Relikja që trashëgohet edhe sot në shtëpinë tiranase

Në bufenë e shtëpisë time, midis porcelaneve çekë dhe vjenezë, si dhe kristaleve xixëlluese, është një gotë pije, e vogël, me trup konik të zi dhe stol të kuq. Kur vijnë miq për vizitë, i pyes:
-Me cilën gotë doni të pini, me këto të Sizit, apo me këtë, që kanë pirë ushtarët e Hitlerit? Këtu, mbas befasisë, fillon edhe historia. Nëna ime e tregonte kështu:
Ishte pranvera e vitit 1944. E gjithë Tirana e ndiente mornicën e luftës t’i endej valë-valë në shpirt, si një rrënqethje frike. Ne banonim me qira në Rrugën e Durrësit, fare pranë qendrës. Aty u bë një atentat dhe u vra në mes të ditës, një ushtar gjerman. Gjermanët e rrethuan menjëherë lagjen, apo mëhallën, siç quhet nga vendasit dhe që kupton një rreth më të ngushtë shtëpish dhe rrugicash. Filluan të kërkojnë për të kapur atentatorët. Deri pesëdhjetë vjet më parë, ngjitur me Ambasadën e Vatikanit, ka qenë një shtëpi dykatëshe, lart banesë dhe poshtë lokal. Në banjën e lokalit gjetën një pushkë. Pra, që andej ishte qëlluar e vrarë ushtari gjerman! Reprezalja gjermane ishte mësimi me dhunë i respektit ndaj ushtarëve të Rajhut të Tretë. Vendosën të digjnin mëhallën, me gjithë njerëzit brenda. U futën për kontroll në oborrin e shtëpisë tonë. Se çfarë thanë në gjermanisht. Baba, që kishte bërë dy vjet shkollë në Grac të Austrisë, nuk ndodhej në shtëpi. Atëherë nëna ime e gjeti zgjidhjen. Shtëpitë tiranase kishin një deriçkë të vogël, nëpërmjet së cilës mund të komunikoje derë më derë, me të gjithë mëhallën. Nga kjo deriçkë doli nëna ime dhe shkoi në një shtëpi mbrapa, ku banonte Vitore Harizi. Sinjora, e thërrisnin. Kishte një fizionomi puro gjermane, nuk kishte nevojë të të tregonte njeri për origjinën e saj. Sinjora ishte nga Tiroli, kurse të ëmën e kishte italiane. Thuhej se Sinjora ishte antifashiste, e ndiqej, prandaj edhe kishte ikur nga Austria e erdhi në Shqipëri, për të humbur gjurmët. Këtu u martua dhe krijoi familje.
-Sinjora,- i tha nëna ime në italisht – hajde, se kanë ardhur gjermanët! Në atë kohë Sinjora po lante. Fshiu duart në përparëse dhe erdhi në shtëpinë tonë nga deriçka e pasme. Ushtarët gjermanë po vazhdonin kontrollin. Sinjora doli në oborr dhe u foli gjermanisht. Kaq ishte puna. Kush nuk do të habitej të gjente në shtëpitë rrangullina të Tiranës një bashkëpatrioten e tyre? Filluan bisedat.
Sinjora u tha se kishte shumë vjet që banonte në këtë mëhallë dhe se i njihte mirë të gjithë njerëzit. Askush nga këta nuk merrej me punë lufte dhe se nuk mund të bënin atentate.
-Mirëpo ne gjetëm pushkën në lokal!- thanë ushtarët gjermanë.
-Vërtet që ju e keni gjetur atje, por dikush tjetër ka qëlluar, e ka lënë pushkën në banjë dhe ka ikur. Unë bëhem garant për të gjithë këta banorë, janë të pafajshëm.
-Bëhesh ti garante ?- pyetën gjermanët.
-Po!- tha Sinjora.
Garancia e një gjermani në ato kohëra ishte besë dhe siguri.
-Meqë është kështu, - thanë gjermanët, - ne do ta heqim rrethimin.
Sinjora i tha nënës time: - Nxirri ndonjë pije.
Nëna ime mori një shishe me pije “Strega” dhe ua vuri përpara. U dha edhe gotat e zeza me fron të kuq. Gjermanët e pinë të gjithë shishen dhe ikën të bindur, duke marrë me vete garancinë e Sinjorës.
Nga kompleti i gotave, të cilat prindërit e mi i kishin dhuratë martese, sot ka mbetur vetëm një dhe tabakaja. Sa herë që vjen ndokush për vizitë, e nuk e di këtë histori, e bëjmë temë bisede.

 

25 Komente

Varianti tirons i luftes:

"Erdh gjermani, erdh gjermani,

me makina te medha,

ishin veshur me jeshile,

as i pame e as na pa."

 Versioni laluc:

"Erdh gjermani, erdh gjermani,

me makina te medha,

ne u fshehme prapa gardhit,

ai iku e s'na pa"

 mos ja humb heroizmin kenges.

diten qe erdhi gjermani

me makina te medha

i kish lyer me boje bari

qe te mos i shihnim na

pedro beka bejte? :O

Unë bëhem garant për të gjithë këta banorë, janë të pafajshëm.
-Bëhesh ti garante ?- pyetën gjermanët.
-Po!- tha Sinjora.
Garancia e një gjermani në ato kohëra ishte besë dhe siguri.
-Meqë është kështu, - thanë gjermanët, - ne do ta heqim rrethimin.

qe ne ato kohe na benin te huajt garanci.  pastaj pas vitit 90-te, na benin garanci per viza.smiley

p.s  sec me kujtoi filmin ''Nusja dhe shtetrrethimi'', kjo historia.

M'falni, por sec ka nje gje te shemtuar kjo historia.

Kur vijnë miq për vizitë, i pyes:
-Me cilën gotë doni të pini, me këto të Sizit, apo me këtë, që kanë pirë ushtarët e Hitlerit?

e ke fjalen per sa me siper ndofta?

edhe mua pak e cuditshme me duket qe dikush ruan me fanatizem,bile deri mallengjehet, goten(at) qe kane pire ushtaret armiq naziste.  bile sic thote diku me poshte ata (armiqte )mund te kishin vrare gjithe lagjen.....

ke te drejte ndofta,  eshte pak e shemtuar...

Vetem nje gje thua?  smiley

Po, nje mbi te gjitha: me ben te kem simpati per nazistet qe donin te shuanin nje lagje te tere. Dhe kjo eshte e neveritshme.

 Ehse i cuditshem raporti hate-love qe shqiptaret paten me gjermanet. Gjermanet kishin simpati per shqiptaret dhe ky eshte fakt. Krijuan Shqiperine e medhe ne kurriz te serbo-sllaveve qe i urrenin si ruset. Fakti eshte qe kurre nuk kane vrare pa u vrare apo sulmuar vete me pare. (well aq sa mund te thuash kurre ne lufte). Por ajo qe i habiste me shume shqiptaret ishte trimeria dhe disiplina. Gjermanet nuk iknin si "breshkaxhinjte" por "luftonin me kembe si derrat". Nuk ka pasur asnje rast qe te ngacmonin grate ose te vidhnin. Ne raste kur kane demtuar pronen private e kane demshperblyer me flori, ishin te pakorruptueshem dhe e mbanin fjalen...

Pastaj mos harro edhe mahnitjen pas te fortit te lagjes!

P.S. Histori te tilla si kjo e mesipermja ka plot ne Shqiperi. Edhe mua me kane treguar dy-tre te tilla.

Po, te tilla kam degjuar edhe une nga gjysherit e mi dhe s'po merrem me kete fakt, por me menyren e trajtimit qe i eshte bere, me ndjesine qe kam kur e lexoj te shtjelluar asisoj. Ka nje tallje aty me arsyen qe luan mendsh.

Ky thote: gjermanet donin te na shuanin me lagje ngaqe menduan qe ne ishim kunder tyre - doli nje gjermane (qe u kishte ikur ketyre, ishte antifashiste etc etc) dhe doli garant qe s'merreshim me pune si lufta dhe rezistenca - ata iken pasi u dhame nje pije - oh sa te zgjuar u treguam ne dhe sa naive u treguan ata qe e besuan. Shih titullin! Kane ruajtur deri edhe goten me te cilen "i kane pire". Te pifsha trute nga shishja, do kishte dhene zotrulesi smiley

Nuk ke se c´i ben!

Eshte sindroma e Stokholmit, qe ka ekzistuar edhe shume me perpara, se te zbulohej nga psikologet me ngjarjen e Stokholmit.

Eshte lloji i admirimit te keqberesit nga ana e viktimes, sepse ky nuk e ekzekutoi.

Keqberesi te duket Zoti vete (e c´ka Zoti me shume, pervecse mosprezences se tij?), qe u tregua meshireplote dhe nuk te coi dem.

Keta njerez jane te traumatizuar dhe jane per meshire.

Eshte tjeter gje pastaj per pasardhesit e ketyre, qe dalin e tregojne gjera te tilla me nje nenton sikur e rrahin gjoksin e tyre me lesh. Ketu eshte gomarlliku, po ketu nuk te bejne fajde as ilacet jo. smiley

Po keta s'jane dashuruar me vrasesin/torturuesin, se do kishte qene ku e ku me interesante.

Keta jane si ata kalamajte qe te gjuajne me llastiqe dhe kur ti (ai, ajo) u kthehesh dhe do t'u keputesh nje shpulle, keta te thone: "Po ne jemi te vegjel". Ti bindesh per faktin, i le rehat, dhe vazhdon punen tende. Keta, nga pas, te nxjerrin gjuhen dhe te thone: "O budalla!" Dhe pastaj kur rriten rrefejne edhe sesi ta kane hedhur.

Kur i vranë dy ushtarë gjermanit u lëshua lumit të vlorës për të bër raprezalje.Planin e patën për ta bër në fshat tim,po doli një që punonte përkthyes dhe foli me ta.Si përfundim e hëngri vranishti smiley

 ore............

se na i nxoret gjermanet koqe kandari fare

Kur erdhen ketu ata kishin informacione te sakta per gjithcka. 

Dhe kur u bente qark te shkurter truri te benin ndnj raprezalje, e benin dhe kaq.

Gota ku “U PINE” gjermanët !!!

Qenkan bere xurxull fare gjermanet! me siguri, pas kesaj, u clirua shqiperia. Propozoj, qe gota, meqenese ka dhe ngjyra simbolike, kuq e zi, te shitet ne ankand per bamiresi dhe parate t'i kalojne Muzeut Historik Kombetar, ose t'i falet drejtperdrejt Muzeut Kombetar me mbishkrimin: Ne kete gote ka pire "Strega" gjermani i fundit.... pas kesaj shtriga i beri magji dhe pushtuesi gjerman u zhduk njehere e pergjithmone nga trojet tona".

Histori me shume dericka dhe, une po ftohem gjithnje e me keq!

Asnje gote s'duhet te kish mbetur me kembe ne fakt, asnje!!!

Po te rrish mes korrenteve, normal qe do ftohesh... smiley

Ashtu eshte, posi! smiley

Hyra me shpresen se mos e mblidhnja shpirtin po te pinja dy gllenka nga AJO gota e flamosur ku pine edhe gjermanet po, Ate kush nuk e ka kthyer thuaj... smiley

Po kushedi, mbase e kane ruajtur te paprekur, bashke me buzet e gjermanit persiper... si tip hajmalie. smiley

tani qe kjo eshte histori nje histori pak e cuditshme, nuk ka dyshim fare. por mua beri pershtypje historia e ''sinjores'' austriake nga Tiroli.

kjo zonje (sipas autorit) kishte ardhur ne Shqiperi per tu strehuar, pasi ne atdheun e saj perndiqej meqenese ishte antifashiste. kjo histori e vogel ,ashtu si dhe dhjetera histori te tjera me familje cifutesh qe erdhen pikerisht ne atdheun tone per t'ju shpetuar perndjekjeve ne ato kohe te veshtira per ta, verteton edhe njehere qe shqiptaret, ishin nga te paktet popuj qe u treguan bujare. i ndihmuan dhe strehuan , madje duke rrezikuar dhe veten ndonjehere, keta njerez.

kjo,(megjithese pak naive), me ben te ndihem krenar.  ishte dhe arsyeja qe kete histori e solla ketu te PPU.

 

Ok na një histori nga gjyshi im.

Kushëriri i tim gjyshi ishte tip i hedhur dhe i bredhur. Kishte qënë ca kohë në Gjermani edhe ishte kthyer gjatë pushtimit. Aty kërkonin një shofer kamioni gjermanët, t'i çonte në Vlorë. Ndodheshim në Korçë te kjo historia. Unë u thotë ky jam shofer, u çoj unë. I çoi në Vlorë. I qerasi dhe me konjakun e tyre gjermanët. Futi dorën nëpër kutitë që transportonte, nxorri një shishe dhe pini tha, gëzuar nga mua.

Aty në Vlorë kishin kapur disa bashkëfshatarë të këtij si të akuzuar se ishin komunistë. Këta tha, çi keni këtu? Janë komunistë u thotë gjermani. Ça komunistë ore, ku dinë gjë këta ça është komunizmi. Futuni nga një shqelm bythëve dhe lëshojini të ikin. Ngjeli quhej njëri nga këta edhe ia di edhe sot për faleminderit Vasilit - kshu e kishte emrin kushoja, që pas lufte duke qënë i bindur se i ecte me konjakun, hapi një fabrikë pijesh në Selanik, pas pushtimit. Ndjesë pastë.

 

Oranje,mos me thuaj qe edhe ti e ke ruajtur si kujtim shishen qe pine gjermanet...smiley

Po jo re ça shisheje, shishet e morën në qafë këtë kushon tim. Sidomos kur ishin plot. lol.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).