Bebushi thotë fjalën e tretë, katërt, pestë dhe gjashtë
PERMET—Vetëm disa javë pasi bebushi i vogël 13 muajsh, Albion Sallatori tha fjalët 'mami' dhe 'babi', ai tha edhe fjalën e tretë, katërt, pestë dhe gjashtë. Tashmë fjalori i vogëlushit nga Përmeti përfshin edhe fjalët "28 çeçori", "kutitë", "mafia" dhe "Mr. 20 pëçinçi". Prindrit i Albionit të vogël janë shumë të shqetësuar për zhvillimin mendor të fëmijës dhe vendosën të vizitojnë një mjek psikiatër sapo fëmija belbëzoi fjalët gërmat LSI.

Aksioni për shpërndarjen e drogës shkon për mrekulli
TIRANE—Shkembimi i dhjetë gramëve kanabis sativa me një sasi të padeklaruar lekësh kaloi për mrekulli të hënën në darkë në parkun rinia në qendër të kryeqytetit. "Kur shkova të takoj këtë mikun që më shet barin nuk kisha asnjë merak se mos ndodhte ndonjë gjë e papritur. Dhe në fakt asgjë nuk ndodhi." - tregon për klubin e mëngjesit 27 vjeçari nga Tirana, Skerdilajd Pallapapa. "Nuk kishte as polici, as probleme. Unë i dhashë paratë, ai më dha mallin dhe secili vazhdoi në punë të vet." - sqaroi për mediat z. Pallapapa. Burime pranë shpërndarësit të drogës pohuan për Radion Club FM se në fakt shitja e barit në parkun rinia vazhdon normalisht dhe pa incidente.

Burri gjysëm në gjymë pushon për 25 minuta midis çorapeve
VLORE—Armando Kërrmillaj, 45 vjeçari me profesion hidraulik që banon në lagjen çole të Vlorës, ndaloi sot në mëngjes për një pushim prej 25 minutash midis çorapes së majtë dhe asaj të djathtë. Armando Kërmillaj madje dremiti për disa minuta taksa këmbën e majtë e kishte të mbathur me çorape, ndërsa çorapen tjetër e mbante në dorë. "Qënkam i mbaruar për gjumë." tha me vete Armandua i cili veç kësaj nuk tha asnjë fjalë për 30 minutat në vazhdim, gjatë të cilave pa me vëmendje murin e dhomës.

Mëria e këndshme ndërpritet në mes nga kërkesa për falje

TIRANE—Një mëri e gjatë, e fortë dhe fisnike mori fund mbrëmjen e së hënës kur Sami Hurma i kërkoi falje me përgjërim dhe përulje mikut të tij të vjetër Baki Kryegurit. "Kisha ndërmend të mos i flisja me gojë për të paktën 5 vjet të tjera. Do i mbaja një mëri me kanun, ashtu si nuk ka parë njeri në këtë vend. Po ky zagari erdhi e më kërkoi falje, ma rrëmbeu kënaqësinë e ëmbël të inatit." - tregon për Klubin, Baki Kryeguri. Pasi piu i vetmuar disa dopjo fërrneti, Bakiu vendosi t'i mbajnë inat Sami Hurmës për shkak se ai i ndërpreu mërinë e preferuar.

Prezantuesja e programit të pasdites acarohet rëndë

TIRANE-Prezantuesja e njohur e programit të pasdites në njërin nga dy televizionet kryesore në vend, reagoi me alarm dhe zhgënjim kur mjeku gjinekollog i ftuar në studio përmendi fjalën "Vaginë". "Unë e kuptoj që ai është mjek, po të përmendet fjala që fillon me V në televizion është e papranueshme." Mjeku gjinekollog i cili po fliste mbi kujdesin për gratë gjatë lindjes u shfajsua duke thënë se fjala Vaginë është plotësisht e pranueshme, madje më e ndershmja në një mori fjalësh banale, por përsëritja për të dytën herë të fjalës që fillon me V e detyroi prezantuesen ta përzinte gjinekollogun nga studio e Pasdites.

Durrësi mbetet pa letër higjenike

DURRES–Zyrtarë nga Bashkia e Durrësit shpallën mbrëmjen e së djelës gjendjen e jashtëzakonshme pasi qyteti bregdetar ka mbetur pa asnjë fije letër higjenike. "I kërkojmë Tiranës dhe Kavajës të vënë dorën në zemër dhe të na japin disa dhjetra mij topa me letër higjenike deri sa të shkojmë të bëjmë pazarin." Deklaruan zyrtarët e qytetit të Durrësit. "Ju lutemi shumë të na ndihmoni se kemi mbetur ulur që të shtunën." Kryetari i Bashkisë së Durrësit deklaroi për mediat se për momentin qytetarët e Durrësit po përdorin shtypin e ditës që lexon z. Bashkim Hoxha, por sasia e gazetave është e pamjaftueshme për tu shërbyer nevojave të shumta në nevojtoret e qytetit.

Dy burokratë dhe një mushkonjë në dhomën e hotelit
GOLEM—Dy nga burokratët e ministrisë së shëndetësisë që marrin pjesë në konferencën e zhvilluar në hotel "Klithma e natës" pranë bregdetit njoftuan për klubin e mëngjesit se kishin arritur ta rrethonin një mushkonjë mashkull që sillej vërdallë në dhomën e tyre. "Mushkonja tani ndodhet e izoluar midis dollapit dhe murit të dhomës." - shpjegon për Klubin e mëngjesit drejtori Xhavit Thitha. "Me strategjinë e re të Ministrisë së Shëndetësisë ne arritëm ta rrethojmë mushkonjën. Mushkonja ka rreth një orë që nuk lëviz, dhe kjo është shenjë e mirë." - shton për Klubin z. Pjerth Puçra, zv drejtor dhe shok dhome i zotit Thitha. Nga ana e saj mushkonja deklaroi se po pret e qetë rënien e natës kur planifikon t'i kafshojë dy drejtorët, tu thithë gjakun mirë e mirë dhe në fund t'i infektojë ata me Virusin e Nilit.

 

18 Komente

ia ke mor doren smiley

ate pushimin mes corapeve s besoj se ka njeri qe s e ka perjetuar me po aq seriozitet

Ore... po ça ke me bebet një herë? Më duket se është shkrim i dytë rresht ky që i përmend. Ka ndonjë blendush në horizont gjëkundi? smiley

ajo me burrin dhe corapet me dhjeu! ..pash veten aty.

Ajo me corapet ishe very funny. smiley

Good to see skicin back.

 po ju qenkeni të gjithë të mbaruar për gjumë! : D

 

e modhe çarapja smiley

...varet nga numri i kembes, fh. smiley

Nohie, me fal qe s'te mora per neshjen po fatkeqesisht nuk kishte mo bileta kur shkova me i ble una. Sone nga do e shofesh neshjen?

Pa problem, Guce. Une e kisha harruar fare. Kur shkova ne shpi ne darke,  u kujtova. bjellorusine? Varet ne c'ore fillon, se kam per te punu.

 

m'shtate e mezzo, mu midis Minskut.

Po me qe s'kena viza e shofim diku m'Bllok.

...ne perputhje te plote me numrin e kpuces smiley

O Blendo a po vje a si se nordha per kave. Po me varet kaptina para ekranit.

 Erdha, ja dhe 5 minuta dhe mbaro emisioni.

Ajo e  çorapeve ishte me e forta! smiley

Mushkonjat meshkuj nuk pickojne. Vetem femrat, te cilat e perdorin gjakun per te ngrohur vezet. Ja keshtu.

Keto i kopjoni nga Revista Klan juve? Se ata kane hapur nje rubrike te ngjashme aty nga 2008-a (vazhdon akoma), ku kopjonin lajmet e The Onion. Se i bie kopje e kopjes.

 

Si fjala vjen, lajmi skic per corapet: http://www.theonion.com/article/halfasle...

Ajo e para dhe e parafundit, mu duken me te bukura.

po me barin c'patet?....qe kur kaq anti-barishte..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).