“Opozita e bashkuar” pas 15 Tetorit nis protestat në vendTIRANË - E majta shqiptare vendosi sot të quhet më emrin e ri “Opozita e Bashkuar” dhe nën këtë emër të nisë protestat në mbarë vendin për të larguar qeverinë “Berisha”.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi sot krerë partive aleate të majta, mbledhje që doli në përfundime të rëndësishme për situatën politike në vend.

Sparkak Ngjela i Partisë Ligj dhe Drejtësi pas takimit me Ramën bëri të ditur se koalicioni i majtë vendosi të quhet “Opozita e Bashkuar”. Nën këtë emër, ky koalicion sipas Ngjelës të nisë me kërkesë të qytetarëve protesta masive në tërë vendin. Sipas Ngjelës, protestat do të nisin pas datës 15 tetor nëpër rrethe dhe më pas do të kulmojnë me protestën e madhe në Tiranë.
Ngjela theksoi se e majta ndodhet nën presion nga qytetarët, pasi ata kërkojnë protesta, pasi sic thkesoi politikani, “gjendja është bërë e padurueshme dhe e rëndë ndaj lidni nevoja për protesta popullore”.
“Opozita ndërroi emrindhe do të quhet “Opozita e Bashkuar”. Opizita vlerësoi sot se gjendja është shumë e rëndë, kemi presion shumë të madh nga qytetarët për nisjen e protestave për largimin e kësaj qeverie. Protestat pritet të nisin pas mesit të Tetorit, në të gjitha qëndrat e mëdha urbane dhe pastaj të kthehemi për të vendosur protesten masive në Tiranë”.
Qytetarët, tha Ngjela, kërkojnë largimin me cdo kusht të qeverisë, pasi sic theksoi ai, “kjo qeveria është bërë tepër e papërgjegjshme dhe abuzive”.
“Qëllimi është largimi i një qeverie që duke qënë e paligjshme vepron në mënryën më barbare të mundshme”, theksloi Ngjela.

Po kështu dhe kryetari i Partia Socialdemokrat, Skënder Gjinushi tha për mediat se e majta do të organizojë protesta masive deri në largimin e kësaj qeverie. Por, sic theksoi kreu i PSD, nuk do të jetë nevoja për protesta të dhunshme, pasi protestat do të jenë të paqta dhe te qeta. “Qeveria është e korruptuar, flitet për një qeveri mafioze, situata nuk mund të vazhdojë më kështu”, tha Gjinushi.
 

26 Komente

Keto, per te ndertuar nuk jane te zot, mashtrojne.

Per te shkaterruar jane te zot, nuk mashtrojne.

70 vjet nen hapin e shkaterrimit, dhe ankohemi se Shqiperia nuk eshte e zhvilluar.
Ne mire jemi, duke pare me ke bashkejetojme.

"Ngjela theksoi se e majta ndodhet nën presion nga qytetarët, pasi ata kërkojnë protesta..."

-Duam Protesta!

-Duam Protesta!

-Duam Protesta!

...................................................................................................................

-Duam Greve Urie!

-Duam Greve Urie!

-Duam Greve Urie!

...................................................................................................................

 

E Rama, S Gjinushi, S Ngjela, P Milo, N NDOKA, D Shehi dhe E VELIA.

Keto jane lideret e opozites se bashkuar,

Si do te formatohet qeveria e tyre ne se vijne (qofte larg) ndonjehere ne pushtet?

shume e thjeshte: do te quhet qeveria kombetare dhe programi afatshkurter do te jete "pastrimi i teritorit shqipetar nga mafia dhe politikanet e koruptuar dhe te perfshire ne veprime ekonomike antiligjore, si dhe debimi pergjithmone nga shqiperia i Sali Ram Berishes.  

Po Dashamir Shehin ku e pe ti me?  Pse e natarro aty ne Dathin mer, apo do me i prish pune se ia merr ca vota PD-së m'Tirone ai?

Sparkak Ngjela i Partisë Ligj dhe Drejtësi pas takimit me Ramën bëri të ditur se koalicioni i majtë vendosi të quhet “Opozita e Bashkuar”. Nën këtë emër, ky koalicion sipas Ngjelës të nisë me kërkesë të qytetarëve protesta masive në tërë vendin.

po Ngjela, i majte eshte?smiley

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mblodhi sot krerë partive aleate të majta, mbledhje që doli në përfundime të rëndësishme për situatën politike në vend.

  kesaj i them humor kinez une.....smiley

Perse protesta?

Prisni deri ne 2013 dhe  fitoni ne zgjedhje ,nese i bindni njerezit.Apo keni frike se edhe atehere do te humbni dhe nuk do tju ndjeke njeri?

Duket se qekan mbledh e po lozin bashk.. ju keshilloj  mos ti shqetsoni.. smiley

 Nuk ja vlen te thuash ndonje gje.

Ja vlen tè mbèshteten fuqimisht nga populli....!!!

Qe ja vlejne te vijne ne pushtet keta ja vlejne se kushdo eshte me mire se Sal Kllufi por keto protestat populiste nuk me duken rruga e duhur. Ka evoluar shqiperia e votuesi shqiptar e nuk do me vec shfaqje emocionale. Keto mitingjet katundareske jane ne fakt arme e Sales dhe e bathorsave qe i vijne nga pas dhe tregojne ne fakt inteligjencen e ulet te partise ne pushtet dhe njerezve qe i vijne pas. Kurse nga PS dhe e majta une pres programe te qarta qe bejne dallim ideor nga programi (ose mungesa e programit) te se djathtes. PS duhet te ofroje ide, kreativitet, alternativa dhe te jete e vetedijshme qe ka nje elektorat te ri ne shqiperi qe rruga dhe mitingu e tremb ndersa fjala dhe ideja e ben per vete.

Normal qe do kete protesta, ne tetor merret vendimi per heqjen e vizave... Nuk i ik gjo Edvinit

Ja nxoret nga hunda atyre njerezve kto "vizat".. Jeni bere me keqe se merumi me miqesine "Kinezo -Shqiptare".

Ty s'do te le polici shqiptare ti hipesh avionit pa patur 2.000 euro ne xhep cash. Ndersa ai polici matane po s'ju mbush mendja qe ke hotel te rezervuar , bilete vajtje-arrdhje dhe 100 garanci nga fisi, nuk te len te hysh e te dergon poste pulle  mbrapsht.

Ekonomia e atij vendi nuk ka kthim mbrapa, do perjetoje krize me te thelle se 97. Edvini ka faje dhe faje te medha, nese se shkul plehren bashke me mafiozat e Serbise e te Italise te grise bythen vete se s'qenka per kete pune.

 

 

 

po mer dak po, ka rob qe ka nevoj per noi sherbim specifik spitalor jasht dhe sdalin dot se su japin viza. E keni bo metode pune kyt gjo, vijne dritat (se deri ne 2005 s'ka pas 5 ore drita ne Tirane) dhe thoni he moo se drita ishin, behen rruget he moo se rruge jane, edhe per vizat he mooo se u be legjende kjo puna e vizave.

Edvini i ben keto protesta kastile qe te mos jepen vizat, si do dale ai para njerezve te tij pastaj. Gjeja me idiote eshte se kodin e ka hatu vet, dhe po vet do qe te mos e zbatoje. Le te veje ne gjykate, Venecia e me rradhe, sic jane edhe rekomandimet. Koha e protestave ka ikur njeher e pergjithmon, ne to shkohet vetem me lek, e qofte falas.

O kepi Edvini ka nja 1 vit qe po thote vizat do hiqen, bile duheshin heq qe ne behar.  Une po them qe edhe Edvini se ka idene se c'fare do i pres robte ne tragete dhe aeroporte. Ato pastaj me spitale qe ti se ke idene sa kushton nje vizite tek mjeku ne Evrope , se nuk je antare i BE dhe as per azil nuk aplikon dote qofte edhe per 2-3 muaj sa te mbarojn vizitat.

Nuk e di se c'mendim ke ti, por nje kokmadh minister ekonomie dhe nje Fallziq te bej kryeministrin ne Tirane , Partia Socialiste duhet te zhduket vete po si zhduki horrat.

 

 

Sipas Edvinit (Edvinit te 1992-ishit) Partia Socialiste/e Punes/Komuniste duhet te ishte shpallur e paligjshme (zhdukur).

Vizat do perdoren si thike me dy presa.

Nuk besoj se pengese do jene protestat, perkundrazi e mendoj ndryshe.

Plotestuesit, ato 200 petlita, me Gjinus, Ngela e Ndoca me klyetalin , do "bloholasin" ( per brohoritje lenia atyre, jane kampiona) se liberalizimi erdhi si shkak i levizjes demokratike te opozites.

Me protesta, pa protesata, e rendesishme te ngrihemi nje shkalle me lart si komb, te tjerat ne dore te zotit e te robit.

Sa shume gjera paska ne dore ky Rama mer jahu. E keni bere Edin si gogol...ha buke te keqen mami se te erdhi edhe ta hengri edvini.....laj dhembet te keqen mami se te erdhi edvini...mos kerko vize te keqen mami se te erdhi edvini...

A ju sju dilet as me fjale e as me vepra mer njerez, ju ka infektuar keq komunizmi. A e keni vra ndonjehere mendjen se ndoshta keto vizat qe kane nja 3 vjet qe na premtohen ne fushata elektorale sna i japin se mundet qe evropianve sqimtare nuk ju pelqen koka me cepa e Saliut, fytyra e pagdhendur e Saliut, apo surrati prej gdheje i Patozit, apo ngerdheshja fshatareske e Olldashit, apo te gjitha bashke?

shto ketu edhe arogancen boshe te spikeres se kuvendit!

 Do e hudhni do e hudhni kur te mbaroje hidrocentralin e 1278.

 

 Mire, te komentosh se ashtu te pelqen ty, nuk ka gje te keqe, tjeter eshte realiteti tjeter eshte paragjykimi ne baze te qefit e do a po nuk e do dike! Edi te pakten deri tani ka treguar se e flet shume mire  gjuhen shqipen, e artikulon nja 10 here me shume dhe me mire se Berisha qe kohet e fundit i kane rrjedhur edhe ato pak tru qe kishte perpara 90! Sa per bukurine kemi Berishen Alen DELONI ne vend! Le pastaj veshjen! Ti leme keto krahasime dhe te flasim drejte!

Ajo qe nuk me pelqen eshte pse populli duhet te presi Edi Ramen te caktoje daten se kur duhet te jete protesta?? Deri tani ka pas caktu nja dy tre data, dhe populli e ka respektuar dhe e ka bere punen e vet, Edi bile e ka penguar "vershimin".Populli nuk duhet te prese Edin te bej filozofi me fatin e  tij, me durimin e tij dhe ky ti caktoj daten e protestes. Edi te meret me Berishen.,populli te meret per hallet e veta,ndryshe ashtu do te zvarritet si dhelpra mbas koqeve te dashit,prit e prit kur te keputen deri ne Komisionin e Venecias, dhe ku i dihet pastaj se ne c`komision tjeter duhet te shkoje dashi qe bredh hu me hu!

 

"Populli" pret Edvinin se Edvini eshte ai qe i ndonje lek a qofte per te dale e protestuar...

Po me nje brime i bien edhe keto , muhabetit. Shkoni mer shoke se filloi edhe dimri tani,edhe skemi takate te rrime rrugeve. . .

Mos, u prish edhe koha...

Po i shkojne huq perseri grevat EDI RAMES.

   Nesër PE voton heqjen e vizave për shqiptarëtTIRANE-Kryeministri Sali Berisha njoftoi sot në mbledhjen e qeverisë se nesër (7 Tetor) do të jetë një ditë e rëndësishme për gjithë shqiptarët pasi Parlamenti Europian pritet të votojë rezolutën për liberalizimin e vizave për Shqipërinë.
“Nesër me një votë historike PE do të votojë për heqjen e vizave. Për cdo kohë kjo përbën një arritje madhore historike”.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Berisha u shpreh se për çdo komb, heqja e vizave shënon arritje madhore historike, por për shqiptarët përbën një arritje të jashtëzakonshme.
Më tej Berisha theksoi se vota e nesërme do të jetë një përgjegjësi e madhe për qeverinë shqiptare, pasi kërkesat e udhërrëfyesit do të jenë një program i vazhdueshëm për qeverinë.
“ Vota e nesërme do të jetë përgjegjësi e madhe për ne, në mënyrë që të gjitha agjencitë tona, udhërrëfyesit dhe kërkesat e udhërrëfyesit të jenë një program i vazhdueshëm për ne”.

Kreu i qeverisë siguroi se Franca nuk do të votojë kundër kësaj nisme, por thjesht do të kërkojë garanci nga shqiptarët se do zbatojnë me përpikmëri udhëzimet e BE.
“Ashtu sic e thashë edhe në grupin parlamentar dhe sot se qeveria franceze nuk kundërshton procesin, por kërkon garanci me shumë të drejtë dhe garancitë që kërkon qeveria franceze është që qeveria shqiptare të zbatojë disa detyra. Dhe ne zotohemi se lufta kundër korrupsionit, kundër kriminalitetit dhe korrupsionit do të njohë dimensione të reja”.
Berisha theksoi se hejqa e vizave do te jete njekohesisht dhe heqje e brengave per familjaret qe kane te afermit larg.
"Shqiptarët ishin të vetmit që pas rënies së perdes së hekurt vërshuan në një eksod biblik, duke bërë kështu që rreth 25 për qind e kombit të ndërtojë jetën në emigracion. Heqja e vizave i jep mundësi të madhe qetësimit të brengave familjare dhe në rrafshin njerëzor, kjo është arritja më e madhe për familjet shqiptare", tha Berisha. Në rrafsh individual, Kryeministri e vlerësoi vendimin si ridimensionimi më i madh në histori i lirisë së lëvizjes së qytetarëve shqiptarë, një potencial i madh në të gjitha aspektet.

Duke u ndalur në fushatën e nisur për sensibilizimin e qytetarëve shqiptarë për këtë proces, Berisha kërkoi që ajo të intesifikohet dhe të shpërndahen fletëpalosje informuese në çdo institucion arsimor në vend.
"Krahas spoteve televizive që po bëhen në të gjitha mediat lokale, duhet të shfrytëzohen të gjitha grumbullimet në stadiume apo aktivitete të tjera rinore, në mënyrë që të rinjve t'u dorëzohet fletëpalosja që i informon për të gjitha të drejtat që rrjedhin nga ky proces historik", tha Berisha.
Pas votës së nesërme të Parlamentit Europian, Kryeministri Berisha uroi që në muajin nëntor të merret vendimi përfundimtar nga Këshilli i Ministrave të Brendshëm duke realizuar kështu një ëndërr të kombit shqiptar për heqjen e vizave

(d.b/BalkanWeb)

 E megjitheate Kryeministri pervec gezimit te madh qe ndjen per qytetaret e vet qe do te levizin, pa viza per tremuaj, Kryeministri, do te kete shume kusure per tu paguar  krizen ekonomike protestueseve, rrogat e papaguara, inflacionin, papunesine, rritjen e cmimeve, krimin, strehimin, korrupsionin, varferine, vjedhjen ect,ect...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).