Gjykata Administrative Amb. SHBA: Anulohet ndihma e USAIDTIRANE- Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërheqin ndihmën e USAID për Shqipërinë në vlerë 16 milionë dollarë. Përmes një njoftimi për mediat, Ambasada e Shteteve të Bashkuara shprehet e zhgënjyer për dështimin në miratimin e ligjit mbi Gjykatat Administrative më 30 shtator 2010

“Dështimi në miratimin e këtij ligji ka çuar në tërheqjen e ndihmës së vazhduar të Sh.B.A. për përbërësin e Gjykatave Administrative në marrëveshjen e Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit, një projekt afro 16 milionë dollarë. Veprimtaritë e planifikuara më parë që tani nuk do të vihen në zbatim nga Sh.B.A. përfshijnë instalimin e një sistemi elektronik të menaxhimit të çështjeve gjyqësore, blerjen e pajisjeve, mbikqyrjen e sesioneve fillestare të trajnimit, si dhe kryerjen e një fushate ndërgjegjësimi për të informuar qytetarët mbi atë se cilat do të kishin qenë përfitimet nga Gjykatat e reja.” theksohet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-ve.

Ndërkohë, Ambasada Amerikane informon mbi ndikimet që do të ketë në të ardhmen mosmiratimi i ligjit për Gjykatën Administrative.
“Mosmiratimi i këtij ligji do të ndikojë gjithashtu edhe ndonjë shqyrtim në të ardhmen të “Statusit të Kompaktit” të Korporatës Sfida e Mijëvjeçarit si dhe mundësitë përkatëse për financim” thekson deklarata. 

Duke shprehur mirënjohje për masat e marra nga mazhoranca, për të kërkuar miratimin e ligjit, Ambasada Amerikane shpreh keqardhje për qëndirmin e mbajtur nga opozita e cila vendosi të mos votojë ligjin në Kuvend.

“Ambasada e Sh.B.A. shpreh keqardhjen që kjo mungesë e legjislacionit të nevojshëm për Gjykatat Administrative kërkon tërheqjen e mbështetjes për një nismë të identifikuar si e rëndësishme nga të gjithë shqiptarët” vijon më tej deklarata. 

Gjatë seancës plenare të 30 shtatorit, opozita e mazhoranca nuk arritën të gjenin një konsensus për votimin e ligjit mbi Gjykatën Administrative. Socialistët kërkuan negocimin mbi kërkesat e tyre për transaprencën e zgjedhjeve si kusht për dhënien e votës për miratimin e ligjit.

15 Komente

C'jane per Evinin 16 milione dollare?30 leje pallatesh.2 muaj "pune".

Cte besh qe na ka rene ne hise dhe duhet te vuajme te gjithe.

 Une se vuaj se i kam dhene voten. Fol per veten ti.

Kete vit cmimin nobel per mekaniken e kishte mor njoni qe kishte shpik fyellin me dy vrima

por qe i binte atij ne nje vrime, ne fakt.smiley

dallari eshte bo si leter me vlere smiley

Kjo eshte menyra e pordhitikes tone per ti thene A mer & ikes qe nuk shesim me per letra me vlere..

 USA i ka anulluar ndihmat,mire ka bere, sa ti vjedhin ose shperdorojne, me mire ti anullojne.

 Ky prjektligj u prezantua ne parlament bashke me amendamentin per hetimin e zgjedhjeve. Sala kulufi nuk pranoji fare ate te zgjedhjeve pavaresisht se vete ishte shprehur pro ne parim. Edhe me ate rast dogji edhe kete punen e gjykates. Me i llaf per pleshtin djeg edhe jorganin. Per icik pushtet ja fus dhe amerikanve edhe ja hedh fajin Rames. Ehu se njifni koken e malsorit ju, e ka then iher ai Hoti kete pune.

Hetimi i zgjedhjeve qe kerkojne socialistet eshte me rinumerim te fleteve te votimit, gje qe Saliu e ka kundershtuar qe ne fillim.  Te dy njesoj jane.  Edhe ky gjatovinua per cik pushtet, te cilin ka me shume se nje vit qe e kerkon me zor duke kerkuar largimin e Sales, ja fut edhe Amerikaneve dhe nuk e voton ligjin per gjykaten administrative.

Rama e ka thone troc  (qe ja hongsha zemren smiley )  :

nuk kemi asnjë arsye që ta shohim edhe projektin për Gjykatën Administrative të ketë të njëjtin fat si projekti i decentralizimit, i cili u financua nga miqtë dhe aleatët tanë kryesor në kuadrin e ndihmës së USAID dhe sot 10 vite më vonë pas kalimit të ligjit organik të decentralzimit në kushtet kur mund të themi me plot gojën se decentralizimi në Shqipëri ka pasur sukses në letër, por ka dështuar në realitetin e gjërave.

Dhe USAIDi ka picerru mire syte dhe po leviz veglat e ndryshkme. Sepse duan apo nuk duan Rama ketu ka te drejte. Vodhen, tallen lesht, dhe asi gur ne trajste nga projektaxhinjte amerikane dhe shqiptare te projekteve te decentralizmit smiley Po dhe qeverite ja mshtollen ligjit sipas qefjit dhe eshte e qarte qe decentalizmi ne shqiperi prape kontrollohet centralisht smiley

Nejse, kto 16milionet nuk jane aq shume, shumica do shkonte ne rroga konsulentesh te huaj. Po prape, sado pak, shtetit tone deficitoz do ti benin pune. Sa per konsulencen teknike, nuk di cte them, kur shof se si kane degjeneru projektet pararendese, qe kane kriju Qëkërëtë e Thoma Koles qe ndrron pronesine e burrave te zonjave Bregu&co mrena dites dhe qe regjistron qen e mace, duke fshi pergjithnji nga faqja e dheut kontrollin juridik mbi regjistrimin e bizneseve.

Pastaj per te bere i cike shpirtzezen me behet qejfi qe te zvarriten pa pune lukunia e hajduteve dhe spiuneve te punesuar ne keto projekte qe kane vjedh dhe qe prisnin ket gjashtmedhjetmilionsh per te shty dhe nja nje vit a dy.

Sa per gjykaten, i humburi eshte poplli, biznesi qe akoma ska kishë ku te falet.  Politika se ka dash, ska pse ta doje ket gjykate, apo cdo lloj tjeter institucioni qe presupozohet te vendose drejtesi per interesat e publikut. KOP-i i PS ka shume njerez qe jane te lidhur me fushat e interesit qe prek kjo gjykate, andaj mund te jene duke mpref dhe dhembet qe  ta bejne sipas midese kur te jene vete ne pushtet.

Megjithate gjykaten sduhet me prit me na e ngrit amerikani. Dhe smund te deshtoje nje sipermarrje e tille sepse u terhoq granti amerikan.

Rama ka bo gabim per menimin tim, megjithate, duke ecur ne gjurmet e Saliut  ne rregull e ka smiley

 

 

 Ambasada Amerikane shpreh keqardhjen per qendrimin e mbajtur nga opozita.

Iku Tao Tao qe ju lepinte Rames per noj mijeshe dollareshe.

Tao Tao smiley

Po te mos ishte fjala per 16 mil $ do ta cante njeri menderen nese kaloj apo jo ligji i centralizimit/decentralzmit, gjykates administrative/ antiadministrative?

Keshtu e kemi ne shqipot kur vjen puna per pare qyll hidhemi perpjete kur vjen puna me punu apo me konsideru dicka qe eshte ne favorin tone por jo qyl as qe e pjerdhim fare.

Pse asnjeri prej jush apo shtypi nuk tha ndonje gje kur ky ligj nuk kaloj Tani qe erdhi Ameriqia dhe na hoqi buken gojes tani hidhemi perpjete.

nese ligji ka qene i pranueshem, rama ka bere shume gabim qe ka kushtezuar votimin e tij me transparencen e zgjedhjeve.

Nuk ka ndonje ndryshim pazari i votave ne parlament me vjedhjen e votave ne zgjedhje.

 

 Levizje trashanike e Ed Rames! 

Nqs i ka rrejte mendja qe Sala do e leshoje per 16 milione dollare meselene e votimeve, nuk di ca emri me i vone.

Kur i jep Sales fitore politike si llokum ky palla, nganjehere me duket se ky nuk e ka seriozisht kete punen e kryetarllikut te PS-se. 

Sala 1. Edi 0. Poplli fit-e-fit. smiley

 Mroklle, po te merret parasysh e gjithe situata politike e ketyre viteve te fundit i bie Sala 100 e Edushi 0. Ky mer daj jo vetem se nuk e ka siriozisht po ka ka kohe qe e kane lene me lepirese ne goje. Historia do i tregoje pazarlliqet e pislliqet e te dyja paleve ne kurriz te poppllit ... "Rrofshim e shikofshim" i thojne kesaj!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).