Një ditë krenarie për mbarë qytetarët shqiptarë. Data 7 tetor e vitit 2010, dita në të cilën Parlamenti Evropian votoi për heqjen e vizave për shqiptarët, do të shkruhet me germa të arta në kujtesën e kombit tonë.

Një ditë krenarie për mbarë qytetarët shqiptarë. Data 7 tetor e vitit 2010, dita në të cilën Parlamenti Evropian votoi për heqjen e vizave për shqiptarët, do të shkruhet me germa të arta në kujtesën e kombit tonë, si ngjarja më madhore në udhën e tij të mundimshme shekullore drejt Evropës, si zhvillimi më i madh pas shembjes së diktaturës së egër komuniste, për liritë, dinjitetin e shqiptarëve dhe procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Evropian. Ky votim i ligjvënësve të 27 kombeve, anëtare të BE-së, në mbështetje të vendimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për Shqipërinë, është edhe kurora më e ndritur e përpjekjeve mbinjerëzore për liri, dinjitet dhe integrim evropian të kombit që, vetëm dy dekada më parë, ishte edhe kombi më i izoluar, më i vetmuar, më i vetëharruar dhe i harruar i planetit, të kombit që vetëm 20 vjet më parë, rrëzimin e perdes së hekurt do ta shënonte me eksode biblike dhe largim masiv nga vendi i tij, barbarisht dhe tërësisht i shkatërruar nga diktatura më e pamëshirë e kohës. Ky vendim është njëkohësisht edhe votëbesimi më i fuqishëm, më suprem i tempullit të demokracisë evropiane, përfaqësuesve ligjvënës të 27 vendeve anëtare të BE-së ndaj suksesit të reformave të thella e të gjithanshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Ky votëbesim historik u bë i mundur para së gjithash dhe mbi të gjitha nga lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, çmontimit dhe vendosjes para ligjit të mafies dhe bosëve të saj, të mbi 200 bandave të krimit te organizuar që kontrollonin porte, aeroporte, qytete, qarqe të tëra të vendit dhe shndërrimi i Shqipërisë në një ndër vendet më të sigurta në rajon e më gjerë.

Ky vendim epokal për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve u bë i mundur nga lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit, lufta për të cilën qeveria u njoh si kampione për reformat e saj të mëdha, por po ashtu edhe për vendosjen para ligjit të qindra zyrtarëve të korruptuar .

Ky votëbesim historik i Parlamentit Evropian në mbështetje të vendimit të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për shqiptarët u bë i mundur vetëm e vetëm nga anëtarësimi i Shqipërisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, shndërrimi i saj në një vend që eksporton siguri dhe stabilitet në vende të tjera.

Vota e sotme e Parlamentit Evropian u bë e mundur nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme të 28 qershorit, nga respektimi dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, zgjerimi i tyre, respektimi i plotë i të gjitha lirive politike dhe lirive të tjera në Shqipëri.

Votëbesimi historik i sotëm i parlamentarëve, përfaqësues të të gjitha kombeve anëtare të BE-së, u bë i mundur vetëm e vetëm me reformat e thella dhe të gjithanshme që qeveria ndërmori në fushën e regjistrit dhe zyrave të gjendjes civile, dokumenteve të identitetit të qytetarëve shqiptarë, të cilat bënë që ata sot të disponojnë pasaportat biometrike dhe letërnjoftimet më moderne të kohës.

Votëbesimi më i madh i Parlamentit Evropian për Shqipërinë dhe shqiptarët u bë i mundur vetëm e vetëm nga nënshkrimi dhe zbatimi i dhjetëra marrëveshjeve me vendet anëtare të BE-së, vendosja e sistemeve më moderne të kontrollit të kalimit të kufirit, të analizës së riskut, aplikimit të standardeve më të mira të emigracionit dhe ripranimit.

Pa të gjitha këto reforma dhe suksesin e tyre, votimi i sotëm nga Parlamenti Evropian për heqjen e vizave do të ishte një horizont i largët për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Por, vendimi i sotëm u bë i mundur nga vlerësimet e Komisionit Evropian, ekspertët e shumtë të Komisionit dhe vendeve anëtare, mendimeve dhe vlerësimeve të tyre të drejta, objektive dhe të ndershme për suksesin e reformave në Shqipëri dhe plotësimin nga autoritetet shqiptare të kërkesave të udhërrëfyesit për heqjen e vizave. 

Natyrisht, ky votëbesim u bë i mundur edhe nga fisnikëria, ndjenjat miqësore dhe respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët, i parlamentarëve, përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së. Në këtë kontekst, parlamentarët evropianë shprehën sot respektin, njerëzinë, por dhe miqësinë e tyre ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ndaj dhe unë sot, këtu, para jush, dua t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë Komisionit Evropian për propozimin e tij për heqjen e vizave për Shqipërinë, Parlamentit Evropian që me votimin e tij historik për shqiptarët mbështeti sot këtë propozim të Komisionit, një mirënjohje të veçantë dua t’i shpreh Kryetarit të Parlamentit Evropian, kryetarëve të grupeve parlamentare të Parlamentit Evropian, raportueses për Shqipërinë, kryetarit dhe anëtareve të nënkomisionit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, të Komisionit të Jashtëm dhe Komisionit të Lirive Civile, miqve të shquar të Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë Parlament, të gjithë deputetëve që mbështetën fuqishëm, me 538 vota, propozimin në seancën plenare për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, mirënjohjen më të thellë atyre dhe vendeve të tyre, por edhe garancitë më të mëdha e më të plota të qeverisë shqiptare për trajtimin e të gjitha kushteve të udhërrëfyesit, si një proces për t’u konsoliduar gjithnjë e më shumë, si një program i vërtetë dhe i vazhdueshëm për qeverinë dhe autoritetet shqiptare. 

Unë, gjithashtu, një falënderim dhe mirënjohje të thellë dua t’u shpreh atyre qindra dhe mijëra punonjësve të administratës shqiptare, që me punën, përkushtimin, profesionalizmin e tyre bënë të mundur reformat dhe suksesin e tyre, plotësimin e kushteve të udhërrëfyesit, që sollën votëbesimin e sotëm për Shqipërinë.

Por, unë do ta mbyll këtë konferencë, duke shprehur falënderimin më të përzemërt, mirënjohjen më të pakufishme ndaj qeverive dhe taksapaguesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, Komisionit Evropian, qeverisë dhe taksapaguesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të tjera mike, që me bujarinë dhe ndihmat e tyre prej miliarda eurosh, në mijëra e mijëra projekte gjatë gjithë këtyre viteve, bënë të mundur suksesin e reformave në Shqipëri dhe vendimin e sotëm historik të ligjvënësve evropianë, për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve, për lëvizjen e tyre të lirë në mbarë Evropën. 

Zoti i bekoftë ato, kombet dhe vendet e tyre! 

Shënim i Peshkut: Marrë siç ishte tek gazeta Standard (përfshi dhe ilustrimin)

 

58 Komente

kjo i ve kapakun qe ka miting

miting 'mbinjerezor' do thoja une...

me shkronja te arta...

TUNXH BIR

un them te shkruajne ne nje mal me te larte dhe me shkronja me te medha SALI BERISHA se sa ai pleshti enveri smiley

kush eshte  Teuta, Skenderbeu, Ismail Qemali para Saliut. hic hic hic

oooh rrofsh o zot per kete dhurat qe na ke bere

 

hm...rrofsh zotit?! s'e kisha nigju najhere.
Tani, si kryetar qeverie atij i takon me dal me nji deklarate, te pelqen ty apo jo se tek e funit ai mbante pergjegjsi nqse nuk do ishin plotsu standartet formale qe kerkun kto t'evropit sic i takon me mbajt pergjegjsi per vonesen. Balkanweb dhe Tch vrapun dje me nxjerr ate italionin e socialistes per me deklaru qe 'mbeshteste Ed Ramen dhe se merita nuk i takon qeveriut po shqiptarve'. Ket nuk e kapa une prej atij italionit dmth...a nuk perfaqso qeveria (me Salen n'kry) shqiptaret? dmth, kto reformat per standartet (jo pasaporta, sigurim kufijsh e m'the- te thashe) i boni Qamili, Jorgo ne Zefi si shqiptare apo i boni ky qe ka me thirr miting?

ishte thjesht ekzagjerim (akoma me shume) i shkrimit te mesiperm. Cuarje ne ekstrem te nje situate per ta bere me evidente.

Ty ste duket cik si teper hero kombetar?

Jam shume i interesuar te dij se ca do shkruajne tek libri i historise tani (se kur e kam bere kishte nja dy faqe ne fund qe e nxirrte super-men).

 

Gjithesesi urime ter shqipetareve qe sdo heqin me per viza dhe ishalla faqebardhe smiley

Ja mbylli gojen Rames s'ke çti thuash. Tani i garantoi edhe zgjedhjet e 2013.

Si shkon rrota e Historise, Sala i 97, ishte politikisht i vdekur, Sala i 2010 hero kombetar. Cdo mbaje mend historia nuk eshte keq-qeverisja po futja e Shqiperise ne NATO dhe heqja e vizave.

Ky hajvani ka edhe fat, por eshte edhe i zoti ne makiavelizem. Tani pret Triumfin si Konsujt romake, me Ramen si ata mbreterit nen zinxhire, qe terhiqte zvarre karvani i Triumfit.

 

Si shkon rrota e Historise, Sala i 97, ishte politikisht i vdekur, Sala i 2010 hero kombetar.

 

Ne 97- ja moren pushtetin me revolucion komunist, ne 2005

dhe ne 2009- fitoj me vote te lire. U  munduan me krijuar perseri rremuja ne parlament me bori e bilbila por dolen huq, qe nga humbja e dyte ne 2009 po bredhin rrugeve duke hyre edhe neper cadra me greva urie, por perseri nuk ja dolen dot.

 

 

 Po ne 2001 si ja moren? Prej shalesh?

Ore jo hero kombetar por une per Salen do thosha:

HABEMUS PAPAM !

Biles  :

Annuntio vobis gaudium magnum

Habemus Papam.

Sa me shume komente lexoj nga te dyja palet aq me shume me kalon neper mend ajo vjersha ;  profesori kur e nxori si antene televizori.

Kjo eshte dite historike !- dhe nuk i levizet presja, megjithese s'ka presje. Por Sales i duhet vertetuar ndonje mrekulli para se ta shpallim shenjtor, te prese njehere se e ka radhen Nene Tereza.

Une jam dyfish i gezuar, nje se sdo me me çajne trapin me permeson, dy se shqiptaret tani do i futen punes pasi te shikojne se kjo nuk i zgjidh hallet dhe problemet e tyre dhe e vendit, do u heqe nje iluzion 20 vjeçar.

Haha, Ti mbase do doje te mbahej mend keshtu sala, po shqiptaret as mos e ço ne mendje qe do e kujtojne gjithmone si ai qe u perpoq t'u jepte detin grekerve duke shkelur kushtetuten me te dyja kembet.

Dhe mos vrapo te zgjedhjet e 2013 prit te kaloj njehere dimrin pastaj.

 Pote nderuar politikane eshte nje arritje e madhe per Shqiperine, nje arritje shume me  e madhe se e vendeve te tjera qe hyn ne europe vite e vite me pare sepse Shqiptaret i keni mesuar qe me liberalizimin e vizave do kene mundesine te behen te pasur.  Ju politikanet tane e keni perdorur liberalizimin 20 vite me rradh dhe e keni numeruar gjithmone ikjen nga shqiperia si vendpunesimi me i mire. JU i keni numeruar si te punesuar biles edhe ata qe iken me anije te tej mbushura apo ferrave neper debore, qe te mos themi edhe qe edhe sot e kesaj dite i numeroni si te punesuar edhe ata qe nuk jane gjetur ende neper det.  Berisha gezohet sepse ndodhi kjo ngjarje madhore ne kohen qe shqiptaret i falen atij, ndersa Rama merzitet pse kjo gje nuk  mund te ndodhi dy here qe  edhe ai te kete dore ne ekte sukses, ndersa Shqiptaret jane te gezuar qe po ikin te lire drejt asaj qe do i zej shume ngusht. 

"Ky votëbesim historik u bë i mundur para së gjithash dhe mbi të gjitha nga lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, çmontimit dhe vendosjes para ligjit të mafies dhe bosëve të saj, të mbi 200 bandave të krimit te organizuar që kontrollonin porte, aeroporte, qytete, qarqe të tëra të vendit dhe shndërrimi i Shqipërisë në një ndër vendet më të sigurta në rajon e më gjerë.

Ky vendim epokal për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve u bë i mundur nga lufta me zero tolerancë ndaj korrupsionit, lufta për të cilën qeveria u njoh si kampione për reformat e saj të mëdha, por po ashtu edhe për vendosjen para ligjit të qindra zyrtarëve të korruptuar ."

Cfare te thuash?! smiley

je i habitur nga ngjashmeria e dy paragrafeve? ishte thjesht test per te kuptuar i ha si ha genjeshtrat smiley

 7 Tetori do të shkruhet me gërma të arta në memorien e kombit tonë, ngjarja më madhore në rrugën shekullore drejt Europës,

 

U harxhuan njehere ato te shkreta germa te arta per futjen ne nato, ato te argjendat per rrugen e kombit, tani kane ngel vetem germat e bronzit.

Ti thoje nje shqiptari ne 1991 qe der ne 2010 sdo levizje pa vize ne evrope do te thoshte ik more idiot. Nje nga deshtimet me te medha te politikes shqiptare eshte qe u deshen 20 vjet qe te hynim pa nje cope vize te qelbur per greqi.

 

 

Ky te mallengjen me shume se vizat.  C'jane vizat para fjaleve te arta te km-s ...

Kjo percartja e berishes me siper (qe une nuk i lexova me shume se titullin), duhet te titullohej, "Kurora me e ndritur e perpjekjeve te cmendura per cmenduri".

Si zor te kete ndonje politikan halucinant te ketij lloj niveli ne ndonje vend te botes sot.

 Siç e kam thene dhe ne nje koment te meparshem, heqja e vizave heq sikletin para sporteleve te konsullatave, por nuk eshte shpetim per njerzit. Njerzit do te mund te shohin njeri-tjetrin, ndonje mund te kete dhe fat ne ndonje pune sezonale, por shumica do te kthehet perseri ne Shqiperi. Hapja e fronteve te punes ne Shqiperi, eshte shpetim per njerzit aty. Eshte pak e hidhur kjo qe them, por e vertete. 

 Po ate nuk e bejne dot or pjer ndaj i fryjne vizave...me i llaf ik o shqiptar anej ka evropa iher se mos gje noj mundesi vete se une ketu per zotin ste gjej dot as pune as te ardhme.

Kujt i kujtohet:  'Areoplan ne Marikaj" ?

PJER KE TE DREJTE QE E ARDHMA E NJEREZVE ESHTE NE ATDHE.

Por po te shohesh dhe fqinjet,kupton se nje pjese e madhe e popullsise te tyre jane jashe.Italianet dhe greket(qe jetojne me shume jashte Greqise se brenda) jane nje shembull per kete.

Levizja e lire do te krijoje mundesi per njohje dhe punesime sezonale ne te zeze.Nuk eshte keq si fillim.

Frontet e punes nuk krijohen me aksion,fatkeqesisht.Ato krijohen nese nje shqiptari i mbushet mendja te vije dhe te hape biznes ne Shqiperi dhe kjo do edhe pak kohe qe te ndodhe se dhe shqiptaret jashe nuk jane bere akoma milionera.

Fqinjet e kishin levizjen e lire dhe ata u izoluan vetem per 15 vjet.Ne kemi 70 vjet izolim.Mos harro se dhe kjo nuk eshte gje e lehte.

Dikush thoshte se perse vizat nuk u hoqen para.Vizat hiqen me vendime politike dhe atehere edhe sikur te kishe plotesuar kushtet, nuk egzistonte vullneti politik ne BE.Merre me mend Kroacise, qe eshte ku e ku para shume vendeve qe sot jane ne BE,ja hoqen vizat para 2 vjetesh.

Vizat per fqinjet nuk u hoqen.Ato thjesht rifilluan levizjen e lire qe e humben ne vitet 90.Nuk mund te krahasohemi me ta.

Plus qe elenti fetar nuk na ndihmon fatkeqesisht.Por urojme qe tani cdo gje te kaloje shtruar.Ishalla merr Shqiperia ne Dhjetor dhe statusin e vendit kandidat per ne BE.

 

Cfare strumbullari ke bere ketu.

Do vazhdojme akoma te krahasohemi me emigracionin e italianeve dhe grekeve ne kohen e qepes ne US, e jo ne kontinentin ne fjale.

C' "nuk eshte keq si fillim"?  Shqiptaret kane 20 vjet (per ata qe s'kane marre dokumentat) qe punojne ne te zeze.  Por ketu dalim edhe ne vertetim akuzash qe jane bere here pas here, qe liberalizimi i vizave shihet si recete apo Band-Aid per problemet ekonomike te vendit, e te mos flasim pastaj per shkronja te arta e llogje te ketij lloji.  Dmth sa per kete dite historike, blegerini dy a tre here, edhe pastaj ikni e merrni dhene ...

Nuk po them qe eshte per shkronja te arta Monda.Them qe eshte gje shume pozitive.Kaq!Nuk jam aq partizan politik sa te kaloj ne delir,por natyrisht qe politikanet do ta perdorin per kredo elektorale.Kush ka qef te besoje kush nuk ka le te mos besoje KM.Shume e thjeshte!

Mire, kaq e aq kisha dhe une duke iu referuar thjesht postit tend.  Jo se i shpika vete smiley.

Se fundi ky vendim forcon dhe indentitetin shqiptar dhe pasaporta jone merr vlere te respektuar.

Nuk eshte cudi qe te aplikojne per pasaporte shqiptare tani dhe shqiptaret e Ukraines,Turqise apo Egjiptit.

 O Sale, ne tamam tamam kemi qene ne Europe deri ne 1944. Gjysherit tane hynin e dilnin ne Itali sa here t'ua donte palla, bile ngaqe edhe monedhat asikohe ishin prej florini, nuk e rrujshin fare per liretat apo dhrahmite, por perplasnin gjelin e florinit ne banak dhe ju rrishin te gjithe gatitu.

Pra nja 50 vjet ka qe dolem nga Europa. Edhe do ishim futur mbase nja 5 a 10 vjet me pare po mos ishe bere shok me Suden dhe Gjeneralin dhe Kapterrin ne 97, gje qe i fshiu Shqiperise nja dy bilion dollare kursime dhe e coi thuajse ne lufte civile, me ushtrine qe do bombardonte rebelet.

Nejse mo. Edhe nji sy po e myllim, po edhe qorra fare mos na boj mo!

Hajt terqeta.

Palikari i Vicidolit kendon i lumtur se kujton se viza e hequr do te mbuloje tradhetine e tij te harbuar prej 20 vitesh. Kurioz jam per ate se cfar do te kendoje  kur ti vije rradha ndonje perurimi i haleve ne fshatin Malinat. - VIZA, e cfare nuk do te na degjojne veshet per te?

Se si ndjehem keshtu, sikur me shpetoi historia pa pare nga afer, me shpetoi data 7 tetor pa komentuar, ndjehem bosh. Sepse kjo eshte nje arritje e qeverise sime, jo si ajo tjetra mrekulli e lirise, kjo eshte nje arritje e NJERIUT.

Une s'di te bej humor po doja te thoja edhe une dicka, e kam nga mallengjimi.

gabim! MBINJERIUT

"habemus Papam"

i bi qe kjo e mesipermja te jete Urbi et Orbi..

Ue, tepke vula papale:

Zoti i bekoftë ato, kombet dhe vendet e tyre!

me:

Et benedictio Dei omnipotentis, Patris et Filii et Spiritus Sancti descendat super vos et maneat semper

Ama ka nje fryme Obamiane eee? Evangjelizem qe fillo qy ka vetja ene rrjedh ke poplli demokrat (PD)

 

 Rruget ishtroi,Shqiperine ne Nato e futi,vizat i hoqi,dritat nuk na ikin me,uje ka.

Mos doni tju sjelle nga 1000 euro muaj per muaj me poste tek shpija?

bereqavers..

po pra Brad, kta dun qiqra ne hell. Harrojne se deri ne 2005 skena pas ka 6 ore drita mrena ne Tirane. Thoni ca te doni, po Sala dritat i solli, rruget i boni (dhe po i ben), ne Nato hyni, vizat u hoqen etj... Duhen bo gjonat elementare (drita & rruge) qe te bohen te tjerat.

Zoti i ka bekuar disa me kujtesen afatgjate dhe afatshkurter, qe jo rrallehere e gjen vetem tek femijet deri 12 muajsh, ose edhe tek te rritur, te cilet Zoti pervec te tjerave u ka falur edhe Alzheimer dhe Parkinson.

Deri ne 2005 thote Kepi, a thua se sot e kesaj dite akoma furnizimi me energji elektrike te jete i siguruar. Une sapo fola me familjen time ne telefon dhe me thane qe kane filluar ti heqin dritat nga ora 5 e mengjesit deri ne 10.00 dhe nga ora 15.00 deri ne oren 18.00. Dhe nuk behet fjale per ndonje zone te humbur te Tiranes, por brenda Unazes se Vogel.

Ne dimrin 2005/2006 kishte njefare kohe qe kishte vetem dy ore apo tre ore drita.

Tani Brad thote qe Berisha rruget na i shtroi, dritat na i solli, ujin poashtu. Meqe Sala i ben vete te gjitha keto, a mund ti thote njeri, qe te vije te me kosite barin e kopshtit? Kam edhe nja dy llamba te djegura per ti nderruar, si edhe per te cuar nja dy kemisha ne pastrim kimik. Faleminderit! Nuk dua gje tjeter.

Deri ne 2005 thote Kepi, a thua se sot e kesaj dite akoma furnizimi me energji elektrike te jete i siguruar. Une sapo fola me familjen time ne telefon dhe me thane qe kane filluar ti heqin dritat nga ora 5 e mengjesit deri ne 10.00 dhe nga ora 15.00 deri ne oren 18.00. Dhe nuk behet fjale per ndonje zone te humbur te Tiranes, por brenda Unazes se Vogel.

100 % rrene!!! Un mrena unazes e kam shpin dhe s'fiken asnjeher dritat, kush eshte ne Tirane le ta konfirmoje, un s'kam pse genjej. Rryma u be te pakten 4 vite te plota qe nuk ikin as nje sekond! Si duket vetem shpis tate ua hiqkan dritat. smiley

Ne dimrin 2005/2006 kishte njefare kohe qe kishte vetem dy ore apo tre ore drita.

S'kishte ca te bonte Sala ateher se i kishin zbraz hidrocentralet kamunstet.

 Shoku,nuk dua te perseris Kepin por megjithmend ti genjen,meqe dhe ti brenda unazes se vjeter qenke dritat nuk jane fikur as dhe nje minut,shiko se mbase ke harruar ti paguash,sa per barin e kopshtit me mire merr ca leje atje tek puna dhe hajde ta kosite vete,jo per gje por po te ta kositi lagja dalin llafe pastaj,ich glaube das du mich verstanden hast oder?

 Po uje pse nuk ka, po papunesia pse eshte 30% po njerezit pse blejne me lista, po shqiperia pse eshte vendi me i varfer i evropes, po shkollat shqiptare pse jane me te dobetat e evropes, po shqiptaret pse mezi presin ti largohen shqiperise si me qene viti 91, po korrupsioni pse eshte kala...etj etj, mjaft se na cate karroqen keni filluar krahasoni cdo gje si enveri qe krahasonte shqiperine me vitin 38.

Ti Pf, ben sikur nuk e kupton rendesin.

Kjo dite hyn ne historin tone, ashtu si ka hyre ne historit e shteteve perendimore.

Siç e din, Shengen u krijua ne 1985, midis shteteve benelux, france e gjermani.

Ne ato vite u komentua si nje fitore per levizjen e lire te nenshtetasve. Kishin kaluar 40 vjet nga lufta e eger midis ketyre shteteve, dhe ne qofte se e kujton qe Reagan u pat shprehur " eshte kenaqesi qe popujt e kuptojne se jetohet bashke pa bere luftra". Ne 1991 ben pjese edhe italia, e keshtu me radhe.

Mbase edhe nuk kalon " provimin" ne KE, per sot merita eshte e qeveris.Askush nuk te fal , te ishte per politke duhej qe vitin e kaluar, bashke me kroacin.

Mos ta injorojme te miren, pavarsisht se kush e sjell, e mira nuk ka hero te vetem, e keqja po. E rendesishme te  respektohet kjo e mire, ne te njejten menyre siç e repsektojne perendimoret edhe sot.

Rendesine e kujt? Te futjes ne Europe apo te pordheve te Saliut.

Se per futjen ne Europe shkruajta kete koment dje

 

PF - 7 Tet 2010 - 2:24pm 

 Eh, Dite me Fat sot. Jam vertet i lumtur qe shqiptaret nuk do te trajtohen me si qen karantine, po do te kene te drejte te levizin te lire ne nje bote qe u takon te gjitheve.  Me vjen mire qe mori me ne fund kuptim gjaku i gjithe te vrareve si kafshe ne kufi ne tentativa arratisje, endrrat e mijera te tjereve qe donin te iknin po nuk kishin se si dhe ndjeheshin te mbyllur si ne nje kamp perqendrimi, ne nje vend ku deri ne vitin 1990 nuk kishim as Pasaporta, por vetem Leter Njoftime.

Sot mori kuptim edhe kalimi i mureve te ambasadave 20 vjet me pare, perpjekjet e emigranteve te pare per te dale jashte vendit ne cdo menyre, vuajtjet e tyre kur shpesh nuk mund te ktheheshin as per te varrosur prinderit, pleqte qe nuk shkonin dot te takonin nipat e mbesat, e te dashurit njeri-tjetrin.

E shof qe po behem patetik, por jam vertet i gezuar dhe them se kjo ngjarje vjen direkt pas asaj te Pavaresise. Ne 1912 u krijua Shqiperia, ne 2010 Shqiperia u zmadhua dhe u be sa gjithe Europa.

Gezuar te gjitheve.

 

 

Ua mi mami sa shume qe mburet ky me vedimin e PE-se. Po cfare duhet te thone kryetaret e shteteve te tjera ballkanike ose jo si FYROM, Serbia, e me tej Bullgaria, Rumania, apo Polonia qe e kane marre me kohe kete leje nga Bashkimi Europian? Ky ne vend te fundit dhe te can trapin. Po sikur te ishte perpara Fyrom, Malit te zi dhe Serbise? Mesiguri do te na cante germazin. Po sikur te ishte edhe perpara Sllovenise, Hungarise, Polonise, Bullgarise.....? Me siguri do te kishte vdekur nga gezimi! Ik mer idiot me shpirt leckamani!

 vetëm dy dekada më parë, ishte edhe kombi më i izoluar, më i vetmuar, më i vetëharruar dhe i harruar i planetit, të kombit që vetëm 20 vjet më parë, rrëzimin e perdes së hekurt do ta shënonte me eksode biblike dhe largim masiv nga vendi i tij, barbarisht dhe tërësisht i shkatërruar nga diktatura më e pamëshirë e kohës.

Mashtrues. Shqiperia edhe sot e kesaj dite njihet vetem nga diktatura komuniste dhe qendresa unikale ne historine e njerezimit te nje populli te vogel qe rronte me forcat e veta duke i ngritur gishtin e mesit te gjitha fuqive boterore. Barbaria dhe shkaterrimi qe detyroi shqiptaret te largoheshin me eksode erdhi mbas ardhjes tende ne pushtet, dhe shkaterrimit te punes skllaveruese te popullit shqiptar gjate 50 viteve diktature. Sot mund te mashtrosh per hir te karrieres politike por nuk ke te besh me popull budalla dhe do vij dita qe do vene gjerat ne vend te vete.

Ky votëbesim historik u bë i mundur para së gjithash dhe mbi të gjitha nga lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, çmontimit dhe vendosjes para ligjit të mafies dhe bosëve të saj, të mbi 200 bandave të krimit te organizuar që kontrollonin porte, aeroporte, qytete, qarqe të tëra të vendit dhe shndërrimi i Shqipërisë në një ndër vendet më të sigurta në rajon e më gjerë.

Perseri genjen, nuk ka shqiptar mos te njohe e mos te dije per kriminele qe kan hapur biznese neper cdo cep te Shqiperise. Nuk ka shqiptar te mos dije qe tentakulat e rrugacerise te c'organizuar arrijne deri ne pseudo-kuvendin shqiptar.


Natyrisht, ky votëbesim u bë i mundur edhe nga fisnikëria, ndjenjat miqësore dhe respekti për Shqipërinë dhe shqiptarët

C'na bere per te qeshur o palaco tragjik, o fakiri kurrizperkules i malcise. Ne llafet aq te goditura te dikujt me poshte, o shpirt rreckaman.

 

Zoti i bekoftë ato, kombet dhe vendet e tyre! 

Kjo ka ngel per tu thene, RROFTE ROBERIA!

 

E po shpetoi ky vend ne saje te..... mbretit ..Nje urra e forte per mbretin!

Të vjen ndot kur lexon njeriun me pa dinjitet te Kombit , alias Sali Mullah Berishen . Jo vetem qe te vjen ndot , por habitesh se si mashtrohen e vetmashtrohen e gjithe kjo mase njerzish qe quhet gjoja inteligjence duke e quajtur date historike smiley Kjo eshte as me shume e as me pak vetem nje kor HISTERIKESH.

Kisha pat nder mend ta thoja me pare por tani si duket kur zhvillimet do bien situata kur Histeria e ktij Populli do marre ngjyra mitingashesh  mbase eshte me e arsyeshme .

Ne jemi pjese e trupit te Europes . Na kishte  si çiban  . Dhe çibani nuk mbahet tere jeten . Ai shtrydhet dhe mjekohet .

Po ne ne Europe jemi , gjeografikisht . Ku do na shpien ? Hajde te marre hajde . Date e dite Historike? Ku do na linin ? Ne mos sivjet , mot a dikur , perderi sa te ekzistoje kjo strategji edhe ky Organizim mbare Europian , ne nuk kishim dhe nuk kemi ku te shkojme .

A eshte gje e mbare ? Mbase . Koha eshte treguesi me i mire . Kishte mundesi te na ndihmonin me shume e me intensivisht per te kapur veten dhe me pas te kryhej si akt formal. Keshtu si erdhi , duket qe eshte nje mase si e pranimit ne NATO. Por perse u vonua akoma nuk po e gjejne dot .

Problemi duket qe eshte mjaft i Qarte ! 

Ne nuk kemi asnje merite as Politike , as Shtetrore , as te individeve me ne ze si kADARE  as te rretheve qe ndikojne qofte edhe privatisht .

Ne NA FUTIN ne cdo lloj strukture , ne NUK FUTEMI !

Kush kupton kete kupton thelbin e zhvillimit te SHQIPERISE . Mundet te vazhdoje keshtu si ka filluar me jargaxhij e sahanlepires karieriste si langojt e Berishes , per ta perfaqesuar popullin tone nje Popull pa dinjitet ..LYPSAR !

Por mundet qe shume shpejt te koha te nxjerre nje klase Politike me dinjitoze dhe me me kembe ne toke e jo HISTERIKE e MASHTRUESE . Atehere do behet e qarte perse ne duhet te levizim LIRISHT -  Dinjitoz dhe pa Kufizime . 

Dhe tek kjo date Historike une vetem kete mund te shoh si e ardhme e afert . Kjo po , pa keta ndyresira e mashtrues Histerike!

o AQIF...mbaje fort permeson..dhe mundohu ta rinovosh...hajt me njè kartè soggiorno,dhe kèrkesè sa mè shpejt pèr nènshtetèsi...nè do tè jetosh akoma nè ITALI!! p.s.ky tipi qè mban fjalime e do qè tia dimè pèr nder ka haruar tè shtoj se  ky votbesim u bè i mundur falè sakrificès sè mijra shqiptarve qè jetojnè jashtè e qè u detyruan nga shteti i tyre tè ktheheshin nè shqipèri si delet e tè bènin pashaportat biometrike,edhe se nuk kishin hiç nevojè pèr heqjen e vizave...!! Unè vetèm mallkim kam pèr njerzit qè nuk bènè dot tè mundur as lehtèsimit tè kètyre sakrificave...e jo mè eliminim e tyre...

Kurora me e ndritur, thote.

Jo po aureole shenjti. Gjithe shqiptaret te armatos me pasosha do duken si shen Thomai neper aeroporte. Do tundin pashaporten, kontrollori do i shohi si dhia afishen. Lexojeni, o roje, o rob qe udhtoni, kimeni zili, jam qytetar i republikes se lavdishme te Shqiperise. Une kaloj sa here te du. Kufinin pra! Traun! Une boj vizita. Keni pa najher kshu ju?

Ne note serioze, nuk di a ka naj miligram ndergjegje Europa qe te metabolizoje segregimin e turpshem te deritanishem zbatuar mbi ne. A do thote dikur ndonjehere "Me fal!" Te drejten per te qene anetare te BE e kuptoj si kocke te veshtire (dhe arritje!), ama te drejten per nje palo vizite duhet ta kishim qe nga casti kur beme zgjedhjet e para pluraliste.

Europa nuk ka pas denuar kesisoji klasen politike tonen deri me tash. Ka pas denuar nje popull te kontinetit te vet pa arsye. E ka zbrazur koburen ne hi! Asnje gje nuk e justifikon regjimin e shpifur te vizave! As pashaportat e rregullta, as sisteme database, asgje. Ka qene Turp me T te madhe dhe pike. Diskriminim me baze shtetesie.

Zezaket e sodit ne US ka pat zera qe kan kerku demshperblim per skllaverine e gjysherve. Mbase behen nipat tane me dinjitet solid. Si te zezakeve te sotem te US. Edhe tu thone europianeve qe s'i kish bere gjysherit e tyre as lopa, as njerka.

 

o emigrant, po zezaket sikur ishin ne vend te tyre apo jo megjithese mund te ishin sjelle me force nga pertej detit. si mund te kerkojne femijet tane llogari se nuk na hapnin dyert ne prinderve?!

Llafi eshte per dinjitetin. Ne sot mbase nga gezimi qe dolem nga gropa ne nivelin zero, nuk e shohim/trajtojme dot denigrimin qe na eshte bere. Une edhe e mirekuptoj kete. Por qe dikush dikur duhet ta thote nje fjale, duhet. Per respekt ndaj vetes. Sot Europa eshte bere fjale me "xic". Taboo. Por qe nje lango italian apo grek apo austriak sa per at pune, polic pike hyrjesh kufitare, qe ne tre fjale ben 5 gabime drejtshkrimore, mund t'i merrte erzin nje studiuesi te nderuar shqiptar, vetem pse ishte i tille - shqiptar (rasti eshte konkret qe flas) - kjo ka qene nje gje qe nuk kish bythe te rrije. Dhe nuk duhet harruar. Kush harron poshterimin, padrejtesine e meriton pastaj skllaverine big time.

sakte. kokes em.

 Muhabet i gjate ky Emo. Po une them mos e prishim kete gezim me kenge te tipit "Europe kthema borxhin" se fajin s'na e ka askush vec mendjes sone. Fukarain nuk e fton njeri ne dasem. Dhe s'kane perse ta therresin xhanem!

Se pastaj do dalin ca qe te thone me te drejte: "Ja pse nuk desha une qe ti fusnim ne shtepi edhe keta". 

Sa pe zezaket e Ameriqise, do ishte mire te formohej nje shoqate "One way ticket", qe t'u paguante bileten e kthimit ne Afrike te gjithe atyre qe thonin se ardhja e tyre ne Amerike ishte fatkeqesi.

Nuk du te prish asnje gezim. Qarkullimin e lire ta gezojne te gjithe ata qe perfitojne drejtperdrejt nga ajo gje; ta gezojme te gjithe pastaj.

Ne se  e sheh ne brendi PF nuk eshte feste . Eshte nje detyrim moral qe nuk shpjegon kollaj VONESEN ! Eshte nje vendim qe nuk ka se kur te merret me !Ka arritur PIKEN Kritike durimi i Shqiptareve per FYERJEN e Talljen qe u behet . Askush nuk jep LLOGARI , ne te kundert e trheqin per hund esi bageti duke i thene Festo me kete dite ( date ) Histerike ...nga vendimet me normale dhe me pa buke .

Ne menyre pragmatike pranohet . Njerzit le te shkojne dhe urime atyre qe kane ne mend e MALL te levizin per tu cmallur . Por vetem kaq dhe asnje lloj euforie .

Po ti e njeh tani Boten si dhe me miljon  te tjere nga Shqiperia . Me vendim te turpshem , gjysmak e pa bereqet , nuk mund te merrej per Shqiptaret .

Ne thelb kjo do te thote , ti provojme njeher dhite malit nja tre muaj ne se ecin dot asfalteve apo jo. Ashtu si dhe NATO qe e di shume mire qe ne nuk behemi gati edhe per 50 vjet te jemi anetare te saj . Ashtu edhe PE , BE , Keshilli i Ministrave te BE apo cdo lloj strukture tjeter organizative e Europes e vec e vec si shtette duhet te na HAPIN Dyert pa u tallur !

Me kete menyre ata i bejne sherbimin me te keq Popullit sepse u vendosin kurora dafine atyre qe kane shitur kete Popull neper Europe si Mercenare per Mafien e kontigjent per Bordello !

Ne se dhe me tej ata do nxisin HISTERINE e kesaj GLASE Politike ne Pushtet apo dhe asaj ne hije , duke mos ja dedikuar SHqipetareve si nje e DREJTE , vone por me hak do te viej ajo qe permend Emi .

ore me qe ra fjala,  (ne fakte nje mut ra fjala), ca do methene "Palikar" se une e perdora per sharje me lart po ata te pjeshkut nuk e kishin hequr.

 

Mbi te gjithe ne nuk duhet te harrojme historine e ketyre 20 vjeteve dhe atyre me perpara. Duhet thene cdo dite se si jemi injoruar, fyer dhe vrare cdo dite neper kufijte te cilet qendruam edhe pasi i hoqem. Nuk duhet harruar qe nje nga pasojat e pushtimit fashist italian dhe atij gjerman ishte BOLSHEVIZMI per 50 vjet. Per fatkeqesite qe kemi trasheguar sot nga bolshevizmi jane pergjegjes dhe italianet, gjermanet, serbet dhe greket.
Te mos harrojme qe klasa politike e sotme eshte pjelle e bolshevizmit te djeshem. E atij mentaliteti qe jetesen me tollona, mungesen e ushqimit e quante normale. Ashtu sic quante normale pas '90 shkaterrimin e kooperativave dhe fabrikave, mungesen e dritave dhe te ujit, barrakat rreth qyteteve (si perkthehet 'slums') dhe shkaterrimin e qyteteve. Dhe mbi te gjitha ashtu sic quan dhe sot normale MOSZBATIMIN E LIGJIT. Mos harroni. Mos harroni kriminelet e djeshem dhe te sotem. Mos harroni '97 dhe shtetrrethimin. Kallashnikovet naten, zbarkimin e ushtrive te huaja dhe humbjen e krenarise kombetare. Mos harroni Katerin e Rades te mbytur ne Otranto. Mos harroni Gerdecin. Mos harroni permbytjet ne Shkoder. Mos harroni skandalet ne gjykate. Mos harroni te keni respekt per shqiptaret e tjere. Mos harroni pse pas nje muaji nuk do kemi me viza. Ky eshte dinjiteti njerezor.

 Ky orembetur mendon se shqiptaret jane ata te viteve 90-te.Wake up Sali efendi dhe te pakten kerkoje te falur shqiptareve per vonesen e heqjes se vizave dhe te zgjatjes pa mbarim te tranzicionit ne shqiperi.Behu me dinjitoz he burre thuj qe na ishim te fundit dhe per te fundit ne gare ti e di qe nuk ka medalje.Pse nuk u bere njehere i sinqerte bre burre.Sqaroj shqiptaret e thjeshte qe ato viza nuk jane per te punuar por per te shetitur Evropen per tre muaj,thuaj te papuneve Sali beu thuaju dhe te shikosh me sa dashamiresi do thone "u te dhjefsha me gjithe vizat e tua"dhe me siguri do te te vene vizen dhe ty me rrjepacuket e tu.

Nuk do sinqeritet populli shqiptar se nuk e ka marr ngaihere nga udheheqja. Jemi mesuar me parada, mitingje dhe parrulla bombastike; keshtu qe vet kerkojme te tilla diatribe si puna e ksaj pacavures siper.

Mire mbrema Miq.

Ju uroj kete dite te shenuar.U emocionova shume.Gezoj per marrjen fund njehere e pergjithmone te radheve poshteruese neper dyer ambasadash,per marrjen fund njehere e pergjithmone te asaj potere mafioze qe kishin individe e nepunes te ndryshem.Gezohem se pleq e plaka,vellezer e motra do te mund te marrin pjese ne gezimet tona pa frike e probleme vizash,gezohem se ne fund te fundit shumefishohen oportunitetet per secilin,e me ne fund gezohem se nuk do kete me klandestine shqiptare.

Nje nder lirite themelore me themelore te njeriut me ne fund po behet realitet.Gezoni miq,mos u helmoni pse kjo ndodh nen qeverine e kujt.Qeveritareve nuk iu kane munguar kurre\as viza e as pare.

Nuk me behet ti them faleminderit Evropes...Perkundrazi ...F...o 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).