TIRANE - E përditshmja serbe “Blic” publikon deklaratat e disa prej peshkopëve nga vende të ndryshme të botës që morën pjesë në inagurimin e Patriarkut serb në Pejë. Edhe Mitropolit i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Ignati shprehet i shqetësuar për gjendjen në Kosovë, duke mos nguruar ta quajë shtetin e ri, Jeruzalemin e Serbisë.

“Tani po e shoh këtë gjendje në Kosovë. Po ndihem i shqetësuar. Ne ortodoksët shqiptarë, kemi ushqyer ndjenja të përbashkëta me popullin dhe kishën serbe gjatë bombardimit, ja edhe tani këtu në Kosovë. Por në të njëjtën kohë ndiej një gëzim dhe kënaqësi të madhe këtu në Patrikanë dhe në Kosovë. Kjo e mirë është për serbët dhe Kishën e tyre, e di dhe po e ndiej Jerusalemin tuaj” u shpreh Mitropoliti Ignati. 

Imzot Ignati u fronëzua si Mitropolit i Beratit, më 18.07.1998. Ai ka lindur në 28.12.1934 në fshatin Podhromos, Greqi.

Inaugurimi i Patriarkut serb Irinej mblodhi në Patriarkanën e Pejës 40 përfaqësues të lartë të të gjitha kishave ortodokse vendore dhe rreth 30 përfaqësuese të lartë të kishave të tjera dhe bashkësive fetare tradicionale.

(e.n/blic/BalkanWeb)



79 Komente

!!!!!!!!!!!!!!

 

Pa fjale!

me thene te drejten naim, une ca fjlae i kisha dhe i shkruajta por pastaj i fshiva fare se ishin te renda dhe me pak se aq nuk i shkruaj dot ne kete rast

Ne fakt s'ka ndonje gje te re ketu per tu habitur. Shefi i ketij Janulla ne 99  i bente thirje NATOs qe mos te nderhyje ne Kosove. Ne te njejten linje eshte edhe ky piskopi tjeter, nr 2 i KOASH.  Keta te pakten e kane nje te mire, jane gjithnje konstante qe prej Kozma etolianit e ketej, s'ndryshojne asnjehere. Edhe piskopi i Gjirokastres ne ate vrime i binte fyellit para disa ditesh, kush mbron gjuhen greke eshte martir i krishterimit.  Ca me habit mua ndonjehere, eshte se ka gjithnje ndonje idiot ketu qe nga njera ane i justifikon, i mbron  e nga tjetra thote se eshte shqiptar !

Mè duket si lajm i ujdisur nga media serbe,pres pèrgènjeshtrimin ...p.s. Metropolit i Beratit,Vlorès,MYZEQESè...e KANINèS(fshatit)??

 jo mor jo mos te duket ashtu, se kanari rendon me shume nga ky prifti ortodoks /shqiptaro/grek ...ky 'blic' serb nuk eshte media pazaresh qe tja fuse kot!

Une po pres ndonje beme ose reagim nga KOASH (greke nenkuptohet), dhe nga otodokset Shqiptare si nga ato qe shkojne neper kisha, si dhe nga ato qe jane thjesht ortodokse Shqiptare qe nuk shkojne ne kisha, dhe nga b**h lepiresat e partive politike te Shqiperise.

lexo pak ne setimes.com se cfare kishte thene prifti serb, qe e kan degjuar krye priftat ortodoks "Shqiptare"/Grek 

http://setimes.com/cocoon/setimes/xhtml/en_GB/features/setimes/newsbriefs/2010/10/04/nb-04

 

 

Me duket se anetari toko e ka hapur njeher kete teme. Nejse ne tema te tilla s'ke c'thua. Komuniteti ortodoks shqiptar duhet te organizohet sa me pare e t'ju fus shkelmin ketyre prifterinjve greke ne Shqiperi qe kan treguar qartazi qe ne vendin dhe kishen tone autoqefale shqiptare kan ardhur me misione politike-antishqiptare, vella-ndarese dhe djallezore. Greket dhe Greqia ne anen tjeter duhet ti vene gishtin kokes dhe te mendohen mire sepse asgje nuk kan per te arritur me keto mend. Shqiperia e shqiptareve.

Meqe ra fjala, mbeshtesni platformen e Koco Danes per Shqiperine natyrale. Ka ardhur koha qe te behet realitet endrra e thurrur nga delegatet e te gjitha trojeve shqiptare ne Vlore me 1912. Bashkimi ben fuqine. Nje Shqiperi e bashkuar etnike do te jete shume e fuqishme per te trazuar nga spurdhjake te tille te kishes greke, bollaner, injorante krahinist qe as nuk dine te shkruajne shqip, e rrugacer me pushtet ne Tirane.

 Nuk ka asgje per tu cuditur. Para tri ditesh ne nje artikull me titull "Ditari i luftes i Mlladicit", dy faqe te plota, ne gazeten "le monde", mes te tjerave shkruhej :

"Ditaret e Mladicit jepin gjithashtu te dhena mbi ato qe ishin mbeshtetesit besnike te Serbise jasht. Aty gjenden ushtarake ruse dhe miq grek. Nga Greqia vijne financimet. Serbet kerkojne mbeshtetje ne boten ortodokse."

 

Alliés des Serbes>>

Les carnets de Mladic donnent aussi des indications sur ceux qui furent de fidèles soutiens de la Serbie à l’étranger. On y retrouve militaires russes et amis grecs. De Grèce viennent des financements. Les Serbes cherchent leurs soutiens dans le monde orthodoxe.>>

problemi ketu eshte se ky "robi i zotit" ka folur ne ermer te shqipetareve dhe jo te grekeve.

nuk eshte sekret qe greqia nuk mori pjese ne luften e nato-s ne kosove (e detyruan vetem te dergonte nje "shenje&quotsmiley. Dhe nuk ka ndonje gje per tu habitur apo per te tu bere xheloze pse duan me shume serbet se shqipetaret.

 

 

 

Pyetja ime naive ne keto raste do ishte: A ka shtet?! Per cfare ia paguajme taksat ketyre pede-ve qe kemi ne krye, qe nje grek i ndyre te hapet bythesh ne emrin tone dhe ne vendin tone? Cfare po pret qeveria jone legene, qe keta greket te vdesin nga mosha, apo nga merzia?  

Me e forta eshte se Janullatosi kete peshkopin e perdor si ti vije situata.Ky peshkpi eshte arvanitas dhe flet shqipen e vjeter.Kur janullatosin e pyeten se sa greke ka KOASH ai tha jane 136 prifterinj(aq ishin ne ate kohe) dhe vetem 3 jane greke,bile njeri nga keta eshte arvanitas!!!-tha Anastasi-duke nenkuptuar qe ai nuk eshte grek.

Tani ky felliqesira arvanite na del me keto deklarata qe edhe Beogradi kur i nxjerr ben pak kujdes.

Por mendoj se edhe nje pjese e medies shqiptare kane per qellim te pecrajne shqiptaret.Po e jap shembullin tim tek Balkan Web.Dje kur u dha ky lajm,Bera nje koment te ngashem me kete qe bera sot por pseudomin e vendosa Kristaqi pra emer ortodoks.Cudi komenti im nuk u la.Por vura re qe ata kishin lene komente pro serbe dhe pro peshkopit te komentuesve me emra ortodokse dhe kunder peshkopit dhe patriotike te komentuesve me emra Katolike,Muslimane apo ilire.Me kete krijojne pershtypjen e gabuar qe ortodokset jane armiq te Shqiptarise dhe te tjeret e duan Shqiperine!

Nuk e di por eshte e para here qe Balkan web me heq komente dhe mendoj qe komneti eshte hequr pasi pseudinimi ihste emer ortodoks dhe me duket qe nuk duan te kete komentuesa ortodokse pro Kosoves apo Shqiperise.

Po balkanweb eshte nje nga mediat me tendencioze , pse hera e pare eshte qe bolino ve keto lloj lajmesh etj etj

shikoje pak per rastin e himares se caben balkan webi apo per rastin e kufirit me greqine,

paveresisht se cfare qendrimi duhet mabjtur i drejte apo i gabuar per secilen ceshtje, balkanweb ( gazeta shqiptare , news24) ka patur qellime tendencioze

thelle thelle duan te godasin greket se ata jane konkurrente te italianve ne shqiperi smiley

bolino e tregon veten qe eshte italian leçez anti shqiptar smiley

edhe po s'e pranoi ai vete, ia tehmi ne qe eshte ashtu smiley))))

Matane deshmimit qe nuk kane ngelur me Shqiptare ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare, gjera te tilla tregojne qartazi se fete semite jane nje virus i keq antikombetar.  Keto fe vetem sjellin percarje midis Shqiptareve me ane te agjenteve te huaj, duke njesuar Shqiptaret me shkie (apo Shqiptaret me arabet) vetem pse keta ndajne te njejten ideologji te shkretetires.

 Edhe une dakord. Fillojme nje fe shqiptare...une them ti falemi henes nese ska ndonje komb tjeter qe ta kete nisur ate para nesh.

Shqiptari s'ka nevoje per fe per ti treguar atij se si ta jetoje jeten.

 Nuk bie dakord. Cdo komb i botes e ka nje fare feje apo drejtimi mistik i cili e terheq. Ne sdo vazhdojme traditen atesite te enverit apo jo?

Kush eshte per henen? 

Pse cdo komb i botes e ka nje fare feje, kjo nuk e ben argument te vleftshem ate qe thua ti.  Ne s'jemi si cdo komb i botes.  Organizimi i kombit tone eshte i bazuar tek gjaku/fisi/fara e jo tek fete cifutoarabe.  Fete arabocifute s'te hyn ne pune per asgje pervec vrasjes se arsyetimit, zhdukjes te mendimit kritik dhe idiotizimit afatgjate te intelektit.  Fete cifutoarabe krijojne infektime si i mesipermi kur nje  jevgo-grek pretendon se flet ne emer te nje mase te madhe Shqiptaresh, e duke marre shkase nga ky pretendim i njejeson keta Shqiptare me armiqte tane shekullore e mbeshtet pozicionet armiqesore dhe grabitqare te ketyre te fundit duke quajtur nje toke etnike Shqiptare, si Jeruzalem te disa  nomadeve sllave qe kane zbritur ne ballkan nga kenetat e Ukraines nga shekulli 7-te deri ne shekullin e 9-te te eres se re, kur ne kishim mijra vjete ne ate truall.

Lejini keto debate plotesisht pa vend.

Problemi tek ne nuk ka ardhe kurre nga fete por nga tendencat per te aplikuar fete sipas kulturave te huaja. Problemi s'ka qene as ortodoksia shqiptare as Islami shqiptar, por mania (ose qellimet e keqija me shpesh) te disave per te perdorur fene per te imponuar kulturen dhe siguruar interesat e Greqise, Turqise apo me keq akoma, vendeve arabe.

Mos u merrni hic me fete se ne to nuk do gjeni asgje qe sjell tere keto shqetesime qe ne kemi sot. Merruni me ata qe drejtojne komunitetet dhe i perdorin ata per qellime te ndyra.

 

Fete cifutoarabe jane pikerisht kultura te huaja Lizander.  Aplikimi i tyre reale behet si mbas kultures te huaj nga ato vine.  Eshte pune gjurmesh dhe ujku.  Ti kerkon gjurmet akoma...

Atehere une them qe nga fete monoteiste te kalojme tek buddha & co  smiley

ose ti besojme zanave dhe oreve te maleve smiley

Ka per  te caur prej varri  Fan Nolin ky tipi ....

 Shiqptaret duhet t ekuptojne se te kesh emrin Kristaq sdo te thote se je grek dhe te kesh Emrin Josif sdo thote se je Maqedon, Duhet qe shqiptaret ortodoks te kerkojne nje shkeputje  nga kisha greke ortodokse dhe te formojne Kishen Ortodokse Te Shqiperise qe ehe greqise dhe maqedonise ti mbyllen pazaret me shqiptaret Kristo e Jorgo.

E kam thene dhe njehere kam takuar ne Oher nje maqedon qe fliste shqipen si une.

I them-Duhet te jesh shqiptar ska mundesi ta dish shqipen kaq mire.

Jo me thoshte-jam maqedon

Ok i thashe si e ke mesuar shqipen kaq mire?

Ja e flasim ne shtepi-tha

Kam bere nja 2 ore muhabet ne shqip me tha te njejtat fjale sic thua ti rexhax.

Po keshtu nje nga Struga me tha qe disa fshatra rrotull atje flisin shqip,por ngaqe nuk u jepnin nuse thone qe jane maqedonas.

Ndoshta gjeja me e ire qe duhet te beje Partite shqiptare ne maqedoni,duhet te jete te marrin ne kryesine e tyre 1 shqiptar ortodoks dhe katolik( se dhe keta po sllavizohen atje apo jo).

Keshtu fillon pajtimi.

Ndesa per kete pleren peshkop qe shikoj siper,po ta them une qe jam ortodoks,ka shume pak qe e parkrahin.Nuk bejne rremuje kunder por dhe nuk e perkrahin.Une per vete nuk e perkrak.Pike!

 

 

 Ky lajmi eshte publikuar nga nje gazete e huaj, duhet te presim konfirmimin nga nje media shqiptare perpara se te plasi dufi patriotik folklorik.

Po pret gjurmet ti romak, mire prit po te lutem ne heshtje, pa zukatje...

Lajmi apo deklarata nuk eshte konfirmuar nga KOASH.  Deri ne pritje te konfirmimit mund te them vetem qe shpresoj shume te jete pune "telefoni i prishur".  Ndryshe, keto deklarata politike te Mitropolitit jane shume fare, po teper fare pa vend dhe nga kjo pikepamje, te patolerueshme.  Mitropoliti perfaqeson ortodokset shqiptare, dhe si i tille, nqs merr persiper te bej deklarata politike ne emer te shqiptareve atehere t'i peshoj mire fjalet. 

PS: I pakapshem, c'i punon vargmalit dhe ti smiley.   

E po, mundohemi te lexojme dhe ndonje gje te hajrit ndonjehere pervec saktivsiteve proletare internacionaliste marksiste qe t'a kercasin ballit ne peshk sa e hap faqen...

ortodokset skan qene noi her patriote, so no big deal.

Pergezime Kep; si gjithmone humor te holle, curril... 

rrofsh...

na trego ti pra se sa patritiot jon sot ortodokset? Jom i bind se ata qe s'dun kosovaret ne Shqiperi jan kryesisht m prejardhje ortodokse.

Une jam i bind, se ka rr.. k.. qe perhapin llafe se shqiptaret sduhen mes vedi.. Mos i beso smiley

pse te djeg e verteta eshte pune tjeter. smiley Me gjethe mullage maje.

lene mo se na e mylle gojen me kto lojra fjalesh. lol

c'pa fjale o aman... kishe satanike. gjithmone e kam thene, dhe asnjehere nuk me ka lene pa aresye. kishe e satanit, dhe prifterinjtte satanit. c'me ben pershtypje vetem nje fakt ama: po si nuk pashe nje njeri o aman??? me te meta njerezore, jo te persosur, po me te gjitha te metat dhe veset e njeriut... po keta te gjithe satanike o aman!

kishe satanike.

Kep nuk kam kohe do te pergjigjm me vone por lexo me poshte

Komente (0)

LETëR NGA MALET E SHQIPëRISë

u1_bajocerciztopulli.jpgMIHAL GRAMENO

I shkëlqyeri mëmëdhetar dhe direktor i gazetës “Drita”!

Ju lutemi fort shumë të kini mirësinë e të botoni këtë letër nga malet e Shqipërisë:

— Meqenëqë më të shumët mëmëdhetarë, edhe më tepër të jashtmit, presin me gojë hapët lajme të ra për lëvizjen kombëtare shtrëngohemi t’u tregojmë, në një permbledhje të shkurtër, të ngjarat dhe lëvizjen e motit 1907 në Shqipëri. Thomi që shtrëngohemi, meqenëqë na shtrëngojnë miqtë dhe armiqtë e kombit shqiptar, të cilët janë grekët e lëpushkat e tyre që bërtasën si çakejtë.

E ndershmja gazetë “Drita”, sikundër edhe gazetat shqipe, e kanë treguar kthjellët programin e Komitetit (1) e të komitave shqiptarë, andaj gjithë veprat tona të motit që shkoi ishin pas urdhërit të komitetit, në të përhapurite ndjenjave kombëtare mbi gjithë anët të Shqipërisë, të cilat për gëzim të mëmëdhetarëve, e për nakar të armiqve, kanë përparuar shumë dhe rrënjosur në çdo zemër shqiptari. Sa për gjakun e Spiro Kosturit (2) , pa fjalë që e kërkojmë dhe do ta marrëm siç duhet nga të vërtetët shkaktarë e jo siç pandehin edhe thonë grekët nga dhespotlerët që ndodhen në Shqipëri. Dhespotlerët e gjithë krerët e çdo feje nderohen prej shqiptarëve dhe kurdoherë do t’i nderojmë dhe do t’i mbrojmë, po vetëm u lutemi të mos nakatosen në çështjet kombiare e të bëjnë propagandë për Greqinë, Turqinë e për të tjerat. Për vrasjen e Fotit (3) , është i ditur shkaku, andaj mos pandehin grekët që programi i Komitetit është për të vrarë dhespotlerë, se ashtu më 24 orë këmbë nuk mbetet. Dy-tri herë i patëm në dorë dhespotin e Korçës e atë të Konicës, po as ndër mend nuk na shkoi një punë e tillë. Despotit të Konicës nuk është e vërtetë që ju bë pusi, këto janë gënjeshtra të pakripura të grekëve e vetëm kur të vërtetohej një lajm që na dhanë për vrasjen e Riza beut, mund ta dridhte bishtin si Foti, po si u siguruam që s’ka gisht, asnjë frikë të mos ketë nga komitat shqiptarë. Sa për vrasje të pafajme, siç bëjnë rufjanët grekë mbi gra e fmijë, është jashtë programit tënë, se asisoj mund të vrasim në çdo ditë nga 100 grekë, që ndodhen në Shqipëri, po këta i numërojmë vëllezër pa ndonjë ndryshim, se edhe këta as emrin s’duan t’i dëgjojnë Greqisë e s’mund të ndahen prej nesh. Shpresojmë që këtë verë të dëgjohen dhe nga këta të bashkëpunojnë nën flamur të komitetit shqiptar edhe atëhere do të mos mundin të thonë grekët asgjë. Grekët e dinë fort mirë që në Shqipëri nuk ka përveç shqiptarë, sa për fetë e kuptuan që shqiptari i nderon të gjitha, po më shumë Shqipërinë edhe bashkë: muhamedane, ortodoksë e katolikë përpiqen për qëllimin e shenjtëruar. Kjo duket që i mahnit grekët kur shohin që komitat janë prej gjithë feve.

Sa për të fëlliqurit turkomanë e grekomanë këta… numërohen me gisht dhe vetëm interesat e poshtra i mbajnë larg qëllimit. Po sa para u bën lëkura këtyre gomarëve të zgjebosur? Për këta tradhëtarë e këpucëgrisur nuk ka tjetër përveç shpagim të tradhëtisë. Motin që shkoi nuk u përpoqëm dot me andartët (4) , me gjithë të ndjekurat që bëmë në ato vende ku kishin shëtitur përpara. Vetëm 4 komita nga Devolli u përpoqën me 35 andartë nga të cilët u vranë dy. Këtë mot, shpresojmë të mos dëgjohet as emër andarti grek në Shqipëri.

Moti 1908 do të jetë i lumtur për Shqipërinë, andaj besojmë se është e teprt t’u kujtojmë detyrën që kanë mëmëdhetarët për të mbushur, se dita për dita ushtëria shtohet dhe duhet ndihmuar Komitëti për qëllimin e shenjtëruar. Edhe me qenë fjala për detyrë, duhet përmendur shqiptarëve të brendshëm që nuk bëjnë përveç detyrën duke pritur komitat nëpër shtëpit dhe jo të pandehin që e bëjnë këtë miqësisht. Po për fat të keq ndodhet, edhe gjer më sot, nga ndonjë shqiptar i çnderuar i cili, duke pritur komitat në shtëpi, shpreson t’i shpien ndonjë gjë të vjedhur. Shkoi ajo kohë dhe është turp i madh të ushqejnë të këtilla qëllime, andaj i këshillojmë të heqën dorë se komiteti kusarët do t’i ndjekë gjithë si tradhtorët. Sot është koha t’i tregojmë gjithë botës së qytetëruar që shqiptarët janë ata më të mirët njerz dhe i meritojnë të drejtat që kërkojnë, andaj lini mënjanë gjakrat, meritë e kusarllëqet dhe rrethohuni flamurit të nderuar për shpëtim të mëmëdheut…

Ju lutemi pritni nderë që ju ruajmë. Shërbëtori i Kombit.

Kryekomita Çerçiz Topulli

Shkronjëtor i çelës M. Grameno

“Drita” — Sofje 1908, 1 shkurt.

(1)Komitetit të Fshehtë të Manastirit.(2)Spiro Kosturi qe i biri i Jovan Cico Kosturit nga Korça. Në vjeshtën e tretë të vitit 1907 Spiroja shkoi në Selanik për punë tregëtie. Pas disa ditësh Spiro Kosturi u vra nga shovinistët grekë. Vrasja e tij pati një jehonë të gjerë në opinionin publik e në shtypin shqiptar të kohës. Shovinistët grekë, duke vrarë Spiron donin të arrinin dy qëllime politike. E para, të merrnin hakun e dhespotit të Korçës, Fotit (ata mendonin se në vrasjen e Fotit kishte gisht edhe familja Kosturi) dhe e dyta të “të tmerrojnë shqiptarët ortodokës që të heqin dorë nga gjuha e tyre e të bëhen grekë”, siç shkruante Drita e Sofjes më 26 shkurt 1907. Padyshim ky ishte dhe qëllimi kryesor.

 

(3)Vrasja e dhespotit grek të Korçës, Fotit u bë me vendim të Komitetit të Fshehtë të Manastirit. Ky vendim u mor për shkak se shovinistët grekë kishin vrarë pak kohë më parë shkrimtarin dhe patriotin Papa Kristo Negovanin dhe të tjerë. Ata kishin filluar një luftë të hapur kundër lëvizjes kombëtare shqiptare me qëllim uë t’i helenizonin shqiptarët e jugut. Në këtë punë të fëlliqur ata kishin edhe përkrahjen e autoriteteve turke.(4)Andartët ose komitët grekë luajtën një rol të turpshëm kundër popullsisë shqiptare në vilajetin e Janinës e atë të Manastirit. Ata ishin vegla qorre të qeverisë greke dhe zhvilluan një terror të egër jo vetëm kundër patriotëve të njohur shqiptarë, siç është rasti i Papa Kristo Negovanit, por edhe kundër njerëzve të thjeshtë. Andartët me fjalë e me vepra qenë përkrahës të megaliidesë (Greqisë së madhe) dhe u munduan me veprimtarinë e tyre terroriste të largonin shqiptarët nga përpjekjet e tyre për të mësuar gjuhën amëtare, për të meshuar shqip në kishat e tyre etj.c="http://purl.org/dc/elements/1.1/"
xmlns:trackback="http://madskills.com/public/xml/rss/module/trackback/">
escription rdf:about="http://laokoonti.shqipo.com/2010/10/01/leter-nga-malet-e-shqiperise/"
dc:identifier="http://laokoonti.shqipo.com/2010/10/01/leter-nga-malet-e-shqiperise/"
dc:title="LETëR NGA MALET E SHQIPëRISë"
trackbacksmileying="http://laokoonti.shqipo.com/2010/10/01/leter-nga-malet-e-shqiperise/trackback/" />
-->Arkivuar nën: Pa kategori 1 Tetor 2010

Komente (0)

Grekomania – Mihal Grameno

u1_mihalgrameno.jpgDija është sot vegla më e shëndoshe e njerëzimit edhe e qytetërimit, se me dijen kanë harirë të ndryshojnë jo vetëm faqen e dheut po edhe naturën, se gjithë ç’na shohin sytë e na deëgjojnë veshët, janë të çpikurat e mendjes së njeriut. Gjithë me dijen harinë të xbutin kafshët e shpesët gjer në një shkallë, sa sot i sjellin njerëzimit ato më të mbëdhatë shërbime. Me dijen harinë gjithë kombet e dheut të qytetërohen, të përparojnë edhe të rojnë të lumturë në këtë botë. Prapë me dijen harinë të shpëtojnë njerëzimn’ nga reziku i vdekjes, duke gjetur mikrobet e tmeruarë të oftikës, kolerës, murtajës edhe gjithë sëmundjeve! Pra, kur çuditemi me këto të çpikura të dijes, nuku munt të mos qëndrojmë e të habitemi që qysh kjo ditë nuku mundi të gjenjë edhe mikrobne të grekomanisë?! Edhe megjithëqë kjo sëmundje ësht’ë re në Shqipëri, po, duke mos marë masa kundra saj, kishte zënë të përparojë e gadalë të rënjoset, edhe zot’i math e di sa thesare do të kishte, po të mos zgjoheshin e të kupëtonin reziknë e t’i gjenin një derman shqipëtarët këti mikrobi të tmeruarë. Grekomanija, është një sëmundje e rezikçime që shëmbëllen me gangrenën, të cilënë, po s’more masa të repta që në krye, je i dënuar për vdekje! Grekomanija është përhapur në krye, si shpëtimi tonë, grekomanija është përhapur, në krye, si copëtimi tonë edhe kësisoj nuku vërenin reziknë po përkundra e pushtonin, kur, tani 30 vjet, u çfaq faqezaj këjo sëmundje në Shqipëri. Mikrobet të grekomanisë këtu në Korçë, ku kanë qendrën, i prunë, jo korçarët po ca fanatikë pa ndjenja njeriu ose të shitur, nga Athina e Greqisë edhe kështu hodhë grindjen e zihjen midis vëllazërisë që kanë patur gjithë jetën korçarët. Shumë keq më vjen të përdor fjalë si «trathëtar» e «i shitur» edhe aqë më shumë për vëllezër shqipëtarë, po faji është i atyre, të cilët janë berë vegla e të huajve edhe armikët e kombit të tyre. Qysh munt ta nemëronj e quanj klikën ose kamarillën e Mitropolisë me Efrem Gjinin nga Elbasanin edhe Jani Dardhën me &-inë?1 Nukë se s’janë korçarë pa flas për këta, po këta janë shkakëtarë e gjithave ç’kanë ngjarë e ngjasën në Korçë. Qysh mundet njerës të mbaruarë në shkollat e larta të jenë kundra kombit tyre, përveç se janë të shitur? Një komp pret shërbime nga të këtillë njerës e jo intriga e armiqësi. Në thënçin se me këtë mënyrë duan t’i sjellin dobi kombit, këjo i lakuriqëson edhe më tepër që s’janë tjatër gjë përveç propagandistë të grekomanisë, se tjatër soj qysh munt të mbushin qëllimnë, kur kërkojnë të ndajnë orthodhoksët nga muhamedanët e nga katolikët? Po propaganda e tyre duket faqezaj që është pas programit të megali idhesë, që të na grekosin e të humbasim gjuhën e bukur tonë, si e panë që më s’mbeti lugë për grekërit në Bullgari, Rumani dhe Serbi. Mos muhamedanët u trazuan në punërat e kishës e të shkollavet të orthodhoksëvet? Përse atëherë, kur kishin e kanë qëllim të mirë, e ndaluanë lëçitjen e ungjillit edhe të tjerave që thuheshin shqip? E mallëkonin me katran gjith’ ata që kuxonin të thonë që janë shqipëtarë? Ç’ishin gjith’ ato amenda2 (geza)3 që u epnin fëmijës për çdo fjalë që thoshnin shqip? Zoti Efrem muntë më mirë të ndalonte Elbasanasit, të cilët lëçitnin edhe sot në kishrat shqip, a s’janë dhe ata orthodhoksë? Falje zotit, i cili s’na la të gjurmojmë këtë udhë të shtrembër e të njohim njëri-tjetrin. Mjerisht, gjenden akoma nga vëllezërit korçarë që gjyrmojnë këtë kamarille, edhe kjo është një turp i math! Është koha që të hapin sytë e të gjykojnë të drejtën për të mirën e mëmëdheut e të vëllazërisë, andaj bënj thirje duke lutur të hiqni dorë nga grekomanija e tjatrë sëmundje si kjo, që të mos lini emër të shkruar me katran. Sa për trathëtoret istorija do t’u ruajnë çpërblimnë që meritojnë!… «KORÇA», Korçë, nr. 11, 8 maj 1909. Autori: M.G. (Mihal Grameno).

c="http://purl.org/dc/elements/1.1/"
xmlns:trackback="http://madskills.com/public/xml/rss/module/trackback/">
escription rdf:about="http://laokoonti.shqipo.com/2010/09/29/grekomania-%e2%80%93-mihal-grameno/"
dc:identifier="http://laokoonti.shqipo.com/2010/09/29/grekomania-%e2%80%93-mihal-grameno/"
dc:title="Grekomania – Mihal Grameno"
trackbacksmileying="http://laokoonti.shqipo.com/2010/09/29/grekomania-%e2%80%93-mihal-grameno/trackback/" />
-->Arkivuar nën: Pa kategori 29 Shtator 2010

Komente (0)

Shtypi i kohës: Protesta për zgjedhjen e Janullatos

Në “Gazeta Shqiptare” të ditës së dielë më 26 shtator 2010, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Profesor Doktor Anastas Janullatos deklaron ndër të tjera se “nuk jam fronëzuar në hotel, por në katedrale”. Kjo ishte si reagim ndaj thënies së studiuesit Kristo Frashëri, i cili po te “Gazeta Shqiptare” e datës 20 shtator 2010, theksonte se “Janullatos, peshkopi i fronëzuar në hotel Tirana”. Janullatos kështu rrëzon pretendimet e Frashërit, por dëshmitarët e kohës, pra të 2 gushtit 1992, ditë kur ishte caktuar fronëzimi i Janullatosit tregojnë ndryshe. Kostaq Xoxa, studiues, në një intervistë të tij në gazetën “Republika” të 24 dhjetorit 2008, përmend faktin se Janullatosi nuk u arrit të fronëzohej në Kishë, për shkak se shumë besimtarë ortodoksë të pranishëm në kishë po i thonin “Jo”, këtij fronëzimi. Më pas Xoxa në intervistën e tij, tregon se si u larguan nga kisha njerëzit me veladon dhe më pas lajmet që erdhën nga besimtarët e tjerë ortodoksë që Janullatosi u fronëzua në hotel “Tirana”. Kronikat e kohës, flasin për një zgjedhje të tillë. Këto kronika, kryesisht të gazetës “Rilindja Demokratike”, gazetë e partisë në pushtet, e cila kishte zgjedhur dhe presidentin e vendit, Sali Berisha, një kundërshtar i fortë i Janullatosit në krye të kishës, pra në këto kronika mësohet se Janullatosi është fronëzuar në hotel. “Tipa megalomanë, të pandershëm, antishqiptarë dhe pa asnjë interes për fatet e ortodoksisë shqiptare, por vetëm për pasurinë e xhepave të tyre, me të ardhura ilegale si zoti Aleko Dhima, pretendojnë se kurorëzimi i kryepeshkopit i hirësisë së tij, Anastas Janullatos, na qenka bërë në një drekë, që miqtë dhe shokët e këtij peshkopi grek na paskan organizuar te hotel “Tirana”.”, është pjesë e një letre të hapur drejtuar Kishës nga disa besimtarë dhe intelektualë ortodoksë. Artikulli u botua në RD më 8 gusht 1992. Ndërsa kronika e ngjarjes së 2 gushtit 1992 u botua më 4 gusht, pasi RD-ja në këto vite dilte tre herë në javë. Në këtë kronikë nuk flitet për zgjedhjen e kryepeshkopit në hotel “Tirana”, por për faktin se ceremonia e organizuar në kishë dështoi. “Doemos ky gabim historik pati reaksion të shumë besimtarëve të Tiranës, të cilët arritën të këndonin në kishë këngën “Për Mëmëdhenë” e të mos aprovonin kurorëzimin ose fronëzimin e kryepeshkopit Anastas. Edhe pse ndodhi kështu, edhe pse radiotelevizioni njoftoi se ceremonia nuk u bë, pra kryepeshkopi nuk u fronëzua, zoti Aleko Dhima na tha se ai u caktua. Pra, që të dielën është kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.”, shkruan Petro Dhimitri në këtë gazetë. Ky i fundit dëshmon se edhe kronikat radiotelevizive nuk kishin dhënë lajmin që zgjedhja u bë. Më 18 gusht të 1992 botohet po te kjo gazetë një reagim i presidencës shqiptare, “…Lidhur me fronëzimin e Kryepeshkopit, Presidenti nuk ia ka dërguar ndonjë mesazh kishës ortodokse. Së dyti, për këtë problem, ai është i një mendimi me kishën ortodokse në Boston, se kjo duhet pranuar si një zgjidhje e përkohshme dhe në përputhje me statutet e kishës Autoqefale Shqiptare. Presidenti ka kundërshtuar sinodin e emëruar nga Patriarkana, kurse krejt pa baza janë aludimet që janë bërë në disa organe të shtypit në Beograd apo Athinë se ka një ndryshim pikëpamjesh lidhur me shqiptarët në Kosovë…”, thuhet në mes të tjerave në këtë sqarim. Për problemet në fronëzimin e kryepeshkopit Janullatos shkruajtën dhe mediat e huaja të kohës. “Washington Times” e 3 gushtit 1992 shkruan ndër të tjera, se “Kisha Ortodokse Shqiptare inauguroi kryepeshkopin e parë…por ceremonia u pasua nga protesta për shkak të zgjedhjes së një njeriu me kombësi greke në krye të Kishës”.

“E vërteta sesi u zgjodh Janullatos në gusht ‘92”

Në këtë intervistë të dhënë për gazetën “Republika” 24 dhjetor 2008 e Kostaq Xoxa, një nga dëshmitarët e ceremonisë së 2 gushtit 1992, tregon se si vijuan ngjarjet e kësaj dite. Sipas tij, ceremonia filloi në kishë dhe përfundoi në hotel “Tirana”. Xoxa tregon dhe se si Uran Butka, kryetar i Komisionit Parlamentar të Kulturës, mori pjesë në këtë ceremoni së bashku me intelektualë të tjerë myslimanë. Xoxa ndër të tjerë flet dhe për takimin e mesnatës të datës 1 duke gdhirë 2 gushti të 1992 të presidentit Berisha me një grup ortodoksësh lidhur me aktivitetin që do të zhvillohej në paraditen e 2 gushtit.
A mund të na rrëfeni hollësisht ngjarjen e kurorëzimit të Janullatosit, më 2 gusht të vitit 1992?
Më 1 gusht të vitit 1992, nuk shkova në redaksinë e “Lirisë” se isha me temperaturë, në shtrat. Në mbrëmje, bie zilja e telefonit dhe folësi m’u paraqit me emër dhe më tha: -Nesër është mirë të jesh në kishë. - Atëherë, të panjohurit mezi ia kujtova emrin. Më tha se kishte bërë edhe një shkrim në gazetën tonë “Liria”, kohë më parë. -Nuk kam shkuar ndonjëherë në atë kishë, - i thashë - por do të vij, patjetër. Fjeta copa-copa, se më kujtoheshin mjaft gjëra. Janullatosi kishte ardhur ekzark dhe tani kërkonte të vinte pas njërës këmbë, edhe tjetrën. Kisha dëgjuar se ithtarët e tij flisnin se ai kishte një pozitë të mirë kishtare në Athinë, ishte çmuar edhe si akademik, dhe sikur po e pranonte ofertën vetëm se e kërkonin nga të gjitha anët që të kryesonte kishën shqiptare (sipas një ithtari të tij me emrin Aleko). E dija edhe se “anaksos” donte të thoshte “votë kundra”. Saktësisht: “I padenjë”. Zgjedhja kërkonte votim tërësor, 100 për qind me unanimitet; domethënë pa vota kundër. U zgjova me vonesë se gjumi më kishte zënë shumë vonë. Pa hyrë ende brenda portës së madhe të kishës, dëgjoheshin thirrjet në kor: “Anaksos, Anaksos, Anaksos, Jo, Jo, Jo!” Erdhi një çast që filluan këngët: “Për Mëmëdhenë”. “Ejani këtu! Këtu! Këtu!” Pastaj: “Noli! Noli! Noli!” “Rroftë Kisha Autoqefale!” “Jashtë Janullatosi nga Shqipëria!”.
Mbi pupitër, në një jastëk mëndafshi, ndriçonte një kurorë. Ishte parashikuar edhe epilogu triumfal! Por hesapet, - themi ne shqiptarët, - ishin bërë pa hanxhiun! Ortodoksët përreth më thanë se në fillim të gjullurdisë kishte dalë një i ri, me dolloma të zezë e më një jakë rrethore të bardhë që kishte thënë, me buzët të mikrofoni: -Ju lutemi, qetësi! Qetësi, ju lutemi! Jemi në shtëpinë e Zotit. Por kjo ishte bërë shkas që të ngrihej edhe më tej volumi: - Kisha është shqiptare! Zoti është me ne. Dhiaku i ri u largua me gjithë mikrofonin, të cilin mezi e çmontoi. Por s’kishte nevojë për mikrofon. Zëri ynë ushtonte gjer në majë të kupolave. Kaloi njëfarë kohe me kor e me “anaksos” dhe u ndjenë lëvizje e kërcitje dyersh të ajodhimës. U panë veladonë të zinj në lëvizje, por jo nga porta e madhe e kishës. U ulën zërat, si për të dëgjuar më mirë se ç’ po ndodhte. Ata të radhëve të para ndjenë lëvizjet gjer në derën e pasme të ajodhimës. Pastaj zëri përçoi zërin dhe u dëgjua në të gjithë sallën e kishës: - Po ikin! Po ikin! Në oborrin e madh u prish heshtja nga uturimat e veturave që dolën në rrugën e Kavajës. Sytë u drejtuan te jastëku mbi të cilin ishte vendosur kurora. Ajo nuk ishte aty! Kisha u zbraz për punë sekondash. U dëgjuan ca zëra të hollë protestues murgeshash, të cilat kërkonin, si duket, pak më shumë njerëzillëk. Por, njerëzit nuk e kishin mendjen te mirësjellja që mëtonin ato. Ata donin të dinin ku po shkonin, ku do të vinin, me kurorën që e mbante me kujdes dhiaku i ri, si një gjë që mund të thyhej! Një ortodoks që e kishte lënë makinën jashtë oborrit, në trotuarin e djathtë të Rrugës së Kavajës, si më i shpejtë, e arriti vargun e makinave që përfunduan te hotel “Tirana”. Kaq ishte kërshëria e tij. U kthye dhe u tha njerëzve: -Kanë shkuar te Pesëmbëdhjetëkatëshi! Ata më kureshtarët shkruan, ngjitën shkallët dhe zunë vend në sallën ngjitur. Lajmi u përhap nga ata: Kurorëzimi u bë në hotel “Tirana”!
Ky kurorëzim a ka bazë ligjore kishtare, dhe a mund të konsiderohet ende në fuqi?
Të nesërmen, më 3 gusht ‘92, i gjithë kryeqyteti e mori vesh lajmin, bashkë me komentin: Ky nuk quhej kurorëzim. Kurorëzimi bëhej në kishë, gjë që nuk u realizua.
Së pari, ngjarja e 2 gushtit të vitit 1992 mori dhenë, u bë e bujshme dhe ishte një njollë turpi për atë pamje groteske që mori ai lloj “kurorëzimi”, i cili nuk mund të jetësohej në kishë. Kur themi se ngjarja u bë e bujshme, kemi parasysh se afërsisht 16 vite më parë nuk ishin gazetat dhe televizionet e sotme e megjithatë, lajmi u përhap dhe u bë i njohur kudo. Asnjë kurorëzim sipas riteve ortodokse nuk është bërë në birrari! Pra nga pikëpamja kanonike, Eskarku as formalisht nuk e kapërceu këtë shkallë hierarkike fetare në vendin tonë. Së dyti, kuptohet, e pa vërteta që doli vetvetiu në shesh, se gjoja “populli e kërkoi vetë kurorëzimin”. Këto ishin fjalët e A.Dhimës e të njerëzve të tjerë. Lëshoheshin si biseda rrugësh. Por, kryetari i Komitetit për Autoqefalin Shqiptare, ortodoksi Petrit Bidoshi, i rrëzoi me argumente në një intervistë të datës 23 tetor 1997. Së treti, ardhja e Eskarkut u bë në fshehtësi dhe kurorëzimi nuk u shpall më parë. Por të fshehtat e mëdha kanë këmbë, siç thuhet. Kur “e dashka populli”, përse duhej bërë si një fakt i kryer? E, meqë akti mbeti i pakryer, mbeten sajesat për të përligjur dështimin. Falsifikime e mashtrime, sepse ata kanë në thellësi të shpirtit teorinë “çdo ortodoks është grek”. Kjo ka qenë teori e Imzot Kotokos, Imzot Sebastianos dhe të gjithë ithtarëve të Megalidhesë. Kjo është një shpifje antishqiptare. Një kryepeshkop i Kishës Autoqefale do ta kishte përgënjeshtruar prerazi një thënie të tillë, me prapamendime dhe me synime shoviniste. Por këtu antishqiptarizmi bashkohet me hipokrizinë. E katërta - duhet thënë edhe kjo, pa u zgjatur më tej: nuk vonoi edhe hakmarrja ndaj apostullit të autoqefalis, imzot Nolit: Fotoja e madhe e Fan Stilian Nolit u hoq nga holli i kishës, në vendin më të dukshëm të saj, se gjurmët që kishte lënë ky autoqefalist i madh, përgatitës i shquar i librave kishtare në shqip, nuk i duheshin më hirësisë së re, me autoqefalinë e tij që binte ndesh në mënyrë flagrante me nenin 16 të statutit të kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për cilësitë e kryepeshkopit, të peshkopëve dhe zëvendësve të tyre lokalë, për sekretarin e përgjithshëm të Sinodit: të jenë prej gjaku shqiptar, nënshtetësie shqiptare, kombësie shqiptare dhe prej gjuhe shqiptare.
Ngritja e Janullatosit në krye të kishës Autoqefale Shqiptare është një akt i thjeshtë fetar apo shprehje e politikës së qarqeve antishqiptare?
Në të vërtetë, në pyetjen tuaj ka një pasaktësi, e cila përdoret tashmë për forcë zakoni: Kisha jonë e tanishme nuk është autoqefale, po të respektojmë statutet kishtare. Mendoj se akt i thjeshtë fetar nuk është. Gjithashtu, po të kemi parasysh se feja mund të instrumentalizohet. Zoti nuk do të donte politizimin e fesë. Veçse është e përligjur atdhedashuria e kombit nga cilado fe. Vepra monumentale e Fan Nolit është autoqefalia, siç është shprehur Konica. Dy antagonistë të mëdhenj Noli dhe Zogu, u bënë solidarë për autoqefalinë. Dhe nuk është e rastit që Kryeministri i Zogut, Koço Kosta, e uroi Fan Nolin për realizimin përfundimtar të autoqefalisë, në vitin 1929. Nëse Shqipëria e varfër nuk mund të akuzohet për asnjë veprimtari kundër cilitdo shtet, sepse askush nuk mund të ketë një provë - sado rudimentare të një grimce shovinizmi - kjo nuk mund të thuhet edhe për shtete të tjera ndaj nesh. Shqipëria nuk i ka borxh asnjë pëllëmbë toke askujt. Të tjerët, po, na kanë borxh neve. Në këto kushte, ne kemi qenë vazhdimisht nën kërcënim. Prandaj, është një hare e njëmendët paradhoma e NATO-s, që na u ofrua para pak kohësh. Po na shtohet entuziazmi se, duke mos i rënë më në qafë askujt, nuk do të jetë e mundur të na bien në qafë. Kuptohet se ajo fraza dashakeqe se “çdo ortodoks është grek”, e themi me bindje, se do të tretet dhe kuptimi i saj do të mbetet vetëm si një njollë e errët e qarqeve aspak dashamirëse ndaj vendit tonë. Mos të harrojmë se në luftën e tyre civile, pas Luftës, u kemi dhënë ne “psomi”, me dashamirësi!
Një pjesë e besimtarëve ortodoksë iu kundërvu qysh në fillim Janullatosit në synimin e tij për të kapur kreun e Kishës Autoqefale Shqiptare. Ju, si intelektual, me sa di unë, jeni pjesë e këtij kundërveprimi publik. Cilat ishin shkaqet e këtij reagimi?
Për kundërvënien nuk dëshmon vetëm 2 gushti i 1992-shit, për të cilën folëm. U ngrit një komitet për mbrojtjen e autoqefalisë, me kryetar Petrit Bidoshin. Intelektualët shqiptarë, pa dallim feje, i kanë quajtur institucionet fetare si pasuri kulturore. Edhe në formë zyrtare, Kryetari i Komisionit Parlamentar të Kulturës, U.Butka, bashkëveproi me ortodoksët dhe qe i pranishëm më 2 gusht të ‘92-shit. Kështu, vërtet në kishë myslimanët ishin të pakët, veçse kisha Autoqefale Ortodokse nuk është vetëm e ortodoksëve, por e të gjithë shqiptarëve, siç e kishte theksuar Imzot Noli e korifenjtë e tjerë të autoqefalisë: ajo i ka portat e hapura dhe për fetë e tjera. Në Kishte ishte e pranishme elita kulturore shqiptare. Uran Butka kishte ardhur në cilësinë e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Kulturës. Madje, një grup ortodoksësh, një ditë më parë, i kërkuan takim këtij të fundit në Parlament dhe ky i priti duke mbështetur përpjekjet e tyre në mbrojtje të Kishës Autoqefale Shqiptare. Kështu, prania në kishë në atë ditë kritike i kishte përfaqësuar të gjithë shqiptarët për të bërë të pamundur kurorëzimin: ortodoksët në pjesën dërrmuese; pak myslimanë, për të treguar se kisha ortodokse nuk është e mbyllur; por edhe intelektualë, për të plotësuar një kuadër të përgjithshëm, për të cilin janë të interesuar të gjithë shqiptarët. Në vigjiljen e 2 gushtit, në natën e datës 1, Butka mori takim me Presidentin e Republikës (ora 24.00), bashkë me pjesëtarë të Këshillit të Kishës Ortodokse. E njoftuan për përpjekjen që bëhej për shugurimin e Janullatosit dhe pasojat që mund të rridhnin më vonë. Presidenti u tha në takim se hierarku kishtar ishte pranuar si Eksark, domethënë me detyrë të përkohshme, dhe në këtë mënyrë ky nuk do të kishte mundësinë e emërimit të Sinodit të peshkopëve. Por Eskarku e shpalli veten kryepeshkop në mënyrë jashtë kanonike (sepse u bë jashtë Kishës) dhe më pas emëroi edhe Sinodin e shenjtë me katër kryepeshkopë: të Durrësit, Beratit, Gjirokastrës dhe Korçës, dy prej të cilëve me kombësi greke, duke përgatitur në këtë mënyrë sërish zgjedhjen e një kryepeshkopi grek pas tij. Meqë u përmend sërish kjo datë, duhet ritheksuar se çka u bë më 2 gusht ishte krejtësisht spontane. Thënia se kundërveprimin e bënë myslimanët, nuk i përgjigjet së vërtetës.
Marrë me shkurtime nga gazeta “Republika”
Nga Prof. Dr. Anastas Janullatos*

Në artikullin me titull “Bollano dhe Dule t’u kërkojnë falje shqiptarëve”, që u botua në gazetën tuaj, në dt. 20.9.2010, z. Kristo Frashëri i referohet personit tim në një paragraf të zgjeruar. Me gjithë zakonin tim, që të mos u përgjigjem komenteve denigruese ndaj meje, duke ndjerë detyrimin për të vënë në vend të vërtetën historike, deklaroj se pohimet e tij janë të pavërteta. 1. Po e filloj nga titulli i paragrafit: “Janullatos, peshkopi i fronëzuar në hotel “Tirana”. Dhe më poshtë vijon pohimi i tij se “të gjithë e mbajnë mend se ceremonia solemne për fronëzimin e tij në kishën katedrale të Hyjlindëses në Tiranë, dështoi për shkak të kundërshtimit të besnikëve të krishterë, të pranishëm në këtë ceremoni. Dihet gjithashtu se ai u fronëzua kryepeshkop i kishës në Tiranë në një nga sallat e Hotel “Tirana International”, një solemnitet në kundërshtim me rregullat e shenjta të Kishës”. Ky është një përshkrim i gënjeshtërt. Ngjarjet e vërteta ndodhën si më poshtë:
Të dielën e 2 gushtit 1992, në Kishën Katedrale të Tiranës, të mbushur plot me përfaqësues të orthodhoksëve nga e gjithë Shqipëria, Mesha Hyjnore u krye rregullisht bashkë me tipikonë e fronëzimit. Në përfundim të saj, një grup njerëzish të dërguar enkas, në drejtimin e një deputeti jo të krishterë, në pjesën e fundme të kishës, në përfundim të shërbesës, hodhën disa parulla kundër Kryepiskopit. Por këto u mbytën nga qindra zëra të besimtarëve orthodhoksë që kishin mbushur kishën, duke bërë aklamacione pro Kryepiskopit. Shumë nga pjesëmarrësit- z. Frashëri nuk ndodhej aty- i kujtojnë ngjarjet me shumë saktësi. Në hotel “Tirana” u shtrua thjesht një drekë në shenjë nderimi. Është e habitshme, se si z. Frashëri, me një mosnjohje të thellë, flet si specialist i kanuneve të Kishës, të cilët me sa duket i njeh shumë pak. Fakti se të gjitha Kishat Orthodhokse Autoqefale në mbarë botën e njohën pa kurrfarë vështirësie Kryepiskopin e ri, nxjerr në pah se nuk u bë asnjë shkelje e askurrfarë kanoni dhe rregulli.
“Gazeta Shqiptare”, e diel, 26 shtator 2010

Petro Dhimitri -…Doemos ky gabim historik pati reaksion të shumë besimtarëve të Tiranës, të cilët arritën të këndonin në kishë këngën “Për Mëmëdhenë” e të mos aprovonin kurorëzimin ose fronëzimin e kryepeshkopit Anastas. Edhe pse ndodhi kështu, edhe pse radiotelevizioni njoftoi se ceremonia nuk u bë, pra kryepeshkopi nuk u fronëzua, zoti Aleko Dhima na tha se ai u caktua. Pra, që të dielën është kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.
Edhe në qoftë se Zoti do t’ua falte këtë gabim, nuk e di nëse nëna Shqipëri dhe martirët e luftës për pavarësinë e kishës shqiptare, do ta kalonin në heshtje këtë mëkat të madh ndaj atdheut të tyre.
Përsëri e theksoj: vlerësoj dhe respektoj hirësinë e tij Anastas, ashtu si dhe popullin e shtetin grek, por në shekuj kemi luftuar që Shqipërinë ta gëzojnë e drejtojnë shqiptarët dhe mos ta japim tani për një copë krodhë, qoftë ajo edhe pa asnjë prapamendim.
“Rilindja Demokratike”, e martë 4 gusht 1992Lidhur me disa thënie të presidentit Berisha, të botuara nga shtypi dhe agjencitë greke, sqarojmë sa vijon:
Në qëndrimet e Shqipërisë ndaj Maqedonisë nuk ka asnjë ndryshim dhe sa për Shqipërinë, emri i Maqedonisë nuk përbën ndonjë pengesë për njohjen e këtij vendi.
Lidhur me fronëzimin e Kryepeshkopit, Presidenti nuk ia ka dërguar ndonjë mesazh kishës ortodokse.
Së dyti, për këtë problem, ai është i një mendimi me kishën ortodokse në Boston, se kjo duhet pranuar si një zgjidhje e përkohshme dhe në përputhje me statutet e kishës Autoqefale Shqiptare. Presidenti ka kundërshtuar sinodin e emëruar nga Patriarkana, kurse krejt pa baza janë aludimet që janë bërë në disa organe të shtypit në Beograd apo Athinë se ka një ndryshim pikëpamjesh lidhur me shqiptarët në Kosovë. Theksoj se Shqipëria ka deklaruar e deklaron; se nuk kërkon ndryshimin e kufijve, por respektimin e plotë të të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve, duke përfshirë edhe të drejtën e vetëvendosjes që parashikohet në Aktin Final të Helsinkit.
Të gjitha interpretimet e tjera janë të pasakta.
“Rilindja Demokratike”, e martë 18 gusht 1992

 

mer dak, une thash qe SOT ortodokset s'jane patriote dhe kaq. Anti kosovaret ne Shqiperi jan zakonisht ortodokse e vlleh ne disa raste, grekofilet po ashtu (ne jug) jane po ashtu ortodokset. Ortodokest jane po ashtu ata te cilet mbajne ne krye te kishes se tyre greke si puna e ktij qe thote qe Kosova eshte Jeruzalem i Serbise.

Ti ke ardhur ketu qe te besh lojen e ketyre grekerve? Se ata kete duan te na ndajne. A jan a s'jan ortodokset patriote shikoji ne parlamentin shqiptar.

Te vetmit parlamentar shqiptar qe kan patur guximin te flasin ne mbrojtje te Shqiperise ne foltroren e parlamentit, ku te gjith anadollaket dine vetem te zgerdhihen e te perkulen si paraziter qe jane, kan qene ortodokse. Secili ka Shqiperine e vet, do dhe mbron Shqiperine e vet, njerezine dhe shtepine e vet. Ashtu edhe ortodokset shqiptar kan shqiperine e tyre brenda te madhes shqiptari, por e kan mbrojtur me me nder dhe dinjitet se gjith te tjeret. Pa pike diskutimi, duke filluar qe nga rilindasit deri tek Pandeli Majko dhe Spartak Ngjela etj. Me llafe dhe me pordhe i duan shume kosovaret ne Shkoder dhe ne Kukes, por gjate kohes te luftes i rropen me cmimet e dhomave me qera, kurse ata ortodokset ne jug te Shqiperise i strehuan falas ne shtepiat e tyre, per te mos fol per Majkon etj ortodokse asokohe .......

dakord, ka patur nga ata qe u kane marre leke. dhe nuk ka vend per pergjithesime ketu, e as per krahasime. nese Kukesi priti 300 000 kosovare brenda 2 javesh, dyshoj se Saranda ka patur me shume se 1000. Prandaj, mos i bini kot me kot, duke edhe te njohur hunden tende, qe feja nuk ka absolutisht asnje fare rendesie... shqiptari e beri ate pritje, jo se kosovaret ishin shqiptare, jo se ishin myslymane, jo nga feja, e jo nga kombesia. jam i bindur qe populli jone do kish vepruar njesoj me kedo qe do te qellonte ne kulm te deshperimit ashtu. dhe aty e treguam zemren e madhe para gjithe botes e i lame si te trullosur e te turperuar.

Thash mendimin tim me sinqeritet, qofsha gabim. Nuk dua ti hyj shume gjate ketij muhabeti por e kan bere zakon keta kete punen e jugorve dhe ortodoksve me kosovaret. Kan marre nje si tip hovi keta krahinistet e siperm. Po te ishte per pune krahinash jugu apo Laberia qe permendet shpesh nga disa ketu pa lare me pare gojen, nuk kane pasur kurre e nuk kan nevoje per askend tjeter, sepse kane ditur edhe dine ti dalin per zot vet vetes te tyre, historikisht, qe nga Pirrua e der ne ditet e sotme, dhe i kan dale gjith Shqiperise e me rrotull per zot sa here ju eshte tekur. Por jemi te gjith shqiptar dhe hajde te bejme te gjith per shqiperine se e kemi te perbashket e ti leme krahinizmat dhe emertimet fetare.

zotrules

Me duhet ta them, sidomos ty. Mos harro ne asnje moment, qe ne Shqiperi ka vetem nje pjese anti-kombetare, shumica nga injoranca, dhe eshte pjesa e atyre qe mbeshtesin kete palo politike keto 20 vjet qe ka qene ne thelb anti-shqiptare, dhe e instaluar me nje qellim te vetem, shkaterrimin e cdo gjeje shqiptare, kulture tradita, deri ne shfarrosje demografike. Ata jan nga te gjitha krahinat dhe nga te gjitha fete, shumica jan mbeshtetesit e berishes. Nuk ka asnje grup tjeter natyral qofte krahinor qofte fetar qe te jete pjese reaksionare ndaj kombit. ASNJE.

Po ti e permende Kukesin dhe e krahasove me bujarine hyjnore te ortodoksve. Nese ke kete mendim qe sapo ke thene, duhet ta shpjegosh edhe njehere ate krahasimin. - qe te mos konfliktoje me qendrimin e tanishem.

Une di qe Kukesi ka nxjerre nga burrat me burra te vendit, nga ata me te beses, kanunit dhe drejtesise. Ndersa mikepritja e tyre eshte nder per te gjithe shqiptaret.

Ama, megjithese nuk kemi kundershtime te populli, une e them edhe njehere, qe persa i perket fese, politikes fetare dhe politikes per se, kisha ortodokse eshte nje kishe satanike, qe te pakten keto 20 vjetet e fundit, pervec, pervec rastit dhe periudhes se Nolit qe e pavaresoi, kisha ortodokse ka qene nje helm per shqiptaret, nje kancer gati gati i pasherueshem, vetem te keqia ka sjelle dhe vetem kobe ka ndjelle. te pakten keto 20 vjet, nuk ka patur institucion te konsoliduar me antishqiptar sesa kisha ortodokse.

kishe satanike.

Eshte fakt, ke apo s'ke qejf ti, qe ne Kukes jan marre para per te strehuar shqiptar te kosoves, kurse ne jug dhe midis ortodokseve nuk jan marre para nga kosovaret. Nuk fola per bujari hyjnore te ortodokseve dhe pabesine apo paburrerine e kuksianve. Thash nje te vertete.

Edhe s'ke fare arsye te ngaterrosh ortodokset shqiptar me kishen. Une nuk fola per miresine dhe njerzllikun qe rrezaton kisha e janullos, se per ate jam i te njejtit mendim me ty. Nqs kisha ortodokse mbetet veper djallezore ne zemer te Shqiperise ortodokset kan treguar qe dine ta mbrojne me mire se te tjeret shqiperine e tyre. Mos harro kush eshte ne vije frontale dhe sa e lehte eshte per ata te hidhen ne llogoren tjeter.

Eshte fakt, ke apo s'ke qejf ti, qe ne Kukes jan marre para per te strehuar shqiptar te kosoves, kurse ne jug dhe midis ortodokseve nuk jan marre para nga kosovaret. Nuk fola per bujari hyjnore te ortodokseve dhe pabesine apo paburrerine e kuksianve. Thash nje te vertete.

Edhe s'ke fare arsye te ngaterrosh ortodokset shqiptar me kishen. Une nuk fola per miresine dhe njerzllikun qe rrezaton kisha e janullos, se per ate jam i te njejtit mendim me ty. Nqs kisha ortodokse mbetet veper djallezore ne zemer te Shqiperise ortodokset kan treguar qe dine ta mbrojne me mire se te tjeret shqiperine e tyre. Mos harro kush eshte ne vije frontale dhe sa e lehte eshte per ata te hidhen ne llogoren tjeter.

Kane marre leke? Kot po te pyes, ke ke njohur ti qe paska marre leke? Jo se une po e mohoj, po nuk mund te flasesh me te degjuara dhe ta hedhesh per fakt. Por, pooooor, qe duhet te kete patur, duhet te kete patur. Dhe gjithashtu, ka patur dhe ortodokse qe kane marre leke. Dhe qe ka patur, ka patur qe c'ke me te. Dhe ka patur dhe ortodokse qe as kane dashur t'i shohin me sy kosovaret... por nuk ka aresye perse te permendet kjo, - nuk arrihet gje, dhe dy-tre raste te izoluara, apo qofte dhe 50 e nje grupi qe merret ne goje, nuk perbejne ndonje fakt aq shqetesues sa te besh te kuptosh se gjithe popullsia paska ate qendrim. Prandaj edhe ky si muhabet, verrem dhe zeher eshte ne vetvete; megjithate, eshte e vertete.

Ortodokset shqiptare nuk po ngaterrohen me kishen.

Ty mund te te vije e thjeshte ta besh kete muhabet me mua, meqe une nuk pergjithesoj, edhe pse ky rast eshte pikerisht adap per te pergjithesuar. Gjithsesi, ca nga llogjika, dhe ca nga turpi, nuk do thosha, dhe nuk kam thene gjekundi "ortodokset"; sepse sikur ne 4-500 mije ortodokse, 1 ose 2 te jene te hajrit, me mjaftojne per te kursyer ate 500 mijshe nga "gojet e keqia".

Ama, te themi ate qe eshte: "kane treguar"??? Te mos flasim si shkodranet tani, se dhe shkodranet kane treguar historikisht qe kane qene qender kulture dhe zhvillimi, apo burrerie, apo shqiptarie... e ku e di une; "derisa zbriten malsoret dhe e "prishen" smiley fare Shkodren".

Nese ortodokset qenkan ne vije frontale, me ke na qenkan? Apo mos do te thuash qe paska me shume ortodokse sesa myslymane ne front me grekun? Dhe nese jane frontalisht, nuk jane ortodokset, po shqiptaret me greket. Qivuret e te pareve i kane shitur te dyja palet te greket. Ama kam pershtypjen, qe kur vjen fjala per te shitur dhe gjakun e kombin, myslymani ne rradhe te pare duhet te ortodoksohet njehere qe te kualifikohet te marre pensione nga Greqia. Ndersa ortodokset jane gjysem te gatshem per ate pune... dhe deri me sot, nuk kam pare ndonje krahine tjeter te Shqiperise qe te veteshpallet si e huaj, si joshqiptare, pervec nje krahine ortodokse andej nga "fronti". - meqe ishe fjala te mbrojtja, e.

Une po te isha duke bere muhabet me ty nuk do e permendja kurre punen e lekve, por ja qe e permenda qe ta mesoje ai me lart qe i nxorri ortodokset tradhtare dhe myslimanet veriore atdhetar. Ortodokset jane ne front sepse ata po gjuhen nga greqia, jo muslimanet.

tani degjo dy fjale nga une.

nese do te vazhdosh t'u referohesh si otodokse, edhe une do filloj t'i konsideroj per te tille, dhe si te tille kane per te marre vleresimin, e jo si shqiptare. Dhe po te jete per te tille, aaaaahhh, sa ka per te thene!!! Dy, tre apo 400 heronj te se kaluares, nuk i shpaguajne dor kurre kurverine e ketyre te sotmve.

Shqiptaret jane rrjepur te gjalle nga greku. jane rrjepur ortodokset ne fillim, kur te gjithe shqiptaret ishin te tille, dhe se fundmi, jane rrjepur myslymanet. Camet i ka rrjepur te gjalle, velai greku te ortodoksve shqipetari. dhe ortodoksi shqipetari, sot mban meshe perkujtimi per velezerit heronj te tire greku. dhe ortodoksi shqipetari, sot drejtohet nga bitha e nje velai greku, qe te gjitha gjasat i ka qe te kete qene famulltar apo edhe prift gjate masakrave kafsherore, satanike, kunder cameve.  -  na qenkerkan ortodokset ne front! Greku gjuan ate peshk qe ja merr mendja se e kap, dhe po e kapi, te kete takat ta haje. Dhe nese myslymanet i keqtrajton dhe i perbuz e neperkemb si kafshe ne greqi, ortodokset, minimumi mund te kene privilegje, dhe kane privilegje greke edhe ketu ne Shqiperi ata. Dhe jo per gje, po shume ortodokse shqiptare te sotem, po punojne kryekeput kunder atdheut dhe kombit shqiptar. si psh heronjte pederaste himarjote. keshtuqe, do ishte e udhes te mos i permendje me per ortodokse... nese jane duke vuajtur apo hequr dicka, thuaj per cfare po vuajne, dhe kush po vuan.

 Po ku je more zotrules? Apo bredh andej-kendej dhe lobon per vizat. Po he, c'thuhet? do votojne pro ne nentor? si shkon lobimi?

p.s. per mua mos ju fusni kot ketij diskutimi; faji i ortodokesve apo jo? nuk eshte faji i tyre (shumices), e ka kush e ka fajin. Kur u gjeten edhe cifute gjate luftes se 2 qe tradhetuan rracen e tyre dhe i cuan ti benin sapun, do kete ca edhe bukeshkale shqiptar? njerzit jane kudo njesoj. ke bukeshkale ketu ne blog, sa te duash. ne pamundesi qe te mbrojne greket, hedhin ndonje fjale sikur na qajne hallin qe u lodhem me keto komente. te ortodokset ka hyre asfalia kembekryq, keta shejtane thone qe; pune e madhe se janullo ca mesha po ben!

Mos u futni ne lojen e spiuneve te Janulles ne (rastin me te keq) ose idioteve ne rastin me te mire.

O toko pse o burr e merr temen peng me ter kte carcaf, fut vetem linkun.

Edhe une kam dyshime per ortodokset o kep, patriote te vertete shqiperia ka pas dumbabistet, Haxhi Qamilin, Esat Toptanin dhe ter hoxhet qe i largonin xhindet me lesh dhe thonj.

Spiridon Anastas Ilo 1876 - 1950
Si gjithmonë është bërë zakon që jeta të fillojë me lindjen e njeriut. Pra edhe Spiridoni lindi në Korçe më 30 shtator 1876 ashtu sikurse është shkruar me dorën e tij sipas dokumentit të pagëzimit
Ai lindi në një nga shtëpitë e vjetra të Korçës që ndodhet ndërmjet Mitropolisë dhe Çezmave të Reja, afër me shpëtinë e Mitkove. Këtë shtëpi Robert Ballauri e përshkruan si një shtëpi me interes, si një varian i banesës së mbyllur. Ajo ka qënë dy katëshe me hajat të mbyllur në katin përdhe. Sigurisht ngjiteshe në katin e parë me shkallë të brendëshme ku mbi hyrjen kryesore del “sofaja” në formë ekreri me tre dritare ballore. Duket qartë distanca e madhe nga pragu i portës deri në nivelin e sofasë dhe duhen ngjitur edhe disa këmbë shkallë për të vajtur te sofaja. Sofatë zakonisht në banesën qytetare të shekullit të 19-të ishin ambiente ku pushonte ose argëtohej familja, ishin të mbylluara me mindere të ulta në faqen ballore dhe muret anësore. Në dritare përveç xhamave me hapje vertikale, kish edhe kanata, gjë që dëshmon për masat që mereshin atëhere kundër klimës së ftohtë dimerore. Muratura e akrerit ishte si gjithmonë çatia e suvatuar me llaç gëlqere, kurse muret e tjera të banesës – mure guri 40 deri 60 cm të gjërë ishin të pasuvatuar. Terreni ku ngrihej banesa kishte një pjerësi të lehte kështu që oborri me kalldrëm që shtrihej përpara godinës, çdo një metër e gjysme afërsisht kishte një shkallë po të gurtë. Gjithsej kishte katër shkallë të tilla. Nga prapa kishte përsëri oborr dhe një derë që të nxirte karshi shtëpisë së Mitkove.
Mund të themi se në këtë dhjetvjeçar lindën në Korçë shumë patriotë të shquar, sepse siç duket ishte kjo periudhë kur shoqëria midis tyre i frymëzoi këta njërës me të njëjtat ideale që të luftonin për pavarësi e për liri.
Shkollën fillore e bëri në Korçë dhe pastaj po këtu vazhdoi edhe gjimnazin grek të Korçës. Me Themistokli Gërmenjin e Sotir Pecin bëhen shokë fëmijërie që kur ky i fundit vinte te tetoja e tij në Korçë, e cila banonte në mëhallën e Spiridonit në rrugën që sot mban emrin Pandeli Cale.
I mbrujtur që në atë moshë me ndjenjat kombëtare ai në gjimnaz nuk mund të lejonte mësuesit e tij grekomanë që të shanin dhe të përbuznin kombin shqiptar, prandaj një herë kur një nga mësuesit grekomanë po propagandonte kundër Shqipërisë ai u grind me të, e shau rëndë, u hodh nga dritarja dhe nuk u kthye më në atë shkollë. Ai nuk mund të duronte propagandën greke e cila synonte që Korçën t’a quante greke, dhe theksonte që populli shqiptar është populli më i vjetër i Ballkanit “Pellazgët – thoshte ai, – kanë qënë paraardhësit tanë, prandaj ne jemi krenarë që jemi shqiptarë, dhe duhet të punojmë që mëmëdheu i ynë të përparojë dhe te zerë vendin që meriton në radhët e kombeve të tjerë të Ballkanit dhe të Europës.
Që në moshë të re ai lidhet me grupet patriotike të qytetit të Korçës që luftojnë për çlirimin e Shqipërisë nga rrobëria turke.
Ai vizitonte shpesh Shkollën e Vashave në Korçë, që ishte kthyer në një fole kombëtare të lëvizjes patriotike në Korçë. Këtu ai duke u lidhur me patriotët e njohur të kohës, mbruhet akoma më shumë me ndjenjat patriotike, jo vetëm për çlirimin e kombit shqiptar, po edhe për çlirimin e kombeve të tjerë të shtypur nga zgjedha turke.
Ai jo vetëm që mer pjesë në mbledhjet që bëhen në shkollën e Vashave edhe me komitët, por ai u mëson këngë patriotike të gjithë atyre që frekuentonin këtë “Fole Kombëtare”. Ish nxënëset e kësaj shkolle e kujtojnë sidomos për këngët patriotike që këndonte me zërin e tij të fortë prej baritoni.  Për të ndihmuar lëvizjen për çlirimin kombëtar ai nuk kurseu asgjë. Shiti njërën pas tjetrës tërë pasurinë që kish lënë babai (vreshta, ara, shtëpi, etj) dhe paratë që mori i përdori të gjitha për të ndihmuar lëvizjen për çlirimin kombëtar. Për ndihmat që ka dhënë në këtë drejtim flet edhe Goni Katundi duke theksuar “Spiridoni ishte i gatshëm dhe dha çdo gjë, jo si disa të tjerë që thoshin “t’i kam”. Për ndihmat që ka dhënë shkruan edhe Mihal Grameno në kujtimet e tij “Kryengritja Shqiptare”.
Që herët ai shkon në mërgim fillimisht në Rumani dhe pastaj në Amerikë ku afrohet më tepër me rrethet patriotike që vepronin e punonin për çlirimin dhe përparimin e mëmëdheut.
Në vitin 1906 Spiridonin e gjejmë në Amerikë ku së bashku me Mina Gramenon, Thanas Mborjen, Petro Nini Luarasin e shumë korçarë të tjerë, më 1 janar 1906 themelojnë shoqërinë “Mall i Mëmëdheut” dhe më vonë së bashku me Fan Nolin etj formojnë shoqërinë “Besa Besën” që më vonë shërbeu si themel për ngritjen e shoqërisë panshqiptare “Vatra”. Ai jo vetëm që është ndër themeluesit e këtyre shoqërive, por hap dhe një bar - kafe bilardo në Boston që përdoret si klubi i shqiptarëve atje. Ai mban miqësi me personalitetet më të njohura të lëvizjes kombëtare si Petro Nini Luarasi, Sotir Peci, Fan Noli etj. Vlen për t’u theksuar se kafenenë e tij ku kish dhe apartamentin e banimit, ai e përdor edhe për të stehuar shokët e tij. Kështu kur vjen Fan Noli në Boston ai streohet tek Spiridoni në adresën: 239 Pleasant St. Boston Mass. si dhe Agathokli Çamçe që më von u bë dhespot në Korçë etj.
Në 8 mars 1907 Spiridoni si delegat i New Yorku-t së bashku me gjashtë shokë të tjerë si Sotir Peci, Kristo Qirka, Vangjo Myller etj bën pjesë në delegacionin e caktuar për të marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Fan Nolit si prifti i parë shqiptar në Amerikë. Ja se si shkruan Fan Noli në “Autobiografia”: “Në shugurimin për prift muarën pjesë në suazën e një delegacioni shokët shqiptarë Sotir Peci, botues i “Kombit”, Spiridon Ilo nga Bostoni etj...”
Në Amerikë Spiridoni në këtë kohë ndihmon edhe për botimin e librave shqip duke kontribuar me të holla, si dhe për librin e parë të Fan Nolit “Izraelitët dhe filistenjtë”.
Më 1907-1908 në Amerikë kish shkuar Bajo Topulli për të mbledhur ndihma për kryengritesit shqiptarë. Spiridoni së bashku me vullnetarët nga Amerika kthehet përsëri në Shqipëri për t’u bashkuar me çetat. Në këtë kohë shpallet hyrieti. Më 1908 me shpalljen e Hyrietit ai jo vetëm që është antar i shoqërive patriotike të Korçës si “Klubi i diturisë shqip”, “Përparimi” etj, por merr pjesë aktve në to. Në shtëpinë e Spiridonit banojnë dhe punojnë figura të rëndësishme të lëvizjes patriotike të Korçës si Thanas Floqi, që në këtë kohë ish drejtor i shkollës shqipe të djemve dhe shkronjës i gazetës Korça”, Hil Mosi me të cilin ardhën së bashku nga Rumania, patriot dhe poet i njohur shkodran që organizoi dhe shoqërinë sportive “Vllaznia” në Korçë. Në shtëpinë e tij themelohet shoqëria “Lidhja Ortodokse” që botonte dhe revistën me të njëjtën emër të udhëhequr nga Mihal Grameno. Ja se si e përshkruan Nikollaq Zoi këtë moment: “Ishte e djelë pas mesdite kur u themelua kjo shoqëri. Në shtëpinë e Spiridon Tasi Ilos u mblodhën shumë patriotë që dolën së bashku nëpër rrugët duke kënduar këngën “për mëmëdhenë” dhe kur kaloi para mitropolisë, dritaret dhe shkallët e saj ishin plot me grekomanë të egërsuar dhe të trembur nga formimi i kësaj shoqërie……”.
Patriotët e levizjes çlirimtare themeluan në Korçë shoqërinë “Banda e Lirisë” që e ka pasur qëndrën e veprimtarisë së saj në Shkollën e Parë shqipe që u themelua në Korçë. Spiridoni në këtë shoqëri, ka qënë një nga aktivistët kryesorë jo vetëm se në të ai këndonte, shkruante dhe kompozonte këngë patriotike e lirike për këtë grup por dhe luante me vegla muzikore. Nga dëftesa e kuotizacioneve mësojmë për kuotat që paguanin antarët e kësaj shoqërie ndërmjet të cilëve dhe Spiridon Ilo. Ndërmjet shokëve që ai pati atje ishin edhe dëshmorët e Orman Çifligut Stefan Kondillari, Kosta Kosturi, Odhise Piasto, Tushi Krastallillaku, e Nuçi Llapi. Kjo ishte edhe një nga arsyet që librin e tij të parë “Dëshirat e Zemrës” me përmbledhje këngësh ay u a dedikon gjashtë dëshmorëve të Orman Çifligut.

  • Ndër këngët e para që përvehtësoi Banda e Lirisë krahas “Hymnit të Bandës” të shkruar nga Hil Mosi dhe “Për Mëmëdhenë” të shkrojtur nga Mihal Grameno, ishin dhe kënga patriotike “ Të gjithë ne o djema” si dhe kënga lirike “Sa bukur rronim”, shkruar, kompozuar dhe kënduar nga vetë Spiridoni. Veçanërisht kënga “Të gjithë ne o djema”

    TË GJITHË NE O DJEMA

    Të gjithë ne o djema
    Të apim dorënë,
    Se neve jemi shokë
    Me bes’e dashuri!
    Eja mblidhuni këtu, (tri her&eumlsmiley
    Bashkë me ne
    Të gjithë ne o shokë
    Të apim fjalënë
    Për të mjerën nënën t’onë,
    Të bëjmë mirësi!
    Eja mblidhuni këtu, (tri her&eumlsmiley,
    Bashkëme ne
    Se fjala t’onë është
    Liri për Shqipëri
    Ahere flamuri ynë
    Shkëlqen e mbretëron!
    Eja mblidhuni këtu, (tri herë
    Bashkë me ne

    SA BUKUR RRONIMË

    Sa bukur rronimë
    Kur ishim bashkë!
    Dashurin e kishimë
    Të ëmbël shumë
    Zili na kishinë
    Të gjithë bota
    Kur na shikoninë
    Bashkëtë dy

    Tani q’ u larguamë,
    Po dëshërojmë,
    Sytë me lot ngarkuamë,
    Jetën shkurtuamë,
    Gjersa të vinjë,
    Ora e mirë,
    Që të shoh,
    Pa le të vdes!

    Të dua , të dua, të dua
    Gjer në buzë të varrit
    Edhe të vdekur
    Edhe të vdekur
    Unë s’ të le!

    u bë hymn luftarak jo vetëm në luftën për çlirimin kombëtar, por edhe më vonë duke u bashkuar me këngët “Për Mëmëdhenë “ të Mihal Gramenos, “O Trima Luftëtarë “ të Thanas Floqit ajo ushtoi në të gjithë Shqipërinë si në shkollat dhe në demonstratat, në qendrat e okupuara nga fashizmi, nëpër burgjet, në gojën e partizanëve në malet dhe territoret e çliruara, në arbëreshët e Italisë si dhe në rrugët e Tiranës dhe të qyteve të tjera në vitet ’90 në luftën për përmbysjen e diktaturës komuniste.
    Ja si shkruan Eno Koço në librin e tij “Kënga Karakteristike Korçare”: “Midis vjershëtorëve e kompozitorëve, këngët e të cilëvë fituan këtë cilësi të re (këngë të stilit të lehtë patriotik) dhe që këndohen gjithë pasion edhe sot janë:.....Spiridon Ilo me “Të gjitë ne o djema”, Hil Mosi dhe të tjerë, .... shëmbull tipik i refreneve tip marshi është ay i këngës “Të gjithë ne o djema”, shëmbull 1, ku fraktura ritmike e pikëzuar, hallkat e sekuencave dinamike zbritëse, karakteri i vendosur luftarak e mobilizues, shprehja e natyrës shoqërore, të gjitha këto harmonizohen më së miri me tekstin “Eja mblidhuni këtu, këtu, këtu”. Siç u vu në dukje edhe më sipër me marrje dhënien e blloqeve të ndryshme të këngëve, ky refren ka gëzuar privilegjin të huazohet nga këngë të tjera....”.
    Në këto klube dhe shoqëri patriotike, si dhe jashtë tyre, Spiridoni punon së bashku me patriotë të tjerë që ishin në këtë kohë në Korçë si Mihal Grameno, Thoma Avrami, Nepsi Kërënxhi, Qamil Panariti, Stefan Kondillari, Dr Haki Mborja etj. të cilët i gjejmë të reshtuar në çetat e asaj kohe.
    Shtëpia e Spiridonit kthehet në një bazë ilegale si për komitat që vinin nga malet ashtu dhe për ata që punonin brenda në qytet. Aty organizoheshin mbledhjet ilegale të patriotëve demokratë si Mihal Grameno, Dr. Haki Mborja, Hil Mosi, Thanas Floqi, Thoma Avrami, Nepsi Kërënxhi, Thanas Mborja, Koço Grameno, etj.
    “Themistokli Gërmenji, si udheheqës i lëvizjes çlirimtare të Korçës, sa herë vinte nga Manastiri në këtë qytet, duke i u shmangur rojeve turke, vinte në orët e natës në shtëpinë e Spiridonit. Me shokët e mbledhur aty, rihnin problemet e ditës, i vinte në korent ç’ bëhesh në Maqedoni dhe u jepte udhëzime të reja”, -shkruan e shoqja e tij Evdhoksi Gërmenji në deklaratën e saj.
    Kjo shtëpi edhe për pozicionin e saj të përshtatshëm në anën lidore të qytetit shërbente si bazë për të fshehur komitat. Një herë Hil Mosi solli aty Spiro Belkamenin, i cili po gjurmohej dhe ishte në rrezik të zbulohej dhe të kapej. Mbasi ndenji disa ditë aty shkoi në shtëpinë e Thanas Mborjes.
    Krahas aktiviteteve të tjera, në kuadrin e shoqërive për zhvillimin e arsimit dhe kulturës kombëtare, Spiridoni më 1909 së bashku me Mihal Gramenon, Thanas Floqin, Hil Mosin, Stefan Kondillarin, Thoma Avramin, Nepsi Kërënxhin, etj organizojnë dhe shfaqin për popullin e Korçës dramën “Besa” të Sami Frashërit, në të cilën Spiridoni lot një nga rolet kryesore, atë të Rexhepit. Aktiviteti i shoqërive patriotike filloi të zhvillohet me hapa të shpejta. Patriotizmi i popullit. i ndrydhur deri tani nga shtypja e egër e turqve filloi të shpërthejë me hov të madh. Xhon Turqit që në këtë kohë kishin marrë udhëheqjen e shtetit turk, u trembën nga këto lëvizje dhe nga patriotizmi i flaktë, jo vetëm i shqiptarëve, por edhe i popujve të tjerë të Ballkanit, dhe filluan të nxjerin pengesa në punën patriotike të kombeve të ndryshme. Ndër këto ishte dhe pengesa për të mos lejuar përhapjen e gjuhës shqipe. Ata në këtë kohë nuk mund të dilnin hapur kundër gjuhës shqipe prandaj u munduan dhe bënë shumë përpjekje, që gjuha shqipe të shkruhej me gërma arabe. Kjo ngjalli një zëmërim të madh në shqiptarët, të cilët u ngritën të gjithë për të kundërshtuar këtë vendim. Lufta për të mbrojtur deri në fund alfabetin me shkronja latine, kundër përdorimit të shkronjave arabe, ishte çështja kryesore e ditës e patriotëve shqiptarë. Këto i diskutonin në mbledhjet që bënin Themistokli Gërmenji, Thanas Floqi, Dr. Haki Mborja, Hil Mosi, Thanas Viso Mborja etj kur mblidheshin në shtëpinë e Spiridonit. Për këtë u vendos që të bëhej një miting i madh në Korçë që u quajt “Mitingu i abecesë”. Spiridoni përveç punës për organizimin e këtij mitingu, tregonte se si atë ditë shkurti, u mblodhë në shkollën shqipe të Vashave dhe që aty me Bandën e Lirisë në krye dhe duke kënduar “Këngën e Alfabetit” dhe këngë të tjera patriotike si “Për mëmëdhenë”, “Të gjithë ne o djema” etj marshuan drejt Kodrës së Shëndëllisë ku u organizua mbledhja dhe ku bashkë me qytetarët vërshuan dhe mijra njerës nga fshatrat përreth. Me këtë rast u bë një fotografi pllakat, të cilën Spiridoni e ka ruajtur ndër reliket e ti si kujtim të asaj dite madhështore.
    Më von i ndjekur nga represioni i madh që u vendos, më 10 mars 1910 ay nëpërmjet Manastirit niset për në Rumani, ku ndërmjet të tjerave shkruan dhe këngën:

    “MALL PËR MËMËDHENË DHE PËR NËNON”

    Nëno ika u largova
    Mëmëdhenë dëshirova
    Dhe për ty po përgjëronj,
    Fati ynë na i solli
    Plot me lot po ngashëronj!

    Fat-zi ç’ jam unë i mjeri
    Jeta m’u nxi m’u bë sterë,
    Si të bënj, si të qëndronj:
    Jam gati dëshmor të bie
    Dhe për ty nga dit kujtonj.

    Ëndëronj se jam pran’ juve
    Nënë prehje dhe dëfrime
    Ah, më kot jam në mërgime!
    Po ju çonj të falat t’ime
    Mëmëdhe dhe mëma ime!

    Në këtë këngë ai shpreh dëshërimin që ka për mëmëdheun dhe gadishmërinë që ka, qoftë edhe duke rënë dëshmor, për t’u kthyer në vendin e vet. Këtë këngë ai e vendos ndërmjet këngëve patriotike, gjë që shpreh se ai ia kushton më shumë mëmëdheut se sa mëmës së tij.
    Në kohën që Shqipërinë e kërcënojnë për ta zhdukur qeveritë shoviniste të vendeve fqinje, Spiridoni ndodhet në Rumani ku bën pjesë në shoqëritë shqiptare të Bukureshtit. Me të ardhur Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi në Bukuresht, ai bashkë me shokë të tjerë si Pandeli Evangjeli, Asdreni, Dhimitër Ilo, Vasil Zografi etj, mblidhen paraprakisht në hotel “Kontinental” ku banonte Ismail Qemali për të diskutuar për fatet e Shqipërisë.
    Spiridoni është edhe një nga organizatorët e mbledhjes së Bukureshtit në hotel “Kontinental”, ku merr pjesë aktive.
    I mbrujtur me dashuri të madhe për Atdheun, i frymëzuar nga fjalët që tha Ismail Qemali “.... tjetër shpëtim për Shqipërinë nuk ka, përveç se të gjenden ca atdhetarë me guxim, dhe bashkë me mua të hyjmë të Shqipëri dhe të kasnecojmë vetqeverimin e saj.....” “Spiridoni, pa kursyer asgjë del vetëdashës për t’u nisur për në Shqipëri”.
    Dhimitër Zografi, Dhimitër Beratti, Dhimitër Mborja, Dhimitër Ilo, Pandeli Emanoil dhe Pandeli Evangjeli, delegatë që u zgjodhën nga kolonia e Bukureshtit për të shkuar në Shqipëri udhëtonin me shpenzimet e shoqërisë, ndërsa Pandeli Cale, Thanas Floqi, Spiridoni i cili asnjëherë nuk kurseu të shpenzojë për të mirën e atdheut shkonin si vullnetarë me shpenzimet e tyre.
    Ndërsa Ismail Qemali me Luigj Gurakuqin u nisën disa ditë më përpara për në Vjenë të takoheshin me ministrin e jashtëm të Austro Hungarisë Bertholdin, Spiridon Ilo, Pandeli Cale, Dhimitër Zografi, Dhimitër Beratti, Dhimitër Mborja dhe Pandeli Mborja (ose Emanoil) u nisën disa ditë më vonë dhe mbasi bashkohen me Ismail Qemalin në Trieste, ku e kishin lënë takimin, më 19 nëntor nisen për në Durrës me një vapor që u vuri në dispozicion Bert’holdi, konti austro-hungarez.
    Në Durrës, tregonte Spiridoni, na pritën të gjithë mirë. Njerëzit e qeverisë të lidhur pas qeres turke dhe të klerit orthodhoks që ndiqnin politikën shoviniste greke jo vetëm që nuk na ndihmuan po edhe na penguan. Krahas këtyre u gjendën edhe njerëz që na pritën me krahë hapur dhe na ndihmuan. Në Durrës nuk ndenjëm shumë – tregonte ai- sepse duhet të niseshim sa më parë për të ngritur flamurin në Vlorë. Mbasi mbaruam punët që kishim dhe njoftuam njërëzit, u nisëm edhe vetë për në Vlorë. Rugën e kemi bërë me qerre e me kuaj, dhe kemi vuajtur shumë, se shkonim rrugë e pa rrugë se ruheshim mos na zinin ushtarët e turqisë që na ndiqnin. Edhe rruga ishte shumë e keqe. Kemi kaluar përmes kënetës së Tërbufit. Ndërsa Ismail Qemali ishte me një qerre që e tërhiqnin buajt, unë edhe disa të tjerë e kemi kaluar kënetën me kuaj. Një herë kam qënë gati duke u mbytur – vazhdon ai – sepse uji nga një herë arrinte deri në barkun e kalit, por zjarri që kishim në gji dhe dita e madhe që na priste na bënte që të kalonim çdo vështirësi. Mua s’ më mbante vendi, sepse unë që nga Rumania mbanja në gji flamurin që kishim pregatitur dhe e kishim marrë me vehte për ta ngritur me shpalljen e Pavarësisë. Mbas shumë peripecish, arritëm në Vlorë, Gjatë rrugës ne u bashkuam edhe me shumë patriotë të tjerë dhe delegatë që vinin nga vënde të ndryshme”.
    Flamuri që ngriti Ismail Qemali ditën e shpalljes së pavarësisë në Vlorë ishte ai flamur që Spiridoni na i paraqet në kartolinën e tij të botur në vitin 1920 me deçidurën “ Flamuri q’ u ngrit në Vlorë më 28 nëntor 1912”.Kur arritën në Vlorë, në mbledhjen e parë të kuvendit kombëtar, Spiridon Iloja zgjidhet nga Kuvendi si delegat i Korçës. Ja se ç’ thuhet në procesverbalin e mbledhjes së parë të Kuvendit Kombëtar më 28 nëntor 1912: “...Pas vërtetimit të kartave. Z. Sali Xhuka mori fljalën dhe tha: duke qënë që Korça ndodhet sot e qarkuarë nga ushtëria, e nuk mund të dërgojë delegatë e duke qënë që atdhetaria e Korçës asht e njohun, e që ndodhen në mes t’ënë zotërinj korçarë që janë të njohun për atdhetarinë e tyne, kërkon që të pëlqehen si përfaqësonjës të Korçës zz. Pandeli Cale, Athanas Floqi dhe Spiro Ilua. Mbledhja me plotësin e zanavet e pëlqeu e e poltisi këtë vendim.
    “Z. Mustafa Asim Efendiu kërkoi që edhe për Shkodrën që ndodhet në shtet ma të keq se Korça, të pëlqehet si përfaqësonjës z. Luis Gurakuqi ....”. Spiridoni mori pjesë në të gjitha mbledhjet e Kuvendit Kombëtar me përjashtim të mbledhjes së gjashtë.
    Spiridoni si delegat i Korçës ka firmosur shpalljen e pavarësisë më 28 nëntor 1912 me firmën “Spiro T. Ilo” së bashku me Pandeli Calen e Thanas Floqin dhe ka dalë në fotografi me gjithë delegatët e Kuvendit Kombëtar.
    Për veprimtarinë e tij të shquar patriotike, për kontributin që ai dha në të gjitha fazat e ndryshme të shpalljes së pavarësisë, si mbajtës i flamurit që nga Bukureshti në Vlorë, në përvjetorin e parë të shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1913 ai është në ballkon së bashku me Ismail Qemali dhe personalitetet e tjera si Luigj Gurakuqi, Mehmet Pashë Dërhalla, Qemal Karaosmani, etj. Këtë fotografi ai e ka ruajtur si relike në dokumentat e tij. Me qënë se në këtë kohë Qeverija e Vlorës kishte nevojë të madhe që të mësohesh gjuha shqipe, ai për pak kohë punoi si mësues në Vlorë.
    Mbas shpalljes së pavarësisë, Korça mbeti e okupuar nga forcat greke. Me t’u shpallur nga Komisioni i caktimit të Kufijve që Korça do të mbetet shqiptare, ai si gjithmonë i gatshëm dhe i vendosur, del vullnetar që së bashku me vullnetarët e tjerë të udhëhequr nga Themistokli Gërmenji të shkojë në Korçën e tij të dashur për t’a marrë në dorëzim nga forcat greke. “Ne prisnim me padurim që të niseshim- tregonte Spiridoni . Më në fund u nisëm. Rrugën e kemi bërë me kuaj. Kemi shkuar bashkë me Themistoklinë.” Në ato ditë të javës së parë të prillit 1914 kur ndodhën disa turbullira të organizuara nga qarqet shoviniste greke, nga mbeturinat që kishin lënë ata në Korçë, si dhe nga agjentët e tyre grekomanë, ai me pushkë në dorë mori pjesë në shtypjen e tyre. Ai tregonte se diku afër bashtës së Themistokliut që është sot, duke patrulluar me kalë ata një natë u ndeshën me armë me mbeturinat e andartëve grekë.
    Në Amerikë Spiridoni vazhdon me konseguencë dhe me përkushtimin e tij të plotë, veprimtarinë patriotike. Me të gjitha mundësitë, afësitë dhe mjetet e mundëshme ai bashkohet me shokët e tij të vjetër e të rinj dhe luftojnë për ngjalljen dhe forcimin e ndjenjës së atdhedashurisë tek shqipatarët e atjeshëm. Hyn në shoqëritë patriotike “Vatra” në shoqërinë korçare “Arsimi” etj. Punon për të mbledhur ndihma për shoqëritë shqiptare dhe për Shqipërinë kur është nevoja. Duke kënduar ai shkon nëpër qytete të ndryshme të Amerikës i veshur me kostum kombëtar herë me kostum lab, herë me fustanella dhe herë me gunën e çobanit të Shqipërisë së Jugut. Këtu ai si bariton i njohur, sikurse shkruan dhe “Gazeta e Korçës”, këndon këngë patriotike dhe këngë popullore duke folur pastaj për Shqipërinë dhe për qëllimet patriotike të shoqërive të mërgimit.
    Ai ështe i lidhur pandarshmërisht dhe propagandon vazhdimisht simbolet kryesore të Atdheut, Flamurin, Këngën dhe Hymnin Kombëtar si dhe Skënderbeun si mjetet me të forta dhe më të dashura jo vetëm për atë, por edhe për gjithë shqiptaret. Në këtë kohë me të vajtur në Amerikë ai në fillim meret me botimin e Flamurit shqiptar. Ai boton në beze në formate të ndryshme flamurin tonë kombëtar, për t’ja u shpërndarë shqiptarëve si në Amerikë edhe në Shqipëri. Një kopje të këtij flamuri ai e solli me vehte, e mbante në sëndyq në shtëpinë e tij dhe e ngrinte në çdo përvjetor të pavarësisë, që e quante festën e tij. Në arkivin e tij ruhen dhe stampat me të cilat u stampua ky flamur në dimensione më të vogla. Po kështu ruhen edhe stampat e botimit të flamurit shqiptar krahas flamurit amerikan.
    Më von për të përhapur edhe më mirë këngën shqiptare, që ka qënë një mjet shumë i fortë për të përhapur ndjenjat e atdhedashurisë në të mërguarit, Spiridoni më 1916 boton një libër me përmbledhje këngësh me titull “Dëshirat e Zemrës”. Ja se si shkruan Spiridoni në parathënien e këtij libri: “Duke parë mungesën e një koleksioni të plotë të këngëvë kombëtare, disa atdhetarë më këshilluan ti mbledh të gjithë këngët që këndoheshin në Shqipëri në kohën e turqisë dhe në kohë të çlirimit dhe t’i botonj në një vellim të vogël, të cilën t’a ketë secili shqiptar këngëdashës. Sot po u jap bashkatdhetarëve këtë libër… dhe besonj se me këtë botim përmbush një dëshirë të nxehtë të tyre”.
    Qëllimi patriotik i këtij libri duket jo vetëm nga parathënia, nga këngët që janë përfshirë në këtë vëllim, por edhe nga renditja e tyre. Vëllimi hapet me “Hymin Mbretëror” që në atë kohë simbolizonte një Shqipëri të bashkuar e të pavarur, vazhdon me vjershën e Vaso Pashës “Mori Shqypni e mjera Shqypni” e cila simbolizonte bashkimin e shqiptarëve rreth një kombi të vetëm pa dallim feje, krahine dhe ideje, të cilën ai shpesh deri në fund të jetës së tij e këndonte me shumë dashuri e ndjenjë, vazhdon me “Betimin mi flamur “ të Asdrenit, që ishte Hymni Kombëtar i ynë dhe që së bashku me Murat Toptanin dhe me shokët e tjerë korçarë të Rumanisë e kënduan në Vlorë ditën e shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912. Pas kësaj vazhdojnë tri këngë të tjera për flamurin dhe më von këngë të tjera patriotike që këndoheshin në atë kohë dhe në një ndarje tjetër në fund vendosen edhe këngët lirike si pjesë e pa ndarë e pasurisë së popullit tonë.
    Libri e kreu qëllimin për të cilin u botua, u pëlqye dhe u përhap shumë, prandaj mbas dy vjetësh Spiridoni e plotëson dhe e riboton këtë libër. Ja se ç’shkruan ai në parathënien e botimit të dytë: “Dyke parë se libra “Dëshirat e Zemrës” u prit me një dashuri të madhe nga bashkatdhetarët e mij, dhe e bëri atë efektin më të madh të patriotizmit, u kuptua fort bukur se shqiptarët përparojnë së gjithash. Andaj me gëzim të madh përsëri po botonj këtë libër dyke shtuar dhe këngë të tjera, si komp që u përlintmë, ti këndojmë këngët e bukura me të cilat imnojmë dhe lartësojmë kombin tonë shqiptar. ……”.
    Të dyja botimet e këtij libri patriotik u dedikohen shokëve të tij të këngës dhe të luftës që dhanë jetën për liri:

    “Gjashtë dëshmorëve që vdiqën
    duke luftuar për atdheun në fushën
    e Korçës
    Këtë libër u dedikoj
    Përmbledhësi”

    Fakti që këtë vepër të tij Spiridoni u a kushton gjashtë dëshmorëve që dhanë jetën për Atdhe tregon për respektin dhe konsideratën e madhe që ka ai për ata që luftuan dhe falën jetën për Atdhe, për ata që kanë qënë dhe shokët e tij të luftës, të këngës dhe të përpjekjeve për liri. Po kështu dhe librin tjetër “Vërtet Ëndër” ia dedikon Sotir Pecit, shokut të tij të fëminisë dhe më vonë bashkëpuntorit në lëvizjen patriotike si në Korçë dhe në Amerikë. Ja se ç’ shkruan ai këtu:

    “Këtë libër të vogël i a dedikoj
    atdhetarit të vyer Z. Sotir Peci për veprat
    atdhesore dhe për karakterin e tij të patundur”.Sikurse e thamë më 1916 Spiridoni shkruan edhe një komedi të shkurtër me titull “Vërtet Ëndër”.
    Cili ishte qëllimi i botimit të kësaj vepre? Këtë na i thotë më mirë Spiridoni në parathenien e kësaj vepre, ku ndërmjet të tjerave shkruan:
    “Do të përpiqem që me atdhetarët së bashku ta lozim dhe ta përhapim të lohet në të gjitha viset ku ndodhen shqiptarë.
    “Dyke parë kombet e ndryshme që kanë pasuruar dhe me anën e saj zgjojnë popullin.
    “U mundova të shkruaj këtë komedi të vogël dhe s’ kam dyshim që vepra ime do të enkurazhojë shkrimtarët shqiptarë për të shkruar llohesh libra, si komedira, drama etj të cilat pa dyshim do të zbukurojnë e pasurojnë bibliotekat e atdhetarëve dhe veçanërisht do të bëjnë popullin të stërvitet me to.
    “Cilido shkrimtar shqiptar është i lirë ta madhojë dhe t’a zbukurojë këtë komedi më mirë ....”
    Edhe këtu shikojmë dëshirët e tij që jo vetëm të shkruajë një vepër, por edhe të mbledhë bashkatdhetarët për t’u zbavitur e për t’u marë me aktivitete kulturore, që edhe ata si kombet e tjera me anën e literaturës të zgjohen. Ai dëshëron që me anën e këtij libri të nxisë edhe të tjerët që të shkruajnë, për të pasuruar sa më shumë literaturën tonë, bile ai u thotë shkrimtarëve që edhe këtë vepër të tij mund t’a marin si pikë nisje dhe mund t’a zgjerojnë e t’a përmirësojnë. Pra, edhe një herë vihet në dukje ndërgjegjësimi i tij që nuk është një shkrimtar i mirëfilltë por që me këtë rast qëllimi i tij kryesor është për të nxitur të tjerët që të shkruajnë për pasurimin e letërsisë sonë.
    Zjarri i atdhedashurisë e shtyn Spiridonin të gjejë gjithmonë rrugë të reja për të ngjallur tek gjithë të mërguarit dashurinë për Atdhe. Për këtë qëllim dhe për të ndihmuar në përhapjen dhe përvehtësimin e muzikës patriotike shqiptare në masat e të mërguarve, Spiridoni hyn në kontakt me shoqërinë më të madhe diskografike të asaj kohe dhe në bashëpunim me tenorin e njohur arbëresh Giuseppe Mauro nga Piana dei Greci me të cilin ishte njohur që në Rumani dhe që tashi ishte thirur të këndonte në Operan Metropolitane të Chicagos, këndojnë së bashku një seri këngësh patriotike dhe lirike shqiptare ndërmjet të cilave përmendim: “Hymni mbretëror”, “Betimi mi flamur”, që më vonë u bë hymni ynë kombëtar, e gjejmë të kënduar nga vetë Spiridon Ilo dhe në një rast tjetër si duet me tenorin arbëresh Giuseppe Mauro. Ky është edhe inçizimi i parë i hymnit tonë kombëtar, të cilin do ta shohim të inçizuar përsëri në vitin 1923 në diskogtrafinë e tij për të cilën do flasim më poshtë. “Rrofsh ti o flamur”dhe “Prandvera” që i gjejmë të regjistruara në katallogun e këngëve partiotike të shoqërisë Columbia” etj. që duhet të jenë emetuar nga viti 1918. Po kështu në një reklamë që gjejmë në numurin 1508 të gazetës “Dielli” jepet dhe lista e këngëve të tjera që ka inçizuar me shoqërinë “Columbia”. Ndërmjet të tjerave këtu përmenden këngët e kompozuara prej tij “Të Gjithë ne o djema” dhe “Sa Bukur rronim”, këngët “Dëshërim i mëmëdheut” që këndohet edhe sot me emrin e ndryshuar “Dua më shumë Shqipërinë”, këngën “Bilbili ç’ është një zok” që edhe sot e këndon aq bukur kori karakteristik i Pleqve të Korçës si dhe disa këngë të tjera. Por duke u nisur nga parathënia që Spiridoni ka shkruar në botimin e dytë të këngëtores “Dëshirat e e Zemrës” ku thotë: “Në këtë libër janë gjithë këngët që kemi kënduar në pllakat e kompanive më të mira si në “Columbia” dhe “Victor”, pra sipas këtij shënimi ai duhet të ketë kënduar dhe në pllaka gramafoni të bëra nga shoqëria “Victor” por deri më sot nuk kam mundur të gjej ndonjë gjurmë të tyre. Qëllimi si gjithmonë është për të ndezur atdhedashurinë tek bashkatdhetarët e mërguar. Ja se ç’ shkruan ai në një nga revistat e asaj kohe: “Pas shumë mundimesh munda të nxjer pllaka të reja prej më së mirës kompani në bashkëpunim me profesorin shqiptar (prej Italie) të dëgjuarin tenor Giuseppe Mauro. Kënduam ato më të bukurat këngë kombëtare të cilat anë e mbanë do himnojnë kombin dhe do të ligjërojnë gjuhën e bukur shqipe. Tingëllimi i këtyre pllakave në veshët e shqiptarëve do të jetë një gëzim i madh në zemrat e zhuritura të atdhetarëve.
    Andaj të dashur shqiptarë ndihmoni duke blerë pllaka që të mund të nxjerim edhe të tjera për lartësimin e kombit shqiptar”. Spiridon Ilo jo vetëm që ishte një tenor i mirë por ai përdorte mirë dhe veglat muzikore si në “Bandën e Lirisë” përdorte kitarën dhe mandolinën dhe muzikonte, prandaj sot gjejmë dhe panfleta me vjersha të botuara dhe ta muzikuara prej tij.
    Një nga këto është panfleti muzikor i këngës “Dëshërim i Mëmëdheut” me nota të cilën siç thamë edhe me lart e ka inçizuar edhe në pllakë në shoqërinë “Columbia” si dhe panfletin muzikor me titull “Hymni Mbretëror” vjershëruar prej Loni Logorit dhe muzikuar si e këndon Spiridon T. Ilo në të cilin çfaqet dëshira për të vendosur fronin mbretin tonë që do të përfaqësojë kombin tonë.
    Më në fund në vitin 1923 ai realizon një nga ëndërat e tij që të botojë vetë muzikën patriotike dhe popullore shqiptare. Në atë kohë shumë shoqëri të huaja si “Columbia”, “Odeon”, ”Victor” etj. për qëllimet e tyre tregëtare inçizonin dhe shisnin ndërmjet të tjerave dhe pllaka me këngë shqipe, por Spiridoni nuk pranon që këto pllaka të inçizohen nga shoqëri të tilla megjithse të mirënjohura në botë, por ngre një shoqëri me emrin “The Spiridon Record Co” mbledh në të disa instrumentistë dhe këngëtarë shqiptarë si Pando Opingari instumentist virtuoz në fyell, Hysen Rodenji këngëtar i njohur i këngës popullore nga Përmeti e të tjerë dhe formon atë që sot njihet si diskografia e pare shqiptare ku inçizohen një numur pllakash me stemen “ALBANIAN” dhe jo siç dilnin me parë me stemen “Columbia”, “Odeon“ etj.
    Si Rilindas që kish përqafuar idetë kryesore të Rilindjes sonë Kombëtare, Spiridoni është për vëllazërimin dhe bashkëpunimin midis popujve dhe sidomos me popujt fqinjë. Kjo shprehet edhe me faktin se ndërmjet pllakave që inçizon ai janë dhe “Polkë me Klarinetë”, “Polkë me orkestër”, “Vals me kitarë, “La Paloma kolumbiane“ si dhe “Dy polka Ballkanike” ndërmet te cilave shprehet vëllazërimi me popujt e tjerë të Ballkanit dhe fakti që duhet të njohim jo vetëm traditat tona por edhe muzikën e bukur të gjithë botës.
    Kallëpët e pllakave që inçizoi vetë i solli më vonë në Shqipëri dhe më 1946 i a dhuroi Pushtetit Popullor, por ato fatkeqësisht u shpërdoruan dhe me që ishin prej bakri u futën në bazamentet e antenës së Radio Korçës.
    Përveç këtyre Spiridoni është marrë edhe me pikturën. Duke ndjekur gjithmonë vijën patriotike ay ka punuar në radhë të parë me simbolet frymëzues të Rilindjes sonë Kombëtare me Heroin tonë Skëndërbeun duke bërë, botuar dhe shpërndarë një portret me ngjyra me vaj të Skënderbeut në formatin 50X60, pllakatin “Skënderbeu me kalë” dhe një kartolinë tjetër ku përsëri paraqitet “Skëndërbeu me kalë”, me flamurin tonë Kombëtar dhe me Hymnin tonë kombëtar.
    Përveç këtyre ai boton kartolinat:

    Flamuri Kombëtar me diçidurën:
    “Kujtim për ditën e lirisë q’ u ngrit
    flamuri në Vlorë më 28 nëntor 1912”

    Luftëtari Kombëtar me flamurin shqiptar tek e cila ve diçdurën :
    “O Flamur, Flamur, shenj e shenjtë
    Te ty betoheni këtu
    Për Shqipërin Atdhen e shtrenjtë
    për nder edhe lavdin e tu”

    Luftëtarja kombetare me flamur dhe shpatë së cilës i vë diçidurën:
    “Punoni edhe vetë
    Se unë do tu ndih
    Mos thoni duke ndenjur
    Shpëtona Perëndi”

    Malësori me pushkë me diçidurën:
    “Me pushkë në dorë
    do vdes për Shqipëri”Këto gravura Spiridoni në vitin 1920 i boton në dhjetra mijra kopje duke i shpërndarë në gjithë mërgimtarët jo vetëm për të ndihmuar në korrespondencën e tyre, por edhe për të propaganduar më mirë atdheun e tyre. Nëpërmjet tyre ai ndiqte me konseguencë rrugën e filluar për të ngjallur dhe për të forcuar atdhedashurinë tek gjithë shqiptarët si jashtë ashtu dhe brenda në Shqipëri, mbasi një pjesë të këtyre botimeve ai i dërgonte dhe vetë në vendlindje.
    Prof. Ferrit Hudhri, për krijimtarinë e Spiridonit në këtë fushë, shkruan: “Për të mbajtur gjallë ndjenjat patriotike tek bashkatdhetarët në kohën e pavarësisë, dhe shqiptarët e mërguar kanë bërë një punë të gjithanshme nëpërmjet formave të ndryshme. Përveç krijimeve letrare me interes janë edhe punimet që kanë bërë ata në fushën e arteve figurative e sidomos në gjininë e grafikës ................
    “Një ndër figurat interesante që ka kontribuar në këtë fushë është dhe patrioti Spiridon Ilo.
    “Deri tashi nuk është ndriçuar fare aktiviteti i tij në fushën e arteve figurative, ndonse rëndësia e atyre punëve është e madhe ..........
    “Ndonse autori ka jetuar e punuar në një vend të huaj, në këto punime ndjehet fryma e jonë kombëtare. Sidomos në grafika me figurën e malësorit, autori ka realizuar një tip shqiptari, ku jo vetëm nga veshja, por edhe nga psikollogjia nga qëndrimi etj duket veçoria kombëtare.
    Kartolina e Spiridon Ilos të kujton p.sh. përafërsisht si nga qëndrimi ashtu dhe nga veshja figurën e gruas te tablloja e njohur e Delakruasë, “Liria në Barikada”.
    “Ndër punimet që ruhen nga Spiridon Ilo gjetëm edhe tri grafika të kohës së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që janë fotografuar nga Marubi. Në to pasqyrohen “Luftëtarë të Lidhjes së Prizrenit në Kohën e lirë” dhe “Mësimi i shpatës”. Spiridoni kishte filluar t’i bënte me ngjyra. Ndoshta mendonte t’i bënte kartolina e t’i shpërndante si ato të parat, por s’ arriti dot ose dhe i ka përfunduar e i ka botuar, e këto janë provat e para. Sido qoftë këto janë një dëshmi tjetër e punës së tij si artist e si patriot..........
     Mare nga Korca Jone.net Shkruar ngaNiko Kotherja

Nice! smiley

PF, lexova ket dhe me erdh me qesh:

ai u grind me të, e shau rëndë, u hodh nga dritarja dhe nuk u kthye më në atë shkollë

ca gjona shkojne me gen thone...  smiley

 

Me fal Ora, por nuk beosj se te prish ndonje pune ti lexosh ketu apo atje

 

Kepi I lexova komentet e tuja. I lodhur sic isha nga puna, me merziti qe admin mi ka kufizuar komentet ne 10 se i detyrova ta nxjerin kete artikullin por kjo s'ishte ndone pune e madhe se ne fund artikulli doli. Por kur te lexova ty mendova "cfare mund te jete ky njeri" tre tipa mund te shkruajne keshtu si ty

1. Idiotet maloke ( jo malesore por MALOKE) Pak gjasa ka te jesh i tille se ti na paraqitesh shume i zgjuar pasi di te perdoresh tastieren dhe fut edhe ndonje fjale anglisht

2. Ekstremist Islamik dumbabist qe kerkon te shikosh shqiperine puro muslimane dhe persekutosh vellezerit e tu shqiptar arthodoks. Mbase je i tille

3. Vegel e shovinzmit grek. Me shume gjasa ka te jesh i tille

Ne cilen do kategori te hysh nuk ja vlen te te jape pergjigje. Nuk e ul veten aq poshte te merem me ty

1. lol

2. Un s'pjerdh per fene se jam agnostik kur me teket, ose ateist kur me teket. Vetem fetar qe s'jam. A jan ortodokset shqiptare qe mbajne ne krye te kishes se tyre tipa si puna e ketij priftit grek qe ben deklarata te tilla? Pse nuk bojn ndonje proteste kta per kete skandal (se un e konsideroj skandal)? KOASH e Janulles akoma s'ka dale me deklarate faljeje ose sqaruse. Ortodokset jane me filogreket kete se luan topi, tani na paskan filluar qe te behen edhe filo serb. Edhe anti kosovaret jane kryesisht ortodoks, dhe leri copy paste e se shkuares, ky eshte realiteti i sotem.

3. me paguajne shume lek greket qe te shkruaj ketu. lol

Sa gjynof qe jeni ju qe akoma keni mendime te tilla idiote ne koke!
Filo greke ne Shqiperi ka nga te gjitha fete, se nuk ka pyetur njeri per fene kur eshte shitur. Mund te te garantoj biles qe shume myslimane gomere qe u eshte bere kompleksi i origjines fetare si litar qe po u merr frymen, jane shitur per me pak se ndonje ortodoks qe eshte shitur.

Problemi i kulteve ne Shqiperi dhe influencave te huaja eshte nje nga rreziqet kryesore, qe kerkon zgjidhje me ane te nje strategjie te menduar mire e jo akuza 2-lekshe sa here nje perfaqesues i kesaj apo asaj feje ben nje deklarate provokuese.

Ti paske qene rrot o burr.

Ku e di ti qe ortodokset jane me filo greket? Si e ke konstatuar kete? Ke bere ndonje sondazh? Jugu ka dhe shume mysliman.

Pas 90', une si nga Kolonja po te tregoj qe Gramozi u mbush plot me mysliman nga veriu qe shkonin nderronin emrat ne Greqi. Une nuk e di me ke rri e me ke flet ti po me sa di une, ndoshta mire ndoshta keq, po ne jemi rritur me nje fryme anti-greke pasi i mbajme mend shume mire krimet dhe fshatrat qe ka djegur Greqia.

Po nejse, pse s'na thua zotrote pse eshte futur Shqiperia ne Konferencen Islamike kur nje pjese te mire e ka te krishtere DHE per me teper kjo organizate s'ka bere asgje ne lidhje me njohjen e pavaresise se Kosoves por perkundrazi ja degjoj fjalen me pare Jeremicit sesa Lul Bashes? Juve si myslimane atdhetare pse nuk beni proteste???

Kjo eshte loja e shovinizmit grek. Nuk eshte se i ruhet shume per Kishen Serbe apo Kosoven ketyre grekeve. Ai prifit i tha ato fjale se kerkon te krijoj pershtypjen se shqiptaret orthodokse nuk jane shqiptare, dhe nuk duan Kosoven. Keshtu shpresa e tyre eshte qe ndonje dite ndonje "patriot i mare" te hedhe ndonje bombe ne ndonje kishe, me disa te vrare. Dhe mendoni se cfare do te ndodhe Nje sherr banal u be ne Himare dhe solli incident politik mendoni nje bombe te ndonje te zemreruari me shqiptaret orthodokse.

Ballkani e ka taktike perca e sundo

Sic thote Misha Glenny tek The Ballkans

The mos effective political weapon the Balkan states could employ was that of  divide an rule

Kete njohen rilindasit e patriotet tane kur krijuan KOASHin qe te mos vijne Kep-et si ky me lart te hasmerojne shqiptaret muslimane me ata orthodokse se kush eshte me patriot, se kush eshte shqiptar e kush nuk eshte. Kjo eshte arsyeja qe shovinizmi terrorist grek ne shqiperi uzurpoj dhe shkateroj KOSHin, eshte kjo arsyeja qe kemi filluar te degjojme sot njesoj si 100 vjet me pare se kush eshte shqiptar dhe kush nuk eshte ne baze te perkatesise fetare.

Shqiptaret orthodokse kane qene fatkeq te vetes se tyre dhe fatlume per shqiperine. Asnje qeveri vec asaj Zogolliane deri diku, nuk i ka mbrojtur shqiptaret orthodokse nga rreziku grek. Shqiptaret Orthodokse  kane mbrojtur veten e tyre per te miren e shqiperise. Qeveria me reaksionare eshte ajo Berishjane, ku naten ndez zjaret e rurjetjes ndaj shqiptareve orthodokse dhe diten ben ti shuje keto zjare  duke akuzar shqiptaret orthodokse per keto zjare.Naten ne fshehtesi aprovoj Janullatosin  si k/peshkop e diten beri nje referendum te prenjohur qe do ta humbiste per ta larguar. Kur e humbi akuzoj shqiptaret orthodokse.Nnaten arestoj 5 minoritare dhe i keqtrajtoj ata dhe shkateroj  faktet e verteta se ata ishin spiune te Asfaise greke, diten i liroj se nuk kishte gjykate ti meret ne dorezim, duke akuzuar perendimin dhe lidhur me Lindjen. Politiken e sotme te qendrimit  as mish as peshk me shovinizmin grek qeveria e sotme e justifikon me shqiptaret orthodokse qe gjoja ai ka frike mos i ofendoje.

Ai na ofendon ne shqiptaret orthodokse duke na quajtur orthodokse shqiptare. Jo Zoti Berisha,Qirje Bollane apo hiresia e tij Janullatos NE JEMI SHQIPTARE DHE PASTAJ ORTHODOKSE  dhe duam te na quani Shqiptare ordhodokse

Toko

100% SHQIPTAR ORTHODOKS

Themistokli Germenji

Kur komandanti i skuadres se pushkatimit frances i kerkon atij fjalen e fundit. ai i kerkon atij vetem tri gjera "Te me pushkatoni me gjoksin para dhe jo ne shpine. skuadres se pushkatimit t'i jap une vete urdherin per zjarr, te mos m'i lidhni syte ".

Themistokliu i biri i Thanasit lindi ne Korce ne janar 1871. Familja e tij ish me origjine nga Germenji (Kolonje). Kjo familje beri vend dhe fitoi autoritet midis banoreve te qytetit te Korces. Gjyshi i tij Dhimitri me 1867 eshte njeri prej kater epitropeve kishtare te qytetit. I ati i Themistokliut, Thanasi, mbas vdekjes se te atit me 22 shtator 1872, hasi ne veshtiresi te shumta ekonomike. Familja e madhe prej 7 vetash ish veshtire te mbahej me ato pak te ardhura qe siguronte hani i tij ne Carshine e Korces. Per kete aresye ai shkon ne mergim ne Egjypt, Bukuresht e Stamboll. Ne Stamboll me 1865 ai njihet me Jani Vreton e lidh miqesi me te. Thanasi vdiq ne Korce me 1884 duke lene pas nje karvan femijesh. Bara e mbajtjes se familjes ra mbi djalin e madh Spiron. Themistokliu i vogel (13 vjec) vazhdon shkollen greke ne korce. Shoke te tij te klases jane M. Grameno, Asdreni, Loni Logori, Nuci Naci dhe maqedonasi Jovan . Me keta shoke Themistokliu luante e kalonte kohen e tij te lire. Te gjithe keta shoke te tij me vone u bene patriots te flakte. Ata megjithese mbaruan shkollen ne gjuhen greke, perqafuan me zjarr idete patriotike te Rilindjes. Ne qershor 1888 Themistokliu perfundon shkollen. Per te vazhduar me tej as qe behej me fjale, duhej ndihmuar familja. Filloi te punoje ne hanin e familjes . Puna ne te e njohu me shume burra e djem nga krahina te ndryshme te korces oparake, kolonjare, gorare, mokrare, devollinj nga Prespa e nga Kolonja. Shume prej tyre me vone do ta ndihmonin dhe do te beheshin "jatak" per ceten e tij qe luftonte maleve per liri. Ne vitin 1895 ne moshen 24 vjecare ai shkon ne Bukuresht ku jetonte motra e tij, Aleksandra. Nga Bukureshti shkon ne Brahila,ku merret me tregti. Ne vitin 1907 se bashku me te vellane Telemakun, vendosen ne Manastir. ku mbajne hanin te cilit i vune emerin "Liria". Ky han u be qender, ku mblidhen e takoheshin patriotet shqiptare te atij qyteti. Ne korrik 1908 shkon me mision patriotik ne Bukuresht. Aty e gjen dhe Yrieti. Kethehet menjehere ne Manastir per te qene me afer ngjarjeve.

Ne ditet qe ne kete qytet (14-23 nentor) u mblodh Kongresi per unifikimin e alfabetit te gjuhes shqipe. Hani i tij u be qender, ku bujten shume nga delegatet e ketij Kongresi. Ne vitin 1909 ai kethehet ne Korce dhe fillon pune ne hanin e tij te vjeter. Ne vitin!1910, i ngarkuar nga Komiteti i fshehte kombetar i Korces shkon per te mare udhezime ne Greqi dhe Sofie. Ne Greqi ai zhvilloi bisedime me disa personalitete qeveritare greke te cilat perfunduan pa sukses. Nga Athina slikon ne Rome se bashku me Nikolla Ivanain ku takohen me konsullin bullgar te atjeshem. me te cilin zhvilluan bisedime dhe u mirekuptuan. Mbasi kthehet nga Roma, ai niset se bashku me Spiro Ballkamenin ne Egjypt, prej nga ne pranveren e vitit 1911 vjen m Sofie ku bisedon me ministrin e jashtem bullgar Geshov dhe mer prej tij premtomin per te ndihmuar kryengritjen e pergjithshme. qe patriotet shqiptare po pergatisnin e po organizonin ne pranveren e atij viti. Nga Sofia shkon ne Beograd, prej andej ne Rome e se fundi ne Korfus. Aty se bashku me P. Cale, F. Toptani, S. Ballkameni, A. Take etj.. hartojne plane per organizimin e kryengritjes se pergjitheshnie, e cila duhet te fillonte me 21 qershor 1911. Nga Korfuzi Themistokliu hidhet ne brigjet shqiptare, per te vene ne jete vendimet e mara ne Korfuz, Vjen ne Gjirokaster, prej andej ne Permet, ku arrestohet dhe e nisin per ne burgun e Gjirokastres dhe rne vone ne ate te Janines, ku i neneshtrohet torturave nga me te egrat, te cilave ai u reziston me burreri e nuk tregon asgje. Kur ai ndodhet ne burg, ne Shqiperi fillon kryengritja e pergjithshine. Nga Janina Themistokliun e sjellin per ta gjykuar ne Korce. Kur ai ndodhet ne burgun e Korces patriotet organizojne lirimin e tij. por cetat e ngarkuara per keete qellim ndeshen me hordhite turke ne Orman Ciflig ku ne luftime e siper rane deshmore 6 djem te rinj, anetare te cetave patriotike. Kur mori vesh kete lajm te hidhur Themistokliu u betua se me doren e vet do te vriste xhelatin Rexhep Palla, vrasesin e ketyre djemve te rinj. Me 10 dhjetor 1911 organizohet gjyqi politik, ku Themistokli Germenji. Qamil Panariti, Estref Verleni. Halim Xhelo Terbaci etj.,, u nxoren para gjyqit ushtarak. Te gjithe patriotet para gjyqit mbajten qendrim bureror. Gjyqi duke mos disponuar te dhenat e nevojshme e per mungese faktesh me 4 mars mer vendimin per lirimin e tyre duke i shpallur te pafajshem. Menjehere, sapo doli nga burgu Themistokliu, ne veren e vitit 1912 hidhet ne mal dhe me ceten e tij niset per ne Frasher, ku takohet me patriotet e tjere. Me 10 gusht te vitit 1912 Themistokliu se bashku me Vasil Tromaren e Dalip Permetin te ndihmuar nga patriotet I. Bafe, G. Katundi. N. Kerenxhi etj., mbajti betimin e qe kish bere ne burg per te vrare xhelatin Rexhep Palla. Ne mes te dites, ne kafene "Kolonja", kundrejt kazinos (Sot hotel turizmi) vrasin kete xhelat te urryer. Me 22 gusht ai, sebashku me geten e vet dhe cetat e tjera te Korces, hyne triumfalisht ne Korce. Me 8 tetor 1912 fillon lufta e pare ballkanike, e cila i shkurtoi ditet perandorise osmane. Shpartallimi i ushtrise turke krijoi rrezikun e pushtimit te korces prej forcave ushtarake greke. Ne kete periudhe kritike Themistokliu hyn ne bisedime sekrete me komandantin turk Xhavit Pashen, hordhite e te cilit te shpartalluara kishin vershuar ne Korce. Ai i propozon atij qe ne qytet te ngrihet flamuri kombetar dhe ta shpalle ate pjese te Shqiperise, por komandanti turk nuk pranon dhe bisedimet nderpriten. Para se ushtria greke te hyje ne Korce, ai largohet e shkon tek i vellai per ne Manastir. Aty merr vesh shpalljen e pavaresise ne. Vlore, niset menjehere, ku mbas veshtiresish te shumta mbrrin ne kryeqytetin e ri te Shqiperise. Nga Vlora mendon te mbledhe 200 burra dhe te vije ne Korce per te cliruar qytetin. Oeveria e I. Qemalit emeron Th. Germenjn nenprefekt te Skraparit. Ne janar te vitit 1914 qeveria e Vlores i ngarkon atij detyren qe me 500 burra te shkoje ne Korce dhe te merrte ne dorezim qytetin nga fore at ushtarake greke. Ne fund te shkurtit 1914 ai emerohet shef i policise ne Korce e cila porsa ishte e bashkuar me qeverine shqiptare. Ai me zgjuarsi e trimeri mposhti pucin e 2 prillit duke eliminuar ne kete menyre rrezikun qe i kercenohej qytetit. Ne kete kohe i vjen lajmi se vellai i tij Telemaku se bashku me shokun e tij Mendu Zavalanin ishin vrare ne afersi te Pogradecit nga hordhite bashibozuke te Haxhi Qamilit. Me 6 korrik 1916 se bashku me shume patriot dhe banore te qytetit nisen per ne Vlore, nga ku Themistokliu hidhet ne Durres, prej andej ne Rumani e me pas ne Bullgan, ku sebashku me patriotin Kristo Dako fillon botimin e periodikut "Biblioteka, "Zeri i Shqiperise' numuri i pare i te cilit doli ne mars 1915, U botuan prej tij gjithesej 15 numura. Ne kete periodik ai boton shume shkrime me karakter politik e me fryme patriotike.

Mbrritja e tij ne Sofje i dha zemer, gjalleri dhe hov veprimtarise te kolonise shqiptare te ketij qyteti. Ai se bashku me gruan e tij Evdhoksine jetonin ne Sofie ne nje familje buligare me te cilen lidhen miqesi te ngushte dhe. meqe nuk kishin vete femije, biresuan vajzen e kesaj familje, vogelushen Ele e cila vdiq e vogel. Me kete familje Themistokliu edhe me vone do te ruaje miqesine. Ne numurin e fundit te organit te vet "Biblioteka. zeri i Shqiperise"' Themistokliu boton nje shkrim mbi qendrimin e Bullgarise ndaj feshtjes shqiptare : "Fati i Shqiperise nuk eshte i huaj per Bullgarine. Interesat e Bullgarise kerkojne qe Shqiperia te ishte nje shtet me vete i lire dhe i forte" Ne vitin 1916 ai se bashku me djemte e tij te fetes kthehen ne Shqiperi, ne Pogradec dhe menjehere lidhet me Sali Butken dhe kapedan Kajo Babienin per te kordinuar veprimet e tyre luftarake, Afrimi i fundit te luftes se pare boterore krijoi veshtiresi te medha per patriotet. Para tyre u shtrua ceshtja "Mbas perfundimit te saj cili krah do te fitonte?". Per kete aresye ata kordinuan veprimet e tyre , Ne funksion te ketij qendrimi Themistokliu kordinon veprimet me pretorin (prefektin) bullgar te Pogradecit me te cilin ai mban lidhje te ngushta e te vazhdueshme. Fati i Korces e shqetesonte se tepermi Themistokliun. cdo cast rrezikohej pushtimi i saj niga forcat greke. Tashme ai me zgjuarsi zbulon se tashme fitorja do te anonte ne anen e Aleances, krijon lidhje me Komitetin patriotik te qytetit dhe fillon te hyje ne mareveshje me pushtuesit franeeze te Korces. Trupat franceze ndodheshin ne qytet qe me 23 tetor kur trupat e armates se lindjes te komanduara nga koloneli Bardi De Furtu hyne ne qytet. Themistokliu me fetat e tjera patriotike mendojne te sulmojne e te clirojne qytetin nga pushtuesit e huaj. Rrethojne qytetin dhe hyjne ne bisedime me organet franceze. Keto te fundit duke pare realisht situaten dhe se ndjenja patriotike e shqiptareve te Korces ishte teper e fuqishme u detyruan te hyjne ne mareveshje me patriotet shqiptare'.

Per kete qellim gjenerali Sarai, komandanti i armates se lindjes ne Selenik emeron si komandant ushtarak te qytetit koloneiin De Kuen. De Kueni, me te mbrritur ne qytet largon e de'rgon ne Selanik, prefektin Venizelist. Ky kolonel demokrat frances kish simpati per shqiptaret dhe ceshtjen shqiptare. Ai hyn ne bisedime direkt me Themistokliun i cili hyn me 25 nentor ne qytet dhe po ate dite takohet me kolonelin frances. "Themistokliu shkruan me vone De Kuen me beri pershtypjen me te mire. Ai me thote qe ne fillim te bisedes jam atdhetar shqiptar...... une jam me ata qe garantojne lirine e atdheut tim ". Ne ke'te takim ai i kerkoi komandantit francez qe te konsideronte Korcen si nje pjese te pandare te Shqiperise. Me 25 nentor i drejtohet me nje thirrje popullit te Kor9es ne te cilen thekson "Franca e njeh Korcen per Shqiperi dhe i njeh kombit shqiptar te gjitha te drejtat". Ne kete menyre po merrte rruge te mbare dita e 10 dhjetorit ne te cilen Themistokliu e shoket e tij kurorezuan fitoren e tyre me te madhe ne karieren e tyre politike dhe ushtarake; shpallen Krahinen e Mosvarme te Korces (autonome). Korca shpetoi dhe u be shqiptare. Shpallja e kesaj njesie administrative ish nje fitore e madhe per Themistokliun dhe levizjen kombetare shqiptare. Krijohej ne kete menyre nje krahine administrative me administrate e polici lokale shqiptare nen drejtimin e Themistokliut. Endra e patriotit te madh u be realitet dhe s'ka kenaqesi me te madhe per nje patriot kur pas nje pune vetmohuese sheh te realizohet endra e tij.

Ngritja e flamurit kombetar dhe plotesimi i te gjitha kerkesave te shqiptareye beri qe de facto Korea te behej e te mbetej shqiptare. Kjo fitore gezoi pa mase gjithe shqiptaret brenda e jashte vendit. Gazeta "Dielli" ne Amerike shkruan me kete rast "Ajo i dedikohej atdhetarit te shquar Themistokli Germenji, perpjekjet e njerezve si ai gremisin shkembenj e male". Puna e Themistokliut si prefekt i administrates shqiptare dha shpejt frutet e veta. Po lulezonte perseri jeta ne Korces e rrethinat e saj. U celen ne kete kohe shume shkolla ne gjuhen shqipe. u hapen dyert e liceut frances qe do te luante per shume vite me radhe rol aq te rendesishem ne zhvillimin e kultures, arsimit e shkences ne Shqiperi. Intrigat e kurdisura nga armiqte e 9eshtjes shqiptare bene qe Krahina Shqiptare Autonome e Koines te mos kish jete te gjate. Largimi i De Kuenit nga Korca, ndryshimi i politikes franceze ndaj cshtjes shqiptare bene qe Themistokliu te arestohet dhe te cohet ne Selanik ku ne gjyqin e 29 tetorit 1917 te gjykohet dhe pa asnje fakt e dokument te denohet me vdekje me pushkatim. Vendimi egzekutohet me 7 nentor 1917. Te dhenat e dokumentave franceze deshmojne se Themistokliu ne hetusi dhe ne gjyq mbajti qendrim burreror e te patundur "Une jam patriot shqiptar nuk jam tradhtar deklaron ai me krenari". Kur komandanti i skuadres se pushkatimit frances i kerkon atij fjalen e fundit. ai i kerkon atij vetem tri gjera "Te me pushkatoni me gjoksin para dhe jo ne shpine. skuadres se pushkatimit t'i jap une vete urdherin per zjarr, te mos m'i lidhni syte ". Kerkesat e tij u plotesuan .U pushkatua keshtu ai burre. i cili vdiq si hero pa i bere terr syri. sepse e kish te qarte se vdiste per atdheun e tij detyren ndaj te cilit e kish plotesuar deri me nje. Populli i qytetit te Korces ne shenje respekti per birin e vet hero i ngriti atij ne njeren prej lulishteve ne qencier nje monument madheshtor. veper e Skulptorit te Popullit O Paskali

 

XHUVI LIGOR SHAREXHI
(15 qershor 1897 – 20 qershor 1936)
Të dhëna biografike mbi veprimtarinë e Xhuvi Sharëxhiut si shqiptar e patriot.(me rastin e 110 vjetorit të lindjes dhe propozimit për dekorim mbi veprimtarinë e tij patriotike).

Patrioti Xhuvi Sharëxhi ka lindur në qytetin e Korçës më 15 qershor 1897 1) në një familje me ndjenja të theksuara patriotike e liridashëse.
Origjina e familjes së tij është nga Stratobërdha e Korçës, fshat në zonën e Vakëfeve. Babai i tij, Ligori, si dhe paraardhësit e tij, kanë mbajtur si mbiemër “Stratobërda”, e vërtetuar kjo nga dokumentat e dosjes, si letërkëmbime, etj 2). Mbiemri “Sharxhi” është marrë nga familja meqënëse Ligori ka punuar gjithnjë si sharrtar, zakon mjaft i përmendur ky në trevën e Vakëfeve.
Rreth origjinës së familjes Stratobërdha-Sharxhi mund të përmendim Nikolla Stratobërdën e djalin e tij Sotir mbi veprimtaritë e tyre patriotike. Mbi aktivitetin e Sotir N. Stratobërdës flasin disa dokumenta, si psh. patrioti Goni Katundi në kujtimet e tij 3), deklarata e Dhimitër Koço Gramenos 4), procesverbalet e shoqërisë së zonjave “Yll’ i mëngjezit”, etj.
Sotir Stratobërda, gjyshi i Xhuvit, ka qënë veprimtar, nga të parët propagandues të ideve patriotike në Bullgari, ku punonte si tregëtar. Për të, patrioti Goni Katundi shkruan : “Për gunat, opingat, kallcet e të tjera, i drejtoheshim Sotir Nikolla Stratobardhës, një tregëtri të mesmë, të cilin e kishim një nga bashkëpunëtorët e padeklaruar, por kordoherë shok i pandarë, që kur u kthye nga Bullgaria, ku ish ushqyer me ndjenja kombëtare. Ndihma e këtij ka qënë e fortë se me kredinë e tij blinim sendet e nevojëshme” 5). Gjatë kësaj kohe Sotiri ka qënë pjesë e grupeve patriotike të atjeshme. Veprimtarinë e tij patriotike ai e vazhdoi edhe pas kthimit nga Bullgaria. Nga dokumentat që disponojmë sot, mësojmë se ai ka kontribuar me të holla për mbarëvajtjen e shoqërisë “Ylli i mëngjezit” : “U suall përpara ndihmat e zotit Sotir Stratobërdha (...) një dollar” 6).
Kur u kthye nga mërgimi, Sotiri u vendos në Korçë dhe bashkë me të birin, Ligorin, i lindur në vitin 1864 në Stratobërdhë 7), ndërton një shtëpi në lagjen e vjetër të Korçës, në një ambjent thellësisht patriotik. Në atë zonë banonin familjet e shquara të Gramenove, Pepove, Naçëve, Kërënxhinjve, etj. Secila nga këto familje i ka falur çështjes sonë kombëtare më shumë se një pjesëtar të saj.
Në këto vite familja Stratobërdha bëhet përkrahëse e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe anëtarët e saj bashkëpunonin me përfaqësuesit e Lidhjes në Korçë.
Pas ndërtimit të shtëpisë në qytet, rreth vitit 1890 (por edhe më par&eumlsmiley, Ligor Sotiri emigron në Amerikë. Atje punon në vende të ndryshme dhe mban familjen e tij në Korçë duke shitur punën e krahut të tij. Aty bie në kontakt me idetë patriotike, të cilat nuk i kishte më të huaja sepse i ati e kishte mëkuar që të vogël me dashurinë për atdheun. Në unitet të plotë veprimesh e mendimesh me patriotët e tjerë, Ligori kthehet në Korçë dhe
vendoset përfundimisht aty. Të pakta janë të dhënat që kemi mbi veprimtaritë e tij në këtë kohë, por dimë që mbante lidhje me rrethet patriotike shqiptare të kohës. Pas kthimit në Korçë, ai martohet me Aleksandra Adhamin.
Pasardhësi i këtyre, i lindur më 15 qershor 1897 do të quhej Xhuvi me emër pagëzimi Joanis 8). Në vitet e mëvonëshme ai do të bëhej një nga patriotët e dalluar të Korçës plakë, nga veprimtarët e shquar demokratë.
“U mbrujt me ndjenja të pastra shqiptarizmi në shkollën shqipe, ku e regjistroi i ati që urrente shovinizmin grek”- kështu lexojmë në një dokument të dosjes së tij 9). Ai ka qënë nxënës i patriotit të madh Nuçi Naçi në shkollën shqipe të Korçës 10). Akoma dhe sot ne pasardhësit e tij ruajmë disa nga tekstet që Xhuvi ka përdorur në shkollën e Korçës si dhe pllakën e grafitit të përdorur prej tij në këtë shkollë 11). Ambjenti atdhetar që e rrethonte, marrëdhënia me mësuesit patriotë të shkollës së Korçës, edukata që i ushqente familja e sidomos i ati, bënë që ai të lidhet me grupet patriotike të qytetit. Që në moshë të vogël Xhuvi bëhet pjesë e veprimtarive me karakter patriotik. Më 14 shkurt 1910, bashkë me shokun e tij të ngushtë Angjeli Pepo, merr pjesë në mitingun për mbrojtjen e shkronjave shqipe, mbajtur në kodra e Shëndëllisë në Korçë. Një fotografi të këtij evenimenti, me autor Petro Fotografin, ai e ka ruajtur deri vonë për kujtim të përmallshëm të atij tubimi, fotografi e cila ndodhet sot në dosjen e materialeve të tij.
Pas mbylljes së shkollës shqipe, ai vazhdoi mësimet në gjimnazim grek të qytetit. Nga një fotografi e kohës, mësojmë se, pranë gjimnazit grek të Korçës, ai radhitet i dyti, pas Jorgji Bardhushit 12). Gjatë kësaj kohe, një ndikim mjaft të madh në forminin e tij patriotik pati dhe çifti Treni, Persefoni dhe Pando Treni. Janë të njohura përpjekjet e tyre për arsim e kulturë si dhe në lëvizjen për çlirim kombëtar.
Në deklaratën e tij, djali i patriotit Isuf Kreka, shkruan : “Babai im, si patriot i njohur i Korçës e më gjerë, Isuf Kreka, ka bashëpunuar ngushtë me figurën e shquar të patriotit Xhuvi Sharxhi. Ata kanë lufuar në krah të njëri-tjetrit kundër puçit grek të prillit 1914 si dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me atdhetarin Themistokli Gërmenji, Mina Gramenon, Gani Butkën, Gavril Pepon, Nepsi Kërënxhiun, dr.Haki Mborjen”13). Kurse Dhimitër Koço Grameno, mes të tjerave, nënvijëzon : “(...) me armë në dorë ka marrë pjesë në shtypjen e puçit grek të prillit 1914 në Korçë” 14). Shënimet e sipërcituara, na lejojnë që të krijojmë një ide mbi veprimtarinë e Xhuvit gjatë kësaj kohe, e cila padyshim ishte në shërbim të lëvizjes patriotike. Lexuesi e nxjerr vetë përfundimin mbi atë çka u citua më lart.
Më 12 shtator 1915 emërohet shkrues i Gjyqit Paqtues së Korçës, detyrë që e ka mbajtur deri më 19 janar 1916, datë kur është emëruar sekretar i bashkisë së këtij qyteti. Gjatë kësaj kohe punon edhe si protokollist i Prefekturës së policisë së Korçës,. Me këto detyra e gjen data 10 dhjetor 1916, dita e shpalljes së Krahinës Autonome dhe formimit të Republikës së Korçës, pra është një nga të parët anëtarë të administratës së vetqeverimit shqiptar me në krye patriotin Themistokli Gërmenji e si i tillë ka dalë në fotografi me drejtuesit shqiptarë e francezë të Krahinës Autonome në korrik 1917 15). Gjatë kërkimeve në dokumentat e patriotit Xhuvi Sharëxhi, hasëm një urdhër të vulosur nga Themistokliu, më 27 maj 1917 16). Të kësaj kohe janë dhe disa kartvizita të përdorura nga Xhuvi me shënimin “DJUVI LIGOR CHARDJI Secretaire de la Prefecture a KORITZA” 17).
Përmendim që në këtë kohë ai kryen edhe detyrën e nënpunësit të vërtetimit familjar apo zyrës së gjendjes civile.
Me rastin e emetimit të pullave të para postare të Republikës Shqiptare të Korçës, Xhuvi merr për kujtim, të parat pulla të hedhura në qarkullim [të këtij qeverimi] dhe i ruan ato deri vonë 18). Po kështu vepron edhe me prerjet e kartmonedhave, të mbishkruara me fjalët “Republika Shqipëtare; Qarku i Korçës; Shqipërië Vetqeveritre”, etj 19). I ngarkuar me detyra të ndryshme qeveritare nga Prefektura e policisë, ai këtë kohë shkon në disa fshatra rreth e rrotull Korçës, si psh. në Mborje 20), në Voskop 21), etj. Si sekretar i Prefekturës emërohet më 1 korrik 1917 e qëndron si i tillë deri më 31 dhjetor 1917 e më pas rikthehet prapë si nënpunës i amzës. Vrasja e Themistokli Gërmenjit e gjen po në detyrën e sekretarit të Prefekturës, e thënë ndryshe : një nga më të afërtit bashkëpunëtorë të trimit kombëtar gjatë kohës së Repulikës Shqiptare të Korçës, vrarë nga francezët në Selanik më 9 nëntor 1917. {Përmendim këtu se Themistokliu ishte Prefekti i policisë së qarkut të Korçës dhe Xhuvi sekretar i kësaj Prefekture, pra kuptohet lidhja e ngushtë që ekzistonte mes tyre.} Pas abrogimit të protokollit të 10 dhjetorit, Xhuvi ka vazhduar detyrën e nënpunësit të gjendjes civile, detyrë që e mban deri më datë 28 nëntor 1920.
Pas vrasjes me të pabesë të trimit Themistokli Gërmenji, rreziku për marrjen e Korçës nga grekët bëhej real. Xhuvi, së bashku me patriotë të tjerë, si Mili Serani, Vasil Tromara, etj., mundën të zbulonin sekretin e luftës së përgatitur nga grekët nga takimet që patën atë kohë me një ushtarak grek në Korçë. Menjëherë u krijua “Komiteti për Mbrojtjen e Korçës”, që do të organizonte luftën për mbrojtjen e tokave në jugë të Shqipërisë. Ky komitet vendosi Sali Butkën si komandant të forcave që rrokën armët. Ata u vendosën në Gjonbabas e Gjergjevicë, Qafën e Martës dhe Guri i Kamjes. Këto forca do të bashkoheshin me luftëtarët që vazhdonin vijën e sulmit në Tomorricë, Skrapar, Kolonjë, Pogradec, Dardhë. Kjo luftë përfundoi në gusht-shtator 1919 dhe tregoi domosdoshmërinë e bashkimit të shqiptarëve për t’i bërë ballë çdo armiku. Xhuvi Sharëxhiu, së bashku me Mili Seranin, Fuad Dishnicën, Vasil Tromarën e Gavril Pepon, deklaronin : “Ne jemi gati të bëjmë sakrificën më të madhe dhe të derdhim gjakun deri në pikën e fundit për të mbrojtur tërësinë tonë kombëtare”. Në kujtimet e Dhimitër Gramenos, shkruhet : “Ka ndihmuar në zbulimin e sekretit të ushtrisë greke (...) 22).
Më 19 janar 1919, në Gazinon e Korçës, u luajt nga patriotët e Korçës, drama “Besa” e shkruar nga Sami Frashëri. Ishte e disata herë që kjo pjesë luhej në ambjentin korçar, që pas vënies në skenë për herë të parë më 1909. Xhuvi Sharëxhi është një nga amatorët që luan një nga rolet e dramës 23). Në fotografinë e grupit të këtyre amatorëve, përveç Xhuvit, shohim edhe patriotët e shquar Dhori Kotti, Mihal Ballkameni, Fuad Dishnica, Ilo Dhimitri argjendari, Petraq Katro, Pasa Pema, Thimi Çikozi, Llazo Bicolli, Loni Qafëzezi, etj 24).
Viti 1920 na kujton Luftën e Vlorës. Dhe për këtë, në ditët e asaj lufte, Xhuvi harton një “Lajmërim” për popullin e qytetit të Korçës, ku midis të tjerash thotë : “Mbrëmë ora 2 alla frënga filloj lufta rreth Vlorës pas tre orë lufte tërë fortesat ranë në duart të ushtrisë sonë, topa, mitralloza (....) Vlora që ngriti flamurin e Skënderbeut pas 400 vjet robërie sot u ngjall (...) , shpëtoj nga një zgjedhë imperialiste dhe bashkohet me shoqet e tjera. Ky qytet pa të cilin nuku do mund të ronte dot shteti Shqiptar me këtë vepër (...) kaqë të
çkëlqyer po jep tërë botës të kuptojë se kombi shqiptar do të rojë dhe ka vdekjen kundra ç’do armiku dhe coptimi.” 25).
Më 26 maj 1920, qarku i Korçës u bashkua me qeverinë e Tiranës. Me këtë rast u mbajt një miting i madh ku morën pjesë me mijëra vetë. Në këtë miting mori pjesë edhe Xhuvi Sharëxhi 26), i cili në fjalën e tij , midis të tjerash tha “Kjo është një fitore e madhe për gjithë lëvizjen tonë kombëtare.”
Në vitin 1921 e shohim si nënpunës të shtetit civil, i emëruar me nr. 6114 dekreti të Ministrisë së Punëve të Brendëshme. Në një dokument të datës 22 janar 1921 lexojmë : “Zotit Zëvendësit Prefektit Këtu (&hellipsmiley Katundaria nuku ka këshillonjës, dhe nëpunës të mjaftë, për të dërguar Komisione mi zgjedhjen e zgjedhësvet të dyjtë në për qendrat e jashtme me pëlqimin e të dy këshillave (administrore dhe katundare) vendosi, dhe dha besimin me zëra të përgjithëshme të dërgohet, si nga an’ e Katundarisë, për në qendër të Lavdarit, nënëpunës’ i amëzës z.Xhuvi Sharëxhi, i cili nuku do rijë atje më tepër se 8-9 dit (&hellipsmiley”. Dokumenti i mësipërm tregon simpatinë dhe besimin që patrioti gëzonte në këtë kohë në zyrat qeveritare të asaj kohe. Zëvendës prefekti i Korçës, Lutfi Zavalani, që kishte besim te Xhuvi Sharëxhi, e dha pëlqimin e tij mbi kërkesën e mësipërme. “Gazeta e Korçës”, shkruan : “Njëndizaj të Djellë u mbloth në Katundari komisioni mbi zgjedhjen e deputetëve i përbërë, nënë kryesinë të kryekatundarit z.Sotir Kotta, prej anëtarëve të këshillës Katundarisë z.z Memeda Panariti, Ilo Proto, Mihal Mano, Nexhip Fehim dhe Belul Lutfi; prej Ndihmësit Prefekt z.Lutfi Zavalani, anëtarëve të këshillës Administruer z.z Petraq Kondi, Mina Frashëri, Qemal Mborja dhe Emin Rakip; prej anëtarëve të këshillës Drejtësisë z.z Llambro Mborja, Vasil Avram, Salih Babani dhe nënpunësit të Shtetit Civil z.Xhuvi Sharëxhi, vendosnë që të Djellë 23 janar, të dalin në për qendrat e jashtme gjithë nënpunësit e Katundarisë së bashku me të Drejtësisë dhe që të hënë të nisin nga detyru.(&hellipsmiley” 27).
Nga gazeta “Posta e Korçës” mësojmë se : “Pas pushimit të nënpunësit të pashaportave z.Jorgji Koça die u-pushua nga puna dhe nënpunësi i Shtetit Civil z.Xhuvi Sharëxhi(&hellipsmiley” 28). E gjithë kjo ndodhte sepse në muajin qershor 1921 erdhi në Korçë ministri i drejtësisë dhe deklaroi “se janë dhënë pashaporta fallshe (&hellipsmiley dhe hetimet po vazhdojnë dhe këtu në ka pjesëtarë do meren masat e repta kondra syresh”. Më tej shkrimi i gazetës vazhdon : “Në pyetjet q’i bëmë për mbi fallcivikimin e Pashaportave, Shk. E Tij tha se pas kuptimit që kam bërë, Pashaporta të fallcivikuara janë dhënë prej nën-punësve të kësaj Prefekture; sepse ato pashaporta që janë zënë në Greqi i tregojnë fare kthjellët emërat e nën-punësve të Prefekturës. Po vazhdojnë tha Shk. e Tij, hetimet mbi këtë çështje, dhe, në ka pjesëtarë do të miren masat e rapta.” 29). Kështu Xhuvi Sharëxhi arrestohet më 7 korrik 1921 30) si një nga të dyshuarit kryesorë në këtë çështje, edhe pse organet akuzuese nuk kanë asnjë provë kundër tij. Në një dorëshkrim të tij të mbërritur deri në ditët tona lexojmë : “ Marr nderë ti bëj të njohur këtë : jam i paraburgosur në burgun e Korçës që më 7 të këtij muaji pa ditur mirë se kam ndonjë faj. (&hellipsmiley jam sigur që nuku ka ndonjë provë për mua nga shkaku që e di veten time që jam i kulluar! Ky burgu im është çudi dhe më vjen keq kaq kohë një nënëpunës i Qeverisë Shqiptare punë pa punë ti harrohet shërbimi dhe të shkelet nderi im, mbesoj të përkujdeset Prokuroria si pas Nomit gjer sa të vijë koha e gjyqit, si të sjellë një mbesim të plotë z.Prokurori, jam i detyruar të lirohem (&hellipsmiley”. Në dokumentet e saj prokuroria shkruan : “(&hellipsmiley është i
pandehur se ka përdorurë keq detyrën dhe ka përndarë pasaporta fallsifikate(&hellipsmiley.” 31). Kurse, në letër ndalimin e tij, datë 6 shtator 1921, pyetësi Harilla Theodhos, shkruan : “(&hellipsmiley ka dhënë pashaporta fallco (&hellipsmiley” 32). Por të drejtën e nxjerr sheshit gazeta “Koha”, e cila në faqet e saj shkruan : “Gjyqi i fallshifikatës të pashaportavet nuku ka marrë funt kështu që fatzinjtë Xhuvi Sharëxhi edhe Gjorgji Gjoça po dergjen në burg. Do të kërkonim dënimin më të madh po të ishin fajtorë, po të mjerët s’kanë nonjë faj edhe të tjerët hëngrë mollët. Është gjynah për këta fatzinj që të mbahen në burg.” 33). Edhe vetë Xhuvi Sharëxhi, në një kërkesë të tij shkruan këto : “Pasi u mbaruan hetimet nga an’ e Pyetësisë mi këto pika (fallsifikimi i pashaportave, dhunë dhe keqpërdorim detyre-shënimi im N.K), mi të cilat nuku dolli në shesh nonjë provë ose shenjë fajtorie, gjykatorja më nxori para gjyqit vetëm për keq përdorim detyre i cili dhe ky shkak nuku kish nonjë themel. Pasi u dergja nëntë (9) muaj në burg, u gjykova, dhe pas rjedhës gjyqit ku u provua pafajësia time, me vendimin të kësaj gjykatoreje më datë 8 prill 1922, u lirova prej burgu i pafajshmë fare 34).” 35). Daljen e tij nga burgu i padrejtë e pritën mjaft mirë gjithë miqtë e tij si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë. “U gëzova tepër që dolle i pafajshim , po më vjen shumë keq që të mbajtnë kaqe kohë të burgosur dyk’ e mos patur as një faj, po dhëntë zoti paskëtaj të jesh mirë bashkë me të shtëpisë”- i shkruan Xhuvit, Kostika Naum, tregëtar e patriot korçar në Bukuresht të Rumanisë. Po kështu lexojmë edhe në letrën që patrioti Pandi Katundi i dërgon atij nga Bostoni më 28 shkurt 1922 : “(&hellipsmiley të lutem të më dërgosh kopjet e gjyqit si rodhë se dua t’i botonjë në gazetën “Dielli”. Pas daljes nga burgu, Xhuvi i drejton ministrisë së Punëve të Brendëshme, më 21 maj 1922, një kërkesë për punë, ku ndër të tjera shkruan : “Pra me qënë se prapë dua dhe dëshëroj ti shërbej Kombit, sikundër i shërbeva gjer në ditët e burgosjes time (&hellipsmiley lutemi Z suaj që të kini mirësinë të më emëroni më nonjë nëpunësi.” 36). I detyruar nga këmbëngulja e patriotëve nga Korça por edhe prej ndërhyrjeve nga Tirana zyrtare, ministri i drejtësisë vendosi që Xhuvi Sharëxhiun ta emëronte më 28 qershor 1922 si sekretar pranë gjykatës së shkallës së parë të Korçës 37).
Vijmë kështu në ditët e Revolucionit të Qershorit të vitit 1924. Nga dokumentat, dëshmitë dhe informatat që kemi mundur të sigurojmë në lidhje me këtë ngjarje, deklarojmë se Xhuvi Sharëxhi ka mbështetur fuqimisht lëvizjet demokratike të qershorit 1924 38). Si një nga anëtarët më aktivë të “Federatës Vatra e Shqipërisë”, ai, së bashku me patriotë të tjerë si: Koço Grameno, Abdurrahim Bilbili, Koli Demo, Gavril e Angjeli Pepo, pret Fan Nolin, kur ky erdhi në Korçë më 1923.
“Babai im më ka folur për Xhuvin si propagandues të ideve kombëtare, si pjesëmarrës i orëve të para në Revolucion përkrah Nolit më 1924 (&hellipsmiley”- shkruan në deklaratën e tij Dhimitër Koço Grameno. Në deklaratën e lëshuar nga bija e patriotit Mili Serani, Liri Tomço lexojmë : “Kanë përkrahur Revolucionin e Qershorit të vitit 1924 dhe qeverinë e Fan Nolit. Vazhdimisht, me përpjekjet e tyre patriotike, ata i kanë shërbyer çështjes kombëtare.”39). Dokumentat që tregojnë mbi veprimet e tij gjatë kësaj kohe kanë humbur s’dihet sesi, gjatë turbullirave të mëvonëshme. Nga kujtimet e vajzës së patriotit, Violeta, veçojmë : “Pas tregimeve të nënës sime, babai ka përkrahur shumë në atë kohë qeverinë e Nolit dhe ishte fanolist i zjarrtë. Mbante lidhje me qeverinë dhe si tillë ka pas qënë i emëruar edhe në hallka të ndryshme zyrtare këtu në Korçë.”
Në këtë kohë Xhuvi Sharëxhi anëtarësohet dhe aktivizohet në disa shoqëri me karakter përparimtar. Përmendim këtu shoqërinë “Bashkimi”40), të themeluar në Tiranë nga Avni Rustemi, shoqërinë “Lidhja e nënpunësve të Prefekturës së Korçës”, për të cilën lexojmë : “Më 8 shkurt 1924 u formua organizata që mbante emrin “Lidhja e nënpunësve të prefekturës së Korçës”, që kishte në gjirin e saj gjithë nënpunësit e administratës dhe të zyravetë tjera varëse. Organizata kishte për qëllim përmirësimin e jetesës së nënpunësve, zhvillimin e përgjithshëm dhe plotësimin e njohurive të tyre, formimin e një arke në ndihmë të fatkeqësive të anëtarëve, etj.” 41). Xhuvi Sharëxhi ishte anëtar edhe i shoqërisë “Bashkimi” të Stratobërdhës, i shoqërisë “Baro e avokatëve të Korçës” më 1928, i “Shoqërisë së Arteve të Bukura” më 1926 42), i shoqërisë korçare “Arësimi” me qendër në Boston. Nga një kopje të statuteve të këtyre shoqërive, që patrioti i ka ruajtur, tani ndodhen në dosjen e tij. Të mos harrojmë se ai ka qënë anëtar i “Federatës Vatra e Shqipërisë”. Distinktivat e kësaj federate që ka mbajtur patrioti Xhuvi Sharëxhi, sot ndodhen në dosjen e materialeve të tij.
Ai ishte i abonuar edhe në marrjen e gazetave patriotike të asaj kohe, si psh. në gazeta “Koha” e Koço Gramenos 43), “Gazeta e Korçës” e Zhan Gorguzit 44), “Besa”, fletorja e përditshme politike në Tiranë 45), “Shqiptari i Amerikës” e Hasan Bitinckës në Korçë 46), etj.
Pas rrëzimit të qeverisë së Nolit dhe drejtimeve të errëta që mori në atë kohë politika shqiptare, drejtime të cilat na i tregon historia, Xhuvi Sharëxhi nuk u largua nga atdheu por qëndroi në Korçë, bashkë me mjaf përkrahës të tjerë të Nolit. Me vendosjen e regjimit republikan të Ahmet Zogut, Xhuvi spiunohet në organet e qeverisë së re, me në krye Zogun, mbi qëndrimet që pati gjatë Revolucionit dhe mbi pozicionin e tij në këtë ngjarje politike e kombëtare. Ky gjest i ulët e i turpshëm ndodhi në ditët e para të vitit 1925 dhe u krye nga miku më i ngushtë i Xhuvit, një farë Shaban Plasa, i cili me vullnet të plotë denoncoi gjithçka dinte mbi veprimtarinë e Xhuvit për këtë periudhë. Ky lajm, kur u muar vesh nga qarqet patriotike, nuk bëri asnjë efekt pozitiv, por veç ngriti më lart figurën e Xhuvi Sharëxhiut si patriot demokrat dhe uli shumë më poshtë emrin e pseudopatriotit të quajtur Shaban Plasa, i cili përpiqej të mbahej me krenarinë e një “aktivisti të dalluar” të lëvizjes për çlirim, që nga koha e pushtuesve turq.
Prej kësaj kohe fillon periudha e mundimshme në jetën e patriotit Xhuvi Sharëxhi, mundime të cilat i sollën vdekjen e parakohëshme.
Muajt e Revolucionit të Qershorit më 1924 e gjetën si sekretar pranë gjykatës së shkallës së parë, detyrë që e mban deri më 31 maj 1927 e prej kësaj kohe, deri më 31 mars 1929, punon si kryesekretar dhe ndihmës gjyqtar paqtues në gjykatën e Korçës 47). Për këto lëvizje, në këtë kohë, nuk mbeten pa treguar interes dhe pa e ndihmuar miqtë e tij të vjetër, Llambi Bimbli e Kristaq Kosturi, të cilët rregulluan pozicionin e Xhuvit dhe detyrën e tij në Korçë 48).
Kjo ngritje në detyrë nuk dha përshtypjen se eprorët e tij gjykonin të shkuarën e Xhuvit si antizogist, por ata kërkonin të theksonin se Xhuvi Sharëxhi tashmë i përket krahut prozogist. Por ngjarjet e mëvonëshme nuk e pranuan këtë arësyetim. Xhuvi iu qëndroi besnik kurdoherë idealeve të tij përparimtare e demokratike.
Më 16 maj 1926, pas lejës së marrë në Mitropolinë e Korçës 49), patrioti Xhuvi Sharëxhi ve kurorë në kishën e Shën Gjergjit me zonjushën e pashme e të respektuar të fisit të Bodeve, Ollga Ligor Boden. Nga kjo martesë lindën 3 fëmijë : Violeta, më 1927, Gaqo, më 1928 dhe Sotiraq, më 1932 – djali i fundit mbante emrin e gjyshit të Xhuvit, patriotit Sotir N. Stratobërdha, për kujtim të veprimtarisë të së cilit folëm në nisje të këtij shkrimi.
Më 1 maj 1929, me firmën e patriotit të shquar e prefektit të Korçës, Hilë Mosi, si dhe me lejën e patriotit Xhuvi Sharëxhi, sekretar i gjyqit të shkallës së parë, u ligjërua shoqëria mirëbërëse “Rilindja e Voskopojës”, e cila bëri shumë për Voskopojën. Kjo përmedet në një intervistë që nënkryetari i kësaj shoqërie i ka dhënë autorit Zenel Anxhaku për librin e tij “101 trëndafilat e Korçës” 50), por edhe nga deklarata e lëshuar prej Dhimitër Koço Gramenos. Edhe pse në dokumentat e kësaj shoqërie, emrat e dy patriotëve të përmendur më sipër nuk janë të shkruar, ata bënin pjesë në bërthamën drejtuese të saj, duke patur një rol kryesor e të drejtëpërdrejtë në zhvillimet e kësaj shoqërie - pse edhe jo në reagimet e saj politike - qëllime që nuk pajtoheshin aspak me pushtetin e Zogut. Sepse shoqëritë e kësaj kohe, në fasadë punonin sipas programit të tyre jopolitik, por nga pas ato zhvillonin një veprimtari të dendur politike; veprime këto të padokumentuara nëpër prcesverbale, sepse nëse këto dokumente binin në dorë të zyrave të qeverisë, nënshkruesit e tyre mbanin përgjegjësi e në shumicën e rasteve edhe me kokën e tyre. Njihen qëndrimet antizogiste të patriotëve Hilë Mosi e Xhuvi Sharëxhi, pra ata nuk rrezikuan, në rradhë të parë lëvizjet e fshehta kundër regjimit të Zogut; në rradhë të dytë: detyrën e tyre si dhe pozicionin që kishin në këto veprime, demokratike sipas tyre dhe përparimtare për kohën që jetonin.
Të njëjtin qëndrim ka mbajtur Xhuvi edhe në ligjërimin e shoqërisë së punëtorëve [këpucëbërës] Korçë, më 1932 51).
Xhuvi Sharëxhi gëzonte autoritet dhe respektin e gjithë qytetarëve të qytetit të Korçës. Ata, duke njohur veprimtarinë e tij patriotike dhe përpjekjet që ai ka bërë që në kohën e shpalljes së Krahinës Autonome të Korçës më 1916, e zgjodhën dy herë birin e tyre krenar si kandidat zgjedhës të dytë në zgjedhjet e gushtit 1928 dhe në zgjedhjet e majit 1929 52).
Në faqet e “Gazetës së Korçës”, lexojmë : “Fushata e “Gazetës së Korçës” për monumentin e Themistokli Gërmenjit”. Aty botohet një listë e gjatë me emrat e atyre që kanë kontribuar në ngritjen e shtatores së dëshmorit kombëtar. Mes emrave të shtyllës, na bien në sy emrat “Sotir N. Stratobërda 20 fr. Ar” dhe “Xhuvi Sharëxhi 10 fr. Ar” 53). Përveç kësaj, Xhuvi ka bërë pjesë edhe në grupin që gjetën dhe sollën në atdhe eshtrat e Themistokliut më 1933. Nga kujtimet e Ilo Nepsi Kërënxhiut, veçojmë : “Gjithmonë pas diteve shkoja në furrë bashkë me vëllain tim Pandi, ku ndihmonim babanë. Furra e Nepsi Kërënxhiut ishte qendër ku mblidheshin (sidomos të dielave kur s’kishte pun&eumlsmiley patriotë si Nikollaq Zoi, Mihal Grameno, Goni Katundi, Koço Grameno, si dhe Xhuvi Sharëxhiu e bënin muhabet mbi veprimet patriotike, ngjarjet, et. Atëhere u vendos që të ngrihej monumenti i Themistokli Gërmenjit. Por bashkia nuk kishte fonde. Kështuqë u ngrit një komision që të ardhurat të mblidheshin nga pazari i qytetit. Për këtë punë u ngarkuan babai im Nepsi Kërënxhi, si dhe Xhuvi Sharëxhiu, Nasi Aristidhi, Ndrio Katundi, etj. Gjithashtu Xhuvi u përpoq që eshtrat e Themistokli Gërmenjit të silleshin në Korçë.” 54)
Më 10 korrik 1928 caktohet “në bazë të propozimit të kësaj prokurorie dhe aprovimit të P.T. Ministries Drejtësisë (&hellipsmiley kryetar i komisionit për marjen e votave dhe inspektimin e votimit për zgjedhjet e misave të Asamblesë, në Rethin e Bilishtit”. Këtu ai përgatiti listën e zgjedhësve të dytë të rrethit të Bilishtit, një kopje origjinale të së cilës e ruajmë sot në dosjen e tij.
Më 29 korrik 1928 autorizohet si kryetar i komisionit të parë të zgjedhjeve elektorale që do të mbahen në Korçë një ditë më vonë 55).
Më 1 prill 1929 Xhuvi Sharëxhi u emërua kryesekretar i gjyqit të shkallës së parë në Korçë 56), detyrë që e mbajti derisa vdiq.
Më 1930 është anëtar i klubit të Veteranëve që u themelua atë vit në Korçë me kryetar Mihal Gramenon dhe nënkryetar Mihal Ballakenin. Këtu zgjidhet sekretar i këtij grupi patriotik, gjë që e lexojmë në një kopje dorëshkrim të statutit të klubit 57)
Xhuvi Sharëxhi ndiqte nga afër dhe inkurajonte jetën kulturore të qytetit të Korçës. Ai, me ftesë të këshillit administrativ të shoqërisë sportive “Skënderbej” 58), ka përkrahur riorganizimin e kësaj shoqërie “kaqë të vlefshëm për zhvillimin fizik e moral të Djelmënisë Korçare” 59). Gjithashtu ka kontribuar me të holla llotarinë “Për nevojat e Bandës Kombëtare”, e cila u organizua nën kujdesin e bashkisë së Korçës 60).
Në këto vite të fundit të jetës mban lidhje me miqtë e tij si brenda Korçës ashtu dhe jashtë saj si dhe përtej kufijve të atdheut. Ka letërkëmbime me anëtarin e bandës presidenciale, aktivistin e luftëtarin e Vlorës së 1920, Rapi Saron, Muamer Abidinin, botuesin e gazetës “Shkreptima e Korçës”, Loni Ninin, Vasil Avramin, Koço Gramenon, etj. Në këto vite ka punuar edhe në zyrën e financës së Korçës, ku ka patur miq të ngushtë Isuf Gjatën (dëshmor i LAN&Ccedilsmiley, Fuad Dishnicën (luftëtar i çetave patriotike), Koli Demon, Nik Dishnicën, Angjeli Pepon, etj. Gjatë gjithë jetës së tij të shkurtët, patrioti Xhuvi Sharëxhi ka mbajtur lidhje të vazhdueshme me mjaft veprimtarë të dalluar të lëvizjes për çlirim kombëtar, si Kristo Floqi (që i ka dhuruar dorëshkrimin e tij me titull “Bija e bankjerit. Shkodrë 1915” e që sot ruhet pranë AFK 61) ), Mina Grameno, Dhimitër Mole, Mihal Ballkameni, Llambi Bimbli, Mili Serani, Nepsi Kërënxhi, Gavril Pepo, Spiridon Ilo, Hilë Mosi, Sabri Qyteza, Themistokli Gërmenji, Nikollaq Zoi, Andrea Katundi, Andon Frashëri, Dhori Kotti, Vangjo Turtulli, Nuçi Palla, Vasil Tromara, Abedin Tuxhari, Idhiomone Bratko, Vangjush Mio, etj, etj.
Në një dokument të dosjes së tij lexojmë : “ (&hellipsmiley që kurse jam emëruar ne këtë detyrë të fundit, jam shtrënguar, për t’i bërë ballë punëve të shumëta dhe të rënda, të punoj dimër e verë, në kohë nate duke vajtur në zyrë qysh në orën 2 dhe 3 pas mes nate.--- Ky punim i jashtëzakonëshme prej kaqe vjetësh me ka shkakëtuar nji paralizë të përherëshme, që më ka bërë të paaftë të përherëshme me vazhdue në shërbim, paralizë e cila si mbas konstatimit të mjekëve të këtushme këtë muaj është shtuar në mënyrë që nuk më lejon të punoj krejt.” 62). Pas kësaj, patrioti kërkon të dalë në pension të privilegjuar, sipas ligjit në fuqi. Por kjo nuk u pranua nga administrata shqiptare, e cila po priste me padurim këtë moment për t’u hakmarrë në këtë mënyrë ndaj atij personi që ishte nga të parët që ngriti zërin kundra vendosjes së Zogut në krye të fronit shqiptar. Kjo i solli patriotit 39 vjeçar, në lulen e jetës, një hemoragji cerebrale dhe vdekjen e parakohëshme më 20 qershor 1936 dhe mjaft të hidhur në rrethin e veteranëve korçarë e më gjerë se kaq.
Shtypi i kohës nuk foli fare mbi rrethanat e vdekjes së Xhuvi Sharëxhiut, por u përmend vdekja e tij me një rradhë të vetme, si psh. në “Gazetën e Korçës” 63). Vdekja e papritur dhe kjo humbje e thellë që pësoi shtresa përparimtare e qytetit me një përfaqësues
dinjitoz të saj, tronditi gjithë zonën e Korçës. Ngushëllime i erdhëm familjes së tij anë e kënd qarkut të Korçës.
Në dosjen e tij ruajmë një vjershë që duket se është shkruar pas vdekjes së patriotit dhe fatkeqësisht asaj nuk ia dimë autorin e me gjithë përpjekjet tona nuk kemi mundur ta identifikojmë atë. Midis të tjerash ajo thotë :
“ Qani o vëllezër qani
Për Xhuvi Sharëxhinë
Qani për trimërinë e tij (&hellipsmiley
O burani o vëllezër
O fshatarë o qytetarë (...)”.

(dorëshkrimi është tepër i dobët dhe shkrimi tepër i zbehtë e vende-vende bëhet i vështirë për t’u lexuar ose për t’i marrë kuptimin).
Ceremonitë mortore u kryen në kishën e Shën Gjergjit, nga porta e të cilit ai doli dhëndër para 11 vitesh.
Kështu pushoi zemra e tij e madhe për të gjithë. Ai kontribuoi me sa mundi për çështjen shqiptare. “Si patriot i lidhur me shqiptarë të shquar ai mundi të qëndrojë i tillë deri sa vdiq në moshë të re”- shkruan bashkëshortja e tij në një deklaratë 64).
Menjëherë pas vdekjes së të birit të vetëm, Aleksandra, nëna e patriotit, nuk e duroi dot helmin e të birit dhe vdiq gjashtë muaj pas tij, në dhjetor 1936. Kurse babai i patriotit, veterani Ligor Sharxhi Stratobërdha vdiq duke marrë me vete brengën e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste, në prill 1939.
Familja e patriotit, edhe pas vdekjes tragjike të tij, eci me të njëjtat hapa përparimtare e demokratike duke lënë kështu gjurmët e një tradite të admirueshme prej kujtdo tjetër : gjurmët e një familje, jeta e së cilës është e mbushur me dinjitet e me përpjekje për liri e drejtësi.
Fëmijët e patriotit Xhuvi Sharëxhi u edukuan me ndjenjën e atdhedashurisë që në moshë të vogël. Ata ishin mishërimi i sinqeritetit, ishin veprimtarë të dalluar të ndërtimit të atdheut, kuadro të shkëlqyer dhe prindër shëmbullorë për fëmijët e nipërit e tyre; që nuk iu përkulën asnjëherë dallgëve të jetës por i përballuan ato me dinjitet. Kjo familje përkrahu luftën antifashiste nacional-çlirimtare. Shtëpia e Sharxhinjve u quajt prej armiqve si “shtëpia e kuqe”, sepse aty fshiheshin ilegalë, mbaheshin trakte dhe strehoheshin militantë të rëndësishëm komunistë. Vajza e patriotit, Violeta Xhuvi Sharëxhi (Boboshtica - Viso), që në bangat e Liceut francez të Korçës u lidh me grupet revolucionare dhe ka marrë pjesë në të gjitha demostratat që janë zhvilluar në qytet : “kam marrë pjesë në konferenca Rinije si ilegale e më vonë, kam qënë në korrent të lëvizjes N.ÇL. me anën e shtypit ilegal dhe kam shpërndarë trakte.”- shkruan ajo në autobiografinë e saj 65). Pas çlirimit të atdheut, në dhomat e muzeut të lagjes 3, qëndronte varur edhe fotografia e patriotit Xhuvi Sharëxhi, si një monument i gjallë i historisë së qarkut të Korçës, si një kujtesë e një thirrje për brezat e ardhshëm për të
punuar sa më shumë për përparimin e atdheut. Sot ky muzeum nuk ekziston dhe materialet e tij janë shpërndarë pa adresë. Edhe në muzeun historik të Korçës ekzistonin dokumenta që bënin fjalë dhe hidhnin dritë mbi veprimtarinë patriotike të Xhuvi Sharëxhiut, materiale këto që megjithë kërkimet tona, nuk mundëm t’i konsultonim e t’i shfrytëzonim për këtë shkrim sepse pjesa më e mirë e arkivit të këtij muzeu nuk ekziston.
Xhuvi Sharëxhi zotëronte me shkrim e me gojë rreth 7 gjuhë, si: greqisht e re dhe e vjetër, italisht, anglisht, latinisht, frëngjisht (sipas kujtimeve të vajzës së tij, Violeta, ai kishte një fjalor frëngjisht, të vogël sa pëllëmba e dorës, të cilin e mbante gjithmonë me vete, fjalor që ka humbur sot) si dhe fliste bullgarisht.
Ka erdhur koha që figura të shquara patriotike të lëna në harresë si Xhuvi Sharëxhi, t’u hiqet pluhuri i pamerituar që mbajnë mbi supe e që mbulon anë e kënd kontributin e tyre të çmuar.
Gjatë kohëve të shkuara ka humbur një shumicë e madhe dokumentash, që hidhnin dritë anë e kënd mbi figurën e patriotit. Një pjesë e tyre mund të jenë dorëzuar pranë Arkivit Qëndror të Shtetit në Tirënë nga djali i patriotit, Gaqo Sharëxhi dhe të tjera pranë Muzeut Historik të Korçës. Ka edhe mjaft tregime të tjera mbi jetën dhe veprimtarinë e patriotit Xhuvi Sharëxhi, të cilat ne si familje nuk i mbajmë mend ose janë të pavërtetuara me dokumenta e si rrjedhim ato nuk mund t’i shtojmë në këtë shkrim të shkurtër i cili bazohet në materialin dokumentar që ruhet në dosjen e tij.
Eshtrat e patriotit Xhuvi Sharëxhi prehen sot të qeta në varrezat publike të qytetit të Korçës.
Ne, pasardhësit e tij, po e çojmë deri në fund amanetin patriotik, përparimtar e demokratik të Xhuvi Sharëxhiut, duke i shërbyer atdheut tonë me të gjitha forcat, e duke ruajtur si diçka fort të çmueshme e të pazëvendësueshme në jetën tonë postulatin e tij : “Kombi shqiptar do të rrojë dhe ka vdekjen kundra ç’do armiku dhe copëtimi.” Kështu, tregojmë respekt ndaj paraardhësve tanë, duke iu shprehur mirënjohjen atyre për gjithçka ata bënë dhe së fundi duke u përkulur me respekt mbi varrin e tyre e duke iu vënë nga një kurorë me lule të freskëta nga toka shqiptare, nga ajo “baltë që është më e ëmbël se mjalta” e për të cilën ata luftuan, u përpoqën e dolën faqebardhë gjithë jetën e tyre.

Shënim: Ky material u përgatit nga familja e patriotit Xhuvi Sharëxhi në bazë të dokumentave, dhe i bashkangjitet dosjes së paraqitur për dekorim me rastin e jubileut të 95 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare.
 

KUSH ËSHTË STEFAN KONDILLARI.
Nga Niko Kotherja

(NJË SHKRIM I PLOTË MBI BIOGRAFINË DHE VEPRIMTARINË E TIJ PATRIOTIKE, BAZUAR NË BURIMET ARKIVORE TË “AFK”, ORGANEVE TË SHTYPIT TË KOHËS, STUDIMEVE TË NDRYSHME HISTORIKE, MATERIALEVE DOKUMENTARE, ETJ.)

Biri i Nikolla Kondillarit, Stefani u lind në fshatin Katund të zonës së Vakëfëve të Korçës, në vitin 1877 1). Në shkollën e fshatit ai mori mësimet e para në gjuhën greke. Në burime të ndryshme lexojmë se ai ka ndjekur mësimet edhe pranë “Mësonjëtores së Parë Shqipe” të Korçës 2). Kushtet e vështira familjare, politike dhe ekonomike e detyruan të riun Kondillari rreth vitit 1888 3) që bashkë me të atin të marrë udhën e kurbetit 4). Kështu vendoset në Rillë të Bullgarisë, ku punon si sharrëxhi në pyjet e atyre anëve me shumë bashëfshatarë të tjerë.
Njëherë kaloi andej për shëtitje me kalë princi i Bullgarisë Boris së bashku me princeshën. Stefani duke dëgjuar se po kalonte ai, mblodhi një tufë lulesh dhe e ndali princin dhe duke iu përulur e duke i përcjellë admirimin e tij, i fali tufën me lule. Princit Boris i bëri mjaf përshtypje kjo dhe e pyeti djaloshin: “Ç’je ti, nga je, dhe ç’do që dëshëron të më nderosh mua?” Dhe Kondillari iu përgjigj: “Jam shqiptar, dëshëronj të vinj pas teje.” 5). Princi u çudit vërtet nga përgjigjet e tjera që mori prej djaloshit dhe e ftoi të vejë në Sofje. Për këtë punë i jep edhe një letër. Por bashkëfshatarët që punonin me të, e që ishin më të mëdhenj se ai, nuk e lejuan Stefanin të ndjekë princin, kështu që ai pas një kohe u largua fsheurazi nga Rilla e shkoi në Sofje bashkë me një shqiptar tjetër. Hyri në pallatin mbretëror dhe tregoi letrën e princit, por askush nuk e besoi që dy shqiptarë si ata të takonin princin e Bullgarisë. Me ndërhyrjen e vetë princit Boris dhe të mbretit Ferdinand, shqiptarët u njohën si anëtarë të oborrit mbretëror bullgar. Ata të dy filluan t’iu mësonin shqip princave Boris dhe Kirill. Duke parë zellin për mësim e dije, mbreti i regjistroi në shkollën e mesme ushtarake, nga ku shqiptarët dolën me nota të shkëlqyera. “Një ditë, – shkruan gazeta “Koha” ,– princi nxori revolverin dhe jadha ta
pastronjë. I ndyeri e çkatëroj fare, e fshiu, e skëlqeu dhe ja këtheu prapë princit me fishekët nxjerrë.” 6).
Në këtë kohë Stefan Kondillari lidhet ngushtë me grupet e shoqëritë patriotike të shqiptarëve me banim në Sofje. Një prej të parave veprime kombëtare të tij ishte anëtarësimi në shoqërinë patriotike “Dëshira”, e cila u themelua në kryeqytetin e Bullgarisë më 1 janar 1893 7) nga Ligor Marko Borova. Kjo shoqëri punoi për të ndihmuar lëvizjen kombëtare në Shqipëri, në fushën politike dhe atë kulturale. Qëllimi i themelimit të kësaj shoqërie ishte: “për të përhapur, Dituri edhe mësimnë’ të gjuhës Shqip, në Shqipëri.” 8), etj. Gjatë kësaj kohe krijon dhe mban lidhje të ngushta me mjaft figura të shquara patriotësh dhe veprimtarësh të shoqërisë së Sofjes e më gjerë.
Pas gjashtë vjet shërbimi dhe studimi në Sofje, mbreti bullgar, me shpenzimet e tij, në shenjë respekti ndaj shqiptarit të jashtëzakonshëm Kondillari, e dërgon atë për të vijuar studimet në qytetin Napoli të Italisë. Rreth fillimit të shekullit që lamë pas, Stefani e sheh veten në Napoli. Aty regjistrohet menjëherë në shkollën shqipe të Napolit, ku pati për mësues të shquarin arbëresh Zef Skiro 9). Më vonë atë do ta ketë bashkëpunëtor në veprimet patriotike.
Nga një kartolinë që patrioti Kristo Luarasi i dërgon Stefan Kondillarit 10) më 25 shtator 1901 nga Sofja, kuptojmë se ky i fundit gjendet në Greqi.
Deri rreth vitit 1903 Stefani ndjek shkollën shqipe dhe përveç kësaj gjuhe mëson mjaft mirë edhe italishten. Kjo e lejon të hyjë në “Institutin e gjuhëve lindore të Napolit” (Istituto Orientale in Napoli) për të mësuar shqipen e për të patur një diplomë, si ajo e këtij instituti, për gjuhën shqipe. Në vitet 1904-1905 ai ndjek kurset e plota të shqipes. Nga rezultatet e provimeve, Kondillari diplomohet mbi gjuhën shqipe nga ky institut më 19 korrik 1905 11). Pas përfundimit me sukses të kësaj shkolle, ai “do të hynte në shkollën e drejtësisë” 12) por këtë kohë mbërriti në Napoli patrioti Bajram Fehmi Gjirokastra, apo i njohur me emrin Bajo Topulli, për të organizuar kryengritjen kundër “Portës së Lartë” dhe sulltan Abdyl Hamitit II. Më pas: “Bajua kish 10 dit që ndodheshe në Bari për të u hedhur në Shqipëri. Bashkë me Bajon ishin Luji Gurakuqi, nga Shkodra, Thoma Avrami edhe Stefan Kondillari, nga Korça, Aleks Paskali, nga Përmeti, Kiço Himarioti, nga Brekdeti, edhe Kolë Reka me ca Dibranë, që na mungojnë emrat, nga Dibra.”- shkruan patrioti Mihal Grameno 13).
Kur studionte në Itali, Stefani u njoh me disa figura atdhetarësh të shquar, si psh me Luigj Gurakuqin, i cili për kujtim i ka dhuruar një fotografi të tij Stefanit me këtë mbishkrim: “Mikut të dashur, z. S. Kondilar, për kujtim miqësie të vërtetë. Napoli 21.2.1908 L. Guracucchi.” 14). “Atje punonte shumë për çështjen Kombëtare jo vetëm me pëndë po dhe në komitet.” 15). Gjithmonë mban korrespondencë të rregullt me miqtë e tij, patriotë të shquar, si Kosta Jani Trebicka, etj. 16).
Më 1 tetor 1908 u themelua në Korçë shoqëria patriotike dhe muzikore “Banda e Lirisë” nën kryesinë e Pandeli Cales. Por dilte nevoja që banda të kishte udhëheqësin e saj artistik. Me gjithë përpjekjet e shumta të patriotëve tanë në Shqipëri por edhe jashtë saj, nuk u arrit të gjendej një dirigjent që të rrezikonte dhe të vinte në Korçë në atë kohë të trazuar për të drejtuar një bandë muzikore shqiptare. Korçarët iu drejtuan për ndihmë
edhe arbëreshëve të Italisë në dhjetor të vitit 1908. Në këtë kohë aty gjendet Stefani, i cili fillon të mbajë kontakte me shoqërinë patriotike të Korçës me anë të letrave, si psh. letra
e datës 5 dhjetor 1908 17). Bashkë me Zef Skiroin përpiqen të gjejnë dikë që të marrë në dorë drejtimin e bandës, por “ne s’kemi gjetur as një” shkruan në letrën e tij Skiroi 18).
Pas mbarimit të institutit, nga Italia shkon në Bullgari. Princi Boris nuk ia mbushi dot mendjen për ta mbajtur në Sofje edhe pse i propozoi poste të rëndësishme në qeveri. Kështu Kondillari u nis për të ardhur në atdhe pas mjaft vitesh emigrimi nëpër Europë.
Menjëherë sa vjen në Shqipëri organizohet në rrethet patriotike. Për pak kohë e shohim të qëndrojë në Shkodër, ku me kostum kombëtar flet në ambjente të ndryshme në favor të çështjes shqiptare 19). Pas një qëndrimi të shkurtër në Korçë, emigron përsëri në Sofje, ku kërkon mbështetjen e autoriteteve bullgare në anë financiare dhe materiale. Në gjysmën e parë të vitit 1908 çeta e Çerçiz Topullit dhe Mihal Gramenos furnizohet me armë e municione falë ndërhyrjeve të Stefanit. Ndihmon botimet shqipe të kohës. Emrin e tij e lexojmë në shtyllën e “emërave ndihmptarë” të Kalendarit Kombiar 20), etj. Me çetën e këtyre komitëve, Kondillari vjen në Shqipëri me qëllimin e vetëm për të luftuar kundër pushtuesit turk dhe do të vepronte si luftëtar në zonën e Korçës po të mos shpallej “Hyrjeti” më 23 korrik 1908. Në verën e vitit 1908 filloi përhapja e zjarrit të kryengritjes dhe zona e “Beratit, Myzeqesë dhe Korçës u mbushën me krynegritës shqiptarë” 21). Pas kësaj ngjarje dhe faljes së komitëve, Stefan Kondillari u emërua mësues në shkollën shqipe të Korçës 22). Ai luftonte me çdo mënyrë pikëpamjet e tilla, si: “e mira e Turkiës asht me Shqiptarë, sikurse e mira e Shqypnisë ashtë me Turki” 23).
Në gazetën “Lidhja orthodhokse” lexojmë se Stefan Kondillari ka kontribuar me të holla për ngritjen e varrit të dëshmorit Hajredin Tremishti, pjesëtar i çetës së parë kombëtare të Çerçiz Topullit, rënë heroikisht në luftën e Mashkullorës më 18 mars 1908 24).
Në fillim të vitit 1909 e më pas qëndron në Itali 25) nga ku niset përsëri për në Shqipëri. Këtë vit, më 13 dhjetor, me shqipen e tij të kulluar, Stefani luan në shfaqjen e parë të dramës “Besa” në Korçë duke marrë rolin e Xhakos 26). Si amator i dramës “Besa”, ai ka dalë në fotografi me të gjithë aktorët e tjerë patriotë, si Hilë Mosi, Mihal Grameno, Llambi Bimbli, Spiridon Ilo, Nepsi Kërënxhi, Thanas Floqi, Qamil Panariti, etj. pas shfaqjes së pjesës 27).
Në këtë periudhë, kur gjendja politike në Ballkan ishte acaruar, kur Fuqitë e Mëdha dhe shtetet shoviniste fqinje synonin të kapërcenin kontradiktat midis tyre në këtë pikë të Europës, duke copëtuar tokat shqiptare, kur ata iu vërsulën mbi Shqipërinë “më keq se ujqërit e tërbuar kur i venë synë ndonjë kopeje dhensh” 28), patriotët demokratë shqiptarë me anë të grupimeve dhe komiteteve të tyre bënë të ditur botërisht se do të derdhnin gjakun për mbrojtën e atdheut nga shkatërrimi dhe iu përgjigjën me zjarr kërcënimeve dhe shantazheve të veglave antishqiptare, si brenda ashtu dhe jashtë Shqipërisë, gjithmonë në funksion të ruajtjes së tërësisë territoriale të vendit, përhapjes së gjuhës shqipe dhe luftës së armatosur. Vlon në këtë kohë veprimtaria patriotike e Stefan Kondillarit në shërbim të kauzës së shenjtë të atdheut. Në kujtimet e patriotit Mihal Grameno, lexojmë: “Mblidhemi dhe formojmë një komitet, i përbërë prej meje, Tefik Panaritit, të ndyervet patriotë Vangjel Gjika e Ferit Frashëri, Goni Katundi, Jaup Dishnica, Llambi Bimbli, të ndyetët e të pandarët Kristaq Aristidhi, Gaqi Thanas Viso e Qamil Panariti, Doktor Hakiu, Lazo Progri, Skëndo Pojani, Stavre Karoli, i ndyeri Aleks
Koçi, Nepsi Kërënxhiu, djaloshi, Gavril Pëppo, Stefan Kondillari etj.” 29). Më pas Grameno vazhdon: “Të holla na mungonin prandaj vendosmë të dërgojmë të ndyerin
Stefan Kondillari që të miret vesh me Beratin, Vlorën, Gjirokastrën, Frashërin e vise të tjera.” 30). Shpenzimet e këtij udhëtimi u morën përsipër nga gazeta shqipe “Koha” që e drejtonte atëhere Gramenoja. “Letrat e Stefanit, - shkruan më tej Mihal Grameno, - na gëzonin, që tekdo mbretëronin dëshira e nxehtë për qëllimin e shënjtë. Kësisoj na shkruante edhe nga Delvina, i kthyer nga Korfuzi, që po marrin masat e duhura për të kallur armë në Shqipëri, nga Korfuzi edhe pastaj të pëlcasë kryengritja!” 31).
Jemi në fund të dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX. Lëvizja patriotike e shqiptarëve, organizimi i çetave kryengritëse, prijësit popullorë po japin ndihmën e tyre në luftë për çlirimin kombëtar nga thundra osmane 500 vjeçare. Në zonën e Korçës, gjatë viteve 1910-1912, në kuadër të lëvizjeve luftarake, u kryen përpjekje të ashpra me armë mes shqiptarëve dhe garnizoneve turke të komanduara kryesisht nga Rexhep Palla Resnja. “Po dhe më 1911 nuk mbeti pas dolli malit me çetën e të ndyerit Spiro Ballkameni.”- shkruan patrioti Dhori Koti në revistën “Xgjimi” 32). Një prej këtyre luftimeve të ashpra është edhe përpjekja e çetave patriotike të Spiro Ballkamenit dhe Qamil Panaritit më 29-30 korrik 1911në Orman-Çiflik dhe në Pojan, fshatra këto të zonës së Korçës. Në një përshkrim të detajuar që Thanas Visso Mborja, nën pseudonimin “Udhëtari”, na jep për këtë luftë, duke treguar emrat e pjesëmarrësve, përmend edhe Stefan Kondillarin. Nga kujtimet e tij, veçojmë: “Si gjithë qytetet e Shqipërisë që muarë pjesë ndë këtë kryengritje të këti moti, kështu edhe Korça nukë mbeti pas. Mjaft Shqipëtarë nga ky qytet duallë maleve bashkë me shumë të tjerë katundarë për të kërkuarë të drejtat Kostitucionale të-cilatë ndaloneshin nga disa njerës fanatikë e të pa-kupëtuarë. (....) Si shkoj pakë kohë çetat u muarë vesh me letra që të bashkoneshin më një vend të bisedonin e të mereshin vesh për nevojat e atëherëshme. Kështu pra çeta e Spiros me të Qamilit u bashkuanë, edhe si biseduan prapë u ndanë dyke formuarë dy çeta një 8 dhe tjetra 12 vetash, këtë e bënë për lehtësirë që të mundnin më lehtë të piqen edhe me çetat e tjera për të marë vesh për çdo nevojë.” 33). Më poshtë, autori Mborja rradhit emrat e luftëtarëve të secilës çetë dhe për atë të Spiro Ballkamenit, shkruan: “Të 8 veta nënë kryesi të Spiro Ballkamenit ishin këta: Z. Z. Mihal Vangjel Bellkameni, Stefan Kondilari, Ibrahim Osmani, Kristaq Mihal Furëxhi, Tushi Krastafilaku, Nuçi Lapi, Halim Tërbaçi.” 34). Me heroizëm të pashoq luftëtarët shqiptarë përballuan sulmet e 600 trupave turke së bashku me 2 topa, fuqi këto të komanduara nga Rexhep Palla Resnja. Pas një lufte heroike, në fushën e betejës mbetën të vrarë dëshmorët Bajazit Rehova, Kristaq Furxhi, Nuçi Lapi, Odhise Kota, Kostaq Kosturi, Petraq Krastafillaku. Trupat e tyre u tërhoqën zvarrë nëpër qytet e më pas u plasën “në oborr të Hyqymetit” në Korçë. Pjesa tjetër e çetës që shpëtoi dhe çau rrethimin me trimëri, iu ngjit të përpjetës së Malit të Thatë. Ata që u vranë në këtë luftë hyjnë në histori e njihen me emrin “Gjashtë dëshmorët e Orman-Çifligut” 35). “Duheshe vaditur dheu i Shqipërisë me gjakun e vyer të bijvet të saj, për të shtrenjtënë liri!”- shkruan Mihal Grameno 36). Në këtë luftë Kondillari u plagos lehtë në këmbë 37). Duhet theksuar këtu se Stefan Kondillari ka shërbyer si shkrues (sekretar) në çdo çetë që ka bërë pjesë. Gjithashtu, Stefani komit, ka luajtur rolin e mësuesit në rradhët e luftëtarëve analfabetë duke u mësuar atyre të shkruajnë e të lexojnë në shqip. Krahas këtij shërbimi, ai - si ushtarak i shkolluar - aftësoi luftëtarët në çmontimin, pastrimin dhe mirëmbajtjen e
armës; në taktikën që duhej ndjekur në luftë kundër turqve. Idetë dhe strategjitë e tij ushtarake
ndihmuan në daljen me fitim të mjaft betejave e përpjekjeve të ashpra me armë mes trupave tona dhe atyre osmane.
Pas çeljes së një shkolle fillore shqipe në Korçë, Kondillari emërohet mësues i shqipes aty 38).
Do të vinte një ditë kobëzezë kur vdekja nuk do të kursente as shpirtin fisnik të Stefan Kondillarit. Ai u shkëput nga jeta në moshën 35 vjeçare, ditën e pesëmbëdhjetë të marsit në vitin 1912. Për këtë ngjarje të hidhur, u botuan në disa organe shtypi nekrologji mbi figurën e patriotit Kondillari. “I lodhur e i kapitur nga kryengritja e nga gjithë përpjekjet, me 15 ditë sëmundje dha shpirtin. Trupi u mbulua në dhet të zi, po shpirti, emëri dhe vepërat dotë jenë të gjalla për jetë. Thojini gjithë o shokë: Qoftë kujtim’i tij i për jetëshmë! I ndritë shpirti dhe vaftë pranë gjithë të mirëvet, ndaj dëshmorëvet të Shqipërisë.”- shkruan duke vajtuar “Kalendari Kombiar” në pjesën “Vdekja e Stefan N. Kondilarit” 39). “Preu o shpirt i Stefanit, - thuhet në revistën “Xgjimi”, - se për flamurë që punove kaqe sot po valon në Shqipëri.” 40). Me një kornizë të zezë, gazeta “Koha”, në artikullin “Stefan Kondillari”, përcjell kështu lajmin për vdekjen e tij: “Ndë lulëzim të vërsës së tij plot shëndet dhe gjallësië plot shpresa dhe ndjenja patriotike të lartra duke punuar për përhapjen e gjuhës shqip, ndroj jetën ... Stefan Kondillari, mësonjës i shkollës shqip në Korçë. Patrioti i vërtetë, punëtor i pa lodhur, ushtar i idherave të lartra i pa frikëshmë, karakter i pa tundur, vullnet i artë, njeri me sjellje fisnike, me arësim të plotë dhe i zoti i disa gjuhrave të huaja, fytyrë shumë symbathike Stefan Kondillari kish gjith ato cilësi dhe vetia që i lipsen një njeriu që e ndanjë nga të tjerët, të zerë miq dhe të lerë pas vdekjes së tij më të mirat kujtime. Shumë rrallë të gjenden të gjitha këto cilësie virtuta të bashkuara ndë një armonië kaqe të hijeshme ndë një njeri.” 41).
Vdiq Stefan Kondillari 8 muaj para se të shpallej pavarësia e Shqipërisë, nuk arriti ta shihte ëndrrën e tij të realizuar. Ai vdiq në atë kohë kur mund të jepte edhe me më shumë vrull kontributin e tij në të mirën e një Shqipërie të pavarur.
Trupi i një prej veprimtarëve më të dalluar për çlirim kombëtar u përcoll me nderime dhe me lot në sy për në banesën e fundit. Arkivoli i tij u mbajt nga duart e ish-nxënësve të shkollës shqipe dhe ish-bashkëluftëtarëve. Në ditët e sotme eshtrat e patriotit të shquar Stefan Nikolla Kondillari prehen në varrezat publike të qytetit të Korçës.
Për meritat e tij të shquara në shërbim të lëvizjes kombëtare shqiptare dhe në favor të luftës për çlirim kombëtar, Stefan Kondillari është dekoruar më datë 14 korrik 1965 me medaljen “Për veprimtari patriotike” me këtë motivacion: “Për kontributin patriotik që ka dhënë për çështjen kombëtare gjatë qëndrimit të tij në mërgim ashtu dhe pas kthimit në atdhe. Ka marrë pjesë dhe ka luftuar me trimëri kundër pushtonjësve turqë për çlirimin kombëtar.” 42).
Në ditët e sotme figura e këtij patrioti pret një rivlerësim më të lartë se ky që është cituar më lart.
Emri dhe vepra e Stefan Kondillarit nuk duhet të përjetojë një harresë të pamerituar apo të mbulohet nga pluhuri por duhet të qëndrojë sa më lart në panteonin e artë të përpjekjeve të patriotëve tanë për lirinë, demokracinë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar.

_______________________________________
1) “Kalendari Kombiar 1913”. Korçë 1912, faqe 31.
2) Broshura “100 vjetori i Mësonjëtores së parë shqipe në Korçë”. Tiranë 1987,
faqe 16; Muzeu i Arsimit Kombëtar në Korçë, etj.
3) Gazeta “Koha”. Korçë, datë 24 mars 1912, faqe 1.
4) “Kalendari Kombiar 1913”. Korçë 1912, faqe 31.
5) Po aty.
6) Gazeta “Koha”. Korçë, datë 24 mars 1912, faqe 1.
7) “Statuti i shoqërisë “Dëshirë” të Sofjes”. Sofje 1893, faqe 3.
8) Po aty.
9) “Kalendari Kombiar 1913”. Korçë 1912, faqe 32.
10) Arkivi i Familjes Kotherja (më poshtë shkurt AFK). “Kartolinë e Kristo Luarasit dërguar Stefan Kondillarit, datë 25 shtator 1901.” Dosja 23, dokumenti 1.
11) AFK. “Diploma e marrë nga Stefan Kondillari në “Institutin e Studimit të gjuhëve të Lindjes” të Napolit më 19 korrik 1905”. Dosja 23, dokumenti 6.
12) Gazeta “Koha”. Korçë, datë 24 mars 1912, faqe 1.
13) “Kryengritja shqiptare” Vlorë. Mihal Grameno, faqe 111.
14) Material fotografik pranë AFK.
15) Revista “Xgjimi”. Korçë, numri 2, viti I, nëntor 1913, faqe 178.
16) AFK. “Kartolinë e Kosta Jani Trebickës dërguar Stefan Kondillarit, nga Sofja në Napoli, datë 20 dhjetor 1907.” Dosja 23, dokumenti 2 etj. dokumenta të kësaj dosje.
17) AFK. “Letër e Stefan Kondillarit drejtuar kryetarit të “Bandës së Lirisë” Pandeli
Cale, nga Napoli më 5 dhjetor 1908.” Dosja 21, dokumenti 3.
18) AFK. “Letër e Zef Schiroit dërguar kryetarit të “Bandës së Lirisë”, datë 2 shkurt 1909.” Dosja 21, dokumenti 6.
19) Material fotografik pranë AFK.
20) “Kalendari Kombiar 1901”, faqe 190; “Kalendari Kombiar 1909”, faqe 156// 6; “Korça dhe pshatrat për qark” Nuçi Naçi. Sofje 1901, “Radhua i emëravet ndihmëtarë”, etj.
21) Gazeta “Kombi”. Boston, datë 24 korrik 1908, faqe 1.
22) Gazeta “Koha”. Korçë, datë 24 mars 1912, faqe 1.
23) Gazeta “Dashamiri”. Trieste, datë 14 nëntor 1907, faqe 2.
24) Gazeta “Lidhja orthodhokse”. Korçë, datë 16 dhjetor 1909, faqe 4.
25) Material fotografik e dokumentar pranë AFK.
26) Gazeta “Lidhja orthodhokse”. Korçë, datë 16 dhjetor 1909, faqe 4.
27) AFK. “Fotografia e aktorëve të dramës “Besa”, Korçë 1909, si dhe emrat e tyre.” Dosja 13, dokumenti 4.
28) Gazeta “Pellazgu”. Kajro, datë 1 prill 1907, faqe 2.
29) “Kryengritja shqiptare” Vlorë. Mihal Grameno, faqe 130.
30) Po aty.
31) Po aty.
32) Revista “Xgjimi”. Korçë, numri 2, viti I, nëntor 1913, faqe 178.
33) “Kalendari Korça për motin bisekt 1912”. Manastir 1911, faqe 219-220.
34) Po aty, faqe 221.
35) Gjashtë dëshmorët e Orman-Çifligut janë dekoruar më 1946 me urdhërin e Skënderbeut të klasit I, me këtë motivacion: “Luftëtarë të pa mposhtur. Për të hequr zgjedhën e rëndë të robërisë otomane, luftuan me vetmohim dhe dhanë jetën më 1911, për t’i dhënë atdheut dhe popullit lirinë dhe pavarësinë.”
36) “Kryengritja shqiptare” Vlorë. Mihal Grameno, faqe 136.
37) “Kalendari Kombiar 1913”. Korçë 1912, faqe 33.
38) Po aty.
39) Po aty.
40) Revista “Xgjimi”. Korçë, numri 2, viti I, nëntor 1913, faqe 178.
41) Gazeta “Koha”. Korçë, datë 24 mars 1912, faqe 1.
42) AFK. “Çertifikata e dekorimit të patriotit Stefan Kondillari me medaljen “Për veprimtari patriotike”. Dosja 23, dokumenti 5.

Ja si e ndihmuan emigrantët Luftën e Kosovës

 

Arben Llalla

Nga Arben LLALLA*

Asnjëherë nuk është folur për ndihmën që ka dhënë një shoqatë e emigrantëve shqiptarë në Selanik në luftën e Kosovës duke ndihmuan me ushqime, veshmbathje dhe me pjesëmarrje aktive në radhët e UÇK-s. Por mendoj se ka ardhur koha t’ju rrëfej të vërtetën. Atë të vërtetë që kur e kujtoj më duket e pabesueshme se si ne emigrantët ekonomik që punonim dhe jetonim në Greqi gjysmë legalë, tek shteti që ishte rreshtuar ato vite në krahun e serbëve të Millosheviçit të jepnim çdo gjë në ndihmë të shqiptarëve të Kosovës. Pra edhe pse ishim emigrantë menduam të jepnim ndihmën tonë për të mos mbetur indiferentë ndaj tragjedisë sonë kombëtare që po kalonim si komb atë periudhë të vështirë. Janë të njohura kontributet e intelektualëve arvanitas ndaj çështjes së Kosovës, veçojmë të madhin Aristidh Kola, po ashtu emigrantët në Athinë në prill 1999 mbajtën një protestë paqësore në përkrahje të UÇK-s. Por për ndihmën e ish-Forumit të Emigrantëve Shqiptarë,-dega Selanik nuk është folur asnjëherë dhe jam i bindur që shumë pak veta e dinë kontributin që ky Forum ka dhënë në vitin 1999 për çështjen e Kosovës.

Në vitin 1998 lufta ishte ndezur ashpër në Kosovë. Nga të gjitha anët e botës ku ishin shqiptarët kishin filluar të ktheheshin në Kosovë për të luftuar prandaj edhe ne si shqiptar e ndienim se duhet të bënim diçka. Por nuk dinim mënyrën se si do mundeshim të jepnim kontributin tonë për çështjen madhore shqiptare.

Pas masakrës së familjes së Jasharajve në mars të 1998, marr rrugën në prill për t’u takuar në Tiranë me shefin e zyrës diplomatike të Republikës së Kosovës z.Iljaz Rajmali. Patëm një takim miqësor prej rreth 40 minutash. Ndërsa miku im nga Hani i Elezit, Bastri Maliqi u nis në Tropojë për të vënë kontaktet e para me UÇK. Nga fillimi i muajt maj bëra një takim me z.Sali Berisha dhe biseduam për shqetësimet e emigrantëve dhe çështjen e Kosovës. Takimi zgjati rreth 30 minuta. Atë ditë më kujtohet z.Berisha para meje ishte takuar me gazetarin Arjan KonomiN që atë kohë punonte për një revistë italiane. Po ashtu në zyrën e z.Berisha gjeta dhe priftin e kishës së Elbasanit të Shën Mërisë at Nikoll Marku i cili kishte biseduar me kryetarit e PD për çështjen e Kosovës.

Pas këtyre takimeve në Shqipëri diskutuam me vëllezërit nga Kosovës të cilët vinin nga Hani i Elezit, Kaçaniku, Prishtina, Shkupi për ndihmuar UÇK, të cilët ishin emigrantë në Selanik.

Nga qershori i vitit 1998 vëllai im Iliri ishte lidhur me një gazetarë të gazetës “Zëri i Kosovës”, gazetë e cila ishte e afërt me Lëvizjen Popullore të Kosovës që vepronte ilegalisht dhe i kishte dërguar edhe të holla për UÇK. Ai ishte marrë që të na dërgonin gazetën “Zëri i Kosovës” në Selanik. Gazeta na vinte rregullisht në adresa të ndryshme çdo herë me qëllimin që të mos ndiqeshim nga sigurimi serb që ishte shumë aktiv dhe me ndikim në Greqi. Kështu ne kishim informacion të përgjithshme rreth gjendjes në Kosovë dhe UÇK.

Pas shumë përpjekjeve nuk kishim arritur ende të organizoheshim prandaj vendosëm të bënim një takim të përgjithshëm. U vendos që mbledhja të mbahej në shtëpinë e familjes së Maliqëve në Selanik. Pra, ai takim nuk ishte thjesht një mbledhje, por do të diskutohej për mënyrat e veprimit në ndihmë të UÇK dhe shqiptarëve të Kosovës. Në mbledhje ishim rreth 15 veta të cilët përfaqësonin grupe njerëzish që ishin gati për të ndihmuar me çdo formë çështjen kombëtare. Aty kishte përfaqësues nga Shkupi, Prishtina, Kaçaniku, Ferizaj etj.

Bastri Maliqi gjatë qëndrimit në Tropojë kishte arritur lidhje të fshehta me UÇK dhe unë e mbështesja për çdo veprim që do vendoste në ndihmë të luftës. Kështu pas shumë përpjekjesh unë dhe përfaqësuesi i familjes së Maliqëve morëm vendim se do të ndihmonim luftën me çdo çmim. Bashkë me vëllezërit e Bastriut u morëm vesh që unë do themeloja një shoqatë edhe ata do të më qëndronin në hije. Pas shumë përpjekjeve të mia në lidhje për themelimin e një shoqate arrita me propozim të Forumit të Emigrantëve Shqiptarë në Athinë të autorizohesha iniciator për themelimin e këtij Forumi në Selanik. Në dhjetor të 1998 themeluam degën e Forumit në Selanik. Pasi morrëm edhe dokumentat origjinale nga gjykata e Athinës nisëm punën për mbledhjen e fondeve në ndihmë të UÇK, por që këto ndihma do të mbeteshin sekrete. Në fillim nëpërmjet Shahadinit vëllait të Bastriut dërguam disa aparate telefonash mobile të cilët ishin të rrallë dhe punonin me bateri të zakonshme.

Në Greqi ato vite ekzistonte një urrejtje për shqiptarët, UÇK, dhe simpati për serbët, ushtrinë mercenare të Millosheviçit. Prandaj duhej të bënim edhe një propagandë mediatike për të ndryshuar sado pak opinionin grek. Në Athinë vëllezërit tanë arvanitas bënin një propagandë të madhe në të mirë të Kosovës. Arvanitasi i madh Aristidh Kola, Jorgo Miha, Jorgo Korizos etj., anëtarë të Lidhjes së Arvanitasve të Greqisë çdo natë i shikonim në emisionet debative në televizionet greke përballë deputetëve, gazetarëve, analistëve grekë që ishin rreshtuar në anën e serbëve që po kryenin masakra në popullatën e pambrojtur të Kosovës. Studentët shqiptar që studionin në Universitetet e Athinës ishin shumë aktivë nëpër kanalet televizive greke në mbrojtje të çështjes së Kosovës. Disa nga këta studentë ju prenë edhe bursat nga shteti grek duke lënë studimet përgjysmë. Ndërsa në Selanik përkrahësit e çështjes së Kosovës ishin të paktë përpallë propagandës serbe që bëhej nga grekë me origjinë sllave. Grekët e Selanikut kanë lidhje shpirtërore me Serbinë. Për shumë vite nëpër universitetet e Serbisë kanë studiuar me mijëra grekë që vinin nga rrethinat e Selanikut. Vetëm në vitin 1999 në Universitetin e Prishtinës që kontrollohej nga serbët studionin rreth 700 të rinj grekë. Një propagandë antishqiptare bënin edhe disa minoritarë grekë anëtarë të shoqatës së OMONIAS që për fat të keq ishin përkrahës të serbëve.

Disa herë u veshëm edhe me uniforma ushtarake dhe hipnim në autobuzat që niseshin nga Selaniku për në Korçë dhe zbrisnim pak më tutje. Këtë e bënim për të krijuar opinionin se shumë emigrantë shqiptar në Greqi niseshin për të luftuar në Kosovë në radhët e UÇK. Kjo propagande pati sukses sepse mediat greke u alarmuan dhe paraqisnin shpeshherë pamjet ku 8-12 veta hipnin nëpër autobusët në Selanik për në Korçë. U krijua mendimi tek gazetarët grekë deri aty të shkruanin se mbi pesë mijë emigrantë nga Greqia janë nisur për në Kosovë. Këta gazetarë shkruanin se shkonin edhe me pagesë mujore deri në 2000 dollarë amerikan në muaj.

Në fillim të muajt shkurt të 1999 një nga anëtarët e Forumit, Iliri shkon vullnetar të luftojë në Kosovë në brigadën e 121 të Shtimjes, pas pak ditësh po një anëtar i Forumit Samiu niset për në UÇK dhe morri pjesë së zonën e Kaçanikut.

Në prill 1999 shqiptarët në Athinë në drejtimin e shoqatës VËLLAZËRIMI organizuan një protestë të madhe në përkrahje të UÇK dhe NATO-s.

Masa e madhe e të ikurve nga Kosova na bëri që të mblidhnim urgjentisht ushqime dhe veshmbathje për refugjatët. Në fund të muajt mars kishim mbledhur ushqime dhe veshmbathje që shuma në të holla arrinte rreth 8 mijë dollarë. Kishim mbledhur edhe të holla mbi një mijë marka gjermane. Thirrjes sonë për ndihma humanitare ju përgjigjen pozitivisht edhe shumë qytetarë grek.

Ushqimet dhe veshmbathjet i dërguam në zonën e Korçës dhe të Ersekës ku ishin vendosur refugjatët nga Kosova. Këto ndihma ju besuan një shoqate fetare të Jakuvave që vepronte në Selanik dhe Korçë. Ndërsa të hollat ju besuan në Shkup Partisë Demokratike Shqiptare me emrin ”Ndihmë nga shqiptarët e Greqisë për refugjatët që ndodheshin në Maqedoni”. Deri në fillim të prillit aktiviteti i Forumit që ndihmonte UÇK ishte mbajtur sekret, vetëm kur Radio Tirana dha lajmin që kishim dërguar ndihmat ushqimore në Korçë, dhe kur gazetari shqiptar A. Ashiku botoi një shkrim në gazetën në gjuhën shqipe që botohej në Athinë “Gazeta e Athinës & Telerevista”, për ndihmat që kishim dërguar për refugjatët.

Në shtator të vitit 1999 në Selanik morëm pjesë në Festivalin Antiracist që organizohej nga shoqatat greke dhe të emigrantëve të ndryshëm që punonin në Greqi. Forumi i Emigrantëve Shqiptar-dega Selanik bashkë me shoqatën e Shqiptarët e Selanikut bëmë një paraqitje dinjitoze të vlerave tona kombëtare në këtë Festival. Ku paraqitja e tendës shqiptare u vlerësuar si më e mira nga organizatorët. Pa ndihmën materiale dhe morale të shqiptarëve nga Kosova nuk do të mundeshim të merrni pjesë në këtë aktivitet Pas suksesit të këtij aktiviteti kryesia e Forumit të Emigrantëve Shqiptar në Athinë kishte vendosur ta shkrinte degën e Selanikut pa ndonjë arsye serioze. Shkaku i vetëm ishte se në këtë Forum kishte anëtarë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova. Pasi statuti përcaktonte vetëm shtetas të Shqipërisë mund të anëtarësoheshin në shoqatë. Mbas shumë mosmarrëveshjeve me qendrën e Forumit në Athinë dega e saj në Selanik u shpërbë e tëra me një deklaratë për shtypin shqiptar në dhjetor të 1999. Për shkrirjen e degës së Selanikut disa drejtues të qendrës në Athinë kërkuan ndihmën edhe të disa avokatëve grekë në Selanik të cilët bënë presion për të na dërguar në gjyq në rast se nuk shpërbënim degën tonë.

Sot e kësaj dite nuk arrij ta kuptoj si është e mundur që disa shqiptarë që mbahen për intelektualë vendosën shkrirjen e degës së Forumit në Selanik vetëm e vetëm se anëtarë ishin shqiptarë nga të gjitha trevat tona kombëtare?!

Edhe pse jeta e degës së Forumit në Selanik ishte e shkurtër aktivitetet e saja ishin madhështore ku tregonin vlerat e larta kombëtare të shqiptarëve.

Pas hyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë pjesa më e madhe e shqiptarëve nga Kosova që kishin mbi 8 vite që punonin në Selanik e braktisën përgjithmonë emigracionin në Greqi duke u rikthyer në atdheun e tyre. Ndërsa dy anëtarët e Forumit dega Selanik pas përfundimit të luftës u larguan fitimtar nga Kosova dhe njëri sot punon në Shqipëri ndërsa tjetri në Norvegji duke besuar se ndihmuan sado pak në çështjen tonë kombëtare duke marrë pjesë në radhët e UÇK-s. Po ashtu na ka ardhur keq që kemi humbur lidhjet dhe nuk e njohëm asnjëherë njeriun që na dërgonte gazetën “Zëri i Kosovës” në Selanik.

*)Ish-Kryetar i “Forumit të Emigrantëve Shqiptarë”, dega Selanik.

E Premte, 25 Prill 2008

 

Analysis: The impact on Albania

Kosovo Albanians flee into Albania

By South-east Europe analyst Gabriel Partos

 

The surge of refugees arriving in the wake of Nato bombing in Serbia is the second time in less than a year that Albania has had to cope with a wave of refugees.

Last June about 12,000 Kosovo Albanians fled to Albania.

 Special ReportWestern countries responded by imposing a number of economic sanctions on Serbia and threatened possible Nato air strikes.

This time, the influx of Kosovar Albanians is on an incomparably bigger scale - tens of thousands in a matter of days.


The BBC's Matt Frei reports from Albania's border with Kosovo, now one of the most dangerous in the worldDiplomatic persuasion, economic pressure and now Nato air strikes have failed so far to persuade Belgrade to change its policies.

The arrival of huge numbers of refugees is placing enormous strains on Albania.

Europe's poorest state

It has long been regarded as Europe's poorest state and cannot even provide for its own population.


 The refugee crisis may have a big economic impact on Europe's poorest state]The refugee crisis may have a big economic impact on Europe's poorest stateAbout a quarter of Albania's workforce is employed abroad, primarily in Greece and Italy.

Albania simply lacks the financial resources to cope with the exodus from Kosovo which would be a severe burden on the economies of much more prosperous countries.

So how is the Tirana government dealing with the refugees?

Sokol Gjoka, foreign ministry spokesman, says the government has created accommodation centres for the refugees and is working with international aid agencies.

It has already taken measures to provide food in the initial months to the northern part of Albania and is looking long-term into ways of transferring some refugees to other parts of western Europe.

Uprising

The country has still not recovered in full from the uprising against then President Sali Berisha's administration two years ago.

There is a lack of security in several areas of the country where the government has little control.

Instead, armed gangs - many of them with weapons looted during the events of 1997 - continue to hold sway.

The additional impact of the arrival of large numbers of desperate and dispossessed refugees could create a huge law and order problem.

In one important respect, though, Albania now seems more able to stand up to the challenge now facing it than it was a few months ago.

Ex-President Berisha's Democratic Party - now in opposition - has called off its campaign of street protests against the socialist-led coalition, thereby helping to stabilise the country.

 Special ReportThe opposition protests culminated in violent anti-government riots in September which involved some Kosovo Albanians who felt that Prime Minister Fatos Nano was not doing enough to help their cause.

Dialogue

The riots contributed to Mr Nano's resignation. His replacement, Pandeli Majko, has found it easier to establish a dialogue with Mr Berisha.


 Pandeli Majko and opposition parties have reached a consensus over the refugees]Pandeli Majko and opposition parties have reached a consensus over the refugeesAnd the new prime minister has also adopted a firmer line on Kosovo.

That makes it more difficult for the opposition Democratic Party to denounce the government on grounds of weakness.

Leonard Demi, the Democratic Party's international secretary, said: "I think the present government is doing quite enough to help them [the Kosovo Albanians] and we take a similar position to the government now.

"We were very hard on the previous socialist government regarding Kosovo because it had three different positions: one from the ministry of foreign affairs, one from the prime minister and one from the president.

"It was very confused, but now Majko's position is almost the same as ours regarding a solution of the situation."

Just as Nato's air strikes against Yugoslavia have helped create greater national unity around the Serbian leadership, the plight of Kosovo Albanians has brought a degree of cohesion in Albania.

Ordinary people are welcoming the refugees into their homes, and politicians have, for the moment, given up bickering over policy on Kosovo.

But the influx of refugees remains a serious problem.

Policy on Kosovo

As for Kosovo itself, although in 1991 Albania recognised the Kosovar Albanians' proclamation of independence from Serbia, the government has not backed the demand for Kosovo's outright independence.

Instead, its approach has been in tune with mainstream Western proposals for granting a high degree of self-government for Kosovar Albanians within Yugoslavia

    Nuk eshte e mire te ngaterrohen problemet e besimit, pra te fese me  punet e te pafeve, qe veshin rraso apo galabie.Ca me shume nuk duhet rene ne gabime te tilla trashanike kur  prgojohet ortodoksia jone   qe ne fakt ka qene zemer e gjuhesise dhe e patriotizmes shqiptare.

   Me lejoni t`ju sjell nder mend atyre qe kete gabim e bejen nga padija, se ne ditet   kur ne Vlore ishin mbledhur rreth Ismail Beut, nga mergata shqiptare e Rumanise  i erdhen kater burra, kater patriote  dhe qe te kater me emerat Dhimiter... Per te mos  prmendur Veqilharxhin, Kristoforidhin, Thimi Mitkon,Papa Kristo Negovanin, Dhimiter Mborjen, Papa Gulon e Labos Kruqit, Koto Hoxhin e......... ku kane fund burrat  patriote te ortodoksise tone.Toko ka plotesisht te drejte.Kush perjashton rolin e fese  ne formimin e kombeve, por pake a sheume edhe te kombit tone, nuk e njehe fare rolin e besimit, posaçerisht  dhe historine e formimit te shtetit ILIR. Nuk mund te  nisemi nga nje palo prift grek dhe te konkludojme se ortodoksia jone nuk qenka patriote.

  Ka ndodhur ne nje kohe, qe ca muslimane te anes time, rrembyen armet dhe formuan çete,.....  'per te rrjepur kauret'.E pasardhes te atyre sot,  hiqen patriote e shkuar patrioteve.....   

Ngele me histori gjyshrash mo mavri, me myslimane qe paskan dashur te rrjepin kaurre...ah mavria ti...

Mavrite  dihet kush kan qene dhe qe  ne ate boje kane  mbetur...Pyet, pyet  ndonje  nga jugu, se ta tregon  si e nisen ata qe i ke per zemer ti. Ate e dine dhe femijet andej poshte......Por nuk u dashka thene se na dogendiset ndonjeri..?

     E po  kur leshon  llafet pa dogane, dhe i kategorizon zotria jote cilet jane komunistet, mos prit te ti bejne ballistet heronj te kombit.... Nuk  e ditke, nukke patur rastin ta degjoshe, akoma se kush ishte  prane Rrapit kur u var Bulja dhe Persefoni..? Dhe ai ishte komandanti i ballit, burri i vajzes halles time.Nje ballist i felliqur......... Do me?

Ballistat e felliqur i cilesojne vetem komuniste te flakte nga soji i atyre 200 petriteve.  Nga jugu kam pyetur plot, edhe femije dhe keto historite per rrjepje kaurresh, ngrenie pulash, e tradheti te madhe i kam degjuar vetem nga dengla prodhues komuniste.  Be hesap zotrote, 50 vjet totalitarizem qe hynte ne cdo rrenje te qenie Shqiptare, edhe historite e gjysherve i shtremberoi aq keq sa nuk njihen me.  Prandaj me mire leji keto historite gjysherve se kam edhe une plot histori gjyshrish, vllezerish te gjyshrish, djem komandantesh balli etj etj. qe tregojne nje histori qe s'buron nga Partia, por kjo eshte tjeter gje.   Ballistet dine ti vleresojne ata qe s'e shohin akoma historine me syzet e partise, dhe qe e dine mire c'do te thote te jesh Shqiptar.  Ata qe quan heronj dordolecet e partise se Miladinit e Dushanit, jane vecse shqipfoles.

.

Ne ate partine e shqiptareve  qe i thoshin e punes nuk kam patur asnje.Asnje per be.Po ta kam thene;   ty te fillon e tharta qe nga fundi i stomakut.Sepse flet si i djathte por je je krejt i majte

.

?

?

Te kuptoj moj te kuptoj Znj.D, por ka njelloj mizeqe edhe pse jo CE CE, i duket vehtjase mund ta bejne rolin esaj.Nuk po hyj  dot ne gmail qe ketu.Nuk e kuptoj arresyen.Po te bej tel neser......

OK. Tek Forumi...

 

 

Jam dakord me ate qe thote Toko.. E kam fjalen per ortodokset ne shqiperi dhe per berishen.  Sa per ortodokset, kane dhene shume per shqiperine gjate rilindjes. Por jo vetem ortodokset por edhe te tjeret/

Me keqardhje them se roli i i shumices se shqiptareve muslimane ( kosova, maqedonia perendimore sot etj) ka qene i dobet krahasimisht me sasine e tyre, ne ata qe quhen shqiptare. Ka shume faktore por me kryesori eshte qe ata kane me pak te arsimuar dhe me shume te lidhur me fene e pushtuesit , duke patur perfitim direkt nga ajo, dhe me besnik ndaj baba dovletin.

Pak rendesi ka, se sot ata duken si me patriote se te gjithe te tjeret. Me mire vone se kurre smiley.Por sot Berisha eshte me tradhetari dhe me i ligu . Paradoksi qendron ne faktin qe kete ne kosove e maqedoni na e duan jashte mase.... dhe e quajne patrioti dhe me i madhi nder shqiptaret, hajde merre vesh tani se ca behet .... a ka mundesi qe nje tradhetar te jete patriot? Po keta qe na e duan ca jane? Injorante apo adhurues te pushtetit?

Ne ka njeri qe ka bere me shume dem per ortodokset e per kishen ortodokse, ka qene berisha i cili na e solli janullatosin dhe na e vuri ne krye te kishes. Per te mos thene qe eshte bere sherbetori me i dashur i grekerve, ia ka kaluar edhe bollanos me shoke.  Se meqe dolem te Bollanua, sa i dashur na eshte berisha me te?? na i dashka shume antishqiptaret berisha, apo na do interesat e pronave te bregut? Si njera si tjetra me duket se jane anti shqiptare ne thelb, shkaterron bregun dhe ndihmon greket, merr pasurite e tyre per vete dhe con ata drejt helenizimit. Me mire ska ku te shkoje.

Nuk i ben se nuk e di, por i  ben se i di mire dhe sigurisht  per te krijuar konflikte dhe per te percare. per kete te fundit s'ke ci thua eshte shume i zoti, nje komunist i vertete eshte.

Keshtu qe, kur ve ne krye te kishes nje grek, i cili emeron nje sinod te perbere prej tre grekesh e tre shqiptaresh ( nuk e di se sa shqiptare jane keta ne sinod) Nuk ke se c'pret, por ndonje prej tyre te leshoje xhevahire si ky i beratit ne perurimin e armikut te shqiptareve.

Nejse , greqizimi (me berishen) eshte ne avancim te plote ndersa ortodoksia shqiptare eshte ne rrezik. me sakte duhet te themi qe kur e gjithe shoqeria shqiptare eshte ne rreziqe te shumta ( s'po i numeroj se jane shume dhe duhet hapur nje teme tjeter), edhe ortodoksia do te vuaje e paguaje haracin qe i takon.

ecpxz, e ke shume mire!Por une duke qene  vete  me  rrenje mysliman(xhaxhain Sheh e babain ateist) nuk guxova ta shtrija, sikunder e nderet Juve.E verteta eshte si e thoni Ju.

O toko!

Boll e prishe temen! Nuk i mohon njeri kontributet e Gramenove, Kristoforidheve, Veqilharxhve, Germenjeve, Luaraseve, Negovaneve, Koto Hoxheve, Padeli Sotireve etj etj.

 

Tema ka te bej me kohet e sotcme dhe gjenden KOASH-it sot, qe sic thashe me siper mesa duket nuk kane ngelur me Shqiptare brenda saj.

I pe nepermjet internetit, qe e saktesove aqe shume dhe pe mire fare...qe  nuk ka mbetur kembe shqiptarie brenda  KAOSHI-it? 

Pergjigja e Mitropolitit:

 

Mitropoliti i Beratit: S'kam thënë Kosova është Jeruzalem  STIRANE- Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë, Ignat Triandis hedh poshtë raportimin e gazetës serbe "Blic", sipas së cilës ai ka deklaruar se "Kosova është Jeruzalemi i serbëve". "Nuk kam dhënë asnjë intervistë. I dua shqiptarët. Por, i kam thënë një kleriku të lartë serb që jam i kënaqur që sapo mbërrita në këtë vend të shenjtë të Patriarkanës suaj të Hirshme".

Në një replikë ekskluzive të botuar sot në "Gazeta SHqiptare", Mitropoliti i përgjigjet akuzave të historianit të njohur, Kristo Frashëri.  "Çuditem sesi togfjalëshi "Vend i Shenjtë", që është sinonim i Tokës së Shenjtë, ku ndodhet Jeruzalemi, është keqinterpretuar nga shtypi sikur unë të kem thënë se "Peja është Jeruzalemi i Serbisë", gjë që unë nuk e kam thënë dhe e hedh poshtë kategorikisht", shpjegon mitropoliti grek i Beratit, Ignati.

Mitropoliti i Beratit, Vlorës, Kaninës dhe gjithë Myzeqesë ishte në Pejë me rastin e fronëzimit të peshkopit Irinej si patriark i Kishës Ortodokse të Serbisë. Në këtë takim morën pjesë rreth 40 përfaqësues të lartë të kishave ortodokse serbe dhe 30 të kishave ortodokse të të gjithë botës.
(Lexoni sot ne Gazeta Shqiptare repliken e Mitropolitit te Beratit) 
(s.g/BalkanWeb)

 

Jo ush po gomar...Nuk kam thene qe eshte Jeruzalem i Serbise, por kam thene qe eshte vend i shenjte i Patriarkanes suaj te Hirshme.  Feja anadollako semite i jep te drejten nje greku te caktoje troll Shqiptar, si troll te shenjte per armiqte tane thjesht se ndan te njejten fe me ta.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).