Euro 2012, Shqipëria kërkon pikë në acarin BjellorusTIRANË- Shqipëria do të luajë sot në orën 19:30, në Bjellorusi, ndeshjen e saj të katërt të eliminatoreve të Kampionatit Europian kundër një rivali të drejtpërdrejtë, jo vetëm të barabartë në statistika – pas tri ndeshjeve të para, secila skuadër ka nga 5 pikë – por dhe kundërshtarit me të cilin besohet se do të luftojë për vendin e katërt në grupin D, ku bëjnë pjesë edhe të “fortat”, Franca, Bosnja, Rumania dhe Luksemburgut modest.
Në vizitën e fundit në Minsk, para katër vitesh (2 shtator 2006), atëherë Shqipëria e drejtuar nga Oto Bariç, barazoi 2-2, me dy gola të realizuar nga kapiteni Ervin Skela (me penallti) dhe ish-lojtari i kombëtares, Besnik Hasi (nga një goditje dënimi).

Tashmë, pas humbjes shokuese të Shqipërisë me Bjellorusinë, 4-2 në Tiranë (17 nëntor 2007), gjërat kanë ndryshuar: jo vetëm se Shqipërinë tani e drejton ndihmësi boshnjak i trajnerit kroat Josip Kuzhe, Xhemal Mustedanagiç, por se kuqezinjtë do të luajnë në Minsk pas një serie prej tetë ndeshjesh pa humbur, e për më tepër me dy barazime ndaj dy prej ekipeve më të forta në grup: 1-1 me Rumaninë dhe 1-1 me Bosnjën.
Bjellorusia, që nga ana e saj drejtohet prej më shumë se tre vjetësh nga gjermani Bernd Shtange, pas fitores surprizë më Francën në Paris (1-0), barazoi pa gola në shtëpi me Rumaninë dhe po me këtë rezultat në transfertë me Luksemburgun modest, çka e ka komplikuar jo pak amtosferën në kampin bjellorus që e sheh Shqipërinë si një mundësi të shkëlqyer për të rimarë veten.
Me tri mungesa thelbësore në formacionin titullar: mbrojtësit Lorik Cana dhe Debatik Curri (të dëmtuar) si dhe sulmuesin kryesor, Erjon Bogdanin (të pezulluar), trajneri Xhemal Mustedanagiç, pas provës së parë kundër vendlindjes së tij, Bosnjës, do të synojë të kthehet në atdheun e tij sportiv të paktën me një pikë, çka do të thoshte jo vetëm 6 pikë pas katër ndeshjes, por dhe me një premio prej 300 mijë eurosh të premtuara nga Federata Shqiptare e Futbollit për t’u shpërndarë lojtarëve dhe stafit.

Kundër Bjellorusisë do të jetë ndeshja e dytë pa Josip Kuzhenë në bankinë, por dhe kësaj radhe besohet se kroati do ta udhëzojë ndihmësin e tij boshnjak përmes celularit, ashtu siç edhe bëri në takimin kundër Bonjës, madje nga dhoma e tij në Spitalin Amerikan, në të cilën Kuzheja kaloi 9 ditë pas hemorragjisë cerebrale.

(d.b/BalkanWeb)

38 Komente

dobet shume shqiperia

hallall cunat, s'paskan humb kohe fare me e honger petllen

 

TV

Asgjëkundi këta tanët.

keta bjelloruset po bejne vazhdimisht presing te forte.  ata vijne me 4-5 futbolliste ne bllok ne mesfushe.\ama po diten keta tanet te luajne me pak zgjuarsi mund te kundersulmojne rrezikshem, sepse  ata jane shume te hapur ne mbrojtje.....

"ama po diten keta tanet te luajne me pak zgjuarsi....."

Si shume je tu kerku or belul. Normalisht duhet te pallohemi 3 gola difference e lart, por sec ka filluar ne na ndihe fati dhe nuk do cuditesha me nej barazim me breke neper kembe.

shpresojme o dajo, shpresojme.  shiko, se keta bjelloruset nuk e kane me ate freskine e pjeses se pare. 

nuk i dihet nje gol nga faulli ose ndonje rremuje nga kornja, se me aksion te rregullt sbejme dot gol ne...... nejse une jam akoma optimist.smiley

Agolli shumë dobët..Duro po ashtu kot vjen vërdall në fushë.Malli është Skela që qarkullon ndonjë top se do ishim dhunë fare.

Ai Lika idiot fare, shkon e merr te verdhen pa teklif fare.

na myti optimizmi ktu. pritet nga sportdashesit shqiptar gjithsesi.

Luajme pa sulm, pa mesfushe dhe me mbrojtje te arnuar. Ishalla rrihemi lehte.

 Pyeta Plakun,filloi neshja Plako,po tha,po me hile,paska me shume me fanella te kuqe ne fushe.

o Oranje Leeuw, ku je ti.  e beri ''Hunti'', fet e fet . 5 minuta loje Hollande-Suedi 1-0.smiley

nej link per holanden belul?!

jo dajo, nuk kam ndonje link per hollanden,  po shiko njehere te  linku qe ka vene ''bredharaku'' siper,  po ne vend te bjellorusi-shqiperi,  vendos hollande-suedi.

a di njeri ndonje link ku me pa neshjen????

E permiresuan lojen pjesen e dyte - mbase barazojme...

E boni Radionovi per Belarusin, bo car idioti, zgjoi bishen nga gjumi. Tashi ta shofin belarust cer kina per ti bo, do hapen portat e ferrit.

dajo, beri te dytin hollanda. kesaj here shenoi Afellai.

dhe po lozin bukur. me behet qejfi shume, se keta suedezet kishin ardhur ca si shume te fryre ketu.  qe nga trajneri e deri te doktori i ekipit thoshin: kemi ardhur ne hollande vetem per te fituar.smiley

S'ka naj gjo, edhe ne per t'fitu shkum n'bjellarusi smiley

Probleme ne ne Ndeshjen Itali-Serbi .

Tifozet serb acarojen situaten, e vetmja note pozitive eshe nje flamur shqiptar qe valevitet ne MARASSI te Genovas dhe nje pankarte per KOSOVEN smiley

 

 

LA CRONACA

La situazione non accenna a placarsi. Il delegato Uefa sta decidendo insieme ai dirigenti delle due federazioni se sospendere la partita, la polizia, intanto, continua a fronteggiare gli ultras senza prendere iniziative. Un petardo è arrivato ai piedi del gruppo di agenti.

La polizia è entrata in campo e si è posizionata sotto la gradinata Nord, occupata dai serbi. Per ora gli agenti non muovono in direzione degli spalti.

Partita fin dall'inizio rovinata: inizio ritardato a causa degli incidenti scatenati da un centinaio di "ultras" della Serbia che hanno sostenuto scontri con la Polizia all'esterno dello stadio e una volta a Marassi hanno lanciato petardi e oggetti in campo e verso i tifosi italiani. Il portiere della Serbia Stojkovic sarebbe stato invece aggredito e colpito prima della partita da elementi del suddetto gruppo: non è sceso in campo per il riscaldamento e non è nemmeno in panchina.

ja e beri edhe te dytin

po normal qe do e bente...ne nuk jemi luksemburgu qe u mori barazim atyne

me bejne syte mua apo e nxorri me te vertete huq portjeri bjellorus ate lojtarin tone?

Mbrojtja jone  sikur jane  duke defiluar ne "gey parade",gjersa sulmi sillet si  nje trupe balerinash.

Keta nuk jane shqiptare.

 

A e pe Dallkun?

A u binde qe jane shqiptare?

Te shikoje vangjelin.  Ai te kenaqte fare.  Sidomos te goli i dyte, qe e humbi golashenuesin fare si xhaferi simiten.

Po te pyetesha une,Dallku e Lika kurrE nuk do te luanin futboll.

Mbetem me 10 lojtaresmiley

Cfar zhgenjimi

O dajo, nuk e di po e ndjek ti apo jo, Hollande-Suedi 4-0,deri tani.smiley

do ta pesoj keq Suedia sot, me duket.  Hollanda po ben spektakel sot.smiley

 

 po me italine me serbin ca bohet,eshte shtyre apo pritet te filloje,di no njoni noj gjo.

u anallua sapo, per rremuja nga ana e tifozeve serbe. s'di pse, por pashe edhe nje flamur shqiptar diku.

 Po ca thone finis

do bohet sonte apo u anullu per fare.

jo s'behet me.

 ok rrofsh.

Do vinè andej nga lagjia jonè kta bjellorusèt...do ja tregojmè qejfin..Duro,Skela e Salihi...tè tjerèt mè vjen keq por nuk u treguan nè lartèsinè e duhur..dhe tè mendosh se Bjellorusia nuk mu duk mè lart se Lauxsemburgu..

do kena pa ndeshje te ndryshme se ajo qe pashe une kishte vec nji ekip qe lunte shume mire me topin dhe kjo ishte bjellorusia. Ishte dhe nji ekip tjeter me ca qe vinin kot verdalle ne fushe...ata po, ishin me te dobet se luksemburgu

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).