Në radhët e ekspertëve dhe studiuesve të ekonomisë në Shqipëri ditët e fundit ka nisur të zhvillohet një debat në shkallë të gjerë nëse do të duhet të ndërtohet një model i ri ekonomik në vend. Opinione pro dhe kundër.

 

Banka kombëtare, TiranëPikënisja për diskutimin mbi nevojën e një modeli të ri ekonomik për Shqipërinë ishte prononcimi i guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në esencë teza e shefit të Bankës Qendrore në Tiranë nxirrte në pah mangësitë e modelit të tanishëm ekonomik, ngritur, sipas tij, mbi rritjen dhe zgjerimin e kreditit dhe nivelet e larta të konsumit. Pa detajizuar propozimin e tij për kastën e ekspertëve dhe studiuesve të ekonomisë shqiptare thuhej se “modeli i ardhshëm i rritjes ekonomike kërkon ndërtimin e një strategjie kombëtare të zhvillimit ekonomik të vendit dhe duhet të mbështetet në rritjen e produktivitetit të faktorëve të prodhimit në të gjithë sektorët e ekonomisë”. Pas këtij prononcimi vijuan oponionet e analizat pro dhe kundër.

 

Shqipëria pa mundësi për një model ekonomik të pavarur?

Eksperti Gjergj Filipi

Dr. Gjergj Filipi, drejtor kërkimesh në Institutin “Axhenda” në Tiranë e shikon si jo të natyrshëm argumentin nëse i nevojitet një model ekonomik Shqipërisë. Duke e gjykuar në planin konkret ai mendon se në një vend të vogël si Shqipëria është gati e pamundur që të ketë një model, i cili do të ishte i kundërt nga modeli i vendeve të rajonit, ose më gjerë. Duke qënë pjesë e procesit të Stablizim-Asociimit mjaft aspekte janë fiksuar dhe rakorduar nga udhëzimet dhe direktivat e BE-së, thotë ai për DW-në.

Sipas tij, nuk duhet të vrasim mëndjen shumë për modelime ekonomike se sa të vrasim mendjen për strategji dhe plane pune më konkrete dhe afatshkurtëra se sa modelet. Pra, duhet të lëvizim nga afat shkurtër në afat mesme dhe me plane konkrete, me piketa të matshme dhe të arritshme.

Eksperti Gjergj Filipi: "Për fat të keq në Shqipëri është demonstruar që nuk kemi ende nje administratë publike, që konsiderohet si timoniere e zbatimit të modeleve ne secilën prej fushave. Nuk kemi një administratë publike të përgjegjshme. Politika shqiptare përbëhet ende nga individë, të cilët publiken nuk e vendosin gjithmonë mbi personalen”. Dr. Gjergj Filipi shton se nuk arrihet të zbatohet plani qeverisës, për të cilin qeveritarët marrin votat nga qytetarët. Ata që qeverisin rikërkojnë votën pa shpjeguar një herë publikisht se përse nuk kanë plotësuar dhe mbajtur premtimet, qofshin këto afat shkurtëra ose afatmesme.

 

Modeli i ri -  shans për ekonominë kombëtare?

Ilir Barjaba, zëvëndësdrejtor i ALBINVEST (Agjensia shqiptare e biznesit dhe investimeve të huaja) e shikon me interes idenë e Bankës së Shqipërisë për rishikimin e modelit ekonomik. Sipas tij kjo duhet parë si një shans për ekonominë kombëtare. Qëllimi kryesor i modelit të ri ekonomik duhet të jetë garantimi i transformimit nga një ekonomi në zhvillim në një ekonomi të zhvilluar. Kjo nënkupton se duhet të fokusohemi tek disa faktorë fondamentalë të diagnostifikimit ekonomik.

Eksperti Ilir Barjaba,

Ilir Barjaba nga ALBINVEST vë në dukje se një modelim i ri ekonomik nuk do të thotë detyrimisht që modeli ekzistues është i dështuar. Ai argumenton se modeli ekonomik që është ndjekur deri më tani faktikisht ka shërbyer. Në dekadën e fundit Shqipëria ka patur rritje ekonomike të kënaqshme, si dhe gjatë vitit 2009 ishte ndër të vetmit në rajon që ka patur rritje ekonomike pozitive, thotë ai për DW.

Në thelb të modelit të ri ekonomik është përqëndrimi dhe investimi për krijimin e teknologjive të reja të informacionit, mendon Barjaba. “Kjo rrugë është e vlefshme sepse zhvillimi i teknologjive të reja kërkon investime të mesme dhe garanton të ardhura të larta në një kohë relativisht të shkurtër. Kjo mënyrë zhvillimi ekonomik, pra modelimi ekonomik është ndjekur nga disa vënde të rajonit të Azisë së Vogël, si dhe nga India. Nëse krahasojmë situatën aktuale në Shqipëri me këto vënde do të vëmë re se trendet e rritjes ekonomike në Shqipëri në dekadën e fundit janë më të larta se trendet e rritjes ekonomike të këtyre vendeve në çastin fillestar kur ato nisën teknologjizimin e ekonomisë së tyre."

Nuk ka asnjë arësye, këmbëngul  Ilir Barjaba që ekonomia jonë të jetë e paaftë për t'u trasformuar në një ekonomi të zhvilluar nëpërmjet futjes në shkallë të gjerë të teknologjive të informacionit. Zhvillimin e teknologjive të informacionit ai e konsideron si katalizator për ekonominë e një vendi. Sipas tij është shumë e rëndësishme që modelimi ekonomik të gjejë një rrugë të shkurtër për avancimin e ekonomisë dhe jo të ndjekë rrugën e gjatë tradicionale.

Redaktoi: Lindita Arapi

12 Komente

I jap te drejte Gjergj Filipit, jo sepse ka te drejte, por sepse eshte realist. Asnje nga politikanet tane nuk eshte aq i afte sa te krijoje nje alternative ndaj atyre qe ofron FMN-ja apo BE-ja. Psh te mos privatizoje me tej apo te shtetezoje biznese si OSSH, Albtelekom, ARMO, bizneset e transportit publik, etj. E cuditshme eshte si nuk permend njeri nivelin e universiteteve tona. Per te kaluar nga nje vend me te ardhura te uleta deri te mesme tek nje vend me te ardhura te larta duhet te ofrojme prodhime dhe sherbiem te tjera. Inxhienieret dhe menaxheret e bizneseve te ardhshme nuk do jene autodidakte. Ata qe studiojne jashte vendit dhe jane te afte nuk do kene nevoje te kthehen ne Shqiperi. Dmth nqs nuk reformojme arsimin (dhe jo vetem ate universitar) nuk do zhvillojemi. Do ngelim ne te njejtin nivel si vendet e Afrikes Veriore apo Azi (- Kine, Japoni, Kore e Jugut). Por qe te reformojme arsimin (ndalimin e korrupsionit, meritokracine) duhet ta fillojme njehere tek tregu i punes. Sot administrata publike vazhdon te punesoje njerez jo sipas aftesive por sipas miqesise me njerez te tjere te paafte (qe jane te lidhur me kupolen politike). E njejta dukuri shfaqet here pas here dhe tek bizneset private megjithese me rralle.

 E njejta dukuri shfaqet here pas here dhe tek bizneset private megjithese me rralle.

 

po te informoje per nje prrirje te re te korupsionit qeveritar por edhe me gjere.Kohet e fundit jane shtuar shume numri i studenteve qe frekuentojne universitetet private pa pagese! Po, po , po e theksoj pa pagese. Dhe kjo nuk eshte fale ndonje bonusi promovues qe keto universitete duan ti bejne ta zeme studenteve te dalluar, por thjesht "ndere" qe pronaret e ketyre bordellove te dijes (qe shpesh here nuk kane mbaruar as te mesmen) i bejne politikaneve ne pushtet. Jane lista te tera me emra studentesh dhe ku presupozohet qe prinderit e tyre jane perkrahes te flakte apo puthadore te partive ne pozite qe regjistrohen pa paguar fare ose me nje zbritje te ndjeshme qe shkon me shume se 50% e tarifes normale.

Modeli ekonomik i Shqiperise eshte i cimentuar tashme, nuk ka burre nene qe ta ndryshoi. Borxhi i jashtem eshte shume i larte dhe prioritetet jane percaktuar edhe per 10 vjecaret e ardhshem qe nuk ndryshojne shume nga ato te tanishmet. Nqs nuk do te ndiqnim FMN dhe BB do te ndalte integrimi yne rajonal dhe boteror. Zgjidhjet duhen gjetur brenda sistemit.

... mbështetet në rritjen e produktivitetit të faktorëve të prodhimit në të gjithë sektorët e ekonomisë. fullani

dmth rritja e eficiences ne prodhim. po ku qenka e reja ketu? qe kur kam fillu me kuptu ca fjale nga televizori, degjoja komandatin dhe shokun mehmet qe perdite per kete pune flisnin

“modeli i ardhshëm i rritjes ekonomike kërkon ndërtimin e një strategjie kombëtare të zhvillimit ekonomik të vendit....

po strategjia eshte e thjeshte me duket  mua.   ''buy cheap and sell expensive''.smiley

sikur bsh-ja te kishte mundesi te bente analizen politike pas zhvillimeve ekonomike, do te kishte me teper per te thene per ate qe 'eshte bere gabim' apo edhe per 'modelin e ri te rritjes ekonomike' qe eshte bere holy grail. jane ngercet mafiozo-politike qe nuk i lene sektoret zhvillues te marrin fryme lirshem (investime afatshkurtra, qe demtojne ambjentin, qe bllokojne konkurrencen etj etj). aresia dhe pasiguria politike kufizojne llojin e biznesit dhe biznesmenit qe luan ne tregun shqiptar.

nejse, desha me thene qe ilir barjaba qenka rritur shume, t'u rriten djemte nenoo.

Trop, versniket e ketij jane rrit akoma me shume, jane bere zv. ministra dhe rrine gjithe diten duke shtyp miza me bythe smiley

Teorira teorita teorira blah blah blah blah

Sepse mu kujtua nje shkrim i Kico Blushit per diten e bicikletave apo diten pa makina apo dicka e tille. Ne i bejme te tera per te shitur mend e per tu dukur se gjithska ashtu si ne perendim eshte normale edhe ne shqiperi. Se gjoja edhe ne shqiperi mund te flitet per modele ekonomike. Bile per kete flasin edhe Guvernatore Bankash apo Dr ekonomish, njesoj si ne diten e biciletave Min i Ambjentit me kostum e kollare ngiste bicikleten ne mes te Tiranes dhe shikonte majtas e djathtas te shikonte sa vete po e shikonin apo sa fotoreportere gazetash po e filmonin apo nxirnin ne fotografi. Ndersa jo larg plehrat hidheshin nga ballkoni dhe lagjet gumezhinin nga mizat e plehrave dhe qelbeshin nga era e keqe.

Personalisht jam per nje model ekonomie te ndertuart ne baze te nje strategjie kombetare, dhe shume mbase qeshin e tallen me kete  por mendoj se kjo ka rendesi dhe i nevojitet shqiperise.

Mirpo si mund te ndertosh modele ekonomike qofte edhe te kunderten e asaj qe thashe me lart kur vendi drejtohet nga mosnjohes te ekonomise ( e keqja me e vogel kjo ne shqiperi, se ata qe s'dine mesojne) kur vendi drejtohet nga njerez qe si qellim kryesor kane xhepin e tyre ( edhe kjo jo ekstrem e keqe, se te pakten pas qellimit kryesor, ka propabiletet te kene qellim zhvillimin e vendit), kur vendi drejtohet nga  Mafia dhe Krimi qe shesin cdo interes tjeter vec te mbajne ne fuqi qeverie  dhe ne politike sherbetoret e tyre qe te perfitojne nga qeveria. Kjo eshte e keqja me madhe dhe demi makaber qe po i behet atij kombi.

Dhe keshtu ne kete qelbsillek, dalja me bicikleta apo debatet per modelet ekonomike jane farsa per tu dale emri ne gazete ca rokopolleve mendjemadhenj, qe perdoren per te treguar se cdo gje eshte SNAFU (situation normal all fucked up)

 

 Sa here ne shqiptaret kemi dashur te ndertojme "njeriun e ri" apo "model te ri", kemi perfunduar ferrave. Ne s'na dalshin dot gjithe modelet ekonomike te suksesshme e te pasuksesshme qe ka krijuar bota gjer me sot domethene qe problemi eshte i yni dhe jo i modelit. Pra si gjithmone, nuk na vret kepuca, por corapja.

Ilir Barjaba nga ALBINVEST vë në dukje se një modelim i ri ekonomik nuk do të thotë detyrimisht që modeli ekzistues është i dështuar. Ai argumenton se modeli ekonomik që është ndjekur deri më tani faktikisht ka shërbyer. Në dekadën e fundit Shqipëria ka patur rritje ekonomike të kënaqshme, si dhe gjatë vitit 2009 ishte ndër të vetmit në rajon që ka patur rritje ekonomike pozitive, thotë ai për DW.

Une kam pershtypjen se kjo eshte thjesht nje menyre per te bere, pak a shume, te pakrahasueshme shifrat e zhvillimit.

"Te shkuara te harrua" tha Hirko

Ajo qe thote Gjergj Filipi qendron, mirpo ajo qe thote Ilir Barjaba se modeli ekzistues nuk eshte i deshtuar, per mua nuk qendron. Si duket zevendesdrejtori i Albinvest, ka nevoje per syze per mendjen e tij. Ajo qe ai nuk e sheh, nuk do te thote se nuk ekziston. Rritja e borxheve per fryme, mos nuk do te thote paaftesi dhe deshtim. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).