TIRANË- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta dhe ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano, rishfaqen sërish së bashku, por këtë radhë edhe më një plan të përbashkët. Përreth shtatë orë, Ilir Meta dhe Fatos Nano kanë diskutuar së bashku për situatën aktuale politike. Në orën 14:00 të ditës së djeshme, zëvendëskryeministri dhe ish-kryeministri u janë drejtuar një lokali të njohur të kryeqytetit prapa ministrisë së Arsimit dhe Shkencave. Për një takim VIP, si ky i djeshmi, lokali ka mbyllur dyert e brendshme për të gjithë klientët e tjerë. Askush nuk është lejuar të hyjë brenda deri në orën 21:00 të mbrëmjes, ku edhe dy politikanët kanë mbaruar bisedën e tyre. Bisedat mes dy miqve, rivalëve të betuar dhe sërish miqve të mirë kanë qenë tepër të ngrohta dhe me tone humori. Gjatë bisedimeve, në ambientet rreth lokalit dëgjoheshin dhe të qeshurat e mëdha të dy politikanëve.


Takimet Meta-Nano vijnë gjithmonë kur ka ngjarje të rëndësishme politike dhe ky takim kokë më kokë e kishte një qëllim të tillë. Burime të afërta pranë dy politikanëve bëjnë të ditur se ky takim është në vijim të takimit të parë, i cili është zhvilluar në një prej lokaleve të njohur në Korfuz, gjatë muajit gusht të këtij viti. Bisedimet janë përforcuar edhe me një bisedë telefonike që ka zgjatur më shumë se një orë, një javë më parë. Në lidhje me këtë bisedë Meta tha se ishte një urim për vizat, por burime pranë tyre thanë se ishte diçka më shumë dhe frytet do të shuhen në ditët në vijim.
Pas këtyre negociatave, palët kanë vijuar bisedën aty ku është lënë, në konkretizimin e një pakti që do të sjellë "sulmimin" e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Për shtatë orë radhazi, Ilir Meta dhe Fatos Nano kanë hedhur në tavolinën e tyre të gjitha opsionet që mund të sjellin "dobësimin" e liderit të opozitës në zgjedhjet e ardhshme vendore që pritet të mbahen në 8 maj të vitit 2011.


Megjithëse kanë qëndruar për 15 vite në Partinë Socialiste dhe kanë qenë së bashku me këtë parti në pushtet dhe opozitë, për dyshen Meta-Nano duket se e shkuara e tyre nuk është aq edhe rëndësishme për ta. Këtë gjë e tregon pakti i fshehur që kanë rënë dakord dy ish-kryeministrat e qeverisë socialiste. Burime të afërta nga dy politikanët bëjnë të ditur për gazetën "Shekulli" se ish-kreu i Partisë Socialiste, Fatos Nano, do të fillojë t'i rikthehet jetës normale të politikës në ditët në vijim.
Mësohet se ish-lideri i socialistëve do të hartojë listën e tij të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Madje në zgjedhjet e ardhshme do të ketë një aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim në funksion të zgjedhjeve vendore.


E gjithë lista që do të përmbajë të "preferuarit" e ish-liderit të Partisë Socialiste pritet të hartohet këto ditë dhe më pas në një tjetër takim do të konsultohen me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Dy ish-drejtuesit socialistë do të përpiqen që në të gjitha zonat elektorale të kenë kandidat të përbashkët, në mënyrë që të sfidojnë kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama. Ky pakt ka të bëjë me daljen në fushatë të përbashkët për t'i kërkuar socialistëve votën si të majtë. E gjithë kjo lëvizje Meta-Nano do të ketë dhe koordinatorin e saj që do të merret me "përkujdesjen" e kësaj lëvizje dhe që plani të zbatohet më së miri.



Debati i plotë i ish-kreut të PS dhe gazetarëve pas daljes nga takimi me kreun e LSI, Ilir Meta
Nano: Jam shofer i Metës, prisni surpriza

Gazetari: Zoti Nano pse qëndruat kaq gjatë në takim me zotin Meta?
Fatos Nano: Ju e dini që unë me zotin Meta jemi të martuar, kështu që...

Gazetari: Po një urim për martesën në fundjavë të zotit Rama?
Fatos Nano: Ne presim me simpatinë e duhur të gjitha dasmat. Dhe nuk mendoj që kemi të njëjtën dasmë në mendje apo jo...?!

Gazetari: A jeni i ftuar në dasmë?
Fatos Nano: Dasmat janë të hapura, sidomos këto të tretat...

Gazetari: A diskutuat për situatën politike?
Fatos Nano: Po, prisni surpriza.

Gazetari: Që do të thotë, do të ktheheni në politikë?
Fatos Nano: Unë jam shofer i zotit Meta...

Gazetari: Përveç kësaj jeni shofer i tij dhe në politikë?
Fatos Nano: (Qesh) Kjo është pyetje më e komplikuar se sa kaq. (Meta qesh)

Fatos Nano: Po ju jeni televizione të majta?
Gazetari: Nga mazhoranca dhe të paanshëm.
Fatos Nano: Nuk më dukeni shumë të qeshur.

 


De javu Nano-Meta
Takimi i zgjatur Nano-Meta është një de javu për shqiptarët. Një vit më parë, pasi pati një marrëveshje në parim midis Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të qeverisur së bashku në katër vitet e ardhshme, Ilir Meta është takuar me Fatos Nanon për nëntë orë, në të njëjtin lokal që është takuar ditën e djeshme. Takimi në atë kohë i dy politikanëve u bë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, kur skena politike ishte tepër e nxehtë dhe nën akuzat për vjedhje votash.

63 Komente

 Shume pak informacion paskan keta te Shekullit,ose mbase nuk i pelqen te thone qe krijohet Partia Socialiste e re dhe Partise se Edi Rames i shkeputen 17 deputete.

......Te dyja qendrojne;sepse ata  jane etalonet e shtypit me te pa sakte dhe me militante nga te gjithe.Keshtu qe ti referohesh atyre per lajme do te thote te ngresh dyshime dhe hamendje te pa fundme ndaj vetes.

..ja cfare thote nje tjeter News Express ;Burime pranë liderit historik të së majtës dhe kryetarit të LSI –së bënë me dije se Nano e Meta kanë diskutuar mbi të gjitha rrugët e mundshme për t’i dhënë fund bllokimit që lidershipi aktual i Partisë Socialiste po u bën proceseve integruese. Sjellja politike e Ramës ka qenë gjithashtu pjesë e bisedës dhe është konsideruar si rrezik për të ndikuar negativisht në vendimin e Bashkimit Europian për statusin e vendit kandidat, i cili pritet të merret menjëherë pas vendimit për heqjen e vizave nga ministrat e brendshem të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. E në këtë kontekst, burimet pranë dy figurave kryesore të së majtës nuk përjashtuan mundësinë e një rikonfigurimi të mundshëm të grupeve parlamentare, me qëllim sigurimin e 84 votave pro ligjeve të rëndësishme që kanë të bëjnë me reformat integruese, që ato të mos mbahen peng

Kshu flitet? Po pse do ta qujn "socialiste"?

 Blendo,he tani mos bej dhe ti sikur nuk din gje.

Une di ato qe i dime te gjithe plako, kshu detaje nuk kam. Me siguri per te miren e atdheut dhe te popullit kane biseduar aq gjate.

 Te pakten a tu mbush mendja qe politika e Edi Rames eshte driteshkurter,perjashtuese dhe vetevrasese.

Nano dhe Meta, 7 orë në një takim kokë më kokë

Po normal qe duan shtate ore qe te takojne kokat ata. Me gjithe ato koke te medhaja qe kane te dy, duhet njecike kohe sa te takojne cdo mm² te kokes se tyre. Plus thone, qe ai operacioni i fundit me lazer per syte e "Qorrit" nuk ka ecur ashtu sic e priste, dhe megjithe bujarine qe natyra i ka falur Metes per madhesi koke, "Qorri" e ka patur te veshtire te gjente koken e "Kokshit".

 Dhe tani.... thjatro!!!*

* Nga "Perralle nga e kaluara"

P.S. Diku ne fond degjohet nje ze gruaje qe therret ne errresire: "Ooo priiift, o priiift !" 

 Nese nga PS ikin me te vertete 17 deputete aq me mire se pastrohet nga skorjet. Shqiperia eshte sh e vogel per te pasur 3 parti te majta. LSI e Metes ka marre fund dhe do mbahet me serumet e Berishes. Nano fjale ka shume por se besoj se ka aq force sa ai mendon dhe eshte gjithsesi nje ish qe nuk mund te ndryshoje PS-ne 5 vjet pas largimit. Dhe me e forta eshte se PS zgjedhjet e 2005 i humbi se Nano u zu me Meten.

Plagjio !

hahahaha...sa tap ishte Fatosi mbremè kur doli nga drek-darka me Meten...duket  politika largpamse e integruese, spot mè tè bukur pèr Ramèn nuk ka,uroj sinqerisht me gjithè zemèr tè zyrtarizohet sa mè shpejt aleanca historike e treshes Nano-berisha-Meta...jo 17..por 27 tè marrin me vete...!!

 Lerini derdellitjet e Nanos e te Metes.

Keta jane ai brezi qe u kane ndere borxh, jane ai brezi qe i bejne muhabetet me "nder" e "respekt" tavoline: "Te kam qerasur, me jep voten.'

Nano ka marre fund. Po te kishte surpriza, Nano s'do ta thoshte. Kur e thote, do te thote qe ka nevoje per vemendje.

Ajo qe po perpiqen te bejne Nano e Meta, eshte te shpetojne partine e trete, partine e dyte socialiste, meqe LSI mori fund e s'e voton njeri. Do te bashkohen Nano e Meta e do te perpiqen te ruajne po kater mandate ne zgjedhjet e ardhshme, po munden. 

17 deputete. Pfff... 34 tha meta qe do te fitonte pas votimeve, dhe 4 mori.

Na e mori te keqen edhe Edvini. Nano dhe Meta po pergatiten t'i japin nje goditje te forte brenda PS-se, duke ja marre nje pjese te deputeteve dhe nje pjese te elektoratit te PS, ndersa Berisha i lan hesapet me te ne zgjedhjet lokale qe po afrohen. Normalisht Meta e Nano kane synimet e veta qe jane edhe ne interes te PS. Nano rikthehet ne politike dhe synon ndonje post te larte shteteror ndersa Metes mund t'i jete premtuar mbeshtetja per t'u bere lideri i PS-se ne te ardhmen pasi te jete riorganizuar e majta.

 Ne fakt, kjo nuk tregon qe po e ha Edvini, por tregon qe Berisha eshte komplet nen sundimin e Nanos dhe Metes. Tamam tamam, vendin tani po e drejtojne keta, Berisha duket se qenka thjesht kukull.

mire ti vazhdo beso qe je ne enderr dhe Edvini eshte kala e pamposhtur.

 Kala e pamposhtur ka qene ne bashki ai. Sa mandate iu bene? smiley

S'i duan tiranasit maloket e Sales, nami te behet. Edhe maloket qe vijne ne Tirane, pasi kalojne disa vite ketu filluan te mos i duan maloket e Sales.

Sala, ngaqe e ka mbajtur pushtetin me njerez te dhunes e jo te dinjitetit, kur te ike... ose tani ose ne 2013-en, ka per ta ngrene shume rendshem, nga kushdo qe te vije ne pushtet. Ose burg, ose ka per te mbetur pa koqe leku. Ne radhe te pare sepse eshte i pabese, ne radhe te dyte sepse eshte idiot, ia fut kushdo.

Sokol Olldashi ishte i fundit qe kandidoi kunder Rames, a malok eshte Sokol Olldashi kur me origjine eshte nga jugu dhe lindur e rritur ne Durres (nuk ka faj veriu qe nuk ju voton se ju urrejtjen qe keni e shprehni haptas)? Pastaj sic ka thene edhe vete Rama ne 20 vitet e fundit zgjedhjet nuk kane qene ne rregull ne Shqiperi, keshtu qe edhe 3 mandatet e tij dalin te marra ne menyre te parregullt. Por meqe qenka kaq kala e pamposhtur thoni te kandidoje kesaj rradhe per here te katert dhe ta shohim si do dale. Ramen qe do behet dhenderr 50 vjec ja u mundi Berisha pa shume zor ne zgjedhjet e pergjithshme 09 dhe do ja u munde sa here ta kete perballe. Nese jeni te mencur si elektorat i PS Berishes i nxirrni dike tjeter perballe se Rama eshte peshe e lehte per te.

Dihet qe kushdo i PD-s ne bashki eshte sa per figure, se te gjitha vendimet ne do t'i marrin maloket e Berishes. Kedo qe te vere Berisha aty, sado jomalok te jete, dihet qe me Berishen eshte sa per figure.

sa per figure more shoku jane se Berisha eshte politikani me i suksesshem ne Shqiperi dhe qe po merr levdata edhe nga S. Forbes. Berisha ja u nxori ne pension politik tre lidere te se majtes, Ramiz Aline, Fatos Nanon dhe ne zgjedhjet e 2009-es edhe Edvin Ramen. Rama deshtoi keqas ne fushate dhe zgjedhje, pse vazhdoni ta mbani akoma lider nje humbes? Eshte edhe ne statut te PS qe nese lideri humbet zgjedhjet ai nuk duhet te drejtoje me partine, pse vazhdon Rama te jete aty edhe sot? A nuk ka figura te tjera PS-ja?

Bulevardo te dija cun te zgjut .Ti e di shume mire pse Forbes i thuri levdata Berishes dhe arsyeja ska te beje fare me Shqiperine .Te pakten ne qe e kemi shtepine nga kjo nahija ktej e dime mire , ata nga Shqiperia edhe mund te genjehen

O me i zgjuari i te gjitheve... Pa na trego ti atehere se perse i thuri forbesi lavdi Berishes qe ta kapim edhe ne te trashet nga shqiperia. Jo per gjo por, ne jemi ato votuesit dhe ndikohemi drejt-perdrejte nga politika e Berishes... se helbete jemi te detyruar te kuptojme vetem ato ca kapim.

 A nuk ka figura te tjera PS-ja?

 

A thua se problemi eshte qe ne krye te PS-s eshte rama. lol

Kushdo qe te ishte, do te ishte mafioz, pederast, kriminel, i perdale, me shpi e me farefis te degjeneruar deri diten qe bashkepunon me Berishen. Pastaj behet... si tha per Nanon, nje nga drejtuesit me te shkelqyer. Po per Meten? Kyci ne integrimin e Shqiperise.

Vertet i beson ato qe shkruan apo je me te vertete aq i trashe?

 Pa zor ne 2009? Po Sala beri aleance me socialistet e LSI qe te merrte pushtetin perndryshe si kishte dot numrat. Beri aleance me Ilir Meten qe e ka share si mamuth te korrupsionit. E beri aleancen me Meten pavaresisht se Meta ne 2001 e futi edhe ne burg nje nate. Ku jeto ti vllai te shpella dragobis?

Rama ju ka mundur 3 here ne tirane edhe nuk e kuptoj pse hera e katert do jete ndryshe.

Po pati dhe ndonje grimce te vertete nga keto thashethemet mbi marrje 17 deputetesh, shpresoj te jete e vertete qe nqftse eshte do te thoshte fundi per partine e Miladinit, ose fillimi i fundit ne parendesi politike.  Ketu do permbushej dhe ajo qe thonte Edvini ne 1992 qe PPSH/PS-ja duhej deklaruar e jashtligjshme.   Ne te njejten kohe shpresoj e njejta percarje te ndodhe dhe te PD-ja, qe keto pjellat e PPSH-se te largohen njehere e mire nga skena politike Shqiptare.

 Nuk zhduken, por do te grupohen ne nje vend. Si kudo, edhe ketu do te ndahen partite ne liberale dhe konservatore. Konservatoret jane ish komunistet, Berisha, Nano dhe kushdo qe ua kreh bishtin.
Liberale do te jete kushdo qe u del kunder ketyre dhe qe s'ka te shkuar komuniste. Edhe une per ate jam, qe plehrat e Fatos Nanos te shkojne me Berishen. Keshtu te pakten njera parti do te pastrohej. Do ta kishim nje opsion zgjedhjeje. Por per t'u zhdukur, nuk zhduken ish komunistet.

A ka mundesi te postosh ndonjehere ndonje gje te re pa miladinin brenda sa kur vij ketu te peshkupauje keto kohet e fundit me duket sikur vij te peshkumemiladin

> >

Nuk zhduken jo, te pakten ne menyra jonatyrale; kjo duhej te ishte bere qe ne 1990.  E kam fjalen per organizatat e tyre, sidomos pjellen e SKJ-se jugosllave qe vazhdon te egzistoj edhe pse vete SKJ-a ka 20 vjet qe eshte shperbere.  t="on">lace wsmileyt="on">Mesalace> duket shqipfolesit qe aderojne ose mbeshtesin kete parti e shohin veten si keshtjella e fundit e pamposhtur e komunizmit jugosllav...>>

Sa per konservatorizmin e liberalizmin ne politiken shqiptare, do thoja qe politika shqiptare eshte cdo gje pervec te qenit ideologjike...>>

 

p.s. Romak ca problemi ke? Te bezdis e verteta?

Ty, I pakapshem, vertete s'ke ku te te kapesh.Je i teri...

He ore, nxirre te gjithe.  Mos i le fjalite pergjysem.

 I ka ardhur zor me te thene rrk ndaj e la me aq.

Gjynaf qe s'te ka ngjare ty, trimin e tastieres.

Telenovela vazhdon..plot surpriza te reja do te kete ne pjeset e reja..

 Jo keshtu kot qe te mos ushqeje ndonjeri iluzione per numrat ne parlament,ne bleme 10 mije komisionere socialiste dhe nuk blekemi dot 10 deputete,pse kot po i shtrojme rruget,hidrocentralet,plehrat,armet,termocentralet dhe tunelet?

ju marofshin paret jarebi ktyne horrave !

Tu thafte ajo goje amon jarebi! Me ju maru paret atyne ne na o bashku barku me kurrizin prej kohesh mi!

po ti pse ske hik n'francet mer

apo se osht rrit mosha pensionit ene po i bi qylit n'shqipri ?

Po pra se jom ene afer me moshe ne fakt.

Ta kom thone nuk iki mo pervecse per çef te ai jashteti i dikurshem.

Kom ardhe me ta xi jeten ketu. Vetem mos te pafsha nai dite tu dale prej pune, po s'te kom thirr midis bulevardit m'emer.

mua me rruan bishtin ti smiley

me kto zhurma qe ka bulevardi i Tirones,edhe me m'thirr me atapalant , se nigjoj as une, as badigardi im smiley

Vec n'hypsh ke minarja e ethem beut or palluq smiley

E mer berberhone. Te lajmerova. Ja ai Tosi qe e shani nate e dite atij do i faleni prape 5 here ne dite sa tju hedhi Edin nga fiku.

Nano ik! smiley

 Nuk e di a i ka akoma ne kroskot breket e Monikes ky Tosi.

Breket e Monikes ne kroskot i ka Tan Lepri smiley

 E more djema, a nuk ju habisin disa qe mbahen per..." Perfaqesues(ose ndjekes ) te inteligjences emocionale "? Jo se ne ato fillimet e shfaqejes se kesaj rryme  u duk si nje haber, nje(si i thone, risi)e cila do te ndriçonte anen  emotive, irracionalen e individeve dhe njeheresh ate zgjedhjen e tyre per jeten.Ne menyren me te veçante, tjakjes se tyre, per te tehqur vemendjen e njerezve  indiferente 

 Ne fakt nuk eshte e paparnushme.Sepse ne se kjo fornme  inteligjence, eshte e nevojshme, ose e formatuar tek nje individ, duke i sherbyer si balance ne shfaqjet, mendimet qe jep (edhe kur  ngjane si avaze gjilperke, mbi gramaterke demode, prej arresyesh te introduktuara)dhe veprimet qe nderrmerr, shprehur me  doza shume te larta, ky emocionalitet i teperuar... vret  te semurin qe e mbart...Por  e kuptojne shuem shume vone. Kur nuk kane ç`nxene me...

   E tani te mundohemi t`i krejme pake koken gjithe kesaj

Pse ndodh kjo?

Se shume  ..qe shfaqen, ose qe binden se jane te veçante, apo dhe qe duan te jene te tille ne jete, jane realisht  si te tjeret. Kane mendime racionale edhe me shume se  "te tjeret", por qe ne nderlidhjen e lire,  bejne zgjedhje te gabuar, per vektorin levizes, si mendime.Dhe kjo, per arresyen e veteme te asimetrise se informacionit te marre, ndaj te cilit jane te prirur t`i qendrojne  besnik.Dhe gabimi i tyre,  sidomos tek shume te rinj te kesaj rryme, qendron ne faktin se shume pake e vleresojne ata rolin  me veprim absolut te  emocioneve dhe shperthimeve te pasioneve.Jane keto  sebashke qe e tejkalojne arresyen rracionale te perfaqesuesve te kesaj rryme.Gjynah,  se  me kot ata vet e mbajne per te re e te veçante... 

  ...Ilir Meta nuk hyn ne keto kategori.Eshte  krejt i veçante .Nje "skrapalli i inatosur" Qe inati ..... edhe perkunder gjese me te rende, i bie mu para nje tavoline... qe ka "te perziera ne levizje". Aty mundet te rrije kembekryq, jo shtate, por edhe shtatedhjet ore............ 

Nano eshte duke thene te verteten per ate punen e marteses me koke-madhin.

Thuhet se pasi kane ndenj te dy me shale perpjet per shtate ore , nano e ka pyetur kokemadhin:" po tani?" ...historia vijon me Berishen ne skene..

Ne kete pike, edhe m*** ndihet i neveritur per karshi ketyre kerrmave..

Nano eshte bobi i politikes Shqiptare, pike. Bo mir ta heqi nga PS-ja ate psikopatin humbes, ne kete menyre merr frym lirisht vet PS-ja dhe vet Shqiperia po ashtu.

Zgjedhjet e pergjitheshme te parakoheshme jane te paevitueshme dhe kesisoj Meta dhe Nano kerkojne te ciftezohen per te pjellur partine e tyre te pare me te cilen te konkurojne per te vazhduar karrieren politike. Kuptohet qe ne nje rast te tille, elektorati i majte do te segmentizohet, pasi nje pjese e tij sigurisht qe do te perqafoje partine e re nga kjo martese homoseksualesh. Ajo qe nuk dihet ende eshte se kjo parti e re do te dale e vetme ne fushaten zgjedhore apo do te beje koalicion me PD? Me siguri qe per aresye votash, nuk do te bejne aleance parazgjdhore, por populli i majte e ka kuptuar se te dy keta bura (jo burra) shkojne edhe ne shtrat me Saliu-n vetem per karriere dhe pasurim vetjak. Prandaj elektoratin qe ata do ti marin PS-se do te jete i paperfillshem. Nga ana tjeter, shume votues qe ja dhane voten LSI-se ne zgjedhjet e kaluara, nuk do ta perserisin me kete gabim, prandaj me plote bindje e them se femija i ciftit Meta-Nano kesaj radhe do ngele jetim.

Nese Nano eshte shoferi i Metes, Sala s'voton dot asnje ligj qe s'e ka qejf Nano. lol Shkurt, Shqiperine tani po e drejton Nano dhe Meta. Prandaj dhe te vetmet projekte qe jane vazhduar, kane qene ato te nisur nga Nano. Berisha ka pushtet sa per t'i bere qejfin. 

Dihej, qe kur pranoi bashkimin me LSI-ne qe do ta sillnin rrotull sipas qejfit avdallin malok. Nano talli bizhdilet me Salen ne opozite, po tall bizhdilet prape me Salen tani ne "pushtet". 

Ndeshja qenka nxehur keq. Kam pershtypjen se rifutja e Nanos ne politike do te shkaktoje nje tsunami te vogel, dallget e se ciles mund te shkaterojne dhe vet ate. Rama dihet qe ka humbur pike ne bursen politike, mirpo ky bashkpunim i Nanos me Meten, ne vend qe t'ja uli piket me shume Edit ne bursen politike, kam pershtypjen se ka per t'ja ngritur. Nuk i dihet.

Natyrisht Buall Mavria me kete bashkpunim (N+M), nuk peson ndonje ulje ne bursen politike, veç/por mund te fundoset nese ka levizje parlamentaresh (rrjedhje) nga nje parti ne tjetren. Te shohim, ngjarjet politike po behen interesante.

Nuk riciklohen materilet Berish,Nano, Meta, jane shume te perdorura!

Kush i beson Berishes,Nanos,Metes eshte i marr! 

Berberhone nuk ka per te pas zgjedhje te parakoheshme sepse nuk e japin voten per zgjedhje te parakoheshme shume deputete te PS-se te cilet e dine shume mire qe nuk do ti rikandidoje Rama. Duro dhe nja 10 dite dhe ke per te pare Ramen duke shkul floket nga deshperimi. Vetem protestat e dhunshme mund ta ndihmojne.

Nuk jam i nje mendje me ty. Pra i meshoj idese se do te kemi zgjedhje te parakoheshme ne 6 mujorin e pare te vitit tjeter. Te shohim se kush nga ne te dy ka me shume nuhatje politike.

Sa per protestat e dhuneshme eshte alternativa e fundit, por jo e Ed Rames, por e popullit fukara dhe te braktisur.

 

 Zgjedhje te parakohshme s'do te kete, sepse Meta dhe Nano s'do ta lejonin e s'do t'u leverdiste. Do te ndodhte vetem po t'u prishte pune Berisha, por Berisha duket i kenaqur me therrimet qe i kane lene.

Zgjedhjet e parakohshme s'do te ishin as shpenzim, po te beheshin bashke me lokalet tani. Por s'do te kete. Edi s'eshte aq skuth sa Meta e Nano sa ta vere Berishen kunder ketyre te fundit ne ndonje fare menyre e pastaj t'i therrase ne PS per zgjedhje te parakohshme. Me nje ane, ka te drejte, ama.

Ndahet shapi nga sheqeri keshtu. Komunistet me komunistet, politika e re me te rene.

Vetem me shkul mjekrren se floke ehe ska hic ai. 

Komunistet me komunistet, politika e re me te rene.

 

Kush e  beka kete politiken e re?

 Ai qe nuk gjuan me shishe benzine e s'hyn me arkivole ne kryeministri per pushtet. Ai qe nuk u gjuan me gure politikaneve ne bruksel.

Eshte dicka qe quhet politike e qyteteruar, por si zor ta kesh ne koncept.

Me sa di une as njeri nga te ashtequajturit politikane perkohesisht nuk po gjuan me shishe benzine, e as po hyn me arkivole ne kryeministri e as po gjuan me gure.  Sa per shembuj te ketyre sjelljeve dhe te tjera, ka plot nga te dyja anet.   Ky nuk eshte ndonje zbulim, se nga banditet banditizem pritet. 

Pyetja ime ama, ishte ne rrafsh tjeter.  Nenkuptova kush e ben politiken e re ne rrafshin ideologjik, programor, te personelit qe permban ne parti etj etj.

Nejse, nuk eshte ndonje zbulim i madh qe njerez per njerez si ty mjafton qe mos te gjuhet me gure e shishe benzine, per ta quajtur politike te re.  Mentalitet guhaku.  Persona qe ndjekin nje parti sepse "eshte kunder malokeve" apo se nuk jane "maloke" e jane Tiranasë me origjine tosko-labe.  Ky lloj te menduari te ben te biesh me poshte se ata "maloket" e supozuar qe perflet lart e poshte.  Banalizim ekstrem ose me qarte, leshkoizem.

Eshte shume domethense shprehja " Shqiperis ja ka marre muti shalet" !

Ne leximin qe sjell shtypi, krijon pershtypjen sikur Nano Meta, e neser edhe Rama jane krijesa politike negative , si pasoje e Berishes ose se djathtes.

Kur jugosllavet ( serbomalazezet) sollen ne pushtet diktatorin, faji ishte i atdhetareve qe nuk e pelqenin kete figure idiote, kriminele, dhe per kete u ndeshkuan rende, nen kontrollin e oficerave serbomalazez. Diktatori solli Ramizin, po kriminel, Ramizi solli Fatosin, e Fatosi solli Ilirin, perkrah Ilirit solli edhe Edvinin.

Po leme menjane vuajtjet qe i sollen popullit keto figura, por me e keqja eshte se shkaktare qenka pd, Berisha, populli qe voton djathtas.

Kur Fatosi doli nga burgu si fitimtar, sheshet i mbushen po keto qe mbushin sot sheshet per Edvinin.

Kam parasysh ne metingun e tiranes, kur Fatosi bertiste per fitore te komunisteve qe nuk dorzohen para armikut, Idrizi , Berberi e shume te tjere, me pankarta ne duar duke bertitur per Tosin.

Idrizi me nje pankarte te vjeter, ku kishte zevendesuar emrin parti me Fatos, dhe lexohej " FATOS TI JE NENA JONE" e Berberi me pankart "FATOS TI JE BOTA".

Semundja patologjike e ketyre ndjekseve dallohet edhe tek intervista e Agollit, mohon Fatosin si pijanec e kumarxhi, e nuk mohon diktatorin si kriminel. Fatosi ka qene pijanec qe 1991, pse e pranoi Agolli si kryetar ????

Kujt i takon turpi ??????????????

 Diktatori solli Ramizin, po kriminel, Ramizi solli Fatosin, e Fatosi solli Ilirin, perkrah Ilirit solli edhe Edvinin.

 

Ke harruar qe ramizi solli saliun. smiley Kjo te ben ty me komplekse.

Sakte, dhe ti e plot te tjere ketu akoma e admirojne Ramizin sepse Ramizi del shpesh ne shtyp edhe e kritikon Berishen.  Kjo te ben ty cfare?

 Lumi..☺     Çeshte kjo  pjace o burre  ?

grava.

Ka shume te verteta ne ato rreshta, Fatosi Iliri, Edvi jane personazhe te vera ne jete nga Ramizi , me mbeshtetjen e votave, ku me grahem o zot, nuk jane votat e te djathteve.

Pak humor, sepse jo çdo marrveshje, kushdo qofte eshte nje "matrapazllek".

Per mendimin tim, deri sa Edvini, sillet ne menyre jo politike, duhet gjetur metoda per te bere politike, e jo pislleqe.

Kur nje parti me urdher te kryetarit nuk njeh ligjet e shtetit, natyrisht duhet luftuar me shume menyra per te dale nga ky batak i ndyre.

Shqiperia nuk ka nevoje te "hudhe", si thote kryetari, sepse e hodhme ne '44 na doli keq, e hodhme ne '97 perseri na doli keq, ne kemi neoje te ndertojme, e ndertohet vetem duke respektuar ligjin, e vetem ate.

per kete takim ka vetem nje shprehje  ( te englezeve)

grandstanding politicians should never, ever be trusted.....

Persa i perket Rames, Nanos dhe Metes, ( demokratet po i le menjane ), kam frike se Rama duke mos ditur si te kenaqe socialistet ne pergjithesi, dhe duke mos arritur te perfaqesoje te gjithe socialistet ka krijuar konflikte dhe percarje. Tani pse ziheni kot pse mund te kthehet Nano apo pse Meta mund te jete prape i rendesishem???? Kur Rama eshte i paafte per te konvergjuar te gjithe interesat e PS, cfare prisni ju qe ata ( te pakenaqurit e shumte + LSI etj) te rrine kot, duke pritur qe fundin e tyre te "natyrshem"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).