http://revistamapo.com/img/foto_artikujt/Jutta-BenzenbergIMG_5316.jpg

 “Më shajnë gabel, pederast. Më rrahin...”...E. R., shtatë vjeçar, s’ka çfarë të thotë më. E thotë me një zë të njëtrajtshëm dhe duket se është mësuar ta përsërisë këtë. Një tjetër, i po kësaj moshe B. G., thotë se Mësuesja e ka lënë për gjysmë ore “me një këmbë dhe pa e vënë dorën fare te tabela”. Të dy janë në një nga shkollat fillore të Lagjes “Ali Demi” në kryeqytet. Dy fëmijët kanë humbur shoqërinë, sepse njëri është shumë i varfër, ndërsa tjetri pretendohet se ka zhvillim pak të vonuar mendor. E pak orë më vonë, në kuadër të një dokumentari, kur do pyesim mësuesen, del se gjërat janë krejt të qeta?! Madje, njërit nga djemtë, që na ka folur, ajo gati e përkëdhel me sy dhe na thotë se e ndihmon veçmas. Ai, vetë, që na ka treguar me detaje tani rri si i tulatur, ndryshe nga djali që kemi folur në shtëpi. Mësuesja, tepër e sjellshme e klasës së dytë, na shpjegon sesi mundohet të punojë, sesi diferencon më të dobëtit dhe si punon me klasën e mbingarkuar, por kur e pyesim për format e dhunës e hedh poshtë kategorikisht. Njësoj dhe eprorja e saj! Prindi s’ndjehet më. I di pasojat.

Vetëm pak qindra metra më tutje, në një shtëpi gati përdhese, ku e ëma e djalit na ka treguar historinë e dhunës ndaj të birit, ngjarjet zhvillohen njësoj. Nëna rome e tre fëmijëve, me asistencë bashkë me të shoqin na ka treguar për fëmijët e saj dhe sesi djali është sëmurur herët. Shkaku dihet: prej varfërisë dhe problemeve mal të romëve të vegjël. Sikur të mos mjaftojë kjo, e kanë keqtrajtuar të vogël dhe askush nuk denjon të luajë më nga shokët e tij. I shoqi, as do t’ia dijë ndërsa vetë ai dikur ka qenë përdorues narkotikësh.

Djali ka marrë të gjithë kërcënimet me përcjelljen në bodrum, për ta lënë me minjtë dhe me një këmbë, e në fund kujdes se mos i thuaj kujt: as gëk as mëk. Ndryshe! “I shkova mësueses dhe i thashë, por ajo ma mohoi”, na thotë nëna. E pyesim për emrin. “Nuk e mbaj mënd”. Njësoj dhe djali tjetër që është tek një shkollë mes Qytetit Studenti. Kur i kërkojmë emrat, hesht. Nuk beson. As edhe fëmija nuk beson sot. Fëmijët më kanë thënë të njëjtën: Që rrihen dhe që i shajnë. Po kush? Kush-i nuk del.

Si është dhuna në vend

Ajo është e fshehur dhe në shumicën e rasteve fëmijët mund t’ja pohojnë vetëm prindërve. Çuditërisht këta disa herë janë të kënaqur, tek e fundit druri ka dalë nga xheneti! Situata është e ngarkuar se ndërsa në një shkollë i lënë me një këmbë, tek tjetra i trembin me minjtë, tek tjetra me ndonjë lloj tjetër, kurse dikush vjen që nga shtëpia i traumatizuar nga ulërimat e prindërve dhe të komshinjve. Veç të rrahurës kërcënimi e tepron me gjithçka. Prindërit shpesh duket se “e justifikojnë”, atë që fëmijët marrin nga mësuesit e tyre. Kryefjala është varfëria. Sërish mundohemi, që njërën nga gratë që këlthet më shumë për fëmijën, t’i kërkojmë sesi ka vepruar në këtë rast. Na thotë diçka, pastaj na e ngatërron dhe na përçon drejt një kohe, e cila e tejkalon edhe vetë kohën e përrallave mesjetare. Një nga gratë, që e bindim me vështirësi, përpos ankimit të saj natyral të romëve, e gjej të veshur pastër dhe me sens dhe si me predispozitë për të folur. I ka bërtitur mësueses, por kur i them për emrin e saj hesht. Jo dhe jo. Kamera e tremb dhe më shumë. Ashtu si dy fëmijë të tjerë afër shkollës të Qytetit Studenti. I tregoj rastin, kur pak ditë më parë, Televizioni jep një rast flagrant ku prindërit ankohen për trajtimin e fëmijëve të tyre në një shkollë në Korçë. Edhe ai s’bën punë.

Ndërsa rasti i një fëmijë tjetër është edhe më i hapur. E. R. lirohet kur nga dhoma i del e ëma: “Po me mësuesin keq..Më dënojnë me një këmbë dhe më thonë se do të fusim brenda te baraka te minjtë. Është te shkolla, lart. Ka dhe barakë këtu...Më rrahin vetëm mua më dënojnë dhe në klasën e parë më dënoshin me një këmbë. Unë s’bëja asgjë rrisha me një këmbë te tabela dhe s’mbahesha fare...Më mbashin ashtu...”. Fëmija ka lënë shkollën më pas, ndërsa tashmë nuk di të shkruaj as emrin e tij. Shkruan vetëm tre germa, ndërsa mezi e kandis të shkruaj deri në dhjetë, por me ndihmën tonë. Por dhuna shpesh është jo vetëm e duruar por edhe e respektuar: Në një raport të pak kohëve më parë, kam lexuar dy prononcime kur dhuna justifikohet: “Mua më kanë rrahur prindërit, prandaj jam ky që jam. Këtë mendim nuk ma ndryshon asgjë. Edhe unë i rrah fëmijët e mi se kështu jam i sigurt që, edhe ata, do të bëhen të mirë”, thotë një baba në Vlorë “Aty ku duhet, le të përdoret. Kur kam pasur gabim dhe më ka rrahur mami, s’jam mërzitur se e kam merituar, mirë ma ka bërë. Jam dakord që kur gabojmë, të na rrahin, mirë të na e bëjnë se e meritojmë, ndryshe s’marrim vesh ne”, shprehej një vajzë 14 vjeç në Korçë.

Realiteti

Asnjëherë s’ka qenë institucional, vëzhgimi mbi fëmijët, deri sa katër vjet më parë një studim i titulluar “Dhuna ndaj fëmijëve në Shqipëri ”është bërë në kontekstin e një studimi global mbi dhunën ndaj fëmijëve nën patronazhin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara nga UNICEF. Gjurmët fizike, emocionale dhe psikologjike të dhunës treguan se ishin të larta dhe paralajmëruan se ato mund të kishin pasoja të rënda për zhvillimin, shëndetin dhe aftësinë e fëmijëve shqiptarë për të mësuar, por edhe për tu përgatitur për jetën, u shprehën atëkohë specialistët. Që atëherë, pothuaj asnjë studim s’ka mundur të ngrihet në lartësinë e problematikës të prezantuar prej tij, që konkludoi se duhej: të ndalohej ndëshkimi trupor në shkolla dhe të vendoseshin mekanizma për ta përforcuar këtë vendim; të krijoheshin mekanizma që siguronin një vend të sigurt, konfidencial ku të kishin akses fëmijët dhe familjet e tyre kur raportohet për raste dhune; të adoptoheshin mënyra disiplinore të cilat nuk bazoheshin mbi frikën, kërcënimin, nënshtrimin ose forcën fizike; të krijoheshin programe që i adresoheshin të gjithë ambientit shkollor, përfshirë këtu edhe zgjidhjen e konflikteve në rruge paqësore.

Që atëherë pak ka ndryshuar, ndërsa dhuna në shkolla është shumë e përhapur, por shumë pak e referuar. Mjafton të ndjekësh kronikat e referuara nga media dhe do të provosh këtë realitet. Ajo që e konfuzon problemin është se në shumicën e rasteve heshtet frikshëm. Nuk flasin dot fëmijët sepse ndëshkohen, paçka se mundësia për të folur është disi më e madhe tani dhe prej ekzistencës së një Qendre Ndihme për fëmijët. Kanë frikë nga prindërit dhe kanë frikë dhe mes vete. Tashmë po përpiqen që problemi të shihet ndryshe...

A ka zgjidhje

Kjo përballje me problemin është qëllimi i fundit i angazhimit të shumë strukturave, ku përfshihet kryesisht UNICEF dhe pak organizata të tjera, ndërsa ka disi edhe një ndërgjegjësim më të madh të anëve qeveritare. “Në mbështetje të reformës dhe përmirësimit cilësor të shërbimit arsimor, Instituti i Zhvillimit të Arsimit, si një institucion në varësi të Ministrisë së Arsimit është përfshirë në marrëveshje bashkëpunimi me UNICEF për hartimin dhe promovimin e manualit për Shkollat miqësore për Fëmijë. Ky manual do japë një panoramë më të gjerë të mënyrës si shkollat mund të kthehen në ambiente gjithëpërfshirëse, të shëndetshme, efektive dhe bashkëpunuese për fëmijët, dhe në fund të projektit me UNICEF-it Instituti parashikon ta propozoje këtë si synim normativ për politikat e Ministrisë së Arsimit”, thotë Tidita Ahmetaga(Abdurrahmani), Drejtore IZHA(Instituti i Zhvillimit të Arsimit)”.

Në fakt problemi me gjithë fjalët e bukura është më i gjerë. Duhet bërë përmirësimi i këtij materiali, ndërsa nga ana tjetër duhet rishikimi i statusit të punonjësit social nëpër shkolla, që duket evaziv dhe shpesh i pamundur të kryejë detyrën e tij. Por më shumë akoma është që vetë prindërit duhet të jenë më sensitivë dhe nga ana tjetër të jenë më afër subjekteve që mund të bëjnë diçka.

Kur ndahemi me fëmijët, gjendja e tyre të jep përshtypjen se edhe ne do t’i gënjejmë sepse nuk besojnë më, tek njerëz që mund të bëjnë diçka ndryshe. Në më të shumtën e herës, dhuna kundër fëmijëve është sa e keqe dhe shumë e fshehtë. Dhe ajo ndodhet ‘larg’ syve të njerëzve, bash tek ata që beson më shumë: prindërit, anëtarët e familjes, mësuesit, kujdestarët, shokët. Gjurmët e kësaj dhune kërcënojnë të ardhmen e fëmijëve dhe shkaktimi i kësaj dhune e bën të qenësishme këtë si veprim te vetë fëmija.

Fëmija, që kemi takuar të parin, gati është relaksuar i gjithë. Buzëqesh dhe duket i lumtur... “Në rastet kur raportohet dhunë në Linjën e Telefonit për Fëmijë, në varësi të problematikës që sjell rasti, nëpërmjet një sistemi të dhënash për shërbimet që operojnë në vend, Qendra vihet në kontakt me shërbimin përkatës dhe referohet rastin duke e shoqëruar me të dhënat dhe vlerësimin paraprak që është bërë nga këshilluesi që pret telefonatën”, thonë nga Qendra. Por, ajo s’punon gjithë ditën, ndërsa Shqipëria ka jetë në 24 orë dhe po kaq dhunim. Kemi frikë se shumë prej fëmijëve as nuk e dinë fare këtë dhe ndoshta vetëm shpirti i mirë i ruan shumë syresh prej tyre.

Materialet referuar nga studimi i UNICEF-it

15 Komente

gjetiu i thone "gesunde Watschen" - "shpulla te shendetshme". Kshu si nen ze me i llaf.

Fukarallik - maskarallik, Ben-o.

 Sa i turpshem realiteti qe thumbon ky shkrim.

Vetem ne keto  drama nuk ka vend per  interpretime mbi baza..... rreshtimesh.Realitet i kobshem! Shume mire Beni!

O shqiptare! Ne vend qe te shikoni te vertetat e Janullatos, merruni me mire me rritjen dhe edukimin e femijeve! Dhe jo vetem ne familje, por edhe ne shkolle, edhe ne shoqeri.

Mos harroni qe deshtimet e sotme ne edukimin e femijeve, jane katastrofat e medha neser! Nuk ka Janullatos ne bote qe te mund te shkaterroje shtetin dhe kombin shqiptare. Jane keta mesues si keta mesiper, te cilat jane e keqja jone dhe i bejne varrin te ardhmes se kombit!

Eshte e dhimbshme te shikosh, qe diskriminimi dhe kercenimi i femijeve zhvillohet ne ato qe duhet te jene tempulli i diturise.

Ke shume te drejte ti.

O shqiptare! Ne vend qe te shikoni te vertetat e Janullatos, merruni me mire me rritjen dhe edukimin e femijeve!

ne duam te behemi heronj sot, te gjithe. Kerkoje gjithe historine shqiptare, gjen dot nje Pestalozzi aty?

Self,

nuk e di, nese e ke pare emisionin Opinion - "Universiteti ne Shqiperi apo jashte" tek TV KLAN. Une e pashe para disa diteve online. Ne mes te gjithe asaj rremuje mendimi, nxorra vetem nje mendim te vlefshem nga (drei Mal darfst Du raten!) Lubonja. Ai thoshte pak a shume: "eshte e kote qe ne mblidhemi e diskutojme per universitetin, gjeja me e mire do te ishte t´ia fillonim me filloren e pastaj gjimnazin, sepse ketu fillon edhe formesimi i femijeve. Kur te kene vajtur keta ne universitet, e ka marre ferra uraten".

Ky eshte mendimi me i vlefshem, i cili duhet te nxise patjeter njerezit pergjegjes per nje reforme arsimore.

Nuk e di se cfare mesojne nxenesit apo studentet e pedagogjikes ne Shqiperi. Jam i interesuar te di, nese kane degjuar ndonjehere per Montessoripädagogik apo per Waldorfpädagogik. Eshte koha ti largohemi atij Frontalunterricht.

E pashe. Me skandalizoi. Une jam me te njejtin mendin si Lubonja, dhe e them prej te pakten 10 vjetesh, qe ai universitet nuk eshte universitet dhe nuk e meriton ate emer. Ai institucion merr me qafe vite jete njerezish, merr me qafe njerezit dhe vendin vete. Shife se ku jemi! 

Gjeja me e mire qe mund te bejne eshte ta mbyllin e ti nisin studentet jashte per studime (ose le ta lene tek bachelor vetem per ato dege ku arrihen te plotesohen disa kritere te rendesishme - dhe kur te jete ndertuar nje biblioteke shkencore funksionale) dhe gjtihe parate t'i investojne ne parashkollor, ne 9 vjecare, ne shkolla profesionale e gjimnaze. E mbi te gjitha ne shkolla pedagogjike ku te edukohet nje brez i ri mesuesish. (kush do t'i edukoje, do pyesesh ti. E shef, ketu futemi prape ne qerth! Zgjidhje ka, megjithate).

Pastaj, avash-avash, kur te linde nevoja mund te rifillohet me Universitet: Nga fillimi! Tamam! 

PS: Po cfare Montessori?! Ka plot kopshte privare e shkolla private qe gjasme ofrojne nje edukim ndryshe. Por, edukatoret ngelen ne shumicen e kohes shqiptare dhe keto jane te tmerrshme sepse gjeja e pare qe i mesojne nje femije 4 vjecar qe shkon ne shkolle eshte se sa difekte ka: ua po ti pse vjen me vonese, ua po kush ta ka veshur ty kete bluzen me ngjyre roze, kjo eshte per goca, ua po ti, ua po ti, me gishtin tregues mbi femijen teksa gjithe grupi i femijeve ndjek teatrin dhe merr mesimin per gjithe jeten! 

Une doja te fusja tim bir per nja dy muaj qe te zhvillonte shqipen dhe hoqa dore menjehere, se cmimi per te mesuar shqipen m'u duk teper e larte - sidomos pas atij edukimi qe ai ka marre ketu, dhe sidomos pas atij raporti edukatore-femije me te cilen ai eshte edukuar ne cerdhen ketu, e mbi te gjitha mbi menyren e komunikimit, tonin e zerit, perballja me situata te veshtira, me gabimet.

Dmth qenka either or? Ose duhet te flitet per femijet ose per Janullen, po jo per te dy ceshtjet njeheresh, sa kohe qe s'ka ndonje lajm qe lidh Janullen me edukimin e femijeve shqiptare?

Me nje llaf ti thua, pse mos ta bejme ja-ne ni qe fjala janulle te behet ninulle?

Kjo "llogjike" tip lere hajdutin qe te vjedh po shiko gruan qe po te tradheto eshte teper demode e nen nivelin e klases se 7-te, keshtu qe s'te nderon pedro. smiley

Plus qe sipas kesaj i bie qe te mos flasem as per ate shkrimin tend te ceshtjes se librit, as per gje tjeter, si fjala vjen per gjera te tjera, etj-era.

xhibi, kur shkruajta une ate melart, kjo teme qe kishte gjithe diten qe rrinte ketu kishte vetem kater komente, kurse tema me Kristo Frasherin dhe Janullatosin kishte 35 komente, edhe pse kjo teme eshte trajtuar njehere ketu tek PPU.

Shqetesimi qe ngrej une ka te beje me kanalizimin e energjive tona aty ku duhet, aty ku mund te ndryshojme me te vertete per mire dicka, dhe jo tani sa here qe dikush teshtin pa dashje "Janullatos", ne te vemi me vrap dhe ti fshijme qyrrat.

Po e them edhe njehere: po ti kemi gjerat ne rregull me veten tone nuk ka Janullatos dhe bir Janullatosi qe te na beje gje neve. Po te jemi vete te forte e ne rregull, sa here qe ndonje Janullatos ia ben "plaç", ne ia ngrejme  gishtin e mesit si me çikrik. Atehere ta shohesh se si e merr rrugen nga ka ardhur Janullatosi me te bijte.

Mire mer yahoo, se dhe ngaqe e di qe s'je aspak i ceket apo ne ate nivel either or te atij komenti, prandaj me habiti. smiley

Njekohesisht problemet nuk jane te tilla saqe mund te zgjidhen te gjitha menjehere duke bere vetem nje gje, si ai plaku qe sperkaste cdo gje me Windex, dhe hajt tani te merremi vetem me kete gje se do i rregulloje te tera.

P.S. Ne ne 'ternet vec (b)llogje bejme, e natyrisht s'mundet ti terheqesh njerzit per freri nga do komentojne. Me e mira qe mund te besh ne internet eshte te besh ndonje artikull si ai qe bere ti per librin, dhe te shpresosh qe do kete sadopak jehone ne media (nqs do kete ever). Komentet pastaj jane thjesht te tilla, sic kane emrin.

 O shqiptare! Ne vend qe te shikoni te vertetat e Janullatos, merruni me mire me rritjen dhe edukimin e femijeve! Dhe jo vetem ne familje, por edhe ne shkolle, edhe ne shoqeri.

O greko, ke te drejt! Po edhe ai Janullatosi per ti q... mamane eshte, perfiton nga mungesa e edukimit!

ore ti ke shume te drejte, po politikberesit jane duke e shkaterruar sistemin arsimor  qe ne themel , nuk besoj se demi me i madh eshte "do hash dru" i  nje jevgu ( i denueshem) sesa qindra shkolla private , me falni: termi i sakte eshte jo-publike,  9-vjecare, gjimnaze dhe universitete. Shqiptare apo turke, greke apo te huaja. Te cilat ne rastin me te mire nuk u mesojne gje nxenesev\studenteve po u japin nje karton dhe u marrin parate, ndersa ne rastin me te keq formojne elita te cilat do ndikojne neser dhe zgjerojne bazen e interesit te tyre ( te shkollave )  qe perseri ne rastin me te mire mund te jete jo-shqiptar , per te mos thene antishqiptar smiley

Se ku e lexova se gjate nje  viti ka pasur 140.000, "Alo 116", shoqate ne mbrojtjen e drejtave te femijve e mbeshtetur nga UNICEF.

Por nuk pashe asnje rresht, se çfare eshte bere me keto telefonata ( femije), pse kane telefonuar(femijet), ?

Vazhdon stili i  artikujve, " te shkruaj per hater atij, te mos e zgjas per hater te tjetrit".

Edhe ne Europe ku femijet nuk lejohen te rrihen dhe kane shum te drejta, denimi me nje kembe ne cep te klases eshte i lejueshem. Biles ky denim, dhe nxjerrja nga mesimi e çuarja tek drejtori/esha, jane te vetmet denime qe u kane ngelur mesuesve. Me perpara kane qene me shume denime, por jane hequr dalngadale me kohe, nga juristet dhe avokatet e te drejtave te njeriut.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).