Duhet të ndryshonte emrin që të lejohej të punonte.Kështu ka ndodhur në Francë ku një djalë me emrin Mohamed denoncoi për diskriminim drejtuesit e kompanisë, të cilët i kishin kërkuar që të ndryshonte emrin, sepse Mohamed tingëllonte keq për klientët. Ata i kishin kërkuar që ai të ndryshonte emrin në Alexandre.

Mohamed po niste një punë në sektorin komercial të kompanisë dhe i duhej që t'i telefononte klientëve për t'i propozuar prodhimet e fundit.

"Kisha përgatitur fjalimin tim, por drejtori menjëherë më tha: Ky nuk është emër modern, do të quhesh Alexandre, sepse tingëllon më mirë", thotë Mohamed, i cili shton se u ndje i shokuar nga kjo kërkesë.

I riu iu drejtua selisë qëndrore të kompanisë dhe kërkoi që të punonte me emrin e tij, por si rezultat u pushua nga puna pa filluar mirë, vetëm për cështje të emrit.

Mohamed nuk është dorëzuar dhe ka paditur kompaninë për diskriminim.

"Jam francez, kam lindur në Francë dhe dua të jetoj duke u prezantuar me emrin tim të vërtetë, sic bëjnë të gjithë", tha Mohamed.

7 Komente

 Po sikur ishte korrespondenti juaj ky Muhamed Veliu mor top channelo,kur e derguat ne Fronce.

hahahahah flm per merakun Brat. jetoj ne nje vend ku nuk ndodhin te tilla gjera.

Mendo ta kishte Muhamed Islami ky.

Turp qe ne France ndodhin akoma gjera te tilla!

Po akoma me turp per Europen eshte se ka vende te BE-se ku as mund ta enderrosh ta besh nje padi te tille. (cdo ngjashmeri e mundshme me vendin qe ka bere genocidin ne Cameri eshte e qellimshme)

 Fillo ndonje peticion o lizi.

Kur them une qe njerzit jane acaruar shume keto vitet e fundit (vitet e krizes) , nuk me beson njeri.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).