Mara ime i ka frikë bubullimat!
Më në fund ia dola ta trimëroj ...
Teksa i thashë: Mara, nuk janë bubullima.
Janë engjëj që luajnë "bowling".
Sot në mëngjes më pyeti:
O mam, engjëjt luajne bowling edhe natën?
Iu përgjigja:
Në atdheun e engjëjve o bij,
nata kurrë nuk bie!
...
Gjithë natën rri e mendoj se si t'i përgjigjem
kur të më kërkojë
të shkojmë në atdheun e engjëjve?!
...
Ndoshta do t'i them :
Ti prej andej ke ardhur ...
të takohesh me Mamën ...
këtu, në Atdheun e Emigrantëve!
postoi: macia_blu
1 Komente
Frike nga engjejt qe luajne "bowling" nuk kish Mara? Une shume!
....Atdheu i Emigranteve....