TV para ca netesh, cuni ka fol vete ne kopesht. Dhe ka spjegu qe i ati ja ben ato gjera ne menyre te perseritur.

Sigurisht qe edukatorja do jete mendje dhe syholle, sepse kane per detyre ti vezhgojne kalamajt e te shikojne pertej siperfaqes.

Sic e pershkruan ky autori, rrezik ky Qepja vajzat si ka puth kurre, rrezik si shef me sy. Me duket se vete shkrimi ka perversitetin e vet, me terma : dhurate e perendise, adhurim, puthje etj etj.

Une nuk besoj se ai prind eshte pedofil dhe me vjen keq qe ka perfunduar aty.

Por besoj fort se ka qene duke u sjellur ne  menyre krejtesisht te demshme me te birin. Nejse, ne ket pike, besoj se i biri eshte demtuar shume me teper me burgosjen e tij dhe njollen qe do kete ajo histori nga mbrapa.

Shqiptaret kane vese te ulta me prekje te gjenitaleve te veta, dhe te te tjereve. Sidomos kundrejt atyre qe nuk mbrohen dot, me konkretisht femijet, abuzojne pa fund, jo me qellime pedofilie, por ama eshte perversitet i paster dhe injorance.  E te mendosh pastaj , nga ana tjeter, ne cfare niveli te ulet e kemi edukaten seksuale. Nje paradoks i vertete. Pastaj normal qe do rrissim monstra.

 

ruzhdije, m'zhyte n'menime dhe gjith kjo mesele m'ka konfuzu. goca teme 8 vjec kerkon qe nganjihere ta laje e ema, nganjehere vete dhe nganjehere une (dmth i ati). Simas gjith ktyne qe thuhen ktu, une nuk duhet as ta mendoj ket gjo se automatikisht dal kontigjent burgu. Ej c'na gjeti. smiley

vallai dajosho,

kontigjent burgu ske pse del hic, se ska asi gje te keqe te lash femijen tend, si cun, si goce.

Ama, sigurisht qe pas moshes 5 vjec, une besoj se per gjerat intime qe behen ne banjo, avash avash kompetenca duhet te kaloje tek nena, gjersa goca te jete krejtesisht e zonja e vetes.

Vajzes se nje mikes time ne moshen 11 vjec i erdhen mensturacionet.

E kupton dhe vete, pse largesia nga baba per ca gjera krijohet dale nga dale ne menyre te natyrshme.

Gjithesesi, kush jemi ne te gjykojme.

Ama qe ky qepja e tepronte, e tepronte dhe ket e pranojne dhe njerezit e tij, dhe filmimi dhe cuni vete.

Kur thashe qe shqiptaret abuzojne, e kisha llafen per njerez qe ju fusin duart kalamajve , jo te veteve, por nipave, kalamajve te shokeve etj. Per gjyshe qe kapin nga cicat e nga bibilushi qe i ke gjalle akoma sa te dush. Per xhaxhallare  e halla qe bejne te njejten gje. Per shoket e babes qe marrin cunin e vogel kur kane pi raki ene e ngacmojne. Vallai i kam pa me syte e mi, gjer dhe shoke e shoqe midis tyre qe e kane zakon me u prek me njoni tjetrin. Vallai une per vete jam rob i ftohte. Si kuptoj dot te pllaquriturat dhe te futmet e duarve te shqiptareve. Seriozisht me japin shume bezdi

 

Kjo teme sikur u trajtua njehere. Femija ne fjale ishte i rritur, pra nuk ishte bebe, dhe kjo perben ndryshimin. Nqs vertet ne Shqiperi zakonisht te moshuarit kane edhe tabjate te tilla me femije te porsalindur, nuk mund te thuash qe eshte tradite. Pra autori por edhe ata qe protestojne gabojne qe e quajne tradite. Femija po ishte mbi kater vjec mban mend dhe vetem nje injorant mund te bej nje gjest te tille qe ka pasoja per te ardhhmen e femijes.

Te puthesh nje femij ne ate menyre te kap ligji dhe pike. Dhe mire ben qe te kap ligji.

Nëse në Itali nuk ka një ligj që ndalon të duash fëmijën tënd, Nexhip Qepja duhet të lirohet. Fëmijët po e presin.   

Ne shqiperi jane cmendur dhe gazetaret qe shkruajne budallalleqi si  me siper. S'e s'kane pune tjeter italianet, po do merren kot me ca shqiptare perverse. Ore qe eshte pervers ai baba, eshte qe c'ke me te. Ai i bente seancat te kenaqte instiktet e tij seksuale. Nuk ka shkak tjeter ketu. Kenaqesia qe i jep prekja, e ben te lumtur. Kjo eshte semundje pa me te voglin dyshim. Japin dhe shembuj me filma pa le. Po ne film femija ishte foshnje i sapolindur. s'eshte njesoj fare. 5 vjec femija  ( e kam thene edhe diku tjeter) ai vazhdonte seancat. Pastaj edhe ne te tjeret shqiptare jemi. S'kemi pare keshtu thagmash. Ore  merrni vesh mire, askush nuk ka te drejte te preki dike tjeter ( qofte edhe femija yt) ne organet gjenitale. Stop. Organet gjenitale, me shume se c'do pjese tjeter e trupit, kane lidhje paresore me trurin. E demton ate femije per jete. Neser, ai do demtoje femijet e tij, ashtu sic eshte demtuar vete.

Pse reagoni sikur vijme nga, ku ta di une nga ku? 

e demtoi shteti italian ate femoje me thagmen qe beri 1000 here me shume se Qepja.Hajde shendet.Ai mund te jete katundar por jo pedofil.Nuk e di qe te kete ligje qe te denoje se je katundar.Ja nga italianet po i marr vesh tani.

Bravo Italia!

E varrose nje familje shqiptare!

 Solidarnos, duhet te digjet dikush ( ne kete rast femija qe eshte demtuar 2 fish, nga i jati dhe nga publiciteti) qe te shpetojne miljona femije te tjere. Fatkeqesisht keto jane rregullat e lojes. Familja shqiptare paskerka qene gjysem e varrosur, fatkeqesisht. Bravo italianeve qe zbatojne ligjin. Te marri vesh ai idjot dhe shume idjote ose te semure te tjere, qe frika do ju a mbaj duart larg femijeve.

 Shume dakord. Jo po te vrasin per kanun ne mes te Italise dhe te thone qe e kane tradite. Keto justifikimet e te qenit tradite jane ofenduese, sepse s'di te jete e tille. Dhe nese eshte, eshte tradite e lashte e kafsherore qe duhet ndryshuar sa me pare.

Llogjike e sakte.

 bo cer emri, nexhip qepja, tamom emer per ta plas n'burg paska smiley

bota na ka dhene shembuj te baballareve qe kane burgosur te bijen, qe kane patur femije me te bijen e ku e di une.

a eshte pedofil ky robi. nuk e di. ne kukes e kemi zakon qe lozim me colen e femijes gjithnje. sidomos kur eshte femije i deshiruar aq gjate. sepse ndoshta fakti qe ka cole e ben me te prekshem faktin qe ne kemi trashegimtar. e kam hase edhe ne rajone te tjera te shqiperise kete fakt.

kam pare ne sicili ca familje kavajse te cilat ecin ne pazar burrat dhjete hapa para grave (grua e bija e mbesa) te cilat ecin pas si turme e trembur. kjo nuk do te thote se ai robi duhet denuar per diskrimin gjinor. sepse po te mos jete ai robi ato kater pese grate qe ecin pas tij do perfundojne atje ku as nuk dua ta mendoj.

edhe ky nexhua mezi e ka prite djalen. katunar. penisi i vogel i tij i duket triumfi me i madh qe ka. duke qene krenar baba per penisin e djalit ben qe edhe djalka te jete krenar per penisin qe ka. praktikisht me vone do e ndihmoje te behet burre. po hajt e thuaja dikujt.

eshte ndryshe ta puthesh nje penis femije e ndryshe ta molestosh. ata qe kur kane pare gjestin u ka shku mendja te molestimi ata duhen arrestu. ata jane rrezik per shoqerine. jo ky robi qe do me e ba djalin burre.

(une montoj video dasmash ne kohen e lire. dhe dicka qe me ka bere shume pershtypje eshte se te gjithe dhendurret pa perjashtim e prekin dhe e shohin here pas here si per tu siguruar se e kane aty. pse valle)

Ma do mendja qe kta taliont jan i cik racist adhe qelbsina me shqiptaret, kshu qe nje gjo te vogel e bojn t'modhe

tani,  ky qepja a shqepja, mund te jete katunar mund edhe te jete pervers, por me shume mundesi ka qe te abuzohet me te se eshte i huj atje ne itali dhe i bohet publicitet.

ka pas shume rasxte qe i osht bo publicitet i tille negativ kryesisht per te hujt , emigrantet, ne vende t'europes.

per mendimin tim modest, PA I HYRE NE THELLESI ngjarjes,  them se puthja e "veglave" eshte muhabet i ditur ne shqiperi, nuk eshte noi gjo e re. kjo nuk te ben detyrimisht pervers\pedofil\incest etj.

ktu o vlla, vijne e ta puthin bibilushin, tezet, hallat, komshijet, shoqet e mamit, etj etj etj

biles kam pas nji komshi qe i vite e oma ( msuse kjo) nga shkolla ( puna) dhe ia kapte me dore bibilushin cunit ne klase te tete, mu n'mes t'pallatit, mu nmes te tirones, tu lujt me shoket tjetri pa teklif fare....

ca me thon, ndoshta jane veprime jo te mira qe duhen heq fare, po ja qe keto gjojna ndodhin dhe jo detyrimisht je nje pervers/pedofil po qe se puth fmijen ( e vogel) te veglat.

po ti shtoj ketu edhe tendencen jo te mire ndaj emigranteve, me del fiks si muhabet publiciteti ky i nexhipit.

t'gjithe kan kalamoj, ene kur lozin i puthin gjithandej, me i von kamera te gjitheve ne shqiperi i kap kur te dush dhe i fut ne burg , mos te them gjysmen po them cerekun. Nqs e marrim te mireqene 25% , i bie shume per pedofil . ne te gjitha vendet keta persona jane 0.00000001 % smiley

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).