Më 10 tetor mbahen zgjedhjet lokale ne Landin e Vjenës ku për herë të parë është zgjedhur kandidati shqiptar Januz Saliuka nga radhët e Partisë Social-Demokrate për të përfaqësuar interesat e Komunitetit tonë ne Austri.

Zt. Januz Saliuka eshte nder antaret me te shquar te Komunitetit Shqiptar ne Austri me kontributin e tij te cmuar dhene bashkekombasve tane.

Me anë të Internetit po tentojmë të krijojmë një grup përkrahësish për të treguar mbështetjen dhe angazhimin tonë me qëllim integrimin e mirëfilltë dhe depërtimin në strukturat udhëheqëse dhe politike te qytetit të Vjenës dhe përmirësimin e statusit, imazhit dhe të ardhmes që Komuniteti ynë meriton!

Shfrytëzojmë rastin t'i bëjmë thirrje të gjithë Komunitetit Shqiptar kudo që ndodhet për të ndihmuar duke ftuar miqtë tuaj që të përkrahin iniciativën tonë të pakten moralisht, e sidomos atyre që gjenden ne Vjenë, që të mobilizohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën e tye për të votuar duke shënuar ne listat zgjedhore "SPÖ - Januz Saliuka" !

28 Komente

Z.Januz Saliuka u lind në Gjakovë ,kreu studimet për inxhinier makinerie në UN-Prishtinës kurse në Vjenë tani e ka përfunduar Akademinë për Menaxher Socialë. Flet mirë katër gjuhë. Është veprimtar i njohur ndër mërgimtarët shqiptar në Vjenë dhe mjaft i respektuar. Ka kontribuar në të gjitha rrjedhat e deritashme jo vetëm brenda mërgatës lokale por edhe më gjerë në rrafshin kombëtar. Ishte pjesëmarrës në organizimet e mërgatës në mbrojtje të interesave kombëtare jo vetëm në Vjenë. E ka ndihmuar lëvizjen e rezistencës kombëtare për çlirimin e të gjitha trevave shqiptare nga robëria. E ka ndihmuar themelimin e mësimin shqip në Austri dhe e ndihmon në vazhdimësi. Ka marr pjesë në shumë takime shqiptaro-austriake po edhe me gjerë. Po ashtu ka marr pjesë në shumë grupe pune në parlamentin austriak dhe në ministri të ndryshme sikur të Partisë Socialdemokrat (SP&Oumlsmiley dhe Partisë Popullore(ÖVP) ku edhe ka mbrojtur interesin e shqiptarëve. Ishte këshillëdhënës i disa funksionarëve të partive politike. Disa vite deputet në Odën e Punës së Vjenës(AK-Wien),pjesëmarrës i tryezës së rrumbullakët të Evropës. Kishte kontakte direkt me shumë ministra e burra shtetesh evropian po edhe më gjerë. Januz Saliuka për një kohë me aktivitetin e tij ishte urë lidhëse në shumë aktivitete të strukturave politike shqiptare me botën e jashtme nga Vjena si qendër me peshë politike në Evropë e botë . Me këshillat e tij mërgimtarëve tanë u lehtësoi kyçen e tyre në shoqërinë vendore. ,,Disa rival politik lavdërohen me tituj,kurse mua më vjen ligështi ti përmend titujt të cilët nuk më mungojnë,por unë e kërkoj respektin vetëm për punën që bëjë” do shprehet ai me rastin e paraqitjes së kandidaturës së tij. Vlen të shënohet se partia kandidat i së cilës është tani mbi dhjetë vite e udhëheq Vjenën edhe kësaj radhe sondazhet flasin, po thuaj sigurt se do i fitoj zgjedhjet brenda Landit të Vjenës ku çdo i pesti votues është me prejardhje nga vende tjera. Moto e Januzit është – Ju zgjedhni- Unë veproj. Per Informim sonte pas Lajmeve kryesore te RTK ne Programin Satelitor do te ritransmetohet nje dokumentar mbi veprimtarine e Mag. Januz Saliuka gjate punes te tij 25 vjecare ne Administraten e landit te Vjenes.

Nga Hazir Mehmeti, Vjene

 

 

 

Suksese neser Z. Saliuka!

 

Ps. Me heret te qe publikuar materiali, do i kishit ardhur me ne ndihme kandidatit-keshilltar.

O brave,nje pyetje thjesht nga kurreshtja:

a mos eshte Jonuzi vellau i Gezimit,skulptorit-artist ne Holande?

Sdq. suksese ne karrieren politike.

 

Jakova, sakte, ai eshte vllau i tij besoj! Sa bote e vogel smiley

Flm per Urimin!

Ja edhe nje  shqiptar tjeter me origjine nga Dibra ( Maqedoni), kandidat per Zgjedhjet Parlamentare ne Vjene (Austri):

 

 

Ketu ku jam une perziejne shume te huaj ne zgjedhjet lokale(mbi 30%)por kjo thjeshte per efekt perfshires fushate elektorale. Nese behet bilanci final sheh qe vetem 1 ose 2 nder keto zgjidhen efektivisht.

Heres te fundit qe isha ne komisionin zgjedhor vjen njeri nga keto kandidatet  e huaj me te emen dhe kerkon qe t'a shoqeronte nipi ne dhomez pasi ishte analfabete. Ishte lare e lepire zoteria, ne kostum qe therriste fitore sikur te ishte Sala jone, por ne fund s'mori asgje.

E po fitofsh o Januz !

Immerhin das ist gut! Bis vor kurzem wir waren ja nur fuer die Gegrillte (qofte ke daja) bekannt in der Gegend.

Mir auch gefaellt der Wind der positive aenderungensmiley

Fingers crossed!

 

Rezultatet e e sakta te zgjedhjeve do te behen publike pas perafersisht 1 jave nga sot (shkaku i votave permes Postes) dhe do t'i publikoj ketu nese kjo faqe do te jete aktive deri atehere(!).

 

 Bravo i qofte. 

Une kam degjuar qe bejne edhe zgjedhje pub-esh dhe restorantesh ne austri, e vertete eshte?

 

Dikush te kete pare Trivia Pub-Quiz dhe ka keqkuptuar! LOL

Nuk jam keqkuptuar une jo, por besoj se je keqkuptuar ti LOL.

Ne austri votojne partite dhe jo individet.

Sa per komunitetin shqiptar ne vijene apo austri nuk ja vle me fol.

Keta per mednimin tim jane individe qe kane arritur te futen ne partite politike lokale ne kete drejtim bravo i qofte por te mos mashtrojne duke thene se po paraqesin interesat e shqiptareve atje dhe se po luftojne per permisimin e gjendjes se shqiptareve na austri. Keto jane qiqrra ne hell.

Si shembull po ju sjell riatdhestimin e disa familjeve kosovare.

Tironc,

Eshte po ky grup  njerezish qe themeluan fondin "Vendlindja Therret" ku secili depononte 3 apo 30 % te te ardhurave per financimin e luftes ne Kosove.

Eshte po ky kanditat ne foto ne cilesine e qytetarit te thjeshte i cili arriti qe arriti te abrogoje Ligjin administrativ te Magistrateve i cili parashihte qe cdo Shqiptar (Kosovar) te depononte leter nenshtetesie nga Serbia cdo here qe vazhdonte vizen! Po flas per nje grup prej te pakten 5.000 njerezish nga te cilet kerkoheshin Doumenta qe leshoheshin ne Serbi ose nga Ambasada Serbe ne rastin me te mire!

Dhe eshte po ky grup Shqiptaresh qe organizoi proteste ne Vjene ne kohen kur Gjykohej rasti i familjes Zogaj, raste te cilat,  ne fund te fundit lidhen me interesa kombetare shteterore dhe jane probleme nderkombetare dhe eshte naive te mendohet se nje grup emigrantesh pa perkrahje mund te ndryshojne politikat kombetare te nje shteti si Austria!

Prandaj nuk eshte e drejte te etiketosh apo te gjykosh per njerez apo situata qe ju qarte nuk i njihni!

Tironc-o! Nuk besoj se dikush ka bindjen se keta  individe mund te kene gje ne dore...per mbrojtejen apo permiresimin e gjendjes se shqiptareve ne Austri.Se po te ishte ashtu  verte, do te ishin si thoni ju:qiqra ne hell.Mirepo fakti qe u jepet mundesi kandidimi, individeve te kombit tone, ne njevend evropian me peshe, neve na krijon nje ndjesi lehtesuese.. per te bere tifo.Cilen? Ate qe, ne nje ish perandori e cila, nuk ka qene dashakeqe per ne, perkundrazi, sot  u jep mundesi shqiptareve dhe te integrohen ne jeten e qyetareve te lire te saj .... dhe  nuk do qe  e paarrire qe edhe te jene pjese superstrukture...Pse te mos e inspirojme?

  Eksperienca e ererave qe fryjne prej Jugu, ku femijet e femijeve tane, urrehen pse prej zotesise  u lind e drejta e cekjes se flamurit, qe nuk eshte i yni, pra edhe nje cekje bezeje, lindur nga aftesia mbi femijet e tyre, per ta prekur ate flamur, i irriton deri ne  marrezira,  eshte nje arresye pse bejme tifon dhe hedhim  hedhim syte prej rastit qe flitet...

 

Ai 3% qe po permend ti ketu ka mobilizuar ne ate kohe tere ministrine e brendeshme austriake sepse jane terrorizuar ne kuptimin e plote te fjales njerez te pafajshem.

Ne kohen e luftes ne Kosove dolen kush e di sa organizata 'shqiptare' qe mblidhnin 3% e famshem. Nese ky 3% shkoj atje ku duhet eshte muhabet tjeter...! U fol shume ne shtypin gjerman ne ate kohe per kete 3%.

Sa per Zogajt personalisht me vjen shume keq dhe i uroj Fam. se tyre sukse sepse u bene tamam pa dashje mish per top. Ishin pikerisht keto Organizata qe gjoja donin te 'ndihmonin'  duke e bere kete rast publik dhe ministrja e brendeshme ja ketheu pergjigjen vetem se e pesuan zogajt.

Po ti kishin bere punet pa zhurme ndoshta zogajt do te ishin ne austri.

Nje nga keta 'Kanditatet' ketu duke qene tek partia e ministres  brendeshme austriake duhet ta takoje ate shume shpesh.

Them te drejten si shqiptar nuk do te kandidoja kurre per ate parti. Por  perseris dhe nje here nuk eshte puna ime. Cdo njeri e di vete ate.

Austriaket na kane ndihmuar perhere si popull sepse kemi pasur dhe kemi armiq te njejte. Jo me kot na kane njohur te paret si shtet me 1912 dhe tani ne rastin e kosoves e njohen direkt megjithse putin-i i zgjati thesin me leke. 

Dhe mbas asaj Tanja Fajon-it austriaket jane.  

 

 

 

Urime Jonuz vellai!

Te lumte!

Natyrisht mos degjo cthone cmirezinjte apo xhelozet ketu ne PPU.Po te sihte Jonuzi jo shqiptar do te dilnin dhe do te thonin qe ja sa mire organizohen komunitetet e tjera ndersa ne jo.Tani qe doli qe edhe shqiptaret po arrijne sukseset e para,fillojne shpifjet dhe xhelozirat.

Urime edhe njehere Jonuz!

A e ka njeri idene se c'fare programi ka partia ku ka kandiduar zoteria? Se fundi i fundit, vota jepet per programin, apo jo? Pyes se edhe ketu kishim nje shqiptar kandidat ne zgjedhjet e kaluara, ne nje zone jo larg nga zona ime, por ai ishte kandidat i Partise Konservatore. Duke qene qe nuk votoj konservatoret, edhe po te ishte te zona ime, nuk do ndryshoja vote vetem se kandidati eshte shqiptar...A mund te n'a japin me shume detaje miqte peshq nga Austria?

E dashur Kristida,

Partia Social-Demokrate kandidat i te cilit eshte zt. Saliuka eshte Partia ne pushtet dhe asocohet me shtresen punetore te Austrise dhe eshte Partia me e votuar ne Landin e Vjenes ne dy mandatet e fundit sepse mbeshtet integrimin e te huajve te cilet perb. 45% te popullsise se Vjenes.

Te gjitha Komunitetet e medha perfaqesohen nga kjo parti, perveq Shqiptareve, deri tani...

Ndersa poli i kundert eshte Partia Naciste me rreth 27% te votave.

Parlamenti i Vjenes ka 100 ulese nga te cilat 49 shkojne per partine Social-Demokrate.

Ne listen me poshte gjendet nje fraksion i rezultateve (5-10%) te publikuara.

Januz Saliuka gjendet te numri 259 me rreth 365 vota deri tani. Pragu per te hyre ne Parlamentin Vjenes eshte 4-5.000.

Ju pershendes,

 

https://www.wien.gv.at/advwahlkand/internet/KandidatPartei.aspx?WID=GR101

 

Shume faleminderit, braveheart22!

 Bravo i qofte Januzit. E dini qe keta kosovaret dhe verioret ne pergjithesi jane urte e bute dhe plot tigani. Ne te tjeret jemi kot fare; ''shume zhurme per asgje'' Sikur te zgjidhet do i ndihmoje shume shqiptaret.

Brave,

Flitet per zgjedhjet parlamentare ne Austri apo ato te pushtetit lokal?

 

Dionsyus,

Keto jane zgjedhjet parlamentare te shtetit/landit te Vjenes e cila ka rreth 2 milion banore nen juridiksion! ( meqenese Austria ka organizim shteteror federal)

Atehere duhet ta korrigjosh titullin.

Falemnderit.

Edhe nje here urime kandidateve!

Falemnderit, sapo e permisova!

ishte gabim ne redaktim nuk e kam verejt smiley

Asgje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).