Parlamenti gjerman debatoi dje (7.10.'10) për gjendjen e të huajve në Gjermani. Shkas për këtë ishte raporti i tetë i migracionit, prezantuar nga e ngarkuara e qeverisë gjermane Maria Boehmer.

Një e pesta (15,6 milionë) e banorëve të Gjermanisë është me prejardhje imigrimi. Kjo del në pah nga raporti i tetë i qeverisë gjermane për migracionin. Më shumë se gjysma e tyre janë me shtetësi gjermane (8,3 milionë), por siç vë në dukje raporti shtetësia nuk është etapa e fundit e integrimit. Prandaj edhe Maria Boehmer, gjatë prezantimit të raportit të tetë të qeverisë gjermane për gjendjen e imigrantëve në Gjermani e vuri theksin tek politika e integrimit:

“Kush vjen këtu, duhet ta ketë që qartë që në fillim, se duhet të respektojë kushtetutën dhe ligjet tona”.

Kush nuk respekton barazinë mes burrit dhe gruas, siç në rastin e islamizmit radikal nuk kanë vend këtu, theksoi politikanja demokristiane, duke e deklaruar të dështuar multikultin. Mbas kësaj fraze qendron politika e përqafuar kryesisht nga të gjelbrit gjatë periudhës së qeverisjes së tyre me socialdemokratët (1999-2005), për të respektuar kulturat e ndryshme të imigrantëve të ardhur.

Mozaik i papërfunduar - Sa është arritur integrimi i të huajve në Gjermani?

Njohja e diplomave të huaja si masë për lehtësimin e integrimit

Boehmer theksoi masat që kishte marrë qeveria e saj pikërisht për të ndaluar fenomenet e padëshiruara të “multikultit”, si për shembull: kurset e gjuhës si parakusht për bashkim familjar me synim që të shmangen martesat e detyruara, kurset e integrimit për imigrantët e porsaardhur, ose provimi për Gjermaninë si kusht për marrjen e shtetësisë. Ajo gjithashtu paralajmëroi se së shpejti do të dalë edhe ligji për njohjen e diplomave të huaja. 'Kjo do të jetë ngjarja vendimtare në politikën e integrimit të kësaj periudhe legjislative”, tha Boehmer.

Kultura orientuese në Gjermani duhet të jenë demokracia dhe të drejtat e njeriut

Politikanët e opozitës e akuzuan qeverinë për fjalë të bukura, por pak vepra: “Vetëm të flasësh nuk mjafton", tha socialdemokrati Olaf Scholz dhe vuri në dukje se sa i përket politikës së integrimit ekziston një hendek i madh nga e thëna në të bërë. Edhe politikani i Të Gjelbërve, Mehmet Kiliç, vetë me prejardhje turke, e akuzoi qeverinë konservatore-liberale për mungesë koncepti.

Një e pesta e banorëve të Gjermanisë është me prejardhje imigrimi.

Kritikë shkoi në adresë të Unionit Kristiandmeokrat e Kristiansocial (CDU/CSU) edhe për shkak të debatit që po zhvillohet se a është feja e islame pjesë e kulturës gjermane, apo jo? “Ky është një banalitet”, tha politikani i së Majtës Harald Wolf, duke pasur parasysh thënien e presidentit gjerman se feja islame është pjesë e Gjermanisë. “Unë po çuditem që në radhët e Unionit po zhvillohet sërish një debat për kulturën orientuese në Gjermani”, shtoi ai më tej. “Nëse imigrantëve myslimanë u thuhet se feja islame nuk është pjesë e kulturës tonë orientuese, atëherë zëre se u ke thënë se ju nuk keni vend tek ne", tha ndër të tjera senatori i Berlinit. "Unë jam i mendimit, se kultura orientuese tek ne duhet të jenë demokracia dhe të drejtat e njeriut, e jo botëkuptimet apo ideologjitë fetare”, tha politikani i majtë.

Rrënjë kristiano-hebraike

E ngarkuara e qeverisë gjermane për të huajt, Maria Boehmer, në fjalën e saj më parë i kishte dhënë të drejtë presidentit Wulff, por njëkohësisht kishte theksuar se kultura gjermane i ka rrënjët në traditën kristiane-hebraike. Politikanë socialdemokratë dhe të gjelbër kanë kërkuar me këtë rast që afro 4 milionë myslimanët që jetojnë në Gjermani të pranohen zyrtarisht si komunitet fetar, ashtu si edhe të krishterët dhe hebrenjtë, por kishat nuk e pranojnë këtë kërkesë.

16 Komente

... kurset e gjuhës si parakusht për bashkim familjar me synim që të shmangen martesat e detyruara, kurset e integrimit për imigrantët e porsaardhur, ose provimi për Gjermaninë si kusht për marrjen e shtetësisë.

Keto kushte ka vite qe kane hyre ne fuqi ne Britani!

Me pak fjale pas 2008 bota ka hyre ne ate qe quhet "Kapitalizem Versioni 4" (per ata qe e dine cfare eshte ky). Tipari themelor i versionit 4 eshte anti-globalizmi/proteksionizmi dhe me shume kontrol nga shteti!

Askush ne Europe nuk guxonte ti thoshte hapur keto gjera para 2007-2008 me perjashtim te ndonje partie/grupi extremist (France, Hollande, ose BNP ne Britani). Ndersa sot eshte bere problem qe diskutohet hapur ne TV pa frike e ndruajtje nga parti/grupe serioze!

Psh sot - nje rast tipik i anti-globalizmit eshte nje lufte e ashper por fshehur qe zhvillohet nen rrogoz eshte ajo qe quhet "Currency Wars" qe po e demton me shume se cdo gje tjeter daljen nga kriza ekonomike! Per informacion "Currency Wars" eshte nje teknike po perdoret gjeresisht nga vendet me te fuqishme te botes per te pershpejtuar daljen nga kriza duke rritur exportet nepermjety uljes se vleres se monedhes vendase!!!

Jo vetem Gjermania, po e gjithe Europa perendimore eshte tashme e plakur. Po veshtiresohet gjithnje e me teper financimi i pensioneve dhe siguracioni shendetesor.  Ne Gjermani u propozua se fundi qe mosha e pensionit te ngrihet ne 67vjec!!! Llogaritet (ne Gjermani) qe ne rast te nje hovi ekonomik mbas 10-15vjetesh nuk do kete fuqi te kualifikuar punetore, gje qe do rezikonte seriozisht gjithe bazen ekonomike gjermane, si vend dhe ekonomi eksportuese.  Amerika e veriut ka kohe qe e praktikon emigrimin si gjak i ri qe i futet ekonomise. Prandaj Gjermanise si edhe Europes i duhen emigrantet e rinj, keto pallavrat per integrim i ngjajne atyre nazeve qe fillojne e te bojne bucet para deres motelit. 

 Ata nuk thone qe nuk duan emigrante por duan me shume punetore te kualifikuar mer patriot dhe keta jane veshtire ti gjesh neper emigrantet qe shkojne aty nga vendet arabe. Ndoshta gjermania do ta fokusoje politiken e vet te imigracionit drejt shtetasve te ish levropes lindore te cilet jane ne shkalle te madhe te edukuar dhe lehtesisht te asimilueshem ne sistemin gjerman te jetes (flas rusi, ukraine, bjellorusi, bullgari, rumani etj). Veshtiresite me te medha gjermania i ka me emigrantet arabe te cilet veshtiresisht apo aspak nuk integrohen ne shoqerine gjermane.

 para se te kualifikohet punetori, duhet qe dikush t'a linde. Dhe me lindshmerine qe ka europa, pa seksin e pambrojtur, qe bejne emigrantet injorante, homofobe, antiabort, madje ka prej tyre qe s'dine te vene ne vendin e vet as prezervativin, nuk ka punetore, as te kualifikuar dhe as te pakualifikuar.

Problemi europian eshte se gjendja po perkeqesohet dhe dikush duhet bere fajtor.

Ne vitet 30 per hebrenjte thuhej: Ata jane te pa integrueshem, sepse kultura jone ka rrenje kristiane ( hebreo-krisiane eshte bere pas viteve 90) dhe ne ne themel te kultures sone i kemi armiq.

or romak - ata nuk duan punetore te kualifikuar - se ata i marrin vendin e punes gjermaneve. Ata duan sherbetore te kualifikuar smiley

 Po artikulli thote qe rritja e ekonomise gjermane do te krijoje vende te reja pune qe ska kush ti mbushe. Pastaj edhe per sherbetore te kualifikuar me mire nje polak qe kupton gjermanisht edhe qqe integrohet kollaj sesa nje maroken qe ben 6 femije, jeton me ndihme sociale.

 Ata nuk thone qe nuk duan emigrante por duan me shume punetore te kualifikuar mer patriot dhe keta jane veshtire ti gjesh neper emigrantet qe shkojne aty nga vendet arabe.

Ate po thosha edhe une. Eshte nevoja ekonomike qe dikton kualifikimet dhe numrin e atyre qe do marrin. Integrim, kulture etj etj jane pallavra. Se nga do i marrim mbetet per tu pare..... ukrainasit dhe bjelloruset ia llin njehere gjermonve.

eshte pallaver ajo mer burre. po te jete per te terhequr te kualifikuar, shiko ca ligjesh kane ata per dhenien e vizave te punes apo te dhenies se lejeqendrimeve ne baze te kualifikimeve. Kanadaja ka, USA ka, Anglia ka, Australia ka...po gjermania, franca, italia etj etj?

 Nuk jane pallavra patriot pasi ja e gjete me veshtiresi nje punetor te kualifikuar nga siria, po ky tipi ka mundesi qe pas punes 8 ore te vazhdoje jeten e tij paralele ne lagjen e vet vetem me siriane, ne restorantet siriane, ne xhamine e vet, ta martoje gocen po me nje sirian te lagjes dhe keshtu krijohen 2 bote paralele ne shoqerine gjermane kurrsesi te pajtueshme dhe te cilat me kalimin e kohes krijojne nje kosto reale per gjermanine e cila do te perpiqet te integroje femijet e ketyre familjeve qe as gjermanisht nuk flasin mire e as shprehin ndonje pelqim te sinqerte per sistemin gjerman te vlerave.

le ti fusin tek impianti i gjermanizimit "hitler2000" se dalin puro gjerman pastaj

 Ok, le te themi qe Siemens (apo ekonomia gjermane) ka nevoje per 100 specialiste te nyjeve te kontrolleve llogjike. Ato i duhen shpejt se perndryshe kercenohet kontrata me mullahet e Iranit. Bile edhe me keq, Siemensi ia ben te qarte autoriteteve qe per hir te veshtiresive te tilla, ne te ardhmen do jete i detyruar te zhvendose prodhimin diku gjetke (Kine, Indi etj etj)

Tani si mendon ti, do presin autoritetet per 100 specialiste qe premtojne integrim, apo do marrin 100 te paret qe gjejne?

Nese ti e shtron keshtu normal qe do marrin ke te gjejne po puna eshte se sistematike sic jane gjermanet ata asnjehere nuk i lene gjerat te funksionojne ne kete menyre spontane por cdo gjeje i qepen metodikisht ndaj edhe i fryjne qe sot ketij alarmi per 10 vite me vone.

Gjermanet, kane nje te mete qe ju duket vetja prefekt, ushqehen me mendimin se jane raca me e zgjuar, me puntore, me korrekte, mendime qe e kane demtuar psiqiket e tyre. Ata do te benin mire te mernin mendime dhe nga racat e tjera, dhe jo nga kalamaj. Po te shohesh mediat gjermane, ne kete çeshtje, shkojne e intervistojne femijet turq 15-16-17 vjeç dhe jo moshat e pjekura. Shqiptaret nuk i intervistojne fare, si duket truri i tyre nuk i dallon dot. Nje e keqe jo vetem e gjermanve, por ter racave te Europes perendimore eshte se nuk duan te pranojne mendimin apo kritiken e emigranteve te thene ne menyre shoqerore.  

Nese ti e shtron keshtu normal qe.....

 Keshtu eshte. Ky diskutim ka nja 15vjet qe ka filluar dhe rezultatet minimale (ndryshimi ligjit te qytetarise, trajtimi i vazhdueshem i ceshtjes ne politike e media etj etj) jane rezultat i nevojes dhe i presionit qe vjen nga ekonomia. Se persa i perket popullates, ajo eshte VK. Gjithsesi, kampionin ne kete drejtim e mbajne greket (mendimi im) me trajtimin qe i bejne shqiptareve atje.

trajtimi qe i bejne greket shqiptareve nuk ka te beje me cilesite e njerezve por por me friken qe kane autoritetet[shteti ,kisha] ndaj zgjimit te mundshem  te 3 milion shqiptareve [arvanitasve] te identitetit te tyre te vertete shqiptar pasi ne nivel vetjak qytetaret greke  simpatine me te madhe e kane per shqiptaret me te cilet dalin  ,hane e pine  gje te cilen nuk e bejne me te tjeret[zezake ,aziatike evropiano-lindor  apo perndimor  etj].Te kunderten ben shteti grek per arsyet qe thashe me lart

Tamam, edhe une per trajtimin qeveritar e kisha fjalen. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).