Në kushtet kur diferenca mes shumicës dhe opozitës është fare e vogël, një deputet i dalë nga 'rreshti', i jep një avantazh të madh forcës kundërshtare. 

Situata në PD
Partia Demokratike, forca më e madhe e koaliconit të djathtë, e nisi këtë mandat të dytë qeverisës me 68 deputetë, me siglën e saj. Këtyre numrave iu bashkua mandati i Fatmir Mediut në Tiranë dhe ai i Dashamir Tahirit në Vlorë. Më pas, falë një marrëveshje paszgjedhore, 70 votat e maxhorancës u rritën në 74, me 4 votat e deputetëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me këtë numër Kryeministri Berisha bëri Qeverinë e re dhe miratoi për më shumë se gjashtë muaj disa ligje, që kërkonin shumicë të thjeshtë, por që për t'i kaluar nuk ishte edhe aq e lehtë po të kihet parasysh se disa nga deputetët mungonin në seancat parlamentare, për shkak të angazhimeve jashtë shtetit. Pak javë pas nisjes së Kuvendit, maxhorancës iu shtua edhe një votë tjetër, ajo e Shpëtim Idrizit, i cili la Partinë Socialiste për të formuar së bashku me Dashamir Tahirin Partinë për Drejtësi dhe Unitet. Nga dita e sotme PD ka zyrtarisht 67 deputetë, ndërsa koalicioni 74. 

Vota e Priftit
Por megjithëse maxhoranca numëronte zyrtarisht 75 deputetë, vota e Dritan Priftit tani nuk mund të quhet më e sigurt. I larguar nga posti i ministrit të Ekonomisë pas një përplasje me kryetarin e LSI-së, Ilir Meta, deputeti i Fierit nuk futet më në listën e atyre që konsiderohen deputetë, të cilët votojnë gjithmonë pro ligjeve të Qeverisë. Kjo është parë në dy seancat e fundit, përfshi edhe ditën e djeshme, kur megjithëse maxhoranca ka pasur probleme me kuorumin për shkak të largimit të opozitës, ai nuk ka marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit. 

Çamët
Një tjetër shqetësim për Kryeministrin Berisha janë edhe votat e dy deputetëve çamë. Ende pa një marrëveshje bashkëqeverisëse me PD-në, ata duket se po shfrytëzojnë çdo rast për të bërë presion ndaj lidershipit të demokratëve. Rasti i parë ishte me ligjin e pronave, kur në tentativën për të rrëzuar dekretin e Presidentit, Idrizi e Tahiri fillimisht abstenuan, ndërsa më pas, kur votimi u ripërsërit, votuan pro. Problemi më i fundit i demokratëve në Kuvend me votat u shfaq ditën e djeshme, kur PD kaloi disa ligje me minimumin e kuorumit, 71 vota. Megjithëse seancat janë vendosur të mbahen vetëm të enjten për shkak të mungesës së votave nga bojkoti i opozitës, PD kishte minimumin ligjor të deputetëve në sallë. Kjo për shkak se dy deputetët çamë ishin në një vizitë në SHBA. Prifti nuk erdhi për asnjë moment në Kuvend, kurse Imami ishte i impenjuar në një vizitë me zyrtarë të lartë të NATO-s. Nëse opozita do të vazhdojë të bojkotojë Kuvendin, sfida e vetme e maxhorancës duket se do të jetë ajo me shifrat për plotësimin e kuorumit.


Numrat e partive në Kuvend

 

Maxhoranca
PD                    67
LSI                   4
PDU                  2
PR                    1

Opozita
PS                    64
PBDNJ              1

I pavarur          1

Dorëheqja e Blushit për Topin

 

Votimi pro kandidaturës së Bamir Topit për President në 20 korrik 2007 nga gjashtë deputetë socialistë, bashkë me ta edhe Sterkaj, ishte akti i vetëpërjashtimit të tyre nga grupi socialist. Ish- kryetari i grupit, Ben Blushi, e cilësoi këtë rrjedhje votash dhe shkelje të vendimit politik të deputetëve si dështim të punës së tij. Kjo e detyroi atë të japë dorëheqjen si kryetar grupi, ndërsa në mbledhje u vendos edhe për përjashtimin nga grupi të gjashtë deputetëve. Paulin Sterkaj, Taulant Dedja, Durim Lamaj, Durim Hushi, Bukurosh Stafa e Hamit Kosta u përjashtuan pas votimit për Bamir Topin si President. Madje mbledhja e grupit parlamentar socialist, e datës 24 korrik 2007, kur u mor vendimi i përjashtimit të tyre, u zhvillua mes debatesh të ashpra dhe ofendimesh të shumta.

Mungesa e numrave, Kuvendi mblidhet formalisht të enjten

 

Të enjten e ardhshme, Kuvendi do të mblidhet vetëm formalisht dhe do të bëjë diskutime për projektligjet në axhendë, pa i votuar ato. Kjo seancë do të jetë e tillë për shkak të numrave të kufizuar të maxhorancës, pasi javën e ardhshme dy deputetë të saj, Ilir Rusmali dhe Lajla Përnaska, do të nisen drejt punimeve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës për 5 ditë. Mungesa e dy deputetëve nuk krijon numrin e nevojshëm prej 71 deputetësh në sallë për të hedhur në votim projektligjet. Një fakt të tillë e konfirmoi dje edhe kryetarja e Kuvendit Topalli, e cila tha se seanca e së enjtes do të mblidhet vetëm për diskutimin e projektligjeve, por jo miratimin e tyre për shkak të mungesës së kuorumit. 

26 Komente

Me 74 e nisi mandatin PD 74 ka akoma.Natyrisht qe do te ishte mire te kishte 75 po ja qe nuk ka.Do shikojme qyfyre ne kete parlament.Opozita qe po ben ceshte e mundur te destabilizoje Shqiperine tani qe po hiqen vizat,po ben edhe bojkote dhe po ble deputetet nga mzhoranca.Pastaj do te kemi njerez nga opozita qe do ti bashkohen LSI dhe ne 2013 do te kemi nje humbje tjeter te Rames qe do ti kushtoje socialisteve dhe 4 vjet te tjera bojkot.

Cfare ilaci je duke pire keto kohe qe shikon endra edhe me sy cele? Cfare do qe te jete ky ilac ma nep dhe mu, ne mos ilacin, te pakten emrin se e blej vete! 

 Ti kujton se LSI ekziston me si parti? Kujton se e voton me njeri? lol

E vetmja menyre qe deputetet e LSI te vazhdojne te marrin vota, eshte te dalin kunder Berishes, sic ishin ne fillim. Keshtu qe mos ji shume i sigurt. Ata ose do te futen te PD, ose do te kthehen te PS.

LSI nuk ka me, po s'dolen kunder Berishes.

Lsi nuk ka po nuk dolen kunder Berishes dhe Rames,mos e harro kete te fundit se LSI-stat nuk e kane qef shume.Sa per Berishen tani ai ju dhe 20% te pushtetit dhe besoj se ato 60-70mije vota kane per ti ruajtur.Nderkohe Rama me 64 PS ista e ka me te veshtire se Berisha me 67 apo jo?

 Si do t'i ruaje votat kur anetaret e partive ne rrethe u bashkuan me PS, me ceremoni, madje? Duhen njerez per te fituar vota, njerez ne fushate, njerez ne qendra votimi. Dhe sa urrejne Salen, nuk e urrejne Ramen. Per kete te jesh i sigurt.

Deja, sa t'sigurt e ke ket. se ke zgjedhjet e fundit, s'kishte per t'pas as parti republikane apo jo?

 Me 1 mandat nuk eshte se vendosi ndonje fat. Dhe republikanet s'kane "thyer tabu" si LSI.

Berbero po u hoqen vizat,thuaji Rames mirupafshim se ne 2025 do te fitoje zgjedhjet!

 Paskan fillu komunistet me pa enderra me sy hapur,nje mazhorance i duhen 71 vota apo jo,ne kemi 74 pra dhe tre rezerve,e ku qendron rreziku ketu?

Me cil sy i pe komunistat ti me ate me xham apo me ate pa  xham (hidhi i sy,ate me xham, anej nga maxhoranca ,se do gjesh komunista me kile)..smiley

Ke te drejte mustakuq,ke te drejte.Ka dhe mazhoranca komunista,por Dokle dhe Ruci hane buke me vete ama.Te mos vazhdojme pastaj me kusherinjte dhe nipat e bllokut se lista vete gjate.

Hane buke hane,por ne nje sahan me komunistat e tu,madje noshta me "demokratikisht"..smiley

 Mazhoranca është solide, opozita le të tentojë mocion

 

Mazhoranca është më solide se një vit më parë. Kjo ka qenë deklarata e bërë sot nga zv/kryeministrit Ilir Meta si shenjë reagimi për largimin e deputetit Paulin Sterkajt drejt opozitës. “Kjo mazhorancë ka në thelb një marrëveshje politike dhe mandati i saj mbaron në vitin 2013”, tha Meta. Sipas tij, asnjë presion dhe kalkulim i gabuar nuk dëmton shumicën, madje këtë opozita mund ta provojë duke kërkuar një mocion.

Nuk ka NATO, therriste e ferkonte duart Rama, Nato na hapi dyert,              mos beni karta identiteti ulurinte neper mitingje, populli u pais me karta dhe po mer edhe pashaportat biometrike, nuk ka viza bertiste cdo dite, ja qe vizat po vijne. I ka keto nga paniku i humbjes qe po ndien.

shife,ku e paske pa ti Ramen me bertit kshu mo.Po te ishte Rama ne krye te punve ,kahere do kishim kry pune me kto "arritjet" ,qe pushteti i perdor si fotografi te naj femne seksi me u masturbu...

Fatkeqesisht kemi nje te cmendur ne krye te opozites,nje njeri qe per karriken e tij shet cdo gje(kujtoni si nga nxorri hajdute orash kur erdhi Bushi?).Fatkeqesisht ky i cmendur fale sitemit te zgjdhjeve ka shume pushtet dhe po ti shtosh faktin qe eshte kryetar bashkie i Tiranes dhe manipulon me lejat e ndertimit si i do qefi,eshte vertet per ta patur frike.

Jo se do te vije ne pushtet por sepse cmenduria e tij do te na denoje te gjitheve neve ne sy te Europes dhe SHBA.Dje fondi i GJykatave Administretive u dogj nga cmenduria e tij dhe statusi kandidat ne BE per Shqiperine ne BE ka per tu djegur po nga ky monster ne nentor.Po keshtu po ben ceshte e mundur qe te pengoje vizat per shqiptaret,pasi po u bene ato ai e sheh me dylbi pushtetin.

Kujdes nga i cmenduri i opozites shqiptare!Heres tjeter mos e votoni se do ta pesoni!

 Kemi apo s'kemi pozite neve, qe ju shoh gjithe kohen te flisni per opoziten?

 

 E per ke te votojme?

PS nuk duhet te beje pazar apo llogari me Paulin Sterkajn apo Tom Doshet. Aty ngordhte ne opozite po jo me voten e Paulinit.

As me votat e Priftit apo te Lefter Maliqit, apo Fatmir Godos. Levizja duhet te jete institucionale.

Nese Gaz Oketa iken nga PD atehere po ap dhe ndonje emer tjeter dinjitoz qe eshte ne PD. Jo pazar me vota deputetesh. 

Nese nuk i ben numrat institucionalisht atehere ngrodhte ne opozite.

P.S. Qeveriu duhet te detyroje Majlinda Bregu te jape doreheqjen se nese nuk ndodh kjo nuk do ngele shqiptar qe do besoje tek politika. Kjo qe sapo i ka ndodh asaj eshte vetem maja e ajsbergut.

Sepse ndryshe i bie qe te kemi zyrtarisht edhe Korleonet apo Toto Rinen si investitore ne Shqiperi.

Ka mundesi qe Paolo hedh qeverin ne tuç ?

Sikur te ndodhe kjo, do kemi zgjedhje te reja, apo te hapen kutit, te rinumerohen, ne baze te rezultateve krijohet mazhoranca e re.

Pse duhet te bejme nje sforcim, shpenzim, per te zgjedhur mazhorance, do mjaftonte qe te behet rinumerimi, dhe hop u kryen zgjedhjet e reja.

Po u kalu ne zgjedhje te reja, do kundershtohet edhe rezultati i tyre, do kerkojne te hapin kutit, ne KQZ behen dy pale kuti qe ruhen per tu hapur nje dite, do behet referendum cilet kuti te hapen te parat, deri sa te vije dita qe te vendoset per kutit qe do hapen, do kemi zgjedhje tjera, ne mes te ketyre zgjedhjeve, jane zgjedhjet per vendoret, edhe aty do kete kuti qe presin te hapen, ne prag te zgjedhjeve te tjera, jane me mijera kuti qe presin te hapen.

E imagjinoj moshen e pensionit , e besoj se do merrem me hapjen e kutive, e rinumerimin e votave, per çdo pensionist nje kuti per numeruar, shtoi kesaj edhe mundesin e shitjes se votave, sa do jete fitimi, do jete koha kur shqiptaret do kerkojne te dalin ne pension, nje mundesi per te bere pasuri.

Edhe pse shumica e shqiptareve do kerkojne te dalin ne pension, nuk eshte se shkaterohet ekonomia, se mos punon shqiptari, si ne pune si ne pension, rezultati eshte njelloj.

Pjese nga romani " Iluzione te humbura".

Fiks Koth. Jo per gje po kur iku Meta me Sulen, u stertha se u trafikun 70 mije zemra qe kishin votu majtas. Me e bo PS kete pune tani i bi qe zemrat e djathta jane ok per kontrabande e trafik.

Biles Rames duhet me iu kerku llogari per keto kapercimet majtas/djathtas qe behen. Kur u be ky fare Kodi Elektoral, justifikimi me i madh ishte se do ndalonte akrobacite e deputeteve. Iku Idrizi, s'u tha nje fjale. Tani po levizin te tjere e mu me kujtohen llafet e Rames se Kodi do ndalonte tutje-tutë e deputeteve "me togez rrypi me te madhe se koka". Une per vete, kete Sterkajn ketu e kualifikoj. Me e marre Rama ne PS, do jete shuuume e ulet. Megjithate, nuk eshte se do zhgenjehesha. Nga keta ca nuk pret

Rama “fal” Stërkajn: I mirëpritur në PS

Tiranë – Kreu socialist, Edi Rama deklaroi sot se e mirëpriste deputetin Paulin Stërkajn në radhët e partisë së tij.Rama e ka vlerësuar kurajën e treguar nga deputeti i Qarkut të Shkodrës.

"Ka njerëz që janë lënë jashtë oborrit apo kanë qëndruar jashtë tij që e kuptojnë se si janë realisht punët. Shpresoj që të ketë edhe të tjerë deputetë që do ta kuptojnë sa më parë situatën", tha Rama gjatë konferencës për shtyp.

Duket se lideri socialist e ka “falur” Sërkajn, i cili dy vjet më parë dha votën për emërimin e Bamir Topit si president, çka solli edhe largimin e tij nga PS-ja. "Nuk ka përjashtime të përjetshme dhe nuk ka gabime të pashlyeshme", tha më tej Rama.
 

SICK! Po thashe, nuk zhgënjehem  smiley  

Eh lexova aty te tema tjeter ca halle te nivelit te ulet te gjuhes shqipe. Te pakten nga aritmetika i kemi mire politikanet. Tre kamiona per shtate bataliona...

 Bir Selman i nenes......

 image

 

 

Pas një zënke fjale, disa burra e marrin Nastradinin dhe nisen për udhë për ta mbytur, ashtu të futur në një arkë të madhe. Rrëmbyesit ndalojnë pak minuta rrugës sa të marrin frymë, duke e lënë vetëm legjendën e përrallave nga Izmiri. Në këtë kohë të pakët çlodhjeje Nastradini bërtiste që nuk donte të martohej me vajzën e mbretit. Një kalimtar kureshtar dhe ndoshta pa shumë fat, duke dëgjuar këtë refuzim, kërkon që të shkojë ai e të bëhej dhëndër i mbretit. E kështu ndërrimi në pak sekonda u bë pa u kuptuar nga ata që ndanë mendjen të mbysnin Nastradinin, që kishte marrë rrugën për në shtëpi, e në vend të tij kishte dërguar qejfliun shëtitës. Kjo histori nuk pjell sot princër, por zhvillimet politike janë me një dendësi të madhe dhe shaka të shumtë. Dje deputeti Paulin Sterkaj, votuar nga përkrahës, mbështetës, militantë të Partisë Demokratike, ka vendosur të rikthehet përsëri te Partia Socialiste, sepse mazhoranca keqqeveris dhe paska korrupsion, gjë që e ka fortshqetësuar deputetin tani të majtë të votuar nga të djathtët. Partia Demokratike në këtë rast përballet me një dukuri të brendshme, që prodhon luhatje emrash e kandidaturash që në vetvete kanë probleme të kujdesshme të vjetra në ekuilibrat politikë të mazhorancës qeverisëse. Përtej lajmit dhe duke lexuar deklaratën që vlonte nga meraku për elektoratin e Sterkajt, mund edhe ta marrim në konsideratë se deputeti ka dashur të thotë diçka konkretisht, por është konsultuar me veten dhe ka nxjerrë argumentin socialist si arsye për të ndërruar grup. Do të shkojmë në të shkuarën zgjedhore, ku deputeti që ka shpallur largimin nga PD, ishte personazhi i fortë që ruante kutitë e Ramës, kuti që mbase janë bërë tani makthi model “Makbeth” i kryebashkiakut të Tiranës, që sheh qëndrimin si drejtues të pushtetit vendor me çdo kusht, barkën e shpëtimit në parti politikisht. Një miku im para disa kohësh në një tryezë ku gjendej edhe deputeti i Malësisë së Madhe, kur ai deklaroi bujshëm korrupsionin e Ramës e kalimin te PD, për të shuar ca pyetje në brendi të vetes pyet se përse u largove nga kreu i PS, ndërkohë që bërë një punë të madhe në zgjedhjet lokale. Sinqerisht përgjigjja ka qenë e përafërt, se ai nuk mban fjalën dhe premtimet që unë u kisha bërë miqve të angazhuar i hodhi në kosh, duke më thënë mos e vrit mendjen se ata harrojnë pas disa javësh... Ky reagim ka shkaktuar pjesë jo të vogël zemërimi për karakterin e drejtë e të Sterkajt që ka braktisur mosfjalëmbajtësin për të shkuar te PD, e kështu cikli është përsëritur. Me shpalljen e datës së zgjedhjeve lokale, me rezistencën fizike që po bën Partia Socialiste, me kundërshtinë edhe të miratimit të një prej projekteve më të rëndësishme të SHBA, gjasat bien sinjale se ujërat nuk do të jenë vetëm të qeta. Pak muaj më parë, PS zgjodhi një tjetër ish-drejtues policie si kryetar të zonës së fshatrave të Tiranës, duke marrë masat e forta të garës së pretenduar. Me këtë lëvizje nuk duhet të harrojmë se masat “policore” të Ramës nuk njohin asnjë ndalesë dhe ai ka qëllim një impuls të ri radikalizimi. Shkak për këtë mendim është edhe lajmërimi i nisjes së protestave me katër tetor në Fier, aty ku nisën në qershor 2009, e sigurisht duke hapur arkivin e protestave elementët e dhunës janë më të spikaturat. Nëse marrim në vëmendje të tjera qëndrime refuzuese të Ramës, por edhe afera të publikuara për miliona euro të kontraktuara nga miqtë e tij, duhet të mendojmë se kryebashkikau po përgatitet të rikandidojë. Sepse ai po formaton dy element “të fshehtë” të fushatës e procesit zgjedhor, sigurisht jo sipas Kodit, që janë paratë dhe infrastruktura e fortë njerëzore që do të shërbejë me hartën fizike të elementëve prodhues telashesh. Kjo sjell nëse nuk ngutemi lajmin se procesi i zgjedhjeve vendore të 8 majit, do të jetë konsiderueshëm i kontestuar, nëse “rojtarët” e PS dhe “vëllezërit” e Ramës janë angazhuar në departamentin e baltës. Ata nuk ishin në merak për hapjen e kutive, sepse ranë dakord për të marrë mendim nga Komisioni i Venecias, pasi afati kushtetues kishte mbaruar dhe këtë të drejtë ia mohuan edhe Këshillit të Evropës që ndërmjetësoi ta bënte. Socialistët nuk e votuan ligjin për Gjykatën Administrative, ndonëse ai ka nisur që nga 2008, kur nuk kishim kuti për të hapur, e kur sugjerimet e tyre e të grupeve të interesit janë përfshirë në ligjin e miratuar në Komisionin e Ligjeve. Thjesht nuk duan që miliona dollarë projekte e miliarda mbështetje të SHBA të lëvrohen për Shqipërinë. Vetëm me këtë mosdashje të pafund për dobi të qytetarëve, pasi dështuan në pengimin e vizave, Rama pretendon të hyjë në garë për të qëndruar gjithnjë lokal e nderbërës ndërtimesh. Mos harrojmë për asnjë moment se kur ka zhvillime në Prishtinë, dikush mendon që të mos lërë jashtë skemës Tiranën!!! Forma është e ndryshme, përmbajtja e njëjtë. Edhe të tjera ngjarje të ditura që mbushin thesin e zhvillimeve lajmërojnë se Rama nuk po gjen dot zëvendës, pasi Erion Velinë nuk ia pranon partia. Në duet me Ruçin kryebashkiaku tregoi se e shkuara është njëherësh dhe e ardhme, sepse garda e sigurimit nuk jep leje që Rama të jetë shefi, por vartësi. Mbase është çështje besimi. Ku i dihet, ata i kanë dosjet e të gjithë “artistëve” me dhe pa talent në lëmin e bojërave.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).