TIRANË - Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e dy të plagosurve në tragjedinë e Gërdecit për gjykimin e Fatmir Mediut, ministër i Mbrojtjes në kohën e shpërthimit dhe aktualisht kreu i Mjedisit.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi të shpërndarë nga studioja ligjore që mbron interesat e familjarëve të viktimave të tragjedisë, që mori 26jetë njerëzish dhe la të gjymtuar 300 të tjerë.

Sipas njoftimit, Gjykata e Lartë pasi mori në shqyrtim aplikimin e bërë nga dy të dëmtuarit, R. Durdaj dhe A. Hazizaj e vlerësoi të mjaftueshëm dhe të qenësishëm për të hetuar më tej në këtë proces. "kështu Gjykata evropiane e të Drejtave të Njeriut do të ketë tani vlerësuese i asaj shkeljeje ligjore që mbrojti padrejtësisht një individ nga hetimi, i cili vazhdon të pengohet nga imuniteti parlamentar"- thuhet në njoftim.

Sipas kryetarit të shoqatës së Familjarëve të Viktimave, Feruzan Durdaj, banorët e Gërdecit e përshëndesin këtë hap pozitiv dhe vazhdojnë të besojnë ende te drejtësia.

"Ligji është i barabartë për të gjithë, përfshirë këtu edhe Fatmir Mediun dhe Gjykata e Strasburgut është garancia e fundit për drejtësinë e kërkuar në emër të viktimave të pafajshme të Gërdecit"- thuhet më tej në njoftim.

___________


Familjaret ankimojne vendimin

TIRANË - Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, aktualisht kreu i Mjedisit, familjarët e viktimave të Gërdecit i janë drejtuar këtij organi me një ankimim.

Përfaqësuesit ligjor të Familjeve te Viktimave te Gerdecit kanë depozituar prane Gjykates se Larte ankimin per vendimin e marre nga kjo gjykate per mos fillimin e ceshtjes ndaj Fatmir Mediut.

Ne fillim te ketij muaji, Gjykata e Lartë shpëtoi për të dytën herë Fatmir Mediun, paditur nga të dëmtuarit e Gërdecit.

Pas një seance të gjatë, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arsyetoi se dosja me 400 faqe e dy personave nga Gërdeci që fajësojnë Mediun për dëmin që iu shkaktua nga shpërthimi i 15 Marsit nuk ka asnjë provë që fajëson Fatmir Mediun dhe si rrjedhim nuk është me vend kërkesa për heqjen e imunitetit.

Pas kësaj, kanë reaguar ashpër familjarët e viktimave, duke e cilësuar të padrejtë vendimin e Gjykatës. Zamira Durda, nena e djalit te vogel qe humbi jeten si pasoje e shperthimit ka deklaruar se me kete vendim te padrejte nuk mbyllet beteja e tyre.

"Ne nuk dorezohemi, do te vazhdojme betejen tone, deri sa te vendoset drejtesia. Ne ate tragjedi u plagosën 300 vetë, ndaj do te kete kerkesa te tjera ne gjykate. Do vazhdojmë pafundësisht të kërkojmë drejtësi, në të gjitha mënyrat"- ka thene ajo, pas mbylljes se seances se sotme.

Me heret, avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha, akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme se po nxit banorët e Gërdecit të padisin ministrin. Gjatë seancës së sotme në Gjykatën e Lartë, Visha u përball me banorët e Gërdecit të cilët akuzojnë Mediun për plagosje në rëndë shkaktuar nga pakujdesia. Ish-ministri i Mbrojtjes, aktualisht minister i Mjedisit nuk mori pjesë në gjyq. Ndër të tjera avokati tha se kjo është një çështje juridike, por politike.

Avokati kundërshtoi dosjen me 69 prova që fajësojnë Mediun si përgjegjës për ngjarjen e rëndë në Gërdec më 15 Mars të viti 2008. "Kjo dosje është brumë i gatuar keq nga Prokuroria e Përgjithshme që ua servir familjarëve për të bërë petulla sipas dëshirës", u shpreh avokat Visha.

Kaq ka mjaftuar për të ngjallur debatin në sallën e gjyqit. Banorja Zamira Durda, u shpreh se kjo s'është e vertetë. "Është djali im i vdekur nga vendimet dhe urdhërat e Mediut", tha ajo.

Avokatët e banorëve paraqiten një dosje voluminoze të format DVD me fakte që ndodhen edhe në dosjen e parë të pushuar nga Gjykata e Lartë për shkak se Mediu fitoi imunitetin më 2 shtator.

Avokati i Mediut tha se "Gjykata e Lartë nuk mund të disponohet dy herë mbi të njëjtat prova".Ndërkohë Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka marrë në dorëzim provat dhe pritet që rreth orës 12:30 të dalë me një vendim nëse do të nisë shqyrtimin e kësaj padie apo jo.

Seanca e sotme gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu i cili akuzohet tashmë për plagosje të rëndë, shkaktuar nga pakujdesia ka nisur rreth orës 10:00.

Pala akuzuese që ka paditur ish-ministrin e Mbrojtjes, pretendon se Mediu është fajtor për dëmin fizik që iu është shkaktuar atyre.

Në seancën e datës 15 shkurt nuk u arrit marrëveshja e pajtimit mes të dëmtuares Alketa Hazizaj dhe ish-ministrit Mediu. "Nuk e fal Fatmir Mediun". Kështu ka deklaruar në Gjykatën e Lartë një nga të plagosurat e tragjedisë së Gërdecit. Ky është rasti i dytë kur tentativat e gjykatës për të pajtuar Mediun me banorët dështojne. Seanca pajtimore pason atë të 25 janarit, kur babai i 12 vjecarit Roxhers Durda nuk pranoi ta falë Mediun.

17 Komente

... good news!

Para gjyqit duhet te dalin edhe femijet e Berishes vete.

 per cfare akuze konkrete? i kane qepur mire punet qe mos te figurojne ne asnje dokunent. deshmitari kyc, trebicka, vdiq ne rrethana te cuditshme... sado te jete evidente qe familja e berishes ka qene ne tave, duket e pamundur te provohet ndonje akuze ne gjyq.

 

 

 

Si mund te ngrihet nje akuze, kur nuk lejohen hetimet? Shkelzen & Argita kane pasur dijeni dhe kane perfituar ne nje aktivitet qe solli vdekjen e 30 njerezeve, midis tyre femije.. Kjo historia e Vangjushit te PS-s nuk ka dale rastesisht sot.

 

 Fatmir Godos tani do i jepet mundesia te mesoje se cfare dmth te veprosh apo mos veprosh nga e cila mund te shkaktosh vrasjen e femijeve ne kohe paqeje.

Nese gjykimi fillon ky burri do beje ministrin apo do jete ne dispozicion te drejtesise ? Se edhe ketej edhe andej nuk mund te jete. Ne taksat i paguajme qe nje minister te jete ne krye te puneve dhe jo te zgjidhe hallet e tij me drejtesine.

Kush do jete avokati i tij mbrojtes dhe si do i mbuloje shpenzimet e tij Fatmir Godo ? Se nje avokat per ne Strasburg nuk kushton me 20 euro dita . Se vetem dieta, dmth hotel, te haje nje cap buke e te pije nje kafe me sabah i duhen te pakten 100 euro.

E mer Fate republikani qe ke parti qe kontribuon per demokracine ne Shqiperi !

Duhet te denohet 25 here me burgim te perjetshem dhe nje  here me tredhje  ! Pra plot 26 denime te renda te marre !

Duhet te denohet 25 here me burgim te perjetshem dhe nje  here me tredhje  ! Pra plot 26 denime te renda te marre !

 

Te lumte goja. Llafi yt ne vesh te atij lart. Nuk ka paqe pa drejtesi.

Gerdeci eshte prova me bindese se ne shqiperi ka nje qark antishqiptar pak a shume te fuqishem qe pengon pa pasur parasysh pasojat cdo zhvillim te shoqerise shqiptare.  Drejtesia shqiptare duhet ti futet deri ne rrenje kesaj njgarje sepse vetem keshtu mund te shpetojme nga keto metastaza.

Ndonjehere me vjen keq qe Mediu eshte perfituesi i vetem i urrejtjes se njerezve, kur ka shume mundesi qe projektuesi dhe koka e  te gjithe biznesit te Gerdecit te jete dikush tjeter.  Kush e mban mend nje dokumentar te Al Jazires per Gerdecin (qe eshte sjelle edhe te Peshku). Te linte pershtypjen se familja e Berishes jo qe eshte ne tave, por eshte tava vete ndersa Mediu mund te kete qene ne fakt ushtari  qe eshte perdor per pune anesore dhe per te hedh firmen. Per kete edhe e ka marre pjesen e vet dhe ka fajin e vet s'diskutohet. Gjithsesi mire ti behet, mbase denohet me ne fund dhe pastaj i marrte me vete te gjithe shoket e shoqet.

Jeta, dhe shpirti ne hale i vafte kerrmes!  Kam pershtypjen se do shohim cudira ne ditet qe do te vine.

cfare do gjykoje strasburgu konkretisht?

 oh, me ne fund nje pyetje e zgjuar. Cfare funksioni ka gjykata e Drejtave Njeriut ne Strasburg? Shume mire gene. Tani para se gjithash mua me duket cuditshme qe F. Mediu nuk eshte i pandehur. E dyta te vijme te pyetja. Nuk eshte se tani Pinarin do ta gjykojne gjykata e Tiranes, kurse Mediun ajo e Strasburgut ku shpenzimet shkojne 100 Euro/dita smiley (muhabet berberhanesh mo) Gj. Strasburgut nuk ka funksion gjykues, por keshillues gjykatave kombetare dhe sidoqofte vjen pasi te jene ezauruar gjitha shkallet e gjykimit. Denimi eventual konsiston ne demshperblim, pra po mundohem te interpretoj nese jane cenuar disa te drejta pales te demtuar (familjaret e viktimave) nga mosakuzimi i F. Mediut, sepse prokuroria/gjykata shqiptare nuk e shikon te arsyeshme ta ndjeke penalisht, atehere shteti shqiptar pjese e te cilit jane prokuroria/gjykatat do te gjobitet. Megjithese aktualisht ne disa raste ka patur debate rreth forces dhe efektivitetit te vendimeve te gjykates te Strasburgut.

 Katnar Erseke !

E dyta te vijme te pyetja. Nuk eshte se tani Pinarin do ta gjykojne gjykata e Tiranes, kurse Mediun ajo e Strasburgut ku shpenzimet shkojne 100 Euro/dita Laughing (muhabet berberhanesh mo) Gj. Strasburgut nuk ka funksion gjykues, por keshillues gjykatave kombetare dhe sidoqofte vjen pasi te jene ezauruar gjitha shkallet e gjykimit. 

Mire qe je katnar po edhe qesh me kete fakt.

Katnar 

Lexe kete intervisten qe jep Kristaq Traja se cere ben ajo gjykate dhe se pse shkohet tek ajo gjykate.

Se Nari, nese ka shkelje qe kapen atje e ceshtja kalohet ne rigjykim ne Shqiperi, dmth qe Fatmir Godo merret i pandehur dhe nje gjykate persembari do e denoje 26 here.

Nari,

une nuk e di ne te duken shume apo kap 100 euro shpenzime ne dite per nje avokat qe do mbroje Fatmir Mediun atje, por katnaro nje nate hoteli ben 60 euro, 20 euro dreka, 10 euro shpenzime transport taxi , tram apo tjeter, atehre ngelen vetem 20 euro darke, kafe, tel, dhe nje pakete cenare. 

Nari,

lexo kete se eshte ne shqip Kristaq Traja . Ky eshte ai gjyqtari qe mbasi punoi dhe gjykoi, dhe jo keshilloi ne Strasburg, PD-se nuk i plotesone kushtet per t`u bere gjyqtar ne Shqiperi.

A Nari Nari qe nuk le rast pa e tregu veten smiley

Rrofsh qe na dhe mundesine te lexojme c'thote Traja , per ate qe dyshon dhe pastaj miraton Kultura Njerezore e Gjyqtareve Europiane . Vetem se paska nje difekt nuk e paska ate shprehjen "me ka thane baba mue shko konkuro se do fitosh ne Strasburg " , dhe per kete nuk munemi me e lexue .

Rrofsh Koth edhe per propozimin me vlere per te skopitur Mediun , po mbetem dyshues per kete vendim , sepse indirekt preket dikush tjeter qe nuk ka faj si nje dynymsh ne pronesi  ligjore te  tij smiley

Por kam te njejtin mendim  per kafshet ripertypese muallitese . Ato do hane si  gjithnje fjalimet e k/mullahut  Berisha qe ka deklarue zotnie se " Mediu , nuk ka pergjegjesie , por ai dha doreheqjen nga morali Politik i tije " smiley

Me pas si zakonisht do fillojne ta ripertypin sipas varianteve te ndryshme po te njejten gje se " Mediu s'ka pergjegjesie dhe as gjykata e Strasburgut nuk e denon dot zotnie "

 Katnar Erseke, biles krenar. Mund te me therrash sic te duash, por kjo nuk ndryshon faktin, qe je nje agronom i universitetit te Kamzes i cili kujton se merr vesh nga e drejta nderkombetare. Jo vetem qe s'di se cfare eshte gjykata e Strasburgut, por me nje interviste qe ke lexuar mendon se e mesove. Tipike shqiptare. Te pakten ki perulsine te pyesesh, te informohesh, s'ka gje te keqe. Gj. Strasburgut vjen pasi ezaurohen shkallet e gjykimit. Kur une qesha per punen e 100 E/dita ne Strasburgut nuk e kisha fjalen sa harxhon dita ne Strasburgut, por qe ne Gj. Strasburgut, i cituari nuk eshte F. Mediu, por eshte shteti shqiptar (prokuroria/gjykata). Pala qe duhet te jape shpjegime eshte shteti (prokuroria/gjykata). Me sa merret vesh nga artikulli, kerkesa e pranuar nga Gj. Strasburgut ne kete moment do te thote qe gjykata ka pranuar ta marre ne shqyrtim ankimin e te demtuarve, te cilet ankohen se i eshte cenuar nje e drejte nga mosakuzimi i F. Mediut. Me shume gjasa Gj. Strasburgut do ti kerkoje llogari shtetit/prokurorise/gjykates larte se pse nuk e keni akuzuar F. Mediun dhe shteti/prokuroria/gjykata larte do ti thote. - Ja ku jane dosjet qe kemi hetuar, mandati i deputetit nuk ka perbere pengese por ne nuk e kemi quajtur te arsyeshme te procedojme me tej. 

Megjithe deshiren e madhe qe kam qe fajtoret e tragjedise se Gerdecit te marrin denimin e merituar , mendoj qe cuarja ne Gjykaten e strasburgut maksimumi mund tu jape familjareve ndonje demshperblim te majme.Te jeni te sigurte qe kjo gjykate nuk jep denime penale.Eshte krijuar per te mbrojtur lirite dhe te drejtat e njeriut dhe me vendimet e saj mund te nxjerre njerez nga burgu por jo ti fuse brenda.

dmth i bie qe strasburgu thjesht do te jape (ose jo) certifikaten qe pushteti ia ... per here te dyte ketyre robve?

Mehdiu faktikisht duhet te ishte denuar,Ai deri tani nuk eshte denuar, eshte gjykuar, ri gjykuar si ne shfaqe teatrale, kur as njehere nuk eshte marr vendim i duhur. Gjykata shqiptare per ironi te fatit jane qesharake, te korruptuara nga politika, dhe mashtruesit, sekseret e atyre qe bejne organizimin e gjyqeve qe nuk mbarojne kurre!!

Ne Shqiperi ha buke hajduti, krimineli, vrasesi! E VERTETA mund te zhytet por kurre nuk mbytet, dhe nje dite cdo gje do te dali ne drite, qe fajtori "padashje" per vrasjen e 26 veteve eshte Mehdiu dhe Berisha!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).